Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kujtimet e vegjelise, te Spartak Ngjeles

    Kujtimet e vegjelise, te anetarit te shtabit te 21 janarit.
    kush na i sjell te plota kujtimet apo reflektimet e Tako Ngjeles.. dikur bllokmenos e rebel.. sot vegel e atyre qe e shtrydhnė birucave me gjith t'anė..


    panorama

    -



    Spartak Ngjela: Ju rrėfej ēfarė ndodhi nė dasmėn e djalit tė Mehmet Shehut
    Argumente Hėnė, Shtator 26th, 2011


    Spartak Ngjela ne dasmen e te birit te Mehmet Shehut, Vladimirit

    “I neverisja bllokmenėt, lutesha tė godisja ndonjėrin”

    Ishte tamam mesi i shtatorit tė vitit 1972, kur nė vilėn e Kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, bėhej dasma e djalit tė tij tė madh, Vladimir Shehut. Siē e kam trajtuar deri tani, ai, pa dyshim, ka qenė shoku dhe njeriu mė i afėrt qė kam pasur gjatė gjithė jetės time. Dhe, ja, tani po martohej. Nusja ishte Bardha Shehu, njė vajzė e thjeshtė, inxhiniere elektronike edhe ajo, qė sapo kishte mbaruar si e tillė nė Universitetin e Tiranės. Kishte qenė e bukur, qė nė gjimnaz, por unė vetė e njoha nga Ladi. Pėrpara dasmės, Ladi ndihej i shqetėsuar gjatė gjithė shtatorit dhe unė e kuptoja se pėrse, ndonėse ai nuk ma thoshte. Por dikur ma tregoi kur mė tha se i ati i kishte thėnė: “Ngjelėn nuk duhet ta thėrrasėsh nė kėtė dasmė” dhe natyrisht qė kuptohej se pėrse. Ladi nė fillim kishte bėrė sikur nuk kishte dėgjuar, por pas disa ditėsh, duke e menduar mirė i kishte thėnė tė atit me vendosmėrinė e tij tė qetė: “Nėse nuk vjen Ngjela nė dasmėn time, unė nuk mund tė thėrras asnjė shokun tim nė tė”. Mehmeti kishte ndenjur pak, e mandej ishte thyer. Kėshtu qė Ladi, mė lajmėroi dy ditė pėrpara pėr datėn e dasmės sė tij. “Nuk ka asnjė nga anėtarėt e Byrosė”, mė tha, pėr t’i dalė pėrpara pyetjes time: “Nuk ėshtė as Enver Hoxha, por vetėm fėmijėt e tij dhe nuset”. Mė kujtohet se mendova pėr njė ēast, e mandej i thashė: “Nuk vij Ladi, mos mė pėrplas kot me Kryeministrin e kėtij vendi. Ti e di qė unė nuk i duroj dot kėta”. Atėherė, Ladi u detyrua tė mė tregonte tė gjithė atė qė shpjegova mė lart nė lidhje me konfliktin e tij me tė atin pėr kėtė ēėshtje. Kėshtu qė unė, nuk kisha se si tė mos pranoja. Dhe pėrsėri Ladi shtoi: “Nuk ke asnjė kusht”, tha, “hajde i veshur si tė duash”, pėr tė mė treguar se leja ishte e gjithanshme. Nejse, sigurisht qė unė pranova dhe u paraqita ditėn e dasmės nė orėn e caktuar, pėr tė takuar Kryeministrin shqiptar. Kjo ishte hera e parė, por bashkė kishim pasur njė rrjedhė tė shumtė ngjarjesh. Ai mė kishte luftuar nėpėr biseda dhe e dinte tė gjithė kontraversitetin tim me tim atė e me familjen time; dinte gjithēka qė kisha bėrė nėpėr shkolla dhe qė flisja gjithė ditėn kundėr regjimit tė tyre; madje e dija edhe nga burime shumė tė afėrta tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Dhori Panariti, se, Sigurimi i Shtetit i kishte kėrkuar atij qė, djali i tij, Vladimir Shehu, tė mos rrinte me mua, sepse unė ndiqesha si “armik i popullit dhe i Partisė qė nga viti 1968″. Por Shehu nė fakt, nuk kishte thėnė asgjė dhe unė nuk di t’i kėtė thėnė gjė djalit tė tij, i cili kurrė nuk e la miqėsinė me mua. Deri atėherė kur unė shkova nė burg politik dhe Ladi vrau veten.
    U takuam ftohtė me Mehmet Shehun dhe m’u duk sikur, qė nė atė vėshtrim tė parė, ai po mė thoshte: “Ti je i lirė, prandaj mė pėrrallis gjithė ditėn nėpėr trotuaret e kafenetė e Tiranės; tallesh me tė gjithė ne, edhe me mua, e tani mė vjen kėtu nė dasmė”. Nuk e di se pėrse e mendova kėshtu qė nė atė fillim tė asaj darke dhe, pak minuta mė vonė, ia thashė edhe Ladit kėtė pėrjetim, por ai, me gjest, nuk ma pranoi. Gjithsesi, vėshtrimi i Kryeministrit ishte njė vėshtrim qė unė nuk e prisja. Pyeta edhe Bardhėn, e cila tani kishte dy vjet qė ndante me ne tė njėjtat mendime, se ēfarė kishte thėnė ēifti kryeministror pėr mua dhe ajo mė tha fare thjeshtė: “Mos ēaj kokėn”.
    Sapo hyra nė dhomėn ku rrinte Shehu dhe gruaja e tij, ai u ngrit, mė takoi dhe mė kėrkoi tė ulesha pranė tij sepse darka donte edhe 30 minuta qė tė fillonte. Unė u ula nė njė karrige majtas tij, ndėrsa ai rrinte nė njė kolltuk tė gjerė. Mė dukej edhe i gėzuar, por edhe i shqetėsuar. “Si dukesh?” pyeti pas pak dhe, me njė ton tė qetė e si tė largėt, qė dukej se nuk kishte lidhje fare mė bisedėn, vijoi: “Kur e mbarove shkollėn dhe ku punon?”, mė tha pa e kthyer shumė kokėn nga unė qė po rrija nė tė majtė tė tij. I thashė se punoja nė Prokurorinė e Durrėsit, ende me stazh, por kisha qenė edhe nė Vlorė si avokat nė zyrėn juridike. E ndieja se e dinte mendimin tim pėr drejtėsinė dhe e dinte qė desha tė largohesha nga ato organe, sepse, befas, mė tha: “Ladi mė ka thėnė se do tė largohesh nga organet e drejtėsisė, sepse po studion pėr histori. Por sikur nuk ka shumė lidhje historia me drejtėsinė”.
    E pashė vetė se ai dinte gjithēka pėr mua dhe aty pėr aty, vendosa tė isha i matur, se, nė fund tė fundit, isha nė shtėpinė e tij dhe ai ishte nė njė ditė gėzimi. “Ashtu duket sė jashtmi”, ia ktheva unė, “por qė tė dyja me fakte merren: njėra merret me faktin juridik dhe tjetra me faktin historik. Interpretimi i tyre ėshtė profesioni”. Menjėherė pas kėsaj qė i thashė, u kthye nga unė dhe mė vėshtroi me njė tjetėr lloj vėmendjeje. Pas pak mė pyeti: “Nė ēfarė gjuhe studion?” “Anglisht”, i thashė, “por lexoj edhe frėngjisht e italisht”. Heshti pėr njė ēast e mandej mė pyeti sėrish: “Po me filozofi, je marrė ndopak?”. “Jam Kantian”, fola ngadalė. “E di”, pohoi disi shpejt ai dhe qeshi. Pastaj sikur u pendua, por vijoi duke e ngritur paksa zėrin: “Mė ka thėnė Fiqreti”, tha dhe pa nga ajo qė ishte ulur nė krah tė djathtė tė tij. Por kjo nė fakt kishte qenė ēėshtja kryesore e konfliktit zyrtar me tė, sepse Fiqreti, kėshtu quhej gruaja e tij, e dinte qė mė kishte thirrur nė Komitetin e Partisė sė Vlorės, Sekretari pėr Ideologjinė, Manxhar Bino dhe qė mė kishte kėrkuar tė shpjegohesha pse kisha thėnė se “isha kundėr Marksit, por e pranoja ekzistencializmin, ndonėse marksizmi ende nuk ka njė logjikė e vetėn”. Nuk m’u duk e udhės qė ta zgjasja mė tej atė lloj bisede dhe, ngadalė, shtova “Nejse, ne jemi nė


    Spartak Ngjela nė Paris, nė vitet ‘70, duke pėrfituar nga njė udhėtim pune nė Itali

    dasmė sonte dhe kėto janė ēėshtje qė nuk kanė lidhje me dasmėn”. Atėherė, ai vuri buzėn nė gaz si i ēliruar dhe jo pa humor mė pyeti: “Po kjo dasmė, ėshtė fakt juridik, apo fakt historik?”. Unė sikur nuk doja ta zgjasja, por ai me njė theks gati urdhėrues shtoi: “Jo, tani do tė ngrihemi, por unė e dua njė pėrgjigje… ēfarė lloj fakti ėshtė, se qė ėshtė fakt, fakt ėshtė, apo jo”? Atėherė unė i thashė: “Kjo dasmė ėshtė edhe fakt juridik, nėse ėshtė bėrė celebrimi, por ėshtė edhe fakt historik, po tė kujtojmė se dhėndri ėshtė djali i njė kryeministri, aktualisht, por ku i dihet pastaj pėr tė ardhmen!”. Ai kėtu u ngrit dhe qeshi me tė madhe, mė kapi nga flokėt e gjatė dhe me njė ton mė miqėsor mė tha, “Shkojmė Spartak!” dhe dolėm nė korridorin e vogėl pėr tė hyrė nė dhomėn e madhe, ku ishte shtruar tavolina e dasmės. Ishte hera e parė qė po takoja njė hierark aq tė lartė tė regjimit tė Tiranės. Kurrė nuk e kisha menduar se mund tė flisja me atė ashtu. Kisha njė neveri tė madhe pėr tė gjithė ata dhe, vazhdimisht kisha menduar me vete dhe isha lutur qė tė mė jepej rasti qė ta godisja njėrin prej tyre, Hoxhėn apo Shehun direkt. Kurse koha e pati sjellė ndryshe dhe unė bisedoja sikur kisha pėrpara njė njeri tė fuqishėm, por komunikues. “Mos ndoshta ėshtė forca e pushtetit qė po mė bėn kaq tė tėrhequr”, thashė dikur me vete, apo ishte dasma e shokut tim mė tė afėrt qė po mė posedonte pėr t’u sjellė edhe unė si njė familjar i tyre? E mbaj mend mirė qė befas m’u kujtua poezia e famshme e Lasgush Poradecit: “Tė kam shok nga kohė e vjetėr” dhe e recitova me vete tė gjithė strofėn e parė, ashtu sikurse e pėrthith mendja poezinė pa e ditur se si kalojnė vargjet e strofat.
    Tė gjithė tė ftuarit po hynin e uleshin nėpėr vendet e tyre, sipas emrit qė ishte shkruar nė njė copė letėr tė bardhė, ndėrsa unė, me kast qėndrova capak ēaste, pėr tė hyrė mė vonė. Po kėrkoja me sy Ladin, por nuk e shihja. Pastaj e dallova se po fliste me tė atin e tė ėmėn. Ndenja edhe pak ēaste nė korridor, gjithė duke ndjekur me sy tė ftuarit. Pas pak m’u afruan tė gjithė shokėt e Ladit qė i takonte tė ishin njėherėsh edhe tė mitė, dhe bashkė, mė duket, nja dy apo tre, hymė nė sallė. Ishte njė si zhurmė paksa e mbytur, sepse pashė qė bėhej njė bisedė disi me frikė. Ishte vetėm ēifti kryeministror, por aty nė tė djathtė tė tyrė pashė se kishin zėnė vend tė tre fėmijėt e Enver Hoxhės, tė dy djemtė dhe vajza, si dhe tė dyja nuset e djemve. S’kishte asnjė personalitet dhe kėtė po ma pėrsėriste edhe Ladi nė vesh, tek po ulesha te vendi im. Kurse ēifti qė martohej kishte tė paracaktuara dy vende: njėrin e kishte nė krah tė Shehut dhe Fiqretit dhe tjetrin, me shokėt dhe miqėsinė e tij. Nė fakt, ata ndenjėn gjithė kohėn me ne.
    Njė ditė mė parė, tek bisedonim me Ladin pėr dasmėn, jo krejt rastėsisht i thashė: “Ore, e di ti qė duhet ta shohim me vėmendje kėtė kryeministėr ne, se nuk kemi asnjė shpresė. Tė paktėn ky na ka dhėnė njė provė qė ėshtė ndryshe: ky i adhuron intelektualėt e nivelit tė lartė dhe ka neveri pėr injorantin”. Ladi ndenji pak e mandej mė tha: “O Taku, e ke kot. Nuk ka ndonjė mendim nga ato qė kėrkon ti. Ti vetė mė ke thėnė qė kėta e urrejnė votėn e lirė sepse e dinė qė nuk i do mė populli; tani nga tė lindi kjo?”. Por unė sėrish ngulmova, duke i thėnė ndėrkaq se ka ndryshuar pozicioni i Pekinit dhe duhej tė priteshin ngjarje kėtu, gjithė duke i theksuar njėherėsh se, nė tė vertetė, kishte ndryshime tė dukshme. Nė fakt Ladi sikur u thye pak, por, disi i mėrzitur e me njėfarė shqetėsimi mė tha: “Bėj si tė duash, por qė duhet tė kesh kujdes, pėr kėtė jam moralisht i detyruar tė tė them!”. “Pse?”, i thashė, “Nuk influencon fare nė politikėn shqiptare shifti politik i Pekinit?” Nė fakt i kisha pėrdorur me kast njė term tė publicistikės sė atėhershme amerikane qė ai e kishte qejf, prandaj ai qeshi, ndenji dhe pak e mandej shtoi: “Shifti kinez ėshtė i tyre, kurse ne do tė mbetemi tė paralizuar, megjithėse Hoxha ndihet i trembur, sepse e kam parė me sytė e mi. Pėr kėtė tė jap tė drejtė, por na duhet tė shohim me qetėsi sesi do tė precipitojnė ngjarjet dhe nga do ta marrė kthesėn Hoxha, se tė gjithė tė tjerėt janė tė pafuqishėm”.
    Unė atėherė isha me mendimin se Hoxha nuk mund tė gjente dot njė burim tė ri financiar dhe do tė dorėzohej, ashtu siē kam shpjeguar mė lart. Kisha pyetur tim atė se sa ishte ndihma financiare vjetore e Kinės pėr Shqipėrinė, veē kredive tė mėdha, dhe ai mė kishte pohuar se ishte 75 milionė USD nė pesė vjet. Njė shumė jo e vogėl pėr nė atė kohė dhe e domosdoshme pėr tė mbyllur deficitin e pagesave. Pikėrisht duke e ditur kėtė gjendje, tani mė duhej tė shihja nga afėr Kryeministrin shqiptar dhe Ladi kėtė sikur e donte. Ai mė njihte mirė edhe mua, edhe tė atin e vet. Por kishte merak pikėrisht pėr kthesat e Enver Hoxhės sepse tani dihej qė ai, kthesat i kryente bashkė me eliminimin drastik tė bashkėpunėtorėve tė tij mė tė afėrt.
    Darka e dasmės nisi e qetė dhe, qė nė fillim, Shehu dukej shumė i gėzuar dhe donte tė bėnte humor. E kishte hequr xhaketėn dhe rrinte me njė jelek tė zi, por megjithatė nuk kishte fare alegri nė sallė, prandaj ajo darkė ngjante si tė ishte njė ceremoni zyrtare. Dhoma ishte e madhe dhe tryeza e dasmės ishte shtruar nė formėn e shkronjės U, ku nė ballin e saj rrinte kryeministri shqiptar. Askush nuk dilte dot nga gjendja dhe unė po mendoja me vete se kjo ėshtė darkė dasme nė “thellėsitė e gjoksit diktatorial”. Mė pas, nuk kishte rast qė nė bisedat tona tė mos pėrmendej stilema “nė thellėsitė e gjoksit diktatorial”. Por Shehu e kuptoi dhe donte ta ndryshonte gjendjen, prandaj, u ngrit befas e nisi tė bėjė humor. Nuk thoshte ndonjė gjė tė madhe, por siē duket donte tė tregonte qė s’ishte kryeministėr nė kėtė rast. Foli sa foli dhe befas m’u drejtua mua: “Hajde Spartak! Ta pijmė njė gotė pėr shėndetin e ēiftit… shėndeti i ēiftit!”, tha pastaj me zė mė tė lartė, duke iu drejtuar tė gjithė sallės me gotėn e pijes tė ngritur lart. Nė ēast, tė gjithė filluan tė trokisnin gotat, por unė, meqė isha i ngritur nė kėmbė, vijova tė flas: “Po mė habit, thashė me zė tė lartė, se nuk ma merrte mendja qė Kryeminstri shqiptar tė ishte kaq i thjeshtė dhe komunikues”. Ai qeshi, por unė e pashė qė i pėlqeu. Pastaj, me gotė nė dorė, mė tha me njė ton disi tė lartė: “Po, pse s’e kishe menduar kėtė?” Po priste pėrgjigjen kur unė shtova: “Sepse kam pirė dhe ndenjur me njė ministrin tuaj dhe, duke u nisur nga ai, njė tip i rėndė dhe jo komunikues, kam menduar: imagjino sesi mund tė jetė kryeministri i tij”. Ai qeshi me tė madhe, aq sa i duhej tė linte gotėn mbi tryezė. Por ashtu, me buzė nė gaz mė tha: “Pse si tė rri ty, gjithė turinj?”. Dhe vijoi tė qeshte, sepse fjala ishte pėr tim atė dhe ai e njihte mirė prej shumė vjetėsh dhe kishin njė miqėsi tė veēantė mė njėri-tjetrin, e cila, siē mė ka thėnė Kiēoja mė vonė, nuk ndėrhynte fare nė marrėdhėniet ministrore qė kishin mes tyre. Kishin afėr tetėmbėdhjetė vjet qė punonin bashkė, ai Kryeministėr dhe im atė Ministėr i Ekonomisė dhe sigurisht qė kjo kishte qenė njė kohė mjaft e gjatė. Ishin njohur menjėherė pas lufte nga Nako Spiru, tė cilin e kishin pasur qė tė dy si kryetar tė lobit qė kishin formuar. Nė fakt, siē mė ka pohuar vetė Kiēoja, ai kishte qenė realisht lobi i Qemal Stafės, por qė pas vrasjes sė tij, lobi ishte drejtuar nga Nakoja. Si rregull, nė kėtė lob bėnin pjesė ata qė kishin ardhur nga shkollat italiane. Kiēoja gjithashtu mė ka thėnė se “Mehmeti e ndiente inferioritetin kundrejt Nako Spirut, por e pranonte lehtėsisht kėtė gjė”.
    Nė lidhje me Spirun, njė nga kontradiktat e para tė Hoxhės me tė kishte qenė pikėrisht qėndrimi jo korrekt qė ky mbante kundrejt Shehut, derisa mė nė fund, aty nga viti 1947, Hoxha pranoi qė Shehu tė bėhej Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, por gjithmonė, sipas propozimit qė vetė Nakoja i kishte bėrė nė atė kohė Enver Hoxhės. Lobi i Nakos, dihet tani se kishte qenė lobi antijugosllav i viteve 1944-1948, por duke e nisur historikun qė nė zanafillė, pa dyshim qė gjithēka kishte ardhur nga konflikti qė Qemal Stafa kishte pasur me tė dy jugosllavėt qė kishin marrė pjesė nė themelimin e Partisė Komuniste Shqiptare dhe qė, hapur, kishin preferuar Enver Hoxhėn, njė njeri qė nė fakt nuk kishte pasur asnjė lloj aktiviteti personal nė lėvizjen komuniste shqiptare. Njė pjesė e kėtij lobi, vinte nga grupi komunist i Shkodrės, grup ky, qė edhe nėn njė vėshtrim tė tendencės historike, nuk kishte pasur asnjėherė afrim me frymėn jugosllave qė po dominonte lėvizjen komuniste shqiptare pas themelimit tė Partisė Komuniste. vijon…

    Refleksione tė njė jete

    Njė jetė plot tallaze, ngjarje tė mėdha, kthesa tė forta, qė ia vlejnė tė shkruhen nė njė libėr. Madje njė i vetėm nuk mjafton. Politikani Spartak Ngjela ka vendosur tė rrėfehet. “Pėrkulja dhe rėnia e Tiranisė shqiptare 1957-2010″, titullohet libri 2 vėllimėsh i avokat Ngjelės, i cili vjen pėr lexuesin pėrmes botimeve “UET Press”. Fillimisht lexuesit i prezantohet vėllimi i parė, i pėrbėrė nga dy libra, ku pėrfshihen vitet 1957-1975, kohė qė pėrkon edhe me arrestimin e Spartak Ngjelės dhe ndryshimet qė do tė vinin paskėtaj. Vėllimi i dytė pritet tė dalė pranverėn e ardhshme, dhe pėrbėhet nga libri i tretė dhe katėrt, ku tregohet pėr periudhėn e burgut dhe atė tė pas viteve 1990. “Pėrkulja dhe rėnia e Tiranisė shqiptare 1957-2010″ ėshtė njė sinteze e ngjarjeve politike tė Shqipėrisė sė njė gjysmė shekulli, gjatė tė cilave Ngjela apo familja e e tij, kanė qene protogonistė, kanė qenė viktima apo dėshmitarė tė kėtyre ngjarjeve. Por mbi tė gjitha ėshtė njė refleksion i qėndrueshėm i njė njeriu qė politikėn e ka pasionin e jetės sė tij.

    SPARTAK NGJELA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vazhdimi..

    --

    Debati me Shehun nė ’72: Jo pasardhės i stafetės suaj
    Argumente Martė, Shtator 27th, 2011










    Ngjela ne dasmen e Vladimir Shehut







    “Unė, jo pasardhės i stafetės suaj”
    Si e pėrzuri ish-kryeministri nga darka: Merreni, ky ėshtė i dehur

    Gazeta vijon sot botimin e pjesės sė dytė nga libri i ri i Spartak Ngjelės, “Pėrkulja dhe rėnia e tiranisė shqiptare”. Ēfarė ndodhi nė darkėn e dasmės sė djalit tė ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Batutat e Ngjelės me Shehun pėr poezitė erotike, zhvillimet ekonomike dhe ato tė drejtėsisė. Refuzimi i Ngjelės pėr tė qenė pasaardhės i stafetės sė komunistėve tė asaj kohe dhe pėrplasjet pėr ekonominė dhe drejtėsinė sociale. Si pranoi kryeministri komunist se vlerat individuale nuk po vlerėsoheshin nga regjimi, deri te batuta finale “kryengritėse” kundėr vazhdimėsisė: “Jo, jo atė stafetė. Unė, kurrė!”. Gazeta boton sot pjesė tė njė rrėfimi historik pėr ngjarje dhe personazhe, qė sillen ashtu siē askush nuk e ka pėrfytyruar.

    … Ky ishte pozicioni i Mehmet Shehut nė atė darkė dasme nė shtėpin e vet: kishte pėrpara njė tė ri qė nuk e pranonte regjimin e tij, por edhe djalin e njė bashkėpunėtori dhe miku tė vjetėr e nė tė njėjtėn kohė edhe nė njė situatė politike qė nuk dihej se nga do t’ia mbante. Ngjarjet nė Kinė ende nuk dihej nėse do tė rridhnin pro apo kundėr kryeministrit shqiptar, por kryeministri shqiptar e dinte qė Enver Hoxha po kėrkonte tė ndėrronte kurs, sepse nuk kishte mundėsi tė mbijetonte pa njė ndihmė financiare tė ardhur sė jashtmi. Do tė ishin francezėt apo do tė ishte ndonjė shtet tjetėr? Ja, kjo ishte pikėpyetja e kohės sepse pėr afrimin e Enver Hoxhės me amerikanėt as qė bėhej fjalė, por edhe afrimi me sovjetikėt ishte krejt i pamundur pėr tė dhe Shehu kėtė e dinte mirė. Unė e shihja me vėmendje pėr tė kuptuar se ēfarė mendonte; a kishte ndonjė brengė tė brendshme qė mund t’ia shkaktonte mendimi se Hoxha po ndėrronte kurs? Por e


    Sot, nė Universitetin Europian tė Tiranės, do tė promovohet libri i ri i Spartak Ngjelės, “Pėrkulja dhe rėnia e tiranisė shqiptare”, botuar nga UET Press. Botimi ėshtė njė rrėfim dhe refleksion pėr jetėn e njė ndėr personazheve mė karizmatike tė politikės dhe shoqėrisė shqiptare. Botimi i parė pėrmbledh refleksione dhe ngjarje tė ndodhura nė vitet 1957-1975, deri nė burgosjen e Ngjelės.

    kisha tė pamundur. Ai donte tė vinte nė qejf dhe kėrkonte alegri, ndoshta pėr tė harruar atė qė e shqetėsonte sė brendshmi me pyetjen se ēfarė do tė ndodhte nė Shqipėri pas ftohjes me Pekinin? Por nė dasmė ende nuk po fliste politikisht. Ai merrej vetėm me ēiftin, citoi njėherė diēka nga kujtimet e Zheni Marksit pėr Marksin, e mandej filloi sėrish qė tė krijonte pėrshtypjen e njė dasme popullore. Dikur, pas njė ore, m’u drejtua sėrish mua e mė tha qė tė bėhesha “dollibash” e tė detyroja njėrėzit qė tė pinin alkool sepse nuk kishte alegri. Dhe kėshtu u bė. Unė qė i drejtoja tė ftuarit tė pinin nga njė gotė raki e tė kėndonin. Kisha pėrpara tė vetmin komunist real tė regjimit tė Tiranės dhe, tė them tė drejtėn, ende nuk e di nėse kjo mė revoltonte edhe mė shumė kundėr tij apo ma zbuste qėndrimin nga mendimi qė ka shpesh njeriu pėr respektin ndaj bindjes sė tjetrit, kur ajo ėshtė vėrtet bindje. Pastaj, befas, Fiqreti, pasi vendosi njėfarė qetėsie, duke i rėnė me pirun pjatės sė vet, kėrkoi qė unė tė recitoja diēka pėr tė qeshur nga poeti nomad K.Th.Spiri. Nė fakt kėtė gjė asaj ia kishte kėrkuar nusja, Bardha, e cila e kishte biseduar mė parė me mua. “Mos”, mė tha Ladi tek pa qė po ngrihesha nga vendi, por unė vijova: “Ai ka poezi tė ndryshme; ka erotike, politike, shoqėrore, cilat do tė preferonit ju?”- pyeta pėr tė fituar kohė, kur Shehu u pėrgjigj aty- pėr- aty: “Ndonjė nga ato erotiket”, tha me njėfarė qesėndie. Mė erdhi pėr tė qeshur, se e pashė qė nuk e dinte se poezitė erotike tė K.Th. Spirit ishin tė gjitha pėr lirinė seksuale. “Poezitė e tij erotike janė shumė tė hapura dhe nuk do t’i pranonte ambienti”, i thashė unė ndėrkaq. Atėherė ai qeshi, duke mė thėnė me gjest qė tė bėja ēfarė tė doja, kurse unė fillova. U recitova capak vargje qė ishin pėr tė qeshur, e mandej nisa ta ngre ngapak stekėn drejt qėllimit tim. Recitova ngadalė vjershėn pėr shpikjet e racionalizmit, tė cilat u kishin ardhur nė majė tė hundės intelektualėvė shqiptarė dhe Shehu ndenji disi i hutuar kur dėgjoi kėtė: “Nuk ėshtė fjala pėr zbulime/ as pėr gjėra qė s’janė thėnė/ por, ne, sot, morėm njoftim, me thėn’ domethėnė”. Tė gjithė po qeshnin, kur ai ndėrhyri: “Nuk janė shpikje”, tha, “por ne po i bėjmė pėr herė tė parė nė Shqipėri”. Mezi po e mbante edhe pėr vete tė qeshurėn. Atėhėrė unė e pashė qė nuk do tė ishte armiqėsor kundėr meje deri nė fund, ndonėse kuptohej qė mė shihte me syrin e njė kundėrshtari qė e ka pranuar nė shtėpinė e vet dhe do ta respektojė. “Vazhdo, Spartak, vazhdo”, tha ndėrkaq dhe unė vijova me ca tė tjera qė sėrish godisnin regjimin, derisa erdha te ajo qė vulosi gjithēka dhe qė lidhej edhe me karakterin e tij e sidomos mė formimin e tij intelektual. Por, pas kėsaj qė recitova, sikur ra njė fashė shqetėsimi nė tė gjithė tryezėn, e unė po shihesha nė sy me Kryeministrin shqiptar, kur i thashė se poeti K.Th. Spiri ka thėnė: “Se kėtu nė vendin tim/ edhe kungulli ka kuptim”. Por ai nuk e mbajti mė veten, u lėshua i tėri nė karrige duke qeshur dhe pasi mė tha: “Si, si”? e dėgjoi edhe njėhėrė prej meje, po njėlloj, dhe, me njė zė si prej tė kėnaquri tha: “Nuk qenka aq budalla sa ē’e bėjnė…bile s’ėshtė fare budalla ky K.Th. Spiri, poeti modern i Zagorisė”, dhe vijonte tė qeshte, por e kuptova se nuk donte mė qė tė vijoja sepse unė i kisha thėnė kuintesencėn e gjėrave qė rėndonin Shqipėrinė e asaj kohe: lufta kundėr intelektualėve me anė tė kungujve. Por, ndėrkaq, unė nuk mund tė rrija pa shtuar, duke i thėnė teksa po e shihja nė sy: “Ka edhe mė, edhe dy vargje tė tjera”. “Thuaje tė gjithėn”, mė tha, “ta dėgjojmė deri nė fund”. Atėherė unė vazhdova me zė mė tė lartė: “Kungull mos tė mbiftė fara / ngado shkoj mė del pėrpara”.
    Nuk kishte mė asnjė lloj kompromisi; Kryeministri shqiptar ishte vėnė nė provė nė darkėn e dasmės sė tė birit, tė asaj dite tė cilėn ai, qė nė krye tė herės e kishte quajtur si shumė tė gėzuar, mė tė gėzuarėn e jetės sė vet. Por ai po dėgjonte tani, rreth njė dukurie qė e kishte bėrė tė vuante edhe atė vetė sepse, ndryshe nga Enver Hoxha, e tė tjerėt pėrreth tij, dihej botėrisht se Mehmet Shehu kishte veneracion pėr tė diturin dhe nuk mbante asnjė injorant pranė vetes. Kishte nisur si poet, madje i ishte botuar njė poemė pėr Luftėn e Spanjės e titulluar “Vullnetari” dhe gjithmonė studionte, prandaj, nė kėtė pikė ndiente kontradiktė me regjimin qė pėrfaqėsonte. Ishte edhe i gėzuar pėr atė qė sapo e dėgjoi tė plotė, por edhe me merakun e kryeministrit qė survejohej nga syri i madh ciklopik i Enver Hoxhės. Por sėrish nuk u tėrhoq, qeshte e qeshte dhe, mandej, ndėrhyri me takt pėr tė ndryshuar sensin e bisedės dhe tė alegrisė sė dasmės. Njė


    Mehmet Shehu

    grup lab, po kėndonte polifoninė e vet, me kėngė tė vjetra, shumė tė vjetra dhe ai e gjeti rastin e mė tha: “Tė kam lėnė mėkėmbės, por do tė tė pushoj, se nuk po vė qetėsi e nuk po ma jep fjalėn mua” “Kėta janė nė pushtet”, i thashė duke treguar lebrit me dorė, e ai sėrish qeshi me njė gjest ironik nė fytyrė. “Mė ke lėnė nė qoshé”, tha pas pak, me njė zė tė rreptė dhe u ngrit; foli diēka pėr tė qeshur nė lidhje mė ca grimca humoristike qė kishte ruajtur nga jeta si kryeminsitėr, ca gjėra pėr Hrushovin e pėr ndonjė tjetėr, e mandej mė kėrkoi mua qė t’i shkoja te tryeza e tij. Kur iu afrova, mė tha me njė zė qė nuk e dėgjonte dot e gjithė tryeza e dasmės, por vetėm ata qė ishin pranė tij: “Kunguj ka sa tė duash kėtu, por, as unė e as yt atė, nuk jemi kunguj; pėr kėtė tė siguroj, madje jemi mė tė menēur edhe se ti”. Unė nuk i fola, por qėndroja i ulur pėrballė tij, e ai donte qė t’i pėrgjigjesha. Ndėrsa unė nuk fola. “Mbaji vath nė vesh ato qė tė thashė, mė tha, se unė nuk mbaj pėrgjegjėsi pėr kungujt”. Po mė habiste dhe desha t’i thosha se isha dakord edhe unė, kur ai u ngrit e mė tha: “Ta pimė kėtė gotė pėr idetė e Kiēo Ngjelės”. Por unė nuk u ngrita nga vendi. “Ngrihu!”, tha ai dhe unė u ngrita. Unė i thashė ngadalė se nuk pija gotė alkooli pėr ide, por pėr shėndete sepse idetė mund tė jenė tė kundėrta dhe janė personale. Por ai ngulmoi, duke mos e bėrė veten, a thua se nuk i kishte dėgjuar fare fjalėt e mia. E piva atė shėndet duke qeshur, por ngaqė e ndieu se unė kisha shkuar shumė larg me kundėrvėnien time, m’u drejtua nė frėngjisht: “Pour l’economi planifice!” me njė frėngjishte tė pastėr. Kuptohej se e kishte fjalėn pėr vete e pėr tim atė, domethėnė pėr ekonominė socialiste. Shehu ishte pa dyshim i vetmi komunist i atij regjimi, por edhe mė i iluminuari. Nuk kisha se ēfarė tė bėja. Unė gjithė ditėn tallesha nėpėr Tiranė me ekonominė e planifikuar si pėr njė nonsens ineficient dhe, ja, tani, ai po mė kėrkonte atė qė do tė mė bėnte qesharak, tė paktėn pėrballė shokėvė tė mi qė ishin atje. “Pour l’economi planifice” tha sėrish kryeministri shqiptar, e pėrsėri frėngjisht, nė mėnyrė qė tė mos e kuptonin realisht drejt ata qė nuk dinin frėngjisht. Atėhėrė unė u ngrita dhe i thashė po nė frėngjisht: pour économie planifieé, avec justice sociale”. Dhe ai mbeti pėr disa sekonda si i ngrirė, buzėqeshi thellė dhe e piu gotėn me fund, duke mė thėnė se ajo shprehje kishte tė bėnte mė idetė e tij e tė Kiēo Ngjelės. “Nuk e pranoj pa atė tė dytėn”, i thashė ngadalė dhe ai mė hoqi vėshtrimin, duke mė dhėnė tė kuptuar se duhej tė shkoja nė vendin tim. Justice sociale e kishte shqetėsuar, si ēdo kumunist tjetėr tė elitave tė vendeve socialiste, qė nga Moska e deri nė Tiranė. Tė gjithė kėta hierarkė tė komunizmit, i shqetėsonte ajo shprehje: justice sociale. Nė fakt i shqetėsontė barazia nė personalitet, ligji dhe zgjedhjet e lira, i kishte shqetėsuar gjithmonė demokracia, prandaj ai heshti, kthehu kokėn e nuk mė dha mė pėrgjigje edhe pse ia kėrkova veēanėrisht qė tė shprehej duke i thėnė drejtpėrsėdrejti “pėr atė tė dytėn”, domethėnė, pėr drejtėsinė shoqėrore.
    Edhe unė ashtu bėra, u ktheva nė vendin tim dhe nisa tė flas me Ladin. “Shumė mirė”, mė tha Bardha, e po kėshtu edhe Ladi, i cili vijoi duke mė thėnė, “Mjaft me kaq”. Por Shehu po na ndiqte me sy. E kisha vėnė re qė ishte nė gjendje qė tė kontrollonte tė gjithė tryezėn, me ca sy tė shndritshėm qė ruanin shumė gjėra brenda vetes. Tani atė e shqetėsontė pa dyshim ajo avec justice sociale, qė i kisha thėnė unė, pėr tė cilėn nuk mė ishte pėrgjigjur, por e kuptoja se atė po bluante nė mendje, pikėrisht atė, dhe isha i bindur gjithashtu se do tė vinte sėrish njė ēast qė do tė mė pyeste diēka pėr drejtėsinė shoqėrore qė i kisha pėrmendur, vetėm se ende nuk e kishte gjetur pėrgjigjen e vet, prandaj rrinte e na vėshtronte mua e Ladin dhe nuk bėnte gjė tjetėr. Por, tek bisedoja me Bardhėn e Ladin, vrisja mendjen realisht se ēfarė po mendonte nė kėto ēaste Kryeministri shqiptar: a ishte edhe ai koshient se nė Shqipėri nuk kishte drejtėsi shoqėrore? E pranonte normalisht atė gjendje terrori qė sundonte nė Shqipėri? Dhe, mė nė fund, a e kishte menduar ndonjėherė veten edhe ai si njė viktimė e kėtij sistemi tiranik qė drejtohej e sundohej vetėm nga njė njeri? Tė gjitha kėtyre pyetjeve ishte e pamundur qė t’u jepej pėrgjigje nė atė ditė sepse koha sigurisht qė ua dha mė vonė dhe vetė kryeministri shqiptar e gjeti veten tamam njė viktimė terrori. Por gjithsesi, koha nuk ėshtė statike dhe ne tani po flasim pėr njė kohė tė pėrcaktuar, kur ai ishte ende kryeministėr dhe e ndiente veten si tė ishte suksesori absolut i Enver Hoxhės.
    Por, isha ende duke menduar kėshtu, kur ai ia behu pas pak te tryeza jonė. Erdhi aty, e na kėrkoi tė ngriheshim nė vallėzim. Tė gjithė u ngritėm si me sustė dhe, pak si tė ngrirė, dolėm te holli i shtėpisė, ku gjėmonte muzika. U ngrita edhe unė me Ladin dhe po rrinim e shihnim ata qė po kėrcenin, nė njė zhurmė e nė tė qeshura qė mė nė fund sikur dolėn edhe ato befas nga gjokset e tė ftuarve tė asaj dasme. Po rrinim duke biseduar gjėra tė zakonshme, kur, nė ēast, qė tė dy pamė njėherėsh se na u afrua kryeministri. Erdhi e qėndroi nė mesin tonė, por kuptohej se nuk dinte ēfarė tė thoshte. Pashė Ladin nė sy dhe ai m’u duk i tronditur. E kuptova se i druhej ndonjė pėrgjigjes time sarkastike. Shumė shpejt, me gjest mė tha se duhej tė heshtja dhe unė, menjėherė vendosa tė mos flas. Kur ai m’u afrua e mė tha me njė frėngjishte korrekte nė aksent: avec justice sociale dhe qeshi. Unė nuk fola, ndonėse pėrgjigjen e kisha nė majė tė gjuhės. “Borgjezia na akuzon se nuk kemi drejtėsi shoqėrore; ja, kjo ėshtė e gjitha”, tha ai, a thua se ishte nė ndonjė konferencė nga ato tė rėndomtat qė bėnin atėherė nė Shqipėri. “Unė nuk ju akuzova, mė duket”, i thashė unė, se m’u duk qė ai po e kalonte bisedėn nė njė lloj propagande qė mua mė bėnte pėr tė vjellė qė prej vitesh. Por ai tani kishte marrė pozicionin e lartė tė pushtetit dhe nuk donte t’ia dinte pėr asgjė. Po shihja nga afėr poėer, dhe nga brenda sikur po mė ngrihej njė valė qė kishte vite qė desha ta zbrazja. Pashė nga Ladi dhe ai ishte bėrė meit nė fytyrė, gjė kjo qė sėrish mė stepi, se, nė tė kundėrt, kushedi se ēfarė do t’i kisha thėnė Kryeministrit. Ishte ēasti kur mund tė ndodhte gjithēka: impulsiviteti im si kundėrshtar dhe mospranues i gjendjes aktuale, mund tė pėrplasej me impulsivitetin e atij qė kishte thuajse gjysmėn e pushtetit nė Shqipėri, e po priste ta merrte tė gjithin. Por ai gjithsesi nuk po mė linte fare radhė tė flisja: “Ne kemi bėrė njė pėrmbysje shekullore nė Shqipėri” – tha me njėfarė krenarie, e unė sėrish nuk fola, - “por, ju rinia, nuk e njihni historinė tonė tė paraluftės”. Unė nuk fola sėrish dhe ai vijoi: “Barazia qė kemi vendosur ėshtė vetė drejtėsia shoqėrore, sepse ėshtė heqja e shfrytėzimit tė njeriut nga njeriu”. Ndenja capak ēaste pa folur dhe tek u ndeshėm me vėshtrimin e njėri-tjetrit, i thashė ngadalė dhe qetė-qetė: “Po vlerėsimin e vlerave individuale tė tė barabartėve, si e keni?” Nė fakt, e kisha pyetur jo pa sarkazėm dhe gjithė brenda kontekstit tė kungullit, me tė cilin sapo kishim qeshur. “Jo mirė”, tha disi mendueshėm, duke mė parė sėrish nė sy dhe u largua menjėherė nga ne tė dy. Nė fakt, ky qėndrimi i fundit i tij na kishte habitur tė dyve; sidomos Ladin, i cili mė tha pak mė vonė: “Kurrė nuk mund ta mendoja qė ai mund tė bėnte edhe njė pohim tė atillė”. Megjithatė, vetėm pasi dėgjova kėtė pėrgjigje arrita tė kuptoja pse kishte qeshur aq shumė me poezinė e kungullit dhe gjithashtu, u binda mė nė fund pėr atė qė thoshin, se ai nuk e pranonte diskriminimin e intelektualėve tė nivelit tė lartė, pavarėsisht se kuptohej qė ishte njė fanatik i regjimit komunuist. Ktheva kokėn dhe e pashė se u kėrkonte alegri njerėzve, por dikur, ai e kthehu edhe njėherė kokėn nga unė e Ladi. Unė u largova dhe u ula pak me tej nė poltronin e njė tryeze tė vogėl qė ishte vendosur nė njė si kthinė apo si nė njėfarė llozhe tė vogėl. U ula se desha tė mendoja, kur nė krahun tim tė majtė, barabar me supin tim, pashė befas njė fotografi tė Enver Hoxhės. Ishte bardhė e zi dhe e madhe. Njė portret disi i frikshėm i Hoxhės, i ulur nė njė tryezė pune, ndonėsė ai ishte duke qeshur. E pashė edhe njėherė dhe mendja mė shkoi te kryeministri i asaj darke. Kishte krijuar njė ambient tė vetin, intim, me foton e Hoxhės. “Pse e mban kaq afėr”, mendova dhe, menjėherė sesi mė erdhi ndėr mend mendimi qė ky kryeministėr ishte nė lojė. “Teatėr i madh”, thashė nėpėr dhėmbė dhe kujtova edhe njėherė atė qė mė tha: “Ne kemi berė njė pėrmbysje tė madhe”. Dhe nė fakt e kishin bėrė dhe kėtė gjė thoshte rėndom edhe ai qė kisha nė krahun tim tė majtė dhe qė ishte zoti i vendit. Nė fakt, e gjithė plejada e tyre kishte bėrė njė pėrmbysje, por ende enuk kuptohej se ēfarė do tė sillte ajo pėrmbysje nė historinė tonė. “Nuk kanė sistem eficient”, thashė pas pak dhe e mendova saktė se, ndryshimi qė kishin sjellė kėta komunistė qė drejtonin me dorė tė hekurt ishte i madh, por ata vetė e kishin ndėrprerė sepse i trembeshin rrotacionit. “Urrejnė elitat”, thashė njė gjykim qė e kisha ndeshur kudo pėr komunizmin, “dhe prandaj sillen kėshtu edhe me popullin”. Ja, kjo ishte e gjitha: kishin marrė njė pushtet nė funksion tė ndryshimeve drastike tė zhvillimit, flisnin pėr industrializmin, pėr teatrin dhe letėrsinė, kishin krijuar teatrin kombėtar dhe operėn kombėtare, universitetin kombėtar, kishin masivizuar arsimin dhe, nė tė njėjtėn kohė, nuk mund ta pranonin konceptin se dija kėrkon progres permanent. Nė fakt, ishin nisur pėr tė sjellė zhvillimin me anė tė industrializimit tė vendit, por, bashkė me tė, kishin krijuar inkuzicionin. Ishin izoluar nga Pėrėndimi sepse nuk mund tė pranonin njeriun e lirė, i cili mund t’i konkuronte nė pushtet. Kjo ishte arsyeja, qė sigurisht se, si burim, vinte nga kreu i shtetit: Sekretari i Parė i Partisė sė Punės, tė cilin unė e kisha nė krah, aty pranė. “Po tani, ēfarė do tė bėjnė?”, thashė dikur, para se tė ngrihesha nga ai vend dhe u kujtova se kisha mendimin qė do tė dorėzoheshin, do tė bėnin njė reformė kulturore nė fillim, e cila patjetėr qė do tė vijonte me njė reformė ekonomike. “Duhet ēliruar njeriu njėherė”, thashė duke u ngritur nga vendi, “e pastaj tė ēlirohet edhe ekonomia”, por kjo ishte e pamundur qė tė ndodhte sepse pėr treg tė lirė nuk mund tė flitej nė pushtetin e tyre – kėshtu mendova, dhe sėrish mė erdhi pėr tė qeshur me dollinė pėr ekonominė e planifikuar. Pastaj edhe pėr drejtėsinė shoqėrore qė i kisha thėnė kryeministrit dhe u drejtova nga tryeza. Ndėrkohė, tė gjithė ishin ulur sėrish nėpėr vendet e tyre dhe kėshtu bėra edhe unė.
    Kur u ula, e pashė se Ladi ishte nė formė. Kishte njėfarė gėzimi, qė nuk i vinte vetėm nga dasma. Megjithatė, filluam tė flisnim pėr atė qė kishim parė, por ndiehej se edhe Shehu po na ndiqte sėrish me sy. “Ėshtė nė formė” tha Bardha qė e kuptoi se ne po flisnim pėr kryeministrin, qeshi pak e, duke mė parė nė sy tha: “Nuk ka problem”. Por, tamam nė kėto ēaste, Bashkim Shehu, djali i vogėl i Mehmetit, mė erdhi nga prapa dhe, nė vesh, mė tha: “Do tė tė arrestojnė!” dhe unė qesha, sepse ai ishte ende i vogėl, ndonėse, qė atėherė ishte i dhėnė pas letėrsisė dhe ishte kritik kundrejt regjimit. Megjithatė, sikur e ndieja qė nuk do tė pėrfundonte tamam mirė kjo festė, kur Shehu u ngrit sėrish nė kėmbė, ngriti njė dolli dhe pastaj mė thirri sėrish mua qė tė shkoja nė tryezėn e tij. Dhe unė shkova me njė gotė verė, kurse ai rrinte ulur. Filloi tė bisedonte pėr dasmėn. Mė tregoi njė ndodhi tė Hrushovit me Adenauerin, qė e rrėfente me zė tė lartė pėr ta dėgjuar e gjithė tryeza. Ndonėse nuk po fliste mirė pėr ata e ndieva se ai vuante qė nuk kishte mundėsi tė takonte kryeministrat e tjerė tė Perėndimit. Pastaj u ngrit nė kėmbė dhe me njė gotė tė mbushur gjysmė me raki i foli gjithė tryezės: “Kėshtu flet Spartaku, po, edhe ky, stafetėn tonė do tė marrė… Hajde Spartak, ta pimė kėtė pėr stafetėn tonė.” tha dhe priti nga unė. Ndėrkaq unė u ngrita, por pėr disa sekonda sikur m’u pėrqendrua e gjithė mendja nė njė pikė, mė dukej sikur kishte ardhur njė ēast kur duhej t’i flisja inkuzicionit mendimin tim dhe vendosa t’i pėrgjigjesha duke i thėnė mė zė tė lartė: “Jo, jo atė stafetė. Unė, kurrė!”. Nė tė gjithė sallėn sikur ra bomba. U bė heshtje, por ai sėrsih ndėrhyri me njė takt qė dukej se kėrkonte tė mė mbronte: “Ky ėshtė i dehur”, tha, dhe bėri me gjest nga ata tė shėrbimit qė tė mė afroheshin. Unė shkova sėrish e u ula nė karrigen time, por pas njė minute, njė shoqėrues i Shehut, djali i dytė i tij, Skėnderi dhe njė shok tjetėr, mė morėn pėr tė ikur. Kėshtu mė tha edhe Ladi me gjest dhe unė u largova pėr nė shtėpi.

    vijon nesėr…

    --


    edhe ky stafeten tone do te marre.. i paska thene mehmeti..
    lol

    i ka ra pikes..

    taku maj kulles se fidelit.. kenaqet kur poshte rrihet shteti shqiptar me hu e qellohet me shtize te flamurit.. polici i shqiperise..

    qelluesit e rrahesit.. jan maska(kriminele qe terrorizonin miletin ne 97 e me tujte e deri tani) qe i ka paguar grumbulluar e sjelle me otopuz.. fatmiri i kadarese.. edvini i nexhit e rucua i stalinit.. e bollinua i komorres e kokdhimua i bebezise se betonit.. e klosi i pabesive..
    te rrethuarit nga barbaret jan te votuarit e popullit..

    kulmi..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 28-09-2011 mė 03:37

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush na i psonis neper gazeta keto kujtimet e taku ngjeles..sepse jan shum interesante..

    jan ca vite te asaj kohe qe taku i njeh mire..


    mundesisht sillni dhe komente qe kan bere disa kur kan lexuar librin e takut..

    psh tritan shehu ka folur dicka..

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    “Se kėtu nė vendin tim/ edhe kungulli ka kuptim”.
    “Kungull mos tė mbiftė fara / ngado shkoj mė del pėrpara”.

    Hahahah .... shume i madh ky K.Th. Spiri.

  5. #5
    Libėr me mllefe, Ngjela ėshtė me halucinacione

    » Dėrguar mė: 01/10/2011 - 13:39

    Gilmana Bushati

    Deputeti i Partisė Demokratike, Tritan Shehu komenton librin e Spartak Ngjelės, "Pėrkulja dhe rėnia e tiranisė shqiptare 1957-2010". Arsyeja e komentit erdhi pėr faktin se ai pėrmendet si njė nga njerėzit, qė diktatori Enver Hoxha i pėrdori nė botėn akademike pėr tė spastruar pikėrisht intelektualėt me mendim properėndimor, proeuropian. Shehu pėrgjigjet se libri i Ngjelės ėshtė i mbushur plot me halucinacione dhe kjo nė fakt, sipas tij, ka tė bėjė me shėndetin e tij mendor. Sipas tij, nė vitet 1960 dhe mė pas, ai mezi siguroi qė tė vazhdonte shkollėn pėr mjekėsi, pasi kishte punuar mė parė nė prodhim, e pikėrisht nė Kombinatin e Mishit, pėr arsye thellėsisht politike. Shehu thekson se Ngjelėn e ka njohur si person qė para 1990-ės dhe i ėshtė dukur si njė njeri shumė ekstravagant, dhe e pėrmbledh nė cilėsimin e tij se ai ishte "djalė i Bllokut". Ai thekson se edhe dėnimi i Ngjelės nga regjimi nuk erdhi si pasojė e mendimeve tė tij demokratike, por sepse i erdhi radha tė atit, Kiēo Ngjelės, qė tė goditej nga Enver Hoxha, pra ishte pjesė e luftės brenda llojit. Pas ardhjes sė demokracisė, deputeti demokrat thekson se ka pasur tė njėjtin mendim pėr Ngjelėn dhe se ai e ka shmangur nė tė gjitha mėnyrat e mundshme pėrballjen me tė, edhe kur Ngjela u bė pjesė e Partisė Demokratike.

    Zoti Shehu, Spartak Ngjela sė fundmi ka shkruar njė libėr kujtimesh, ku ndėr tė tjera ju pėrmend si njė nga ithtarėt e Enver Hoxhės dhe se keni qenė nė ballė tė sulmit kundėr ēdo gjėje europiane pas fjalimit tė 6 shkurtit 1967. Si do ta komentonit kėtė libėr?

    Unė nuk e kam lexuar atė libėr, por nga sa kam dėgjuar, dua tė them se sė pari, realisht e kam tė vėshtirė tė komentoj halucinacionet e Spartakut. Ky ėshtė njė problem i shėndetit tė tij mendor. Ndėrsa me absurditete tė tilla personale unė nuk merrem. Sė dyti, ajo qė mė ka rėnė nė sy nga komentet e dėgjuara pėr atė libėr, ėshtė fakti se Spartaku jeton akoma me deliret e "djalit tė Bllokut", gjė qė manifestohet nė manipulimet dhe nė egocentrizmin e tij ekstrem. Nga ana tjetėr, nė libėr tė lė njė shije shumė tė keqe, ajo qė ėshtė dhe njė deformim i madh i historisė, pėrpjekja pėr tė manipuluar tė vėrtetėn dhe pėr tė arritur nė konkluzionin monstruoz, qė demokracia nė Shqipėri lindi brenda e nėpėrmjet Bllokut. Nė tė vėrtetė, ky bosht thellėsisht i gėnjeshtėr qė pėrshkon tėrė librin, ėshtė padyshim edhe lajtmotivi nė ato faqe. Nė funksion tė tij dhe tė lidhur me kėtė, aty gjejmė tė pasqyruar kudo, megalomaninė patologjike tė autorit. Kėto tipare e bėjnė atė libėr shumė tė ngjashėm me "Kujtimet e Enverit".

    Po pėr atė qė thotė pėr ju konkretisht, ēfarė mund tė na thoni?

    Si mė ėshtė thėnė, nė fakt ai nuk thotė asgjė reale, sepse nuk ka ēfarė tė thotė. Ai vjell vetėm njė mllef tė grumbulluar e patologjik. Perceptimet dhe reaksionet e deformuara janė simptoma. Nė vitet '60, unė kam qenė njė nxėnės i shkėlqyer gjimnazi dhe i mirėnjohur nė Tiranė, nga njė familje me shumė vlera. Mė tej, meqė nuk mund tė vazhdoja direkt universitetin pėr arsye politike, u detyrova tė punoja si punėtor nė Kombinatin e Mishit, derisa mbas disa vitesh m'u dha mundėsia tė ndiqja studimet nė mjekėsi. Pėr hir tė sė vėrtetės, dua tė theksoj se dhe nė vitet e studimeve u rrezikova jo pak herė tė pėrjashtohem nga universiteti, po pėr tė njėjtat arsye politike.

    Ju mė vonė u bėtė mjek shumė i njohur. A kishit ju lidhje pune me Bllokun nė ato periudha?

    Asnjėherė, as si individ dhe as si mjek nuk kam pasur tė tilla marrėdhėnie. Megjithėse unė drejtoja shėrbimin e anestezi-reanimacionit nė rang vendi, nė shėrbimin shėndetėsor tė Bllokut nuk kam qenė aktivizuar asnjėherė. Kuptohet qartėsisht se pse ndodhte kjo. Unė pėr herė tė parė kam hyrė nė atė qė atėherė quhej "Klinika Speciale", nė vitin 1992, kur si ministėr i Shėndetėsisė vajta pėr ta transformuar atė strukturė tė mbyllur nomenklature, nė njė klinikė tė hapur tė qytetarėve tė Tiranės.

    A e keni njohur Ngjelėn nė ato vite?

    Shumė pak. Unė nuk kam pasur lidhje me Bllokun e njerėzit e tij. Shokėt e miqtė e mi tė afėrm i pėrkisnin nė tėrėsi grupeve tė tjera shoqėrore. Ngjela ka qenė mė i madh se unė nė moshė dhe e njihja si person nė Tiranė, dhe tė them tė vėrtetėn, asnjėherė nuk mė ka ngjallur simpati apo interes, gjė qė transmetohej qartė. Gjithmonė e kam konsideruar si njė njeri bosh dhe si njė nga ekstravagantėt e Bllokut, qė e luanin kėtė rol pikėrisht se ishin tė mbrojtur nga ajo strukturė. Mė tej, ai nė fakt u dėnua, jo pėr veprimtarinė e tij "demokratike", si pėrpiqet tė manipulojė, por pėr faktin e thjeshtė se i erdhi radha tė atit tė tij tė goditej nga regjimi. Kėshtu ndodhi me shumė nga njerėzit e Bllokut tė asaj periudhe, nė ato rregulla loje.

    Por ju mė pas keni qenė nė tė njėjtin front, pra me tė djathtėn, e mė vonė ai u bė pjesė e Partisė Demokratike. Si e keni njohur pas ardhjes sė demokracisė Spartak Ngjelėn, dhe cili ishte mendimi juaj pėr tė?

    Mendimi im pėr tė ishte i njėjtė me atė tė kohės sė Bllokut. Njė politikan aventurier, i pamoralshėm dhe pa besueshmėri. Asnjėherė nuk kam pasur as marrėdhėnie pune dhe as shkėmbime mendimesh me tė. Realisht, kėtė gjė e kam evituar nė mėnyrė konstante, pėr vetė mendimin tim tė pandryshuar qė kam pasur gjithmonė pėr atė njeri. Nė fakt, akoma dhe sot ai, as si politikan e as si autor nuk arrin tė kuptojė apo tė pranojė se demokracia tek ne nuk lindi dhe nuk erdhi nga Blloku, por qė shpėrtheu nga Lėvizja Studentore e Dhjetorit, nga universitetet, pjesė aktive e tė cilave ishim ne, qė u rreshtuam qė ditėt e para me tė.

    gazeta shqiptare

  6. #6
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    kush na i psonis neper gazeta keto kujtimet e taku ngjeles..sepse jan shum interesante..

    jan ca vite te asaj kohe qe taku i njeh mire..


    mundesisht sillni dhe komente qe kan bere disa kur kan lexuar librin e takut..

    psh tritan shehu ka folur dicka..
    brar plaku im e ka pas "kolege mamane e Takut.

    Kico ka qene burre i mire

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    drag,,

    vera ..vera pojani..nena e takut.. thon ka qen e rrepte.. me miletin.. me vartesit etj.. kurse kicua kam degjuar se ka qen i afte e inteligjent e jo i ashper me punonjsit e ministrise..

    mirpo..

    ata kurre nuk diten te bashkohen.. e ti thon stop.. enverit..

    sejcili.. hė se nuku e ka me muan kte radhe.. enveri.. he se ja hodha se me pa pa inat.. ose.. me foli nexhmija buza gaz..pra nuku do me fusin ne kte plenum..
    e keshtu u genjyen te ngratet.. e nuku pipetinin kur ai u a hante kokat nje nga njė..

    pra kujtimet e takut kan vlera sepse sic thash ai e njeh kte "zone" shum me mire se shum te tjere.. po natyrisht jo cdo gje qe thot apo kujton ai eshte ashtu..

    sillni pjes tjera..
    ti dragush kurre nuku solle ndonje here dicka..

    o je shum i mencur o je ko.qe dembelhaneje..
    ne shoqeri ka lug e shat... merr e jep..

    kam bindje se dhe kur ke luajtur futboll.. te kan len ne porte si gjytyrum se ske pas pik fantazie me dal ne sulm..
    une.. merrja topin e nga porta ime deri te kundershtari..tribloja te gjithe e beja gol.. jo per vete..po me i gezu shoket e skuadres..

    sdi a me kupton or tunxh..

  8. #8
    “S’kam qenė Enverist, por gjimnazist”

    » Dėrguar mė: 02/10/2011 - 10:48

    Gilmana Bushati



    Moikom Zeqo i quan tė pasakta pasazhet e librit tė Spartak Ngjelės, pikėrisht nė pjesėn ku pėrmendet emri i tij. Ai i rrėzoi pra si tė pavėrteta kėto pohime tė bėra nė librin “Pėrkulja dhe rėnia e tiranisė shqiptare 1957-2010”, i cili doli nga shtypi pak ditė mė parė. Zeqo shprehet qartė se ai nuk ka qenė asnjėherė pjesė e Komitetit tė Rinisė sė Tiranės. “Pėrmendja e emrit tim ėshtė njė pasaktėsi. Nuk kam qenė asnjėherė nė Komitetin e Rinisė sė Tiranės”, - sqaron shkurtimisht Zeqo nė lidhje me pozicionin e tij nė strukturat e regjimit komunist. Ngjela pretendon nė libėr si disa njerėz, mes tė tjerėve edhe Zeqo ishin inkuizitorė, qė “lulėzuan” pikėrisht pas fjalimit tė 6 shkurtit 1967 tė Enver Hoxhės nė lidhje me zakonet prapanike dhe fetare. E pikėrisht pas kėtij fjalimi Hoxha e shpalli Shqipėrinė si vendi i parė ateist nė botė. Nė njė deklarim tė shkurtėr pėr kėtė ēėshtje, Moikom Zeqo thekson se, nė kohėn qė pėrmend Ngjela nė libėr ai ka qenė nxėnės i gjimnazit tė Durrėsit. “Nė atė kohė isha nė Durrės pa mbaruar gjimnazin. As kam qenė tek shkolla “Naim Frashėri”, por tek gjimnazi “Mujo Ulqinaku”. As kam botuar asnjė shkrim pėr ngjarjet qė thotė Ngjela”, - thotė Zeqo duke shtuar mė pas se “sinqerisht mė vjen keq”.

    Libri

    Nė faqen 380-381 tė librit me kujtime “Pėrkulja dhe rėnia e tiranisė shqiptare 1957-2010”, tė Spartak Ngjelės, ai bėn njė panoramė tė situatės pas fjalimit famėkeq tė Enver Hoxhės dhe se si ai lėshoi kundėr intelektualėve tė mirėfilltė, intelektualė qė nuk donin frymėn perėndimore, por qė ishin njėkohėsisht dhe politikanėt e rinj. “Ithtarėt e rinj tė sistemit e kishin kuptuar shumė mirė se regjimi i kishte thirrur nė ndihmė, madje vetė Enver Hoxha. Dhe tė gjithė ishin tė ekzaltuar e u hodhėn me tėrbim kundėr ēdo gjėje europiane qė ata, jo vetėm qė nuk e dėshironin, por dhe nuk mund ta kapnin. Shqipėria po bėhej ndėrkaq vendi i vetėm europian ku antiqytetėrimi ishte vlerė sepse kėshtu ndihej mė i sigurt Enver Hoxha. Dhe ja disa nga emrat e tyre tė shumtė. Nė Universitetin e Tiranės Xhelal Gjeēovi, Estref Bega, Mehmet Elezi, Arshin Xhezo, Gjikė Kurtiqi e Tritan Shehu. Nė Komitetin e Rinisė sė Tiranės: Arilla Papajorgji bashkė me njė bandė tė tėrė, emrat e tė cilėve nuk po mė kujtohen tani (njėri mė i zi se tjetri, inkuizitorė tė shkallės sė lartė), Ilia Kongo, Moikom Zeqo, Timoshenko Pekmezi me tė tjerė tė kėsaj specieje, qė e kishin kuptuar se mllefi i tyre antiqytetėrimi dhe antikulturė, pėrkonte me atė tė Enver Hoxhės.”

    gazeta shqiptare

  9. #9
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    drag,,

    vera ..vera pojani..nena e takut.. thon ka qen e rrepte.. me miletin.. me vartesit etj.. kurse kicua kam degjuar se ka qen i afte e inteligjent e jo i ashper me punonjsit e ministrise..

    mirpo..

    ata kurre nuk diten te bashkohen.. e ti thon stop.. enverit..

    sejcili.. hė se nuku e ka me muan kte radhe.. enveri.. he se ja hodha se me pa pa inat.. ose.. me foli nexhmija buza gaz..pra nuku do me fusin ne kte plenum..
    e keshtu u genjyen te ngratet.. e nuku pipetinin kur ai u a hante kokat nje nga njė..

    pra kujtimet e takut kan vlera sepse sic thash ai e njeh kte "zone" shum me mire se shum te tjere.. po natyrisht jo cdo gje qe thot apo kujton ai eshte ashtu..

    sillni pjes tjera..
    ti dragush kurre nuku solle ndonje here dicka..

    o je shum i mencur o je ko.qe dembelhaneje..
    ne shoqeri ka lug e shat... merr e jep..

    kam bindje se dhe kur ke luajtur futboll.. te kan len ne porte si gjytyrum se ske pas pik fantazie me dal ne sulm..
    une.. merrja topin e nga porta ime deri te kundershtari..tribloja te gjithe e beja gol.. jo per vete..po me i gezu shoket e skuadres..

    sdi a me kupton or tunxh..
    shko futi nai pershesh me kos Brar.
    nuku jane muhabete mejhanesh kto.

    edhe pse jemi anonim duhet te ruajm dicka private

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk po te kerkon kush ty.. privatlliqe..

    por perderisa lexon ketu.. duhet dhe te sjellesh shkrime nga gazetat.. qe te lexojn tjeret..

    bejn fest ketu keta komshijt e mi ne oborr te pallatit..

    sejcili del me nji gja..
    dikush vjen me ibrik kafjeje..dikush me nji shport me rrush..dikush me nji shishe kokakoll..dikush me nji tas pasul..dikush me nji aparat fotografik e ben poza..dikush sjell karrike e stola..
    mirpo kemi nja dy shqipo.. vec ulen e rrasin.. ne mall te te tjerve..e vet kurr nji gje qoft simbolike nuk e sjellin..
    nji dit i thash..
    cka po uleni ju ktu..
    a kini sjell gja?
    jo

    hajt barni bethen.. e i perzuna te pacipet..

    dhe ne forum.. po nji pal sjellin.. dote thote se e bejn nji far obligimi ndaj tufes..
    disa kurre vec..pordhin nga i her ktu e ikin..

    keta tipa..jan hileqaret edhe se..jemi virtual ketu.. sejcili tregon karakter..

    pra dragush.. nuk besoj se punon me merkelin ne berlin e ske 1 minut koh te sjellesh nji artikull interesant..

    sdi a mkuptoooveeee.. or taj..

    kjo vlen per te gjithe..

    ..

  11. #11
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    i nderuari zoti Brar keto jane muhabete familjare .

    une i nderuari i biri dragues nuk gjemoj gazetat.

    p.s. ke qejf te llafosesh me mua na bej nje vizite ne Berlin.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja erdha un.. ti..mek mek.. dy fjal ne dy ore.. as mish as peshk..
    un du muhabetqare..

    lol

  13. #13
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ja erdha un.. ti..mek mek.. dy fjal ne dy ore.. as mish as peshk..
    un du muhabetqare..

    lol
    o djalke nga Durrsi.nuku e ha plaku sapunin per djathe

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2011
    Postime
    146
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    drag,,

    vera ..vera pojani..nena e takut.. thon ka qen e rrepte.. me miletin.. me vartesit etj.. kurse kicua kam degjuar se ka qen i afte e inteligjent e jo i ashper me punonjsit e ministrise..

    mirpo..

    ata kurre nuk diten te bashkohen.. e ti thon stop.. enverit..

    sejcili.. hė se nuku e ka me muan kte radhe.. enveri.. he se ja hodha se me pa pa inat.. ose.. me foli nexhmija buza gaz..pra nuku do me fusin ne kte plenum..
    e keshtu u genjyen te ngratet.. e nuku pipetinin kur ai u a hante kokat nje nga njė..

    pra kujtimet e takut kan vlera sepse sic thash ai e njeh kte "zone" shum me mire se shum te tjere.. po natyrisht jo cdo gje qe thot apo kujton ai eshte ashtu..

    sillni pjes tjera..
    ti dragush kurre nuku solle ndonje here dicka..

    o je shum i mencur o je ko.qe dembelhaneje..
    ne shoqeri ka lug e shat... merr e jep..

    kam bindje se dhe kur ke luajtur futboll.. te kan len ne porte si gjytyrum se ske pas pik fantazie me dal ne sulm..
    une.. merrja topin e nga porta ime deri te kundershtari..tribloja te gjithe e beja gol.. jo per vete..po me i gezu shoket e skuadres..

    sdi a me kupton or tunxh..
    C eshte kjo fyerje per portieret.A e di ti se portieri i mire eshte celesi i suksesit.

  15. #15
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    pash zotin po a ka kush durim te lexoje pallavrat e tak ngjeles aman..perralla me mbret..kujtoka sot pas 30-40 vjetesh edhe bisedat me kryeminister e pallaverhane..edhe ne regjistrim fonik ti kishte mbajte pale a do egzistonin e jo me ti mbante ne mendje..a thua se e ka pase mendjen rregjistrues..kush i beson..

    pjelle e fantazise se atij qe ja ka bere librin..ka mbete i shkreti pa ndonje lek xhepi e hajt ma po shkruaj edhe une kujtimet e mia..se ka hajvane qe me besojne dhe i blejne librat ..keshtu me mbetet dicka ne xhep..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    ngjela si cdo njeri ka kujtime,,,
    ben mire qe i boton,,,,

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kundra librit te Ngjeles, Elezi: Isha femije, jo ithtar i Enverit
    » Dėrguar mė: 10/10/2011 - 14:42



    Gilmana Bushati


    Mehmet Elezi pohon se ka qenė adoleshent kur Enver Hoxha mbajti fjalimin famėkeq tė 6 shkurtit 1967, duke rrėzuar kėshtu nė mėnyrė kategorike pretendimet e ngritura nga Spartak Ngjela nė librin e tij "Pėrkulja dhe rėnia e tira-nisė shqiptare 1957-2010", ku ai cilėsohet si "ithtar i regjimit" dhe si pjesė e asaj inteligjence komuniste qė luftoi ashpėr intelektualėt pro europianė tė asaj kohe. Elezi nė njė prononcim pėr "Ga-zetėn Shqiptare" tregon se ku ishte ai nė kėtė vit, ndėrkohė qė Ngjela ishte pjesė e regjimit. "Mund t'ju them vetėm se nė kohėn e 6 shkurtit kam qenė adoleshent, nxėnės nė gjimnazin e qytetit Bajram Curri. Shkruaja poezi dhe prisja me padurim muajin e letėrsisė, pėr tė takuar ndonjė shkrimtar tė njohur nga Tirana, qė mund tė dėrgohej nė qytetin tonė tė vogėl. Merresha edhe me rrethin e matematikes, mė pėlqente sidomos me zgjidhė problemet e stereometrisė.", - thotė Elezi, qė aktualisht ėshtė ambasadori i Shqipėrisė nė Zvicėr. Mehmet Elezi ka lindur mė 16 maj 1949 dhe nė 1967 ka qenė 18 vjeē, kur Enver Hoxha mbajti fjalimin kundėr zakoneve prapanike dhe atyre fetare, ku i shpalli luftė tė hapur klerit dhe mė pas e ktheu Shqipėrinė nė vendin e parė nė botė qė nuk besonte te Zoti. Diplomimi i tij nė Universitetin e Tiranės u bė mė 1971, katėr vite mė pas kėtij fjalimi. Kėto janė faktet pėr jetėn e Elezit pėr vitet qė e pėrmend Ngjela nė librin e tij me kujtime. Por nė biografitė e tij, Elezi nuk e ka fshirė faktin se ka qenė drejtuesi i rinisė sė Partisė sė Punės pėr disa vite, pėrfshi dhe vitin e ndryshimeve tė mėdha demokratike nė vend.
    Debati
    Pėr librin e Ngjelės kanė reaguar dhe personazhe tė tjerė tė pėrmendura nga ai nė po tė njėjtėn faqe dhe po pėr tė njėjtėn pretendim tė tij si "ithtarė tė regjimit" pas fjalimit tė Enverit. I pari qė reagoi ashpėr ishte deputeti i PD-sė, Tritan Shehu, i cili e konsideroi autorin e kėtij libri si njė vuajtės halucinacionesh, qė sipas tij, janė pjesė e problemeve tė tij mendore. "Nė vitet 60-tė unė kam qenė njė nxėnės i shkėlqyer gjimnazi dhe i mirėnjohur nė Tiranė, nga njė familje me shumė vlera. Mė tej, meqė nuk mund tė vazhdoja direkt universitetin pėr arsye politike, u detyrova tė punoja si punėtor nė Kombinatin e Mishit, derisa mbas disa vitesh, m'u dha mundėsia tė ndiqja studimet nė mjekėsi. Pėr hir tė sė vėrtetės dua tė theksoj se dhe nė vitet e studimeve u rrezikova jo pak herė tė pėrjashtohem nga universiteti, po pėr tė njėjtat arsye politike", - ėshtė pjesė e intervistės qė Shehu dha pėr "Gazetėn Shqiptare". Kundėrpėrgjigja e Ngjelės ndaj deputetit tė PD-sė, ishte se ai nė libėr nuk e ka pėrmendur si drejtues i lartė i Partisė sė Punės, por si pėrfaqėsues i tė rinjve tė kėsaj partie. Ai i propozoi deputetit demokrat se nėse nuk i pėlqejnė kujtimet e bėra publike, atėherė vetė Shehu le tė shkruajė librin e vet me kujtime. Ndėrsa Moikom Zeqo, njė personazh i njohur jo vetėm nė fushėn e letrave, por edhe atė tė politikės flet shkurt pėr kujtimet e Spartak Ngjelės dhe pėr pozicionin e tij pėr periudhėn qė ai e pėrmend nė libėr. "Pėrmendja e emrit tim ėshtė njė pasaktėsi. Nuk kam qenė asnjėherė nė Komitetin e Rinisė sė Tiranės. Nė atė kohė isha nė Durrės pa mbaruar gjimnazin. As kam qenė tek shkolla "Naim Frashėri", por tek gjimnazi "Mujo Ulqinaku". As kam botuar asnjė shkrim pėr ngjarjet qė thotė Ngjela", - ėshtė shprehur Zeqo. Tre personazhe pohojnė kėshtu se libri i avokatit, tė njohur mė shumė si polemist, ka pasaktėsi nė lidhje me personat nė fjalė, tė cilėt pohojnė vendin dhe pozicionin e tyre pas fjalimit tė Enver Hoxhės nė 1967.


    Ngjela: Ja ithtaret e komunizmit
    Ithtarėt e rinj tė sistemit e kishin kuptuar shumė mirė se regjimi i kishte thirrur nė ndihmė, madje vetė Enver Hoxha. Dhe tė gjithė ishin tė ekzaltuar e u hodhėn me tėrbim kundėr ēdo gjėje europiane qė ata, jo vetėm qė nuk e dėshironin, por dhe nuk mund ta kapnin. Shqipėria po bėhej ndėrkaq vendi i vetėm europian ku antiqytetėrimi ishte vlerė sepse kėshtu ndihej mė i sigurt Enver Hoxha. Dhe ja disa nga emrat e tyre tė shumtė. Nė Universitetin e Tiranės Xhelal Gjeēovi, Estref Bega, Mehmet Elezi, Arshin Xhezo, Gjikė Kurtiqi, Tritan Shehu. Nė Komitetin e Rinisė sė Tiranės: Arilla Papajorgji bashkė me njė bandė tė tėrė, emrat e tė cilėve nuk po mė kujtohen tani (njėri mė i zi se tjetri, inkuizitorė tė shkallės sė lartė), Ilia Kongo, Moikom Zeqo, Timoshenko Pekmezi me tė tjerė tė kėsaj specieje, qė e kishin kuptuar se mllefi i tyre antiqytetėrimi dhe antikulture, pėrkonte me atė tė Enver Hoxhės." Pjesė nga libri i Spartak Ngjelės, "Pėrkulja dhe rėnia e tiranisė shqiptare 1957-2010, faqe 380-381

    gsh

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    -

    Biseda e Mehmetit me Kadarenė ditėn e agonisė sė Enverit
    Argumente Mėrkurė, Tetor 12th, 2011

    Libri i Ngjelės, “Pėrkulja dhe rėnia e tiranisė shqiptare”, 1957-2010
    Diktatori nė komė kardiake, bashkėpunėtorėt e tij nė garė tė fshehtė pėr t’i zėnė vendin. Komploti qė pėrflitej nė Tiranė

    Enver Hoxha e kaloi infarktin e miokardit dhe aty nga muaji mars u kthye nė punė. Doli edhe pėr tė votuar pėr zgjedhjet administrative qė u kryen aty nga fundi i muajit shkurt i vitit 1974. Kishte edhe njė shoqėrues me vete, ish-gjeneralin e luftės, Shefqet Peēi. Qė tė dy bashkė po votonin nė njė votim enigmė, i cili nuk dihej se ēfarė do tė sillte mė pas: vdekjen e Enver Hoxhės apo ringjalljen e tij pėr tė ndėrmarrė vdekjen e atyre qė ia kishin pritur vdekjen. Ky votim enigmė u bė nė shtėpinė e tij, afėr Pallatit tė Brigadave, atje ku nė fakt i kishte rėnė edhe infarkti. Por ndėrkohė dukej se e kishte kaluar rrezikun. Megjithatė, ai u ngrit shumė i trembur nga sėmundja. Nė fakt e kishte parė vdekjen shumė afėr dhe tani nuk kishte se si tė mos mendonte pėr tė. Pėr kėtė mendonin gjithashtu, edhe tė gjithė pjesėtarėt e familjes. Ata ranė nė njė si gjendje hutimi. Por, sėmundja e tij u bė gjithashtu njė shqetėsim permanent pėr tė gjithė “Rrethin e Parė”. Vetėm Mehmet Shehu sikur nuk shqetėsohej fare pėr kėtė ēėshtje, sepse, siē duket, ndihej i fortė dhe nė njė shpresė tė brendshme se po i vinte shumė shpejt radha e tė qėnit i pari nė kėtė vend. Shehu ndėrkohė shihej qė ishte bėrė mė tolerant dhe ishte shumė kėrkues nė lidhje me ata qė donte tė kishte pranė. I pari qė na tha njė bisedė shumė intriguese pėr tė ishte Ismail Kadare. Shehu i kishte kėrkuar takim Kadaresė nė njė kohė qė dihej se marrėdhėniet e tyre nuk kishin qenė fort tė mira. Dukej sikur Kadareja ishte beniamin i Enver Hoxhės dhe ndėrkohė e kishte shkruar edhe romanin e tij pėr tė “Dimri i vetmisė sė madhe”. Shehu gjithmonė i kishte qėndruar ftohtė, por ja qė tani, pas sėmundjes sė Hoxhės, ata duhej tė takoheshin, dhe u takuan nė zyrėn kryeministrore. Ismaili kishte dalė shumė entuziast nga ai takim. Por ajo qė na habiti tė gjithėve ne qė e dėgjuam, ishte biseda qė tė dy kishin bėrė pėr Enver Hoxhėn. Kadareja i tha Agim Myftiut se Shehu ishte sjellė shumė miqėsor me tė dhe, midis tė tjerave, teksa kishte rėnė biseda pėr Hoxhėn, kryeministri shqiptar kishte shtuar me njė pamje shumė serioze: “Pse, ai qė ke pėrshkruar ti nė romanin tėnd ėshtė


    ENVER HOXHA GJATE NJE VIZITE ME GRUPIN E MJEKEVE SHQIPTARE DHE TE HUAJ

    Enver Hoxha! Ai ka bėrė shumė gabime”. Kadareja kishte ngrirė, por qė nga ky moment, ata tė dy u bėnė bashkėpunėtorė dhe kuptohej se qė tė dy ishin nė pritje. Shehu, qė dy ditė pas kėtij takimi, u shpreh se “Ismail Kadare ėshtė shkrimtari mė i madh i realizmit socialist nė botė”, kurse Kadareja ngrinte nė biseda faktin qė Shehu ishte njė burrė shteti qė dinte perfekt pesė gjuhė tė huaja dhe pėrdorte shumė superlativa pėr karakterin e tij, e sidomos pėr atė fakt tė njohur qė Shehu adhuronte nivelin e lartė intelektual te bashkėpunėtorėt dhe nė pėrgjithėsi, nė gjykimin e tij pėr njerėzit. Megjithatė, muajt e parė tė vitit 1974 po kalonin si nė njė heshtje qė nuk dihej se ēfarė do tė lindte. Hoxha nuk dilte fare nė pah e nė skenė dhe gjithkush ishte i tulatur e nuk dinte se ēfarė do tė ndodhte. Por, ashtu sikurse u paraqitėn ngjarjet mė vonė, kuptohet se Hoxha kishte qenė nė dilemėn se ēfarė duhet tė bėnte. Sigurisht qė ai merrej me tė dhėnat e servirura nga Sigurimi i Shtetit dhe rrjeti i tij agjenturor. Nga kėto burime ai kishte informacion se gjatė komės sė tij kardiake, midis grupeve te Katėrshes kishte pasur vigjilencė dhe pėrēapje pėr forcė. Po, gjithsesi, ajo qė i ishte dukur mė acaruese kishte qenė fakti se nė kėtė kohė qė ai ishte nė shtratin e vdekjes, kishte spikatur si shumė i ashpėr konflikti midis Beqir Ballukut, ministėr i Mbrojtjes dhe Petrit Dumes, shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė. Nė realitet, kėta tė dy ishin dhe kishin qėndruar nė konfliktin e tyre pėr arsyet qė i kemi shprehur, sepse qė tė dy u takonin grupimeve tė ndryshme qė balanconin Katėrshen. Si pasoje e kėsaj, nė ēastet e infarktit tė Hoxhes, madje kur menduan se ai nuk kishte me shpresė qė tė ngrihej, rezultonte se tė dy kėta kishin pėrgjuar njeri-tjetrin nė lidhje me ushtrinė. Por, nga gjithkush dihej si e vėrtetė qė, shtatėdhjetė pėr qind e gjeneralėve dhe e shefave tė lartė tė ushtrisė ishin njerėz tė Shehut dhe Dumes. Njė shpėrndarje e tillė nuk kishte sesi tė mos e shqetėsonte Ballukun. Nga balanca e forcave nė raport me ushtrinė, dihej se Shehu ishte mė i fortė, por Balluku siē duket kishte filluar tė vepronte. Kjo, sigurisht qė e shqetėsonte Hoxhėn, i cili e kuptonte mirė qė ky konflikt nuk ishte nė interes tė tij, nė njė kohė qė e kuptonte gjithashtu qė Shehu ishte forcuar shumė.
    Sėmundja e deprimonte Hoxhėn dhe, siē e tregoi e ardhmja e afėrt, e kishte disekuilibruar edhe mendėrisht. Krerėt absolutė tė komunizmit, tė gjithė pa pėrjashtim, kanė qenė tė trembur pėr pushtetin e tyre, sepse asnjėherė nuk kishin pasur siguri se ēfarė mund tė gatuanin bashkėpunėtorėt. U ruheshin gjithmonė komploteve, se tė gjithė kishin qenė vetė komplotistė, dhe njė i tillė sigurisht qė ka qenė edhe Enver Hoxha. Duke u nisur nga tė dhėnat qė kishte marrė Hoxha me butėsinė e njė babai, aty nga mesi i qershorit, u kishte thėnė Hysni Kapos dhe Mehmet Shehut qė nė emėr tė tij tė thėrrisnin Beqir Ballukun dhe Petrit Dumen e t’u kėrkonin atyre “t’i linin grindjet me njėri-tjetrin”. Siē u pa mė vonė, Hoxha kishte ditur diēka mė shumė pėr grindjen e kėtyre tė dyve dhe prandaj kuptohet qė i duhej njė rrugė shmangėse pėr ta mbyllur konfliktin me anė tė Shehut e Kapos, tė cilėt realisht ishin krerėt e atyre qė po grindeshin.
    Prandaj, Hoxha dukej sikur u kishte thėnė: “Shkoni ju dhe shuajeni konfliktin tė afėrmve tuaj”. Nė tė vėrtetė, Hoxha e kishte menduar mirė e jo pa djallėzi kėtė fakt, sepse ai nuk donte qė nė atė situatė, kur nuk po dilte dot as nė punė, tė kishte konflikte nė Katėrshen. Ai donte qė tė rivendosej sėrish ekuilibri qė kishte qenė dhe t’i vihej kapak njė ēėshtjeje shumė delikate pėr ekuilibrat e brendshėm politikė. Hoxha donte tė tregonte se ndėr tė tre anėtarėt e Katėrshes nuk kishte asnjė preferencė. Dhe kėshtu ndodhi. Aty nga fundi i qershorit tė atij viti, Shehu dhe Kapoja i thirrėn qė tė dy ata, Ballukun dhe Dumen, dhe u kėrkuan qė t’i linin mosmarrėveshjet. U tha atėherė qė kjo mbledhje kishte qenė informate dhe u zhvillua nė zyrat e kryeministrit Shehu. Nga burime tė brendshme tė Ministrisė sė Mbrojtjes, mė vonė morėm vesh se Balluku e kishte marrė me njėfarė droje kėtė mbledhje, dhe atė mėngjes, para se tė shkonin nė takim, kishte biseduar me Dumen nė zyrėn e tij. Balluku kishte dashur t’i ulte tonet, por Dumja nuk kishte pranuar. Madje, siē pohonte shefi i kabinetit tė Ballukut, Dumja kishte dalė nga takimi shumė i revoltuar. Siē duket, Balluku, i cili nė fakt ishte shumė mė i mprehte si politikan sesa Dumja,e dinte se mund tė ndodhej pėrballė me ndonjė aksident tė papritur. Atij nuk i kishte pėlqyer qė kėtė takim e drejtonin ata tė dy, sepse nuk ishte nė dijeni se nė ēfarė marrėdhėniesh kishin qenė Shehu e Kapoja gjatė infarktit tė Enver Hoxhės. Dhe kėtu ka pasur tė drejtė, sepse e gjithė vėmendja e tij kundrejt Dumes nė ato muaj tė infarktit tė Enver Hoxhės, kishte qenė nė fakt vėmendje kundrejt Shehut. Gjithkush e mendonte atėherė se nėse vdiste Enver Hoxha, pasardhėsin e tij do ta zgjidhte pa dyshim ushtria. Por ne nuk e dimė nėse nė ato ditė Balluku luante pėr vete apo pėr Hysni Kapon. Por, sido qė tė ishte, ai nuk e kishte fuqinė qė me anė tė ushtrisė tė eliminonte Shehun nga suksesioni. Nė fakt, lėvizjet kishin ndodhur, Hoxha i kishte marrė vesh ato dhe tani ai donte paqe, se ende ishte i paqartė se ēfarė duhej tė bėnte. Ndėrkohė, nė Pekin, Ēian Ēini, gruaja e Maos dhe Katėrshja e saj dukej se po forcoheshin dhe realisht ishin forcuar. Hoxha kėtė gjė e ndiqte me shumė vėmendje, njėlloj sikurse kishte ndjekur nė vitet 1955-1957 ecurinė e fatit politik tė Molotovit e tė gardės staliniane nė Moske. Ai kishte mė shumė se njė vit qė nė Pekin si ambasador kishte dėrguar njė nga njerėzit mė tė vjetėr e mė tė aftė tė diplomacisė sė atėhershme shqiptare, ish-ministrin e Jashtėm pėr shumė vjet, Behar Shtyllėn. Dhe Behari e vinte nė dijeni rregullisht pėr ēdo gjė. Im atė dhe Behar Shtylla vijimisht kishin pasur marrėdhėnie shumė tė mira, deri nė fund, nė njė kohė qė vetė Kiēoja ishte njė vizitues i rregullt i Pekinit. Behari dhe tė dhėnat e tjera anėsore i kishin dėrguar lajmin Hoxhės se Katėrshja kineze kishte marrė nė dorė tė gjithė propagandėn nė Pekin. Sipas Kiēos dhe tė tjerėve, Hoxha ishte qetėsuar, por kjo i dukej pak. “Ēfarė do tė bėjnė me propagandėn?”, pati pyetur atėherė ai me njė farė marazi, duke lėnė tė kuptuar se e rėndėsishme ėshtė se kush i ka tanket dhe jo propagandėn, nė njė kohė kur Ten Hsiao Pini ishte bėrė edhe shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, edhe zėvendėskryetar i Komisionit Ushtarak. Kurse ministėr i Mbrojtjes ishte vendosur ndėrkohė Jeh Ēen Jih, ish-marshalli i grupit tė marshallėve qė shkruan memorien pėr ndėrrimin e politikės sė Maos drejt Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Nė muajin tetor, 1973, Kiēoja kishte qenė nė Pekin pėr tė biseduar nė lidhje me ēėshtjen e grurit. Hoxha ia kishte kėrkuar si favor, sepse nė kontratėn e fundit qė kishin firmosur si marrėveshje para njė viti, nuk ishte futur sasia prej 100 mijė tonėsh grurė qė Kina ia lėvronte si kredi Shqipėrisė pėr ēdo vit. Kiēoja nė fakt nuk kishte qenė dakord, por Spiro Koleka kishte ngulur kėmbė qė tė hiqej se do ta prodhonin tė gjithė grurin nė Shqipėri. Por, asgjė nuk ishte bėrė dhe tani duhej ndrequr kontrata, sepse nė Shqipėri rrezikonte qė tė vendosej buka e misrit si e pėrditshme edhe nė disa rrethe tė mesme e tė vogla tė vendit. Kiēoja shkoi nė Pekin qė nga fundi i muajit shtator, por Li Sih Nieni, atėherė zėvendėskryeministėr nė hije, por shumė i afėrt me Ēu En Lain dhe Ten Hsiao Pinin, i kishte thėnė Kiēos nė konfidencė se Ēu En Lai nuk bėnte asnjė lėshim nė lidhje me grurin, sepse “nuk ishte dakord qė tė prekte kontratėn e firmosur”. Kurse Hoxha i pat thėnė para se ta niste: “Shko Kiēo, se e kemi emergjencė. Viti qė vjen ėshtė viti i tridhjetėvjetorit tė ēlirimit dhe ne jemi nė gjendje tė vėshtirė”. Megjithėse Kiēoja kishte dhjetė ditė qė ndodhej nė Pekin, Ēu En Lai nuk pranonte ta priste, sepse nuk kishte ndėrmend qė ta ndryshonte kontratėn. Ndėrkohė, politika e tyre drejtohej tėrėsisht nga Ēu En Lai dhe Ten Hsiao Pini, qė tė dy njerėz qė nuk e honepsnin dot Enver Hoxhėn. Tė dy dėshironin qė nė politikėn e jashtme europiane tė ndėrtonin njė trekėndėsh komunist nė Ballkan, tė rreshtuar jashtė Moskes: Bukuresht, Beograd, Tiranė. Por, kėtė trekėndėsh, rezistonte dhe nuk po e pranonte Hoxha. Nė kėtė rast kuptohet se ata po i bėnin presion vetė Hoxhės. Tė njėjtėn gjė i kishte thėnė nė ato ditė Kiēos edhe ambasadori Shtylla, por edhe Li Sih Nieni. Madje, ky i fundit sa nuk ia kishte thėnė hapur se me ardhjen e Ten Hsiao Pinit, Ēu En Lai e ka ndėrruar krejt qėndrimin kundrejt Hoxhės. Por Kiēoja mė nė fund i dėrgoi njė letėr Ēu En Lait, ku i thoshte: “Unė nuk kam ardhur pėr majmėri kėtu, sot ėshtė e hėnė, tė enjten unė largohem nga Kina pėr nė Shqipėri”. Kjo e kishte tronditur Ēunė dhe kishte pranuar qė ta priste. Nė bisedime, ai nuk pranonte qė tė ndėrronte kontratėn, por Kiēoja kishte qenė i pėrgatitur. “Nuk kam ardhur tė kėrkoj shtesė nė kontratė”, i ka thėnė ky qė nė krye tė takimit:. “Atėherė”, ka thėnė Ēu En Lai, “mė ofroni kėrkesėn”. Pastaj Kiēoja i ka propozuar kėrkesėn e tij, sipas sė cilės duhej tė bėnin vetėm njė kėmbim tė llojit tė mallit nė marrėveshje, pa i ndėrruar vlerėn kontratės. “Ne kemi njė sasi orizi nė kontratė, e cila ka vlerėn e 100 mijė tonėve grurė, prandaj le tė ndėrrojmė orizin me grurin dhe gjithēka ėshtė nė rregull”. Ēu En Lai kishte qenė dakord, por me habi kishte pyetur: “Po orizin ku do ta gjeni, shoku Ngjela?” “Do ta marrė nė Rumani”, i ishte pėrgjigjur Kiēoja i sigurt, “E kam biseduar nė Bukuresht”. Ēu En Lai ishte gėzuar shumė dhe menjėherė kishte urdhėruar qė tė bėhej kėmbimi nė marrėveshjėn kino-shqiptare. “I shndėrritėn sytė”, mė tha Kiēoja, posa qė ky i kishte pėrmendur Rumaninė. Kuptohet se ishte ajo politika e re e tij dhe e Tenit pėr trekėndėshin ballkanik, qė sigurisht se mund tė kishte edhe njė shtysė amerikane brenda saj. Kur u kthye nė Shqipėri, pasi me propozim tė Ē En Lait, kishte vizituar Panairin Ndėrkombėtar tė Kantonit, Hoxha e priti mirė Kiēon. E kishte falėnderuar, por edhe e kishte pyetur hollėsisht se ēfarė thoshte Ēuja dhe Li Sih Nieni. Kiēoja i shpjegoi atė qė kishte konstatuar: njė ftohje tė tyre me Enver Hoxhėn dhe njė kėrkesė qė i kishin bėrė kėtij, si sugjerim, qė tė rriste volumin e tregtisė me Jugosllavinė dhe me Rumaninė. “Kjo ishte hera e tretė qė ma sugjeron kėtė Ēu En Lai”, i tha Kiēoja Hoxhės, dhe ai sigurisht qė e dinte. Por Hoxha nuk ia vari fare kėtij fakti se ishte i shqetėsuar shumė pėr fatin e marrėveshjes pėr pesėvjeēarin, pėr tė cilėn Kiēoja e kishte siguruar qė ajo do tė vijonte me pėrpikmėri, pa saktėsuar dhe pa shtuar asgjė mbi tė. “Megjithatė”, i kishte shtuar Kiēoja Hoxhės nė atė takim, “duhet menduar se marrėdhėniet ekonomike me Pekinin nuk do tė jenė mė ashtu sikundėr kanė qenė”. Por Hoxha kishte heshtur sėrish pa e prishur fare mimiken, kishte ndenjur kėshtu pėr pak ēaste e mandej kishte shtuar:” E di, por kjo ėshtė njė ēėshtje qė do ta studiojmė mė vonė. Tani kam dėrguar Ballukun nė Kine; ti e lė atė atje”. Dhe ashtu kishte qenė; gjatė muajit tetor Balluku ishte nė Kinė, kurse, pas shtatė muajsh, ai po pėrballej me takimin mė tė vėshtirė qė kishte pasur ndonjėherė nė jetėn e tij politike. Pasi ishte konfliktuar nė Pekin me Ēu En Lain pėr Enver Hoxhėn, po takohej me Shehun e Kapon, pėr tė nisur konfliktin e tij mė tė madh me Enver Hoxhėn. Pikėrisht, nė atė fund qershori, nė zyrėn e Mehmet Shehut, nisen takimin e tyre tė katėr personat qė duhej tė sheshonin kontradiktat e acaruara qė ishin shfaqur midis Beqir Ballukut e Petrit Dumes. Takimi kishte nisur i qetė. Edhe Kapoja, edhe Shehu nuk kishin pasur dėshirė qė ta zgjasnin shumė atė ēėshtje, sepse siē duket, politikisht, nuk i interesonte as njėrit e as tjetrit. Qė tė dy e dinin mirė se ku kishin qenė rrėnjėt dhe arsyet e konfliktit Dume -Balluku. Nė fakt, ky nuk ishte fare konflikti midis atyre, por vetė konflikti i heshtur dhe i vjetėr, midis Shehut dhe Kapos. Balluku, nė kėtė takim, fillimisht ishte dukur shume i qete dhe i predispozuar tė pranonte faktin e tė krijonte njė atmosferė tjetėr nė Ministrinė e Mbrojtjes. Kishte pranuar qė nė fillim se kishte pasur kontradikta midis tij dhe Dumes dhe, madje, kishte pranuar se ai vetė duhej tė ishte disi mė i vėmendshėm, sepse gjithēka qė kishte ndodhur, nuk kishte karakter politik, por vetėm njė diferencė nė mėnyrėn dhe nė stilin e punės. “Do bėj ēmos, kishte pėrfunduar Balluku, qė kjo diferencė tė mbyllet menjėherė”. Madje, ishin duke dalė qė tė katėr tė qetė nga takimi, kur befas Dumja, me njė farė toni kishte ndėrhyrė duke thėnė: “Jo, kėtu nuk ėshtė fjala pėr njė diferencė nė stilin e punės, sepse ky ėshtė njė konflikt i ashpėr politik dhe ideologjik”. Shehu ishte i pari qė kishte thėnė nė fillim, me njė gjest nėnvleftėsues: “Len mor’ Petrit kėto dhe vijoni punėn e krijoni afėrsinė qė ju duhet”. Por Dumja nuk ishte reshtur. Ai madje kishte shtuar me njė ton shumė serioz e tė vendosur: “Beqir Balluku ka disa kohė qė, nė mėnyrė tė fshehtė, kėrkon tė revizionojė tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes”. Kėtu, menjėherė kishte ndėrruar gjithēka. Shehu ishte ulur sėrish nė tryezė dhe siē duket me njė ndjenjė dyshuese, qė ndoshta e kishte shqetėsuar prej kohėsh, kishte pyetur: “Ka dashur tė revizionojė tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes fshehurazi nesh?” Kurse Petrit Dumja menjėherė e kishte shpjeguar me detaje kėtė ēėshtje duke dhėnė kohėn kur kishte filluar ndėrmarrja, pjesė nga tezat e reja, personat qė kishin marrė pjesė nė kėtė revizionim dhe fshehtėsinė nė tė cilėn mbahej ky material. Pastaj, ai kishte theksuar se vetėm kundėrshtimi i vendosur i atij vetė nuk e pati lejuar qė kjo ēėshtje tė kishte shkuar mė tej, se ajo ishte bllokuar. Qė tė dy, edhe Shehu, edhe Kapoja, mė shumė tė hutuar sesa kuriozė pėr ēėshtjen, kishin pyetur Beqirin pėr kėtė, kurse ai, mė njė siguri tė madhe qė i kishte habitur tė dy kėta, i kishte rėnė tryezės me grusht, duke thėnė me njė farė toni: “Kėtė ēėshtje duhet ta ēojmė deri nė fund!” Dakord i ka thėnė menjėherė Shehu, aty pėr aty: “Unė do ta ēoj ēėshtjen deri nė fund” dhe me nervozizėm ishte ngritur nga tryeza dhe e kishte mbyllur mbledhjen. Tė dy, Kapoja dhe Shehu, kishin dalė nga zyra pa u folur fare dy tė tjerėve. Menjėherė pas kėsaj, tė dy kėta ishin paraqitur pėrpara Hoxhės; ia kishin bėrė tė qartė ēėshtjen, dhe Hoxha me njė nerv disi tė shtirur, u kishte thėnė se kjo ėshtė nė thelb njė veprimtari armiqėsore e thellė. Menjėherė pas takimit me Hoxhėn, Shehu nisi punėn me Dumen dhe me njerėzit e tij nė Ministrinė e Mbrojtjes. Ai e gjeti edhe materialin, i cili ishte nė njė kasafortė tė njė ish-gjenerali qė kishte punuar pėr tezat dhe, po sa e shtiu nė dorė, pasi mori edhe emrat qė kishin punuar, u pėrgatit qė tė sistemonte sulmin e tij. Nė tė njėjtėn kohė, Kapoja ishte nė njė gjendje shpirtėrore shumė tė rėnė, i tensionuar dhe disi i mėnjanuar nga vetė Hoxha, por jo nga Shehu, i cili e vinte nė dijeni pėrditė pėr tė gjitha tė rejat qė po nxirrte nga kjo ēėshtje. Por ēfarė kishte ndodhur nė tė vėrtetė? Para disa kohėsh, ndoshta njė vit mė parė, nė njė plenum tė Komitetit Qendror, ishte marrė nė diskutim ēėshtja e mbrojtjes. Nė kėtė plenium Hoxha e kishte ngritur nė qiell Ballukun. Nė njė mėnyrė diabolike, Hoxha po i tregonte Ballukut dhe grupit tė tij se ai kishte hapur njė rruge tė re nė ushtri, nė mėnyrė qė ky te kuptonte se ai po i kėrkonte qė tė dominonte ushtrinė dhe tė mėnjanonte aty forcėn e Shehut, e cila kishte qenė ingredient kryesor i saj. Menjėherė pas plenumit, sipas burimeve tė brendshme dhe pohimeve private tė vetė Ballukut, Hoxha e kishte thirrur vetė kėtė dhe i kishte kėrkuar me takt tė rishihte tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes, tė cilat Hoxha kėrkonte t’i shtronte nė njė mbledhje tė Byrosė Politike. E parė kėshtu, kjo ēėshtje nuk kishte ndonjė gjė tė veēantė brenda vetes, por rėndohet nė analizė kur kėsaj i shton faktin qė tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes, ato ekzistueset qė kishin marrė fuqi institucionale, i kishte hartuar vetė Mehmet Shehu. Nė fillim, detyra pėr pėrpunimin e kėtyre tezave, tė cilat duhej tė ishin filozofia apo vetė doktrina e mbrojtjes nė Shipėri, i ishte vėnė Ballukut, por duke parė qė ky po i zvarriste e nuk po bėnte gjė, pėrpilimin e tyre e kishte marrė nė dorė vetė Mehmet Shehu. Nė fakt, sipas dėshmive tė kohės, Shehu e mori shumė seriozisht kėtė ēėshtje, dhe pėr njė kohė rekord i kishte pėrpiluar tezat me ekipin e tij dhe ato tani ishin tė miratuara nga Kėshilli i Mbrojtjes dhe nga Byroja Politike, dhe ishin kthyer ndėrkohė nė njė doktrinė mbrojtjeje. Sipas kėsaj, kuptohej se vetė revizionimi i doktrinės sė mbrojtjes ishte njė presion qė kėrkohej t’i behej Shehut nė lidhje me pozicionin e tij politik. Sipas tė dhėnave qė erdhėn mė pas, por edhe nė ato ditė, ishte e qartė qė Enver Hoxha ishte nė dijeni tė kėtij materiali, por asnjėri nuk mund tė thoshte dot gjė pėrse i duhej ky material Hoxhės. I kuptueshėm ishte edhe fakti qė edhe Hysni Kapoja kishte dijeni dhe e kishte studiuar materialin qė po pėrgatitej. I vetmi njeri qė kishte qenė nė dijeni, por nuk e kishte pranuar revizionimin e doktrinės, kishte qenė Petrit Dumja. Por ky nuk e kishte denoncuar sepse, siē duket, e kishte kapur qė kishte nisur lėvizja kundėr Shehut dhe ai nuk mund ta niste vet angazhimin total me Shehun, nėse ky nuk do t’i hapej. Por siē doli, Shehu nuk kishte pasur fare dijeni pėr materialin dhe prandaj i ra si bombė denoncimi i Dumės. Tani ai kishte njė armė tė fortė nė dorė, por a do tė dinte ta luante?
    vijon…

    SPARTAK NGJELA

  19. #19
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Po ky Ngjela do t'a shese veten per disident ???

    Hmm, disident me jete dhe privilegje blloku. Pale, perpiqet te laje mhutin M.Shehu me shurrren e dasmes e bisedave me Kadarene.

    Tregonte nje ish-profesor imi i fiskultures kur isha ne gjimnaz. Vinte Spartak Ngjela tek mapo e rruges Dibres, hiqte kpucen, e paloste dhe e perdridhte dhe ne fund thonte: "kjo eshte kepuce, jo keto qe shiten ketu".

    Na u hap barku me kujtime bastardesh ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ngjela:

    Hoxha, Shehu, Kapo e Balluku si familjet mafioze tė Nju Jorkut
    Specialee Enjte, Dhjetor 29th, 2011


    Spartak Ngjela

    Ngjela: Enver Hoxha i dha pushtet Mehmet Shehut nga frika se mos e rrėzonte Hrushovi.

    Spartak Ngjela thotė se ka tentuar ta analizojė komunizmin nė rrafsh botėror dhe raportet e tij me atė shqiptar nė librin e tij “Pėrkulja dhe rėnia e tiranisė shqiptare”. Nė intervistėn pėr “Panorama”, Ngjela flet pėr katėrshen mafioze qė drejtoi shtetin komunist deri nė vitin 1970 dhe arsyet pse mė pas Enver Hoxha e eliminoi elitėn komuniste nė drejtimin e Partisė sė Punės nė funksion tė pasardhėsit qė do t’i ruante tė pacenuar familjen dhe kultin e tij personal.

    Z. Ngjela, nė librin tuaj “Pėrkulja dhe rėnia e tiranisė shqiptare”, keni identifikuar njė katėrshe tek e cila ishte pėrqendruar i gjithė pushteti nė Shqipėrinė komuniste: Hoxha, Kapo, Shehu dhe Balluku. Madje ju kėtė e keni krahasuar me pesė familjet mafioze tė Nju Jorkut. Gjykoni qė ideologjia komuniste ishte thjesht njė koperturė e tyre pėr tė mbajtur me dhunė sa mė gjatė pushtetin, apo atė pėrfituan nga marrėveshja e Jaltės, qė e la Shqipėrinė nėn influencėn e Lindjes?
    Kam pėrshtypjen se kjo pyetje duhet trajtuar mė gjerė nė sensin historik. Unė jam i pari qė nė publicistikėn historike shqiptare, kur vjen fjala pėr tė trajtuar periudhėn e diktaturės komuniste, kam folur pėr katėrshen shqiptare si instrumenti kryesor nė mbajtjen e pushtetit nė Shqipėri qė nga viti 1959 e deri nė vitin 1979. Nė fakt, ky ka qenė njė realitet, qė katėr njerėz tė fuqishėm, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo dhe Beqir Balluku, u bashkuan jo nga rasti, por pėr tė ruajtur pushtetin pas presioneve qė politika sovjetike bėnte pėr tė rrėzuar Enver Hoxhėn nė Shqipėri. Nė librin tim e kam trajtuar kėtė katėrshe jo si katėr mafiozė nė kuptimin e drejtpėrdrejtė tė kėsaj fjale, por si katėr grupime tė mėdha qė nė strukturė u ngjanin pesė familjeve mafioze tė Nju Jorkut, sepse, nė fakt, dilnin jashtė sistemit legal qė funksiononte nė Shqipėri, madje edhe jashtė strukturės statutore tė Partisė sė Punės. Me kėtė kam dashur tė them se ky ishte njė bashkim joinstitucional, por qė kishte gjithēka nė dorė. Kjo ėshtė njė e vėrtetė, dhe ju kėtė mund ta gjeni edhe nė dokumentet e kohės. Enver Hoxha u detyrua ta krijonte kėtė grupim qė qėndronte mbi tė gjithė, sepse kėta ishin, nė fakt, realisht persona qė kishin mbrapa pėrkrahės. Kjo ėshtė normė pėr politikėn. Por, duke qenė nė rrezik nga likuidimi qė ka dashur t’i bėjė Hrushovi, ai e dinte nga eksperienca e diktaturave komuniste se nėse politika sovjetike nuk do tė kishte njė njeri tė fortė brenda Partisė sė Punės, nuk kishte mundėsi ta rrėzonte. Dhe prandaj Hoxha i kapi tre tė mundshmit qė mund ta rrėzonin, sidomos Mehmet Shehun, dhe u dha pushtet pėrpara se sa kėtė t’ua premtonte Nikita Hrushovi. Madje, po ta shohėsh mė thellė, loja ishte pėr tė neutralizuar Mehmet Shehun, gjė tė cilėn ai e arriti.
    Ky ėshtė arsyetimi im, dhe kjo ėshtė nė fakt dhe vetė politika. Njeriun e fortė brenda vetes, ose do ta kapėsh ti, ose do tė ta kapė kundėrshtari. Prandaj Hoxha kishte vepruar pėrpara se sa tė vepronte Hrushovi, sepse kur u kujtua Hrushovi qė tė kapte Mehmet Shehun, ky ishte angazhuar me Enver Hoxhėn. Dhe kjo del qartė nė libėr, e arsyetuar dhe e analizuar kėshtu. Kurse pėrsa u pėrket koniunkturave ndėrkombėtare, ato sigurisht qė kanė luajtur rolin e tyre; edhe Jalta gjithashtu, por e rėndėsishme ėshtė tė theksoj se libri im nuk ėshtė analizė personale personash, ata janė parė si individė qė kanė luajtur historinė e tiranisė nė Shqipėrinė komuniste; kurse libri e ka theksin te pėrshkrimi i njė epoke historike totalitare komuniste e pėrplasur me demokracinė liberale dhe me qytetėrimin perėndimor. Nuk ka mundėsi tė kuptohet tirania komuniste nė Shqipėri nėse e shkėput atė nga njė histori europiane dhe botėrore tė totalitarizmit stalinian. Dhe unė mendoj se e kam arritur kėtė, dhe lexuesi i kualifikuar, madje, mė ka befasuar mė kapjen e thellė qė i ka bėrė librit, ndonėse ėshtė ende vetėm njė volum.
    Mund tė na i pėrcaktoni vijat ose paralelet historike tė librit tuaj, duke pėrmendur tė dyja volumet?
    Libri pėrbėhet nga dy vėllime, tė ndara nė katėr libra. Deri tani janė botuar dy libra tė pėrmbledhur nė njė volum, prandaj janė pėr t’u botuar dhe dy libra tė tjerė, qė pėrbėjnė volumin e dytė. I gjithė punimi, qė shkon nė mbi 1000 faqe, ėshtė strukturuar si letėrsi kur ecėn nė udhėn e atyre qė mund tė quhen kujtime ose ngjarje vetjake; ai ėshtė strukturuar si trajtim psikologjik kur analizon shoqėrinė nė konfront mė diktatorin apo vetė regjimin komunist nė Shqipėri; ėshtė shkruar me stil tė publicistikės sė historisė dhe i qėndron strukturės sė historicizmit kur ai merret me historinė e mirėfilltė; libri ka karakter antropologjik kur analizon kulturėn shqiptare dhe, sė fundi, ka karakter filozofik kur analizon periudhėn historike dhe zhvillimin e Shqipėrisė, kur analizon tėrėsinė e konceptit modern tė zhvillimeve brenda vendit dhe nė rrafsh ndėrkombėtar. Nėn kėtė metodė, atje janė pėrplasur vullnetet e diktatorėve, kur ėshtė fjala mes Hrushovit dhe Enver Hoxhės, apo Maos dhe Hoxhės gjithashtu; ėshtė pėrplasur psikologjia e grupit dhe diktatorit, kur ėshtė analizuar tabuja shqiptare, si u krijua dhe ēfarė ajo solli nė rrafshin e psikologjisė shqiptare si masė; dhe ka pėrplasje gjykimesh me karakter filozofik kur ėshtė analizuar qytetėrimi perėndimor, epoka e pasluftės, koha moderne, postmodernizmi apo dhe vetė totalitarizmi. Tė gjitha kėto mund tė quhen paralele tė librit, tė cilat, sigurisht se mendoj qė do tė marrin mė shumė forcė dhe do tė plotėsojnė njėra-tjetrėn kur lexuesi do tė ketė nė dorė edhe volumin e dytė, i cili ėshtė thuajse sa ky i pari pėr numėr faqesh.
    Nė librin tuaj ju i ndani nė dy periudha kohore spastrimet nė kupolėn e lartė komuniste, atė tė para viteve ’70, ku Enver Hoxha eliminonte kundėrshtarėt e tij politikė duke u mbėshtetur nė koniunkturat jugosllave, sovjetike; dhe pjesėn pas viteve ‘70, kur nisėn likuidimet nė funksion tė pasardhėsit tė diktatorit. Ku e mbėshtesni idenė se Hoxha zhduku pėrkrahėsit e vet mė tė afėrt pėr Ramiz Aline dhe pse kėta tė fundit nuk e ndaluan dot Hoxhėn e dobėsuar dhe nga sėmundjet pas vitit 1973?
    Nė libėr unė i ndaj tė goditurit nė dy periudha, sepse deri nė vitin 1970 Hoxha i goditi bashkėpunėtorėt e tij nė funksion tė pushtetit tė tij, kurse pas vitit 1970 ai i goditi mė shumė pėr tė garantuar pasardhėsin e vet qė do t’i ruante familjen dhe figurėn e tij tė pacenuar. Hoxha nuk ishte njė Kim Ir Sen qė ta linte djalin nė pushtet me njė kult, sikurse u pa nė Kore me djalin e diktatorit Kim. Kjo sepse ai nuk mund ta bėnte dot pa eliminuar katėrshen dhe, me sa arsyetoj dhe analizoj unė, nuk e ka pasur kėtė ndjesi tė brendshme si propensitet natyror. Hoxha ishte njė tip diktatori si Stalini, qė nuk ishte interesuar pėr tė ardhmen e njė pushteti dinastik. Dhe kėshtu kishte vijuar deri nė vitin 1967. Por, nė kėtė vit, Revolucioni Kulturor kinez i Mao Ce Dunit sikur e gjallėroi disi pėr t’u kujtuar pėr pasardhėsin. Nė fakt, kjo ka qenė dobėsia e tij kryesore, e cila shkatėrroi tė gjithė sistemin qė ai vetė kishte ngritur. Komunizmi ka qenė ideologji dhe socializmi ka qenė sistem. Jashtė kėtyre tė dyjave nuk mund ta analizosh periudhėn e Enver Hoxhės nė Shqipėri. Brenda kėtij konteksti historik, Enver Hoxha mbajti brenda njė sistem ekstremist stalinian dhe nuk u angazhua ne neostalinizmin e Hrushovit, dhe sidomos nė destalinizimin e sistemit qė ai kishte ndėrtuar. E gjitha kjo ėshtė fakt, por ne nuk mund ta dimė me siguri qė Hoxha kėtė e kishte bindje apo e kishte politikė pėr pushtetin personal. Shpesh bindjet janė tė ngulitura nė koshiencė bashkė me interesin, prandaj duke u mbėshtetur te kjo, unė mendoj se nuk gaboj kur them qė Hoxha u drejtua nga interesi i tij, dhe jo nga interesi i sistemit politik qė kishte ndėrtuar dhe nga interesi kombėtar apo i shoqėrisė shqiptare. Duke e parė ēėshtjen kėshtu, atėherė mbėrrijmė nė konkluzionin se edhe shkėputja nga Bashkimi Sovjetik dhe Kampi Socialist, por edhe likuidimi i tė gjithė plejadės sė Luftės Nacional-Ēlirimtare, sigurisht qė rrjedhshėm vjen te ideja se ai e ka bėrė pėr interes tė tij. Po pikėrisht kėtu del kjo pyetje: po nė lidhje me sistemin qė mori pėrsipėr tė ndėrtonte qė nė vitin 1945, ēfarė mund tė themi, i qėndroi ai strikt dogmatikės sė kėtij sistemi? Pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje e kam dhėnė nė volumin e dytė tė librit, por qė ėshtė njė pyetje qė ka sens tė thekshėm historik. Pėr tė mos u zgjatur, se e keni tė analizuar gjatė nė volumin qė del sė shpejti, mund tė them se Hoxha nuk iu shmang fare dogmatikės sė sistemit, madje e ēoi atė deri nė ekstrem; por kjo sigurisht qė duhet parė: ishte bindje dhe angazhim ideologjik quasi fetar, apo lojė politike e interesit tė tij? Gjithsesi, mė mirė ta lexoni nė librin qė vjen.
    Por koha e tregoi se pikėrisht kėtu ai kishte gabuar, sepse interesi i tij nuk ia donte qė tė likuidonte gjithė autoritetin politik shqiptar nga frika e historisė post mortum tė tij; sepse edhe veten si figurė, por sidomos familjen, do ta kishte mė tė sigurt se sa me njė tufė injorantėsh me Ramiz Alinė nė krye. Sepse sigurisht qė historia jonė do tė kishte rrjedhur mė ndryshe, me reformė dhe me ardhjen nė pushtet tė intelektualizmit komunist shqiptar, dhe jo tė antiintelektualizmit komunist shqiptar. Madje, siē do ta shihni edhe nė volumin e dytė, antiintelektualizmi vijon ende nė Shqipėri; dhe s’ėshtė gjė tjetėr veēse njė inerci e antiintelektualizmit hoxhian. Hoxha u pėrball me kėtė ēėshtje: intelektualizėm pėr njė sistem liberal komunist, apo antiintelektualizėm pėr tė ruajtur tė pacenuar figurėn e tij dhe domenin e tij qė quhej Shqipėri? Tė gjithė e dinė se ai zgjodhi kėtė tė dytėn; dhe kjo del qartė qė nė volumin e parė tė librit, por qė sigurisht qė formėsimin pėrfundimtar e arrin nė volumin e dytė.
    E reja qė sjell unė nė librin tim ėshtė jo fakti qė Enver Hoxha kishte bėrė krime, sepse ai ishte vetė njė sistem politik qė mbėshtetej te terrori shtetėror, qė nga Moska nė Pekin, nė Tiranė e kudo nė Lindjen Komuniste. Ajo qė sjell unė tė re ėshtė fakti i luftės antiintelektualiste tė Enver Hoxhės, e cila ka qenė njė dėm kolosal pėr historinė e shoqėrisė shqiptare, dėm ky qė vijon edhe sot. Madje unė, qė nė volumin e parė qė keni pėrpara, e kam ndarė kėtė nė dy periudha: njė periudhė ku intelektualizmi gjeti terren, deri nė vitin 1966, dhe ajo tjetra si frymė antiintelektualiste qė nisi me vrull nga 6 shkurti i vitit 1967 e derisa sistemi u pėrmbys.
    Kjo ka qenė rruga e Enver Hoxhės, dhe unė e kam analizuar se pėrse ai ka zgjedhur Ramiz Alinė, disi qė nė volumin e parė, por, nė volumin e dytė kjo merr trajtė tė plotė argumentimi: edhe pse e zgjodhi Alinė, edhe pse e lanė dhe nuk u bėnė bllok tė tjerėt pėr ta frenuar apo pėr ta rrėzuar. Nė kėtė volum, pastaj, sigurisht qė vjen edhe analiza qė konkludon me mendimin qė ne ende jemi nė inercinė e rėnies sė sistemit hoxhian tė qeverisjes nė Shqipėri. Po ashtu, kėtu analizohet edhe arketipi i transmetuar i Enver Hoxhės, i cili sigurisht qė ekziston ende nė shoqėrinė shqiptare.
    Ju flisni pėr personazhet e 6 shkurtit 1967, njė pjesė e tė cilėve janė aktivė edhe sot nė politikė, ose tė angazhuar nė jetėn publike. Por mjaft prej tyre, si Tritan Shehu apo Moikom Zeqo, ju kanė pėrgėnjeshtruar nė shtyp. A i qėndroni idesė suaj dhe pse?
    Unė nuk shtrembėroj faktet, unė i ekspozoj ato. Tė gjitha ato qė kam thėnė janė tė vėrteta, po tė doni drejtojuni shtypit tė kohės dhe ata emra do t’i gjeni atje. Keni edhe letra qė ndonjėrit prej tyre Enver Hoxha i ėshtė drejtuar personalisht, ashtu sikurse keni edhe fotografitė qė kanė dalė. Njė gjė duhet tė theksoj: 6 shkurti ka qenė njė gjėmė e madhe pėr Shqipėrinė, dhe ajo gjėmė vijon. Siē do ta shihni nė analizėn e volumit tė dytė, lufta kundėr intelektualizmit ėshtė fenomen komunisto – hoxhian nė Shqipėri, dhe shumė prej atyre qė e mbėshtetėn kėtė luftė nga kompleksi individual i inferioritetit vijojnė edhe sot po me tė njėjtėn metode: likuidimin e elitave intelektuale nė drejtimin e Shqipėrisė. Por keni kohė t’i lexoni kėto shumė shpejt. Dhe, si edhe nė volumin e parė, vetėm fakte dhe asnjė trillim.
    Nė libėr ju analizoni ish-kryeministrin Mehmet Shehu duke e veēuar nga pjesa tjetėr e kupolės komuniste. Sipas jush, Mehmet Shehu do ta afronte Shqipėrinė me Perėndimin nėse do tė pasonte Hoxhėn, por sipas kėsaj teze, a nuk e eliminoi dhe Hoxha po pėr tė njėjtėn arsye? Pra, se ishte agjent i Perėndimit? Kishte nė tė vėrtetė, sipas jush, Mehmet Shehu lidhje tė fshehta me Perėndimin, apo ishte thjesht njė komunist fanatik mė mendjehapur se tė tjerėt?
    Unė nė libėr kam sjellė fakte reale dhe ato i kam analizuar sipas optikės sime personale. Kjo ėshtė metoda pėr ēdo njeri qė di tė shkruajė. Kam shkruar njė libėr shumė tė gjerė dhe me tė pretendoj pėr shumė. Libri im ka tentuar qė, si punim, tė analizojė tė gjithė diktaturėn dhe terrorin shtetėror komunist nė rrafsh botėror. Nėse nuk e keni parė kėtė, nuk ėshtė faji im. Janė analizuar evenimente tė mėdha botėrore, ku Shqipėria ka qenė pjesė e tyre dhe bashkė me Shqipėrinė si vend, edhe politika shqiptare qė drejtohej nga Enver Hoxha. Kėshtu qė brenda kėtyre evenimenteve, tė cilat nė vetvete kanė qenė pozitive nė funksion tė zhvillimit botėror dhe tė vetė qytetėrimit modern, unė kam analizuar se edhe brenda Partisė sė Punės ka pasur forca qė nuk mund ta vijonin mė rrugėn izolacioniste tė Enver Hoxhės. Kėtu nuk ka arsye tjetėr dhe nuk qėndron kjo qė keni pyetur ju. Nė libėr analizohet me fakte qė, qoftė Shehu, qoftė Kapoja, do ta ndryshonin gjendjen, sepse Shqipėria kishte nevojė pėr reformė, edhe ata e kishin nė interesin e tyre. Ashtu sikurse thashė, nė interes tė vet e kishte edhe Enver Hoxha, por ai nuk kishte mundėsi tė arsyetonte, sepse ishte i kufizuar nė arsyetimin politik modern, mė i kufizuar nga anėtarėt e tjerė tė katėrshes. Shpesh pasionet e sėmura vėrtet tė sjellin shpejt nė pushtet, por koha ėshtė gjithmonė armiqėsore nėse nuk di tė bėsh reforma. Hoxha ishte i bindur se reformimi i gjendjes e rrėzonte; sidomos intelektualizimi i partisė sė tij. Kjo ka qenė paraliza e tij mendore, e cila e hodhi nė aktin qė shkatėrroi gjithēka, duke pėrfshirė edhe veten e familjen e vet. Kjo ėshtė arsyeja historike e gjėrave: Hoxha e la Ramiz Alinė si pasardhės se e dinte qė ishte i paaftė tė bėnte reformė. Kėtu nuk kishte gabuar se koha e tregoi qė Ramiz Alia nuk ishte nė gjendje tė bėnte reformė, dhe ju e keni parė se si e katandisi Shqipėrinė. Megjithatė, analiza e Ramiz Alisė ėshtė pjesa e parafundit tė volumit tė dytė. Unė e kam trajtuar ashtu siē ishte edhe pėr tė gjitha ato qė nuk bėri, edhe ato tė tjerat qė i bėri gabim; duke pėrfshirė kėtu edhe vonesėn nė pluralizėm dhe pengesėn e madhe qė i solli shoqėrisė me mendimin qė komunizmi do tė rikthehej. Alia kėrkoi tė ndėrtonte pluralizmin si njė kėshtjellė kartoni nga ato qė vihen nė skenat e teatrit klasik; sepse kishte shpresė nė ndryshimin e gjendjes nė Moskė. Por kėtu gaboi edhe pėr vete, edhe pėr Shqipėrinė.
    Pėrsa i pėrket mendimit tuaj pėr lidhjet e Shehut me Perėndimin apo ndonjė tjetri, kjo nuk ėshtė paraparė fare nė libėr. Libri ka njė analizė korrekte ekonomike dhe faktet e analiza ime tė ēon te konkluzioni qė Shehu do tė ndiqte rrugėn e Ten Hsiao Pinit nė Shqipėri; domethėnė rrugėn kineze posmaoiste.
    Nė analizėn tuaj, pse komunizmi shqiptar ishte mė i egri nė Europėn Lindore si nė luftėn brenda llojit, ashtu dhe ndaj pjesės tjetėr tė shoqėrisė qė konsiderohej si “klasat e pėrmbysura” dhe qė nė fakt ishte elita ekonomike e vendit, e formuar nė kohėn e Zogut?
    Kėtu na duhet tė bėjmė njė sqarim. Unė nė asnjė vend nuk kam thėnė se komunizmi shqiptar ka qenė mė i egri nė Lindjen Komuniste. Jo, sepse nė Hungari, nė Poloni dhe nė Rumani ai ka qenė shumė mė i egėr sesa kėtu nė Shqipėri. Por, ajo qė ndodhi mė vonė e ka krijuar kėtė konfondim, sepse pas vitit 1956, e gjithė Lindja Komuniste u shkėput nga terrori shtetėror, ose e zbuti shumė atė, kurse Shqipėria e Enver Hoxhės nuk e bėri dot kėtė. Kjo ndodhi sepse Enver Hoxha duhej tė rrėzohej. Prandaj nė Shqipėri vijoi terrori shtetėror edhe pas vitit 1956, madje deri nė fund kur ra regjimi hoxhian. Gjithēka kėtu ka qenė e pėrqendruar nė atė qė Hoxha deklaronte vijimisht se ishte njė shtet stalinist.

    Intervistoi: Robert Rakipllari

    panorama

    -

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •