Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Zbulohet një planet i banueshëm

    Publikuar: 12.09.2011 - 22:16
    Një dritë shprese për gjeneratat e ardhshme. Disa zbulues hapësinorë kanë zbuluar një planet që mund të zëvendësojë Tokën.

    Bëhet fjalë për planet të banueshëm nga pikëpamja njerëzore. Ka vetëm një problem, distanca është 36 mijë vjet dritë. Për momentin është shumë larg për t’u arritur me teknologjitë tona, transmeton TCH.

    Planeti është 3.5 herë më i madh se planeti ynë dhe gjendet nga ylli i vetë në distancën e duhur për të bërë të mundur prezencën e ujit në gjendje të lëngët dhe si rrjedhojë edhe jetë. Lajmin e kanë bërë të ditur astronomë të ESO që e kanë zbuluar në mes të 50 planeteve të tjera ekstradiellorë.

    Imazhet janë bërë nga bërë nga High Accuracy Radial Velocity Planet Searcher, i njohur si HARPS, spektografi i pajisur me lente optike me diametër 3,6 metra i observuesit La Silla në Kili.

    Planeti ëshë pagëzuar thjesht “B” dhe rrotullohet përreth yllit HD 85512, i magnitudës së shtatë.koha net
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Po pra . Te gjitha keto zbulimet kane vecse nje problem te vogel.....qe skane per te arrit atje kurre. Cfare zbulim madheshtor qe na qeka.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Ashtu eshte vertet Poet!

  4. #4
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Duhet per me gjete zgjidhjen per me shku patjeter
    3.5 here me e madhe se toka ,paska vend edhe per kinezet sa te duash

  5. #5
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Se me vdiqen keta Gazetarucat e Top Qenerve.

    Lajmi i sakte nga ScienceDaily

    Zbulohen 50 planete qe mund te jene te banueshem. Mes tyre, HD 85512 b, gjendet ne zone qe potencialsht mund te permbaje uje.

    Burimi:

    SD - Kliko per te lexuar lajmin e plote, Inglizçe

    Zot ... cfar njerzish!
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    un per vete se nderroj, i mbetem besnik lajmit topit!
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Po pra . Te gjitha keto zbulimet kane vecse nje problem te vogel.....qe skane per te arrit atje kurre. Cfare zbulim madheshtor qe na qeka.
    Nese njerzimi nuk zhduket nga ndonje katastrofe klimatike apo kozmike, atehere patjeter do te arrinte edhe ne planete tjera te banueshme. Jo sot, neser apo ne 1000 vite, por pe.sh. ne 500 milione vite te ardhme.
    Nuk duhet menduar apo besuar qe njerzit e 500 miliona vitesh me vone do te jene si ne apo te ngjashem me ne.

    Pershendetje

  8. #8
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Nese njerzimi nuk zhduket nga ndonje katastrofe klimatike apo kozmike, atehere patjeter do te arrinte edhe ne planete tjera te banueshme. Jo sot, neser apo ne 1000 vite, por pe.sh. ne 500 milione vite te ardhme.
    Nuk duhet menduar apo besuar qe njerzit e 500 miliona vitesh me vone do te jene si ne apo te ngjashem me ne.Pershendetje
    me pelqeu komenti yt qe nenvizova..
    Pershendetje

  9. #9
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Se me vdiqen keta Gazetarucat e Top Qenerve.

    Lajmi i sakte nga ScienceDaily

    Zbulohen 50 planete qe mund te jene te banueshem. Mes tyre, HD 85512 b, gjendet ne zone qe potencialsht mund te permbaje uje.

    Burimi:

    SD - Kliko per te lexuar lajmin e plote, Inglizçe

    Zot ... cfar njerzish!
    Shyqyr qe te kemi ty ne , se te ishte per gazetarucet , do ishin gjet edhe wormholes already by now

  10. #10
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Nese njerzimi nuk zhduket nga ndonje katastrofe klimatike apo kozmike, atehere patjeter do te arrinte edhe ne planete tjera te banueshme. Jo sot, neser apo ne 1000 vite, por pe.sh. ne 500 milione vite te ardhme.
    Nuk duhet menduar apo besuar qe njerzit e 500 miliona vitesh me vone do te jene si ne apo te ngjashem me ne.

    Pershendetje
    E nqs mbas 500 milion vjetesh kane per te arrit atje majmunet para se njerezit , c'behet valle? Apo se pe ate filmin ti " the rise of planet of the apes " ?

    Lol

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Faqe interneti për të udhëtuar mes planeteve

    Është e mundur të udhëtosh mes planeteve, satelitëve apo asteroidëve duke qendruar ulur përpara kompjuterit të shtëpisë.

    Mjafton të lidhesh me një faqe të re interneti të krijuar nga NASA (http://solarsystem.nasa.gov/eyes/) për të njohur të gjitha detajet e sistemit diellor dhe të fundit rreth misioneve hapësinore falë azhornimeve në kohë reale.

    “Eyes on the Solar System”, ky është emri i programit, i cili kombinon teknologjinë e videolojrave interaktive me të dhëna të NASA-s.

    Programi i nevojshëm për të naviguar mund të shkarkohet falas.

  12. #12
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Shyqyr qe te kemi ty ne , se te ishte per gazetarucet , do ishin gjet edhe wormholes already by now
    O rly? U merzite ti qe akoma nuk u zbulua jete ne planet tjeter?

    Gjithsesi, une nuk mund ti rezistoja dot tundimit per te ndare faktin nga trillimi, nuk e duroj dot injorancen. Nje fjale thote "injorantit hapi rrugen", e keshtu javash javash, hap rruge kendej e hap andej, na jane bere si kukudhe, biles na shesin edhe mend me preteksin se kane "harruar te shkruajne shqip". E vec kur i gjen me vone ne ndonje post ministri ose gazetare, publiciste, shkencefetare historiane lloj lloj, ... sigurisht ti i njef me mire
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 13-09-2011 më 05:18
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  13. #13
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Se me vdiqen keta Gazetarucat e Top Qenerve.

    Lajmi i sakte nga ScienceDaily

    Zbulohen 50 planete qe mund te jene te banueshem. Mes tyre, HD 85512 b, gjendet ne zone qe potencialsht mund te permbaje uje.

    Burimi:

    SD - Kliko per te lexuar lajmin e plote, Inglizçe

    Zot ... cfar njerzish!

    pse merzitesh..per kete paguhen tek topja e tan leshit..per dezinformim dhe degjenerim..

    shihe ma kur eshte bere gazetar i tyre edhe muhamut veliu..emigranti pederast dhe spiun qe iku prej anglie nga frika e hurit te shqiptareve te londres.

    o e ka marre tatpjeten gazetaria shqiptare...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  14. #14
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    O rly? U merzite ti qe akoma nuk u zbulua jete ne planet tjeter?

    Gjithsesi, une nuk mund ti rezistoja dot tundimit per te ndare faktin nga trillimi, nuk e duroj dot injorancen. Nje fjale thote "injorantit hapi rrugen", e keshtu javash javash, hap rruge kendej e hap andej, na jane bere si kukudhe, biles na shesin edhe mend me preteksin se kane "harruar te shkruajne shqip". E vec kur i gjen me vone ne ndonje post ministri ose gazetare, publiciste, shkencefetare historiane lloj lloj, ... sigurisht ti i njef me mire
    Injorance quhet kur gazetari s'di ta perktheje ose kuptoje (ne koncept) lajmin nga nje gjuhe e huaj. Ndonje person mund te trilloje edhe pa qene injorant. Mos i ngaterro gjerat. Ate fjaline e fundit sta kuptova mire . Te me falesh per injorancen.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    E nqs mbas 500 milion vjetesh kane per te arrit atje majmunet para se njerezit , c'behet valle? Apo se pe ate filmin ti " the rise of planet of the apes " ?

    Lol
    Nese deshiron shto edhe 500 milion vite tjera.
    Edhe sot ka profesionista serioze te cilet nuk perjashtojne mundesine qe njerzimi nje dite, pas 50, 100 apo 500 miliona vitesh mund te depertonte edhe ne planete shume te largeta, p.sh. permes "vrimes se krimbit". Askush nga ne dhe shume gjeneratave qe pasojne nuk e kane fatin ta dine se cka do te ndodhe pas 1 apo 500 milion vitesh.
    Nese ekziston njerzimi deri ne ate kohe, atehere une mbetem relativisht i sigurte se do te arrihet dicka e tille. Tek e fundit cdo zhvillim apo parashikim tjeter do te thoshte domosdoshmerisht regresion te vazhdueshem apo zhdukje te civilizimit njerzor.

    Pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 13-09-2011 më 08:32

  16. #16
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Nese deshiron shto edhe 500 milion vite tjera.
    Edhe sot ka profesionista serioze te cilet nuk perjashtojne mundesine qe njerzimi nje dite, pas 50, 100 apo 500 miliona vitesh mund te depertonte edhe ne planete shume te largeta, p.sh. permes "vrimes se krimbit". Askush nga ne dhe shume gjeneratave qe pasojne nuk e kane fatin ta dine se cka do te ndodhe pas 1 apo 500 milion vitesh.
    Nese ekziston njerzimi deri ne ate kohe, atehere une mbetem relativisht i sigurte se do te arrihet dicka e tille. Tek e fundit cdo zhvillim apo parashikim tjeter do te thoshte domosdoshmerisht regresion te vazhdueshem apo zhdukje te civilizimit njerzor.

    Pershendetje
    fakti se ti ndihesh relativisht i sigurte qe kjo gje do te ndodhe me ben mua skeptik .
    ku e di ti se vrimat e krimbajve (lol) ekzistojne anyway?
    teoria e relativitetit nuk e perjashton ekzistimin e tyre , por kjo sdo te thote se ato ekzistojne medoemos.
    e di sa dime ne rreth universit ? me shifra matematikor me duhet te sjell nja dyzet e nente 0's e me mbas nje 1 me te vogel , jo me te madhe se mbase njerezit do super-shpresojne kot pastaj. Plus qe universi eshte massively massively ''massively'' BIG gjithashtu , keshtuqe kjo nuk e ndihmon shume misionin tone.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    fakti se ti ndihesh relativisht i sigurte qe kjo gje do te ndodhe me ben mua skeptik .
    ku e di ti se vrimat e krimbajve (lol) ekzistojne anyway?
    teoria e relativitetit nuk e perjashton ekzistimin e tyre , por kjo sdo te thote se ato ekzistojne medoemos.
    e di sa dime ne rreth universit ? me shifra matematikor me duhet te sjell nja dyzet e nente 0's e me mbas nje 1 me te vogel , jo me te madhe se mbase njerezit do super-shpresojne kot pastaj. Plus qe universi eshte massively massively ''massively'' BIG gjithashtu , keshtuqe kjo nuk e ndihmon shume misionin tone.
    Asgje nuk eshte absolute.
    Kur e permenda "vrimen e krimbit" nuk e pata pearasyesh Einshtajnin, por shkencetare aktual, te cilet nuk e perjashtojne mundesine qe pasardhsit tone te jene ne gjendje vete te krijojne "vrima" te tilla apo dicka te ngjashme per te shkuar ne sisteme tjera djellore apo planete.
    Nje dicka e ngjashme eshte edhe logjike, sepse ne te kunderten me gjase te madhe do te zhdukej njerzimi. Ose ne toke do te jetonin vetem "Zombis"...
    Natyrisht, parakushiti eshte qe toka dhe njerzit te mos zhduken permes ndonje katastrofe natyrore apo kozmike. Perndryshe cdo parashikim hipotetik eshte kot.

    Pershendetje

  18. #18
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Po mire. Si do e cajme ne dhe si do e fashojme hapesiren qe te krijojme keto vrimat e krimbave?
    Ah , duhet edhe ta palosim ,para se ta cajme , se harrova fare une .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Smth_Poetic : 13-09-2011 më 09:40

  19. #19
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Thone se eshte nje biznes shume fitimprures, te blesh prona ne kete planet. Tani mund te blesh toke me 1 euro per meter katror, dhe pas 1 milion vitesh, kur njerezit te mund te arrijne atje, e shet me 20 euro metrin.
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Postime
    141
    Shkenctart po perfitojn fonde nga rrena te tilla , e panë se ne mars nuk ka sen ,e hajt tash tja fusim nje tjeter planet te larget - Siq pat then "Nasradini - mesi i tokes eshte aty ku qendronte ai,kush nuk e besonte le ta maste " .
    Sa e sa rrena te tilla i kemi gelltitur ne emer te shkenctarve matrapaz,qe e kan hutu edhe njerzimin sdi kah tia mbaj a ti besoj shkences,a ti besoj feve a te pafeve e pa shkence .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •