Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 140
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Filozofo sa te duash.. kerko ligje e rregulla.. e ngjit bishta te shkijeve.
    Eshte dasht te jesh atje.. ne kohe e ne vend te ngjarjeve, do te kishe fituar te drejten e ngritjes se çeshtjes nga ana morale e luftes e vdekjes..
    UCK-ja ishte ne lufte dhe ne pritje ne çdo moment mu perballe me armiq, jo me i mbrojt shkijet kriminel te zene rob.. Kete pune po e ben ti sot. Ti ke ike dhe tash po perpiqesh te na japesh leksione.. se si do te silleshe dhe çfare "tipi" je..
    Se sa trime e fisnik ne shpirt je, nuk mund ta zbulosh ne kohe paqeje..
    Nëse jeni të aftë me e kuptu se duke u mundu me arsyetu vrasje të paligjshme nuk jeni asgjë më të mirë se Shkijet/armiqët, e për njerëzit e juaj, për ata, në mesin e të cilëve veproni, jeni edhe më të këqinj se Shkijet/armiqët, atëher pse e luani rolin e budallenjëve në shërbim të politikës së ditës?

    Mendimet e juaja se kush jam unë u përshtaten botëkuptimeve të juaja të kufizuara, por nuk e kanë aftësinë me më bë mua dhe mënyrën se si e kam jetuar, përjetimet e mija, e si do të vazhdoj jetën me ju përshtat botëkuptimeve të juaja. Pra, jeta e ime është në vijë me "filozofinë" të cilën e shfaqi, e nuk jam si ju me u përdredh si e kërkon farsa e politikës së ditës.

    Sa i përket kësaj teme, në raste të ngjashme me atë që e shtjellon kjo temë, besoj se e shfaqa "filozofinë" që u ka paraprirë e u paraprinë veprimeve të mija, e që më së miri e ka përmbledh Richard Bolt-i në "A Man For All Seasons" (që është përshtat në film më 1966 prej Fred Zinnemann-it), me fjalët që i mveshen (rolit të) Thomas More-it:

    "Yes, I'd give the Devil benefit of law, for my own safety's sake."

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga skipetar Lexo Postimin
    Nëse jeni të aftë me e kuptu se duke u mundu me arsyetu vrasje të paligjshme nuk jeni asgjë më të mirë se Shkijet/armiqët, e për njerëzit e juaj, për ata, në mesin e të cilëve veproni, jeni edhe më të këqinj se Shkijet/armiqët, atëher pse e luani rolin e budallenjëve në shërbim të politikës së ditës?

    Mendimet e juaja se kush jam unë u përshtaten botëkuptimeve të juaja të kufizuara, por nuk e kanë aftësinë me më bë mua dhe mënyrën se si e kam jetuar, përjetimet e mija, e si do të vazhdoj jetën me ju përshtat botëkuptimeve të juaja. Pra, jeta e ime është në vijë me "filozofinë" të cilën e shfaqi, e nuk jam si ju me u përdredh si e kërkon farsa e politikës së ditës.

    Sa i përket kësaj teme, në raste të ngjashme me atë që e shtjellon kjo temë, besoj se e shfaqa "filozofinë" që u ka paraprirë e u paraprinë veprimeve të mija, e që më së miri e ka përmbledh Richard Bolt-i në "A Man For All Seasons" (që është përshtat në film më 1966 prej Fred Zinnemann-it), me fjalët që i mveshen (rolit të) Thomas More-it:

    "Yes, I'd give the Devil benefit of law, for my own safety's sake."
    Ti as do kishe botkuptim fare mos ishte UCK se do ishe i vrare nga serbi ne rastin me te mire po te mbijetoje do ishe refugjat ne Kukes....sa gjynah me vjen per ata djem qe luftuan dhe vdiqen qe te shpetojne njerez qe nuk jetojne ne kte dynja por ne boten e prrallave, sa gjynah qe mbijetuan ca mbeturina dhe vdiqen shume djem te mire....Tragjedi e madhe.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  3. #123
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga skipetar Lexo Postimin
    Nëse jeni të aftë me e kuptu se duke u mundu me arsyetu vrasje të paligjshme nuk jeni asgjë më të mirë se Shkijet/armiqët, e për njerëzit e juaj, për ata, në mesin e të cilëve veproni, jeni edhe më të këqinj se Shkijet/armiqët, atëher pse e luani rolin e budallenjëve në shërbim të politikës së ditës?
    Po e luajme rolin vetem.. sepse jemi budall dhe.. sepse nuk jemi shkije.
    T'ishmi sikur ti, te menqur, do ta akuzonim UCK-ne se i ka shkel ligjet dhe nuk ka bere sa duhet ne mbrojtjen e shkijeve rob, te cilet edhe nese kane bere 100 vrasje, 100 perdhunime e i perzun nje milion shqiptar nga shtepite e tyre, prapseprap ne asnje menyre keto fakte nuk do te duhej te interferonin dhe te na shtynin t'ju a mohojme te drejtat, qe ju takojne me konventa nderkombetare. S'ka lidhje nese ne kete menyre te vetmit qe fitojne jane pikerisht shkijet, serbia e rusia.. ndersa UCK-ja me gjthe shqiptari komplet bie pertoke dhe humb çfaredo epersie morale-etike ne ballafaqime e konfrontime nderkombetare me serbin. T'ishmi sikur ti, nuk do te ishte me rendesi a e ke shkel ligjin nje apo dy here(i ke vra dy shkije) apo 10 mije here(ke vra 10 mij shqiptar).. te njejte jane, te dyja palet jane kriminel.. dhe s'mund t'i arsyetojme.

    jeni edhe më të këqinj se Shkijet
    Me te keqij se shkijet nuk mund te behemi.. sepse ne radhet tona gjenden elemente sikur ti.. te pathyeshem ne çfaredo rrethane e veshtiresi, me parime te çelikta.. qe s'japin pes pare nese humbin çdo gje qe kane.. por nuk pranojne asesi mundesin e vrasjes se ndonje shkau..

    Mendimet e juaja se kush jam unë u përshtaten botëkuptimeve të juaja të kufizuara, por nuk e kanë aftësinë me më bë mua dhe mënyrën se si e kam jetuar, përjetimet e mija, e si do të vazhdoj jetën me ju përshtat botëkuptimeve të juaja. Pra, jeta e ime është në vijë me "filozofinë" të cilën e shfaqi, e nuk jam si ju me u përdredh si e kërkon farsa e politikës së ditës.
    Kush jane keta ju.. juaja, ju ne kuptim ju shqiptaret, apo me ju me drejtohesh mua..?
    Politika e dites eshte me hedh sa me shume pleh mbi UCK-ne.., une nuk i sherbej kesaj politike. Kqyru n'pasqyre.. ju!
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Rrëfimi i Trishtë X

    Përgatiti: Genc Nimoni Prishtinë Tetor 03 ,2011 23:10
    Dëshmitari X ishte kërcënuar e kishte qenë subjekt i tentimvrasjes në vitet e pasluftës. Sepse ai kishte një rrëfim të madh: që do të përcaktojë fatin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve. Apo, jo?

    Kur në pranverën e vitit 1998 Agim Zogaj kishte gjetur një pushkë dhe i ishte bashkëngjitur UÇK’së, vështirë se do të kishte imagjinuar se një ditë do të hynte në luftë me saktësisht bashkëluftëtarët e tij të atëhershëm.

    Ai mbante edhe një ditar, por prapë vështirë ta ketë bërë këtë i shtyrë nga pasioni i një shkrimtari që dëshiron të bëjë emër duke përshkruar ngjarje të gjalla nga mosbesimi në imagjinatë.

    Zogaj ka qenë vetëm një luftëtar i thjeshtë. Një që komandantin e tij të brigadës, Fatmir Limajn, e ka çmuar deri në idolizim.

    I besueshëm ishte Zogaj dhe prandaj qe emëruar rojtar i burgut të improvizuar të Kleçkës.

    Atje i pa të gjitha.

    Rojtari i burgut mbajti një bllok shënimesh në mënyrë sekrete ku shkroi hollësi të të burgosurve: emrat, të dhënat personale, arsyet e burgimit, datat e pranimit, lirimit ose ekzekutimit. Shënimet i plotësoi me kujtesën e tij.

    Kur plagët e luftës u qetësuan me kalimin e kohës, këto shënime morën jetë e u shndërruan ngadalë në një rrëfim. Autori i saj u bë i njohur si Dëshmitari X.

    Rrëfimi i tij fillon me përshkrimin e vrasjes së Nebojsa Djuricic’it dhe Veljko Markovic’it, dy oficerëve policorë serbë, të cilët u mbajtën në burg në Kleçkë për një periudhe të gjatë kohe dhe të cilët i ekzekutoi vet me urdhër të, siç thotë, Fatmir Limajt rreth datës 4 ose 5 prill 1999.

    Dëshmitari i tregoi EULEX’it për vendin e ekzekutimit - varrimit të dy trupave, të cilët më pastaj u gjenden pikërisht në vendin e përshkruar nga ai. Identitetet e tyre u vërtetuan nga një analizë e ADN’së, që u përputh me përshkrimin e dëshmitarit X. Autopsia e kryer tregon shkakun e vdekjes së këtyre dy viktimave (plagë nga të shtëna të shumëfishta me armë), gjithnjë në përputhje me tregimin X.

    Dëshmitë treguan se si X kishte kryer vrasjen edhe të një serbi me një kosë, për çka tregoi dy vendndodhje të mundshme të ekzekutimit dhe varrimit të tij. Në vijim, një zhvarrosje çoi në zbulimin e një varri masiv që përmbante pesë trupa. Në të njëjtin varr, u gjend po ashtu një teh prerës. Autopsia e dy mbetjeve njerëzore, tregoi si shkak të vdekjes “prerje në qafë nga një instrument i mprehtë”.

    Dëshmia e siguruar nga Gazeta Jeta në Kosovë shpërfaqë se si dëshmitari bashkëpunues X, kishte treguar se i njëjti varr masiv përmbante trupat e katër të burgosurve tjerë serbë të cilët ishin ekzekutuar më të shtëna kallashnikovësh. X shënoi edhe emrat e dhe datat e lindjes së katër personave tashmë trupa të pajetë. Të katër trupat u gjendën në vendndodhjen e treguar dhe identitetet e tyre u konfirmuan përmes analizave të ADN’së. Autopsia tregon se tre prej tyre ishin vrarë nga të shtëna armësh në koke.

    Ish-roja e burgut i siguroi hetuesve edhe dokumente zyrtare me origjinë nga UÇK’ja si gjykimet e gjykatës ushtarake, vendimet disiplinore, listat e të burgosurve, kërkesat me shkrim, datat e burgosjes dhe lirimit të një sërë të burgosurish të ndaluar në burgun e Kleçkës.

    Në një shënim të fundit të veçantë, X’i tregoi çështjet që ai kishte me Fatmir Limajn dhe njerëzit e tij pas lufte. Ai thotë se Limaj e detyroi atë të pranohej në një spital psikiatrik në mënyrë që të përgënjeshtronte një deklaratë inkriminuese që dëshmitari X kishte bërë në KFOR kundër tij.

    Një bastisje që u krye në pronën e Limajt bë prill të 2010’ës, në kontekstin e një hetimi tjetër të veçantë, çoi në zbulimin e dosjeve mjekësore të dëshmitarit X në dhomën e gjumit të Limajt.

    Përveç dëshmive të dëshmitarit bashkëpunues X, aktakuza është e bazuar në dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë, si dëshmitarit Y, dëshmitari anonim I, Dëshmitari A, dëshmitari anonim H, të cilat në bazë të aktakuzës janë përputhur me dëshmitë e X’it.

    Ditarët e X’it ishin mbajtur sekret edhe pas luftës në shtëpinë e tij. Përveç prej një njeriu tjetër - dëshmitarit Y, të cilit dëshmitari X i kishte treguar dhe kishte kërkuar nga ai që t’ia dorëzonte këta ditarë organeve gjyqësore në rast se do t’i ndodhte diçka. Gjithashtu dëshmitari Y, kishte konfirmuar të gjitha këto para prokurorit, ndërsa blloqet e shënimeve i kishte ruajtur brenda dyshekut të krevatit dhe disa jastëkëve.

    Sipas aktakuzës, marrëdhëniet e dëshmitarit X me Limajn dhe grupin e tij, kishin ndryshuar pas luftës, pas hetimeve të Tribunalit të Hagës për ngjarjet e luftës në burgjet e Llapushnikut kundër Fatmir Limajt, Isak Musliut dhe Haradin Balajt.
    Pas arrestimit të Limajt për në Hagë, njerëzit e tij shoqëruan X’in në Shqipëri, thuhet në aktakuzë, me instruksionet që të mos kthehej kurrë. Mirëpo, X’i përkundër kësaj u kthye në Kosovë duke mbajtur të fshehtë vendqëndrimin e tij dhe duke iu ikur kontakteve me grupin e Limajt.

    Ndaj dëshmitarit bashkëpunues X, kishte pasur atentate. Në qershor të vitit 2009 u qëllua dhe u plagos në shtëpinë e tij në Prizren. Gjithashtu i njëjti në korrik të vitit 2007 në veturën e tij kishte gjetur një granatë. Pas këtij rasti X’i ia dha një deklaratë gjithëpërfshirëse policisë së Kosovës rreth marrëdhënieve të tij me Fatmir Limajn, grupin e tij dhe të gjitha kërcënimet që ai kishte marrë.

    Përpara prokurorit, X kishte dëshmuar se vëllai i Fatmir Limajt, Demiri, e kishte kërcënuar atë dhe familjen e tij me jetë, se nëse deklaron diçka në lidhje me luftën “do të hedh në erë ty dhe familjen tënde”. Kërcënime të tilla kishte marrë edhe nga njerëzit e tjerë të Limajt.

    Në muajin gusht, këtë vit, Limajt dhe nëntë bashkëluftëtarëve iu konfirmua aktakuza. Gati krejt ajo është mbështetur në deklaratat e dëshmitarit X të cilat nga prokuroria konsiderohen si të besueshme dhe mjaft detajisht të përshkruara.

    Sipas aktakuzës, Fatmir Limaj së bashku me të akuzuarit e tjerë në bashkëkryerje kanë “dhunuar integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të papërcaktuar të civilëve serbë dhe shqiptarë dhe të burgosurve ushtarakë serbë, të paraburgosur në qendrën e paraburgimit në fshatin Kleçkë komuna e Lipjanit. Këta civilë serbë dhe shqiptarë dhe të burgosur ushtarak serbë, sipas aktakuzës janë mbajtur në kushte çnjerëzore (që përfshin mbajtjen e të burgosurve në zinxhir, ndërtesë të pa përshtatshme, ftohtësi ekstreme, mungesë sanitimi, mungesë ushqimi dhe rrahje të shpeshta”. Akuzat për kryerjen e këtyre veprave përfshijnë periudhën nga janari 1999 deri në mesin e qershorit 1999.

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Çeta e Dhjetë të Akuzuarve

    Përgatiti: Florent Spahija Prishtinë Tetor 03 ,2011 23:10
    Ata përbëjnë një skuadër luftëtarësh pseudonimet e të cilëve nga koha e luftës mbahen ende gjallë në kujtesën e kosovarëve. Tash çeta e dhjetëve përballet me luftën në gjykatë për të mbrojtur veprimtarinë gjatë luftës në Kleçkë.

    Ish-komandanti i UÇK’së Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij janë ende duke pritur të dëgjojnë për orarin e gjykimit të tyre, më shumë se një muaj pasi janë akuzuar. Procesi është komplikuar tej mase pas vdekjes së dëshmitarit kryesor, ‘Dëshmitarit X’.

    Aktakuza ndaj dhjetëshes së njohur ishte konfirmuar më datën 26 gusht të këtij viti. Ajo ngarkon Fatmir Limajn dhe nëntë të tjerët me krime të luftës kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, të dënueshme me ish-kodin penal të Jugosllavisë, ish-ligjin penal të Kosovës si dhe konventat e Gjenevës dhe protokollet e saj.

    Prokuroria Speciale e Kosovës, përkatësisht prokurori i EULEX’it, Maurizio Salustro, nga viti 2010 kishte filluar hetimet kundër tash të akuzuarve Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala, Sabit Shala, Naser Krasniqi, Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Bekim Shurdhaj, Shaban Shala dhe Refki Mazrreku.

    Po kush janë të akuzuarit dhe për çfarë saktësisht ngarkohen ata?

    [b]Arben Krasniqi - I ekstraduar nga Zvicra[b]

    I lindur më 5 tetor 1978 në fshatin Terpezë e ulët e Malishevës, Krasniqi ka qenë pjesëtar i UÇK’së, në pozitën e rojës së burgut. Thuhet se ka jetuar një kohë në Zvicër ku edhe ishte arrestuar për t’u ekstraduar në Kosovë. E pas ekstradimit, gjykatësi i procedurës paraprake ia caktoi masën e arrestit shtëpiak, ku edhe sot gjendet. Krasniqi akuzohet se në bashkëkryerje ka bërë krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës. Sipas aktakuzës krimet janë kryer në Kleçkë, komuna e Lipjanit, nga janari i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999. Në seancën e konfirmimit vet Krasniqi dhe avokati i tij deklaruan pafajësinë lidhur me akuzat. Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, i konfirmoi të gjitha akuzat.

    Naser Krasniqi - ‘Bashkim Fino’ menaxhoi qendrën e paraburgimit

    I lindur më 11 tetor 1973 në Rahovec, me banim në fshatin Banjë, ka qenë pjesëtar i UÇK’së gjatë luftës i njohur me nofkën “Bashkim Fino”, ka kryer punë menaxhuese në qendrën e paraburgimit në Kleçkë. Në aktakuzë thuhet se i njëjti ka qenë udhëheqës në Qendrën e Paraburgimit në Kleçkë, ku edhe akuzohet për 6 akuza, në bashkëkryerje, për Krime Lufte kundër të Burgosurve të Luftës. Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në mes të janarit 1999 deri në mesin e qershorit 1999. Naser Krasniqi gjendet në paraburgim nga 16 marsi i këtij viti, e deri në kohën e arrestimit ka punuar si Inspektor i Postës dhe Telekomit të Kosovës, ndërsa me profesion është Jurist. Në seancën e konfirmimit vet Naser Krasniqi dhe avokati i tij deklaruan pafajësinë për të gjitha akuzat. Ndërsa Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, i konfirmoi të gjitha akuzat.

    Nexhmi Krasniqi - ‘Skifteri’ i Policisë Ushtarake

    I lindur më 16 tetor 1962 në fshatin Terpezë të Drenasit, jeton në Prizren, ka qenë pjesëtar i UÇK’së, gjatë luftës ka përdorur nofkën “Skifteri 500”, komandant i nëntë njësive të Policisë Ushtarake. I njëjti akuzohet në shtatë pika të aktakuzës dhe atë në një pikë për Krime të Luftës kundër Popullatës Civile dhe të Burgosurve të Luftës dhe gjashtë pika për Krime Lufte kundër të Burgosurve të Luftës. Në aktakuzë thuhet se krimet janë kryer në periudhat në mes të janarit 1999 dhe mesit të qershorit 1999. Nexhmi Krasniqi, gjendet në paraburgim nga data 16 mars e këtij viti. Deri në kohën e arrestimit ka punuar si oficer i Policisë, me profesion Jurist. Në seancën e konfirmimit të akuzës, vet Nexhmi Krasniqi u deklarua i pafajshëm për çka e mbështeti edhe avokati i tij. Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, i konfirmoi të gjitha akuzat.

    Behlul Limaj - Komandant në luftë, pronar pas saj

    I lindur më 3 dhjetor 1965 në fshatin Banjë të Malishevës ku edhe jeton, ka qenë pjesëtar i UÇK’së dhe ka pasur rolin e komandantit. I njëjti akuzohet, në dy pika të aktakuzës, se në bashkëveprim ka kryer Krime të Luftës kundër popullatës Civile dhe të Burgosurve të Luftës si dhe Krime Lufte kundër të Burgosurve të Luftës. Në aktakuzë si data të krimeve thuhet se janë periudha nga janari i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999. Behlul Limaj është arrestuar me datën 16 mars të këtij viti dhe që nga kjo datë gjendet në paraburgim, deri atëherë kishte punuar si pronar i një lokali. Në seancën e konfirmimit të aktakuzës, Behlul Limaj u deklarua i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës që e ngarkojnë dhe atë e mbështeti edhe avokati i tij. Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, i konfirmoi të gjitha akuzat.

    [b]Fatmir Limaj - ‘Çeliku’ i Gjykimeve[b]

    Ka lindur më 4 shkurt 1971 në fshatin Banjë të Malishevës, jeton në Prishtinë, ka qenë pjesëtar dhe komandant i UÇK’së në brigadën 121, i njohur me nofkën Çeliku ose Daja. Tani ushtron funksionin e deputetit të Kuvendit të Kosovës me profesion Jurist. Limaj akuzohet në tre pika të aktakuzës se në bashkëkryerje ka kryer Krime Lufte kundër Popullatës Civile dhe të Burgosurve të Luftës dhe dy akuza për Krime Lufte kundër të Burgosurve të Luftës. Periudha për të cilën Limaj akuzohet në aktakuzë është janari i vitit 1999 deri në mesin e qershorit të vitit 1999. Pas luftës ai zhvilloi një karrierë të suksesshme politike duke arritur deri në majat e pushtetit ndërkohë që i mbijetoi i pafajshëm një procesi gjyqësor për krime lufte në Tribunalin e Hagës. Fatmir Limaj gjendet në arrest shtëpiak që nga data 22 shtator i këtij viti. Ndërsa në seancën e konfirmimit të aktakuzës, Limaj me një fjalim të gjatë e kundërshtoi në tërësi aktakuzën për të dhe shokët e tij ndërsa atë e mbështeti edhe avokati i tij ku në fjalim paraqiti edhe argumente për moskonfirmimin e aktakuzës. Megjithatë Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, i konfirmoi të gjitha akuzat.

    Refki Mazrreku - ‘Van Damme’

    I lindur më 29 tetor 1971 në Malishevë, ku edhe jeton, ka qenë pjesëtar i UÇK’së, i njohur me nofkën “Van Damme”. Mazrreku në 2 pika të aktakuzës ngarkohet se në bashkëkryerje ka bërë Krime të Luftës kundër Popullatës Civile dhe Krime të Luftës kundër të Burgosurve të Luftës. Periudha për të cilën akuzohet Mazrreku është prilli i vitit 1999. I njëjti është arrestuar me datën 16 mars të këtij viti ndërsa ka qëndruar në paraburgim deri në 11 korrik, kur edhe i është zëvendësuar masa me arrest shtëpiak, ku gjendet edhe sot. Në seancën e konfirmimit të aktakuzës, Mazrreku së bashku me avokatin e tij u deklaruan të pafajshëm dhe e kundërshtuan aktakuzën në tërësi. Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, i konfirmoj të gjitha akuzat.

    Naser Shala – ‘Ftyra’ udhëheqëse

    I lindur më 26 tetor 1972 në Banjë të Malishevë, ka qenë pjesëtar i UÇK’së i njohur me nofkën “Ftyra”. Në aktakuzë thuhet se ka mbajtur një pozitë udhëheqëse në qendrën e paraburgimit në Kleçkë, si menaxher i këtij burgu. Shala akuzohet në 6 pika të aktakuzës se në bashkëkryerje ka kryer Krime të Luftës kundër Popullatës Civile dhe të Burgosurve të Luftës, katër akuza për Krime Lufte kundër të Burgosurve të Luftës dhe një akuzë për Krime të Luftës kundër Popullatës Civile. Periudha për të cilën e akuzon prokuroria është janari i vitit 1999 dhe mesi i qershorit të 1999-së. I njëjti është arrestuar me datë 16 mars ku nga kjo datë gjendet në paraburgim, para se të arrestohej ka punuar si ekonomist. Në seancën e konfirmimit të aktakuzës, Mazrreku nuk e pranoi fajësinë për asnjë nga pikat e aktakuzës ndërsa atë e mbështeti edhe avokati i tij. Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, i konfirmoj të gjitha akuzat.

    Sabit Shala - ‘Cungu’ që regjistroi

    Ka lindur më 10 qershor 1972 në fshatin Kleçkë të komunës së Lipjanit ku edhe jeton, ka qenë pjesëtar i UÇK’së, i njohur me nofkën “Cungi”, ka kryer punën e regjistruesit në qendrën e paraburgimit, ku ka regjistruar të burgosurit. Sabit Shala akuzohet për dy pika të aktakuzës dhe atë se në bashkëkryerje ka kryer Krime të Luftës kundër Popullatës Civile dhe të Burgosurve të Luftës dhe Krime Lufte kundër të Burgosurve të Luftës. Ndërsa periudha për të cilën akuzohet nga prokuroria është fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999. I njëjti është arrestuar me datën 16 mars të këtij viti, ndërsa që nga kjo ditë gjendet në paraburgim. Në seancën për konfirmimin e aktakuzës, i njëjti u deklaruar i pafajshëm ndërsa thëniet e tij i mbështeti edhe avokati i tij. Në fund Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, i konfirmoi të gjitha akuzat.

    Shaban Shala - Kleçkasi i Akuzuar
    Ka lindur më 19 mars 1958 në fshatin Kleçkë të komunës së Lipjanit ku edhe jeton, ka qenë pjesëtar i UÇK’së. Shaban Shala akuzohet për një pikë të aktakuzës dhe atë se në bashkëkryerje ka kryer Krime të Luftës kundër Popullatës Civile dhe të Burgosurve të Luftës. Periudha për të cilën akuzohet nga prokuroria është fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit të vitit 1999. I njëjti është arrestuar me datën 16 mars të këtij viti, ndërsa që nga kjo datë Shala, ka masën e paraqitjes në stacionin e policisë. Në seancën e konfirmimit të aktakuzës i njëjti nuk e pranoi fajësinë e atë e mbështeti edhe avokati i tij. Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, e konfirmo akuzën për të.

    Beslim Shurdhaj – Edhe Këtu me Limajt
    I lindur më 29 gusht 1974 në fshatin Banjë të Malishevës, ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Shurdhaj akuzohet për dy pika të aktakuzës dhe atë se në bashkëveprim ka kryer Krime të Luftës kundër popullatës Civile dhe të Burgosurve të Luftës dhe Krime Lufte kundër të Burgosurve të Luftës. Ndërsa periudha për të cilën akuzohet nga prokuroria është fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999. I njëjti është arrestuar me datën 16 mars të këtij viti, ndërsa që nga kjo ditë gjendet në arrest shtëpiak. Në seancën për konfirmimin e aktakuzës, i njëjti u deklarua i pafajshëm ndërsa thinjet e tij i mbështeti edhe avokati i tij. Në fund Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, i konfirmoi të gjitha akuzat.

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Ligji i Heshtjes
    nga Lawrence Marzouk
    Vdekja e ‘Dëshmitarit X’ vë në pah rëndësinë e ligjit të heshtjes - Omertas, që mbizotëron në këtë vend.

    Nuk është se tërë puna ka dështuar; ajo vetëm u vështirësua për së tepërmi. Kam frikë se vdekja e Dëshmitarit X do të dalë të jetë pikë kritike e kthimit për përpjekjet e Kosovës që të luftojë kundër krimeve të luftës dhe korrupsionit dhe për dëshirën e EULEX’it që nga Kosova të largohet me një numër të caktuar kriminelësh të luftës dhe hajnash të parave qeveritare të vënë prapa grilave.

    Para së gjithash, vdekja e parakohshme e Agim Zogajt paraqet një tragjedi të tmerrshme për familjen e tij.

    Për prokurorët e rastit të krimeve të luftës në Kleçkë, vdekja e tij ishte një goditje e rëndë, pa marrë parasyshë se sa ata mundohen ta mbulojnë këtë. Për sajuesit e teorive të konspiracionit ajo do të jetë bazë e mijëra storieve.

    Por, përveç të gjitha këtyre që u përmendën, vdekja tij vë në pah rëndësinë e ligjit të heshtjes - Omertas (omerta italisht do të thotë komploti i heshtjes, ligji i heshtjes), që mbizotëron në këtë vend.

    Detyra më e rëndë e EULEX’it, e kjo është që të sigurojë aktgjykime në favor të tyre në rastet e profilit të lartë, varet në masë të madhe nga aftësia e tyre për t’i shtyrë njerëzit që të flasin.

    Dokumentet janë shtytje për punën e prokurorëve, por dëshmitë njerëzore për prokurorinë janë burim i patjetërsueshëm.

    Arsyeja përse janë aq të paktë kriminelët e Kosovës të cilët kanë kaluar nga të qenit të dyshuar në të qenit të akuzuar është se njerëzit nuk duan të flasin.

    Ata mbyllin gojët sepse ata frikësohen për jetët e tyre, për sigurinë e familjeve të tyre, për shkak se në një shoqëri të vogël dhe ngushtë të lidhur mes vete, është e pamundur që të mbahen sekret madje edhe emrat e dëshmitarëve të mbrojtur, ashtu siç ndodhi në rastin e Dëshmitarit X. Dëshmitarët janë qenie njerëzore, dhe si çdo qenie tjetër njerëzore edhe ata janë më të interesuar që të jetojnë jetët e tyre të qetë dhe që t’i kënaqen atyre pak momenteve të kënaqësisë që jeta u ofron, dhe jo që t’i rrezikojnë të gjitha këto për tu bërë heronj anonimë apo dëshmorë me të cilët do të mburremi.

    Reflektimi mbi situatën që ka mbizotëruar në të kaluarën e afërt sigurisht se nuk do t’i inkurajojë më tej ata që duan të ndërmarrin atë hap të vështirë drejt karriges së dëshmitarit, sepse aty ata do të gjejnë shembuj të shumtë të kërcënimit të dëshmitarëve, si të rasteve të krimeve të luftës të zhvilluara në Hagë ashtu edhe në shumë raste të tjera në vend.

    Përkundër qëllimeve të mira që ka, EULEX’i nuk ka qenë në gjendje ta bindë opinionin publik se është në gjendje tu dalë në mbrojtje dëshmitarëve.

    Rastet sikur ai i mosarrestimit me kohë të vrasësit të vetëshpallur, Nazim Bllacës, edhe më shumë e kanë përforcuar këtë qëndrim.

    Bllaca kishte paraqitur një pranim shokues publik të fajësisë, duke pranuar se kishte gisht në një varg të atentateve ndaj figurave të fuqishme politike të vendit dhe duke folur për lidhjet që kishte me ish-shërbimin paralegal të sigurimit - SHIK’un.

    Në vend se të vlerësohet se Bllaca duhet të mbrohet si dëshmitar kryesor potencial në një rast tejet të rëndësishëm, EULEX’i e la atë që të shëtitet poshtë e lartë për disa ditë, e madje s’bëri asgjë as kur ai mbajti një konferencë për shtyp para ndërtesës së parlamentit.

    Ai u arrestua vetëm pasi që ndaj këtij misioni ushtruan presion shtetet e Quint’it. Sipas një kabllogrami të zbuluar të SHBA’së, EULEX’i kishte planifikuar që Bllacën ta arrestojë “më vonë gjatë asaj jave”, duke demonstruar kësisoj se nuk ishte “as afër cakut”.

    Bllaca është ende i gjallë dhe tani është vënë në mbrojtje 24 orë në ditë, por, për shkak të dështimeve të EULEX’it, gjendja ka mundur të jetë shumë ndryshe.

    Kjo aferë vuri në pah qëndrimin ndaj mbrojtjes së dëshmitarëve. Atëbotë, senatori zviceran Dick Marty dha gjykimin e tij tejet kritik lidhur me aftësinë e EULEX’it për të mbrojtur nga vrasja dëshmitarët e mundshëm në pretendimet e tij lidhur me trafikimin e organeve.

    Si reagim ndaj kësaj, EULEX’i tha se ata ishin tërësisht të aftë për të siguruar mbrojtje të tillë, por më pas dhanë indikacione se nuk ishin në gjendje të bëjnë këtë me themelimin e një grupi special punues me bazë në Bruksel për tu marrë me këtë çështje.

    Nëse EULEX’i ka dështuar në detyrimin e vet për ta mbrojtur Agim Zogajn ose jo është një pyetje shumë e rëndësishme, por përgjigja në këtë pyetje, fundja, mund të mos ketë ndonjë ndikim të madh në faktin nëse dëshmitarët tjerë do të vendosin të paraqiten a jo.

    Publiciteti negativ që ka përcjellë këtë rast pa kurrfarë dyshimi do t’i bindë ata dëshmitarë që tani mund të kenë mëdyshje se omerta nuk duhet të shkelet.

    Disa në Kosovë i gëzohen çdo dështimi të EULEX’it. Kjo nuk do duhej të ndodhë sepse fundja sjellja e dëshmitarëve në ulëse të dëshmisë do të bëhet edhe më e vështirë pasi që të jenë paketuar dhe larguar xhipat e kaltër.

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po tall bethen euleksi..

    po han para prej milionerve duke u a bere nga nji akuze me i detyru me pagu e pastaj i le te lire qe te akuzuarit me i zhduk deshmitaret e me i kercenu tjeret e qe dhe euleksat me mush xhepat e si te akuzumit me dal pa lag.

    parja madhe ka shku e po shkon per kto sende..

    pare me pagu fahrudina.. e opelkuqsa
    pare me pagu avokata kombetar e nderkombetare..
    para me pagu polica vendas e te huj.. qe me dekonspiru dokumenta e hetime..
    para me pagu kalemxhij me perpunu opinionin.. nder gazeta e ekrane..
    para para para gjithandej..

    sa miliona euro mendoni ju afersisht jan hedh me mbulu kto horlliqe?

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga medaur Lexo Postimin
    Ti as do kishe botkuptim fare mos ishte UCK se do ishe i vrare nga serbi ne rastin me te mire po te mbijetoje do ishe refugjat ne Kukes....sa gjynah me vjen per ata djem qe luftuan dhe vdiqen qe te shpetojne njerez qe nuk jetojne ne kte dynja por ne boten e prrallave, sa gjynah qe mbijetuan ca mbeturina dhe vdiqen shume djem te mire....Tragjedi e madhe.
    Përgjigjet e tua po më bëjnë me dyshu se nuk i ke lexu shkrimet e mija në këtë temë. Ndoshta i ke lexu shkrimet e mija në këtë temë e nuk i ke kuptu. Përndryshe, e kishe ditë se nuk janë kundër UÇK-ës.

    Po e përsëris se përgjigjet e tua i paraqesin botëkuptimet e tua të mangëta e nuk më bëjnë mua që të jem sido, edhe mbeturinë, me ju përshtat botëkuptimeve tua.

    Përmes vajtimeve e duke përhapur defetizëm po lëshohesh në sulme personale pa arsye kur mundesh me i ballafaqu mendimet. Ballafaqoj mendimet, nëse ke aftësi me mendu, e mos më shtyej me t'u përgjigj në nivel personal.

    Nuk ka hiç rëndësi se kush jam unë, mund të mos kem ose të kem dhe tituj e mirënjohje për arritje të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare të punës, akademike, ushtarake, kulturore, e sportive. Sidoqoftë, dije se nuk jam prej atyre që kanë fitu pasuri mbi gjakun e dëshmorëve dhe me atë pasuri sot paguajnë avokata për me u shfajësu për hajni.

    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Po e luajme rolin vetem.. sepse jemi budall dhe.. sepse nuk jemi shkije.
    T'ishmi sikur ti, te menqur, do ta akuzonim UCK-ne se i ka shkel ligjet dhe nuk ka bere sa duhet ne mbrojtjen e shkijeve rob, te cilet edhe nese kane bere 100 vrasje, 100 perdhunime e i perzun nje milion shqiptar nga shtepite e tyre, prapseprap ne asnje menyre keto fakte nuk do te duhej te interferonin dhe te na shtynin t'ju a mohojme te drejtat, qe ju takojne me konventa nderkombetare. S'ka lidhje nese ne kete menyre te vetmit qe fitojne jane pikerisht shkijet, serbia e rusia.. ndersa UCK-ja me gjthe shqiptari komplet bie pertoke dhe humb çfaredo epersie morale-etike ne ballafaqime e konfrontime nderkombetare me serbin. T'ishmi sikur ti, nuk do te ishte me rendesi a e ke shkel ligjin nje apo dy here(i ke vra dy shkije) apo 10 mije here(ke vra 10 mij shqiptar).. te njejte jane, te dyja palet jane kriminel.. dhe s'mund t'i arsyetojme.

    Me te keqij se shkijet nuk mund te behemi.. sepse ne radhet tona gjenden elemente sikur ti.. te pathyeshem ne çfaredo rrethane e veshtiresi, me parime te çelikta.. qe s'japin pes pare nese humbin çdo gje qe kane.. por nuk pranojne asesi mundesin e vrasjes se ndonje shkau..

    Kush jane keta ju.. juaja, ju ne kuptim ju shqiptaret, apo me ju me drejtohesh mua..?
    Politika e dites eshte me hedh sa me shume pleh mbi UCK-ne.., une nuk i sherbej kesaj politike. Kqyru n'pasqyre.. ju!
    Kur tu drejtova me "ju" ishte për shkak të mirësjelljes se nuk e di që njihemi aq sa që të drejtohem me "ti".

    E shpreha mendimin tim në shkrime të mijat të mëparshme. Të lutem më trego diçka që nuk di, se gëzohem nëse më tregon se si Shqiptaria është aq e madhe dhe e fuqishme sa që nuk i duhet streha e ligjit për me u mbrojtë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga skipetar : 05-10-2011 më 04:52

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    Rrëfimi i Trishtë X
    ...

    Rrëfimi i tij fillon me përshkrimin e vrasjes së Nebojsa Djuricic’it dhe Veljko Markovic’it, dy oficerëve policorë serbë, të cilët u mbajtën në burg në Kleçkë për një periudhe të gjatë kohe dhe të cilët i ekzekutoi vet me urdhër të, siç thotë, Fatmir Limajt rreth datës 4 ose 5 prill 1999.

    Dëshmitë treguan se si X kishte kryer vrasjen edhe të një serbi me një kosë, për çka tregoi dy vendndodhje të mundshme të ekzekutimit dhe varrimit të tij. Në vijim, një zhvarrosje çoi në zbulimin e një varri masiv që përmbante pesë trupa. Në të njëjtin varr, u gjend po ashtu një teh prerës. Autopsia e dy mbetjeve njerëzore, tregoi si shkak të vdekjes “prerje në qafë nga një instrument i mprehtë”.

    ...
    Keto dy pohime te deshmitarit X nuk e ngarkojne domosdoshmerisht F. Limaj, por ne radhe te pare deshmitarin X.
    Sepse permbajne indicie ta pamohueshme qe kemi te bejme me probleme psiqike te deshmitarit X, i cili njekohesisht eshte edhe kryes i atyre veprave antinjerzore. Nese ate e ka urdheruar dikush te vrase te burgosur nuk do te thote se eshte urdheruar domosdoshmerisht edhe ti torturoje dhe masakroje ata me kose, sic pershkruhet me larte.

    Nese ishte i semuar psiqikisht dhe ata qe e komandonin dhe urdheronin kane qene ne dijeni per nje gje te tille, ateher perseri faji do te bie mbi ata qe e kane urdheruar. Por, gjithsesi kjo qeshtje do te duhej te sqarohej para se te pranoheshin deshmite.
    Nese pohimet e deshmitarit jane te verteta, atehere shume indicie flasin per probleme te medha psiqike te deshmitarit X (njekohesisht kyesi i krimeve). Kjo megjithate nuk i liron nga faji ata qe e kane komanduar dhe urdheruar, nese e kane bere nje gje te tille. Sipas mendimit tim, dikush nga komandantet apo ushtaret tjere te UCK-se e ka keqperdore deshmitarin X qellimisht, sepse e ka ditur paraprakisht se ky (deshmitari X) ka probleme psiqike dhe ne rastin e nje gjykimi te mundshem pas luftes nuk do ta merrte as pergjegjesine e plote per krimin as nuk do te ishte deshmitare potencial i rrezikshem. Me gjase edhe EULEX-i e ka dite nje gje te tille. Ne kete kontekst te dy paleve, edhe EULEX-it edhe Limaj do tiu pershtatej te heshtnin per gjendjen psiqike te deshmitarit X. Prandaj, nga ky kendveshtrim i bazuar ne informatat aktuale, do te ishte relativisht e mundshme qe EULEX-i dhe organet tjera kompetente deshmitarin X qellimisht nuk e kane penguar te vetvritet. Sepse vrasja, sipas organeve gjermane, eshte absolutisht e perjashtueshme.
    Perndryshe, Gjykata e Haages do ta ftonte deshmitarin X patjeter per te deshmuar ne Haage kunder Limaj. Por, me gjase te madhe ata e kane ditur se ai person ka nje problem, i cili do ti zhvleftesonte deshmite e tij. Ose duhet te pohojme se Gjykata e Haages eshte vetem gjykate politike. Gje qe do te vlente pastaj edhe per EULEX-in.

    Pershendetje

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Dëshmitari X me letrën “amanet” akuzon EULEX-in


    Dëshmitari i mbrojtur X, tashmë i vdekur, ka lënë pas vetes një letër me të cilën akuzon rëndë EULEX-in për atë që ai i kishte ndjerë si tortura e presione psikike. Familja e dëshmitarit Agim Zogajt ka vendosur të mos e mbajë më sekret letrën që viktima e kishte shkruar para se të vdiste në Gjermani.

    ...

    EULEX-i po don që unë me shku në botën tjetër para se me ia nis gjykimi, e masnej ata me sejmenët e vetë me ba qysh të dojnë”, shkruan Zogaj me 15 shtator 2011, trembëdhjetë ditë para se të bënte vetëvrasje. ...

    http://www.zeri.info/artikulli/1/2/3...uzon-eulex-in/

  11. #131
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ku eshte kjo letra e deshmitarit..
    spo e shoh kund..

  12. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Ne luft ndodh gjithçka, dhe kur i bashkohes luftes, njehsohesh me te, do vrasesh armiq, te armatosur apo rober, ashtu sic bejne edhe kundershtaret e tu, pra armiqt e tu. Por ti nuk mund te dalesh kunder vetes tende dhe shokeve te tu, per cfar ke bere ne kohe lufte, sepse edhe armiku jot nuk del kunder vetes se tij.
    Une vetem Shqiptar kam pare e degjuar te spiunojne shoket e luftes.
    Serbet kane vrare kane prere gra e femi, dhe nuk e kan paditur kurre njeri tjeterin per cfar kane bere, perkundrazi i mbajne si heronj, kurse ne i cojme gjyqeve te botes pse lufuan per liri, dhe pse vrane dy serb qe e kishin hak plumbin.
    Turp shum turp per cilindo qe behet vegel e botes se ndyre perendimore.

  13. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    o njerz jeni mir ju apo spo jau kap truri hiq, po pune e madhe nese limajt me shok paskan vra rober lufte te zen serb, por shqiptaret pse u vran shqiptaret pse u burgosen, per inate te para luftes inate banale, po vllezerit krasniqi ku mbeten dikush duhet dhen pergjigje ne ket pyetje, lereni ket pun se herojt e vertet do kuptojm diku pas 10vjete,kush ishin te vertetet, po dalin sende qe kurr ne jet nuk i kisha besuar, po del qe edhe zahir pajaziti e edmond hoxha e hakif zejnullahu jan qit ne prit nga azem syl e xhavit halita konfidantat e adem demaqit etj etj, po dalin shum sene ne drit kadaldal por edhe shum te tjera do dalin nese fatmir lima ka qen ne luft dhe ka luftu ai prap ska pas drejt me vra shqiptare vetem per inate banale, disa koleg ketu shpesh po perdorin fjalen tradhetar duke mos ditur qka eshte tradheti, a ka tradheti me te madhe per kombin qe te mos del e verteta ne drit, a ka tradheti me te madhe per kombin qe me dit qka ka ndodhe dhe me hesht, po nje rast tjeter per nje oficer uck qe i mbijetoi luftes dhe me disa shok ishte nisur te vinte ne shtepi deri afer qytezes se tina eshte par me shok dhe aty eshte zdukur, behet fjal per komandant karadakun, dikush duhet dhen pergjigjeje ketu, etj etj
    Ndryshuar për herë të fundit nga gjema : 14-10-2011 më 16:13

  14. #134
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ku eshte kjo letra e deshmitarit..
    spo e shoh kund..
    Kopjen apo rigjinalin?!

    Avokati i Deshmitarit X e ka treguar dje ne lajmet qendrore te RTK-se.
    Perndryshe, Koha Ditore thuhet se e ka nje kopje, te cilen ndoshta e ka publikuar ne gazete, por jo online...

    Në një kopje të asaj letre të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, dëshmitari i njohur si “X” ishte i bindur se EULEX-i eka masakruar psikikisht”. Ish komandanti i UÇK-së, që ishte dëshmitari kryesor në rastin Kleçka, në fakt, ka lënë shumë letra të shkruara në të cilat sipas familjarëve ai ka treguar në detaje për gjithçka që i ka ndodhur prej kohës kur kishte dhënë dëshminë e parë në EULEX, e deri në momentin kur kishte vendosur që t`i jepte fund jetës.

    “EULEX-i po don që unë me shku në botën tjetër para se me ia nis gjykimi, e masnej ata me sejmenët e vetë me ba qysh të dojnë”, shkruan Zogaj me 15 shtator 2011, trembëdhjetë ditë para se të bënte vetëvrasje.

    Një kopje e ditarit që po e mban familja i është dorëzuar policisë gjermane. Gazeta ka parë pjesë të ditarit të tij dhe ka marrë nga familja letrën kryesore, që sipas bashkëshortes së Agimit, Ganimete Zogajt, i ndjeri e kishte lënë amanet që të publikohej, atëherë kur nuk do të ishte më.

    Në letër ai akuzon rëndë EULEX-in dhe prokurorin e rastit Kleçka, Mauricio Salustro.

    Dëshmitari më i rëndësishëm në rastin ku EULEX-i akuzon nëntë ish pjesëtarë të UÇK-së për krime lufte, shfryn kundër misionit të BE-së. Letra është e nënshkruar nga Agim Zogaj dhe mban datën 29.12.2010.

    Këtë padi po e bëj me shkrim kundra prokurorit italian Mauricio dhe dy agjentëve të sigurimit për mbrojtjen e dëshmitarit, shefi Donalld dhe Hansi nga Gjermania. Donalldi nga Britania. Zotri prokuror, hetues. Ti më bëre jo krim por masakër psikike më tërë fëmijët dhe gruan time”, shkruan Zogaj.

    Letra nuk është e shkruar në shqipe letrare, por në të folme individuale. Bashkëshortja e të ndjerit, Ganimete Zogaj, ka rrëfyer për dhe ka marrë përgjegjësinë se letra është e shkruar nga vetë burri i saj. Ajo ka treguar se letrën Agimi e kishte lënë para se të merrej nga EULEX-i në fillim të këtij viti.

    Ajo kërkon nga EULEX-i që t’i japë përgjegjësi për bashkëshortin. “Ai u kanë në duar të tyre. EULEX-i duhet mem dhanë përgjegjësi për burrin”, ka thënë Ganimetja.

    Zogaj shkruan se si nga EULEX-i është dërguar bashkë me familjen në Maqedoni për tri javë, por e kishin lënë atje tre muaj. I kishin ndërruar pasaportën dhe emrin, duke e emëruar si Azem Bytyqi. “Na latë pa asnjë dokument ku nëse vritna mos me u ditë nga jam”.

    Në mënyrë të paqartë, Zogaj përsërit në shkrim përgjegjësit për ato që ai i quan vuajte. “Fëmija i dëshmojnë të vetat që kan vujt. Ket përgjegjsi timen qe me shtyren që unë të ndahem nga jeta ime me ni presion të pa përballueshëm janë këta. Mauricio prokurori, Donalldi. Hansi..... Unë jam dëshmitar i zër rob se unë jam i plagosur me 21.06.2009 në oborr të shtëpisë time unë, e kjo më ka shtyrë që të kontaktojë me EULEX0in”, shkruan X-i.

    Në pjesën e dytë të letrës së tij, ai jep datat e njëmbëdhjetë herëve që është marrë në pyetje dhe datat kur ka nënshkruar gjashtë dokumente, që ai pretendon se nuk i janë përkthyer. “Ka munsi me qen edhe data të tjera, por me këto data i kum nënshkrua. Pa mi përkthy fare. I kum dhanë dëshmitë në podrumin e shtëpisë së NN (emri i njohur për redaksinë shkruan Koha Ditore), në Taukbashqe dhe i sëmurë prej plagve. Këto pyetje kan qen jashtë normav ligjore. EULEKSI vet ish mbi ligjin”, përfundon letra.

    Bashkëshortja e të ndjerit ka angazhuar një avokat dhe e ka ndërmend që të kërkojë përgjegjësi nga misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovës.
    http://www.ekonomisti.info/artikulli...uzon-eulex-in/

  15. #135
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Franca heton lidhjet EULEX-SHIK?

    Shërbimi Informativ i Francës po i heton lidhjet e qytetarëve të saj, që respektivisht shërbejnë në misionin evropian EULEX, me strukturat ilegale në Kosovë.

    Siç ka mësuar e përditshmja serbe “Blic” nga burime në Prishtinë, Qeveria franceze është e interesuar veçanërisht rreth kontakteve që këshilltari politik i shefit të EULEX-it, Romuald Pichard, i mban me qeveritarët në Kosovë, të cilët janë, siç shkruan “Blic”, njëkohësisht edhe anëtarët të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK).

    Shkas për këtë hetim është vdekja e mistershme e paradokohshme e dëshmitarit kyç të rastit Limaj, dëshmitarit Agim Zogaj, për sigurinë e të cilit ka qenë përgjegjës EULEX-i.

    Siç ka mësuar “Blic” nga burimi i saj i mirinformuar, Romuald Pichard është i lidhur ngushtë me Kadri Veselin, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin, nënkryetarin e Kuvendit dhe me Shaip Mujën, këshilltar i kryeministrit Hashim Thaçi.

    Burimi i “Blic”-it deklaron gjithashtu se të tre këta të sipërpërmendurit janë të përfshirë thellë në SHIK, dhe kësisoj janë qeveri formale dhe joformale në Kosovë. /zëri/

  16. #136
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    “Dëshmitarit X” i vetëvrarë, me letrën “amanet”, akuzon EULEX-in

    ... dëshmitari i rastit që impliko nëntë pjesëtarët e UCK-së, në krime të luftës i njohur si komandant Murrizi, shkruan se nuk mashtrohet nga falja e burgut për krimet “ që ndoshta i ka bërë” e as nga një milion eurot e premtuara. “ Por ti mua sun um blen kurr për një milion eurot e juaja edhe për burgun që ma falni por cka edhe kum bërë apo edhe për disa dëshmi që ti kam nenshkru pa mi përkthy fare….” shkruan Zogaj duke e përmedur emrin e përkthyesit në rastin e tij.

    Zogaj shkruan se si nga Eulex-I është dërguar tri javë me familjen e tij në Maqedoni por e kishin lënë atje tre muaj. I kishin ndërruar atij pasaportën dhe emrin duke e emruar si Azem Bytyqi. “ Na lat pa asnjë document ku nëse vritna mos me u ditë nga jam” dhe i drejtohet prokurorit duke i thënë se e ka arritur një gjë të tillë.” Sun e bëre këtë. Une po thom se te gjitha deklaratat e mija që gjenden para teje janë të pavlera “ shkruan “dëshmitari X”, në rastin Klecka.
    ...
    http://kosovalbaner.com/vm/2011/10/agim-zogaj/

  17. #137
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx antiproanti.. per sqarimet..

    nga kjo e nga shum tjera gjana kuptohet se kosova perjeton nje situate te terrorit te tmerrshem..

    njerzit jetojn me frike..

    te gjithe kan vnue maska..

    mask ne ftyre.. mask ne gjuhen e folur.. mask ne te shkruar.. mask ne kafiq..mask neper zyra.. mask ne shitore e thertore e shkolla e fakullteta.. televiziona e gazeta..

    ..

    mask vrasesit..mask familjet e te vramve.. mask rinia e mask pleqo-burrnia..
    mask femija e maska profesoro akademik-lija..


    ..

    maska diplomacia..mask euleksi.. mask prishtina e maske tirana..
    te gjithe me hile..

    zoti e ruajt kosoven..

    .

  18. #138
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Gjermanët sigurojnë: X u vetëvra

    Selvije Bajrami | 05-01-2012 08:07 CET

    (E plotësuar) Agim Zogaj, i koduar si dëshmitari “X”, në rastin kundër Fatmir Limajt dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij të njohur si “Rasti Kleçka” ia ka marrë jetën vetes dhe askush nuk ka ndikuar, qoftë nga Kosova qoftë nga jashtë, në aktin e vetëvrasjes.

    Së paku ky është konstatimi i autoriteteve gjermane, që e kanë kryer autopsinë në trupin e viktimës, i cili është gjetur i vdekur në minutat e para të 27 shtatorit të vitit që lamë pas.

    Disa muaj pas vdekjes, autoritetet gjermane me kërkesë të misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), i cili edhe udhëheq procesin kundër ish-ministrit Fatmir Limaj dhe të tjerëve, raporti i autopsisë tashmë ka arritur në Kosovë. Ky raport do të diskutohet në seancën e 30 janarit kur pritet të rifillojë gjykimi ndaj të akuzuarve për krime luftë në Kleçkë të Lipjanit.

    “... ka qenë dëshmitar në një procedurë gjyqësore në Kosovë. Në muajin korrik të vitit 2011 në kornizën e të ashtuquajturit programi i EULEX-it (program i mbrojtjes së dëshmitarëve), ai së pari është sjellë në Munih dhe pastaj në Duisburg”, thuhet mes tjerash në raportin e autopsisë së autoriteteve gjermane, raport në të cilin ka pasur qasje gazeta “Zëri”.

    Më datën 26 nëntor, sipas raportit, ai kishte dalë nga shtëpia rreth orës 18.00 dhe pas një kohe të shkurtër ai kishte telefonuar të vëllanë. Tashmë i ndjeri Zogaj i kishte thënë vëllait se gjendet në një vend të pyllëzuar dhe se me veti kishte një litar që do ta përdorte për të varur veten.

    “Më 27.09.2011 në orën 00:05 ai ishte gjetur i varur në një pemë, në një pyll në rajonin 47198 në Duisburg në këndin në mes të Brucher Strasse dhe Ehren Strasse. Gjatë kontrollimit të rrobave të kufomës, ishte gjetur një lloj letre, e fundit e shkruar para vetëvrasjes në gjuhën shqipe”, thuhet më tej në raport.

    Autopsia ndaj viktimës ishte kryer dy ditë më pas dhe sipas raportit të përpiluar, nuk ka asnjë indikacion se vdekja është shkaktuar nga ndonjë person tjetër.

    “Gjetjet shpijnë pa dyshim tek vetëvrasja”, thuhet më tej në raport, i cili specifikon se nuk është konstatuar asnjë pikë alkool në trupin e viktimës.

    Misioni i cili edhe e kishte në program të dëshmitarëve të mbrojtur dëshmitarin X, ishte informuar përmes telefonit nga autoritetet gjermane për rezultatin e hetuesve gjermanë.

    EULEX, sipas raportit, është informuar se një hetuese ka kontaktuar vëllanë e viktimës i cili po jetonte në Duisburg, se është takuar me të dhe se e ka marrë telefonin e viktimës për inspektim. Inspektimi i bërë ka treguar se viktima kishte pasur kontakt vetëm më vëllain e tij Myftar Zogajn në Munih.

    “Ne supozojmë se nuk ka mundur të tërhiqet këmbëza (në mes të tjerash përmes një telefonate nga Kosova), për ta çuar dëshmitarin drejt vetëvrasjes”, thuhet nga raporti i përpiluar nga kryeinspektori i policisë kriminale në Duisburg.

    Se Agim Zogaj ka bërë vetëvrasje dhe se askush nuk ka ndikuar në marrjen e jetës së tij, sipas tij, e tregon edhe hapja e kufomës e cila është bërë në Gjermani përkatësisht në Institutin Forenzik në Duisburg.

    “Në anën e pasme të qafës si dhe në pjesët mbështetëse të krahëve dhe këmbëve, shihen qartë shenja të formuara me ngjyrë të kuqe të hapur...”, thuhet në raport në lidhje me autopsinë e viktimës që kishte pasur 62 kilogramë e gjatësi 164 centimetra.

    “Hapja e kufomës nuk ka rezultuar në asnjë provë të ndonjë akti dhune të huaj, të jashtme apo mekanike përmes të cilit ndonjë person i tretë ka shkaktuar vdekjen”, thuhet në raport.

    Ky raport do të diskutohet në një seancë në mes të janarit që është seancë procedurale kundër Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij. Për vlefshmërinë e dëshmisë së dëshmitarit X, i cili është vetëvrarë muaj më parë në Gjermani, ndërkaq, do të diskutohet në seancën kryesore e cila është caktuar të mbahet më 30 janar.

    Ndryshe, dëshmia e Agim Zogajt është dëshmia kryesore në aktakuzën kundër ish-ushtarëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”.

  19. #139
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2007
    Postime
    99
    vrasjet, vetevrasjet dhe qdo gje qe ka te beje me vrasje jan te kobeshme dhe o gure-zeze. shof ktu shkrime qe edhe sikur i gezohen nji vraseje, nji humbe-jete. e kobeshme. mendoj qe vdekjet duhen te jene natyrale ashtu siq edhe lindjet jan. ne shqiptarte mjaft jemi te demtuar nga vrasjet prej armiqeve... vrasjet prej hakemarrjeve... por edhe prej vrasjeve aksidentale... por te gjitha kan nji emrues te perbashket; jan vraseje. por vrasjet me paramendim, vrasjet te qellimeshme jan vrasje te pa falsheme dhe jan vrasje te kobeshme. qdo gjakederdheje nder-shqiptare eshte vetevrasje. po e vret nji njeri, po e humbe nji jete... e kobeshme dhe qmenduri. mendoj qe per qdo vrasje duhet te mirret drejtesija... dhe vetem drejtesija eshte ajo qe i jape vlersimin dhe denon vrasjen. nderimet e mija te nderuar lexues. burimix=rifat mulaj.

  20. #140
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Ditari i Dëshmitarit X është shkruar nga katër persona


    Nga Express 06 Shkurt 2012 18:13


    Ka nisur shqyrtimi kryesor në procesin gjyqësor në rastin “Kleçka” për deputetin Fatmir Limaj dhe 9 bashkëluftëtarët e tij. Në këtë seancë është trajtuar besueshmëria ose jo e provave të dëshmitarit “X” si dhe thirrja e prokurorit të rastit, Maorizio Salustro në cilësinë e dëshmitarit. Mbrojtja e ka dorëzuar sot një dëshmi të një ekspertize grafologjike që ajo ka bërë lidhur me vërtetësinë e shkrimit të autorit në ditarin e dëshmitarit “X”. Sipas mbrojtjes, në këtë analizë del se ditari mbi bazën e të cilit edhe është nisur i tërë rasti “Kleçka” është shkruar nga katër njerëz të ndryshëm dhe jo vetëm nga dëshmitari “X”, siç pretendohet.

    Ndonëse në seancën e sotme si prioritet ishte përcaktuar të trajtohet besueshmëria ose jo e provave të shënuara në ditarin e dëshmitarit “X”, kjo çështje u prek vetëm pak në fillim të saj, ndërsa e tërë kjo seancë u fokusua në rëndësinë që prokurori Salustro të ftohet në cilësinë e dëshmitarit në këtë rast. Mbrojtja kërkesën e saj që prokurorin ta ftojnë në cilësinë e dëshmitarit e mbështet në akuzat që Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X” ka bërë ndaj tij në ditarin e vet.

    Meqë prokuroria nuk bëri deri tani një analizë të grafologjisë për ditarin e dëshmitarit Agim Zogaj, një veprim të tillë e ka bërë mbrojtja, e cila ka angazhuar ekspertin e grafologjisë në Shqipëri, Hysni Kotri.

    Sipas Tahir Rrecaj, avokat mbrojtës i Fatmir Limajt dhe bashkë iniciues i analizës së grafologjisë, tregon se ekspertiza e nxjerrë nga eksperti i kësaj çështjeje pasqyron se ditari i dëshmitarit “X” është shkruar nga katër autorë të ndryshëm.

    “Prova më e rëndësishme të cilën ne e kemi deponuar sot është një ekspertizë e bërë nga një ekspert i autorizuar i grafologjisë është nga Tirana dhe unë me kolegun Kahn kemi bërë një kërkesë për ekspertizën e ditarit të dëshmitarit “X” Agim Zogaj, dhe nga rezultatet dhe ekspertizat që i ka dhanë eksperti del se të paktën nga katër duar është shkruar ditari. Do të thotë, sipas ekspertit nuk është ajo që ditarin e ka shkruar vetëm Agim Zogaj, por aty janë katër persona të ndryshëm, sepse dallimet në shkrime janë në katër pika të cilat i ka marrë si model për ekspertizë dhe kjo tregon se besueshmëria e ditarit të dëshmitarit “X”, Agim Zogaj, po ashtu edhe deklaratat e tij është në nivelin zero”, ka thënë ai.

    Rrecaj ka shtuar se dëshmia e analizës së grafologjisë së ditarit është edhe një mbështetje shtesë e cila e arsyeton kërkesën e mbrojtjes që kaherë e ka bërë për një analizë të tillë, por që është neglizhuar. Ai shfaq shpresën se trupi gjykues do të marrë vendim që analiza grafologjike e ditarit të dëshmitarit “X” të bëhet sa më parë.

    Më tej, mbrojtja ka insistuar që prokurori Maorizio Salustro të ftohet në cilësinë e dëshmitarit. Pala mbrojtëse mendon se dëshmia e prokurorit do ta ndihmonte procesin në zgjidhjen e shumë pikëpyetjeve që po e shoqërojnë këtë proces.

    Kjo kërkesë e mbrojtjes që sa kohë është duke u bazuar në akuzat që Agim Zogaj i ka bërë në ditarin e tij ndaj prokurorit Salustro.

    Në mbështetje të kësaj kërkese doli edhe Ramiz Krasniqi, avokat mbrojtës i Belul Limajt, i cili citoi pjesë nga ditari i Agim Zogajt, e që kanë të bëjnë me akuzat e tij ndaj prokurorit Salustro, duke thënë se “prokurori po më shkatërron, Salustro po më bënë presion, Salustro po më çon në vdekje”.

    Mendim mbështetës lidhur me ftesën e prokurorit Salustro në cilësinë e dëshmitarit e dha pas seancës edhe Bajram Tmava, avokat mbrojtës i Nasen Krasniqit, i cili tha se në ditar janë disa gjëra që vetëm prokurori Salustro mund t’i sqarojë.

    “Kemi apeluar, kemi propozuar te trupi gjykues që zotëri prokurori të dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit për t’i verifikuar disa rrethana të cilat kanë të bëjnë me deponimin e ditarit nga ana e vëllait të dëshmitarit “X”, Afrim Zogaj, i cili është publikuar edhe në mjetet e informimit. Sipas atij ditari ekzistojnë disa çështje të cilat patjetër duhet të sqarohet”, ka thënë ai.

    Ndërkaq, avokati Tahir Rrecaj jep edhe arsyet tjera pse prokurori Salustro duhet të ftohet në cilësinë e dëshmitarit. Ai tha se janë një sërë akuzash të rënda që janë ngritur ndaj tij nga Zogaj për përdorimin e metodave të ndaluara në raport me dëshmitarin, dhe nëse këto akuza vërtetohen, atëherë denueshmëria është deri në dhjetë vjet burg.

    “Ato janë akuza të rënda të cilat ngrisin çështjen e përdorimit të metodave të ndaluara me ligj në raport me dëshmitarët dhe në qoftë se vërtetohen akuza të tilla, prokurori ka shkel ligjin në mënyrë më flagrante jo vetëm procedural, por veprime të tilla nëse vërtetohen, ato paraqesin elemente të veprës penale marrja e dëshmive me dhunë neni 163 i Kodit Penal që në rastet më të rënda siç është ky denueshmëria mund të shkojë edhe deri në dhjetë burg nën kushtin që do t’i hiqet imuniteti dhe do t’i nënshtrohet një përgjegjësie penale”, ka thënë ai.

    Avokati Rrecaj shton se nëse deklaratat e “X” karshi prokurorit dalin të rreme, atëherë duhet që edhe deklaratat e po të njëjtit dëshmitar me të cilat akuzohet Fatmir Limajn të dalin si të pavërteta.

    Seanca e sotme përfundoi pak para kohe, pasi që në të njëjtën sallë pritej të mbahej seanca e radhës në rastin “Medicus”. Seanca e radhës në rastin “Kleçka” mbahet nesër prej orës 10.00 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. /kosovapress/

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •