Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 140
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Rrespekte Fatmir Limaj-t djale fisnik e patriot i Shqipnise etnike!!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  2. #82
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    E fundit do te shifet si ne shpalleni ju defatoret enveriste, habitet njeri kur lexon kenaqesin e nje cube LPK-isto enveriste, duartrokijet, gezimin e vdekjes nje shqyptari!
    Puna nuk mbaron me kaq,sidomos kur behet fjale per vrasje njerzish nga bandita enverist em maska.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #83
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Varroset dëshmitari X

    http://www.botasot.info/mesme/Varroset-deshmitari-X.jpg



    http://www.botasot.info/reklama/zogaj01tet.jpg


    Varroset dëshmitari X

    Trupi i pajetë i Agim Zogajt, që njihej si "Dëshmitari X" në rastin "Kleçka" është varrosur të shtunën pasdite në varrezat e qytetit të Prizrenit, duke lënë pas shumë dilema të pasqaruara. Pos arkivolit të dëshmitarit të ndjerë dheu ka mbuluar edhe shumë mistere, që qëndrojnë pezull në lidhje këtë rast. Familjarët edhe njëherë kanë shprehur bindjen se nuk bëhet fjalë për vrasje, por nuk kanë konfirmuar as nëse familjari i tyre ka kryer vetëvrasje.

    "Vrasje s'ka pas. Ka qenë vdekje", ka thënë vëllai i të ndjerit, Afrim Zogaj. Këtë qëndrim ai e ka mbajtur disa orë para varrimit të vëllait, por edhe pas varrimit. Ndërkohë gjatë ceremonisë së varrimit familjarët shpesh herë kanë përsëritur fjalën "Lavdi!", derisa nuk kanë munguar as puthjet e fotografisë së të ndjerit, të veshur me uniformën e Policisë Ushtarake të UÇK-së.

    "Nana s'mërzitet, se t'kam pas krenar", ka thënë nëna e "Dëshmitarit X", derisa të afërmit e mbanin atë në këmbë. "Hiq mos u mërzitni", ka porositur ajo, gjatë ceremonisë mortore.

    Ndërsa djali i saj, Afrimi, ka pohuar se lajmin për humbjen e të vëllait e ka marrë nga autoritetet gjermane, të cilat sipas tij pas autopsisë nuk e kanë përcaktuar mënyrën e vdekjes. "Në fletën e obduksionit nuk shkruan, konstatohet vdekja po se qysh ajo është lënë zbrazët", ka thënë Zogaj.

    Ai ka pranuar se vëllai i tij ka qëndruar me të në Gjermani, përkohësisht, dhe se mëngjesin e ditës së kobshme kanë pirë kafe bashkë. Zogaj ka theksuar se vëllai i tij nuk është dashur të shpreh ndonjë shqetësim të veçantë, ngase 12 vitet e fundit i ka kaluar duke jetuar nën presion.

    "Vëllain tim e kanë gjet policia gjermane, jashtë banesës diku 300 metra vijë ajrore", ka deklaruar Zogaj. Sipas tij, Agimi nuk ka qenë i mbrojtur përderisa ka qëndruar në Gjermani, ku ishte sjellë nga EULEX-i, që e kishte marrë këtë veprim si masë mbrojtëse për dëshmitarin në rastin "Kleçka".


    Prizren: Sot varroset dëshmitari X, vdekja ende mister

    Familjarë të dëshmitarit X, Agim Zogaj, i cili bëri vetëvrasje të hënën e kësaj jave në mbrëmje në Duisburg të Gjermanisë kanë njoftuar sot se kufoma e tij është sjellë në Kosovë.

    Varrimi i tij është paralajmëruar të bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e qytetit në Prizren.

    Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë thënë të premten se Agim Zogaj ishte dëshmitar i mbrojtur edhe në Gjermani.

    Një zyrtar federal gjerman i ka thënë “Kohës Ditore” në kushte anonimiteti se personi me emrin Agim Zogaj, i cili në Kosovë ishte dëshmitar i mbrojtur dhe i koduar me shkronjën “X”, ka qenë edhe atje në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve. “Ai ishte në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, por kjo nuk do të thotë se ai është 24 orë nën mbrojtje”, ka thënë ky gjerman në kushte anonimiteti.
    Sipas tij, edhe natën e vdekjes dëshmitari Agim Zogaj e kishte shfrytëzuar një moment të shëtitjes dhe kishte shkuar në mal, ku, sipas tij, ka bërë vetëvrasje. Ky zyrtar nuk ka dashur të japë më shumë detaje.
    Bota Sot







    Vllau i Agim Zogajt:Agimi nuk bëri vetvrasje(video)
    on Tetor 1, 2011 7:39 pm KOSOVALBANER.COM


    http://kosovalbaner.com/vm/wp-conten...aj-300x240.jpg


    Vllau i Agim Zogajt(Deshmitari X)Afrim Zogaj, sot kishte ardhur në vorrimin e vllaut në Prizren.I pyetur nga gazetarët për rastin ,ai tha” Ai nuk është vet vrar ,kjo eshte rren e kulluar”.Tek Afrimi, Agimi kishte qendruar 3 muajët e fundit
    Për më shumë mund te shikoni videon në vazhdim

    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kosovell.. po kercenon forumistat me vdekje..

    a ndjen ndopak o kosovell pergjegjsi per gjith kto vdekje?
    a eshte mbledh ndoj her celula juaj me shpreh ndoj keq ardhje qe i kini ba 3 lloj "punesh" shum interesante..

    1-kini thirr ushtrin arkane me genocidu popullaten e pambrojtur shqiptare te kosoves..
    2-kini burgos e torturue e vra shqiptar te kosoves.. pikerisht ne te njejten kohe kur arkani genocidonte popullaten shqiptare te kosoves..
    3-kini vazhdu vrasjet pas shpine ndaj shqiptareve te kosoves edhe pas clirimit te kosoves nga NATO per te mbuluar vrasjet qe gjat luftes kini bere ndaj po shqiptareve te kosoves..

    ???

    ku ju con mushka o kosovell??


    ..

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,658
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    E fundit do te shifet si ne shpalleni ju defatoret enveriste, habitet njeri kur lexon kenaqesin e nje cube LPK-isto enveriste, duartrokijet, gezimin e vdekjes nje shqyptari!
    Puna nuk mbaron me kaq,sidomos kur behet fjale per vrasje njerzish nga bandita enverist em maska.
    PLAKU po keta sipase teje si doti quaim

    UDB-ashat qe torturonin të burgosurit:

    1.Bafti Jakupi,
    2.Lutfi Ajvazi
    3. Ejup Bajgora
    4.Mehmet Haskaj
    5..Ibush Kllokoqi
    5.Drago Dragojeviq
    6.Muharrem Dana
    7.Sllobodan Mijoviq
    8.Asllan Sllamniku
    9.Shefqet Hashani
    12.Zenun Shala
    13.Naip Hoxha
    14.Refik Tashi
    15.Metush Sadiku
    16.Zejnullah Shala
    17.Hasan Mehmeti
    18.Shefqet Obria
    19.Faik Nura
    21.Metë Kuqi
    Pak a shume te gjithe keta gjenden edhe te "Dosja e Adem Demacit

    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bota sot

    -

    Varroset dëshmitari X


    Trupi i pajetë i Agim Zogajt, që njihej si "Dëshmitari X" në rastin "Kleçka" është varrosur të shtunën pasdite në varrezat e qytetit të Prizrenit, duke lënë pas shumë dilema të pasqaruara. Pos arkivolit të dëshmitarit të ndjerë dheu ka mbuluar edhe shumë mistere, që qëndrojnë pezull në lidhje këtë rast. Familjarët edhe njëherë kanë shprehur bindjen se nuk bëhet fjalë për vrasje, por nuk kanë konfirmuar as nëse familjari i tyre ka kryer vetëvrasje.

    "Vrasje s'ka pas. Ka qenë vdekje", ka thënë vëllai i të ndjerit, Afrim Zogaj. Këtë qëndrim ai e ka mbajtur disa orë para varrimit të vëllait, por edhe pas varrimit. Ndërkohë gjatë ceremonisë së varrimit familjarët shpesh herë kanë përsëritur fjalën "Lavdi!", derisa nuk kanë munguar as puthjet e fotografisë së të ndjerit, të veshur me uniformën e Policisë Ushtarake të UÇK-së.

    "Nana s'mërzitet, se t'kam pas krenar", ka thënë nëna e "Dëshmitarit X", derisa të afërmit e mbanin atë në këmbë. "Hiq mos u mërzitni", ka porositur ajo, gjatë ceremonisë mortore.

    Ndërsa djali i saj, Afrimi, ka pohuar se lajmin për humbjen e të vëllait e ka marrë nga autoritetet gjermane, të cilat sipas tij pas autopsisë nuk e kanë përcaktuar mënyrën e vdekjes. "Në fletën e obduksionit nuk shkruan, konstatohet vdekja po se qysh ajo është lënë zbrazët", ka thënë Zogaj.

    Ai ka pranuar se vëllai i tij ka qëndruar me të në Gjermani, përkohësisht, dhe se mëngjesin e ditës së kobshme kanë pirë kafe bashkë. Zogaj ka theksuar se vëllai i tij nuk është dashur të shpreh ndonjë shqetësim të veçantë, ngase 12 vitet e fundit i ka kaluar duke jetuar nën presion.

    "Vëllain tim e kanë gjet policia gjermane, jashtë banesës diku 300 metra vijë ajrore", ka deklaruar Zogaj. Sipas tij, Agimi nuk ka qenë i mbrojtur përderisa ka qëndruar në Gjermani, ku ishte sjellë nga EULEX-i, që e kishte marrë këtë veprim si masë mbrojtëse për dëshmitarin në rastin "Kleçka".


    Prizren: Sot varroset dëshmitari X, vdekja ende mister

    Familjarë të dëshmitarit X, Agim Zogaj, i cili bëri vetëvrasje të hënën e kësaj jave në mbrëmje në Duisburg të Gjermanisë kanë njoftuar sot se kufoma e tij është sjellë në Kosovë.
    Varrimi i tij është paralajmëruar të bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e qytetit në Prizren.

    Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë thënë të premten se Agim Zogaj ishte dëshmitar i mbrojtur edhe në Gjermani.
    Një zyrtar federal gjerman i ka thënë “Kohës Ditore” në kushte anonimiteti se personi me emrin Agim Zogaj, i cili në Kosovë ishte dëshmitar i mbrojtur dhe i koduar me shkronjën “X”, ka qenë edhe atje në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve. “Ai ishte në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, por kjo nuk do të thotë se ai është 24 orë nën mbrojtje”, ka thënë ky gjerman në kushte anonimiteti.
    Sipas tij, edhe natën e vdekjes dëshmitari Agim Zogaj e kishte shfrytëzuar një moment të shëtitjes dhe kishte shkuar në mal, ku, sipas tij, ka bërë vetëvrasje. Ky zyrtar nuk ka dashur të japë më shumë detaje.


    ---


    Shpërndaje


    Komente (74) Kthehu | 01.10.2011


    Ky ka qene njeri i urte dhe i nuk ka qene i zhytur ne korrupcion, nofken e ka pase Murrizi. Ne vend te tij e kan marre Agim murtezin ne gjyq te hages. Pasi ka shku fatmiri ne hage e ka kercenu kete qe te shkon vete ne hage. ky nuk ka shku edhe kta i kan ba atentat dy here kan dashte me ja gju krejt barren edhe me me zhduke... nuk ka pase faj njeri se ja kane nxi jeten.. edhe ne fund shkoi ne menyre misterioze.

    Mos_fol_pa_E_dite 01.10


    E vështirë është me i kuptu kta ,,trima\\\'\\\' .!!! edhe deklarohën se s\\\'kan bërë krime , edhe i vrasin , apo i detyrojnë të vetëvritën deshmitart , apo edhe t\\\'a terhjekin deshminë . Pse kan frigë , nga kush ? Nëse vertetë s\\\'kan bë krime , do të vertetohet , e nëse dalinë deshmi të rrejshe le te denohen deshmitar e rrejshem . mos i vritni njerëzit ,sepse mjaft u vranë në luftë ..!! Pritni te vendosë drejtësija .

    Mendime 01.10


    Zeuzi i ....keshtu sikur qe shenon ti ( UQK ) srbija leshomte komunikate ne vitin 1999.mjaft me keto genjeshtra as gruaja dhe femijet e tu nuk i blejn me.Dihen ushtaret e UCK-se. Mos i zen ne goje pa abdes.

    Atdheu 01.10


    familja zogaj pranoni gushllimet ,Sa i perket komentusve ju kisha lut qe ti lan familjaret te qet me merzit e veta se asht perzi ne tana anet se valla pa hanger hder era nuk te vjen por nese kan vra shpiuna te vertet hallall po mos i kan vra veq per karrika se a pe shini deri dje lima me hashimin nuk jan nda kurr po si ju lujt karrika dikujt fill po ja gjajn vegzen dikun si ne kohen e komunizmit por te ruhemi mos te bajm vllavrasje se kemi me qka me u marr boll pershendetje nga norvegjia

    ruzhdi zeqiraj 01.10


    lavdi.......

    1878 pz - austri 01.10


    o komentus,po pse ky njeri si polic ushtarak ne kohen e luftes se UQK-SE,i erdhi puna dhe erdh ne ate situat qe te behet si DESHMITARI X,kjo eshte per te u quditur dhe per te u habitur dhe len shume per te dyshuar se kush ka qene ky !!!per ke ka punuar ky!!!pse u be deshmitare x ky!!!!,kush e nxiti!?kush e detyroi!?,ku ka qene thelbi esenca argumenti arsyeja,qe ky njeri te behet deshmitare x per nje BASHKELUFETETARE DHE PER BASHKELUFETETARET E TJER TE UQK-SE,se kinse kane BER KRIME NE KLEQK,PO E THEM PRAPE DUKE QENE EDHE VET LUFETARE I UQK-SE,si ka mundur te bie ne kontradit me vete luften e vet qe e ka ber me shoket e UQK-SE,e te behet si DESHMITARE !!!!!!!!!!!!

    ZEUSI I PELLAZEGVE 01.10


    ket te smur psiqik e pash edhe ne inqizime dhe haptasit dukej i mjer por edhe me i mjer po me duket tash kur e eulexi dhe udba e shfrytezuan per qellimet e tyre dhe e lan ne meshir te zotit ishte trishtues varrimi i tij qe pash ne tv sa pak njerz .lufta e uck e limajt e haradinajt ishte legjendare titanike jemi krenar me ta

    AFRIM GJAKOV 01.10


    po bre zotri kumentus ti ah edin se krimnelt i vrjan deshmetarta edhe fatmir limja ma krimnel ska ku me shku

    luli 01.10


    Sot kosova varrosi nje qelbesir i cili me shume qelbesira tjera qelbosi kosoven me vite te tera sote kosova qelbon me pak se dje.

    beka 01.10


    Edhe un nderlidhem me keto komente te cilat i behen nje njeriu i vrar apo i vetevrar,ai sesht ne jet me por veprat e tija edhe puna e tij ose e bejn te pa vdekeshem ose e radhisin ne listen e atyre qe e tradhetuan qeshtjen kombetare edhe punuan ne dem te saj,edhe une isha ushtar i te madhes UQK ,por agimin se kam njoft por besoj qe aj ashte viktim e terrorit te asaj klike qe vrau burrat ma te mir te kombit shqiptar,une ne vitin 2001 i kam denoncue do idiota e do kriminel shok te fatmirit por eshte e kot se ata jan mbrenda e nuk lejojn asgje te futet se koka e krimit edhe vrasjeve ndodhet ne qeveri ne parament ne polici edhe ne do parti politike por gati po i shkund acari ajo vjerrsha e bukur fryn murrlani me shtuhi shtruku struku i shkreti plak mos na e pini ket pik gjak,keta ja pin popullit gjakun njejt si shkau,edhe ketyre u vjen fundi por qdo fillim e ka fundin keta kan me perfundue ne menyren ma te turpshme se vran vllezerit e tyre he zoti i vrafte eua farofte edhe djepat .

    ish ushtari i UQK-Drenic 01.10


    Kosoven e ka pshurre Limaj,sepse ashte edhe hero,por asht edhe hajn ,edhe kriminel.Zogaj isht idealist,s e ka duruar krimin ,qe s\\\'eshte tradite e shqiptareve.Limaj e keqperdori edhe heroizmi e vet, edhe te bashkeluftetareve.Ai esht, thjeshte: hajn!Po te mos ishi vra deshmitaret, sa krimi do te zbulohej...

    NIKU 01.10


    KUSH E VRAU????????

    Fati (Vjene) 01.10


    vlersimin me te mir ketij shpiuni ja dhan qytetaret e kosoves qe nuk morren pjes ne varrimin e tij .kjo vlen per te gjith juve shpiunat e serbis qe jeni kunder uck e qe per nje viz ose per privilegje personale po montoni procese politike ndaj uck dijne se njejt si ky qen do te mbeteni pa viz pa pare pa jet te sigurt dhe ne fund as qe do ta qajn koken per ju eulex e unmik .10 veta i kishte ne varrim turp turp mallkuar qoft ky pis.dhe ju qe po e mbroni ket shpiun prononcohuni me emra e mbiemra e mos u tutni bota sot flm ju qmoj per transparenc

    arta aliu prishtin 01.10


    Nuk e njoh viktimen, por njoh mire agjenturen Serbo-Franceze. Si eliminuan Mehmet Shehun dhe ma vrane Vladimir Shehun. Te dy rastet i deklaruan vet vrasje. Ne qofte se viktima do te ishte vetem agjent Franko-Serb atij nuk mund ti hynte gjemb ne kembe. Edhe sikur te kete qene agjent Serb, ai ndoshta nuk ju bind padroneve dhe ata e eliminuan, ose e volen dhe e hodhen ne koshin e plehrave. Ngushellime Familjes.

    Shqiptari 01.10


    qaush aga i anadollit kopil i alekseder rankoviqit prano gushllimet e mija me te sinqerta per ket jaranin tan dhe kishe ba mir me shku me ba nje kontroll te mjeku se vjami ta ka rrethu zemren shum e po shkon edhe ti pas tij dot te na mungosh shum ti dhe komentet e tua mos harro shko bane nje kontroll bjeri vetit mas

    kushtrimi 01.10


    ngushlllime familjareve dhe ju lutem te gjithve per respekt ndaj familjes se te ndjerit por edhe ndaj etikimeve te ushtris clirimtare.

    bajrami 01.10


    ska koment per ata qe i kan sherby serbis me veshje ushtarake te UÇK-es ky esht ajo qe e kan meritu

    kushtrimi 01.10


    ngushllime familje zogaj dhe mbahuni fort sepse djali juaj vdiq per te verteten,te drejten dhe jo genjeshtren,intrigen.Lum per te qe vdiq per nje ideal shume te madh qe kur te mesojne per te do shendrit si nje meteor.Ilehte i qofte dheu i dardanise antike

    bota demokratike 01.10


    \\"\\" Ra kjo deke e u pam \\"\\" thojn plakat.Sa gjykatesi, sa avokati, sa prokurori, sa analisti ketu Lum TI moj Kosove thash...Por si Lum TI moj Kosove per njerezit qe ne shekullin e internetit pervec gabimeve lapsuze ta paktet jan Ata qe formuluan nji fjali te rregullt.Po mire moj Nene Kosova po keta bije qe nuk dijn te shenojn ne gjuhen e Memes po ti kishin perfunduar ndobnji fakulltet...apo prite ZOT po te kishin kris ndonji pushke per Lirin ? cfar do thonin sot ?Kosove Nene e dashur...krenohu me bijt e tu...edhe pse nuk dijn te shkruajn shumica e tyre jan jykates, avokat, prokuror, gazetar, kritik, analist..Dhe se paku Moj Nena Kosove mburru se ne bijt e tu ka mbet edhe ndergjegjeja..Edhe pse vet nuk luftuan se paku kenduan bashke me kengetaret neper kafene.Viktima e fundit e ndergjegjejes se vonuar te cilin eulex e mori me force u vetvar.

    Atdheu 01.10


    ah bre nanen se fara jon esht perzime me turqi tradhtar se shiptaret jen rac e bardh siq ishte edhe i madhi skenderbeg ,vetem shkijet qe ju vin hakes fares perzime turke

    uck toni 01.10


    O KOMENTUS NUK JA DIM ARSYJEN ATY NJERI PER SHKA KA BO VETVRASJE PO NA VVEQ MUMI MI SHPRE NGUSHLLIME FAMILJES TINA EDHE OK ZOTI E PAS QU XHENET

    NASER 01.10


    TA PSHURRSHA VORRIN TY O AGIM ZOGAJ SE PISAT SI TI DUHET MI NXJERR PREJ VARRIT E MI KALL SI QENT SE AJO TOK NUK I DURON BASHK ADEM JASHARIN E TY AGIM PISIN.EDHE JUVE KRJETVE QE JENI KUNDER UCK E LIMES JA U ****** NANAT E MOTRAT

    FADIL ROBELLI ARBERIA 98 GJILAN 01.10


    Mos u ngutni e me shpall ju ket njeri heroj, se ket person e shpall Serrbija heroj, ju te gjith qe shkruani ketu ose s´jeni ne ngjarje kerkund, ose e keni pas ka nje shpiun ne familje qe jav kan vra, ose jeni perkrahes te Serrbis. Ky e akuzon Fatmirin dhe shoket e tij se kan vra Shkije dhe shpiuna, nese ju e dini nje person qe u vra ne at Zone ku ka operu ky grup e se ka meritu me vra ju lus tregonja emrin, e mandej flasim

    Malisheva 01.10


    Per te vdekurit nuk duhet te flitet keq,por...A nuk doli gjygji i Hages aji institucion i drejtesis i cili e shpalli zotin Limaj te pafajshem?Po ne shqipetaret nuk kemi besim ne drejtsin nderkombtare(e sidomos kur na premtohet azil dhe ndrrim te identitetit)ateher flasim per \\"masakrat\\" e limajt,Hardinajt e shume e shume luftetarve te tjere.Drejtsia prap do te triumfoj,por ne prap nuk do ti ndaime tetashetethanmet,perkunder te gjithave ngushllime fam.Zogaj.Arbeni metzingen

    Beni 01.10


    Ngushllime familjarve te këtij heroi te vertet se 12 vjet pas lufte prap luftoj për drejtsi e për liri te Kosoves,lavdi,e turp i qoft botes tradhtare e shërbimeve te fshehta qe tradhtojn njerz e i vrajn pas shpine kur te dojn e kend dojn e likuidojn e për fat te keq po vrasin njerz te mir e te drejt e po i stimulojn qelbsirat e tradhtaret e kombit Shqiptar anë e kënd te trojeve Shqiptare,e vran Azem Hajdarin ne Shqipri , Ismail Hajdarin deputet ne Kosovë e nuk lan kend pa e vra deri kur erdhen ne krye te pushtetit.E tani po ata pushtetar po duhet me dal para popullit e ta tregojn fytyren e tyre se qfar e kush kan qenen edhe përse luftuan për popull apo për vetveten e tyre,e kjo po del qe këta pushtetar paskan luftue me hipur ne krye te pushtetit e me u bërë milionera,e jo për ta lirue Kosoven por për ta pushtue Kosoven edhe me te vertet e kan pushtue edhe ate me ndihmen e ndërkombëtarëve e shëbimeve te huaja sekrete,që vrasin patriota e ushqejn antipatriota te Shqipeve,turp EULEX-Gjerm

    Malisheva e Drenices 01.10


    Shpihunat gjithe i kan vra edhe duhet mi vra

    punish 01.10


    Asdren Basha ...te lumte, i lehte i qofte Dheu i Dardanise Agim Zogajt...Ngushllime Familjes,dinduni qe per Agim Zogaj do shkruhet ne Faqet e Bardha te Historise tone Kombetare,per hashimin,fatmirin,jakupin dhe kliken e tyne do shkruhet vetem ne faqet e zeza te Historise Popullit Shqiptare...Ndaj dhimbjen me Familjen Zogaj...Per Heroin e Ri te Dardanise tone te Dashur...

    Adolf Hoti 01.10


    Familjes dhe farefisit Zogaj,Me rastin e vdekjes së birit tuaj, Agimit, ushtarit të UçK-së, familje e nderua, me dhembje i bashkëngjitëm zisë Suaj. Zoti Ju lashtë shëndosh! Dhashtë Zoti që sa më shpejtë të del në dritë e vërteta, e cila gjithësesi do të zbutë dhëmbjen e pazëvëndsueshme për Birin Tuaj!

    avdyl geralla 01.10


    Po sdi qka po ju hane ***** kur skeni dije se qka ka deshmua.po mose mendoni se ata qe i kane burgos kane qene dhe jane burra ma te mire se ky ,po meruni me punen e juve se jeni bere si do gra lavire ,lene familjen e qete sepse kemi akoma shume te gjalle ne kosove qe jetojne vetem nga vrasjet qe paguhen e ju ,mereni me njerez te vdekur ore gomar et e kuqe,shume large jeni nga civilizimi sepse ne koken e juaj ska tjeter vetem sharje qe tregoni kulturen qe e keni ,more derra......

    Baba 01.10


    DHEU I LEHT I KOFT ISHALLA NE GJENET....e ktyre te PDK...N..J...SH....pej...Hashimit e deri te pastrusja

    KOBRA 01.10


    ky burr mori ate qe e meritoj.Ne ta din tan shpiunet qe kjo esht privilegja e tyre edhe kjo prej zoti e jo prej njeriu.ka dasht privilegj te behesh trathetar,kjo esht ajo qe e meritojn trathetaret edhe kolaboracionist.qe jeta ne gjermani vetem mendo per burgosjen e luftarit te liris.nuk ju ka dok mjaft liria qe i sollen keti proserbi me shum shok por ka dasht edhe te jetoj lluksuz.keta trathetar i kan perdor thmit e familjet per mburojen e trathetis se ti.ket trathetar nuk esht dasht te pruhet ne dheun e lir te kosoves.esht dasht me e vorros te rrahman morinaose afer sinan hasanit.edhe te tjeret si ky keshtu ju vjen prej zoti vet kanme e var vehten se ju ka hy frika ne zemer se keshtu mbarojn te gjith shoket e tina.

    rexh mehmeti 01.10


    une mendoj se ky deshmitari x ka qen njeri i semur psiqikisht edhe eulexi ka manipuluar meta.

    gzimi 01.10


    Ngushllime familjes per vdekjen e djalit tyre Agim Zogajt.Komentus te nerum ju garanton Shaban Arusha se do vie koha dhe do bindeni se ky i ndjeri kaqen i paster si loti.Un shabani edi shum mir se pse dhe qka e ka shty te merr emrin X.Un e di se pse ky u detyru qe te tregoj te gjitha te berat gjat lufte...Jam i bindur se te gjitha msheftesit e tij do te publikohen me von.

    SHABAN ARUSHA 01.10


    @Fazliu. I nderuar Fazli, kam një pyetje për Ju. Më trego të lutem kush ka interes ta dijë të vërtetën, ju personalisht apo opinioni shqiptar?

    Arber Gashi 01.10


    um falni per ket koment te rastit se un si njoh rrethanat un vetem jum bazu ne mediat ne lidhje me dy polic shkie ma shum si njoh rrethanat nese esht realiteti ndryshe ju kerkoj falje edhe i ngushllime te afermive dhe familjes se ndjerit

    veseli 01.10


    NGUSHLLIME FAMILJES SE DESHMORIT AGIM ZOGAJT e kta qe kan vra kan vra shum gjat luftes dhe mbas mate miret . por kta qe kundershtojn jan klyshet e ksaj qeverie mesme kundershtu ju nalet TAXHIA

    piloti 01.10


    Shumica e njerzve e dim sa ka Luftu Fatmir Limaj me kllapen e ti ma shum kan kercnu shqiptar e kan plaqkit shqiptar se sa qe kan ngajt mbas luftes i paskan vra 2 serb hiq ma shum edhe e paska ba namin po krejt rrethina e malisheves e din sa njerz ka plaqkit fatmir limaj ne kohen e luftes te gjith mergimtarve qe kan shku ne pushime ju ka plaqkit pasaportat edhe ju kan marr nga 2000 dm kto jan fakte qe njerzit vet i kan perjetu edhe plus vendlidja thrret kan plaqkit neper portet e durrsit bash ne kohen e luftes mergimtaret qe kan shku mi gjet familjet e tyre te ikur naga kta trima qe paskan luftu aq shum po kur nuk ka shtet edhe shtetin e udheheqin tradhtaret edhe hajnat fakt qe nuk del asgje ne drit edhe ajo qe mundohet te zbulohet ja humbin gjurmet kjo esht kosova sot

    Agimi 01.10


    Ngushllime familja zogaj-TURP JU QOFT O FLLIQTIRAT E KOMBIT, O HAJDUTA, O SOJI I POSHTER. .PER JU PAK ESHTE BURGU I PERJETSHEM O BANDITA.

    PRIZRENI 01.10


    vrasesit e ktij ushtari kane vra edhe Uke Bytyqin e gjithe suhareka dhe prizreni e din kete

    ximi 01.10


    Heu mbahi deshmitarë he, ju jeni heronjët e Kosovës.E di qe ma vështirë asht për mirëpo për te qen vertet hero i gjallë duhet vertet me rreziku.Ky burrë morri me vete mjaft të vërteta te pa thana. Megjithate nuk apeloi te tjert te frigohen.nese ne nuk e hjekim plehun nga arat dhe trojet tona dotë qelbemi ne nga ai plehë qe ka edhe emer e edhe mbiemer.Vertet institucionet nuk jan atdhetare, veretet njerëzit e univerzitetit nuk jan atdhetarë. Atëdhetar te vertet qen disa nga njerëzit qe rrezikun jeten dhe familjen e tyre edhe pse ishin te vetem perball kulqedrave me emra te njohur publikusht. Kto kulqedra qe hangren kapitalin e kosoves aq shum kan marr hovë saqe nuk kan lan vend as edhe historin me lexu.Mesiguri se asht bastardhu historia jon sa qe nuk kem te drejt me i than askujt qe kemi patur Histori.A bahet histori me Lima e Gozhda te dryshkta. Medet medet

    Patrioti 01.10


    po pse more spe marrin ne pytje apo ne paraburgime Isa Mustafen po fatmir limen pleqt kan than pa hanger huder era nuk te vjen

    suedezi 01.10


    o njerz mos ja futni kot se barki qe ju ka rrit limes aq shum dishka ka limen e kan zon me pare ne aeroport jo nene tem ata shka e kan dasht kosoven po han dhe e kta shka jon kon qoshav sod jon bo miljonera se din as vet sa pari i kan une kom respekt per luftetaret e liris po per gjipa ka 50000ero jo sd poplli skan me honger a ata e kan flliq edhe venin ju pershendes gjithve e mos u hani per ksi njerz se ata ja kan siguru jeten edhe nipave e dikush rri ne shatora

    blerimi 01.10


    Vesel ahmetaj fmite etu ety nuk duhet meju lone ne kosove more njeri i lige se ky u kone me siguri luftare i ndershem po ktyne hajnave e kriminelave nuk ka mi pranue dheu i kosoves kta shikistase ky i nderi ka desh me tregue te verteten se edhe ata te vram kane qene femi te shqiptarve se nuk kajep deshmi per dragane e millosha po per shqiptare e besoje shum ma patriota se kta udbashat e serbise

    Milazim 01.10


    Lufta esht shkatrimtare.Ne qdo luft njerzit sipas zemres shpirtit e realizojn.Dikush esht ne gjendje te sakrifikoj ne maximum.Por ka te atill qe e shfrytzojn luften si preteks dhe pasurohen ne emer te luftes.Ket fenonomen e shofim sot ne Kosov.Sdo koment.Kta njerz kan plot gojen patriotizem.Thirren ne luft a ndoshta shum prej tyre luften e kan pa nepermjet TV.Turpi me i madhi esht i atyre luftetarve te vertet komandantve te njisitev qe kurr nuk reagun.Ndoshta ju konvenon ne jeten e ma tutjeshme.Le ta din se kursesi kurr nuk ju falet nji sjellje e till.Turpi me i madh ju perket luftetarve te vertet qe nuk reagojn.Ngase po e perkrahin nji te keqe.Njeriu kur te hesht per nji te keqe ai e perkrah dhe esht me i dobt se ai qe e bon.

    fazliu 01.10


    shpijunat gjithmon fundin e kane ne litar o plumbin ne goje, pa te keqen e askujt ky e pagujti ate qe deshi te ja beje te tjereve , nje fjal thot qka te bejsh ne koder e gjen ne voter, e ky njeri dshti me ja ba kurthen te tjereve e vet ra ne te.

    shaipi 01.10


    TURP PËR DISA KOMENTUES ! ËSHTË MARRE ME FOL PA NJOHUR GJËRAT SE SI KANË QENË NË LUFTË DHE PAS LUFTE.AGIM ZOGAJ ISHTE USHTAR I UQK-S DHE LUFTËTAR I NJOHUR NË TERITORINË KU KA VEPRUE.NGUSHLLIME FAMILJES ,E AGIMI PUSHOFT I QETË NË TOKEN E KOSOVES PER TË CILEN LUFTOI ME TRIMËRI...!

    ikrasniqi 01.10


    shume,shume keq...keshtu shkone puna te ne.,keshtu jemi ne,gjithmone fajsojme te vegjlit,ndersa bosat gjithmone jane te paster si loti! ata jane te drejt dhe te pa fajshem, se kane bere miliona.ngushllime familijarve

    guri 01.10


    Agim Zogaj asht deshmori ma i ri i Kosoves. Ai asht i 1301 viktime e krimit te organizuar politik ne Kosove.Rasti i Agimi nuk ka randsi a asht vra apo vetvra.Edhe ne koft vetvra,ai asht detyrue me ba kete.Mafia e krimit te organizuem ne Kosove asht e madhe dhe ka pare te madhe qe financohet nga qendra te fuqishme te politikes dhe te gjobave e tenderave.Agim Zogaj ishte triim, sepse kallxoi krimin,sepse po te fshehet krimi, bahen shum krime tjera.Ai e ka dashte Kosoven dhe popullin shqiptar dhe ka luftue me pushke ne lufte dhe me drejtsi ne paqe.Te gjithe ata qe e akuzojne per tradhti, jane rrugace e servila te kriminelve,jane hafije te Serbise,qe e duen Kosoven me vrasje tjera, per me thane Serbia se shqiptaret jane te eger dhe kur vrasin njani tjerin, cfare besimi kemi ne serbet me jetue me ta.Per kete nuk e leshojme as veriun e Mitrovices.Nazim Bllaca dhe Agim Zogaj edhepse kane vra edhe ata, prap jane heroj te popullit te Kosoves, sepse jane pendue e kallxu kriminAsdren Basha

    Asdren Basha 01.10


    ngushllime per familjen.se ky x injeri kapasur shum zoooor te madh ,te mbytesh veten tmth,dishka ,,,,, shum,dhun tek ky person, n g u sh ll i me

    fuli pz berlin 01.10


    vesel ahmetaj bonu njeri se. x agim zogaj kaqen nji polic ushtarak shum i mir i drejt po lima deshti ti vras te gjith njerzt qe kan dit per limen e grupin e limes edhe jakup krasniqi esht i perfshin ktu.nuk esht pytje 2 serb po shum shqiptar kan qen nat burg dikun numri 35 shqiptar pafaj ikan majt burg edhe ikan vra pafaj se ikan pengu limes kurse ata hajn dhe nenat etyre qajn e thmia etyre babat qajn kurse lima qendron me jakupin liri dhe evjedhin popllin.agim zogaj 7 antetata ika pas juka pshtu iplagost jakan pru shpirtin maje undes.ngushllime familjes zogaj

    remi 01.10


    -


    ti vesel ahmetaj shiqo antaret e tu se ku duhet te varrosen e mosfol palidhje,se sekam besu qe ende herojt ton i quani tradhtar,qe 12 vjwet me radh jeni duke lkuajtur te njejten loj,por rezultatin dota shohim me von,turp per ty se qka ke shkru,dikush qan per ket njeri,dhe dikush edhe ju nem per kto fjal qe shkruani,pasi qenka shpijun pse lima e paska pas afer veti kit luftetar,pse nuk i eliminuan me heret pasi qenka tredhtar,koment mete poshter nuk kam lexu qe sa e sa vite,

    talibani 01.10


    ngushllime familjarve njerez keni kujdes se njeriu ka vdek nuk eshte me ne mesin ton mos u bani te poshter tja lam te ardhmes misterin e ketij luftari sepse se paku indjeri kishte luftue per kosove

    daja 01.10


    po adnan do ta mban se i ka kontribuar kesal toke bukur shume e ti ndoshte ke ndejtur ne kafiteri .e disa komandant te bllaces le te hyn ne biiruc te miu se ate qe e kane bere nuk harrohet .se ndoshta kane qene te verteta qka ka thene ky njeri ..ngushllime familjes se bacit idriz zogaj .

    veterani 01.10


    Adnan Dreni e mban dheu ate mbrenda por nduk do ti mban dheu ata qe kan mbetur ende jasht dheut se.

    lina 01.10


    po bre trim i madh kok ni i till qe per interesa vetiake shkon te te huait dhe i shet shokt e luftes se per mu te huai jan ata nderkotaret e ti qe po thu i dreit ishka ki pas pi kafe me ta aaa kuides se un kam qen vet ushtar i fatmirit edhe i xhith kosove e kur lexoi disa komentus si gxohen kur kexoin diqka kunder ushtris qlirim tare mq qon mallin sikur tejen ata foshnje

    mergimi 01.10


    Vdekje misterioze. Më vjen keq. Ka kas ndonjë shkas të madh i shkreti. Fajtor kryesor është EULEKsi që nuk e mbrojti.

    analisti 01.10


    HERO I DEMOKRACISË,PUSHO I QETË NË DHEUN E KOSOVËS NËNË !NGUSHLLIME PËR USHTARIN E UQK-S AGIM ZOGAJ...!

    LOZANA-ZVICER 01.10


    qfar njeri i drejt deshmitar si i ka vra fatmiri dy shkie si kan pre shqitar qitu po shihet se u kan argat i shkive edhe eulex e marroft Zoti ky nuk e meriton mu varros ne kosov por ne serbi

    vesel ahmetaj 01.10


    LUFTA ne kosove, ka len pasoja shume te kqija, qdo humbje jetesh njerzish, eshte per DHIMBJE, ngushllime familjes ZOGAJ.pa mare parasysh rethanat e vdekjes.

    bimushi 01.10


    ngushllime familjarve,per ket trim

    qaushi 01.10


    eh ishalla ne gjenet se i drejt ish kan

    MIXHA 01.10


    a do ta mban dheu i kosoves ate mbrenda.......

    adnan dreni 01.10

    -
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 01-10-2011 më 17:16

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    paska ik edhe 1 tradhtar ....ec me kembe te mbare..marrte edhe shoket dhe ata qe po i qajne hallin e po ju vjen keq per te.Urime ,urime ..nje spiun me pak....
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    NA TREGO O DUKISTI KHMER RRUZH MEDAURRI se cfar tradhtie ka ber ky x-i..

    po pres..

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    NA TREGO O DUKISTI KHMER RRUZH MEDAURRI se cfar tradhtie ka ber ky x-i..

    po pres..

    i ka tradhtue si i ka vra dy shki e ketyne profiterve kriminel te luftes me ba me ua prek paramilitaret shki te shpallin tradhtar!

    keshtu e shpallen edhe ballacen se ua vrau ibush kllokoqin udebashin me nam!


    keta jane duke e ngren njeri-tjetrin te gjall e here te pjekur!
    lufta brenda lloit po zgjerohet dhe kjo lufte do haje organizatoret e krimit politik !

    ,vrasesit me pagese te krimit politik-ekonomik dhe do ta cliroi kosoven perfundimisht nga kjo band kriminale qe vetem perfitoi ne emer te luftes dhe gjakosi kosoven!

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me tregue per "faqet e lavdishme" te historis se uck-se qenka tradheti.. sipas ktyre lpk-istave..

    kte beri Zogaj..

    ka tregu cka ndodh.. pran shtabeve lpk-iste me nick "uck-iste"..

    dhe i thojn tradhtar..

    e kto tregime i kan ba mbas lufte..pra qe nuk kan rrezikue qe arkani me dit ku ndodhet kupa e dobroshi e lim kadoshi..

    pra pse po ju djeg kaq fort qe dikush tregon ngjarje me uck?

    ktej thon uck eshte e lavdishme.. ktej kush tregon cka kan ba shtabistat e uck-s jan tradhtara..

    na e shpjegoni pak or qosista mutavista ket pune..

    lol

    ..

  11. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Dëshmia X

    Agim Zogaj u varros të shtunën pasdite në Prizren, në një ceremoni mortore me pak njerëz. Por, rrëfimi për “Dëshmitarin X” nuk përfundon këtu. Vëllai i tij, Afrimi, thotë se para vdekjes Agimi ka lënë një letër, e cila është në duar të autoriteteve gjermane. Aty sqarohet gjithçka.
    Nga Lirita Halili më 02 tetor 2011 në ora 08:00

    I njohur si “Dëshmitari X” në procesin gjyqësor ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve, Agim Zogaj është varrosur të shtunën në varrezat e qytetit të Prizrenit.

    Saktësisht rreth orës 17 e 30 minuta, atij i është dhënë lamtumira e fundit nga një masë shumë e vogël njerëzish që merrnin pjesë në varrimin e tij, kryesisht familjarë.
    Përveç dhembjes dhe zisë për të, askush gjatë ceremonisë së varrimit nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme.

    E, ajo që nuk mundi të mbahej nga dhimbja ka qenë nëna e tij, e cila tërë kohën ka puthur fotografinë tashmë të djalit të ndjerë.

    “E humba djalin më të mirë”, ka thënë ajo gjatë ceremonisë së varrimit.

    Trupi i pajetë i Agim Zogajt është sjellë nga Gjermania rreth orës 10:00 të mëngjesit të së shtunës, ndërkohë që vëllai i tij, Afrim Zogaj ka thënë gjëra që deri më sot nuk ishin të njohura për opinionin.

    Ai në asnjë mënyrë nuk mund të bindet së vëllai i tij ka bërë vetëvarje. Edhe përkundër se i kishte në duar dokumentet e lëshuara nga mjekësia ligjore.
    “Nuk jam duke i besu autopsisë. Vëllai im nuk ka asnjë shenjë që dëshmon në ndonjë krim. Veç e di se ai ka vdekë”, thotë Afrimi, derisa nuk po i mbante lotët e pikëllimit.
    Por, sipas Afrimit, edhe nëse vëllai i tij e ka vrarë veten, siç thuhet në raportin e policisë, mendon se ka qenë i shtyrë për ta bërë këtë.

    “Nuk i besoj autopsisë që i është bërë vëllait tim. Ai ka pasur arsye të forta për të bërë një gjë të tillë, jam i bindur se ka qenë nën presionin e ndokujt për të marrë këtë hap”, thotë Afrim Zogaj.


    Sipas tij, që nga muaji maj i këtij viti, Agim Zogaj i njohur si “Dëshmitari X” ka qenë duke banuar në Duisburg të Gjermanisë, në banesën e tij.
    “Ai ka qenë i pambrojtur, ai në banesën time ka ardhur në muajin maj, nuk kam ditur asgjë për Agimin deri një moment kur ai ka filluar të rrëfehet”, tregon Afrim Zogaj.
    Afrimi ka sqaruar për Express së vëllai i tij e kishte në plan që para se të ftohej si dëshmitar në rastin “Kleçka”, të dalë para medieve dhe të sqarojë gjithçka. Por një gjë të tillë, sipas Afrimit, nuk e kishte lejuar EULEX’i.

    “Ai më ka thënë se para se të fillojë procesi, kishte planifikuar të dalë në media publikisht dhe të thotë çdo gjë rreth kësaj çështjeje, por Agimin nuk e lejoi EULEX’i ta bëjë këtë”, ka thënë Afrim Zogaj për Express.

    Sipas tij, Agimi apo “Dëshmitari X” ka lënë si testament një letër shumë të gjatë ku ka treguar fije për pe se çfarë ka ndodhur në tërë këtë proces, por nuk ka dashur ta bëjë publike për media.

    “Letrën e ka policia dhe gjykata në Gjermani si dhe ne si familje. Ajo do të bëhet publike dhe do të sqarohet gjithçka”, thotë Afrimi.

    “Veç diçka dua të sqaroj, që askush nuk e ka ditë për vëllanë tim. Përveç “Dëshmitarit X”, Agimi ka qenë edhe komandant “Murrizi” që shpesh është përmendur”, rrëfen vëllai i dëshmitarit të ndjerë.

    Pavarësisht të gjitha fjalëve që fliten rreth çështjes tashmë të mbyllur për familjen Zogaj, Afrimi thotë se e di mirë se çfarë fshihet pas vdekjes së mistershme të vëllait.
    “Janë tre faktorë që unë nuk dua t’i përmend. Por kurdoherë e vërteta do të dalë”, pohon ai.

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    ...................................

  13. #93
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Frika i shtyen shumë me e thirrë tradhtarë këtë X-in. Ashtu e ngushllojnë vetveten se vetëm ata që bëjnë keq i gjen e keqja.

    Ky X-i shihet në një pamje i veshur si polic ushtarak. Polic ushtarak në kohën kur jo më shumë se 2% të popullit të Kosovës, që ishin të aftë, i patën marrë armët me u përball me egërsinë e sulmeve të okupatorëve Shkije në Kosovë.

    Nga shkrimet në lidhje me X-in, njëri mund të kuptojë se X-i ka dëshmuar për vrasje të të burgosurëve.

    Ju që e quani tradhëtar X-in, nëse dëshmia e X-it se janë vrarë të burgosurit është e vërtet, tregoni se nga cila gjykatë, ushtarake ose qytetare, dhe në bazë të cilit ligj, ushtarak ose qytetar, janë vra ata të burgosur?

  14. #94
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    PLAKU po keta sipase teje si doti quaim

    UDB-ashat qe torturonin të burgosurit:

    1.Bafti Jakupi,
    2.Lutfi Ajvazi
    3. Ejup Bajgora
    4.Mehmet Haskaj
    5..Ibush Kllokoqi
    5.Drago Dragojeviq
    6.Muharrem Dana
    7.Sllobodan Mijoviq
    8.Asllan Sllamniku
    9.Shefqet Hashani
    12.Zenun Shala
    13.Naip Hoxha
    14.Refik Tashi
    15.Metush Sadiku
    16.Zejnullah Shala
    17.Hasan Mehmeti
    18.Shefqet Obria
    19.Faik Nura
    21.Metë Kuqi
    Pak a shume te gjithe keta gjenden edhe te "Dosja e Adem Demacit

    Pa_doreza2,

    Me këtë mënyrë të të menduarit, a do të shprehesh se Shqiptarët luftuan me u liru prej UDB-ashëve e Shkijeve për me u bë si UDB-ashët e Shkijet?

  15. #95
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    NA TREGO O DUKISTI KHMER RRUZH MEDAURRI se cfar tradhtie ka ber ky x-i..

    po pres..
    Une dukist ?????une qesha me humorin qe kishte ne tekst por sdomethene qe mund ta miratoj....ai qe dorezon shqiptarin te te huajt per mua eshte tradhetar pa marre parasysh cka bere ai tjetri.. Pike.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  16. #96
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga medaur Lexo Postimin
    Une dukist ?????une qesha me humorin qe kishte ne tekst por sdomethene qe mund ta miratoj....ai qe dorezon shqiptarin te te huajt per mua eshte tradhetar pa marre parasysh cka bere ai tjetri.. Pike.
    Me fjalë tjera, "për inati të vjehrres, më vdektë burri".

    Nëse e vazhdon këtë përkufizim tëndin të tradhtisë, atëher je tradhtarë se po e përdor kompjuterin e prodhuar nga "të huajtë". Përndryshe, je dyfytyrësh.

  17. #97
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga skipetar Lexo Postimin
    Me fjalë tjera, "për inati të vjehrres, më vdektë burri".

    Nëse e vazhdon këtë përkufizim tëndin të tradhtisë, atëher je tradhtarë se po e përdor kompjuterin e prodhuar nga "të huajtë". Përndryshe, je dyfytyrësh.
    Ore mik ...ky po dorezon te Eulexi shqiptaret se kane vrare spiuna te UDB dhe serbe(qofshin edhe gazetare)..TY per ke po te vjen keq ..per spinat e UDB apo per Serbet ??Se ne ate kohe serbet perdhunun qindra gra e vrane mijera shqiptare....Skam degjuar ndonje serb te dali deshmitar kunder mlladicit dhe gjithe krimineleve te tyre...
    Kurse tipat si ty nuk kane pasur humbje ne lufte ..se po te kishe nuk do flisje si karafil.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  18. #98
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,658
    [QUOTE=skipetar;3218349]Pa_doreza2,

    Me këtë mënyrë të të menduarit, a do të shprehesh se Shqiptarët luftuan me u liru prej UDB-ashëve e Shkijeve për me u bë si UDB-ashët e Shkijet?[/QUOTE]

    Ma kujtove nje thenje gjermane kur thone se shqiptaret jan shpiuna te lire nuk kekojne para ket pune e bejne falase.Na iku koha duke e shpiunuar vetveten per inati dhe teke private .Ti shume mire e dine se ne gjermani edhe sot denohen ata te cilet punuane ne DDR shtazi Pra sa UDB-sha u denuan ne kosove ata jo qe u denuan por ju dhane poste shume te larta kur ne shqiptaret duhet te vedisohem Shkinia masakroj qe nga sllovenija e deri ne kosove afer 500'000 Njerez pa marre parasyshe gjinin sa shkie u denuan per ket gjenocide as 15 veta nuk u denuan Pse ne shqiptaret tere jeten duhet ti sherbyer Pushtuseve Njeher i sherbyem Turqis 500 vjet 100 vjet ne sherbim te shkinise tashe qe 12 vite ne sherbim te UNMIKUT-EULESHIT a dotethote se ne shqiptaret e kemi tradite te shpiunojme vetveten ne dobi te kujte ?

    Nderimet e mia
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  19. #99
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga medaur Lexo Postimin
    Ore mik ...ky po dorezon te Eulexi shqiptaret se kane vrare spiuna te UDB dhe serbe(qofshin edhe gazetare)..TY per ke po te vjen keq ..per spinat e UDB apo per Serbet ??Se ne ate kohe serbet perdhunun qindra gra e vrane mijera shqiptare....Skam degjuar ndonje serb te dali deshmitar kunder mlladicit dhe gjithe krimineleve te tyre...
    Kurse tipat si ty nuk kane pasur humbje ne lufte ..se po te kishe nuk do flisje si karafil.
    E përfaqësoj vetveten e nuk përfaqësoj "tipa". Megjithatë, jam një prej "tipave" që nuk e vajtojnë vetveten e humbjet i shohin si të përkohëshme e i kthejnë në fitore. Jam një prej "tipave" që KURR, asnjëher, nuk bëhen si Shkijet me i vra njerëzit e lidhur/burgosur, edhe në qoftë se ata njerëz disa çaste para se me i zënë rob lufte kanë gjuajtë me i vrarë.

    Jam prej "tipave" që nderin e kanë para ndjenjave vetjake, e i nderojnë mësimet prej të moçmive se ushtarin e armikut e vret më shumë me e mbajtë gjallë si rob lufte për me e përjetu fitoren tanë se sa me e shpërbly me vdekje të cilën armiku e ka llogaritë me detyrë që ja parashtron vetvetes kur niset për luftë.

    Për më shumë, jam një prej "tipave" që nuk kanë vrarë e nuk vrajnë njerëz të lidhur/burgosur edhe për ta ruajtur ndërgjegjën e shëndosh që ashtu me vazhdu jetën duke kontribuar për të mirë të shoqërisë në liri.

    Jam prej atyre "tipave" që, edhe nëse arrihet paqja ndonjëher me Shkije, Shkive e kanë vështirë me ua falë. Shpresoj se nuk i humbë kuptimi duke e përkthyer shprehjen më 1969 të Golda Meir, një prej themelueseve të, dhe Kryeministre e katërt e, shtetit Izraelit:

    "Kur arrihet paqja, me kalimin e kohës ndoshta do të jemi në gjendje me ua falur Arabëve se i vranë bijtë tanë, por do të jetë më e vështirë që të i falim se na detyruan të i vrasim bijtë e tyre."

  20. #100
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    Dëshmia X

    ...
    Ai në asnjë mënyrë nuk mund të bindet së vëllai i tij ka bërë vetëvarje. Edhe përkundër se i kishte në duar dokumentet e lëshuara nga mjekësia ligjore.
    “Nuk jam duke i besu autopsisë. Vëllai im nuk ka asnjë shenjë që dëshmon në ndonjë krim. Veç e di se ai ka vdekë”, thotë Afrimi, derisa nuk po i mbante lotët e pikëllimit.
    Por, sipas Afrimit, edhe nëse vëllai i tij e ka vrarë veten, siç thuhet në raportin e policisë, mendon se ka qenë i shtyrë për ta bërë këtë.
    Eshte e zakonshme, sidomos te ne shqipetaret, qe vetevrasja te heshtet apo te mos pranohet. Ne rastin konkret dhe ne pergjithesi, kur ekziston mundesia per tia hedhur fajin dikujt tjeter, atehre kjo eshte rruga me e mire, me e lehte dhe me e kuptueshme per familjen, per ta "arsyetuar" vetevrasjen para tjereve. Sepse ne fund vetevrasja nuk ka nevoje te arsyetohet. Eshte vendim vullnetar i atij qe ben vetevrasje. Askush nuk ka te drejte ta fajesoje ate per nje veprim te tille.

    Askush nuk mund te shtyje te besh vetevrasje, pervec ne rastin teorik kur p.sh. dikush ka rrembyer dike te familjes se ngushte dhe kanose direkt me vrasjen e tij, nese ti nuk ben vetevrasje.

    Presioni, shtresi, telashet prej me te ndryshmeve qe ka pasur i ndjeri ne rastin konkrete apo do te kishte secili ne poziten e tij te palakmueshme, duhet te konsiderohen dhe mund te lehtesojne dhe pershpejtojne procesin e vendimmarrjes per aktin e vetevrasjes. Por, ne fund secili nga ne eshte vete pergjegjes per veprimet dhe vendimet e tij, pavaresisht qellimit te tyre. Nese dikush nuk eshte ne gjendje tiu perballoje veshtiresive qe nderlidhen me vendime dhe veprime te caktuara, atehere ai duhet ose te kerkoje ndihme nga te tjeret (te afermit, mjeket etj.) ose te terhiqet, ose mund te perfundoje ne menyre te ngjashme tragjike, si ne kete rastin qe po diskutojme. Perseri, as ketu nuk ka vend per ta fajesur dikend, pervec ndoshta moralisht. Sepse asnjeri nga ne nuk ka asgje te garantuar ne jete. Rrezikun e disa vendimeve dhe veprimeve personale duhet ta bartim vete, pavaresisht aftesive te secilit per te reflektuar gjerat ne mase te duhur dhe si duhet -pervec kur dikush vuan nga ndonje semundje.

    Vetevrasja per familje eshte perjetim i rende. Prandaj, reagimet e familjes per mua jane te kuptueshme.

    “Nuk i besoj autopsisë që i është bërë vëllait tim. Ai ka pasur arsye të forta për të bërë një gjë të tillë, jam i bindur se ka qenë nën presionin e ndokujt për të marrë këtë hap”, thotë Afrim Zogaj.
    Nese vellau i te ndjerit ka fakte dhe prova per nje presion te tille, qe e ka detyruar vellaun e tij te vetevritet, atehere ka mundesi te paraqes aktakuze para gjykates gjermane. Per kete gje nuk ka nevoje as te ofroje emra dhe mbiamra te sakte te njerzve te dyshimte qe kane bere nje presion te tille.

    ...
    Afrimi ka sqaruar për Express së vëllai i tij e kishte në plan që para se të ftohej si dëshmitar në rastin “Kleçka”, të dalë para medieve dhe të sqarojë gjithçka. Por një gjë të tillë, sipas Afrimit, nuk e kishte lejuar EULEX’i.

    “Ai më ka thënë se para se të fillojë procesi, kishte planifikuar të dalë në media publikisht dhe të thotë çdo gjë rreth kësaj çështjeje, por Agimin nuk e lejoi EULEX’i ta bëjë këtë”, ka thënë Afrim Zogaj për Express.
    Nese eshte keshtu, pavaresisht faktit qe dalja e tij ne media, sic pershkruhet ketu, do te ishte e palejueshme, atehere po i bie se EULEX-i eshte ai qe atij i ka bere presion per vetevrasje. Sepse nuk mund te thuhet qe ne rastin konkret interesi i EULEX-it dhe te akuzuarve (perfshire edhe Limaj) eshte i njejti. Prandaj, dalja e tij para mediave, nese i marrim si te verteta keto pohime ta vellaut te ndjerit, do te kishte qene e papershtatshem per akuzat e EULEX-it dhe ne favor te te akuzuarve.
    Prandaj, eshte e pakuptimte si disa forumista vazhdojne ti fajesojne te akuzuarit dhe Limaj edhe pse indiciet flasin per fajesi te kundershtareve te tyre apo atyre qe deshirojne ti denojne (EULEX-it). Me duket se interesi i ketyre forumistave eshte vetem lufta politike, sepse e verteta dhe drejtesia per ta eshte vetem e verteta dhe drejtesia qe iu pershtatet atyre vete resp. bindjeve te tyre ideologjike dhe partiake. Po e keqeperdorin rastin per ta perbaltur luften e UCK-se ne pergjithesi duke u munduar qe kete veprim antikombetar dhe antishqiptar - a e bejne qellimisht apo jo, eshte pyetje tjeter- ta legjitimojne duke bere diferencime joreale dhe ahistorike, personalizim dhe politizim te luftes dhe duke keqeperdorur faktin e thjeshte qe asnje lufte partizane, sado e organizuar qe do te ishte, nuk ka mundesi reale te jete aq e paster sa qe do te pamundesonte cfardo akuze apo aktakuze, te bazuar apo te pabazuar.

    ...
    Pavarësisht të gjitha fjalëve që fliten rreth çështjes tashmë të mbyllur për familjen Zogaj, Afrimi thotë se e di mirë se çfarë fshihet pas vdekjes së mistershme të vëllait.
    “Janë tre faktorë që unë nuk dua t’i përmend. Por kurdoherë e vërteta do të dalë”, pohon ai.
    Nese vertete ka dicka permbajtesore ne keto pohime, atehre ky person me keso deklaratash e rrezikon vetem jeten e vete.
    Por, sipas gjitha gjasave jane vetem fjale.
    Le ta presim se cfare do te publikohet "kurdohere"?!

    Pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 02-10-2011 më 07:56

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •