Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    BMI (Body Mass Index)

    Kjo teme eshte per te llogaritur peshen e individeve dhe krahasuar ate me parametrat e tabeles se organizates Boterore te shendetsise. Kjo tabele nuk merr parasysh seksin sepse vlerat minimale dhe maksimale nga mashkulli dhe femra ndryshojne vetem me 1kg pra nese je femer vlera ne tabele eshte e rregullt nese je mashkull vlera minimale dhe maksimale quhet normale edhe kur eshte 1kg me shume. Por meqe problemet e mbipeshes nuk shqetesojne kur luan me 1kg merret per base kjo tabele per te dy sekset.


    Prandaj Organizata boterore e shendetesise perdor kete lloj tabele per te percaktuar nese nje individ eshte mbi peshe ose nen peshe.

    Nga patologjit kryesore si shkak i mbipeshes mund te vecojme semundjet kardiovascolari, Diabetin sidomos te tipit 2, Gota, l'ipertensione, acidosi, l'osteoartrosi e disa neoplasie.

    Ndersa individet e clasifikuar nen peshe, rrezikojne semundjen e kockave osteoporosi, fraktura, dhe aritmi.
    Prandaj duke ditur se peshojme pak apo shume eshte e rendesishme per te percaktuar rreziqet qe keni perpara ne shendetin tuaj.
    Per te patur nje llogaritje te peshes tuaj mjafton qe te llogarisni BMI( body mass index) qe llogaritet duke pjestuar peshen aktuale me gjatesine ne katror.
    Gjithashtu ne kete tabele eshte vendosur edhe matja ne CM (centimetri) e belit ose circonferenza-vita qe eshte e ndryshme per burrat dhe per grate.
    Dhe konkretisht per meshkujt nuk duhet te jete me e madhe se 102cm
    Ndersa per femrat nuk duhet te jete me madhe se 88cm
    Cdo cm me shume eshte depozit dhjami ne ate pjese te trupit.




    Siē shihet edhe nga tabela nese BMI eshte me e vogel se 18 individi eshte nen peshe. dhe nese eshte midis 18,5 dhe 24,9 eshte normal.
    Kurse te gjitha BMI-te e tjera jane shenuar me te kuqe dhe trgojne mbipeshe sipas gradeve qe fillojne nga grada e pare deri tek grada e 3.

    Japim 3 shembuj

    Shembull nr 1 nen peshe supozojme qe individ eshte i gjate 1,70 dhe peshon 50kg.
    llogarisim 1.70 her 1.70 =2,89
    tani pjestojme 50kg me 2.89=17.3
    Qe do te thote se eshte nen peshe.

    Shembull nr 2
    Supozojme nje individ me gjatesi 1.70 dhe peshe 60kg
    llogarisim perseri 1.70 her 1.70=2.89
    Pastaj pjestojme 60kg me 2,89=20.7
    Qe do te thote se ky individ eshte me peshe normale.

    Shembulli nr 3
    Supozojme nje individ me gjatesi 1.70 dhe peshe 80kg
    LLogarismi 1.70her 1.70=2.89
    dhe pjestojme 80kg me 2.89=27.6
    Qe do te thote se ky individ eshte mbi peshe por qe nuk ka hyre ende ne graden e pare.

    Por kujdes se kjo tabele vlen vetem per individet mbi 18 vjec, dhe nuk vlen per individet qe merren me sport pasi ato kile qe ka me teper mund ti kete muskuj dhe jo dhjam, gje kjo qe nuk perben rrezik per shendetin.
    Ndersa per te gjetur peshen maksimale dhe minimale beni kete llogari
    Shembulli 1
    Supozojme se nje individ eshte i gjate 1,70 pra llogarisim 1.70 her 1.70=2.89
    dhe 2.89 her 25=72.25 pra ky individ peshen e tij maksimale nga 18-deri 60 vjec duhet ta kete 72kg. 25 eshte sipas tabeles numri maksimal per te qene brenda parametrave normal.
    Shembulli nr 2
    Supozojme po te njetin individ me gjatesi 1.70 dhe llogarisim peshen e tij minimale ku 1.70 her 1.70=2.89
    dhe 2.89 her 18,5 =53.4 pra pesha e tij minimale duhet te jete 53.4 nen kete peshe lindin probleme shendetesore.
    Pytje Si shton njeriu peshen e tij ?
    Pesha shtohet sepse individi merr shum kalori te cilat nuk i consumon dot, pra nuk i konsumon gjate dites, por nje pjese e tyre depozitohet ne forme dhjami, ose nen lekure sidomos ne vithe, dhe kofshe, ose perreth organeve ne pjesen e barkut. Zakonisht femrat e vendosin dhjamin ne pjesen e poshteme ndersa burrat ne pjesen e siperme, pra ne bark, prandaj dhe quhen ne forme dardhe per femrat dhe ne forme molle per burrat.





    Pjesa ku depozitohet dhjami quhet organi Adipos dhe ka qelizat e saja qe quhen Adipocit, keto qeliza kane aftesi qe te rrisin dhe zvogelojne masen e tyre, ato mund ta rrisin masen e tyre deri ne 120% dhe po ashtu te kthehen ne gjendjen e meparshme kur individi nuk merr ushqim nga jashte, por konsumon dhjamin e tij. Kete proces e shfrytezojne te gjitha kafshet qe shkojne letarg qe gjate dimrit flene dhe nuk ushqehen. Por e shfrytezojne edhe shum kafshe te tjera si delja, dhia, vici, lopa, kuajt, ujku, etj, sepse gjenetikisht ata e din qe vjen nje periudhe me pak ushqim si ajo e dimrit dhe duhet te mbijetojne deri ne pranvere. Pra ky eshte nje prces fisiologjik tek te gjith kafshet. Tek njerzit ndryshon puna sepse njeriu taashme nuk e ka me problem mbijetesen ne dimer dhe gjate djith vitit nuk ka probleme me mosgjetjen e ushqimit, keshtu qe nuk ka periudha pa ushqim qe te mund te konsumonte dhjamin e tij.
    Prandaj njeriu duhet te ushqehet sa me pak te jete e mundur duke kontrolluar kalorite dhe elementet e tjere ushqimor si vitaminat, mineralet, etj. qe as te mos mungojne por as te mos teprojne ne mase te madhe.
    Kur qelizat adipoze e kalojne me shum se 120% masen e tyre humbasin elasticitetin dhe e kane gati te pamundur te kthehen ne gjendjen e meparshme, duhet shum pune vullnet dhe masazh pikerisht mbi kete tesut, dhe nese arrin te ul perqindjen e tij ai ngelet i varur ne ato pjese te trupit ku ishte dopozituar.
    Kur nje individ eshte mbipeshe qe i vogel ka me shum probleme kur te rritet per te eliminuar masen dhjamore, sepse qelizat adipose tek te vegjelit ne vend qe te rrisin masen e perqindjes se tyre shtojne numrin e qelizave adipoze, te cilat nuk vdesin me por qendrojne aty gjate gjith jetes. Qelizat adipoze nuk rigjenerohen ato qe jane ngelen dhe nese i heq me operim nglesh pa to. Por ato jane te rendesishme sepse pervec depositimit te dhjamit kryejne edhe nje sere funksionesh te tjera per gjith organizmin.





    Pra nje njeri qe ka 1 miliard qeliza adipose dhe nje njeri qe ka 5 miliard nuk jane njelloj ai me 5 miliard ne radhe te pare ka nevoje per me shum ushqim dhe ne radhe te dyte shendoshet me shpejt, dhe e ka me te veshtire pastaj te bjere ne peshe. Ndersa nje individ qe nuk ka qene i shendoshe ne moshe te vogel e ka me te lehte te mbaje nen kontroll peshen e tij.
    Prandaj eshte e rendesishme qe ne femijeri deri ne moshen 18 vjec te kemi nje trup normal.
    Njeriu shton ne peshe jo vetem per motivet e mesiperme por edhe per menyren e te ushqyerit, sepse i njejti ushqim me te njejtat kalori po te merret ne menyre tjeter nuk te shendosh aspak.
    Si ta kuptojme kete ?
    Organizmi yne ka fazat e tij te punes, pastrimit dhe pushimit. Dhe nese ne marrim shum ushqim gjate fazes se pushimit dhe pastrimit, ky ushqim do shkoje te depozitohet ne forme dhjame( tregliceridi) dhe ne forme glikoze.
    Ne mengjes deri ne dreke organizmi yne shkaterron, copeton cdo gje qe eshte e tepert, e vjeter apo e gabuar ne organizmin tone, mbas dreke fillon te ndertoje pra te zevendesoje ato qe shkaterroj, megjithse ky proces nuk eshte i ndare ai vepron ne te njejten kohe qe shkaterron, por mbas dite ulet shum shkaterrimi dhe shtohet shum ndertimi, i qelizave te reja.Te dyja keto procese kosumojne energji, pra nese ne ushqehemi ne te dy rastet ushqimi nuk depozitohet por konsumohet per keto procese dhe per pune nese individi eshte ne pune. Ndersa mbas ores 18 deri ne 04 te mengjesit dale-ngadale procesi i rigjenerimit pra i ndertimit te qelizave te reja ja le vendin atij te pastrimit, sidomos mbas ores 23. Ky proces nuk kerkon shum energji dhe makina jone biologjike po shkon drejt pushimit. Prandaj cdo ushqim sidomos kur eshte me teprice mbas ores 18 fillon te depozitohet ne tesutin adipoz ne forme gliceridi ( dhjam) dhe ne form glikogjeni (energji) ne melci dhe muskuj.
    Keshtu qe duke ditur kete funksionim fisiologjik te organizmit tone mund te themi se ne mengjes deri ne dreke mund te hame pak proteina dhe shum karboidrate sidomos fruta, ne drek shum proteina dhe pak fruta 2 ore pas dreke jo menjeher, kurse ne darke zarzavate,perime,fruta, sipas deshires mundesisht darka te jete konsumuar 3 ore para gjumit, dhe jo 5 minuta para gjumit.
    Gjumi mundesisht nga ora 22-deri 7 per te rriturit, dhe 21 ose dhe me shpejt deri 07-30 per femijet.
    Nje tjeter problem qe shkakton probleme ne organizem eshte dhe kombinimi i ushqimeve, meqense karbohidratet treten ne goje, proteinat, ne stomak, celluloza ne intestino, duhet qe disa ushqime te mos perzihen ne te njeten kohe sidomos proteinat me karboidratet sepse enzimat e karboidrateve bllokohen ne stomak dhe nuk punojne pasi stomaku ka aciditetin ph=2-3
    Mir eshte qe pjatat te jene unike dmth nese hani proteina hani vetem ato dhe aspak karboidrat, por pas 1-2 oresh mund te hani karboidrate psh nje pjat makarona, apo nje kulac me mjalt.
    Per te ditur me shum per ushqimin lexoni kete teme.
    Ndersa per mbipeshen po te respektoni ato rregulla qe permenda me siper dhe kontrolluar peshen brenda atyre parametrave ne tabele ne pergjithsi nuk do keni probleme, sidoms nga 18 deri 40 vjec, me pas eshte tjeter histori sepse energjite dhe enzimet fillojne te humbasin dhe per rrjedhoj duhet me shum kujdes, duke u drejtuar me shum nga ushqime qe permbajne shum enzime, vitamina, kripera, e minerale.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 16-09-2011 mė 16:16

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    foto shtese

    Ne njeren nga keto foto mund te gjeni veten tuaj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 16-09-2011 mė 16:18

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    20.3 normal
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e keis
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    31
    17,4 nen peshe

  5. #5
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar mė parė nga dardajan
    Shembull nr 1 nen peshe supozojme qe individ eshte i gjate 1,70 dhe peshon 50kg.
    llogarisim 1.70 her 1.70 =2,89
    tani pjestojme 50kg me 2.89=17.3
    Qe do te thote se eshte nen peshe.

    Shembull nr 2
    Supozojme nje individ me gjatesi 1.70 dhe peshe 60kg
    llogarisim perseri 1.70 her 1.70=2.89
    Pastaj pjestojme 60kg me 2,89=20.7
    Qe do te thote se ky individ eshte me peshe normale.

    Shembulli nr 3
    Supozojme nje individ me gjatesi 1.70 dhe peshe 80kg
    LLogarismi 1.70her 1.70=2.89
    dhe pjestojme 80kg me 2.89=27.6
    Qe do te thote se ky individ eshte mbi peshe por qe nuk ka hyre ende ne graden e pare.
    Kėto janė raste shablon, duhet llogaritur edhe konstrukti i trupit dhe mbi tė gjitha aktiviteti fizik. Si procedohet nėse marrim nė rast hipotetik shembullin e tretė, kur individi nė fjalė merret me sport apo palestėr? Detyrimisht BMI-ja me ēfarė paraqitet mė lart nuk e pėfshin rastin nė fjalė, pasi pėrjashtohet pesha e rėndė qė shkakton masa muskulare, tė cilėn ajo e llogarit duke e cilėsuar thjesht si mbi peshė.
    relata refero

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Kėto janė raste shablon, duhet llogaritur edhe konstrukti i trupit dhe mbi tė gjitha aktiviteti fizik. Si procedohet nėse marrim nė rast hipotetik shembullin e tretė, kur individi nė fjalė merret me sport apo palestėr? Detyrimisht BMI-ja me ēfarė paraqitet mė lart nuk e pėfshin rastin nė fjalė, pasi pėrjashtohet pesha e rėndė qė shkakton masa muskulare, tė cilėn ajo e llogarit duke e cilėsuar thjesht si mbi peshė.
    Sikur te kishit vazhduar leximin edhe 1 cm me poshte pra ne rrjeshtin tjeter do gjenit edhe pergjigjen, qe ishte kjo:

    Por kujdes se kjo tabele vlen vetem per individet mbi 18 vjec, dhe nuk vlen per individet qe merren me sport pasi ato kile qe ka me teper mund ti kete muskuj dhe jo dhjam, gje kjo qe nuk perben rrezik per shendetin.
    Ai qe merret me aktivitet fizik, ka qarkun e jetes pra belin rreth 102cm pra brenda normes ose edhe me pak gje qe nenkupton se ai individ nuk ka dhjam por muskuj, dhe muskujt nuk perbejne problem per mbipeshen apo per shendetin, prandaj dhe nuk trajtohen ne kete tabele. Por edhe muskujt po ti perdoresh ne menyre te gabuar krijojne probleme per shendetin, qe nuk jane ato te diabetit, por ato imunitare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 10-10-2011 mė 09:15

  7. #7
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Zakonisht, tek ata qė merren me aktivitet fizik, si sporti apo palestra, beli vjen mė i ngushtė se tek individėt qė nuk merren me aktivitet fizik. Trupi synon pėrherė piramidėn me bazė shpatullat, dhe tek trupat e mirėkalitur ėshtė mė e theksuar kjo tendencė.
    relata refero

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •