Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 99
  1. #41
    Transgresiv në mes të transgresionit

    2011-10-02

    Mustafa Nano

    Po e filloj me një pohim: Një nga sfidat e mia në Shqipëri është të respektoj rregullat. Po ta dëgjonte ndonjë i huaj këtë pohim, me siguri do thosh: “Sfidë? E ç’ka për sfidë këtu? Rregullat duhen respektuar dhe pikë”. Në fakt, rregullat janë rregulla, e respektimi i tyre as që mund të vihet në diskutim. Mendja ta thotë, se nuk jemi në fushën e zgjedhjeve fakultative; nuk është në dorën tonë të zgjedhim pra, nëse duhet apo nuk duhet t’i respektojmë. Ato duhen respektuar se s’bën dhe tamam kjo, tok me ndonjë gjë tjetër, është në themel të qytetërimit të kohëve të moderne.

    E megjithatë – po kthehem aty ku u nisa – bota shqiptare nuk ka lidhje me qytetërimin. Në Shqipëri të shkelësh e të dhunosh rregullat është rregull më vete; t’i respektosh ato është një përjashtim. Prandaj, të jesh në rregull me rregullat është sfidë e njimendtë. Këtejpari jeta e secilit është e ngritur mbi transgresionin; kjo do të thotë se kush nuk është transgresiv duhet të bëhet gati të vuajë e të përpëlitet ca si shumë në luftën për mbijetesë. Dhe është pikërisht kjo që ka ndodhur e ndodh. Kush ka si busull në jetën e vet standarde të caktuara morale, kush i ka vënë vetes për qëllim të mos i shkelë rregullat, mbi të cilat ngrihet bashkëjetesa (dhe kuptohet që me rregulla kuptoj çdo udhëzim të natyrës etiko-morale e ligjore), me siguri ndihet i shtypur prej mainstream-it mujshar, të dhunshëm, të egër, barbar. Ai është rëndom më i varfër se të tjerët, ai duhet të heqë më shumë se të tjerët për të zgjidhur një problem, ai dhe të vetët duhet të vuajnë më shumë për të gjetur një vend pune, për t’i hapur vetes një korridor karriere, për t’u vetërealizuar, për t’u afirmuar në shoqëri, etj., etj. E gjithë kjo e bën jetën të mundimshme.

    Por mund të ndodhë që dikujt, pikërisht ky fakt, t’i japë paradoksalisht pakëz paqe brenda vetes. Është mazokiste sa të duash, por është dhe bukur, pasi jetohet me idenë që ti, me sjelljen tënde, po e mund dhe sfidon një botë të tërë (në një formë më sublime, kjo sjellje duket tek Armiku i Popullit i Ibsenit, ku kuptohet qartë se çfarë sfide është t’i kundërvihesh mbi bazën e ca standardeve të tua etiko-morale një komuniteti të marrosur pas jetës së kollajtë e të nënshtruar ndaj autoriteteve konvencionale).

    Personalisht, nuk ia kam dalë dot t’i respektoj rregullat deri në fund. Ka momente kur, i ndjellë a i tërhequr nga stili transgresiv e karari që të jep ky stil jetese (të jep alamet karari, s’ke ç’thua), unë bëhem njësh me mainstream-in. Në këto raste e di që po dhunoj rregullat, provoj një “vuajtje civike” për këtë, por me sa duket, qari e dobia që më vinë prej aktit transgresiv janë ku e ku më të mëdha. Por edhe sikur të mos bëhet fjalë për asnjë qar a dobi, më ndodh të bëhem transgresiv pa e pasur mendjen fare, d.m.th pa qenë i vetëdijshëm se çfarë po bëj. Është transgresioni rrotull teje që të përfshin në gjeratoren e vet.

    Një ilustrim. Unë jam, fjala vjen, duke ecur në këmbë në trotuar, jam në një gjendje të përhumbur, krejt i dhënë pas mendimeve të mia. Papritur më shfaqen përpara semaforët në ngjyrë të kuqe, dhe unë instinktivisht ndalem buzë rrugës, mú në fundin e trotuarit. Ai sinjal i ndezur që kuqëlon është një “stop” i fortë në ndërgjegjen e në nënndërgjegjen time. Dua të them se mund të jem duke folur, duke qeshur, duke lexuar një libër a gazetë, duke bërë sms, duke puthur dikë, mund të jem i shushatur, i përgjumur, i dehur, i droguar, i plagosur, a ku di unë në ç’gjendje tjetër, por përballë atij sinjali bëj gjithë herën të njëjtën gjë: ndalem. Më pas fare mirë mund të vijoj rrugën pa pritur ngjyrën e gjelbër, por fillimisht ndalem.

    Vë re që për mbi 90% e banorëve të Tiranës nuk e lënë veten të kondicionohen nga loja ‘idiotike’ e ngjyrave në majë të shtyllave metalike. Dhe mua më ndodh të shoh të ngjashmit e mi që nuk ndalen, që vijojnë të ecin, që s’duan t’ia dinë se aty ka semaforë dhe se ata janë në ngjyrë të kuqe, që s’e kanë për gjë të gjarpërojnë mes makinave që lëvizin me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e tyre, dhe aty për aty më ndodh të bëj si të tjerët, të harroj urdhrin e semaforit, dhe të zgjidhem nga zinxhirët e skrupujve urbanë që më kishin mbajtur të lidhur buzë rrugës. Atë copë rrugë nga njëri trotuar në tjetrin e bëj, ç’është e vërteta, me pakëz brerje ndërgjegjeje, por ndërkohë jam në anën tjetër, tok me të tjerët, në fytyrën e të cilëve mund të lexohet çdo emocion i mundshëm human, por jo brerja e ndërgjegjes. Ata nuk janë të vetëdijshëm që kanë dhunuar një rregull.

    Është e lezetshme të shohësh se si sillemi ne me vijat e bardha. Kalimtarët, sa herë që duan të kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, nuk është se i kërkojnë ato. Ç’është ajo fjalë! Ata i bien rrugës mes për mes në atë vend, ku ua jep në kokë për t’u hedhur matanë. Po të vendosësh një kamerë në kreun e një rruge të gjerë, dhe të filmosh gjatë gjithë ditës, syri do të të shohë veç silueta që hidhen në stil brown-an nga ana e majtë në atë të djathtë të rrugës, dhe anasjelltas. Njëra nga ato silueta, tek-tuk, mund të ndodhë të jem dhe unë. Madje, ky është nga gjestet transgresive që bëj pak më shpesh. Në ndonjë rast, ndonëse kjo sjellje transgresive është tmerrësisht e shrirë dhe e përhapur, unë bëj me pahir një sforcim për ta sfiduar, vihem në lëvizje për të kërkuar vijat e bardha, e vazhdimisht jetoj me idenë se jam i vetmi në Tiranë që e bëj këtë. Nëse ka dhe ndonjë tjetër që e bën, le të bëhet i gjallë; ndoshta mund të krijojmë ndonjë klub së bashku; do jetë klubi me numrin më të vogël të anëtarëve: klubi i vijave të bardha. Tek ky klub do të përfshijmë dhe ata që, teksa janë duke i dhënë makinës, dinë të ndalojnë herë pas here përpara vijave të bardha në respekt të kalimtarëve që korsinë e shenjuar me vija të bardha e kanë të tyren. Mirëpo, këtë gjë s’e dinë as kalimtarët, as grahësit e makinave. Kalimtarët, pikërisht ata që hidhen në anën tjetër të rrugës në çdo koordinatë që t’i kapë hera, tek vijat e bardha, që janë të tyret, ndalen, stepen, kanë frikë, presin sa të kalojë makina e fundit, dhe pastaj e kalojnë rrugën me shpejtësi, duke kthyer kokën sa majtas, djathtas. E di, është gallatë e shkuar gallatës, por është e vërtetë. Këmbësorët në Tiranë janë si të trembur veç tek vijat e bardha, ku makinat, me sa duket e një djall e di se pse, janë më të shkujdesura se gjetkë, mu sikur ato vija të bardha të ishin një tabelë për të rritur shpejtësinë.

    Unë përpiqem të shumtën e herëve të ngadalësoj shpejtësinë te vijat e bardha, dhe kur e bëj shpërblehem me mirënjohje nga këmbësorët që kanë mundur ta vënë re “mirësjelljen” time. Shumica në këto rrethana më vënë dorën në zemër, dhe më thonë diçka me buzë, që unë nuk di pse e lexoj në mënyrë si “Merhabá Mustafa Efendi!” Sidoqoftë, është e sigurt që falënderojnë, dhe kurrë s’kam për ta kuptuar pse falënderojnë, kur ua hapin një rrugë që është e tyrja dhe vetëm e tyrja.

    Por ka raste që unë turrem pas makinave të tjera, dhe veç kur e shoh veten tek vijat e bardha, me këmbësorët që, në pritje, duket sikur janë duke parë gratis filmin “2 fast, 2 curious”, ftillohem dhe u kërkoj ndjesë njerëzve që më kap syri dhe marr aty për aty mirëkuptimin e tyre. Me mijëra herë kam menduar se shqiptarëve mund t’u bësh ç’të duash, dhe më pas mjafton një “ju kërkoj ndjesë” që të fitosh, jo mirëkuptimin e tyre, por dhe zemrat e tyre.

    Vetëm në Shqipëri ndodh kështu. Gjetkë mund të të fusin një të kafshuar m’u në zverk në një rrethanë të ngjashme. Para nja dy vjetësh ndodhi të isha ca ditë në Kopenhagën. Në një rast, teksa po ecja me makinë në një nga rrugët e gjera të kryeqytetit danez, kuptova se kisha ngatërruar rrugën. Po të ecja drejt, do t’më duhej të humbisja nja 10 a 15 minuta për të dalë aty ku doja. Nuk e mendova gjatë, dhe bëra atë që do të bëja në vendin tim, në Shqipëri, pa ndonjë problem. Hodha sytë përpara, hodha sytë dhe pas me ndihmën e pasqyrave, pashë rrugën të pastruar nga makinat dhe i jap një të kthyer me 180 gradë makinës sime. Në harkun e një fraksioni të sekondës dëgjoj nga dritarja e hapur një britmë. Ishte një qytetar, hipur mbi biçikletë, i cili e pa atë që bëra, frenoi, u kthye nga unë, dhe m’u afrua duke m’u hakërryer. Nuk e kisha vënë në rrezik. Ai ishte në rrugën e tij (në Kopenhagën çdo rrugë ka korsinë e vet të biçikletave), por ai nuk po më hakërrehej si një njeri, të cilit iu rrezikua jeta. Ai po i hakërrehej dikujt që po dhunonte mënyrën e tij të jetës e të jetesës mes rregullave që duhen respektuar.

    I kërkova ndjesë. Nuk iu shpjegova, se s’kish se pse e s’kish për çfarë. Thjesht i kërkova ndjesë dhe po kuptoja se ai nuk ish i gatshëm as t’më falte. Më mirë t’më kish zënë polici e t’më kish futur një gjobë të mirë. Kurrë nuk jam ndodhur aq ligsht në jetën time. Dhe e kisha hak të ndihesha ashtu. “Si muti në shi”, do thosh gjyshja ime.

    Ndërsa në Tiranë “si muti në shi” ndihen, jo ata që i dhunojnë rregullat, por ata që i respektojnë ato. Prandaj është tamam një sfidë respektimi i rregullave këtej nga ne. Një sfidë që unë personalisht s’e fitoj gjithnjë. Më ndodh ndonjëherë të bëj atë që bëra në Kopenhagën, e që në Kopenhagën s’kam për ta bërë kurrë më.

    shqip

  2. #42
    Shkrim i bukur!
    Prandaj s'do behemi asnjehere ne, sepse nisemi nga ideja qe do "tallemi" nga te tjeret; nga ideja se hajt ne shqiperi jemi kshuqe na lejohen keto gjera.
    Po te marresh shembull pikerisht makinen e semaforet, si ne artikull, vihet re se shume emigrante qe shkojne ne shqiperi me makine, atje nuk i zbatojne rregullat... rregulla qe ne shtetet ku jetojne i zbatojne me perpikmerine me te madhe.

    Sipas vendit...behet kuvendi!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #43
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Shkrime shume i bukur !!

    Shembulli i Kobenhagenit eshte i vertete ,pore mos merr shembull Kobenhagenin ,se ne Kobenhagen qe moti ata kane kulture ne trafik.

    Krahason Shkupin dhe shkupjanet te cilet per nje kohe te shkurte kane kuptuare se ne trafik duhet te rrespektohen rregullat. Ne Shkupe trafiku respektohet shume me mire se sa ne Tirane ,Prishtine apo ne Tetove .

    Shqipetaret ne pergjithesi per fate te keqe trafikun e respektojne si ne kohen kurre para disa vjeteve i ngrafshin gomarit . Dallimi eshte shume i madhe nga gomari ne Mercedes !!!!!

    Ligjet te shqipetaret asnjehere nuk jane respektuare ,pervec ne komunizem , ishte nje respekt nga friga .
    Keto tollovi ndodhin ku do qe jetojne shqipetaret, perveq ne disa vende evropiane ,ku ata per mosrespektimin e rregullave ne trafik ta presin doren me ligje.

    Po te jeme une ne Qeveri disa njeresve shqipetare ju ndaloje te vozitmen me makina .
    Po te jeme une ne Qeveri e ndaloje benzinen dhe naften per vozitesit shqipetaret qe nuk respektojne rregullat .
    Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 02-10-2011 më 19:33

  4. #44
    Skandali, shqiptarët hanë zarzavate me hormone

    Sociale e Premte, Tetor 7th, 2011

    Koha e produkteve bio ka mbaruar. Shqiptarët denden nga produktet me hormone të stimuluara. Pak për mungesë të informacionit e më shumë të nxitur nga etja për të fituar sa më shumë, fermerët tanë kanë abuzuar gjatë gjithë sezonit me produktet bujqësore që të gjithë i kemi pasur në tryezat tona. Përveç asaj çka dallohet me sy të lirë dhe në shije nga konsumatori, këtë e konfirmoi dje edhe drejtori i Autoritetit të Kontrollit Ushqimor, Genc Jukaj. Dje, gjatë një konference për shtyp, ai se do të ketë penalizime të forta sezonin që vjen. “Kanë qenë preparate të paautorizuara për të hyrë në Shqipëri, që nuk qarkullojnë në vendet e BE-së dhe preparate me afate skandence të kapërcyera. Do t’i bëjmë një kërkesë ministrit të Bujqësisë që të revokojë licencën e këtyre importuesve”, tha Juka. Sipas tij, të gjithë fermerët do të kenë kodin e tyre, çka tregon nga vjen një produkt me cilësi të dobët. Një tjetër problem madhor i bërë publik dje është tregtimi në kushte skandaloze i farërave, plehrave kimike dhe bimëve në farmacitë bujqësore. Drejtori i AKU-t sqaroi se nga kontrollet e ushtruara që nga muaji korrik e deri tani, ka rezultuar se në treg ka mjaft subjekte të palicencuara që ushtrojnë këtë aktivitet. Por, nga ana tjetër, edhe ata që janë të licencuar, tregtojnë në të njëjtat ambiente, si farërat, ashtu dhe plehrat kimike, gjë që është e ndaluar me ligj. “Nuk plotësohet në rregull regjistri i magazinës së tregtimit me shumicë, në disa raste evidentohen preparate të mbrojtjes së bimëve që janë jashtë listës së miratuar nga Ministria e Bujqësisë. Ekzistenca e preparateve të mbrojtjes së bimëve në pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë janë jashtë afatit të skadencës”, tha Juka.
    Në 10 subjekte të tregtimit me pakicë është bllokuar një sasi e konsiderueshme produkteve për mbrojtjen e bimëve që janë të paregjistruara ose që u ka kaluar afati i skadencës. Sipas kreut të AKU-t, do t’i paraqitet kërkesa ministrit të Bujqësisë për pezullimin e licencës në 3 subjekte të tregtimit me shumicë, pasi janë gjetur preparate që nuk janë të regjistruara në listën e miratuar të PMB-ve. “Është bllokuar aktiviteti në 8 fitofarmaci për mungesë dokumentacioni, masë kjo e cila është parashikuar në legjislacionin në fuqi”, tha Juka. Sipas tij, janë evidentuar farmaci bujqësore me sipërfaqe jo të përshtatshme, në kundërshtim me parametrat teknikë, pa ajrosje, pa akses në ujë etj. Shitja e preparateve të mbrojtjes së bimëve dhe plehrave të përdorimit për mbrojtje në bujqësi si farat, tregtohen në të njëjtin ambient. “Të gjitha rastet e tregtimit të preparateve të mbrojtjes së bimëve nuk bëhet i shoqëruar me recetën e lëshuar nga specialistë përkatës. Do t’i bëjmë kërkesë ministrit të Bujqësisë për të pezulluar licencën e 3 subjekteve të tregtimit me shumicë. Është bllokuar aktiviteti te fitofarmacia për mungesë dokumentacioni”, tha drejtor i AKU-t.

    Kontrollet

    Që nga muaji korrik, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar rreth 373 inspektime, nga të cilat 265 janë zhvilluar në fitofarmaci, 33 në subjekte të tregtimit me shumicë të produkteve të mbrojtjes së bimëve dhe 6 inspektime në subjekte që tregtojnë plehra kimike. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në muajt në vazhdim. Ato synojnë garantimin e të gjithë zinxhirit të prodhimit ushqimor në vend, duke filluar nga importi i bimëve dhe farave bujqësore, deri te përdoruesi i fundit, që është fermeri. AKU, tashmë me funksione të plota në fushën e mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore.

    ZIRINA LLAMBRO

    panorama

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sarandë, peshkaqeni 5 metra, bie në rrjetat e peshkatarëve

    Një peshkaqen, me peshë 400 kg dhe gjatësi 5 metra, ka rënë sot në rrjetat e peshkatores “Mario”, në Gjirin e Borshit, rreth 30 km larg Sarandës, në jug të vendit. Agron Demani, kapiteni i peshkatores “Mario” ka deklaruar se peshkaqeni kishte rënë në rrjetat e peshkimit, rreth 100 metra larg bregut në zonën e quajtur “Grami”. “Nuk më kishte shkuar ndërmend se peshkaqeni do të binte në rrjetat e peshkatoresh. Kjo është një shenjë e mbarë për peshkatarët”, deklaron Demani. Sipas tij, peshkaqeni ishte femër dhe shumë shpejt do sillte në jetë të voglin e saj.(foto Atsh)

    (d.xh/BalkanWeb)

    -

    -----

    100 metra nga bregu.. hedhin rrjetat anijet e peshkimit..

    kjo eshte e pa ligjshme sepse demton faunen e floren nen ujore..

    mirpo peshkataret nuk tremben ta dekllarojne piraterine e tyre..

    sepse boset e vipat e bamiret e ministrat e miliardaret presin peshkun e fresket tek aragosta-t luksoze..

  6. #46
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Po filloj dhe une me nje pohim si Mustafai: "Ne Tirane eshte tmerr te jetosh"

    Kam nje jave ketu dhe po me djegin hundet nga tymi e bloza, nuk ka nje cep ku nuk ka makina qe nxjerrin bloze nga mbrapa, ku nuk ka pirgje me plehra e ku nuk digjen plehra.
    Mendova se do ta gjej Tiranen me mire, por e gjeta me gjysmen e semaforeve qe nuk punojne me, dhe trafiku eshte nje lemsh i madh. Makina qe ecin si t'u doje qefi, dhe kembesore qe mesyjne ne cdo lloj pike te rruges.
    U inagurua dje per se dyti rruga per kembesoret te keshtjella e Tiranes, por qe tani rruges i kishin thyer disa nga llambat, dhe kishin prishur nje telefon gjigand te vendosur si simbol i komunikimit me BE-ne.
    Kalova nga ish-fusha e aviacionit--atje ishte bere tamam xhiro Tirane, me mijera njerez shetisnin ne 1 km e ish fushes dhe me qindra bare gelonin nga rinia. Bukur, por te vinte keq qe vetem 3 muaj pas inaugurimit, shume nga lishareset dhe lodrat e femijeve ishin te rrezuara ne toke, ose u kishin ngelur vetem vrimat ku me pare qendronin tubat e tyre....
    Kudo neper rruget e Tiranes shiheshin cungjet i ish-fidaneve qe ishin mbjelle disa vite me pare, tani nen pushtetin e gomave te makinave...
    Nderkohe qe Liqeni i famshem i Tiranes, ishte kthyer ne nje grope te vogel me uje, plot me peshq te ngordhur, dhe nje kanal i sapohapur e sillte edhe ate pak uje qe kishte mbetur ne nje grope afer bregut, ku zorra e nje pompe lavazhi thithte uje papushim....

  7. #47
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin

    Meqe je atje, bej ca foto e silli ne forum.

  8. #48
    Pronat, kasaphanë në Gjykatën e Lezhës

    15 Tetor 2011

    Përplasje me armë në oborrin e institucionit. Një i vdekur dhe katër të plagosur

    Kasaphanë në gjykatë, një i vdekur dhe katër të plagosur. Seanca gjyqësore për një konflikt pronësie është shndërruar në një betejë me armë në ambientet e Gjykatës së Lezhës

    Gjyqi

    Dy grupe personash, banues të fshatrave të ndryshme të Lezhës, por asnjëri nga Ishulli i Shëngjinit, pretendonin pronësinë e një ndërtese në këtë fshat bregdetar. Godina ndodhet në një zonë bregdetare të pashfrytëzuar deri më sot për turizëm, por që konsiderohet si një vend me perspektivë, ndaj edhe konflikti mes pretendentëve ka qenë i ashpër.

    Dje, palët janë përballur në Gjykatën e Lezhës, në seancën e parë të gjyqit që do të përcaktonte se kush kishte të drejtë, por përpara se të dëgjonin vendimin e drejtësisë, ata kanë tentuar të marrin vendimet e tyre me grykën e pushkës.

    Përleshja

    Ndërsa në një nga zyrat e gjykatës avokatët e dy palëve paraqisnin pretendimet, në oborr nisën të shkëmbeheshin fillimisht fyerje, pastaj grushte e në fund pistoleta, mes të afërmve të dy personave që pretendonin pronën në fshatin Ishull.

    “Rreth orës 09:30, në oborrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë ka pasur një konflikt me armë zjarri, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Endri Pal Betaj, lindur në fshatin Abat të Shkodrës dhe banues në Torovicë të Lezhës. Po ashtu, janë plagosur me armë zjarri shtetasit Arben Nikulaj (Marku), banues në Balldre, Lezhë; Alban Deda, banues në Lezhë; dhe Sokol Xhemail Sejdia, 43 vjeç, banues Tiranë, i cili është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Gjatë konfliktit ka marrë dëmtime nga një plumb edhe Mark Lazër Ndreu, 75 vjeç, i cili ka qenë rastësisht në oborrin e gjykatës dhe nuk ka lidhje me konfliktin”, - thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, mesditën e djeshme.
    Policia

    Burimet zyrtare të policisë theksuan se, ngjarja ka ndodhur në oborrin e gjykatës dhe jo brenda godinës, ndërsa burime të pakonfirmuara i thanë gazetës se krisma armësh ka pasur edhe brenda ambienteve të gjykatës, ku ndodheshin një pjesë e personave të përfshirë në konflikt.

    Versioni i policisë se, përplasja me armë ka ndodhur brenda rrethimit të gjykatës, por jashtë zyrave të saj, është mbështetur edhe nga krerët e Gjykatës së Lezhës, të cilët gjithsesi kanë bërë thirrje për mbrojtje pas kësaj ngjarjeje të pazakontë.

    Krismat e armëve kanë vënë në lëvizje policët që ndodheshin pranë gjykatës. Ata kanë bërë të mundur neutralizimin e personave të armatosur, por vetëm pasi ata kanë mbushur me pellgje gjaku oborrin e institucionit të drejtësisë. Puna e vetme e dobishme që kanë bërë policët ka qenë transportimi për në spitalin e Lezhës i të plagosurve. Më pas, në Komisariatin e Policisë së Lezhës janë shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër i konsiderueshëm personash, në cilësinë e dëshmitarëve dhe personave që kanë dijeni për ngjarjen.

    Nga policia nuk saktësohet nëse personat e përfshirë në konflikt kanë hyrë të armatosur brenda në sallën e gjyqit.

    shqip

  9. #49
    Lezhë, arrestohen autorët e vrasjes së Anisa Opingarit

    Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Anisa Opingarit, vajzës 24-vjeçare, trupi i të cilës u gjet i dekompozuar në Shëngjin 3 muaj më parë.

    Sokol Backa, 26 vjeç, dhe Genci Bikmeta, 43 vjeç, të dy nga Fieri, u arrestuan për vrasjen në bashkëpunim të vajzës 24-vjeçare, por policia e Lezhës nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me operacionin e kryer për kapjen e tyre.

    Trupi i dekompozuar i Anisa Opingarit u gjet në Shëngjin më 15 korrik.

    shekulli

  10. #50
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Turma katundaresh shkaterrojne hidrocentralin e Sasajt

    “Luftë” për ujin, fshatarët dëmtojnë hidrocentralin privat
    2011-10-15
    Gazeta Shqip

    Dëmtohet vepra e marrjes së ujit. Investitori dhe pushtetarët vendorë replikojnë

    Vetëm tri javë pas hyrjes në shfrytëzim, hidrocentrali lokal i Bunecit është detyruar të ndalë prodhimin. Banorë e madje edhe punonjës të administratës së Komunës së Vergoit kanë ndërhyrë dhunshëm mbi veprën e marrjes së ujit në Tatazat. Mësohet se kanë qenë një grup njerëzish nga disa fshatra të Komunës së Vergoit, midis të cilëve edhe punonjës të administratës së kësaj komune, që kanë shkaktuar dëmtimin e veprës së hidrocentralit lokal të Sasajt. Shkak për këtë është bërë pretendimi i tyre se hidrocentrali ka lënë të gjithë zonën pa ujë për ujitje në bujqësi. Ngjarjen e konfirmojnë burime nga Komisariati i Policisë i Sarandës. Mësohet se për këtë ngjarje janë marrë në pyetje disa persona, të identifikuar si pjesëmarrës në aktin e dhunimit të hidrocentralit. Midis tyre policia ka pyetur Dhimitër Onjean, banor i fshatit Bajkaj të Delvinës dhe Tasim Zbobon, banues në fshatin Kalasë, me detyrë inspektor pyjesh në Komunën e Vergoit. Mësohet se materialet ndaj këtyre dy personave do t’i kalojnë Prokurorisë së Sarandës, për t’u ndjekur penalisht për veprën shkatërrim i pronës në bashkëpunim, parashikuar nga neni 15 dhe 25 i Kodit Penal. Grupi hetimor që shkoi në vendin e ngjarjes ka konstatuar dëmtimin e një pjese të murit mbajtës të kanalit, me gjatësi 6 metra, si dhe dëmtimin e tri portave komanduese, ndërkohë që dëmi është vlerësuar në masën e 150 mijë lekëve.

    Mësohet se kjo ngjarje i ka çuar në dyert e prokurorisë si investitorin edhe kryetarin e Komunës së Vergoit, pasi pretendimet janë të ndërsjella. Reagimi i dhunshëm është dënuar nga të dyja palët, ndërkohë që nga banorët e një radhë fshatrave të komunës që ka në territorin e vet burimet e ujit në Tazat, nuk është normale që investimi, i cili prodhon dritë për një komunitet, të lërë pa ujë për tokat bujqësore një komunitet tjetër. Kryetari i Komunës së Vergoit, Fiqiri Kullaj, tha për “Shqip” se ishin banorët që kanë reaguar dhe jo komuna. “Sa i takon komunës, - u shpreh kryekomunari Kullaj, - ne kemi pritur në tërë këto vite që investitori Gjika të paraqesë dokumentacionin e veprës në komunë dhe të njohë edhe zyrtarisht detyrimet që ka ndaj këtij komuniteti për t’i rezervuar ujin e ujitjes së tokave”. Kullaj ka shtuar se në mungesë të këtij komunikimi i ka kërkuar zyrtarisht administratorit të kompanisë, Vasil Gjika, që të paraqesë dokumentacionin zyrtar pranë komunës. Nga ana e tij, Vasil Gjika, ish-deputet i Përmetit, tha se kërkesën nga komuna e ka marrë më 7 tetor të këtij viti dhe se ai ishte duke ndërtuar një dosje të plotë të të gjithë dokumentacionit dhe lejeve që disponon. “Nuk është aspak në themel të ngjarjes pretendimi se fshatarët kanë mbetur pa ujë për ujitje. Kjo pasi sezoni i ujitjes, realisht ka përfunduar dhe ky zë nuk u dëgjua as në korrik e në gusht, por edhe kësaj kërkese ne i jemi përgjigjur, duke rezervuar një sasi uji për ujitje si për banorët e Komunës së Vergoit edhe për ata të Lukovës”, tha Gjika. Ndërsa ai sqaron se nuk ka arsye t’i kërkojë leje komunës për investimin, pasi burimet e ujit janë pasuri kombëtare që qeveria ia ka kaluar zyrtarisht koncesionarit.

    Hidrocentrali lokal i Sasajt ka vetëm tri javë që ka hyrë në shfrytëzim, duke prodhuar energji elektrike, që hyn në sistemin energjetik kombëtar. Hidrocentrali lokal ka një fuqi prej 8 megavatësh. Jashtë sezonit turistik kjo vepër energjetike përballon gjysmën e nevojave për konsum që ka Saranda dhe zona e Bregdetit.

  11. #51

    Shpërthimi i bombulës, tre të lënduar në spital

    Shpërthimi i bombulës, tre të lënduar në spital

    17/10/2011

    Thimi Samarxhiu

    Shpërthimi i një bombule gazi në një lokal pranë Drejtorisë së Policisë Tiranës, ka shkaktuar panik në banorët e zonës përreth. Ngjarja në fjalë është regjistruar rreth orës 13:00 të ditës së djeshme, kur rrjedhja e gazit ka çuar në shpërthimin e bombulës së gazit dhe në plagosjen e punonjësve dhe të disa klientëve që ndodheshin në lokal në momentin e shpërthimit. Mësohet se së paku 3 persona, pjesëtar të stafit të lokalit kanë pësuar djegie, ndërsa disa klient janë goditur nga xhamat e thyer të dritareve. Sipas të dhënave paraprake, në lokal janë shkaktuar dëme të shumta, gjithashtu dëme janë shkaktuar dhe në disa automjete që ishin parkuar pranë lokalit.

    Ngjarja

    Rreth orës 13:00, një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën në afërsi të Drejtorisë së Policisë Tiranë. Rrjedhja e gazit për pak sa nuk është shndërruar në një tragjedi, duke parë fuqinë e shpërthimit dhe dëmet e shkaktuara në lokal. Raportohet se 3 punonjësit e lokalit kanë marrë djegie të lehta në pjesë të ndryshe të trupit, ndërsa disa klientë janë dëmtuar nga copat e xhamit. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në kuzhinën e lokalit, ku gazi përdorej për të gatuar. Në rrethana ende të paqarta, bombula ka rrjedhur sasi të vogla gazi, i cili më pas ka marrë flakë dhe ka shpërthyer. Nga forca e madhe e shpërthimit, pjesa e brendshme lokalit është dëmtuar tërësisht, ndërsa dëme ka pasur dhe në pjesën e verandës, ku karriget dhe tavolinat janë spostuar nga vala e shpërthimit. Nga ana e saj, Policia e Tiranës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka nisur dhe punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së punëtorëve dhe rrjedhjes së gazit.

    Dëshmitë

    Dy prej klientëve të cilët ishin të pranishëm në momentin e shpërthimit në lokal dhe që fatmirësisht kanë shpëtuar pa dëmtime, tregojnë për "Gazetën Shqiptare" çastin e shpërthimit. "Ishim të ulur në një tavolinë në pritje për të ngrënë drekë. E ndjemë fillimisht erën e gazit, por nuk i vumë rëndësi. Më pas një klient, sapo hynë në lokal, i tmerruar na kërkon që të dalim jashtë pasi kishte rrjedhje gazi. Në kohën kur ky i fundit ishte tek dera e lokalit, ndodhi dhe shpërthimi. U tronditëm dhe nuk po merrnim vesh se çfarë po ndodhte. Në një moment pash punonjëset e lokalit të cilat ishin të shtrira në tokë dhe të mbuluara nga tavolinat dhe suvaja. I ndihmuam që t'i nxirrnim jashtë dh aty pamë që ishin të djegura. Gjithashtu edhe disa klientë që ndodheshin në verandën e lokalit kishin pësuar dëmtime të lehta nga copat e xhamit," - mbyll rrëfimin e tij njëri prej dëshmitarëve.

    gazeta shqiptare

  12. #52
    Lodrat e këpucët për fëmijë nga Kina, kancerogjene

    » Dërguar më: 18/10/2011 - 14:17

    Esmeralda Keta

    Lodrat e fëmijëve të moshës 0-3 vjeç dhe veshjet për të vegjlit që vijnë nga Kina, kanë përbërës të rrezikshëm që mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin e tyre. Inspektorati Qendror Teknik, i cili ka për detyrë të mbikëqyrë tregun, ka bërë disa inspektime, nga ku kanë rezultuar se lodrat e fëmijëve janë të pasigurta, ndërsa në këpucë janë gjetur përbërje kancerogjene. Këto produkte ishin të denoncuara edhe më parë në Sistemin e Sigurisë Europiane për produktet e rrezikshme (RAPEX), ndërsa IQT-ja i ka dërguar një letër doganave që të bëjnë kujdes në zhdoganimin e tyre.

    Lodrat

    Sipas këtij inspektorati problemet janë vënë re në lodrat e fëmijëve të moshës 0-3 vjeç dhe që ishin kukulla, makina me rrota, si dhe lodra të tjera plastike. "Në shumë ente tregtuese u vu re se këto lodra nuk shoqëroheshin me paralajmërimet përkatëse. Nuk kishte asnjë të dhënë për përmbajtjen kimike të materialit plastik, prej të cilit ato përbëheshin, gjë kjo me rrezikshmëri të lartë duke ditur problemet e mëdha shëndetësore që mund të krijojë tek një fëmijë që është në kontakt dhe prek me duar një lodër plastike, për të cilën nuk ka të dhëna për materialet kimike të përdorura. Në shumë raste mungonte marka CE. Lodrat, sidomos kukullat kishin pjesë të vogla, lehtësisht të shkëputshme, të cilat mund të gëlltiteshin nga fëmija dhe që kalonin lehtësisht në grykën e cilindrit të testimit", - thuhet në raportin e këtij inspektorati.

    Veshjet

    Këpucë për fëmijë, për vajza, me ngjyrë të kuqe, me pak takë. Në raportin e Inspektoratit qendror teknik, pas kontrollit në treg, kanë konstatuar se produkti nuk ka asnjë dokumentacion shoqërues, dhe se vendi i origjinës është Kina. "Pas analizimit të kryer produkti paraqet rrezikshmëri për shëndetin e fëmijës për shkak se suprina e këpucës është igelit me bazë tekstili (tekstili është napë), në sipërfaqe ka rrëshirë poliuretan. Në pjesën e brendshme ka të ngjitur një shtresë poliuretani poroz. Materiali është hidrofob, nuk ka porozitet. Ky faktor shkakton djersitjen e këmbës së fëmijës dhe me kalimin e kohës sëmundje të lëkurës dhe myk. Materiali i shtrojës, astarit dhe veshëve është igelit me bazë velaturë sintetike mbi të cilën është vendosur shtresa e rrëshirës. Rezistenca në grisje është shumë e ulët. Astari është imitim i lëkurës së derrit. Ai nuk është higroskopik, në këtë mënyrë shkakton djersitjen e këmbës dhe si pasojë shkakton zhvillimin e myqeve, dermatiteve, etj. Për sa i përket tabanit, ai është fibër e presuar ka kamaret çeliku dhe kamaret kartoni. Tabani është një trup i ngurtë (shumë i fortë) joelastik dhe gjatë ecjes është shumë i lodhshëm për këmbën e fëmijës. Përsa i përket shollës, ajo është prej materiali gome termoplastike dhe përbëhet nga dy shtresa të ngjitura. Shtresa sipërfaqësore është PVC, ndërsa shtresa bazë është material termoplastik. Sholla nuk ka elasticitet, ka fortësi shumë të lartë, përmban sasi të kufizuara plastifikatori, të cilat janë nënprodukte të katraneve. Ato janë kompozime kimike aromatikë dhe për pasojë janë kancerogjene. Ndërsa, taka e këpucës është plastikë e lyer me boje. Taka së bashku me supertakën janë shumë të forta nuk kanë elasticitet, për pasojë janë shumë të lodhshme gjatë ecjes dhe shkaktojnë probleme në shtyllën kurrizore të fëmijës", - thuhet në raportin analizues të inspektorëve që mbikëqyrin tregun në vendin tonë.

    Kozmetika

    Një tjetër produkt i rrezikshëm që gjenden shpesh në treg janë edhe buzëkuqet për vajza (kryesisht produkte që shiten në karroca për 100 lekë), ngjyrë lejla dhe i kuq, me kapak transparent. Edhe në këtë rast produkti nuk ka asnjë dokumentacion shoqërues dhe vendi i origjinës është Kina. "Pas analizave të kryera në laborator produkti paraqet rrezik në përdorimin e tij sepse ka përmbajtje më të lartë se e lejuara të plumbit. Konsistenca (forma) nuk është e qëndrueshme, shkrin në temperaturë më e ulët se ajo që parashikohet në standard" - thuhet në këtë raport.

    gazeta shqiptare

  13. #53
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Vritet per nje gervishtje makine

    18 Tetor 2011 - 18:35 | Shqiperi

    Tiranë, vritet 30 vjeçari 2 të arrestuar, në kërkim autori

    TIRANE- Një 30 vjeçar ka mbetur i vrarë pak minuta më parë në periferi të kryeqytetit. Vrasja është shënuar rreth orës 18: 00 në Sauk të Vjetër.

    Policia bën të ditur se viktima Vilson Përleka është goditur për vdekje me mjete të forta, nga i dyshuari si autor, Erald Sina.

    Nga të dhënat e para hetimore, mësohet se vrasja mund të ketë motiv një gërvishtje makine.

    Policia ka vënë në pranga 2 persona, ndërsa thotë se autori i krimit Erald Sina është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe po punohet për arrestimin e tij.
    (s.g/balkanweb)

  14. #54
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Meqe je atje, bej ca foto e silli ne forum.
    Foto 1: Para nje viti ketu kishte fidane, qe tani u kane mbetur vetem cungjet pasi jane shkaterruar nga gomat e makinave qe parkojne ne trotuar.Kete gje e verejta kudo ne Tirane.

    Foto 2: Semaforet ne shumicen e kryqezimeve nuk punojne dhe kembesoret jane ne meshire te makinave qe nuk ndalen kurre.

    Foto3 : Semafore joekzistente, te kaloje kush te mundet.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  15. #55
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Foto1: kalimi ne kryqezim pa semafor-Stadiumi Selman Stermasi.

    foto2: Parkim treshe e katershe..

    foto3: parkim edhe ne rrethrrotullim (policia ishte aty po nuk nderhynte fare)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  16. #56
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    foto1: parkim i shumefishte ne nje rruge me vetem dy korsi-blloku

    foto2: kudo ne Tirane, trotuaret ishin shnderruar ne parkingje e duhej te dilje te ecje ne rruge me makinat se nuk kishte nga te kaloje

    foto3: perseri parkim i tre-kater fishte...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  17. #57
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    foto1: per te bere nje foto te nje makine qe nuk ndalet ne semaforin e kuq ne Tirane, mjafton te gjesh nje semafor, prit sa te vije nje makine dhe shkrep foton. makinat nuk ndalen para ngjyres se kuq. Te gjitha fotot ne kete kyqezim u bene ne pranine e 2 policeve pak metra me tutje. Kjo tregon se shoferat shqiptare sypatrembur, nuk u ben syri terr nga policia.

    foto 2: i njejti tekst

    foto3: korsite e perkushtuara per autobuse...sic shhet vetem autobuse aty nuk ka
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  18. #58
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    te blloku, shofere qe s'e cajne koken per driten e gjelber te kembesoreve
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  19. #59
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kronikë, Lajm i fundit|19/10/2011 12:34
    Tropojë, tritol makinës së kryeplakut
    Burime nga Tropoja bëjnë të ditur se para pak orësh është vënë tritol makinës së djalit të kryeplakut të fshatit Markaj të komunës Lekbibaj në Tropojë.
    Makina e djalit të kryeplakut të fshatit Markaj, Lulash Marku ka shpërthyer por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Makina tip kamionçine ishte parkuar në momentin e shpërthimit duke dëmtuar edhe një automjet tjetër.
    Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Kronikë, Lajm i fundit|19/10/2011 12:34
    Tropojë, tritol makinës së kryeplakut
    Burime nga Tropoja bëjnë të ditur se para pak orësh është vënë tritol makinës së djalit të kryeplakut të fshatit Markaj të komunës Lekbibaj në Tropojë.
    Makina e djalit të kryeplakut të fshatit Markaj, Lulash Marku ka shpërthyer por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Makina tip kamionçine ishte parkuar në momentin e shpërthimit duke dëmtuar edhe një automjet tjetër.
    Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
    patjeter qe i ka nis. po a do marojn naj her se

    a o zbardh naj ngjarje kto 10 vjet?

    asni

    pranej veni tritola, vritni, pritni se ferr ne kam su hyn
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •