Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 35
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,636
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    SHISH: Shqiptaret te implikuar ne trafikun e organeve

    Nga Roland Qafoku

    Trafik klandestinesh. Trafik droge. Trafik armesh. Trafik prostitucioni. Listes me rime krimesh mafioze, se fundi i shtohet edhe trafiku i organeve te brendshme. I anatemuar pak vite me pare ne media, tani eshte shteti ai qe pranon se bota perreth, “ushqehet” me organet e femijeve te varfer shqiptare. Oficere te Sherbimit Informativ Shteteror ne Korēe, kane zbuluar se fundi se kater femije te trafikuar ne Greqi, jane perdorur per t’u marre organet ne klinika ballkanike, goxha te specializuara ne kete fushe. Edhe me i frikshem behet ky hetim, kur mesohet se, nje nga viktimat, eshte edhe nje femije 2 vjeē, qe i perket ēiftit Myrtezai, organet e te cilit tani, kushedi se ne ē’trup pasaniku punojne per ta rinuar ate. Kesaj kronike tejet te zeze i shtohet edhe itenerari qe ndjek ky lloj krimi. Ai prek vendin e orgjines, Shqiperine, me tej Greqine, Turqine, Bullgarine e Maqedonine. Kaq mjafton, qe i gjithe shteti te ngrihet ne kembe. Te evidentoje te gjitha rastet e dyshuara. Te nise hetimet per te zbuluar se nga e ka zanafillen, kush e drejton dhe kush e perkrah. E nese kete here, e ka seriozisht, atehere, doemos duhet te ktheje koken prapa per ca dosje, kapaket e te cilave jane mbyllur ne menyren me misterioze. E thene me fjale te tjera, deri tani ato llambushka te ndezura ne media lidhur me kete trafik, jane shuar po nga ky shtet. Kesisoj, nuk duhet lejuar gabimi i vitit 1998, kur nje skandal i ngjashem, u tret si kripa ne uje. Nje varrmihes, ne Shish Tufine, zbuloi se arkivolet e bebeve te vdekura mberrinin bosh nga materniteti. Prokuroria nisi nje nga hetimet me te bujshme, ndersa varrmihesi mbase nuk e di akoma se “fama” e krimit te zbuluar prej tij, mberriti edhe ne Evrope. Aq sa nje shpure gazetaresh mesyne diten tjeter ne redaksite e gazetave shqiptare, per t’iu bashkuar zerit te korit, se ishim perballe nje mafieje me jaka te bardha. Por, ēudite ne Shqiperi, zgjatin me pak dite se rregulli. Eliza Possco, nje eurodeputete italiane, mberrin ne Tirane per te marre informacion rreth skandalit, por kthehet prapa, duke iu thene se ato qe shkruhen ne gazeta, nuk jane te verteta. Dhe, me nje vendim absurd, ēeshtja penale u mbyll e shoqeruar me postulatin stampe: “nuk ka elemnte te vepres penale”. Nderkohe, prokuroria nuk u sensibilizua, edhe kur ne media u shkrua se, ne Shqiperi ka klinika ku behen transplante ilegale. Nuk u sensibilizua, as edhe kur dy femije, njeri 8 dhe tjetri 11 vjeē, u shkruanin nga Greqia nga nje leter prinderve ne Shqiperi, se i kishin trafikuar, pa ditur me pas, se ku ndodhen. Nuk u sensibilizua as edhe kur nje femije tjeter ne Elbasan, me emrin Flamur, tregonte perpara kamerave shenjen e operacionit qe i kishin bere dhe i kishin marre nje veshke. Te gjitha keto fakte mjaftonin per te nisur nje hetim teresor, per te gjitha keto raste te harruara me, apo pa dashje. Ka edhe nje arsye tjeter, qe shteti te tregohet me fin ne kete hetim. Trafiku i klandestineve, ai i droges dhe i prostitutave, nuk kerkojne njerez shume te specializuar. Mjafton t’i ndjekesh dhe te kesh vullnet e ndershmeri. Ndersa, trafiku i organeve eshte i vendosur mu perballe mjeshtrave te bisturive, perballe shefave e shoqatave biresuese e, mbi te gjitha, perballe nje bashkepunimi perfekt. Te ndodhur perballe krimit te jakave te bardha, pergjigjja duhet te jete me te njejten monedhe e me te njejtin nivel. Fundja, kjo eshte beteja e vertete.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,367
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime
    Alba pershendetje.

    Ja cfar shteti kemi:

    --------g 55 ----

    Pėr njė gozhdė shkelet Kushtetuta e RSH-sė

    Nga Besnik VELAJ

    Fjala nuk ėshtė pėr njė qėndrim formalitet zyrtar tė radhės por ėshtė pėr njė pozicion tė detyruar qė duhet tė mbajnė tė zgjedhurit e pushtetit lokal. Vlera rritet se tė zgjedhurit janė nė krye tė proceseve transformuese tė shoqėrisė. Dy prej tyre si kryeqytetarė tė Vlorės janė Kryetari i Bashkisė Niko Veizi dhe kryetari i Kėshillit tė Qarkut, Bashkim Habili se prefekti Shpėtim Gjika qėndron nė sfondin e tyre. Nė Vlorė a nuk ndodh shpesh qė Prefektet shkarkohen dhe emėrohen me njė tė rėnė tė ziles sė telefonit...? Para 6 muajsh nė zyrat e tyre tė gjithė qytetarėt qė kanė hyrė e dalė pėr punė tė ndryshnme kanė parė tė varur portretin e ish -presidentit Meidani nė njė "gozhdė" tė madhe qė perpendikularisht binte mbi fundin e kurrizit tė dy zyrtarėve dhe jo mbi fytyrėn e ish-Presidentit steril. Tė gjithė e pamė se ē'ndodhi por ē'po ndodh akoma e mėsuam tani qė Vlora prapė do tė shkojė nė zgjedhje lokale... Ndodhi njė reaksion, molekulat politike tė ish-fizikantit politikan, goditėn njėra tjetrėn si nė lėvizjen "brovniane" qė nuk e mbushi dot mendjen e "masave" pėr njė karrige tė dytė. Demokracia konsensuale s'ia plotėsoi dot dėshirėn Meidan Rexhepit. E ndoqėn iku.... mirė bėri qė iku! Niko Veizi, Bashkim Habili dhe presidenti i ri, Alfred Moisiu. Po tė ishin gjykuar iniciativat reformuese nė politikė, ekonomi tė PD-sė, Presidentit konsensual nė ndihmė tė Pozitės do t'i kishin ēuar njė mesazh popullit tė Vlorės se pėr tė ardhmen shumė shpejt do tė zbutet kriza e mungesės sė dritave, ujit papunėsisė, varfėrisė, shtrenjtėsisė sė madhe tė ushqimeve tė shportės qė i ka dalė fundi. Nga bindja e verbėr dashuria nostalgjike pėr ish-Presidentin steril, akoma nė zyrat e tyre... akoma s'i kanė vendosur simbolet kombėtare. A nuk ėshtė ky njė qėndrim i kalcifikuar i shkėputjes nga populli? Kėtu e ka vendin dhe pika kulminante kur atasheu Tregtar i Ambasadės Austriake i shoqėruar nga pėrfaqėsues tė ndryshėm tė kompanive qė duan tė investojnė bėri njė vizitė nė Vlorė... u prit nga dy kryeqytetarėt e parė tė Vlorės. Pala mike me njė profesionalizėm tė spikatur, diplomaci tė kohės nderoi mikpritėsit. Mikpritėsit u ndodhėn nė udhėkryq. Mungonte Stema e Republikės sė Shqipėrisė me shqytėn, fushėn e kuqe me shqiponjėn dykrenare nė mes, pėrkrenarja e Skėnderbeut nė krye tė shqytit me ngjyrėn e artė. Pala mike mbeti nė mėdyshje me palėn e pozitės qė ka pushtetin. Pa qartėsuar njėri tjetrin pala mike pėrmendi emrin e nderuar tė presidentit Moisiu . Nė funksion tė kėsaj sytė u ngritėn lart por gozhda e madhe ishte hequr. Nė mur kishte mbetur njė "vrimė" e gozhdės sė Nastradinit. A e kuptojnė zotėrinjtė Niko Veizi, Bashkim Habili se jemi nė njė sistem tjetėr nė njė shoqėri pluraliste qė fotografia e presidentit Moisiu ėshtė e Kryetarit tė Shtetit dhe pėrfaqėson nitetin e Popullit? Iku koha e gozhdės Meidanit qė mbyllte "vrimėn" e halleve me gėnjeshtra. Po ku mbyllen dot gjithė ato vrima 60- vjecare nga ushtallarė qė u ka humbur ēekani i kovaēanės me usta Xha Pilon dhe kryeusta Hasanin?


    ------------nga gaz 55 --------

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,367
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime
    g 55


    ---------

    Mjerimi dhe krimi, binomi i suksesit tė qeverisjes socialiste nė Mat!!

    Fillimshekulli 21-tė i gjen Matin dhe matianėt tė harruar, tė nėpėrkėmbur tė varfėr sa mė s'ka! Mė vijnė nė mendje vargjet e tė madhit Migjen "Kafshatė qė s'kapėrdihet asht or vlla mjerimi, Kafshatė qė t'ngel n'fyt e t'zė trishtimi". Njerėz ! Sa shumė njerėz qė rrojnė me shumė pak lekė. Aq pak sa mezi blejnė njė thes miell, sepse kaq u jep ky shtet. Theksojmė se nė Mat rreth 60 pėr qind e familjeve trajtohen me ndihmė ekonomike qė marrin mesatarisht 2100 lek nė muaj. Mendo i dashur lexues sikur njėrit nga kėta njerėz t'i shkonte ndėrmend dhe tė guxonte tė ftonte kryeministrin pėr nga njė kafe e nga njė "xhoni" nė Rogner", nuk do tė mbeteshin nė xhep as lekėt pėr tė paguar udhėtimin me furgon. Jo vetėm Mati por edhe Bulqiza e Dibra janė nė tė njėjtėn gjendje. Papunėsia ėshtė nė shifra alarmante. 60 pėr qind e forcės aktive ėshtė e papunė. E vetmja rrugė e tė rinjve ėshtė kurbeti. Janė dhjetėra djem tė kėtij rajoni qė ju kanė humbur eshtrat nė humnerat e maleve tė Greqisė dhe nė thellėsinė e ujėrave tė Otrantos. Sipas statistikave qė disponojnė forumet rinore tė Partisė Demokratike janė 57 pėr qind e tė rinjve qė kanė emigruar, sepse nuk kanė asnjė shpresė kėtu nė vendin e tyre. Kjo ėshtė njė shifėr alarmante dhe e dhimbshme, e bėn tė tillė edhe fakti qė pjesa dėrrmuese e tyre janė me arsim tė mesėm e tė lartė. E si tė mos jetė kėshtu kur nė uzinėn e Ferro Kromit nė Burrel nė vitin 1996 punonin 600 punonjės me pagė qė varionte nga 16 000 - 30 000 lekė tė reja. Sot ėshtė e mbyllur dhe abandonuar plotėsisht dhe nuk punon askush nė to. Minierat e kromit nė Krastė, Thekėn, Batėr, Cėrujė e Bulqisė ku kanė qenė tė punėsuar disa mijėra punėtorė, teknikė e inxhinierė dhe qė me prodhimin e tyre kanė mbuluar 62 pėr qind tė eksportit kombėtar pėr 30 vjet rresht. Sot kėt; miniera janė nė kufijtė 5 - 7 pėr qind tė prodhimit tė tyre. Po ju sjell vetėm njė fakt nga viti 1958-1988 nga prodhimi i kėtyre minierave ka pėrfituar shteti rreth 30 miliardė dollarė. Qarku i Dibrės ka njė fond shumė tė pasur tė tokės arė, i cili nė masėn mė tė madhe ėshtė lėnė djerrė, si rezultat i politikave agrare diskriminuese tė ndjekura nga Xhuvelėt e qeverive socialiste nė kėta 7 vjet tė sundimit tė tyre. Pasuria pyjore e rajonit, nga mė tė mėdhatė nė Shqipėri ėshtė keqmenaxhuar e keqshfrytėzuar saqė masive tė tėra tė aheve e pishės janė zhdukur dhe sic thotė populli i kėtyre zonave:"janė kthyer nė tokė pėr patate". Sipas njė statistike thuhet se 42 pėr qind e kėsaj pasurie tashmė nuk ekziston mė.

    Por pas gjithė kėsaj panorame tė trishtė e tė dhimbshme sa s'bėhet, nė krye tė radhės si njė lak nė fyt qėndron krimi e terrori. Nė Burrel tashmė janė kthyer vjedhjet, grabitjet, shpėrthimet e tritolit, krismat e deri tek telefonatat kėrcėnuese ndaj opozitės. Kėto tė gjitha nė harkun kohor tė 10 ditėve. Por shteti hesht. Organet e policisė, ato tė prokurorisė dhe gjyqėsori nuk reagojnė, a thua se tė gjitha kėta ndodhin nė Somali.

    Ata qė reagojnė janė partitė e opozitės tė cilat me njė zė dėnojnė gjendjen ku ndodhemi dhe drejtojnė gishtin mbi shtetin -pėrgjegjės. Deklaratėn po e botojmė tė plotė.

    ....g 55 ...

  4. #4
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Mosha
    33
    Postime
    982
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Alba shkrimi qe ke sjelle eshte vertete rrenqethes, dhe akoma me te rende e ben fakti qe rastet e evidentuara jane vetem maja e aisbergut sepse duke qene krim ai zhvillohet ne ilegalitet.

    Une mendoj se shtypi dhe shoqeria jane bashkfajtore perderisa nuk ngrihen te kerkojne me force mbrojtjen e te drejtes me themelore...te drejten per jeten.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,367
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime

    Zbulohet rrjeti i trafikimit te organeve

    gsh

    --------

    MJEKU TRAFIKANT MIK I ANDROPULOS

    Trafiku i organeve, klinika nė Shkup
    SHISH zbulon mjekun shqiptar tė implikuar nė rrjet


    --------------------------------------------------------------------------------

    Granit Sokolaj


    TIRANE

    Trafiku i organeve shtrihet edhe nė Maqedoni. Kjo ėshtė bėrė e ditur nga burime zyrtare tė Shėrbimir Informativ Shtetėror (SHISH), tė cilat janė duke investiguar lidhur me kėtė fenomen. Sipas burimeve nga ky institucion, ėshtė zbuluar se njė nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė mjekut grek tė akuzuar pėr trafik organesh, Fotis Andropulos, ėshtė njė mjek maqedonas me origjinė shqiptare, me banim nė Shkup. Po nė kėtė qytet ai ka edhe njė klinikė private. Tė njėjtat burime kanė sqaruar se listės sė rrjetit tė grekut Andropulos i ėshtė shtuar 40-vjeēari N.Z. i specializuar si mjek internis (i sėmundjeve tė bren-dshme). Ndonėse nuk thuhet ende se cili ėshtė aktiviteti i tij konkret nė kėtė rrjet, dhe kjo pėr sekret hetimi, mjeku shqiptaro-maqedonas ėshtė parė disa herė nė shoqėri tė Fotis Andropulos, kur ky i fundit ka "vizituar" Maqedoninė. Sipas tė njėjtave burime, mjeku shqiptaro-maqedonas, i cili kishte nė pronėsi tė tij edhe njė klinikė private, i identifikuar nga njerėz tė SHISH-it, luante rolin e gjetjes sė klientėve qė kishin nevojė pėr transplant organesh. Pėr kėtė, ata do tė paguanin shuma tė mėdha tė hollash pėr tė mbrojtur jetėn e tyre. Por, mendohet se 40-vjeēari N.Z. gjente edhe klientė tė cilėt i dėrgonte direkt nė klinikėn private tė grekut Fotis Andropulos. Tė njėjtat burime nga shėrbimi sekret kanė sqaruar se mjeku shqiptaro-maqedonas ėshtė specialuar nė profilin e tij nė Gjermani. Pikėrisht aty mendohet se ka kontaktuar me rrjetin e trafikut tė organeve, i cili i sillte fitime tė majme dhe tė menjėhershe. Gjithashtu, pėrpara se Andropulos tė "vizitonte" Shqipėrinė, mėsohet se nėn shoqėrinė e mjekut maqedonas ka bėrė njė ndalesė nė njė prej klinikave mė tė njohura nė Maqedoni, pėr sėmundjet e veshkave, qė ndodhet midis Strugės dhe Ohrit. Por, gjithsesi, burime tė SHISH-it kanė bėrė tė ditur se numri i pjesėtarėve dhe bashkėpunėtorėve tė kėtij rrjeti ėshtė shumė mė i madh. "Duket se mjeku grek Fotis Andropulos dhe bashkėkombasi i tij, Harallambros Katatathana, kanė shtrirė tentakulat e rrjetit tė tyre nė tė gjithė rajonin, thonė burimet e hetimit tė kėsaj ēėshtjeje", kanė thėnė tė njėjtat burime.
    Trafiku i fėmijėve nė qarkun e Korēės ėshtė zbuluar krejtėsisht nė vititn 2002. Nė kėtė periudhė kanė nisur edhe denoncimet e para, tė cilat mė pas janė pasuar edhe me arrestime. Kėshtu, dy veta janė arrestuar nė Pogradec e dy tė tjerė nė Korēė, nėn akuzat e trafikut tė fėmijėve. Pak mė vonė nė dritė ka dalė edhe emri i mjekut grek Andropulos, i cili akuzohet zyrtarisht pėr zhdukjen e njė fėmije rom nga Korēa, i cili kishte lindur nė klinikėn e tij nė Greqi.


    Mjekun grek tė trafikut e denoncoi viktima Donika Ajdini

    Njė grua nga Korēa ka zbuluar tėrėsisht trafikimin e fėmijėve nė Greqi, pėr birėsim ose trafik organesh. Bėhet fjalė pėr Donika Ajdinin, e cila e "ndihmuar" nga Nazmi Kreka ka lindur nė klinikėn e grekut Fotis Andropulos. Kėtė tė fundit Ajdini e denoncoi pėr zhdukjen e foshnjes sė saj. "Kur linda nė klinikėn e tij mė thanė se fėmija ka vdekur, ndėrsa pėr tė mė ngushėlluar mė dhanė 100 mijė lekė", ka thėnė para prokurorėve Donika Ajdini, sė cilės i ishte zhdukur fėmija. Ajo ishte e vetmja qė denoncoi publikisht, duke nxjerrė nė skenė edhe emrin e mjekut trafikant. Pas akuzės nga Donika Ajdini, Andropulos, bashkė me mikun e tij Harallambros Katatathana, ka mundur tė gjejė strehim nė Francė. Ai ėshtė strehuar me identitet tė rremė. Bashkė me Andropulos, Ajdini ka denoncuar si bashkėpunėtorė tė tij nė trafik edhe Nazmi Krekėn dhe Floresha Hoxhėn, tashmė tė dėnuar, respektivisht me nga 20 dhe 15 vjet heqje lirie.


    Botimi i raportit italian pėr trafikun intensifikoi hetimet

    Gazeta Shqiptare botoi e para raportin e Ministrisė sė Brendshme italiane, i cili tregonte pėr shtrirjen e aktiviteteve tė trafikantėve tė foshnjave. Menjėherė pas botimit tė kėrij raporti, i cili thoshte se mjeku grek i kėtij trafiku, Fotis Andopulos, nė bashkėpunim me tė tjerė po ndėrtonte klinika nė Fier e Durrės, nisėn hetimet intensive dhe kontrollet. Policia kontrolloi tė gjitha klinikat private nė Fier dhe ndėrtimet qė ishin tė papėrfunduara, por nuk zbuloi ndonjė gjė konkrete. Kėshtu ndodhi edhe nė Durrės. Ndėrsa Prokuroria e Korēės dhe SHISH-i intensifikuan hetimet. Si rezultat i kėtyre hetimeve ėshtė bėrė i mundshėm edhe zbulimi i mjekut shqiptaro-maqedonas nga Shkupi, i cili akuzohet se ėshtė i pėrfshirė nė kėtė trafik. Madje, sipas burimeve, ai ėshtė njė ndėr bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė grekut Andropulos.

  6. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    31
    Postime
    2,080
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Itali: Publikohet raporti mbi trafikun e organeve tė fėmijėve

    Ish-ministri, ne trafikun e organeve

    Ambasada e Greqise ne Tirane dergoi ne policine e Selanikut, nje raport sekret per rrjetin heleno-italo-shqiptar te transplantit te femijeve. Pohimi trondites: "Te vegjelit nga Tirana, vriteshin dhe organet e tyre, me ane te bagazheve diplomatike te zyrtareve shqiptare, dergoheshin ne Itali e Greqi". Te dhena rrenqethese per arkivolet e zbuluar bosh ose me femije te copetuar. Pohimi i ambasades dhe reagimi i ministrise se Shendetesise

    Edison KURANI

    TIRANE - Nje minister shqiptar si dhe disa diplomate, jane kyci i veprimtarise kriminale te nje grupi mjekesh dhe sekseresh nga Italia, Greqia dhe Shqiperia qe vriste dhe me pas shiste organet e femijeve kryeqyteas. Pohimi trondites eshte bere publik per here te pare zyrtarisht, dje ne nje raport "top secret" te Ambasades se Greqise ne Tirane. Ky raport, u zbulua nga e perditshmja me e madhe helene, "Ta Nea" (te Rejat), e cila e botoi ne faqen kryesore te dites se djeshme. Ne raport jepen detaje te shumta per skemen dhe pjesetaret e rrjetit te trafikut te femijeve shqiptare si dhe klinikat e dyshuara, ne Durres, Fier dhe Selanik. Drejtesia helene ne Selanik, eshte duke hetuar ne lidhje me dyshimet e trafikut te organeve te te miturve shqiptare, nga disa mjeke greke, shqiptare dhe italiane. Raporti, aktualisht ndodhet ne duart e autoriteteve te drejtesise ne Selanik. Ne te jepen hollesi te shumta ne lidhje me hetimet qe kane ndermarre policite shqiptare dhe italiane per trafikun e organeve te te miturve, me qellim transplanti. Sipas raportit, hetimi eshte kryer ne bashkepunim me autoritete te larta shteterore te Shqiperise dhe Italise.

    Ku gjendeshin viktimat

    Sipas te dhenave te raportit, pikenisja e trafikut te organeve te femijeve shqiptare eshte viti 1994. Viktima te ketij trafiku, ishin femijet ne Shtepine e Femijes ne Tirane. Por transplanti i organeve behej edhe te femijet e familjeve ne nevoje si dhe te mitur me aftesi te kufizuara mendore. Organet e tyre, transplantoheshin ne tre klinika, ne Fier, Durres, dhe ne nje qytet te Maqedonise Qendrore ne rajonin e Selanikut. Konkretizohet emri i nje mjeku helen, nje gjinekolog, por ai nuk eshte publikuar nga "Ta Nea". Gazeta thote se "mjeku grek, ne te kaluaren, i ishte nenshtruar masave administrative dhe ishte gjykuar, per shkelje te ndryshme".

    Arkivolet e boshatisur

    Raporti evidenton se pjesetaret e rrjetit te trafikut te organeve te te miturve, "rekrutonin" femije jetime si dhe nga familje "te keputura", kryesisht nga Tirana. "Te miturit, silleshin ne Greqi ne menyre klandestine, per t'iu nenshtruar operacioneve qe ne fakt ishin heqje e organeve me qellim shitjen e tyre te paciente ne pritje". "Por ne raste te vecanta, keto transplante kryheshin edhe ne Shqiperi, ne disa klinika te atjeshme", nenvizon raporti i ambasades helene ne Tirane. "Disa femije te Jetimores ne Tirane, u vrane ne vitin 1998. Por me kembenguljen e te afermve te tyre, arkivolet u hapen pasi ishin te gozhduar dhe ne te nuk u gjeten trupat. "Ne disa raste, u vertetua se arkivolet qe mberrinin nga Greqia ne Tirane, ishin bosh dhe kjo u zbulua prej te afermve te te miturve", nenvizon raporti. "Kurse ne raste te tjera, ne arkivole, femijet u pa qarte se i ishin nenshtruar operacioneve kirurgjikale".

    Ministri dhe diplomatet

    Si kreu i ketij rrjeti "monstruoz" te trafikut te organeve sic cileson "Ta Nea", permendet "nje mjek italian i cili eshte edhe pedagog i fakultetit te Mjekesise ne nje universitet vendas". Sipas raportit, "pedagogu italian, kishte krijuar lidhje me mjeke shqiptare dhe helene". Pedagogu italian paraqitet ne raport, si njeri qe kishte lidhje dhe bashkepunim me ish diplomate dhe ish qeveritare shqiptare. Keta te fundit, merrnin persiper transportimin e organeve nga Shqiperia ne Itali me bagazhe diplomatike sepse i shmangeshin ligjerisht kontrolleve. "Transportonin me ane te bagazheve diplomatike, qese me azot, ne te cilat ndodheshin organet njerezore", theksohet ne raport. Hollesite e evidentuara ishin vjelur nga autoritetet shqiptare dhe italiane gjate hetimeve te kryera. Ne raport shtohet se "megjithate nuk kane nisur procese gjyqesore ne lidhje me keto dyshime, per shkak se investigimi duhet te perfundoje edhe ne Greqi".

    Korcarja qe denoncoi trafikun

    Donika Hajdini, 40 vjece, nene e pese femijeve, banuese ne lagjen nr 4 ne Korce, denoncoi vitin e kaluar, tek autoritetet shqiptare se ishte paguar per te lindur nje femije ne nje klinike te Selanikut dhe ta jepte ate per biresim. Ky ishte edhe fillimi i investigimit qe coi ne zbulimin e trafikut te organeve, ben te ditur raporti i ambasades greke ne Tirane. Sipas hetimeve te pales shqiptare, ne raport thuhet se "personazhe qe implikohen ne keto biresime kane nje rol protagonist, ne trafikun e organeve te femijeve". Gruaja shqiptare, kishte marre nje paradhenie prej 715 euro nga pjesetare te rrjetit, per te lindur nje femije ne nje klinike te Maqedonise Qendrore. Vajza qe ajo lindi, u deklarua e vdekur dhe u shenua zyrtarisht si femija biologjik i gruas qe e "bleu". Ne vazhdim, sikurse behet e ditur nga hetimet, rrjeti nuk ia dha parate e tjera gruas lehone sipas marreveshjes paraprake. Ne te njejten kohe, "ndermjetesi" kerkoi ta bindte te lindte nje femije te dyte, per te njejtin qellim. Pas ketij denoncimi, u arrestua ne Korce, Nazmi Kreka dhe Floresha Hoxha te cilet u denuan me nga 18 e 15 vjet burg nga gjykata e Korces si dhe tre te tjere qe u akuzuan per shitje te femijeve te porsalindur dhe moren se bashku, 48 vjet burgim. Pas hetimeve ne lidhje me Hoxhen dhe Kreken, autoritetet policore ne Shqiperi, sipas raportit, arriten ne konkluzionin se ndodeshin perballe nje rrjeti te trafikut te organeve te femijeve, i cili e kishte bazen ne Itali.

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    31
    Postime
    2,080
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    "Raporti ekziston por nuk japim detaje"

    TIRANE - "Raporti ekziston por ne nuk kemi asnje koment te metejshem", eshte pergjigja e Ambasades Greke ne Tirane, lidhur me artikullin e botuar ne gazeten greke "Ta Nea". Sipas TV Klan, autoritetet e kesaj ambasade dje, nuk e mohuan lajmin duke pranuar se ekziston raporti i publikuar nga e perditshmja greke. Ambasada nuk mohoiqe te kene kryer hetime mbi trafikimin e organeve te femijeve. Ky raport sekret i Ambasades Greke ne Tirane eshte botuar ne gazeten "Ta Nea". Nderkohe, autoritetet shqiptare e mohojne ekzistencen e nje trafiku te tille. Dyshimi i pare mbi ekzistencen e ketyre klinikave eshte hedhur nga nje perfaqesuese e Malit te Zi ne Konferencen Nderkombetare "Lufta kunder trafikimit te Femijeve ne Evrope", zhvilluar ne Tirane, botuar ne gazeten "Korrieri" me 19 janar. "Femijet cohen ne nje klinike private qe eshte ne Shqiperi. Aty atyre ju hiqen organet, te cilat perdoren per transplantim. Me pas ato futen ne eter dhe nga Shqiperia transportohen ne vendet e tjera te Evropes", ka deklaruar mes konferences perfaqesuesja e grupit te Malit te Zi dhe Serbise. D.Xh

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,636
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Trafiku i organeve, klinika nė Shqipėri dhe Greqi

    Gazeta “Ta Nea” boton njė raport konfidencial tė Ambasadės Greke nė Tiranė pėr trafikun e organeve tė fėmijėve

    “Mė ‘98 u vranė fėmijė tė jetimores sė Tiranės. Organet janė ēuar nė Itali me valixhe diplomatike”

    Shekulli

    TIRANĖ- Rishfaqen nė “skenė” klinikat famėkeqe tė organeve njerėzore, edhe pse autoritetet shqiptare e kanė mohuar njėzėri ekzistencėn e tyre. Pas alarmit tė pėrhapur nga Komisioneri i Jashtėm i BE, Kris Paten, ėshtė gazeta greke “Ta Nea”, ajo qė ka botuar njė raport konfidencial tė Ambasadės Greke nė Tiranė, ku konfirmohet ekzistenca e tre klinikave tė transplantit tė organeve, nė Fier, nė Durrės dhe nė Selanik. Sipas kėtij raporti, viktima tė kėtij trafiku tė frikshėm janė fėmijėt e jetimores sė Tiranės, por edhe ata me tė meta mendore. Rrjeti qė merrej me trafikun e organeve tė fėmijėve shqiptarė pėrbėhet nga mjekė grekė, italianė dhe shqiptarė, tė cilėt po hetohen nga organet gjyqėsore tė Selanikut. Sipas raportit tė botuar nė “Ta Nea”, hetimet kanė filluar pasi Ambasada Greke nė Tiranė i ka dėrguar njė raport konfidencial qeverisė helene.
    Trafiku
    Sipas raportit tė mėsipėrm, hetimet janė kryer nga policia shqiptare dhe italiane, tė cilat i kanė kėrkuar autoriteteve greke hetime pėr kėtė ēėshtje. Viktima tė trafikut tė organeve janė tė miturit e jetimores sė Tiranės dhe fėmijėt me tė meta mendore. Trafiku i organeve tė fėmijėve ka filluar qė nė vitin 1994 dhe organizohej nė tre klinika transplanti, nė atė tė Durrėsit, tė Fierit dhe nė njė qytet tė Greqisė. Raporti qė gjendet nė duart e hetuesve grekė, sipas “Ta Nea”-s ėshtė pėrpiluar nga organet policore shqiptare dhe italiane. Ndėrkaq, drejtėsisė greke i kėrkohet qė tė hetojė dhe dėnojė personat e implikuar nė kėtė trafik ēnjerėzor. Nė raport pėrmendet emri i njė mjeku grek, i njohur si “doktor Frankenshtain”, i cili nė tė shkuarėn ėshtė dėnuar pėr birėsime tė paligjshme nga jetimoret.
    “Ta Nea” e cila citon raportin thotė se ndėrmjetėsit “peshkonin” mė sė shumti fėmijė me tė meta mendore tė familjeve tė varfra shqiptare. Kėta fėmijė dėrgoheshin ilegalisht nė Greqi, nėpėrmjet doganės sė Kapshticės apo kufirit greko-maqedonas.
    Jetimėt e Tiranės
    Siē cilėsohet nė raport, fėmijėt e jetimores sė Tiranės “furnizonin” mė sė shumti klinikat ēnjerėzore. Kėshtu, nė vitin 1998 u vranė shumė fėmijė pėr trafik organesh, ndėrkohė qė prindėrit e tyre i kanė gjetur arkivolet bosh, kur i kanė hapur. Raporti citon edhe raste kur trupat e tė miturve janė gjetur nėpėr arkivole, por nė to dalloheshin dukshėm shenjat e ndėrhyrjeve kirurgjikale. Kreu i kėtij rrjeti cilėsohet njė mjek italian, i cili kishte lidhje tė ngushta me mjekėt shqiptarė qė pėrfshihen nė kėtė histori si dhe me ata grekė. Mjeku italian cilėsohet si tepėr i fuqishėm pėr lidhjet e tij me ish-diplomatė dhe ish-anėtarė tė qeverisė shqiptare. Nė raportin qė Ambasada Greke nė Tiranė i ka pėrcjellė qeverisė helene thuhet se kanė qėnė pikėrisht njerėzit me pushtet ata qė transferonin organet nga Shqipėria nė Itali, nėpėrmjet valixheve diplomatike. Kėta tė fundit u shpėtonin kontrolleve doganore,edhe pse kishin me vete ēantat me azot, brenda sė cilave ndodheshin organet e fėmijėve shqiptarė.
    Hetimet
    Reagimet e autoriteteve shqiptare tė drejtėsisė pėr ekzistencėn e klinikave tė transplantit kontestohen nga raporti i pėrfaqėsuesve tė Ambasadės Greke nė Tiranė, i cili i cituar nga gazeta greke thotė se hetimet pėr kėtė rrjet ēnjerėzor trafiku janė kryer nė Shqipėri dhe nė Itali. “Raporti i Ambasadės Greke nė Tiranė pėrfshin informacionet qė mblodhėn nga organet hetimore shqiptare dhe italiane, pa u vėnė ende nė lėvizje proceset gjyqėsore kundėr personave qė emėrtohen, ndėrsa duhet tė bėhen edhe hetimet e nevojshme nė Greqi”,-thuhet nė gazetėn “Ta Nea”. Ndėrkaq, hetimet e tanishme janė pėrqendruar nė njė klinikė tė Selanikut, ku implikohen si tė pėrfshirė nė trafikun e organeve tė fėmijėve shqiptarė 8 mjekė grekė.



    12/05/2004
    Shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ALBA : 12-05-2004 mė 05:56
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    31
    Postime
    2,080
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Na mesoi edhe Europa:

    Alarmin e dha i pari Kris Paten

    Ne fund te muajit te kaluar, Komisioneri i Bashkimit Europian, Kris Pattenkerkoi nga qeveria shqiptare qe "te ndricohet rasti i nje klinike te dyshuar te trafikut te organeve ne Fier". Sipas komisionierit te BE-se, dyshohet se kjo klinike eshte marre me transplatim organesh te femijeve. "Komisioni Europian eshte ne dijeni se nje klinike ne Fier dyshohet te jete perfshire ne trafikimin e organeve te femijeve. shtoi z.Patten. E.K

  10. #10
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    31
    Postime
    2,080
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    ne shitjen e "mishit shqiptar" ngatrohen edhe te huajt:

    Te implikuar, 8 mjeke greke

    Kane nisur nderkohe hetimet ne rajonin e Maqedonise Qendrore ne Greqi, ne disa klinika dhe mjeke te caktuar, evidenton e perditshmja "Ta Nea". Sipas saj, "rezultojne te implikuar ne kete trafik tete shtetas helene, qe te gjithe, mjeke". Por persa i perket gjinekologut, ne raport nenvizohet se autoritetet policore, ishin paralajmeruar kurse mjeku ne fjale, qarkullonte ne Shqiperi, me pasaporte te falsifikuar dhe identitet te rreme. Ne kete rrjet, dyshohen te jene implikuar edhe kater mjeke shqiptare nga Durresi dhe Fieri si dhe pese "seksere" qe benin ndermjetesin ne trafikun e organeve. Sikurse theksohet ne raport, nje prej mjekeve shqiptare eshte njeri i afert i nje ish ministri shqiptar. Sipas raportit, "me pare u informuan autoritetet italiane te drejtesise pas ketij zbulimi dhe pastaj ato helene per shkak te zgjerimit te hetimit". Raporti perfundon me "faktin se pas kesaj, autoritetet shqiptare kerkuan bashkepunimin e drejtesise greke per te zbardhur plotesisht kete trafik". E.K

  11. #11
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    31
    Postime
    2,080
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Qeverija mundohet te mbuloj tragjedine e kryer mbi popullin tone:

    "Nuk ka asnje klinike organesh"

    TIRANE - Zevendesministri i Shendetesise, Eduart Harshova, perseriti dje deklarimet se "pas kontrolleve te ushtruara, nuk kemi gjetur asnje klinike pa license dhe qe te kryeje sherbime per te cilat nuk i eshte dhene licensa". "Kur doli fillimisht ky problem kam verifikuar vete, Fierin dhe Durresin dhe nuk kishte asnje klinike te tille", tha per "Korrieri"-n, Hashorva. Ne muajin mars nga Ministria u be nje kontroll i pergjithshem, per te gjitha subjektet private, por nuk u gjet asnje klinike qe punonte pa license, apo jashte kondicioneve per te cilen i ishte dhene licensa", tha Harshova, qe eshte njekohesisht dhe kryetari i Komisionit te Dhenies se Licensave. "Keto kontrolle, ishin te befasishme dhe nisen nga qyteti i Fierit e i Lushnjes, duke perfshire disa rrethe te vendit. Kontrollet perfshine klinika mjekesore, stomatologjike, laboratoret mjekesor, farmaci dhe depo farmaceutike, klinika okulistike. Ato konsistuan, ne pajisjen me license, ne plotesimin e kushteve higjeno-sanitare, pajisjes se plote me aparatura, stafit mjekesor". Ministria e Shendetesise, konkludon se "ne vendin tone, nuk ka asnje klinike qe merret me transplant organesh ne Shqiperi dhe per me teper nuk ekzistojne kushtet per te bere operacione te tilla ne Shqiperi e nga shqiptaret. "Ekziston ligji i vitit '97, i cili rregullon menyren e transplantimit te organeve si tek personat e gjalle ashtu dhe te te vdekurit. Megjithate persa i perket kirurgjise transplantive kirurgjia jone eshte ne fazen eksperimentale si per aplikimet ne lekure, ne kornene e syrit, apo ne fushen e ortopedise. Per sa i perket organeve te brendshme per kushtet e kirurgjise shqiptare nuk mund te flitet as per faze fillestare dhe as per aplikim konkret", deklaron Kryetari i Komitetit te Bioetikes Mjekesore, Sokrat Meksi. D.Xhoga

    Artikuj te mare nga Korrieri 12/06/04

  12. #12
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    31
    Postime
    2,080
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Mendohet qe deri tani te jen masakruar e pakta 509 femije Shqiptar me qellim qe organet e tyre t'i jepen njerezve me probleme shendetesore ne te gjitha shtetet e Bashkimit Europian. Kjo gje ndodh ketu e 10 vjet, dhe qeverija shqiptare akoma nuk po tregon shqetesimin e saj. Eshte me te vertet turp kombetar per ne, bashkeatdhetaret tan therren sikur te jen kafshe dhe qeverija jone i flet botes per "zhvillimin e vendit me permasa kolosale".

    Eshte turp per popullin tone te mesojme se behen kesilloj krimesh mbi ne dhe mos te ngrijme zerin tone. Eshte turp i madh per ne te lejm gjakpirresit te na udheheqin. Eshte turp i madh per ne te mos mendojme. Esht turp te durojme, dhe ti lejme te tjeret te na sillen sikur jemi skllever. Eshte turp per ne qe nuk ngrime krye. Ku vajti krenaria jone kombetare? A kemi ndonjecik krenari kombetare? A na dhimbsen ndonjecik ata qe vdiqen, dhe per te cilet nuk u derdh asnje lot, perkundrazi me gjakun e tyre u mbushen xhepa me lek? A flejme ne si popull a cfare bejme?

    (I lutem moderatoreve ta vejne kete teme, kryeteme.)

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    145
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Cfare eshte mundur dhe e pamundur ne bote(pse jo dhe ne Shqiperi)!
    Vendi yne i ka dyert e hapura per kedo, duke perfshire ketu me shume te keqijte, trafikantet, kriminelet, hajdutet etj, patjeter ne bashkepunim me te huajt ne dem te vendit te tyre, per interesat e vogla te xhepit te tyre dhe interesave te medha te te huajve.
    Por si ka mundesi qe nje vend si Shqiperia, per vendasit e saj eshte e paafte per mjekime qofshin te lehta apo ato te nderhyrjes kirurgjike nga me te veshtira?Menyre e vetme e sherimit te tyre eshte dergimi i pacienteve ne shtete te tjere si Greqia, Italia, Gjermania etj, pasi ne Shqiperi nuk ka kushte te pershtatshme si dhe personel mjekesor te afte, per nderhyrje kirurigjike.
    Po si mund te kryhen operacione te tilla sic eshte transplatim i organeve ne Shqiperi,gati po e parafytyroj si nje theretore bagetish, pre koken e hidhi ne thes?
    Ndoshta ketu faji me shume i bie familjarve nga shkaku i varferise, dhe nga mashtrimet se femijet e tyre te shitur do te kene fat te mire, ne familjet e ashtuquajtur "biresim", kjo ndikon ne imazhin e keq te nje vendi,sic eshte Shqiperia, ndoshta ky lajm ashtu si dhe rasti i hedhjeve te bombave keto dite ne Athine ben pjese ne planet e tyre afatgjata per te treguar se Greqia eshte gjithmon nje vend me drejtesi, dhe te keqinjte jane terroristat nese nuk egzistojne mund ti bejme ata, gjithmon i ka Shqiperia apo territori i saj, gje qe i jep mundesi qe greku ti kete hundet e zhytura ne cdo pune te Shqiperise.
    Puna i mbetet qeverise shqiptare dhe mjekesise sone per te zbardhur te verteten.

  14. #14
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,476
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    c'lidhje kane bombat e athines me traffikun e organeve, drejtesine greke dhe terrorizmin ?? bile bombat ne athine qene kunder interesave greke per siguri/m para-gjate-mbas olympiades, kete e dine dhe gomeret. kane aq lidhje sa kane vikinget me kinezet.

    Traffiku i njerezve eshte ne lulezim, kete e thone te gjitha statistikat, vecanerisht nga europa juglindore. Turp te gjitheve po mos harrojme qe eshte nje nga bussiness me fitimprurese qe po su luftua ne menyre klassike/ligjore as ka per te pushuar ndonjehere. po ajo po ti kishin dhene leket do ta kishte mbyllur e as kishte per te dale ne drite ndonjehere? kush e di cprobleme ka pasur dhe ajo e gjora, po sidoqofte, turp, turp, turp.
    ata qe jane per te denuar jane kafshet, vecanarisht ata me rroba te bardha qe kane marre dhe betimin e Ippokratit per ty sherbyer njerezve te semure, qe shfrytezojne varferine-injorancen nga nje ane dhe nevojen-deshiren per jete nga ana tjeter per te mbushur xhepat e tyre duke u futur ne mes. ishalla kalben atje ku do ti vene po kane ndermend ti vene, dhe pastaj le ti bejne leket dvd. peace.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  15. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Te rrenqethet mishi.

    Per cilin ish-minister e ka fjalen artikulli ne krye te temes?

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,636
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Njė nga mjekėt e njohur italianė, i pėrfshirė nė trafik, kishte lidhje me ish-diplomatė shqiptarė, tė cilėt merrnin pėrsipėr transferimin e organeve nga Shqipėria nė Itali nėpėrmjet valixheve diplomatike. Janė zgjedhur kėto valixhe, sepse i shpėtojnė kontrollit

    Artikulli i plotė i publikuar dje nga gazeta greke "Ta nea"

    Drejtėsia shqiptare, nė dijeni tė trafikut tė organeve

    Ish-diplomatė dhe ish-anėtarė tė qeverisė shqiptare, tė pėrfshirė nė trafikun e organeve

    Gjithēka ėshtė zbuluar pas denoncimit tė njė tė reje nė organet gjyqėsore shqiptare. Vajza kishte marrė si paradhėnie 715 euro nga organizata pėr tė lindur fėmijėn e saj nė njė klinikė nė Maqedoninė Qėndrore. Vogėlushja qė lindi u deklarua e vdekur dhe u shėnua si fėmijė normal i gruas qė e "bleu". Pas denonimit tė saj, u arrestua nė Shqipėri, ēifti i "ndėrmjetėsve" Nazmi Kreka dhe Floresha Hoxha si dhe tre persona tė tjerė tė cilėt tashmė vuajnė dėnime tė rėnda nė burgjet shqiptare

    Nė organizatė bėjnė pjesė gjithashtu edhe katėr mjekė shqiptarė tė klinikave nga Durrėsi dhe Fieri si dhe 5 persona tė tjerė qė vepronin si ndėrmjetės. Siē pėrmendet nė raport, njė nga mjekėt shqiptarė ėshtė i afėrm i ngushtė i ministrit tė Shqipėrisė.

    Kostas Kaduris

    Veprimtaria tregtare qė ka nė qendėr organe njerėzore tė hequra nga fėmijėt dhe ku janė tė pėrfshirė doktorė grekė, italianė e shqiptarė, po hetohet nga organet gjyqėsore tė Selanikut. Ky hetim vjen pas njė raporti konfidencial tė ambasadės greke nė Tiranė drejtuar qeverisė helene, ku pėrshkruhet kjo veprimtari dhe citohen figura tė ndryshe politike.

    Viktima janė fėmijėt qė jetonin nė jetimoren e Tiranės dhe fėmijė me tė meta mendore. Pikėrisht, kjo kategori ka qenė viktima e tmerrit qė filloi tė veprojė qė nė vitin '94. Sipas raportit sekret tė ambasadės greke, organet e fėmijėve hiqeshin nė tre klinika: nė Durrės, Fier dhe nė njė qytet tė Maqedonisė Qėndrore nė Greqi. Raporti, i cili gjendet tashmė nė duart e organeve ligjore, pėrmban informacione tė pėrzgjedhura nga organet policore tė Shqipėrisė dhe Italisė. Madje, porositet drejtėsia greke qė tė hetojė dhe tė vazhdojė me dhėnien e dėnimeve ndaj personave qė pėrfshihen nė kėtė histori. Kėshtu, pritet qė brenda pak ditėve, ēėshtja tė pėrfundojė nė Prokurori. Hetimi vazhdon nė bashkėpunim me organet kompetente tė Shqipėrisė dhe Italisė. Sipas informacioneve ekzistuese tė deritanishme, i gjithė ky cikėl fillon tė veprojė qė nė vitin '94. Nė raport pėrmendet njė doktor grek, gjinekolog, i cili nė tė shkuarėn e vet ėshtė dėnuar pėr njė ēėshtje tė birėsimeve tė paligjshme nga jetimoret. Siē citohet nė mėnyrė karakteristike nė raport, ndėrmjetėsit "peshkonin" fėmijė me tė meta mendore nga familje tė varfėra shqiptare dhe i pėrcillnin nė mėnyrė tė paligjshme nė Greqi nėpėrmjet pikės kufitare tė Kapshticės apo kufirit greko-maqedonas. Kjo, nė mėnyrė qė tė bėheshin aty operacionet, ndėrsa nė raste tė veēanta e njėjta gjė bėhej edhe nė klinikat e Shqipėrisė. Raporti citon nė mėnyrė tė veēantė fėmijėt e jetimores sė Tiranės tė cilėt u zhdukėn nė vitin 1998. Nė momentin kur tė afėrm tė kėtyre fėmijėve kanė hapur arkivolet e mbėrthyera me gozhdė qė iu dorėzuan, vėrtetuan se disa ishin bosh dhe nė raste tė tjera ishin tė dukshme shenjat e ndėrhyrjes kirurgjikale. Si protagonisti kryesor i ciklit, nė raport pėrmendet njė profesor italian i mjekėsisė, i cili kishte lidhje si me mjekėt shqiptarė qė ngatėrrohen nė kėtė cėshtje, ashtu edhe me mjekė grekė tė tė njėtit profesion me tė.

    Madje, mjeku italian paraitet nga raporti, si njeri i cili ka bashkėpunėtorė ish-diplomatė dhe ish-anėtarė tė qeverisė shqiptare. Kėta ta fundit, merrnin pėrsipėr transferimin e organeve nga Shqipėria nė Itali nėpėrmjet valixheve diplomatike, meqėnėse kėto valixhe nuk kontrolloheshin. "I transferonin nėpėrmjet ēantave dipomatike. Kuti me azot brenda tė cilave ishin organet njerėzore" thuhet shprehimisht nė raport.

    Nėnvizohet se raporti i ambasadės greke nė Tiranė pėrfshin informacionet qė mblodhėn organet hetimore shqiptare dhe italiane para hetimeve, pa nisur ende proceset gjyqėsore kundėr personave qė citohen. Tani, priten hetimet e nevojshme nė Greqi. Ndėrkaq, hetimet pėrqėndrohen nė njė klinikė nė Maqedoninė Qėndrore nė Greqi, ndėrsa raporti qė pėrmend emra tė pėrveēėm, citon se nė tė gjithė procesin ngatėrrohen edhe tetė doktorė tė tjerė grekė. Por pėr gjinekologun, nė raport nėnvizohet se "organet policore ishin gėnjyer, pasi nė Shqipėri ai udhėtonte me pasaportė false" dhe tė dhėna tė rreme. Nė organizatė bėjnė pjesė gjithashtu edhe katėr mjekė shqiptarė tė klinikave nga Durrėsi dhe Fieri si dhe 5 persona tė tjerė qė vepronin si ndėrmjetės. Siē pėrmendet nė raport, njė nga mjekėt shqiptarė ėshtė i afėrm i ngushtė i ministrit tė Shqipėrisė.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,636
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Njė birėsim i paligjshėm zbuloi trafikun e tmerrshėm

    Njė tė reje shqiptare qė lind nė klinikėn e Maqedonisė qėndrore nė Greqi, i ishin dhėnė para, pėr tė dhėnė foshnjėn e saj pėr birėsim. E reja bėn denoncimin nė organet gjyqėsore tė Shqipėrisė dhe ky ka qenė filli i njė hetimi qė ēoi nė zbulimin e organizatės tregtare me organet njerėzore. Sipas hetimeve tė organeve shqiptare, personat qė ngatėrrohen nė ēėshtjet e birėsimit tė paligjshėm, kanė njė rol kryesor edhe nė tregtinė me organet njerzore. Vajza e re shqiptare kishte marrė si paradhėnie 715 euro nga organizata, vetėm qė tė lindte fėmijėn e saj nė klinikėn nė Maqedoninė Qėndrore. Vogėlushja qė lindi u deklarua e vdekur dhe u shėnua si fėmijė normal i gruas qė e "bleu". Nė vijimėsi, siē denoncoi ajo, organizata nuk i dha paratė e mbetura qė kishin rėnė dakord, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė e shtrėngoi tė bėnte njė tjetėr hap pėr tė mbetur sėrish me barrė me qėllim qė tė shiste prapė fėmijėn qė do lindte. Pas denonimit tė saj, u arrestua nė Shqipėri, ēifti i "ndėrmjetėsve" Nazmi Kreka dhe Floresha Hoxha si dhe tre persona tė tjerė tė cilėt tashmė vuajnė dėnime tė rėnda nė burgjet shqiptare. Me kėtė incident, organet shqiptare e vazhduan hetimin dhe morėn informacion pėr organizatėn qė merrej me tregtinė e organeve njerėzore. Organizata e cila zbuluan, vepronte edhe nė Itali, ndaj pėr kėtė njoftuan edhe organet e kėtij vendi. Kur vėrtetuan se "fijet" e organizatės arrinin deri nė Greqi, kėrkuan ndihmėn edhe tė organeve greke tė gjyqėsorit dhe hetimeve.





    Sipas tė dhėnave tė publikuara nga znj. Mirela Muēa drejtoreshė e Qendrės Kombėtare pėr Studime Sociale dhe tė nxjerra nga INSTAT, 25% e shqiptarėve janė tė varfėr, ndėrsa 4,7% jetojnė nė varfėri absolute

    Gazeta Tema
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  18. #18
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    31
    Postime
    2,080
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Njė ish-ministėr pas trafikut tė organeve
    Zbulohet raporti i ambasadės greke nė Tiranė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Kostas Kanturis


    ATHINE

    Aktivitetin e njė rrjeti i cili trafikonte organe njerėzore nga fėmijė nė tė cilin marrin pjesė mjekė grekė, italianė dhe shqiptarė po heton prokuroria e Selanikut, pas relacionit tė ardhur nga ambasada greke nė Tiranė e cila pėrshkruan veprimtarinė e tyre dhe cilėson personat.
    Relacioni i cili gjendet tashmė nė duart e organeve tė prokurorisė, ka informacion qė ėshtė mbledhur nga organet policore tė Shqipėrisė dhe Italisė. Madje nė tė ka kėrkesė dhe pėr drejtėsinė greke pėr tė hetuar dhe tė ndjekur penalisht personat qė janė pėrfshirė nė kėtė trafik. Kėshtu brenda ditėve tė ardhshme kjo ēėshtje pritet t'i kalojė prokurorisė. Hetimi avancon nė bashkėpunim me organet policore tė Italisė dhe Shqipėrisė. Sipas informacioneve qė ka deri tani rrjeti filloi tė veprojė qė nga 1994. Viktima tė tij janė fėmijė qė jetonin nė shtėpitė e fėmijėve tė Tiranės dhe fėmijė me tė meta mendore. Organet e fėmijėve hiqeshin sipas relacionit tė ambasadės greke nė tre klinika: nė Durrės, nė Fier dhe nė njė qytet nė veri tė Greqisė pranė Selanikut. Relacioni pėrmend me emėr njė mjek grek-gjinekolog, i cili nė tė kaluarėn ėshtė dėnuar pėr njė ēėshtje birėsimi tė paligjshėm.

    Nga shtėpitė e fėmijėve

    Siē pėrmendet nė relacion, sekserėt e kėtij rrjeti "peshkonin" fėmijė me tė meta mendore nga fėmilje tė varfėra tė Shqipėrisė, tė cilėt i ēonin fshehurazi nėpėrmjet pikės sė Kapshticės dhe kufirit grekomaqedon nė Greqi, ndėrsa nė disa raste e kjo gjė ndodhte nė klinikat e Shqipėrisė. Veēanėrisht pėr fėmijėt e shtėpive tė fėmijėve tė Tiranės qė, siē referohet, u vranė mė 1998. Nė relacion theksohet se kur tė afėrmit e tyre hapėn qivuret e gozhduara, "u vėrtetua se disa prej tyre ishin bosh dhe se nė raste tė tjera dukej fare e qartė se fėmijėt kishin pėsuar ndėrhyrje kirurgjike". Kreu i rrjetit theksohet nė relacion, ėshtė njė italian, profesor mjekėsie, i cili kishte lidhje si me mjekėt shqiptarė, qė pėrfshihen nė kėtė ēėshtje ashtu dhe mė kolegėt e tij grekė. Madje profesori italian tregohet tė ketė si bashkėpunėtorė ish-diplomatė dhe ish-pjesėtarė tė qeverisė sė Shqipėrisė. Kėta tė fundit merrnin pėrsipėr transportin e organeve nga Shqipėria nė Itali me ngarkesa diplomatike sepse nuk kontrolloheshin. "Transportonin me ngarkesat diplomatike valixhe me azot, brenda tė cilave ishin organet njerėzore", tregohet fjalė pėr fjalė nė relacion. Relacioni i ambasadės greke nė Tiranė pėrmban informacione qė u mblodhėn nga organet policore tė Shqipėrisė dhe Italisė, gjatė fazės sė mbledhjes sė informacionit operativ, pa vėnė nė lėvizje procedurat gjyqėsore kundėr personave qė pėrmenden, pasi pritet tė bėhen hetime dhe nė Greqi.

    Dhe tetė tė tjerė

    Tashmė hetimet janė pėrqėndruar nė njė klinikė tė njohur nė Veri tė Greqisė pranė Selanikut, ndėrsa relacioni i ambasadės pėrmend pa sjellė emra tė pėrveēėm, se nė tė janė pėrfshirė dhe tetė mjekė grekė. Pėr gjinekologun, nė relacion nėnvizohet se "organet policore kishin rėnė nė erė, pasi nė Shqipėri qarkullonte me pasaportė false" dhe tė dhėna tė rreme. Nė kėtė rrjet pėrmendet se pėrfshihen dhe katėr mjekė shqiptarė klinika nga Durrėsi dhe Fieri, si dhe pesė shqiptarė tė tjerė qė vepronin si "sekserė". Siē nėnvizohet nė kėtė relacion, njėri nga mjekėt shqiptarė ėshtė njė familjar i afėrt i njė ish-ministri shqiptar.
    Marrė nga gazeta Ta Nea
    Pėrgatiti Aristir Lumezi


    Atasheu grek i shtypit konfirmon raportin, ja si u siguruan tė dhėnat

    Nga Selaniku, Aleksandėr Marku

    Pranohet autorėsia e materialit tė konsumuar me etje nga mediat greke qė bėn fjalė pėr trafikun e organeve nė trekėndėshin Greqi-Shqipėri-Itali. Nė emisionin e lajmeve tė kanalit shtetėror televiziv tė Greqisė pėrfaqėsuesi i shtypit tė ambasadės greke nė Tiranė Kostandinos Janakodhimos e pranoi ekzistencen e raportit sekret gjatė edicionit tė lajmeve, por nuk dha hollėsira tė mėtejshme. "Raporti i turpit, raporti qė shokon, qė rrėnqeth kėdo", kėshtu ėshtė quajtur prej shumė mediave greke raporti sekret i ambasadės greke nė Tiranė, qė i referohet trafikimit tė organeve njerėzore qė ju hiqeshin fėmijėve shqiptarė. Menjėherė policia kriminale e Selanikut ėshtė vėnė nė lėvizje pėr tė rėnė nė gjurmė tė rrjetit qė kryente veprėn ēnjerėzore tė tregėtimit tė organeve njerėzore. Raporti sekret ka rėnė nė duart e ambasadės greke nga njė oficer qė shėrben si pikė ndėrlidhjeje midis policisė greke dhe asaj shqiptare. Ai ėshtė shkruar sipas gazetės greke "Ta Nea" qė e ka botuar ekskluzivisht nga organet shqiptare dhe italiane tė rendit. Nė kėtė rrjet bėjnė pjesė mjėkė shqiptarė, italianė dhe grekė. Veprimtaria e rrjetit fillon qysh prej vitit 1994. Pėrsa i pėrket fėmijėve tė jetimores nė Tiranė, nė raport shkruhet se nė vitin 1998 janė vrarė disa prej tyre. Me pas, kur tė afėrmit kanė marrė arkivolet e gozhduara dhe i kanė hapur, disa prej tyre ishin bosh.


    Tė vėrtetat e trafikut tė organeve

    Ferdinand Dervishi

    Para dy javėsh, njė nga ata misionarė tė huaj, qė nė Shqipėri konsiderohen gjithmonė tė nderuar, na pėrplasi ne shqiptarėve nė fytyrė trafikun e organeve, si njė fenomen ekzistent, tė tmerrshėm, qė ndodh vetėm nė Shqipėri etj. Ndjesia e pėrfituar ishte ajo e tė pėrplasurit nė fytyrė tė fekaleve, e tė pafuqishmit, tė nėpėrkėmburit, e tė voglit tė injoruar nga madhėshtia qė e rrethon pėrzier mė pamundėsinė pėr tė arritur tė tjerėt. Askush nuk diti tė japė njė pėrgjigje: Ēishte kjo akuzė? Sa e vėrtetė ėshtė? Policia dhe SHISH, gjithashtu u dukėn tė mėrdhifura, si gjithmonė, tė jepnin njė pėrgjigje. Historikisht nė hetimet e policisė shqiptare, apo tė atyre fqinje, ka patur dy raste tė pėrmendjes sė trafikut tė organeve. Njė rast nė vitin 1998, kur njė gazetė publikoi lajmin e varrosjes nė Tiranė tė arkivoleve bosh tė fėmijėve dhe njė vit mė pare, publikimi nga tė gjitha mediat i njė raporti tė policisė italiane, qė bėnte fjalė pėr organizimin e disa mjekėve pėr tė ndėrtuar linjat e njė trafiku organesh. E ndėrsa rasti i dytė u kuptua shpejt se ishte vetėm njė hipotezė, rasti i parė nuk u vėrtetua. Por pas publikimit tė raportit Italian, mediat sqaruan saktė sė nė Shqipėri ka patur, tė vėrtetuar, tė akuzuar, tė dėrguar nė gjykatė, tė dėnuar etj, pėr akuzėn e trafikut tė fėmijėve drejt Greqisė. Vetėm kaq. Askush, askurrė nuk ka, qoftė njė fakt, pėr trafik organesh, qė sė sė pari do njė infrastrukturė ekstra moderne dhe tė kushtueshme, larg Ballkanit. Atėherė nė kėtė mungesė totale arsyeje, kujt i intereson amplifikimi i tmerrit tė trafikut tė organeve, qė ndodhka nė Shqipėri? Ata qė njohin mirė barometrin e politikave tė fqinjėve dhe Evropės ndaj nesh, pa shpėrfillur fenomenin e kohės kur po ndodh, duhet tė japin njė pėrgjigje mė konēize.

    Gazeta Shqiptare 13/06/05 (perkthimi i artikullit grek qe dha alaramin)

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    145
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Clauss
    c'lidhje kane bombat e athines me traffikun e organeve, drejtesine greke dhe terrorizmin ?? bile bombat ne athine qene kunder interesave greke per siguri/m para-gjate-mbas olympiades, kete e dine dhe gomeret. kane aq lidhje sa kane vikinget me kinezet.

    .
    Causs besoj se e ke kuptuar tani lidhjen e tyre?
    Kush fshihet pas tyre, bombave ne Athine dhe trafikimit te organeve; jane terroristat greke nen ndermjetesine e brejtesve, gjarprinjeve shqiptare.
    Sa keq qe e paske ditur ndryshe!
    Po ti ku ben pjese, pyete pak veten?
    Dhe ju boll me shkrime i lexojme nga jashte. Edhe nga brenda? Mundohuni te jepni opinionin tuaj;cfare mendoni per keto lajme?

  20. #20
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,476
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    bardon po se kam kuptuar akoma. ajo qe kam kuptuar eshte qe nuk i pergjigjesh nje pyetje me pyetje, se pastaj ben jump (ing jack flash). njeri daulles tjeter violines hmmm ... . keshtu qe, megjithe sqarimin tend te plote me lart, vazhdoj te mos ta kuptoj, me ndrico pak me shume mbi teorine tende, gjithmone nqs e mundur ose not classified. le te riperseris pyetjen : c'lidhje kane bombat e athines me traffikun e organeve, drejtesine greke dhe terrorizmin ?? apo ...di.. ndonje gje nga .. "brenda" ??

    Po ti ku ben pjese, pyete pak veten?
    une, pjeserisht edhe ti , bej pjese ne kategorine e kafsheve me 2 duar, 2 kembe, dhe 1 koke (ose dy, varet kujt i jep rendesi), per fat te mire vetem me nje goje, fatkqesisht me shume gishta; shprehur komplet me ekuacionin X*dije+Y*mendje+Z*fjale= Constant.
    ne rastin tone (dua te shpresoj) qe differenca do jete tek peshat X,Y,Z te ekuacionit. peace, god bless.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pikat e bardha (formacionet dhjamore).
    Nga Mina nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2008, 12:00
  2. Skulpturat antike nuk ishin tė bardha
    Nga Zemrushja nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-10-2007, 08:17
  3. Centum primus singuli semel
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 176
    Postimi i Fundit: 12-03-2005, 19:16
  4. Kush ėshtė ai burri me rroba tė bardha ?:)
    Nga Eagle nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-05-2003, 17:14
  5. Pse Delet E Bardha Hane Me Shume Bar Se Te Zezat?
    Nga ABIGAIL nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2003, 15:58

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •