Qekur ishte i vogel i pelqente te lexonte cdo gje. Keshtu e nis rrefimin Stephen Greenblatt, profesor letersie ne Harward, se si ra ne kontakt per here te pare me librin e Lukrecit (Titus Lucretius Carus). Ndersa ishte duke pare nje dite midis librave me ēmim te lire ne librarine e shkolles, i terhoqi vemendje kopertina e njerit prej tyre, titullohej "Mbi natyren e gjerave" (On the nature of things) nga autori romak Lukreci. Kur po e shfletonte, filloi te lexonte pershkrimin e tij per krijimin e universit. Duke qene qe Lukreci kishte jetuar disa gjenerata para Krishtit, Stephen mendoi se do ishte pershkrimi i ndodhive shpjeguar nepermjet zotave, dheut, ajrit, zjarrit, ujit e mrekullive te tyre qe krijuan ēdo gje siē e shohim sot. Ne te kundert, per habine me te madhe te Stephen, ky pershkrim nuk tingellonte aspak i lashte. Per me teper, ishte nje shpjegim teresisht laik, qe injoronte zotat, parajsen, ferrin, jeten pas vdekjes dhe inteligjencen artificiale, mbi te gjitha e habiti llogjika e autorit aq afer me ate te diteve te sotme.
Teoria e hershme e atomit
Ne pershkrimin e tij (duke mbledhur nga Demokriti dhe te dhenat e atehershme) Lukreci shprehet se universi eshte i perbere nga nje numer i pafund atomesh "…qe levizin ne menyre te ērregullt ne hapesire, si copezat e pluhurit ne rrezen e diellit, duke u perplasur, bashkangjitur, formuar struktura komplekse, shperbere perseri, ne nje proēes papushim krijimi dhe shkaterrimi. Asgje nuk i shpeton ketij proēesi. …Nuk ka nje plan te mbifuqishem apo artitekt hyjnor, as inteligjenc artificiale. Te gjithe, perfshire edhe speciet te cilave iu perkasim, jane zhvilluar ne hapesira shume te gjata kohore. Evolucioni eshte i rastesishem, mgjs kur behet fjale per gjerat e gjalla ka te beje me seleksionimin natyral, speciet qe arrijne te pershtaten dhe shumefishohen me sukses, ekzistojne te pakten per disa kohe. Ato specie, te cilat nuk pershtaten - zhduken shpejt. Por asgje - duke filluar qe nga speciet (pjese e se cilave jemi) deri tek planeti ku banojme apo dielli qe na ndriēon - nuk eshte e perjetshme…."
Jo vetem qe Lukreci e beri kete pershkrim 2000 vite me pare, por doreshkrimi i tij arriti te mbijetoj renien e perandorise romake, djegien, vjedhjen dhe shkaterrimin e librarive shume te rralla. Arriti te mbijetoj njemije vite ne arkivat e ftohte te manastireve mesjetare ku krimbat gerryes, persekutimi, asgjesimi ishin gjera te zakonshme, deri sa perfundoi te ekzistonin jo me shume se 3 kopje ne gjithe boten. Gjithesesi, kjo nuk e pengoi qe "Mbi natyren e gjerave" te behej nje nga esete me radikale dhe te diskutuara te periudhes se pas-rilindjes, e preferuara e Machiavelli, Montaigne, Thomas More dhe Thomas Jefferson.
Permbledhur nga
http://www.npr.org/blogs/krulwich/20...modern-mystery
Krijoni Kontakt