Rruga Durres-Morine, ne rrezik iniciativa e Kryeministrit
Nga Leke Tushaj* /Pas luftes se NATO-s ne Kosove, zhvillimi gjeostrategjik, politik dhe ekonomik per te gjithe rajonin pesoi nje hop te madh ne sensin pozitiv. Nje peshe jo te vogel ne keto realitete me qellim zhvillimin e gjithanshem te lidhjeve me Kosoven mori persiper dhe Qeveria Shqiptare. Prioritete te ndryshme u futen ne projektet e Qeverise sone.

Me financim nga Banka Botorere, qeveria shqiptare inicioi projektin e Rehabilitimit Emergjent te disa akseve rrugore qe pesuan nje demtim gjate luftes ne Kosove, ku pothuajse i gjithe projekti kishte si qellim permiresimin e infrastruktures rrugore qe lidh Shqiperine me Kosoven. Si hap i pare, u parashikua rehabilitimi i dy akseve qe lidhin Kosoven me Tiranen. Si hap i dyte, me qellim permiresimin e infrastruktures rrugore qe lidh Shqiperine me Kosoven, ne kete projekt parashikohej nje fond per realizimin e studim-fizibilitetit te aksit rrugor, Durres-Morine.

Realizimi i ketij studimi do te sherbente si faze e pare per ndertimin e nje aksi rrugor krejtesisht te ri dhe do t'i sherbente dhe realizimit te iniciatives se Kryeministrit. Fondi i parashikuar per kete studim ishte rreth 700. 000 USD.

Pse them se Kryeministri ka deshtuar perpara se te angazhohet me nje plan kaq te madh dhe te admirueshem: Fondi prej 700. 000 USD percaktuar per hartimin e fisibilitetit te ketij aksi rrugor i percaktuar dhe si prioritet i Qeverise dhe ne vecanti personalisht i Kryeministrit z. Majko, prej nje viti e gjysem nuk arrin te prokurohet per te vetmin fakt se mania e disa drejtuesve per te zhvatur perqindje nuk u realizua. Ky tender u be dhe u ribe disa here radhazi dhe nuk u arrit te shpallet nje fitues. Ndodhur ne kete situate, specifikisht te vecante, BankaBoterore me te drejte e anulloi dhe sugjeroi perseritjen e ketij tenderi. Nuk ka vend ketu per te bere filozofi ne luften kunder korrupsionit dhe paaftesise se administrates kaq shume te perfolur ne ambientin shoqeror dhe politik, por duhet vepruar sakte, prere dhe pa hezitim kur ekzistojne te tilla fakte.

Mos hartimi i ketij projekti perkthehet ne nje zgjatje prej me shume se dy vite nga zanafilla e kesaj ideje. Duke qene perpara ketij fakti skandaloz heshtin te gjithe strukturat pergjegjese, Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve pergjegjese direkte, Ministria e Transportit pergjegjese per zbatimin e politikave kombetare dhe per menaxhimin e fondeve te dhena, dhe per me teper hesht Kryeministri inicuesi dhe nxitesi i ketij projekti.

Perpara se Kryeministri te ndermarre udhetime turistike duhet te ndeshkoje keta perfaqesues te administrates shteterore qe kane dale hapur kunder prioriteteve kane keqmenaxhuar fondet qe vijne nga donatore te huaj, por si per cudi nuk merret asnje mase ndeshkuese ndaj tyre. Kjo gje ne nje situate normale do te conte dhe ne doreheqjen e Ministrit te Transportit. Gjykojeni vete z.Kryeminister se cfare menaxhimi u ben kjo administrate fondeve publike, kur pikerisht ne kete rast kur ndertimi i aksit rrugor Durres Morine nuk eshte vetem prioritet i Kryeministrit por edhe i mbareshqiptareve.

*Drejtor Ekzekutiv, Instituti i Inxhinierise Civile




Tani kam filluar te besoj se majko eshte thjesht nje mashtrues e jo vetem nje lolo.

Dy vjet per nje studim e e vjedhje te hapura e kryeministri buzeqesh e buzeqesh.

Dhe nje projekt strategjik per te cilin do te mund te bashkepunonim te gjithe nuk jane te gjendje te bejne komunistet.


Vetem krime dine ata.