Kujtimet e vegjelise, te anetarit te shtabit te 21 janarit.
kush na i sjell te plota kujtimet apo reflektimet e Tako Ngjeles.. dikur bllokmenos e rebel.. sot vegel e atyre qe e shtrydhnė birucave me gjith t'anė..
panorama
-
Spartak Ngjela: Ju rrėfej ēfarė ndodhi nė dasmėn e djalit tė Mehmet Shehut
Argumente Hėnė, Shtator 26th, 2011
Spartak Ngjela ne dasmen e te birit te Mehmet Shehut, Vladimirit
I neverisja bllokmenėt, lutesha tė godisja ndonjėrin
Ishte tamam mesi i shtatorit tė vitit 1972, kur nė vilėn e Kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, bėhej dasma e djalit tė tij tė madh, Vladimir Shehut. Siē e kam trajtuar deri tani, ai, pa dyshim, ka qenė shoku dhe njeriu mė i afėrt qė kam pasur gjatė gjithė jetės time. Dhe, ja, tani po martohej. Nusja ishte Bardha Shehu, njė vajzė e thjeshtė, inxhiniere elektronike edhe ajo, qė sapo kishte mbaruar si e tillė nė Universitetin e Tiranės. Kishte qenė e bukur, qė nė gjimnaz, por unė vetė e njoha nga Ladi. Pėrpara dasmės, Ladi ndihej i shqetėsuar gjatė gjithė shtatorit dhe unė e kuptoja se pėrse, ndonėse ai nuk ma thoshte. Por dikur ma tregoi kur mė tha se i ati i kishte thėnė: Ngjelėn nuk duhet ta thėrrasėsh nė kėtė dasmė dhe natyrisht qė kuptohej se pėrse. Ladi nė fillim kishte bėrė sikur nuk kishte dėgjuar, por pas disa ditėsh, duke e menduar mirė i kishte thėnė tė atit me vendosmėrinė e tij tė qetė: Nėse nuk vjen Ngjela nė dasmėn time, unė nuk mund tė thėrras asnjė shokun tim nė tė. Mehmeti kishte ndenjur pak, e mandej ishte thyer. Kėshtu qė Ladi, mė lajmėroi dy ditė pėrpara pėr datėn e dasmės sė tij. Nuk ka asnjė nga anėtarėt e Byrosė, mė tha, pėr ti dalė pėrpara pyetjes time: Nuk ėshtė as Enver Hoxha, por vetėm fėmijėt e tij dhe nuset. Mė kujtohet se mendova pėr njė ēast, e mandej i thashė: Nuk vij Ladi, mos mė pėrplas kot me Kryeministrin e kėtij vendi. Ti e di qė unė nuk i duroj dot kėta. Atėherė, Ladi u detyrua tė mė tregonte tė gjithė atė qė shpjegova mė lart nė lidhje me konfliktin e tij me tė atin pėr kėtė ēėshtje. Kėshtu qė unė, nuk kisha se si tė mos pranoja. Dhe pėrsėri Ladi shtoi: Nuk ke asnjė kusht, tha, hajde i veshur si tė duash, pėr tė mė treguar se leja ishte e gjithanshme. Nejse, sigurisht qė unė pranova dhe u paraqita ditėn e dasmės nė orėn e caktuar, pėr tė takuar Kryeministrin shqiptar. Kjo ishte hera e parė, por bashkė kishim pasur njė rrjedhė tė shumtė ngjarjesh. Ai mė kishte luftuar nėpėr biseda dhe e dinte tė gjithė kontraversitetin tim me tim atė e me familjen time; dinte gjithēka qė kisha bėrė nėpėr shkolla dhe qė flisja gjithė ditėn kundėr regjimit tė tyre; madje e dija edhe nga burime shumė tė afėrta tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Dhori Panariti, se, Sigurimi i Shtetit i kishte kėrkuar atij qė, djali i tij, Vladimir Shehu, tė mos rrinte me mua, sepse unė ndiqesha si armik i popullit dhe i Partisė qė nga viti 1968″. Por Shehu nė fakt, nuk kishte thėnė asgjė dhe unė nuk di ti kėtė thėnė gjė djalit tė tij, i cili kurrė nuk e la miqėsinė me mua. Deri atėherė kur unė shkova nė burg politik dhe Ladi vrau veten.
U takuam ftohtė me Mehmet Shehun dhe mu duk sikur, qė nė atė vėshtrim tė parė, ai po mė thoshte: Ti je i lirė, prandaj mė pėrrallis gjithė ditėn nėpėr trotuaret e kafenetė e Tiranės; tallesh me tė gjithė ne, edhe me mua, e tani mė vjen kėtu nė dasmė. Nuk e di se pėrse e mendova kėshtu qė nė atė fillim tė asaj darke dhe, pak minuta mė vonė, ia thashė edhe Ladit kėtė pėrjetim, por ai, me gjest, nuk ma pranoi. Gjithsesi, vėshtrimi i Kryeministrit ishte njė vėshtrim qė unė nuk e prisja. Pyeta edhe Bardhėn, e cila tani kishte dy vjet qė ndante me ne tė njėjtat mendime, se ēfarė kishte thėnė ēifti kryeministror pėr mua dhe ajo mė tha fare thjeshtė: Mos ēaj kokėn.
Sapo hyra nė dhomėn ku rrinte Shehu dhe gruaja e tij, ai u ngrit, mė takoi dhe mė kėrkoi tė ulesha pranė tij sepse darka donte edhe 30 minuta qė tė fillonte. Unė u ula nė njė karrige majtas tij, ndėrsa ai rrinte nė njė kolltuk tė gjerė. Mė dukej edhe i gėzuar, por edhe i shqetėsuar. Si dukesh? pyeti pas pak dhe, me njė ton tė qetė e si tė largėt, qė dukej se nuk kishte lidhje fare mė bisedėn, vijoi: Kur e mbarove shkollėn dhe ku punon?, mė tha pa e kthyer shumė kokėn nga unė qė po rrija nė tė majtė tė tij. I thashė se punoja nė Prokurorinė e Durrėsit, ende me stazh, por kisha qenė edhe nė Vlorė si avokat nė zyrėn juridike. E ndieja se e dinte mendimin tim pėr drejtėsinė dhe e dinte qė desha tė largohesha nga ato organe, sepse, befas, mė tha: Ladi mė ka thėnė se do tė largohesh nga organet e drejtėsisė, sepse po studion pėr histori. Por sikur nuk ka shumė lidhje historia me drejtėsinė.
E pashė vetė se ai dinte gjithēka pėr mua dhe aty pėr aty, vendosa tė isha i matur, se, nė fund tė fundit, isha nė shtėpinė e tij dhe ai ishte nė njė ditė gėzimi. Ashtu duket sė jashtmi, ia ktheva unė, por qė tė dyja me fakte merren: njėra merret me faktin juridik dhe tjetra me faktin historik. Interpretimi i tyre ėshtė profesioni. Menjėherė pas kėsaj qė i thashė, u kthye nga unė dhe mė vėshtroi me njė tjetėr lloj vėmendjeje. Pas pak mė pyeti: Nė ēfarė gjuhe studion? Anglisht, i thashė, por lexoj edhe frėngjisht e italisht. Heshti pėr njė ēast e mandej mė pyeti sėrish: Po me filozofi, je marrė ndopak?. Jam Kantian, fola ngadalė. E di, pohoi disi shpejt ai dhe qeshi. Pastaj sikur u pendua, por vijoi duke e ngritur paksa zėrin: Mė ka thėnė Fiqreti, tha dhe pa nga ajo qė ishte ulur nė krah tė djathtė tė tij. Por kjo nė fakt kishte qenė ēėshtja kryesore e konfliktit zyrtar me tė, sepse Fiqreti, kėshtu quhej gruaja e tij, e dinte qė mė kishte thirrur nė Komitetin e Partisė sė Vlorės, Sekretari pėr Ideologjinė, Manxhar Bino dhe qė mė kishte kėrkuar tė shpjegohesha pse kisha thėnė se isha kundėr Marksit, por e pranoja ekzistencializmin, ndonėse marksizmi ende nuk ka njė logjikė e vetėn. Nuk mu duk e udhės qė ta zgjasja mė tej atė lloj bisede dhe, ngadalė, shtova Nejse, ne jemi nė
Spartak Ngjela nė Paris, nė vitet 70, duke pėrfituar nga njė udhėtim pune nė Itali
dasmė sonte dhe kėto janė ēėshtje qė nuk kanė lidhje me dasmėn. Atėherė, ai vuri buzėn nė gaz si i ēliruar dhe jo pa humor mė pyeti: Po kjo dasmė, ėshtė fakt juridik, apo fakt historik?. Unė sikur nuk doja ta zgjasja, por ai me njė theks gati urdhėrues shtoi: Jo, tani do tė ngrihemi, por unė e dua njė pėrgjigje ēfarė lloj fakti ėshtė, se qė ėshtė fakt, fakt ėshtė, apo jo? Atėherė unė i thashė: Kjo dasmė ėshtė edhe fakt juridik, nėse ėshtė bėrė celebrimi, por ėshtė edhe fakt historik, po tė kujtojmė se dhėndri ėshtė djali i njė kryeministri, aktualisht, por ku i dihet pastaj pėr tė ardhmen!. Ai kėtu u ngrit dhe qeshi me tė madhe, mė kapi nga flokėt e gjatė dhe me njė ton mė miqėsor mė tha, Shkojmė Spartak! dhe dolėm nė korridorin e vogėl pėr tė hyrė nė dhomėn e madhe, ku ishte shtruar tavolina e dasmės. Ishte hera e parė qė po takoja njė hierark aq tė lartė tė regjimit tė Tiranės. Kurrė nuk e kisha menduar se mund tė flisja me atė ashtu. Kisha njė neveri tė madhe pėr tė gjithė ata dhe, vazhdimisht kisha menduar me vete dhe isha lutur qė tė mė jepej rasti qė ta godisja njėrin prej tyre, Hoxhėn apo Shehun direkt. Kurse koha e pati sjellė ndryshe dhe unė bisedoja sikur kisha pėrpara njė njeri tė fuqishėm, por komunikues. Mos ndoshta ėshtė forca e pushtetit qė po mė bėn kaq tė tėrhequr, thashė dikur me vete, apo ishte dasma e shokut tim mė tė afėrt qė po mė posedonte pėr tu sjellė edhe unė si njė familjar i tyre? E mbaj mend mirė qė befas mu kujtua poezia e famshme e Lasgush Poradecit: Tė kam shok nga kohė e vjetėr dhe e recitova me vete tė gjithė strofėn e parė, ashtu sikurse e pėrthith mendja poezinė pa e ditur se si kalojnė vargjet e strofat.
Tė gjithė tė ftuarit po hynin e uleshin nėpėr vendet e tyre, sipas emrit qė ishte shkruar nė njė copė letėr tė bardhė, ndėrsa unė, me kast qėndrova capak ēaste, pėr tė hyrė mė vonė. Po kėrkoja me sy Ladin, por nuk e shihja. Pastaj e dallova se po fliste me tė atin e tė ėmėn. Ndenja edhe pak ēaste nė korridor, gjithė duke ndjekur me sy tė ftuarit. Pas pak mu afruan tė gjithė shokėt e Ladit qė i takonte tė ishin njėherėsh edhe tė mitė, dhe bashkė, mė duket, nja dy apo tre, hymė nė sallė. Ishte njė si zhurmė paksa e mbytur, sepse pashė qė bėhej njė bisedė disi me frikė. Ishte vetėm ēifti kryeministror, por aty nė tė djathtė tė tyrė pashė se kishin zėnė vend tė tre fėmijėt e Enver Hoxhės, tė dy djemtė dhe vajza, si dhe tė dyja nuset e djemve. Skishte asnjė personalitet dhe kėtė po ma pėrsėriste edhe Ladi nė vesh, tek po ulesha te vendi im. Kurse ēifti qė martohej kishte tė paracaktuara dy vende: njėrin e kishte nė krah tė Shehut dhe Fiqretit dhe tjetrin, me shokėt dhe miqėsinė e tij. Nė fakt, ata ndenjėn gjithė kohėn me ne.
Njė ditė mė parė, tek bisedonim me Ladin pėr dasmėn, jo krejt rastėsisht i thashė: Ore, e di ti qė duhet ta shohim me vėmendje kėtė kryeministėr ne, se nuk kemi asnjė shpresė. Tė paktėn ky na ka dhėnė njė provė qė ėshtė ndryshe: ky i adhuron intelektualėt e nivelit tė lartė dhe ka neveri pėr injorantin. Ladi ndenji pak e mandej mė tha: O Taku, e ke kot. Nuk ka ndonjė mendim nga ato qė kėrkon ti. Ti vetė mė ke thėnė qė kėta e urrejnė votėn e lirė sepse e dinė qė nuk i do mė populli; tani nga tė lindi kjo?. Por unė sėrish ngulmova, duke i thėnė ndėrkaq se ka ndryshuar pozicioni i Pekinit dhe duhej tė priteshin ngjarje kėtu, gjithė duke i theksuar njėherėsh se, nė tė vertetė, kishte ndryshime tė dukshme. Nė fakt Ladi sikur u thye pak, por, disi i mėrzitur e me njėfarė shqetėsimi mė tha: Bėj si tė duash, por qė duhet tė kesh kujdes, pėr kėtė jam moralisht i detyruar tė tė them!. Pse?, i thashė, Nuk influencon fare nė politikėn shqiptare shifti politik i Pekinit? Nė fakt i kisha pėrdorur me kast njė term tė publicistikės sė atėhershme amerikane qė ai e kishte qejf, prandaj ai qeshi, ndenji dhe pak e mandej shtoi: Shifti kinez ėshtė i tyre, kurse ne do tė mbetemi tė paralizuar, megjithėse Hoxha ndihet i trembur, sepse e kam parė me sytė e mi. Pėr kėtė tė jap tė drejtė, por na duhet tė shohim me qetėsi sesi do tė precipitojnė ngjarjet dhe nga do ta marrė kthesėn Hoxha, se tė gjithė tė tjerėt janė tė pafuqishėm.
Unė atėherė isha me mendimin se Hoxha nuk mund tė gjente dot njė burim tė ri financiar dhe do tė dorėzohej, ashtu siē kam shpjeguar mė lart. Kisha pyetur tim atė se sa ishte ndihma financiare vjetore e Kinės pėr Shqipėrinė, veē kredive tė mėdha, dhe ai mė kishte pohuar se ishte 75 milionė USD nė pesė vjet. Njė shumė jo e vogėl pėr nė atė kohė dhe e domosdoshme pėr tė mbyllur deficitin e pagesave. Pikėrisht duke e ditur kėtė gjendje, tani mė duhej tė shihja nga afėr Kryeministrin shqiptar dhe Ladi kėtė sikur e donte. Ai mė njihte mirė edhe mua, edhe tė atin e vet. Por kishte merak pikėrisht pėr kthesat e Enver Hoxhės sepse tani dihej qė ai, kthesat i kryente bashkė me eliminimin drastik tė bashkėpunėtorėve tė tij mė tė afėrt.
Darka e dasmės nisi e qetė dhe, qė nė fillim, Shehu dukej shumė i gėzuar dhe donte tė bėnte humor. E kishte hequr xhaketėn dhe rrinte me njė jelek tė zi, por megjithatė nuk kishte fare alegri nė sallė, prandaj ajo darkė ngjante si tė ishte njė ceremoni zyrtare. Dhoma ishte e madhe dhe tryeza e dasmės ishte shtruar nė formėn e shkronjės U, ku nė ballin e saj rrinte kryeministri shqiptar. Askush nuk dilte dot nga gjendja dhe unė po mendoja me vete se kjo ėshtė darkė dasme nė thellėsitė e gjoksit diktatorial. Mė pas, nuk kishte rast qė nė bisedat tona tė mos pėrmendej stilema nė thellėsitė e gjoksit diktatorial. Por Shehu e kuptoi dhe donte ta ndryshonte gjendjen, prandaj, u ngrit befas e nisi tė bėjė humor. Nuk thoshte ndonjė gjė tė madhe, por siē duket donte tė tregonte qė sishte kryeministėr nė kėtė rast. Foli sa foli dhe befas mu drejtua mua: Hajde Spartak! Ta pijmė njė gotė pėr shėndetin e ēiftit shėndeti i ēiftit!, tha pastaj me zė mė tė lartė, duke iu drejtuar tė gjithė sallės me gotėn e pijes tė ngritur lart. Nė ēast, tė gjithė filluan tė trokisnin gotat, por unė, meqė isha i ngritur nė kėmbė, vijova tė flas: Po mė habit, thashė me zė tė lartė, se nuk ma merrte mendja qė Kryeminstri shqiptar tė ishte kaq i thjeshtė dhe komunikues. Ai qeshi, por unė e pashė qė i pėlqeu. Pastaj, me gotė nė dorė, mė tha me njė ton disi tė lartė: Po, pse se kishe menduar kėtė? Po priste pėrgjigjen kur unė shtova: Sepse kam pirė dhe ndenjur me njė ministrin tuaj dhe, duke u nisur nga ai, njė tip i rėndė dhe jo komunikues, kam menduar: imagjino sesi mund tė jetė kryeministri i tij. Ai qeshi me tė madhe, aq sa i duhej tė linte gotėn mbi tryezė. Por ashtu, me buzė nė gaz mė tha: Pse si tė rri ty, gjithė turinj?. Dhe vijoi tė qeshte, sepse fjala ishte pėr tim atė dhe ai e njihte mirė prej shumė vjetėsh dhe kishin njė miqėsi tė veēantė mė njėri-tjetrin, e cila, siē mė ka thėnė Kiēoja mė vonė, nuk ndėrhynte fare nė marrėdhėniet ministrore qė kishin mes tyre. Kishin afėr tetėmbėdhjetė vjet qė punonin bashkė, ai Kryeministėr dhe im atė Ministėr i Ekonomisė dhe sigurisht qė kjo kishte qenė njė kohė mjaft e gjatė. Ishin njohur menjėherė pas lufte nga Nako Spiru, tė cilin e kishin pasur qė tė dy si kryetar tė lobit qė kishin formuar. Nė fakt, siē mė ka pohuar vetė Kiēoja, ai kishte qenė realisht lobi i Qemal Stafės, por qė pas vrasjes sė tij, lobi ishte drejtuar nga Nakoja. Si rregull, nė kėtė lob bėnin pjesė ata qė kishin ardhur nga shkollat italiane. Kiēoja gjithashtu mė ka thėnė se Mehmeti e ndiente inferioritetin kundrejt Nako Spirut, por e pranonte lehtėsisht kėtė gjė.
Nė lidhje me Spirun, njė nga kontradiktat e para tė Hoxhės me tė kishte qenė pikėrisht qėndrimi jo korrekt qė ky mbante kundrejt Shehut, derisa mė nė fund, aty nga viti 1947, Hoxha pranoi qė Shehu tė bėhej Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, por gjithmonė, sipas propozimit qė vetė Nakoja i kishte bėrė nė atė kohė Enver Hoxhės. Lobi i Nakos, dihet tani se kishte qenė lobi antijugosllav i viteve 1944-1948, por duke e nisur historikun qė nė zanafillė, pa dyshim qė gjithēka kishte ardhur nga konflikti qė Qemal Stafa kishte pasur me tė dy jugosllavėt qė kishin marrė pjesė nė themelimin e Partisė Komuniste Shqiptare dhe qė, hapur, kishin preferuar Enver Hoxhėn, njė njeri qė nė fakt nuk kishte pasur asnjė lloj aktiviteti personal nė lėvizjen komuniste shqiptare. Njė pjesė e kėtij lobi, vinte nga grupi komunist i Shkodrės, grup ky, qė edhe nėn njė vėshtrim tė tendencės historike, nuk kishte pasur asnjėherė afrim me frymėn jugosllave qė po dominonte lėvizjen komuniste shqiptare pas themelimit tė Partisė Komuniste. vijon
Refleksione tė njė jete
Njė jetė plot tallaze, ngjarje tė mėdha, kthesa tė forta, qė ia vlejnė tė shkruhen nė njė libėr. Madje njė i vetėm nuk mjafton. Politikani Spartak Ngjela ka vendosur tė rrėfehet. Pėrkulja dhe rėnia e Tiranisė shqiptare 1957-2010″, titullohet libri 2 vėllimėsh i avokat Ngjelės, i cili vjen pėr lexuesin pėrmes botimeve UET Press. Fillimisht lexuesit i prezantohet vėllimi i parė, i pėrbėrė nga dy libra, ku pėrfshihen vitet 1957-1975, kohė qė pėrkon edhe me arrestimin e Spartak Ngjelės dhe ndryshimet qė do tė vinin paskėtaj. Vėllimi i dytė pritet tė dalė pranverėn e ardhshme, dhe pėrbėhet nga libri i tretė dhe katėrt, ku tregohet pėr periudhėn e burgut dhe atė tė pas viteve 1990. Pėrkulja dhe rėnia e Tiranisė shqiptare 1957-2010″ ėshtė njė sinteze e ngjarjeve politike tė Shqipėrisė sė njė gjysmė shekulli, gjatė tė cilave Ngjela apo familja e e tij, kanė qene protogonistė, kanė qenė viktima apo dėshmitarė tė kėtyre ngjarjeve. Por mbi tė gjitha ėshtė njė refleksion i qėndrueshėm i njė njeriu qė politikėn e ka pasionin e jetės sė tij.
SPARTAK NGJELA
Krijoni Kontakt