| 22:09 Kubė - Meqenėse Kuba njihet si vend ku pirja e cigares ėshtė pjesė e kulturės, kurse kanceri nė mushkėri shkakton numrin mė tė madh tė vdekjeve, nuk ėshtė befasi pse pikėrisht mjekėt e kėtij vendi kanė arritur deri te njė zbulim sensacional.
Agjencia kineze e lajmeve Xinhua ka publikuar njė lajm tė shkurtėr se nė Kubė ka filluar tė shitet vaksina kundėr kancerit nė mushkėri me emrin CimaVax-EFG.
Kjo vaksinė ėshtė kurorėzim i punės 25 vjeēare tė Qendrės pėr Imunologji Molekulare nga Havana, e cila pohon se pacientėt mund tė ndihmohen edhe nėse janė nė stadet e larta tė kėsaj sėmundje.
Specifika e kėsaj vaksine ėshtė fakti se nuk ka funksion preventiv, por arrin rezultate tė shkėlqyeshme nė luftėn kundėr proteinės, e cila shkakton rritje tė pakontrolluara tė qendrave. Kėshtu, sipas pohimeve tė ekspertėve kubanez, kanceri agresiv i mushkėrive nė fazat e vonshme mund tė transformohen nė sėmundje kronike tė kontrolluar.
Vaksina ėshtė testuar mbi njė mijė pacientė nė Kubė, kurse sipas njė tradite tė mirė tė qeverisė sė Kastros, tė sėmurėve iu shpėrndahet falas./qe/
Krijoni Kontakt