Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 35 prej 35
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    50 mijė euro pėr njė tė sapolindur, dhe 30 mijė euro pėr njė organ tė njė fėmije 5 vjeē

    E pėrditshmja italiane "Il Giornale", ka publikuar dje faktet rrėnqethėse qė kanė dalė ngė hetimet e zėvendėsprokurorit tė pėrgjithshėm, Adelchi D'Ipolito

    50 mijė euro pėr njė tė sapolindur dhe 30 mijė euro pėr njė mėlēi tė njė fėmije mbi 5 vjeē. Pas shkrimeve nė gazetėn greke "Ta Nea", janė mediat italiane qė kanė reaguar menjėherė, lidhur me transplantin dhe trafikun e organeve qė kryhet nga tre shtete. Sipas tė pėrdishmes italiane "Il Giornale", procesi pėr trafikimin e organeve ka filluar muaj mė parė nga zėvendėsprokurori i pėrgjithshėm, Adelchi D'Ipolito, i cili, shtytjen pėr hapjen e hetimeve, e ka marrė pikėrisht nga zhdukja e fėmijėve shqiptarė nėpėr rrugėt e Italisė. Sipas tė dhėnave tė marra nga mediat italiane dhe pas dėshmive tė ndryshme tė dhėna nga dėshmitarė tė ndryshėm, ku e fundit qė ėshtė marrė nė pyetje nga D'Ipolito, ka qenė kryetarja e misionit fetar "Fides", mision i cili ka si qėllim mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijėve, kudo nė botė. Maria Micaela Fagioli, pėrgjegjėse dhe pėr dosjen dorėzuar zėvendėsprokurorit tė pėrgjithshėm, ka dhėnė dhe deklaratėn rrėnqethėse, sipas tė cilės, njė fėmijė i sapolidur shitet nė tregun e trafikut tė organeve, pėr 50 mijė euro, ndėrsa mėlēia e njė fėmije mbi 5 vjeē, kushton rreth 30 mijė euro. Nė tė njėjtin artikull, "Il Giornale" mbėshtet akuzat e hedhura nga gazeta greke "Ta Nea", kur thotė se "hetimet pėr kėtė ēėshtje ka kohė qė janė hapur dhe nė Itali". Tė njėjtat akuza i kanė mbėshtetur edhe njė numėr i konsiderueshėm i mediave tė vendit fqinj, Italisė. Trafiku i organeve u rikthye edhe njė herė nė faqet e mediave, pas publikimit tė raportit sekret tė ambasadės greke nė Tiranė, i cili fliste pėr ekzistencėn e klinikave tė organeve, nė tre qytete tė Shqipėrisė. Nė krye tė trafikut, sipas raportit, njė doktor italian, ndėrsa ishin implikuar edhe mjekė tė tjerė nga Shqipėria dhe nga Greqia, ndėrsa transporti kryhej nga njė i afėrm i njė ish-ministri tė qeverisė "Nano".

    Trafiku

    Organet e fėmijėve hiqeshin, sipas raportit sekret tė ambasadės greke, nė tre klinika: nė Durrės, Fier dhe nė njė qytet tė Maqedonisė Qendrore, nė Greqi. Raporti, i cili gjendet tashmė nė duart e organeve ligjore, pėrfshin informacionet qė pėrzgjodhėn organet policore tė Shqipėrisė dhe tė Italisė. Madje, ka rol porositės nė drejtim tė drejtėsisė greke qė tė hetojė dhe tė kėmbėngulė nė dhėnien e dėnimeve pėr personat e implikuar nė kėtė histori. Kėshtu qė, pritet qė brenda ditėve tė ardhshme, ēeshtja tė pėrcillet nė prokurori. Hetimi vazhdon nė bashkėpunim me organet kompetente tė Shqipėrisė dhe Italisė. Sipas informacioneve ekzistuese tė deritanishme, i gjithė ky cikėl fillon tė veprojė, qė nga '94. Nė raport pėrmendet njė doktor grek, i cilėsuar si gjinekolog, i cili nė tė shkuarėn e vet, ėshtė dėnuar pėr ēėshtje tė birėsimeve tė paligjshme nga jetimoret. Siē cilėsohet nė mėnyrė mbresėlėnėse nė raport, ndėrmjetėsit "peshkonin" fėmijė me tė meta mendore nga familje tė varfra shqiptare, tė cilėt i pėrcillnin nė mėnyrė tė paligjshme nė Greqi, nėpėrmjet pikės kufitare tė Kapshticės, apo kufirit greko-maqedonas. Gjithēka, nė mėnyrė qė atje tė bėheshin operacionet, edhe pse nė raste tė veēanta, e njėjta gjė bėhej edhe nė klinikat e Shqipėrisė. Nė mėnyrė tė veēantė, thuhet nė raport, pėr fėmijėt e jetimores sė Tiranės, tė cilėt u vranė nė '98-ėn, ku sipas raportit citohet se nė momentin kur tė afėrm tė kėtyre fėmijėve kanė hapur arkivolet e mbėrthyera me gozhdė qė ju dorėzoheshin, ata vėrtetonin se disa ishin bosh dhe nė raste tė tjera, ishin tė dukshme shenjat e ndėrhyrjes kirurgjikale. Si kryesori i ciklit, sipas raportit, pėrmendet njė profesor italian i mjekėsisė, i cili kishte lidhje, sa me mjekėt shqiptarė qė ngatėrrohen nė kėtė ēėshtje, aq edhe me mjekė grekė tė tė njėjtit profesion me ta.

    Madje, mjeku italian paraqitet nga raporti si njeri, i cili ka si bashkėpunėtorė, ish-diplomatė dhe ish-anėtarė tė qeverisė shqiptare. Kėta tė fundit merrnin pėrsipėr transferimin e organeve nga Shqipėria nė Itali, nėpėrmjet valixheve diplomatike, meqenėse nuk kalonin nėpėrmjet kontrolleve. "Transferonin nėpėrmjet ēantave diplomatike kuti me azot, brenda tė cilave ishin organet njerėzore", thuhet shprehimisht nė raport. Nėnvizohet se raporti i ambasadės greke nė Tiranė pėrfshin informacionet qė mblodhėn organet hetimore shqiptare dhe italiane, gjatė kohės sė parahetimeve, pa u vėnė ende nė lėvizje proceset gjyqėsore kundėr personave qė emėrtohen, ndėrsa duhet tė bėhen edhe hetimet e nevojshme nė Greqi.

    Prokuroria bėn tė "paditurin" mbi ekzistencėn e klinikave tė transplanteve. Faktet nė mediat shqiptare kanė dalė pikėrisht nga organi i akuzės, ēka do tė thotė se prokuroria ėshtė nė dijeni tė kėtij problemi

    Prokuroria fsheh tė vėrtetėn mbi trafikun e organeve tė fėmijėve

    Megjithėse ēėshtja nė fjalė bėn fjalė pėr veprimtari tė pastėr tė krimit tė organizuar dhe lidhjet e tij me qeveritarėt, edhe kjo dosje do tė ketė fatin e shumė tė tjerave, tė cilat, ajo mundohet t'i mbulojė me pluhurin e harresės

    Organi i akuzės shqiptare, hesht para akuzave tė mediave tė huaja qė e implikojnė Shqipėrinė dhe ministrat e Nanos, nė trafikun dhe transplantin e organeve. Burime zyrtare tė prokurorisė, bėjnė tė paditurin lidhur me kėtė problem. "Nuk kemi asnjė lloj informacioni rreth raportit tė ambasadės greke nė Tiranė, pėr trafik organesh fėmijėsh pėr transplant", u shpreh dje Agim Neza, kėshilltar i prokurorit tė pėrgjithshėm. Sipas tij, prokuroria shqiptare nuk ka zbuluar deri mė tani asnjė klinikė pėr transplant organesh, si nė qytetin e Fierit, ashtu edhe nė qytetet tė tjera tė Shqipėrisė. Megjithatė, pohimet e prokurorisė sė pėrgjithshme bėhen pak tė besueshme, po tė kemi parasysh se, sipas gazetės "Ta Nea", raporti ėshtė hartuar nė bashkėpunim me policitė greke dhe ato shqiptare. Duket se, pohimet e prokurorisė sė pėrgjithshme bėhen me qėllim fshehjen e gjithė kėtij skandali, nė tė cilin dyshohet se janė implikuar edhe zyrtarė tė lartė tė shtetit, tė cilit bėnin transportin e organeve, sipas raportit me "valixhe diplomatike tė mbushura me azot tė lėngshėm". Rasti nė fjalė, si dhe ngutja pėr tė bėrė tė paditurin nga ana e prokurorisė sė pėrgjithshme, mė sė shumti duken si njė mbulim qė duan t'i bėjnė kėtij skandali, megjithėse pėr kėtė ēėshtje ėshtė shprehur dhe komisioneri europian, Kris Paten. Qė para mė shumė se njė muaji, Paten u kėrkoi organeve tė hetimit dhe qeverisė shqiptare, tė denoncojnė klinikėn e organeve tė ngritur nė Fier. Faktet e bėra publike nga raporti sekret i ambasadės greke nė Shqipėri, janė rast tipik i funksionimit tė krimit tė organizuar, qė flet edhe pėr lidhjet e tij me shtetarėt e lartė tė qeverisė "Nano". Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja qė edhe kjo ēėshtje do tė zerė vendin e shumė tė tjerave nė arkivat e prokurorisė shqiptare. Nga ana tjetėr, lajmi nė mediat shqiptare pėrpara mė shumė se njė muaji, ka rrjedhur pikėrisht nga organi i hetimit, ēka do tė thotė se prokuroria e pėrgjitshme ka qenė nė dijeni, por me urdhėr tė kushedi se kujt, po mundohet tė mbulojė me "paditurinė" e saj, kėtė ēėshtje.

    Gazeta 55
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Organet e femijeve ne ujerat italiane

    Zbulim trondites i pranuar nga autoritetet e Italise dhe Shqiperise: "Permes Adriatikut, ne token italiane kane mberritur disa thase me azot ku ishin futur organe te te miturve". Raporti sekret i policise shqiptare, derguar ne shkurt, te homologet greke: "Kemi humbur trupat e 39 femijeve". Kontrolle te shumta policore ne Janice, gjenden prova te reja

    Edison KURANI

    TIRANE - Autoritetet italiane ne vijen bregdetare buze Adriatikut kane identifikuar dhe bllokuuar gjate muajit shkurt te ketij viti, disa qese me azot, brenda bagazheve "te rendesishme" te cilat vinin nga Janica e Greqise, permes territorit shqiptar. Lajmi u be publik dje, nga mediat helene te cilat i referohen zyrtareve te policise se selanikut. Keta te fundit, pohojne se informacioni sipas tyre, eshte trajtuar me palen shqiptare dhe ate italiane, ne kuader te kerkimeve qe pala shqiptare po ben prej shkurtit te ketij viti, per gjetjen e trupave te 39 femijeve, per fatin e te cileve nuk ka asnje te dhene. "Ne fillim te muajit shkurt, autoritetet e Tiranes sollen nje informacion raportues ku informonin se ishin ne kerkim te 39 femijeve per te cilet ishte evidentuar se rezultonin te zhdukur", citohet zyrtari grek nga televizioni i Athines, Alpha. Burimi vijon me faktin sipas tij se "ne te njejten kohe kur autoritetet e Tiranes vune ne dijeni palen tone (greke), per zhdukjen e 39 te miturve shqiptare dhe kerkuan hetime greke per gjetjen e fatit te tyre, ne shkurt te ketij viti, ne detin Adriatik, kufitaret italiane zbuluan bagazhe ne te cilat ndodheshin organe te disa femijeve, te ambalazhuar ne qese me azot".

    "Janica", ceshtja hapet zyrtarisht

    Autoritetet policore dhe te prokurorise ne Janice kane deklaruar dje zyrtarisht se kane hapur hetimet per akuzat e trafikut te organeve te te miturve shqiptare permes nje rrjeti shqiptaro-heleno-italo-maqedon. Shefi i policise se selanikut, Stamatis Kuvas, i kerkoi kryeprokurorit rajonal Kostas Samaras, qe "te nise hetimi per te gjitha detajet e grumbulluar deri tani ne lidhje me trafikun e denoncuar te organeve te te miturve shqiptare".

    Gjenden prova te reja

    Burime nga policia e Selanikut dhe e lokalitetit Janice, te cilat citohen nga "Ta Nea" (Te Rejat), bene te ditur se "menjehere pas ketij akordi mes zyrtareve vendore te drejtesise, nisen edhe kontrollet ne banesa te mjekeve te perfolur ne veprimtarine kriminale. "Ne kliniken e specialiteteve te Janices ku kryhen lindje biologjike, eshte bere dje sekuestrimi i nje numri te madh provazh materiale. "Ne kontrollin e ushtruar, u bllokuan dhe u sekuestruan licensa e klinikes, dhe nje kompjuter si dhe te dhenat e tij", njoftoi e perditshmja e njohur greke. Ajo shton se "ne kontrollin e ushtruar nga dhjetra forca policore lokale, ne banesen e mjekut pronar te klinikes (aludohet per Fotis (Jorgos) Andropulos), u gjeten dhe u derguan ne prokurori, nje axhente telefonike si dhe librezat e disa llogarive ne banka te ndryshme.

    Shoqatat, shifra te tjera

    Shoqata franceze "Terres des hommes", ka nje dege ne Tirane e cila kontribuon ne projektete per komunitetin. Kryetari i kesaj shoqate per Shqiperine, Vinsent Toursement, ne nje prononcim per shtyp, tha dje se "jane te pakten 430 femije te cilet dyshohet se jane zhdukur permes veprimtarive kriminale". Duke folur mbi trafikun e qenieve njerezore dhe shitjen e organeve te te miturve, kryetari i "Terres des hommes", thote se perfshirja ne te tilla krime mund t'i ndodhe shume femijeve, duke ilustruar rastin e mundshem te nje vajze te mitur qe diten shet lule dhe naten ben prostituten". Te dhenat e marra nga shoqatat evidentojne se ne Greqi, nga 644 femije te gjetur si lypesa ne rruge, 430 prej tyre rezultojne te zhdukur.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    trafiku i organeve

    hetimi


    transplanti i organeve/ Policia sekuestrohet klinikėn e tmerrit nė Janica


    Njė mjek shqiptar nė kėrkim
    Prokuroria greke vė nė akuzė njė doktor nga Tirana


    Nga Athina Marko Caka

    Shteti grek shpall nė kėrkim njė shqiptar tė lidhur me rrjetin e trafikut tė organeve. Kjo ėshtė mėsuar dje nga prokuroria e qytezės sė Janicės, pas nisjes sė hetimeve ndaj aktivitetit tė njė klinike private.

    E, ndėrsa ėshtė bllokuar i gjithė dokumentacioni shkresor, prokurorėt kanė shpallur kėrkimin pėr njė shqiptar, emri i tė cilit nuk bėhet i ditur pėr efekt tė sekretit tė hetimit. Sipas burimeve, ai ėshtė i lidhur me disa mjekė shqiptarė e grekė; nė Tiranė kanė njė kompani tė fuqishme, por pėr kėtė nuk jepen shumė tė dhėna. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, lidhet me faktin se klinika nė fjalė ėshtė piketuar si njė vend ku janė kryer transplantime tė paligjshme organesh, qė u janė marrė fėmijėve shqiptarė. Pėr kėtė, mjeku grek ėshtė vėnė nė arrest dhe pritet qė ndaj tij tė nisė njė proces gjyqėsor. Por duket se ajo qė ėshtė zbuluar deri tani, ėshtė vetėm maja e ajsbergut. Hetimet kanė zbuluar se nė kėtė trafik janė pėrfshirė edhe mjekė shqiptarė, pėr tė cilėt pritet t’i kėrkohet ndihmė edhe prokurorisė shqiptare.

    Shqiptarėt nė trafik
    Forcat speciale greke janė vėnė nė kėrkim edhe tė njė shqiptari tė dėnuar disa herė, i cili, sė bashku me 5 shqiptarė tė tjerė, veprojnė fuqishėm nė shtetin helen, duke bashkėpunuar ngushtė me mjekun gjinekolog, Fotis Andreopulos, dhe sė bashku kanė krijuar njė kompani tė pėrbashkėt nė Tiranė. Sipas burimeve policore greke, nė kėtė kompani kanė aksione shumė mjekė shqiptarė dhe grekė.

    Sekuestrohet klinika e tmerrit
    Menjėherė, sapo ka mbėrritur raporti sekret i ambasadės greke nė Tiranė, i botuar nė faqet e para tė sė pėrditshmes “Ta Nea”, me urdhėr tė prokurorit tė pėrgjithshėm tė Janicas, Kostas Samara, kanė filluar hetimet nė klinikėn private. Sipas prokurorėve, ajo cilėsohet edhe si foleja e trafikut tė transplantimit tė organeve. Veprimet e para kanė nisur me sekuestrimin e kompjuterave, tė librezave bankare, si dhe materialeve tė ndryshme, tė cilat vėrtetojnė inkriminimin e kėsaj klinike nė veprimtarinė e saj tė paligjshme tė trafikut tė organeve. Nė orėt e para tė mėngjesit, raporti sekret i ambasades greke nė Tiranė ka kaluar nė duart e shefit tė prokurorit tė Gjykatės sė Apelit tė Selanikut, Stamati Kuvas, i cili i ka kėrkuar prokurorit tė Janicas, Kosta Samara, tė hetojė me shumė hollėsi ēėshtjen nė fjalė. Kėshtu, nė njė takim tė jashtėzakonshėm tė prokurorit Kosta Samara me vartėsit e tij, u vendos qė tė sekuestrohen tė gjitha materialet, qė kanė tė bėjnė me veprimtarinė e klinikės private. Menjėherė, forca speciale tė policisė kriminale kryen njė kontroll tė befasishėm nė klinikėn e mjekut gjinekolog, si edhe nė banesėn e tij.

    Telefonata me Shqipėrinė
    Sipas njė komunikate pėr shtyp, prokuroria e Janicas bėn tė ditur se i ka sekuestruar tė gjitha faturat telefonike tė mjekut gjinekolog. Ndėrkohė, nga hetimet e mėsipėrme ėshtė konstatuar se nga kjo klinikė janė kryer telefonata tė shumta me Shqipėrinė, Italinė, Bullgarinė dhe Gjermaninė. Sipas burimeve policore, mjeku grek nė raportin e ambasades greke paraqitet si njė nga kokat e trafikut. Tė dhėnat shtojnė se nė momentin qė u kryen tė gjitha proceduarat pėr arrestimin e tij, ai ndodhet i shtruar nė spitalin e kėtij qyteti.

    Mjeku grek: Jam i pafajshėm
    Madje, nė njė bisedė telefonike me kanalin televiziv “Macedonia”, mjeku gjine-kolog, Fotis Andreopulos, i hodhi poshtė tė gjitha akuzat, qė rėndojnė mbi tė. “Jam i gatshėm tė marr dėnimin, nė qoftė se vėrtetohet ēdo gjė ndaj meje pėr kėtė”, justifikohet si i pafajshėm mjeku grek. Ndėrkohė, prokuroria e Janicas po heton edhe mundėsinė tjetėr, nėse kjo klinikė private funksionon e licensuar apo jo, duke i kontrolluar tė gjitha tė dhėnat e lejes sė punės dhe tė konstatohet ligjshmėria e saj. Nė komunikatėn e saj pėr shtyp, prokuroria e Janicas sqa-ron se mjeku gjinekolog, i cili e ushtron profesionin nė kėtė klinikė private nė qytetin verior, ėshtė arrestuar dy herė gjatė viteve 1996-1998, me akuzat e bashkėpunimit tė birėsimit tė paligjshėm. Madje, ai ėshtė dėnuar 12 vjet e 3 muaj me “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Apelit tė Selanikut.



    Operacion “Mirazh” kundėr trafikut tė fėmijėve

    Lufta kundėr trafikut tė fėmijėve, bėhet objekt i operacionit tė ri “Mirazh”. Burime nga Drejtoria e Policisė sė Pėrgjithshem pohuan dje, se sė shpejti do tė niste njė tjetėr operacion i koduar “Mirazh 2004”. Ky i fundit, po ashtu si dhe dy operacionet e zhvilluara para tij, do tė ketė nė shenjestėr luftėn kundėr trafiqeve, por kėsaj radhe, pėrveē luftės kundėr trafikimit tė femrave, si prioritet ėshtė edhe ajo kundėr trafikimit tė tė miturve, qė pėrdoren pėr qėllime tė paligjshme. Operacioni i urdhėruar nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė Bajram, Ibraj, pritet tė fillojė nė ditėn nė vazhdim. Ai do tė pėrfshijė njė kontroll tė imtėsishėm tė personave tė dyshuar pėr lidhje me trafiqet e paligjshme dhe sidomos atij tė fėmijėve. Ndėrkohė, nė shembullin e operacioneve tė mėparshme tė tė njėjtit lloj, pritet qė tė kėtė njė bashkėpunim dhe shkėmbim informacioni, edhe me vendet e tjera tė rajonit, nė sajė tė Organizatės sė Bashkėpunimit tė Policive tė Evropės Juglindore, SECI-t. Ndėrkohė, nuk saktėsohet ende data e saktė e nisjes sė aksionit, por pritet qė ai tė fillojė shumė shpejt.



    Mediu, nė interpelancė Nanon, pėr trafikun e organeve

    Kryetari i komisionit tė Integrimit, Fatmir Mediu, ka kėrkuar njė interpelancė me kryeministrin Fatos Nano, lidhur me egzistencėn e klinikave tė trafikut tė organeve nė vendin tonė. Mediu ka kėrkuar qė Parlamenti dhe qeveria tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr kėtė. Atij i ėshtė pėrgjigjur zėvendėskryeministri Namik Dokle, qė ka thėnė se pėr ēėshtjen nė fjalė, po hetojnė strukturat pėrkatėse.



    Etapat

    3 prill 1998
    Nė varrezat e Shish -Tufinės, dy nga dhjetė arkivolet me bebet e vdekura rezultonin bosh, cka linte tė nėnkuptonte se njė mekanizėm mafioz kishte bėrė qė foshnjat tė “humbisnin rrugės”.

    8 shtator 2000
    Stacioni radiofonik BBC, jepte njė lajm sipas tė cilit, njė 38-vjeēar shqiptar, ishte arrestuar nė qytezėn Haildelber, nė Gjermani. Hetuesit kishin vėrtetuar se ai bėnte trafik foshnjash nga Shqipėria.

    4 mars 2003
    SHISH-i dhe policia e Korēės, nė bashkėpunim me Interpolin zbulojnė se 4 fėmijve u kanė marrė organet e brendshme pėr transplantim. 9 persona arrestohe nė Shqipėri dhe Greqi.

    mars 2004
    Arrestohet nė Greqi njė mjek qė dyshohet se ka bbėrė trasplantim tė paligjshėm tė organeve. Media greke e cilėson atė si doktor “Frankainshtain”.

    15 prill 2004
    Njė eroparlamentare greke i kėrkon komisionerit tė Komisionit Europian pėr Mardhėniet me Jashtė Kris Paten, tė ushtrojė presin mbi Shqipėrinė pėr tė ndaluar trafikimin e organeve tė tė miturve.


    Panorama
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    U zbulua njė rrjet i trafikantėsh shqiptarė, grekė e italianė

    U zbulua njė rrjet i trafikantėsh shqiptarė, grekė e italianė me organet njerėzore nė klinikat e Shqipėrisė dhe Greqisė

    Tiranė-Athinė, 12 maj - Autoritetet gjyqėsore greke kanė nė duar tė tyre njė raport sekret tė Ambasadės greke nė Tiranė pėr njė rrjet trafikantėsh shqiptarė, italianė dhe grekė, qė pasi u heqin fėmijėve organet nėpėr klinikat mjekėsore nė Shqipėri dhe Greqi, i trafikonin pėr Itali ku edhe bėhej transplantimi i tyre pėr shuma tė mėdha. Raporti bazohet nė njė informacion tė shėrbimeve tė fshehta italiane dhe shqiptare dhe shoqėrohet me rekomandimin e Ambasadės greke pėr investigimin e ēėshtjes dhe nga pala greke, kusht ky pėr shpalljen nė vazhdim tė ndjekjeve penale tė personave tė inkriminuar. Nė ditėt e ardhshme ēėshtja do tė merret nė dorė nga prokurori i Selanikut dhe nė shėnjestėr tė tij do tė hyjė njė klinikė mjekėsore nė Greqinė qendrore dhe njė mjek gjinekolog grek. Nė kėtė trafikim thuhet tė jenė implikuar 8 mjekė grekė. Nė klinikėn greke pėrfundonte qė nė vitin 1994 njė pjesė e fėmijėve shqiptarė tė Tiranė pėr "operacion" ku hiqeshin edhe organet.
    Trafikantė gjenin fėmijė tė hendikepuar apo fėmijė tė familjeve tė varfėra dhe i kalonin ilegalisht nėpėrmjet pikėkalimit kufitar tė Kapeshticės, ose kufirit Greqi - Shkup me qėllim tė operimit tė tyre, pra heqjen e organeve, ndėrkaq nė disa raste e njėjta gjė bėhej nė Shqipėri. Nė kėtė rol, thuhet se hynin klinikat nė Durrės dhe Fier.
    Sipas njė gazete italiane, zbulohen aktivitete tė tmerrshme tė tregtisė me organe njerėzore Shqipėri-Itali

    Romė, 4 shkurt - Hetimet e shėrbimeve sekrete kanė rezultuar me zbulimin e njė biznesi tė zhvilluar tė tregtisė me organe njerėzore nė relacionin Shqipėri -Itali. Gjatė hetimeve njėvjeēare kėto shėrbime kanė zbuluar aktivitete tė tmerrshme.
    Nė njė nga gomonet qė kanė transportuar emigrantė ilegalė janė zbuluar dy kontejnerė specialė nė tė cilėt ishin tė depozituara bebėza tė syrit dhe veshkė tė freskta. Organet qė ishin paqetuar nė Tiranė nė bazė tė tė gjitha normave mjekėsore ishin tė dedikuara pėr transplantim urgjent nė klinikat e specializuara nė rajonin italian Lacio.
    Mediat e huaja citojnė gazetėn italiane "Il xhornale", e cila i ka kushtuar dje tėrė njė faqe problemit tė tregtisė me organe njerėzore qė thuhet se ėshtė nėn kontrollin e mafias shqiptare. Ēdo gjė ka filluar me hetimet pėr tregtinė me fėmijė, 39 prej tyre tė shitur nga Shqipėria, gjurmėt e tė cilėve humbasin. Ėshtė gjetur vetėm njė djalosh afėr Peskarės nė Itali. Askush nga farefisi nuk ka lajmėruar zhdukjen e tyre dhe policia dyshon se i kanė shitur pėr disa mijėra euro.
    Shėrbimet sekrete italiane me ndihmėn e burimeve tė besueshme nė Shqipėri kanė ardhur nė pėrfundim se shumica e tyre kanė pėrfunduar si viktima tė tregtisė me organe njerėzore.
    Gazetarėt italianė kishin shkuar nė Shqipėri, ku kanė gjetur njė klinikė moderne afėr Fierit, ku bėhet nxjerrja e organeve tė porositura. Pronarė tė klinkės janė njė biznismen italian dhe njė kirurg nga Selaniku, i quajtur "dokror Frankeshtajn". Poashtu thuhet se mė herėt shumė gra shtatzėna janė dėrguar me dhunė nė klinikėn e Dr. Frankeshtajnit, ku ua kanė nxjerrė fetuset e gjalla dhe organet e tyre janė dėrguar nė klinikat franceze. Gazeta "Il xhornale" thotė se Dr. Fankeshtajn aktivitetin e tij e ka zgjeruar me ndihmėn e njė ish-ministri tė shėndetėsisė. Ndėrkaq, organet janė transportuar me anije, avionė, bile dhe me ēanta diplomatike.
    Zėdhėnėsi Hamiti mirėpret paralajmėrimin e UNMIK-ut prej rolit administrues nė rol monitories
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Nje gje smarr vesh, keto lubi si i ze gjumi naten, kur mendojne se flen mbi veshka e melci fmish te vegjel. Si u katandisem keshtu, u beme si babiloni qe hante femite e vet. Shume e trishtueshme dhe e neveritshme ne te njejten kohe.
    Kroksi

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    KE-ja: Pėr skandalin informuam policinė shqiptare

    Kris Paten: Presim hetimet pėr trafikun e organeve
    “Prokuroria shqiptare mohoi ekzistencėn e klinikave tė transplantimit”


    Nga korrespondenti ynė nė Bruksel, Ernest Bunguri

    Kris Paten, komisioneri evropian pėr Marrėdhėniet me Jashtė, ka reaguar nė lidhje me historinė e trafikimit dhe transplantimit tė organeve tė fėmijėve shqiptarė nė disa shtete anėtare tė Bashkimit Evropian. Pas deklaratave tė ditėve tė fundit nga ana e policisė dhe e prokurorisė shqiptare se nė Shqipėri nuk ka klinika dhe as nuk egzistojnė mjetet e duhura pėr tė kryer transportimin e organeve, komisioneri Paten dha njė deklaratė mbi kėtė prombem me pėrmasa ndėrkombėtare. “Njė numėr i madh thėniesh, lidhur me kėtė histori, i ėshtė pėrcjellė Komisionit Evropian nga burime tė ndryshme. Ne, nga ana jonė, ia kemi pėrcjellė kėto thėnie dhe dyshime autoriteteve pėrkatėse, ndėr tė cilat, edhe autoriteteve shqiptare. Jam i sigurt se policia nė Shqipėri, si dhe gjetkė, po heton mbi kėtė histori nė detaje, si dhe se do tė na informojė pėr rezultatet e hetimeve“, deklaroi Kris Paten. Nė deklaratėn e djeshme, komisioneri evropian nuk ndryshoi asnjė presje nga pėrgjigjja me shkrim e njė muaji mė parė, qė i dėrgonte eurodeputetes greke, Ana Karamanu. Kjo e fundit, pasi kishte lexuar gazetat shqiptare, i tregonte komisionerit evropian pėr dyshimet, lidhur me klinikėn e Fierit, si dhe lidhur me implikimet e shteteve anėtare tė BE-sė nė kėtė trafik. Mė pas, ndėr tė tjera, Karamanu i kėrkonte “llogari” Komisionit Evropian nė lidhje me presionet qė ushtron ky institucion ndaj qeverisė shqiptare pėr tė luftuar kėtė lloj krimi. Nė procedurėn e pyetje-pėrgjigjeve me shkrim mes Parlamentit Evropian dhe Komisionit, njė muaj mė parė, komisioneri Paten i pėrgjigjej eurodeputetes greke se “Komisioni Evropian ka dėgjuar pėr thėniet se nė Fier egziston njė klinikė e tillė dhe se lidhur me kėtė, ky institucion informohet vazhdimisht nga Misioni Policor i BE-sė nė vend (PAMECA).

    Kreu i jetimėve: Hetim 14 viteve tė fundit

    “Strukturat shtetėrore asnjėherė nuk i kanė marrė seriozisht denoncimet pėr fėmijėt e zhdukur. Ky ėshtė njė problem qė shtrihet nė harkun kohor tė 14 viteve tė fundit dhe denoncime pėr zhdukjen e fėmijėve jetimė ka pasur herė pas here”. Kėshtu ėshtė shprehur nė njė konferencė pėr shtyp Ilir Ēumani, drejtor i Insitutit tė Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė. Ai ka reaguar nė mėnyrė tė ashpėr mbi skepticizmin e strukturave shtetėrore, tė cilat e mohojnė ekzistencėn e trafikimit tė fėmijėve jetimė. “Duam apo nuk duam ne, ky ėshtė njė fenomen qė ekziston me tė gjitha kapacitetet si njė strukturė kriminale e sofistikuar dhe e organizuar nė mėnyrė perfekte”, shprehte Ēumani. Nga ana tjetėr, ai ka parashtruar njė sėrė kėrkesash, tė cilat i drejtohen tė gjitha strukturave qeveritare. Kėshtu, drejtori i Insitutit Kombėtarė pėr Integrimin e Fėmijėve, kėrkon qė tė hetohen tė gjitha shtėpitė e fėmijės dhe tė foshnjes, qė nga fillimi i vitit 1990. Nė tė gjitha shtėpitė e lindjes duhet tė ketė punonjėse sociale, qė tė kenė lidhje me zyrat e gjendjes civile. Tė ngrihet njė zyrė pėr mbrojtjen e tė miturve pranė Avokatit tė Popullit. Gjatė periudhės sė Lojėrave Olimpike fėmijėt jetimė nė tė gjithė vendin tė jenė nė investigimin e Policisė sė Shtetit
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #27
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Denoncojne edhe 4 nena: Humbem bebet ne Janice

    KORCE - Deshmi te reja lidhur me trafikun e femijeve, ne policine e Korces. Edhe kater gra te tjera kane pohuar faktin e lindjes ne spitalin e Janicas ne Greqi, ndersa kane rrefyer se femijet e tyre jane deklaruar si te vdekur gjate lindjes. Emrat e nenave qe kane lindur keta femije mbahen sekret nga policia e korces, per efekt hetimi dhe ruajtje te tyre, nderkohe qe eshte kerkuar qe nga pala greke te merren parasysh edhe keto te dhena si dhe te pranohet nga greket, bashkepunimi me palen shqiptare. Sipas te njejtave burime mesohet se pala fqinje deri tani nuk ka pranuar kete bashkepunim duke mos dhene asnje te dhene lidhur me kete ceshtje per palen tone. Gjithashtu eshte identifikuar kreu i ketij trafiku 45 vjecari K.L. nga Korca i cili pas arrestimit te Floresha Hoxhes dhe Nazmi Krekes nuk ka shkelur me ne Shqiperi. Nderkohe mesohet se eshte larguar edhe nga qyteti i Janicase ku banonte qe prej disa vjetessh. Burimet i thane "Korrieri"-t, se 45 vjecari banor i lagjes 4 ne Korce, pervec rolit te sekserit ne trafikun e femijeve ka luajtur rolin kryesor te ketij trafiku. Ditet e fundit kane mberritur keshtu, fakte te reja lidhur me trafikun e femijeve cili deri tani ka cuar ne dyert e drejtesise shqiptare 5 persona. Zanafilla e hapjes se ketij procesi te gjate fillon ne shtator 2002, kur Floresha Hoxha dhe Nazmi Kreka pas denoncimit te Donika Hajdinit kane rene ne pranga. Procesi i hetimeve implikoi edhe tre te tjere nga Pogradeci, nderkohe qe te peste jane denuar me 15 deri 18 vjet burg. Gjate gjykimit ne seancat e ndryshme te cilat zgjaten me teper se 1 vit, cifti Hoxha Dhe Kreka kane mohuar ekzistencen e nje rrjeti te tille nderkohe qe Donika Hajdini, e pyetur gjate seancave gjyqsore ka dhene sphjegime dhe detaje rreth ketij trafiku i cili te bente te mendoje se viktime nuk ka patur vetem Doniken por dhe gra e femije te tjere. Irena Vreto

    Korrieri 19/05/04

  8. #28
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Bota interesohet me shume se qeverija per fatkeqesine qe po ndodh mbi Shqiptaret:

    OSBE: Trafiku i organeve, si ta luftoje Shqiperia


    VJENE - Organizata per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Evrope (OSBE), kerkon qe qeveria shqiptare, te jete e qarte se si do ta luftoje trafikun njerezor. Reagimi vjen pasi ditet e fundit jane botuar nje numer artikuj mbi problemin e trafikut te organeve, vecanerisht te shfrytezimit te te miturve per kete qellim. Perfaqesuesja e posacme e OSBE-se per trafikun njerezor Helga Konrad, tha nga Viena per BBC-ne se ky eshte nje trafik qe ne ende nuk dime sa duhet dhe duhet te shtojme hetimet per te gjetur shembuj konkrete. "Ne nuk kemi te dhena rreth trafikut te organeve. Duhet te bejme hetime te metejshme per kete trafik se si funksionon, jo vetem me femije por edhe me te rritur, te cilet shpesh shesin organet per qellime financiare per te mbijetuar". Helga Konrad, u caktua ne postin e perfaqesueses se posacme te OSBE-se per trafikun njerezor vetem para disa ditesh. Ndonese eshte veshtire te sigurosh shifra te sakta per trafikun njerezor, thote ajo, kohet e fundit, trafiku i femijve ka ardhur ne rritje. Sipas vleresimeve te UNICEF-it, 30 perqind e gjithe qenieve njerezore te trafikuara nga Evropa Juglindore jane femije te mitur, te moshes nen 18 vjecare. Shqiperia thote, Konrad vazhdon te jete nje vend origjine, nje vend tranzit dhe disa here, edhe vend destinacion. Ajo i beri thirrje qeverise shqiptare te jete me e qarte ne luften kunder trafikut. "Ajo qe presim ne nga Shqiperia eshte te jete e qarte se si do ta luftoje trafikun njerezor, te ndeshkoje trafikantet, te bashkepunoje me vendet e tjera per te gjetur zgjidhje afatgjata. Por Shqiperia shton ajo, nuk mund ta luftoje e vetme trafikun njerezor". Lufta kunder trafikut njerezor thote zyrtarja e larte e OSBE-se, eshte e lidhur ngushte me luften kunder korrupsionit. SHPESH ne e dime se zyrtaret bashkepunojne me kriminelet dhe ndermjetesit e tyre. Prandaj ne presim vecanerisht nga qeveria qe te jete te qarte ne luften kunder trafikut njerezor, gje qe do te thote se duhen luftuar kriminelet dhe nuk duhet bashkepunuar me ta". Konrad kerkon qe te krijohen mekanizma bashkepunimi pertej kufijve, mekanizma ne nivel politike, te organeve te rendit, te sistemit te drejtesise, dhe po ashtu edhe ne nivel te organizatave jo qeveritare qe u ofrojne ndihme viktimave.

    Korrieri 19/05/04

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Trafiku, sa kushtojne organet shqiptare

    E Diele, 21 Nentor 2004

    Raporti mbi kushtet e femijerise dhe adoleshences se linjes se gjelber, i paraqitur dje ne Rome te Italise, deatjon shifrat e shit-blerjes se te miturve shqiptare ne keto 10 vitet e fundit. Skandal, zemrat, melcite dhe veshkat jane shitur per 10-50 mije euro, duke korrur fitime vjetore, afro 1.2 miliard euro. Preferencat e trafikanteve, per organe djemsh

    Edison KURANI

    TIRANE - Nje raport i posacem, mbi kushtet e femijerise dhe adoleshences se linjes se gjelber, i paraqitur dje ne Rome te Italise, jep detaje te qarta per shumat monetare qe jane perdorur dhe dyshohet se vazhdojne te perdoren per trafikun e organeve te te miturve shqiptare, kryesisht nga familje me probleme ekonomike e sociale. Raporti i referohet edhe te dhenave te skandalit te publikuar ne muajin maj te ketij viti ne "Korrieri", te cilat i hapen rruge nje hetimi shqiptaro-grek ne bashkepunim me strukturat hetimire te te dy vendeve. Por Raporti evidenton per here te pare, disa shifra tronditese te shit-blerjes se te miturve, pjese e konsiderueshme e te cileve jane shqiptaret.

    Raporti mbi kushtet e femijerise dhe adoleshences se linjes se gjelber, qe u prezantua dje ne kryeqytetin Italian, zbulon vleren monetare qe kane te miturit shqiptare dhe organet e tyre qe pas transplantit, kthehen ne kufoma shpesh, te zhdukura pa lene asnje gjurme. "Te pakten dy mije femije shqiptare rezultojne te jene zhdukur nga rajone te ndryshme te Shqiperise ne keto dhjete vitet e fundit, ne rrethana shume te dyshimta", sqarohet ne raport. Sipas tij, ne nje pjese te mire, femijet e zhdukur, ne fillimet e largimit nga shtepia, merrnin edhe konsensusin e prinderve te cileve nen premtimin se te miturit do te perdoreshin vetem si lypes, u jepej nje "pension mujor" deri ne 100 USD. Por femijet ne shume raste, sidomos ne Itali dhe Greqi, zhdukeshin dhe familjet e tyre ne Shqiperi, nuk kane prej kohesh asnje te dhene qe te coje ne gjetjen e vendodhjes se tyre. Hetimet kane nxjerre se dhjetra prej tyre jane zhdukur duke u perdorur per shitje organesh. Atyre u jane marre zemra, melcia, veshkat dhe pjese te tjera qe sherbejne per transplant organesh. Keshtu sipas raportit te publikuar dje ne Rome, nje djale i porsalindur blihet jo me pak se 50 mije euro ndersa nje vajze e porsalindur nuk vlen me shume se deri ne 30 mije euro. Shitja "e plote" e te miturve behej pas lindjes "se posacme" ne klinika si ato te Janices te denoncuar ne Greqi, nga nena shqiptare qe shpesh nuk merrnin me shume se 10 mije euro shperblim, ndersa u thuhej se femija u kishte vdekur gjate lindjes.

    Por per femije te nje moshe me te rritur dhe deri ne adoleshence te hershme, trafikantet e paskrupullt te qenieve njerezore, perdorin shitjen vetem te disa organeve te tyre. Raporti evidenton se vleren me te larte ne tregun e zi evropian te transplanteve, e kane veshkat me te pakten 25 mije euro per cope. Kurse nje melci, nuk vlen me shume se 10 mije euro. Ketu nuk perfshihet zemra e nje femije, e cila shitet disa here me teper ne tregun e organeve njerezore. Sipas te dhenave te raportit, fitimi i cdonjerit prej trafikanteve te implikuar ne rrjetin e transplanteve te paligjshme, ishte te pakten 15 mije euro per cdo shitje. Ne kete menyre, xhiroja e trafikut te femijeve arrin deri ne 1,2 miliard euro amerikane ne vit.

    HETIMI I PERBASHKET

    Rrjeti i trafikut te denoncuar

    4 DIPLOMATE SHQIPTARE

    4 MJEKE SHQIPTARE

    8 MJEKE GREKE

    3 MJEKE ITALIANE

    1 MJEK MAQEDON

    5 SEKSERE SHQIPTARE

    Shit-blerja e organeve

    Nje i porsalindur djale

    50 mije euro

    Nje e porsalindur vajze

    30 mije euro

    Nje veshke

    25 mije euro

    Nje melci

    10 mije euro

    Fitimi per cdo shitje

    15 mije euro

    Fitimi vjetor i rrjetit

    1.2 miluard euro


    Korrieri

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    "Si ma zhduken foshnjen nga klinika e Janices"

    Publikohet studimi i perbashket Lindje-Perendim mbi trafikun e femijeve shqiptare per shfrytezim seksual ne Europe

    Studimi u krye nga Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve, CRCA ne bashkepunim me ECPAT Hollande dhe Defence for Children International.

    Per realizimin e ketij raporti u ngrit nje grup pune, i cili punoi nga qershori deri ne dhjetor te vitit 2003. Te intervistuarit u perkasin institucioneve te larta shteterore, Ministrise se Shtetit, Zyres Antitrafik, Qendres se Rehabilitimit te Viktimave te Trafikut ne Linze, Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Ministrise se Drejtesise, OJF-ve te ndryshme etj..

    Sipas raportit, nje nga faktoret qe favorizojne trafikun e femijeve ne Shqiperi eshte gjendja e paqendrueshme ekonomike dhe politike. Megjithese te dhenat e fundit nga autoriteti i Policise ne Shqiperi tregojne se trafikimi i femijeve eshte ne shifra shume te uleta, eshte arritur perfundimi se femijet po shfrytezohen ende per qellime seksuale.

    Megjithe denoncimet e bera, qofte ato te zhdukjes se femijeve, qofte te shfrytezimit per qellime trafikimi, jane te pakta rastet kur trafikanti eshte vene perpara ligjit. Per kete arsye, CRCA i kerkon qeverise shqiptare te marre masa urgjente per te verifikuar rastet e trafikut te organeve te femijeve shqiptare. Ne raportin e publikuar nga CRCA, hidhet nje veshtrim mbi sherbimet qe ofron qeveria dhe shoqeria civile per mbrojtjen dhe kujdesin e femijeve viktima ne Shqiperi. Vemendje e vecante i eshte kushtuar dhe investigimit per ekzistencen e klinikes se transplanteve ne vend.

    Ne vitin 2001 ne Ministrine e Rendit Publik u ngrit nje drejtori per te luftuar krimin e organizuar. Misioni i saj eshte te parandaloje dhe luftoje krimin e organizuar. Seksioni i Antitrafikimit te Qenieve Njerezore eshte pjese e drejtorise. Nga intervistat me shefin e seksionit te antikrimit dhe shefin e zyres se saj rajonale, eshte e qarte se krimi i organizuar eshte i lidhur ngushte me trafikimin e femijeve dhe sipas tyre, trafikimi i femijeve eshte pjese e veprimtarise kriminale te grupeve te organizuara kriminale. Sipas te njejtave burime, trafikuesit e femijeve jane te kategorive te meposhtme:

    1 - Trafikuesit e vegjel. Ata veprojne me vete dhe mund te shfrytezojne nje ose dy femije njekohesisht. Sipas z.Avni Jashanllari, keta trafikante mund te jene madje edhe te aferm te femijes viktime.

    2 - Nje grup trafikantesh, te cilet veprojne ne bashkepunim me njeri-tjetrin. Secili prej tyre ka rolin e tij dhe grupi ka nje kryetar. Anetaret e ketij grupi jane ne kontakt me njeri-tjetrin. Njeri mund te jete ne vendin e origjines, nje tjeter mund te organizoje kalimin e kufirit; te tjere mund te jene ne vendin prites.

    3 - Organizatat trafikuese. Kjo kategori vepron ne disa vende ne te njejten kohe; ne vendin e origjines, ne vendin e tranzitit dhe ne vendin prites. Kjo kategori eshte me mire e organizuar se kategorite e siperpermendura dhe perfshin me shume njerez. Numri i femijeve te shfrytezuar eshte gjithashtu me i madh. Femijet jane me te rrezikuar nga ky lloj i trafikimit, dhe fati i tyre eshte me i paparashikueshem sesa ne rastet e tjera.

    Mungojne te dhenat ne lidhje me trafikimin e femijeve

    Institucionet zyrtare nuk disponojne te dhena mbi trafikun e femijeve per periudha te caktuara. Keshtu, mungojne te dhenat ne shifra: per te arrestuarit per organizimin e trafikimit njerezor ne vitin 2002; per rastet e raportuara te trafikimit njerezor per vitin 2000; per rastet e raportuara te krimit te organizuar ne vitet 2000, 2002, 2003; per femrat shqiptare qe i kane shpetuar trafikimit per vitin 2000, 2002, 2003; per rastet e raportuara te trafikimit te femijeve per vitin 2000 dhe 2001; per rastet e raportuara te trafikimit per shfrytezim seksual per vitit 2000, 2001, 2003.

    Mangesi ne legjislacion

    Te intervistuarit jane te mendimit se ka mungese te perkufizimeve te qarta per te bere dallimin midis "trafikut te femijeve" dhe "kontrabandim personash". Legjislacioni ekzistues nuk eshte zbatuar si duhet, sepse ka mungese te stafit te specializuar dhe te kompetences ne agjensite e zbatimit te ligjit. Duket se trafikimi i brendshem i femijeve nuk eshte vezhguar me nga afer si nje fenomen nga autoriteti i Policise. Nga ana tjeter legjislacionit i mungojne dispozita per shitjen e femijeve. Eshte evidentuar se trafikimi i femijeve mund te kete marre tipare ne dukje te ligjshme. Qeveria shqiptare nuk eshte e afte te dalloje format e "ligjshme" te trafikimit, pra kur trafikantet pajisin femijet me dokumenta te rregullta per te vizituar vendet perendimore. Ne te vertete, shpesh jane prinderit ose te afermit e femijeve qe paguajne shuma te medha parash per femijet qe kontrabandohen dhe trafikohen per shfrytezim.

    Rrugekalimet per trafikimin e femijeve ne Shqiperi

    Per vendet e Europes Lindore, Shqiperia ka qene porta kryesore per ne vendet perendimore, perderisa ndan pjese te detit Adriatik me Italine. Shqiperia eshte nje vend tranzit dhe nje vend origjine per trafikimin e femijeve. Femijet e trafikuar vijne nga Moldavia, Rumania, Serbia, dhe vete Shqiperia. Femijet trafikohen ne Shqiperi nga trafikantet moldave, rumune, serbe dhe shqiptare dhe dergohen ne vendet pritese si Italia, Franca, Belgjika, Hollanda, Anglia. Intervistat me perfaqesuesit e drejtorise se Antitrafikut prane ministrise se Rendit Publik dhe ata te Zyres rajonale te Luftes Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore ne Drejtorine e policise se Tiranes jane te mendimit se Shqiperia nuk konsiderohet me nje vend tranzit per trafikimin e femijeve, kurse perfaqesuesit e OJF-ve dhe agjencive nderkombetare kane rezerva rreth kesaj deklarate. Megjithese "rrugekalimi i Vlores" nuk perdoret me per trafikimin e femijeve, nuk mund te thuhet e njejta gje per trafikimin e femijeve drejt Greqise dhe Kosoves.

    Arsyet e trafikimit te femijeve ne Shqiperi

    1.Varferia
    2.Paqendrueshmeria politike
    3.Papunesia
    4.Martesa te rreme
    5.Divorcet
    6.Dhuna ne familje
    7.Niveli arsimor dhe formimi familjar
    8.Lidhjet ndermjet politikes dhe grupeve kriminale
    9.Niveli i larte i korrupsionit brenda sistemit te drejtesise
    10.Humbja e sistemit te vlerave
    11.Deshira per nje jete me te mire ne vendet perendimore


    1992-2000, 4 mije femije te trafikuar

    Drejtoria e Antitrafikut prane ministrise se Rendit llogarit se gjate periudhes 1992-2000, jane trafikuar rreth 4000 femije te moshes nen 18 vjec. Keto femije ishin trafikuar ne vendet fqinje si Itali, Greqi, kryesisht per shfrytezim seksual, lypje, pune te detyruar dhe perfshirje ne rrjetet kriminale jashte. Por, sipas tyre mungesa e perkufizimeve te qarta ne lidhje me 'trafikim' dhe 'kondrabandim' ne legjislacionin shqiptar, nuk dihet sesa prej ketyre femijeve jane trafikuar per shfrytezim ose kondrabandim. Medodat kryesore te rekrutimit jane: me deshire (102 vete nga te intervistuarit), martesa te rreme, mashtrim per pune, shitur nga familjet, fejesa te rreme, rrembim me force (ne vend te fundit).

    Ajdini: "Si hyra ne kontakt me trafikimin e bebeve"

    Si e takuat Nazmi Kreken dhe si rate dakord qe t'i shisnit femijen tuaj per 100 mije leke?

    Ne fillim une takova rastesisht gruan e Nazmiut, Floresha Hoxha. Ishte 10 prill dhe une kisha dale per shetitje me femijen tim kur nje zonje erdhi dhe me tha se donte te fliste me mua. Une isha ne muajin e tete te shtatzanise dhe biseda filloi rreth saj. Ajo me pyeti nese e doja femijen, pasi kisha edhe kater femije te tjere. Une iu pergjigja se doja te abortoja, por nuk kisha patur para per te kryer abortin. Pas kesaj Floresha me beri nje propozim. Ajo me tha se nje zonje greke donte te adoptonte nje femije dhe nese une bija dakord, do te kisha shume perfitime. Ne ate kohe une isha ndare nga burri, por e kisha lajmeruar se do ta abortoja femijen.

    Cfare ndodhi ne takimin tuaj te dyte?

    "Ne vendosem te takoheshim pas dy ditesh. Ajo me tregoi se kishte folur me zonjen greke qe donte te adoptonte femijen, por me nje kusht. Per arsye se une isha martuar me nje burre te bardhe, ajo do ta adoptonte femjen vetem po te ishte i bardhe. Une duhet te shkoja bashke me Floreshen ne Greqi per te lindur femijen, sepse dhe ajo ishte shtatzane. Floresha shkoi ne Greqi me 12 prill me dokumenta te rreme, ndersa une do te largohesha diten tjeter, por jo nga dogana e Kapshtices. Perpara se te shkonte ne Greqi, ajo me dha nje milion leke te vjetra dhe me tha se keto para ishin vetem per te ushqyer femijet e mi, sepse per pjesen tjeter te parave do te flisnim me vone.

    Cila ishte rruga tjeter?

    Ne 14 prill une duhet te shkoja ne qender te qytetit per te takuar nje taksist qe do te me conte ne Greqi. Ajo me kishte bere fotografi qe taksisti te me njihte. Nje burre i moshuar me makine te bardhe me doli perpara dhe me tha emrin tim. Une hyra ne makinen e tij dhe ne u nisem per ne Pogradec. Ne Pogradec erdhi nje shofer maqedonas dhe na mori me makinen e tij. Me dokumentin qe ata kishin pergatitur per mua, ne hyme ne Maqedoni. Shoferi maqedonas komunikonte gjithe kohes me nje person ne Greqi ne gjuhen greke duke i treguar vendndodhjen tone. Pas mesnates, ne kaluam kufirin grek ne kembe. Pas disa metrave ne territorin grek, ne nje fshat te cilit nuk ia di emrin, erdhi doktor Foti. Rreth ores 10 paradite te dites tjeter, une u shtrova ne spitalin e Janices.

    A ju treguan ata rreth operacionit?

    "Me 20 maj une do te lindja femijen. Gjate gjithe kohes qe isha ne spital, doktor Foti me jepte disa ilace dhe me tha se ishte e nevojshme qe t'i merrja. Ne mengjesin e 20 majit, ai vjen ne dhomen time dhe me thote se duhej te behesha gati per operacion. Une i thashe qe ndihesha mire dhe se kisha lindur kater femije normalisht. Ai u largua dhe mori ne telefon Nazmi Kreken. Ai me mori mua ne telefon dhe me tha te degjoja doktorin se perndryshe do te vdisja. Pranova, sepse u frikesova. Ata me cuan ne sallen e operimit dhe kur me doli narkoza kishin kaluar dy dite. Pyeta per femijen dhe me thane se kish lindur vajze, e cila fatkeqesisht kishte vdekur.

    Cfare ndodhi pas kesaj?

    Pas kater ditesh, Doktor Foti me shoqeroi te stacioni i autobusit dhe me pagoi bileten per ne Korce. Une nuk e di se cfare i tha ai shoferit te autobusit, por ne dogane askush nuk me kerkoi dokumenta".

    A ndihesh e sigurt tani?

    "Jo. Une nuk dua te them gje tjeter, por fqinjet e mi me kane thene se disa persona te panjohur kane ardhur dhe jane interesuar per mua. Une kaloj pjesen me te madhe te kohes ne nje vend tjeter".

    Historia sipas prinderve

    "Ma moren djalin per transplantim organesh"

    S.M., rreth 60 vjec dhe F.M., jane prinder te gjashte femijeve, 4 djem dhe dy vajza. Nje nga djemte e tyre, Klodiani ka humbur qe prej dy vjetesh e ca. S.M., tregon se ishte shkurti i vitit 2000 kur A.M, rreth 35 vjec po kembengulte ta niste Klodianin ne Itali, ku ai kishte punuar per 7 vjet ne Verona. "Preteksti ishte qe te na ndihmonte ne ekonomikisht", thote S.M., ndersa ajo tregoi se A.M, kishte premtuar ta dergonte me pas Klodianin ne Angli, te dy vellezerit e tij. Dy-tri ditet e para, sipas prinderve, Klodiani kishte folur me ta ne telefon, por me pas gjithcka ishte kthyer ne nje mister. Pas pak ditesh, A.M, iu tregoi prinderve se ai e kishte derguar Klodianin ne Angli me vellain tjeter te tij, por qe te dy kishin humbur ne France. S.M., thote se kater muaj me vone, Agroni erdhi ne Shqiperi, por u shmangej prinderve te Klodianit.

    Ne takuam A.M. me veshtiresi dhe ai na tha se nje qen e kapi Klodianin ne kufirin midis Frances dhe Belgjikes". Pas kesaj babai i Klodianit shkoi ne Zyren e Sherbimit Nderkombetar ne Shqiperi dhe mesoi se te dy vellezerit e Agronit jetonin ne Angli me pashaporta te rreme kosovare. Ndersa, nena e Klodianit duke qare per humbjen e djalit te saj, rrefen nje tjeter fakt. Ne gusht te vitit 2001, vellai tjeter i Agronit, Baftjari erdhi te me takonte. "I merzitur nga kerkimi yne i vazhdueshem per te mesuar te verteten me kercenoi, madje me goditi me nje send". Une ndenja per dy jave ne Spitalin Ushtarak ne Tirane dhe madje kishte njerez qe nderhynin qe une te mos merrja raport mjekesor", deklaron nena e Klodianit. "Ne kemi vrare djalin tuaj dhe do t'ju zhdukim si familje" ishin fjalet e Baftjarit, tregon nena.

    Ne i kemi denoncuar keto fakte ne prokurori. "Personat qe e kane bere jane identifikuar dhe shteti duhet te beje dicka per ne qe nuk kemi kapitale per t'u dhene rryshfete zyrtareve qeveritare", perfundon babai i Klodianit.

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Kur jetesa sigurohet duke shitur pjeset e trupit !

    Per nje numer te madh njerezish, te fitosh sa me shume para eshte nje lufte e perditshme. Por disa njerez i sigurojne parate duke shitur pjeset e tyre te trupit. Materiali ne vazhdim i hedh nje veshtrim botes se shitjes se organeve njerezore, shkences qe ben te mundur transplantimin e tyre dhe disa prej njerezve qe sigurojne fitime nga kjo tregeti.
    Rreth nje milione paciente ne te gjithe boten presin me deshperim te sigurojne nje veshke, edhe ne se per ta blere ate, mund te shkelet ligji. Shtrohet pyetja: nese dikush del vullnetar per te dhuruar veshken, perse te mos e shese ate?
    Ky eshte spitali i Baltimores. Mjeket po nxitojne te operojne 18-vjecaren Katie Schouster. Veshka qe do t'i transplantohet Katie-t eshte e dhuruar. Por, ne disa vende te botes, pacientet mund te blejne organe ne tregun e zi. Shumica e vendeve te botes e kane te ndaluar me ligj tregetine e organeve.
    Por ne kushtet kur nje numer i madh njerezish rrezikojne te vdesin nga nevoja per nje veshke te shendoshe, tregu i zi i veshkave mund t'ua siguroje ate per dhjetra mijera dollare. Nje person madje, u perpoq ta shese veshken nepermjet faqes se njohur kompjuterike E-Bay, ku tregetohen me ankand objekte te ndryshme.
    Cmimi i pare i ofruar ishte 25 mije dollare. Brenda vetem 8 ditesh, paciente te deshperuar, ne kerkim te nje veshke te shendoshe, e cuan cmimin ne miliona dollare, deri sa kompania e bllokoi shitjen.
    Kerkesa per organe shpeshhere plotesohet me lehtesi ne vende si India, Brazili dhe Filipinet. Doktor Sunil Shroff, kirurg qe merret me transplantimin e organeve ne Indine Jugore eshte kundershtar i ashper i shitjes se tyre. Kur fillon lojen e kompensimit, nuk ka me kthim prapa. Ne ate moment organi shnderrohet ne mall. Po e lejove perbindeshin te dale nga shishja, mund te ndodhemi ne nje situate teper te rrezikshme. Trafikimi nderkombetar i organeve eshte nje tregeti teper e frikshme, thote doktor Shroff.
    India e ndaloi zyrtarisht me ligj shitjen e organeve ne vitin 1994. Por kjo nuk i ka dhene fund kesaj praktike, sidomos ne radhet e banoreve te lagjeve te varfera. Shumica e indianeve e sigurojne jetesen duke punuar me meditje. Shitja e nje organi mund t'u siguroje atyre nje shume te barabarte me rrogen e dy vjeteve. Nje tregetar organesh zakonisht shkon ta gjuaje mallin ne nje fshat te varfer si ky.
    Organizatat e te drejtave te njeriut thone se tregetaret e organeve zakonisht i shfrytezojne njerezit qe shesin veshka. Ai qe blen veshken per transplantim mund te paguaje me mijera dollare, nderkohe qe dhuruesit i jepen vetem disa qindra.
    Tregtia e veshkave eshte nje pune delikate, ngaqe cdo operacion transplantimi ne Indi duhet te autorizohet nga nje komitet qeveritar. Eshte e qarte se tregetari perpiqet t’i fshehe mire veprimet e tij.
    "Une nuk merrem me tregetine e organeve. Me qe i ndihmoj, ata me paguajne, por une ja jap parate familjes, dhe u them atyre se mua me intereson qe njerezit qe kane nevoje te sherohen".
    Ai thote se nuk merr para per kete qe ben, por kjo nuk duket e besueshme. "Jam baba me femije, me duhet ta mbroj veten, prandaj e mbuloj fytyren", thote tregetari.
    Po te kapet, ate e arrestojne dhe ndaj tij ngrihen akuza, njelloj si per vrasje. Por cfare do ta detyronte nje njeri te rrezikonte per nje operacion te paligjshem? Pas nje qendrimi prej disa ditesh ne lagjet e varfera, njerezit me ne fund filluan te flasin hapur.
    Vijay dhe i shoqi Vasanth jetojne me dy femijet e tyre ne nje dhome te vogel. Burre e grua e kane shitur nga nje veshke per te mbajtur familjen.
    Vijaji thote se e ka shitur veshken per 800 dollare 5 vjet e gjysem me pare, per arsye se ajo dhe shoqi kishin hyre ne borxhe. Parate i perdoren per larjen e borxheve dhe per te blere me keste nje makine, qe i shoqi e perdorte si taksi. Por nuk munden t’i paguajne te gjitha kestet, prandaj shume shpejt e humben makinen. Dhe perseri, ata mbeten si ne fillim: te varfer dhe me borxhe. Edhe Vasanth e ka shitur veshken 15 vjet me pare.
    Ne lagjet e varfera te Indise mund te takosh shume njerez me histori te ngjashme. Doktor K.C. Reddy kryen operacione transplantimi. Ai eshte i mendimit se shitja e organeve duhet te ligjerohet. "A eshte me mire te zbatosh ligjin, apo te vdesesh? Midis ketyre dy zgjedhjeve qe ka nje njeri, cila eshte me e mira? Varferia eshte shkaktare e te gjithave. Nje te pasuri nuk i duhet te bleje veshke. Por te varferit i duhet te shese organet, ngaqe ndodhet ne mjerim. Per mua problemi fillon kur shitja behet me ndermjetes. Ne kete rast kemi te bejme me shfrytezim", thote mjeku.
    Ne Indi, ashtu sikurse edhe ne vende te tjera, kerkeses per organe nuk duket se do t'i vije fundi. Cdo vit, 100 mije njerez kane nevoje per transplantim veshke.
    Duket se numri i atyre qe duan t'i shesin organet per para nuk po pakesohet. Edhe ne vendet perendimore jane bere thirrje per rishikimin e ligjit qe ndalon shitjen e organeve, duke i kompensuar dhuruesit e organeve. Debati per kete ceshtje vazhdon.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e THOTI
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    123

    perpjekjet per perqarje dhe rezultati i tyre

    Te nderuar e kam par te nevojshme hapjen e nje teme te ketille sepse e shoh si te duhur ne kete moment neper te cilin po kalon Kosova, dhe bej thirrje te gjitheve ne kete forum te distancohen nga perqamjet te distancohen nga bomba e kurdisur e serbeve per perqarje e cila fatekeqesisht ne shum raste ka pasur sukses.

    Lexoni se qka shkruan ne www.kosova.com

    Sipas Prokurorisė serbe, Thaēi po u kėrcėnohet dėshmitarėve
    Beograd, 28 dhjetor 2010 - Sipas Prokurorisė sė Serbisė pėr krime tė luftės kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi, me paralajmėrimin se do t'i bėjė publik emrat e shqiptarėve tė cilėt i kanė ndihmuar raportuesit tė Kėshillit tė Evropės Dik Marti qė tė pėrgatisė raportin pėr trafikim me organe njerėzore, po bėn thirrje pėr linē dhe po u kėrcėnohet dėshmitarėve. "Kjo ėshtė njė dukuri e rrezikshme dhe shqetėsuese", ka thėnė zėvendėsprokurori serb pėr krime tė luftės Bruno Vekariq pėr mediat serbe. Sipas tij, "pėrgjithėsisht ėshtė shumė e rrezikshme kur dikush, kundėr tė cilit duhet tė nisin hetimet, kėrcėnohet se do tė bėjė publik emrat e dėshmitarėve", ka thėnė Vekariq.


    Serbet tentojn qe ne cdo menyr te na perqajn mos lejoni bashkohuni tash se dikur do jete vone.
    Thoti
    VETEVERTETA E VETVENDOSJES ESHTE VETEFUNDOSJA

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e THOTI
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    123
    www.Aktualiteti.com

    Babai ma dhuroi veshkėn, shpifjet tė dėnohen!
    POSTUAR: E martė, 28 Dhjetor 2010 09:21

    Ish-futbollisti Ervin Ohri, i pėrmendur nė hetimin e Prokurorisė serbe pėr Krimet e Luftės pėr trafik organesh, jeton nė Itali prej gati 10 vitesh.

    Ervini, i cili i ėshtė nėnshtruar transplantit nė vitin 2002 e pret me habi telefonatėn e MAPO-s, lidhur me kėtė ēėshtje.

    Nuk ėshtė nė dijeni tė raportit tė Dick Martyt, e as tė kėtij hetimi nė Beograd, ku pėrmendet emri i tij, por ish-futbollisti i Tiranės pohon se, pasi tė lexojė artikullin e gazetės 'Politika', do tė ndėrmarrė tė gjithė hapat ligjorė.

    Ervin Ohri tregon nė kėtė intervistė pėr MAPO-n historinė e sėmundjes sė tij si dhe apelin pėr ndihmė, pėr tė realizuar operacionin e veshkės, tė cilėn ia ka dhuruar babai.

    I pyetur pėr gjithė ngjarjen, duke cituar njė raport hetimor tė Prokurorisė serbe pėr Krimet e Luftės, i cili ka pėrmendur emrin tuaj nė hetimin pėr trafikun e organeve, Ervini thotė me habi se unė po njoftohem prej jush dhe nuk e kam parė ende kėtė artikull qė ju po mė thoni.



    Mė duket shumė e ēuditshme dhe mund t’u them absolutisht se, nėse ėshtė e vėrtetė qė ėshtė shkruajtur, ėshtė njė mashtrim i tmerrshėm.

    I pyetur se a ka bėrė transplant tė veshkės, ai thotė, unė kam qenė futbollist i ekipit tė Tiranės dhe nė vitin 2000 u bė e qartė nga mjekėt se duhej qė sa mė shpejt tė bėja transplant tė veshkės.

    Nė kėtė kohė ne nxorėm njoftim dhe kėrkuam ndihmė pėr tė kontribuar pėr shpenzimet e operacionit qė do tė zhvillohej nė Itali.

    Dhe, nė Bankėn e Kursimeve nė Tiranė, babai im hapi llogarinė bankare pėr ata qė kishin mundėsi tė dhuronin para.

    Nuk e di ēfarė ka shkruajtur kjo gazeta serbe, po nėse e kanė lidhur kėtė histori me trafikun e organeve, mund t’ju them qė tani se ėshtė njė mashtrim i ulėt.

    Nė vitin 2002 kam bėrė operacionin kėtu nė Pisa, nė Itali, ku edhe jetoj prej shumė vitesh.

    I pyetur se si ka siguruar veshkėn pėr transplantin, ai thotė se veshken ma dhuroi babai im .E hoqi ai nga vetja e vet.

    Ne kėrkuam ndihmė pėr shpenzimet e operacionit, qė u bė nė Itali, sepse praktikisht ishte babai im ai qė do tė dhuronte veshkėn e vet.

    Ervini thotė se njė pohim i tillė, mė duket shumė e ulėt dhe e ēuditshme.

    Mė duhet ta lexoj njėherė vetė me sytė e mi atė artikull qė ju thoni dhe, nėse gjėrat janė thėnė vėrtet ashtu, atėherė unė do tė kontaktoj me avokatė pėr tė ēuar deri nė fund zbardhjen e kėsaj pune.

    “Gjuetarė tė organeve njerėzore zbarkonin nė Ballkanin e ngėrthyer prej luftėrash, pėr tė trafikuar veshka, mėlēi apo zemra drejt vendeve arabe apo Izraelit.

    Prej kėtij rrjeti thuajse global tė trafikut tė organeve ka derivuar edhe historia e robėrve serbė tė luftės, qė, sipas Prokurorisė serbe pėr Krimet e Luftės, Carla Del Pontes apo raportuesit Dick Marty, janė kthyer nė viktima tė kėtyre “gjuetarėve", kėshtu thuhet nė hetimin e prokurorit serb Vladimir Vukēeviē, botuar tė dielėn nė gazetėn “Politika” tė Beogradit.

    Por cilat janė faktet e Prokurorisė serbe pėr Krimet e Luftės mbi trafikun e organeve nė Shqipėri?

    Njė apel pėr ndihmė, i ish-futbollistit Ervin Ohri, qė vuante nga veshkat, ka pėrfunduar drejt e nė dosjen hetimore tė Vukēeviēit, ku llogaria bankare e hapur asokohe pėr donacione ėshtė pėrdorur si provė pėr transplantet e paligjshme nė Shqipėri.

    Nga ana tjetėr, “Politika” ka botuar fotot e “shtėpisė sė verdhė”, nė kohėn kur s’ishte lyer ende nė tė bardhė, me vizitorė, hetuesit e misionit tė OKB-sė nė tė dhe disa tableta ilaēesh, tė filmuara prej tyre nė oborrin e pasmė tė shtėpisė sė Katuēėve.

    Raporti i Prokurorisė serbe pėr Krimet e Luftės pėrmban njė kapitull tė veēantė pėr kėtė shtėpi, ku thuhej se, pėrveē hetuesve tė licencuar, ajo vizitohej edhe nga njerėz qė hiqeshin si tė tillė.

    MAPO boton hetimin e Vukēeviēit pėr trafikun e organeve, dokument ky i pasqyruar nė njė pjesė tė mirė edhe nė raportin e shumėdebatuar tė anėtarit tė Asamblesė Parlamentare tė KE-sė, Dick Marty.

    Tė dhėnat e Prokurorisė pėr Krimet e Luftės nė Serbi tregojnė se organet e serbėve tė kapur rob, gjatė luftės nė Kosovė janė shitur nė Gjermani, Skandinavi, ShBA, Izrael dhe Britani.

    Sipas gazetės serbe “Politika”, dokumentet e ēėshtjes penale me numėr "33-08" dhe emėrtim "trafikimi i organeve njerėzore", thuhet se mjekėt e pėrfshirė nė kėtė trafik ishin nga Turqia, Izraeli, Brazili dhe Filipinet dhe se zbarkonin nė Ballkan, nė kėrkim tė organeve njerėzore.

    Hetimi i kryeprokurorit pėr Krime Lufte nė Serbi, Vladimir Vukēeviē, ka pėrdorur edhe njė raport tė ekspertėve tė universitetit tė Kolumbias nė Nju-Jork, ku thuhej se organet njerėzore me origjine nga Evropa Lindore janė blerė nga izraelitėt dhe arabėt e pasur.

    Pėr tė arritur nė kėtė pėrfundim, prokuroria serbe i ėshtė referuar njė sondazhi tė publikuar nga "American Chronicle", sipas tė cilit Qendra Spitalore Universitare nė Jerusalem, vetėm gjatė 2001-it kishte realizuar transplant pėr 60 pacientė, falė njė donatori tė panjohur.

    Mjekėt izraelitė vizituan vendet e varfra, si Maqedonia, Bullgaria, Kosova, Republika Federale e Jugosllavisė, pėr tė diskutuar me biznesmenėt lokalė dhe mjekėt, nė krijimin e njė klinike, thuhet nė raportin e Vukēeviē pėr trafikun e organeve.

    Mė tej, kjo dosje pėrmban tė dhėna mbi izraelitin e arrestuar nė Prishtinė, mė 15 nėntor 2008, Moshe Harel, i cili ishte i ngarkuari me organizimin e bisedimeve dhe transplantet e paligjshme tė organeve.

    Harel u arrestua pas hetimit pėr klinikėn "Medicus" nė Prishtinė, pas dyshimeve pėr kryerje tė transplanteve tė paligjshme tė veshkave.

    Moshe Harel ėshtė cilėsuar si “truri” i trafikut tė organeve, sė bashku me njė kirurg izraelit me mbiemrin Shapiro.

    Ky i fundit ishte shfaqur nė Shkup nė vitin 1999 dhe mjekėt lokalė i ofruan bashkėpunim nė transplantimin e veshkave.

    Nė mesin e tė dhėnave mbi trafikimin e organeve, kėtė herė nė Shqipėri, ėshtė edhe njė llogari bankare e hapur nė maj 2000 pėr futbollistin Ervin Ohri nga Tirana.

    Dosja e Prokurorisė pėr Krimet e Luftės nė Serbi thotė se Ervin Ohri kėrkoi donatorė pėr tė bėrė njė transplant veshkash nė Milano, kėshtu qė ai hapi njė llogari bankare nė Bankėn e Kursimeve nė Tiranė.

    Dosja e Prokurorisė serbe pėr Krimet e Luftės pėrmban njė kapitull tė veēantė mbi rastin e sė ashtuquajturės "shtėpi e verdhė".

    Nė tė ndodhet njė raport mbi hetimet mjeko-ligjore nė fshatin Rripė tė Burrelit.

    Ky raport ėshtė cilėsuar si kritik, pasi provat nė 'shtėpinė e verdhė' janė gjetur me refuzimin e autoriteteve shqiptare dhe UNMIK-ut.

    Nė kėtė raport, pėr tė cilat Prokuroria serbe pėr Krime Lufte thotė se erdhi nga burime 'informale', gjenden fotot e disa medikamenteve tė gjetura nė shtėpinė e verdhė, qė lėnė tė hapur mundėsinė qė aty tė jenė kryer ndėrhyrje kirurgjikale.

    Megjithatė, nė hetimin e Prokurorisė serbe nuk janė tė listuar personat qė mund tė jenė implikuar nė kėto operacione.

    Nė njė retrospektivė tė shkurtėr tė ēėshtjes, prokurori pėr krime lufte nė Serbi, Vukēeviē, tha se 'nga burime shumė tė besueshme' kanė arritur nė pėrfundimin se pėr zbardhjen e kėsaj historie janė pėrfshirė edhe dy persona tė tjerė.

    Hetimi i mėtejshėm zbuloi se dy njerėz, tė cilėt ishin nė vendin e ngjarjes, po kryenin tė njėjtat veprime si hetuesit, edhe pse nuk ishin tė tillė.
    VETEVERTETA E VETVENDOSJES ESHTE VETEFUNDOSJA

  14. #34
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Zyra Ago: Mė hoqėn veshkėn, doktori iku mė pas nė Kosovė

    Zbardhen dėshmitė nė gjykatė. Bajram Ago: Doktor Kastriot Dautajn e akuzoj pėr shitjen e veshkės

    Korrupsioni i “bluzave tė bardha” vazhdon tė mos ndėshkohet nga drejtėsia. Megjithėse shumė individė, pėrfshirė kėtu edhe pacientė tė gjymtuar apo tė masakruar gjatė operacioneve denoncojnė pėr abuzime, marrje ryshfetesh e deri tek trafikimi i organeve, gjykatat tona vazhdojnė tė japin pafajėsi pėr tė akuzuarit. Gazeta “Shqip” ka siguruar vendimin e Gjykatės sė Tiranės pėr gjyqin ndaj doktorit Kastriot Dautaj, ku janė tė pasqyruara dėshmitė e tė dėmtuarve, e tė akuzuarve dhe kėrkesat qė janė bėrė nė gjykatė. Megjithėse prokuroria paraqiti dėshmitarė qė akuzonin kėtė mjek pėr marrje ryshfeti, paraqiti pėrgjimet dhe vėzhgimet ambientale, gjykata nė fund dha pafajėsi. Vėzhgimi i gazetės nuk konsiston nė analizėn ligjore tė kėtij vendimi si dhe pafajėsinė e kėtij tė akuzuari, por pasqyron dėshmitė rrėqethėse tė pacientėve dhe tė afėrmve tė tyre.

    Rasti i Zyra Agos

    Njė ndėr rastet qė ka shokuar opinionin publik ka qenė denoncimi qė bėri nė media Zyra Ago, e cila pretendonte se mjeku Kastriot Dautaj i kishte hequr veshkėn dhe ia kishte trafikuar nė Kosovė. Sipas vendimit tė gjykatės, ngjarja daton nė muajin maj tė vitit 2002, kur Dautaj, pas konsultės qė i ka bėrė pacientes Zyra Ago, ka vendosur ta operojė nė spitalin shtetėror. Pas pėrfundimit tė operacionit, familjarėt pretendojnė se i kanė dhėnė 30 mijė lekė doktorit. Mė vonė, Zyraja ka konstatuar se gjatė operacionit tė kryer asaj i ishte hequr njėra nga veshkat dhe se pėr kėtė fakt ajo nuk ishte vėnė nė dijeni nga mjeku. Kėtė fakt e konfirmon edhe bashkėshorti i saj, Bajrami, i cili ka dėshmuar nė prokurori se mjeku i kishte thėnė se kishte dalė mirė dhe i kishte hequr gurėt nga veshka. Nė vitin 2005, Bajram Ago ka marrė vesh se gruaja e tij nuk kishte veshkė fare dhe pėr kėtė e kanė takuar pėrsėri tė pandehurin nė Tiranė. Nė seancė gjyqėsore, gjykata ka pyetur Zyra Agon. “Mjekun Kastriot Dautaj e kam njohur nė vitin 2002, tek spitali nr.2, Tiranė. Jam paraqitur pėr eko nė veshka. Pasi u konsultuam, doktori tha se veshka ime ishte nė funksion dhe kishte gurė, tė cilėt do t’i shkatėrronte me goditje. Mjeku mė tha se ndėrhyrjen do e bėja nė klinike private. Nuk pranova dhe jam shtruar nė spital dhe tė nesėrmen jam operuar. Pasi kam dalė nga salla, jam pėrmendur nė darkė, motra ime mė ka nxjerrė gurėt, bashkė me pirografinė ku thuhej qė veshka ishte shumė mirė. Pas 6 ditėve kam dalė nga spitali. Gjatė kėtyre ditėve mjeku nuk ėshtė interesuar fare pėr mua, e as tė mė pyeste si isha me shėndet. Nė spital mezi mė kanė dhėnė fletėdalje, pasi nuk kishte e nuk ishte mjeku i cili pasi me operoi mua iku direkt nė Kosovė. Ndenja nė Tiranė tek motra e jam paraqitur pas dy javėsh me trombozė nė kėmbė. Pasi e kėrkuam disa herė me kėmbėngulje mjekun Kastriot Dautaj, ai erdhi pas dy ditėve e mė tha: tė kaluara. Jam paraqitur nė spital pas tre vitesh pėr probleme nė kėmbė dhe mjeku mė tha qė nuk e kisha veshkėn tė operuar, por tė hequr. Shumė e mėrzitur shkova tek doktor Kastriot Dautaj e i them pėr heqjen e veshkės. Ai mė tha: Jo problem, gjysma e shqiptarėve janė me njė veshkė”, - dėshmoi Zyra Ago.

    Nė gjykata ka dėshmuar edhe bashkėshorti i saj, Bajrami, i cili tha se: “Nė vitin 2005 e morėm vesh se gruaja nuk kishte njėrėn veshkė dhe tė ēuditur e tė mėrzitur e ēuam ēėshtjen nė prokurori, por prokurori e pushoi ēėshtjen. Mė vonė gruaja e bėri ēėshtjen publike dhe erdhėn pėrsėri prokurorėt nė shtėpi ku kanė pyetur gruan time. Kur e pyetėm personalisht doktorin pse nuk na kishte thėnė pėr heqjen e veshkės, ai na ėshtė pėrgjigjur se, ju kam thėnė. Kjo gjė nuk ekziston e shkruar apo e regjistruar nė asnjė vend. Unė nė vitin 2008 e akuzova pėr heqje veshke e pėr shitjen e saj nė Kosovė, vetėm pėr kėtė e kam akuzuar dhe e akuzoj, dhe kėtu pėr kėtė kam ardhur tė dėshmoj”. Megjithatė, nė gjykata u paraqit dhe vendimi pėr pushimin e procedimit penal me numėr 2050, qė kishte tė bėnte me hetimet pėr shitjen e veshkės nė Kosovė.

    Vdekja e Flamur Metushit

    Mjeku Kastriot Dautaj ėshtė hetuar dhe gjykuar edhe pėr rastin e vdekjes sė Flamur Metushit. Ai ėshtė denoncuar nga vėllai i viktimės, Ylli, i cili pohonte se Kastriot Dautajn e akuzonte pėr moskryerje tė detyrės sė mjekut. “Vėllai im, Flamur Metushi ka qenė i shtruar nė spitalin ‘Nėnė Tereza’ nga data 26.11.2003 deri mė datė 05.12.2003, ku ėshtė operuar nga Kastriot Dautaj duke hequr njė veshkė me tumor. Ky kirurg, pas operacionit nuk e dėrgoi masėn tumorale pėr biopsi. Gabimi i mjekut rezultoi fatal, mbas njė viti vėllai im vdiq. Kastriot Dautaj mori dhe 300 euro pėr kėtė operacion. Kėrkoj qė ai tė ndiqet penalisht pėr moskryerje tė detyrės sė mjekut”, - tha Ylli Metushi. Dėshmitarja Mimoza Metushi, bashkėshortja e viktimės, pasi tregoi vuajtjet nė familjen e saj, tha se tek dhoma e operacionit dhamė 300 euro dhe doktori u tha qė unė dal garant pėr operacionin. “Lekėt, doktorit ja dha Ylli Metushi, kunati im, sipas bisedave tė njerėzve nė spital dhe i kemi dhėnė tek dhoma e doktorit pas operacionit, nė katin e dytė”, - tha Mimoza. Edhe Ylli Metushi tha se, “shumėn e lekėve ja kam dhėnė sipas thėnieve tė njerėzve nė spital”. Megjithatė, gjykata ka ēmuar se mjeku Kastriot Dautaj nuk u ka kėrkuar ndonjė shumė parash familjes Metushi.

    Gazeta-Shqip
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Trafikimi i organeve, EULEX: 7 kosovarė nė hetim

    Prokurori i Bashkimit Evropian ka shtuar mė tepėr akuza kundėr shtatė kosovarėve lidhur me njė skemė tė trafikimit ilegal tė veshkėve, derisa ka shfaqur pretendime se tė dyshuarit kryesorė ishin konsultuar me zyrtarė tė lartė qeveritarė pėr planet pėr tė kryer transplantime, raporton agjencia AP nga Prishtina.
    Ky ėshtė njėri nga rastet mė tė njohura tė skandaleve me trafikim tė organeve, qė ka ndodhur nė Ballkan nė vitet e fundit, dhe nė akuzat e shtuara, pėr tė parėn herė, prokurori pretendon pėr njė lidhje ndėrmjet tė dyshuarve nė grupin e transplantimit dhe zyrtarė tė nivelit tė lartė tė Kosovės.
    Tė dyshuarit, pėrfshirė edhe ish zyrtarin e Ministrisė sė shėndetėsisė sė Kosovės, Ilir Rrecaj, janė tė dyshuar se kanė pėrfituar afro njė milion dollar nga kjo skemė, nė periudhėn 2008-2009.
    Tė shtatė tė akuzuarit i kanė hedhur poshtė akuzat.
    Prokurori i EULEX-it, Jonathan Ratel, nė aktakuzėn e zgjeruar dje, tė cilėn agjencia AP thotė se e ka nė disponim, thekson se tė dyshuarit i kanė nxjerrė veshkėt nga donatorėt e varfėr, pėrfshirė turqit dhe rusėt, tė cilėt ishin joshur me premtime financiare.
    Marrėsit e veshkėve ishin njerėzit nga Izraeli, Kanadaja dhe Gjermania, qė kishin paguar deri nė 100 mijė dollarė pėr transplantim. Pretendohet se janė kryer sė paku 48 transplantime tė veshkėve.
    “Kėto plane, shqyrtimet dhe pėrgatitjet...pėrfshinin konsultime tė pėrsėritura dhe disa takime me zyrtarė tė lartė nė Qeverinė e Kosovės”, thuhet nė aktakuzė, siē transmeton Evropa e Lirė.
    Associated Press mėtutje raporton se transplantimet e organeve nė Kosovė janė tė ndaluara.
    Nė aktakuzėn e zgjeruar theksohen edhe lėndimet e rėnda trupore, mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve./Indeksonline
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pikat e bardha (formacionet dhjamore).
    Nga Mina nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2008, 12:00
  2. Skulpturat antike nuk ishin tė bardha
    Nga Zemrushja nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-10-2007, 08:17
  3. Centum primus singuli semel
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 176
    Postimi i Fundit: 12-03-2005, 20:16
  4. Kush ėshtė ai burri me rroba tė bardha ?:)
    Nga Eagle nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-05-2003, 17:14
  5. Pse Delet E Bardha Hane Me Shume Bar Se Te Zezat?
    Nga ABIGAIL nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2003, 16:58

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •