Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 99 prej 99
  1. #81
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Leci sala ju tha atyre te dyve shkoni manipuloni telat e elektrikut ?
    Jane njerez te papergjeshem lol

    Mjafton te permendesh bregdetin dhe shqiperia kthehet ne nje vend terheqes turistik, por duhet te civilizohemi edhe ne si njerez lol
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Leci sala ju tha atyre te dyve shkoni manipuloni telat e elektrikut ?
    Jane njerez te papergjeshem lol

    Mjafton te permendesh bregdetin dhe shqiperia kthehet ne nje vend terheqes turistik, por duhet te civilizohemi edhe ne si njerez lol
    Po per cilin manipulim telash elektriku po flet ti?
    Ata nuk kishin shkuar aty per te bere gersheta me telat,por hyjne per ti vjedhur e shesin materialin
    Pastaj cfare i ka thene sala,kete une se dij
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #83
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Po per cilin manipulim telash elektriku po flet ti?
    Ata nuk kishin shkuar aty per te bere gersheta me telat,por hyjne per ti vjedhur e shesin materialin
    Pastaj cfare i ka thene sala,kete une se dij
    Sala ndoshta eshte politikane i dobet pajtohemi te gjithe , pore Sala nuk eshte fajtore per te gjithe.

  4. #84
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Hajde kasapan rinie hajde,po nuk zun men kto njerez .
    Ska faj berisha mosi bini ne qaf kot te shkretit-)

  5. #85
    Pallati u bllokon pamjen e detit, reagon ambasadori

    Kronike e Shtunë, Mars 24th, 2012

    Ambasadori danez, Karsten Ankjaer Jensen, dje në Sarandë

    “Mbiu” para ballkoneve, Jensen: Ndryshuan kushtet e kontratës.

    Katër familje, daneze e suedeze , alarmojnë ambasadat.

    Iu “mbin” pallati para, duke iu zënë pamjen nga deti, shtetasit e huaj alarmojnë ambasadat për fenomenin. Ambasadori danez, Karsten Ankjaer Jensen, ishte dje në Sarandë dhe denoncoi një rast duke komentuar edhe vendimin e gjykatës në lidhje me një pallat në ndërtim. Sipas tij, nëse një gjyqtar i korruptuar jep një vendim i cili nuk është në përputhje me ligjet, atëherë kjo shkatërron reputacionin e Shqipërisë. Fenomeni i ndërtimit të pallateve ngjitur me njëri-tjetrin që ndodh rëndom jo vetëm në Sarandë, por në të gjithë vendin tonë, nuk është anashkaluar nga shtetasit e huaj, të cilët e kanë konsideruar atë si një cenim të kontratës së blerjes të apartamenteve të tyre. Katër familje, dy daneze e dy të tjera suedeze, mësohet se kanë blerë disa vite më parë apartamente buzë detit, me qëllim që të vijnë dhe të kalojnë pushimet e verës në Sarandë. Pallati 7-katësh ku ata jetojnë është ndërtuar rreth 150 metra larg detit. Sipas pretendimit të tyre, një ndër kriteret e kontratës së blerjes së apartamenteve ka qenë fakti se ato ndodhen me pamje nga deti. Por, pak kohë më pas, Bashkia e Sarandës dha një tjetër leje ndërtimi. Pallati ka nisur punimet rreth 30 metra larg detit dhe ka arritur punimet deri në katin e tretë të saj, ndërsa nuk dihet se për sa kate e ka marrë lejen. Duke qenë të pafuqishëm të ndalojnë ndërtuesit, katër qytetarët danezë e suedezë kanë vënë në dijeni ambasadat përkatëse. Këto të fundit mësohet se i kanë kërkuar Bashkisë t’i pezullojë punimet e pallatit, leja e të cilit ishte dhënë kur Bashkinë e drejtonte PD-ja. Kreu i Bashkisë, Stefan Çipa, bëri të ditur dje se ai i ka pezulluar punimet dhe e ka çuar çështjen në gjykatë. Por, kjo e fundit ka vendosur në favor të ndërtuesit. Tashmë çështja është në proces në shkallët e tjera të Gjyqësorit, ndërsa ambasadori danez inspektoi dje situatën nga afër, nga ku ka dhënë opinionin e tij për çështjen, por edhe për betonizimin e qytetit turistik në përgjithësi. “Betonizimi i bregdetit është një parashikim i zymtë për investimet e të huajve, apo dhe për thithjen e turistëve. Ardhja e investitorëve të huaj në Sarandë është e sigurt nëse ata do të kenë të garantuar pa-cenueshmërinë e pronës së tyre. Por, nëse ndodh e kundërta, atëherë reputacioni i Shqipërisë është në diskutim. Unë erdha të shoh këtë vend, se u informova nga kryetari i Bashkisë rreth disa problemeve që ka në Sarandë. Erdha këtu se disa nga bashkëqytetarët e mi kanë investuar në blerjen e apartamenteve dhe janë ankuar se kushtet e investimit kur ata e blenë apartamentin kanë ndryshuar. Ky ndërtim këtu është në proces gjyqësor dhe nuk mund të komentoj. Ajo çka mund të them është se investitorët do të vijnë në Shqipëri vetëm në rast se do të mund të jenë në gjendje ta mbajnë investimin e tyre. Nëse një nëpunës i shërbimit civil, apo një gjyqtar i korruptuar, jep një vendim i cili nuk është në përputhje me ligjet, atëherë kjo shkatërron gjithë reputacionin e Shqipërisë. Gjithashtu, kjo do t’i mbajë shtetasit perëndimorë larg Shqipërisë. Ata që paguajnë çmimin e kësaj do të jenë populli shqiptar, qytetarët e thjeshtë”, u shpreh ambasadori danez, Jensen.

    “Sistemi gjyqësor, jo i drejtë”

    Sipas Jensen, arsyeja që të huajt vijnë këtu është natyra e pashkatërruar. Por, nëse Shqipëria do ta transformojë bregdetin e saj në beton, shumë turistë nuk do të vinin më. “Të jeni të sigurt se kur ata e blejnë një apartament me pamje nga deti dhe u merret hapësira, do të thotë që ata nuk do të kthehen më në Shqipëri dhe nuk do t’u thonë investitorëve të tjerë shkoni atje dhe investoni. Ndërtimet e paligjshme janë një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë. Apo edhe sistemi gjyqësor, i cili nuk është në të gjitha aspektet e tij i drejtë. Ky përbën një problem shumë të madh për dëshirën e shqiptarëve për ta bërë Shqipërinë një magnet të turizmit”, u shpreh më tej ambasadori.

    SARANDE/ SHPRESA DINE

    panorama

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ishte me pamje nga deti,tani do te shohin bithen e ruzhdijes..
    ska me pamje nga deti

    Hajde ambasador hajde
    ktu vret e del i pafajshem,grabit zgjedhjet e del i nderum.
    kjo fale vendimeve te gjykates qe eshte institucion i pavarur.
    o ambasador shko ankohu ke sala se te sjell çunin e per 24 ore ske me asgje perpara syve
    problemi lind nese i pelqen çunit te sales ajo pjese e sarandes
    nese i pelqen,thuaji bashkekombesve te tu,me vjen keq miqte e mi,po me salen nuk behet shaka se te heq qafe.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #87
    Vazhdon masakra e lumenjve

    27-03-2012

    “Fiks Fare” denoncon shkatërrimin e shtretërve të lumenjve

    Qeveria ka vendosur disa herë të mos gërryhen shtretërit e lumenjve. Por ka edhe trima ky vend që nuk pyesin për këtë qeveri. Po që janë edhe të bindur që Kryeministri bën shaka përditë me florën, faunën, me ullinjtë, pjeshkët, lumenjtë, rrugët.

    Dhe në mënyrë demonstrative sa herë që kalon Kryeministri dhe ministrat e tij me makina luksoze, ata e përshëndesin duke ngritur dy gishtat përpjetë. Janë apo nuk janë demokratë

    Askush nuk mund ta ndalojë masakrën e lumenjve në vendin tonë. As Këshilli Kombëtar i Ujit, as urdhrat e qeverisë, as ato të ministrave të ndryshëm.

    Edhe pse vazhdimisht nxirren vendime që mbajnë firmën e Kryeministrit, apo të ministrit të Mjedisit, ekskavatorët vazhdojnë të gërryejnë dhe të shkatërrojnë shtretërit e lumenjve.

    Sipas vendimit të fundit të Këshillit Kombëtar të Ujit, deri në fund të muajit maj nuk duhet të tërhiqet qoftë edhe një gur i vetëm nga shtretërit e lumenjve. Ky vendim përcakton qartë që shtretërit e lumenjve nuk mund të shfrytëzohen në 12 muaj të vitit, por vetëm 5 muaj në vit.

    Masakra mjedisore, e cila vazhdon të gërryejë pambarimisht lumenjtë, nuk ka kursyer edhe lumin e Devollit, duke nisur nga qyteti i Gramshit e deri në Komunën Kodovjat të këtij rrethi.

    “Kasapët” e inerteve janë kapur gjatë një investigimi të emisionit “Fiks Fare”, duke marrë inertet nga lumi i Devollit, një punë të cilën e kryejnë çdo ditë pa u shqetësuar nga askush, edhe pse pranë lumit ishte i vendosur një postbllok i Policisë Pyjore.

    Tregtarët e këtyre inerteve gjatë bisedave me gazetarët e “Fiks Fare” tregojnë se “si rezultat i marrjes së vazhdueshme të inerteve, shtrati i lumit Devoll po mbushet më shumë me gurë. Banorët e kësaj zone, të cilët shfrytëzojnë pa kriter çdo ditë shtratin e lumit Devoll, të pandërgjegjësuar për dëmin që shkaktojnë, gjatë bisedës shprehen të bindur se “zhavorri në këtë lumë nuk ka për të mbaruar për miliona vjet”. Madje ata tregojnë edhe çmimet e shitjes së këtyre materialeve inerte.

    Nga ana tjetër, ata pohojnë se në këtë zonë mungon totalisht kontrolli nga Inspektorati i Mjedisit dhe atij Ndërtimor.


    Bisedat e gazetarëve të “Fiks Fare” me punëtorët që gërryejnë shtratin e lumit Devoll

    Fiksi – Si kalove?
    Shoferi i kamionit – S’ka shumë gurë, është shumë i ashpër.
    Fiksi – Këtu është zonë që nuk të kap dhe kontroll e gjë, të paktën i merr (inertet).
    Shoferi i kamionit – Ato kur vinë na kapin, kapin ne të kapurit. S’kapin këta që vijnë këtu që bastardojnë gjithë këtë dynja, i marrin me mijëra metra kub. Ai që është për të kapur, s’kapet.
    Fiksi – Ne ishim të interesuar sa është metër kubi, prandaj.
    Shoferi i kamionit – Çfarë metër kubi, marrim siç ka marrë gjithë dynjaja, shtrati i Devollit s’ka të mbaruar për miliarda vjet.
    Fiksi – Kush e merr (inertet) tani?
    Shoferi i kamionit – “AlbBuding”, se çfarë është një firmë.
    Fiksi – Po ju e keni privat d.m.th. ë?
    Shoferi i kamionit – Po. Ja po ta shikosh duket. Duket materiali, ai që është i njomë, është ngarkuar sot. Tani këto (gurët e thatë) i kanë bastarduar. Të rrish tërë ditën me një rrugë, për të nxjerrë bukën e fëmijëve.

    ***

    Fiksi – Sa është një metër kub?
    Punëtori – Dyzetmijë lekë.
    Fiksi – Ngarkesën, sa merr?
    Punëtori – Ngarkesën, dymijë lekë të vjetra. Fadroma.
    Fiksi – Po fadroma. Kontrolle gjë s’ka të paktën.
    Punëtori – Në lumë thua ti?
    Fiksi – Po.
    Punëtori – S’ka. Është pa lekë.
    Fiksi - Edhe ditën s’ka problem, s’ngacmon njeri?
    Punëtori – Jo. Zhavorrin lumi e ka.
    Fiksi – Kryetari i komunës e të bashkisë këta. Do vij unë të flas me atë, sa (lekë) marrin, se janë mësuar me shumë këta prandaj.
    Punëtori – Jo, jo, nuk do shumë ai se është hallexhi ai, se i harxhoi për fushatë.
    Fiksi – Çfarë është i djathtë, a i majtë?
    Punëtori – I LSI-së.

    ***

    Fiksi – Çfarë komune e bashki, ne aq do marrim. Duhet të marrim leje aty (në komunë), që të marrim zhavorr?
    Punëtorët – Për zhavorrin shko një rrugë, shko ngarkoje.
    Punëtori – Kryetarin e komunës (Kodovjat), duhet thënë dhe një fjalë atij, se edhe mund të të bllokojë. Një bisedë do ta bësh, ndonjë lek s’ma merr mendja të paguani, po një bisedë do e bëni. Varet për ku do e merrni? Po sa rrugë ka? N.q.s. e merrni për pak rrugë ndryshojnë gjërat.
    Fiksi – Po pra, për pak s’është se e duam...
    Punëtori – Për pak...
    Fiksi – Për pak të bëjnë fjalë apo jo?
    Punëtori – S’ka problem.
    Fiksi - S’ka problem! Zakonisht e kam fjalën për 3-4 makina ...
    Punëtori – As bëhet fjalë.
    Fiksi – S’bëhet fjalë ë?
    Punëtori – Fare.
    Fiksi – S’të bëjnë fjalë? P.sh. nga ministria (e Mjedisit), nga komuna.
    Punëtori – E marrin për shtëpi e çoni...vari..

    ***

    Banori – Do marrësh inerte këtu?
    Fiksi – Dua të marr inerte në lumë. Mos kem probleme me këta o burrë me ...
    Banori – Devolli nuk ka pasur probleme, merr sa të duash, as...Ka Devoll sa të duash as... Mos kujto njeri, se po i kujtove ata duan dhe lekë pastaj.
    Fiksi – Ti thua, nga Ministria e Mjedisit s’vjen njeri kështu?
    Banori – Po jo o, as ka ardhur asnjeri, as që bën vaki as...
    Fiksi – S’të thotë askush gjë?
    Banori – Po jo or, çfarë thua ti!
    Fiksi – Marrin gjithmonë kështu (inerte)? S’të pengon njeri?
    Banori – Pa taksa, pa gjë.
    Fiksi – Problemi është që është periudha që s’duhen të lejohen, prandaj them unë.
    Banori – Po jo o, s’ka pas asnjëherë problem Gramshi.


    shqip

  8. #88
    Vazhdon gërryerja e shtratit të Drinit

    27-03-2012

    Bërdicë

    Në një kohë kur për Shkodrën diskutohen masat kundër përmbytjes, në shtratin e lumit Drin, në zonën e Komunës së Bërdicës, ekskavatorët vazhdojnë të gërryejnë egërsisht shtratin e lumit Drin. Kamera e “Fiks Fare” ka filmuar ekskavatorë që nxjerrin materiale inerte nga ky lumë vetëm një javë më parë, ndërkohë që në këtë periudhë është i ndaluar me ligj shfrytëzimi i shtretërve të lumenjve. Ekskavatorët në mes të ditës, pa u shqetësuar nga njeri, gërryejnë shtratin e lumit për të nxjerrë inerte. Makinat që mbushen me inerte vazhdojnë rrugën për në destinacionin e tyre pa u ndaluar nga njeri. Sipas ekspertëve, thellimi i shtratit të lumit, duke marrë inerte në mënyrë të pakontrolluar, ndikon negativisht në lëvizjen natyrale të rrjedhës së lumit, duke provokuar kështu devijim të rrjedhës apo dhe dalje më të shpejtë të lumit nga shtrati i tij. Në një kohë kur drejtuesi i pushtetit vendor në këtë komunë ka kërkuar vazhdimisht ndërhyrjen urgjente për ndërtimin e argjinaturave në zonën e Bërdicës, pasi lumi Drin është duke gërryer tokat bujqësore, ekskavatorët punojnë të qetë duke gërryer nga ana tjetër shtratin e këtij lumi.

    Pavarësisht urdhrit të firmosur nga Kryeministri në vitin 2006 dhe deklaratave të ministrit të Mjedisit më 2010, që sanksionojnë heqjen e kësaj pjese të basenit të Drinit nga lista e shfrytëzimit, masakra vazhdon sërish më të njëjtin ritëm.
    Përmbytjet

    Komuna e Bërdicës është ndër komunat më të dëmtuara nga përmbytjet në zonën e Shkodrës. Në përmbytjet e dhjetorit 2010 u evakuuan 835 familje, me rreth 3600 banorë. Sipërfaqja e përmbytur ishte 1850 hektarë, rreth 50 shtëpi të përmbytura dhe 350 shtëpi të rrethuara nga uji. Në Komunën e Bërdicës, vlera e dëmeve financiare arriti në 357 milionë lekë.


    shqip

  9. #89
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    cfar guximi..

    kur ne tiran 300 metra nga zyra topit e 400 nga e berishes.. e 500 nga e lulit.. guxojne te presin peme.. mendo cbejne llogarase e dardhes.. tropojes e thethit..sopotit e kur.voleshit..

    tmerr..

    un e dydrinasi e plaku.. te jemi ne minus 40 grad maj sharrit e nuku i presim pemet..

    nga duall ki pis milet..

    edit durhami i ka ven re keto gjera 100 vjet me pare..

    pra jemi popull maskara..

    ..

    nje miku im ka qen ne leningrad ne fund te 45 ses..

    qyteti kish qen 3 vjet plot i rrethuar..nga gjermani e akull ngric-ani minus 50 grad .. e urija e baterdija.. por populli i kulturuar nuku i kish prekur parqet shekullore..

    ..
    Per ju i pret mafia e Berishes. E mos me thuaj qe eshte pyell dashes ai qelbanik, qe nen hundet e tij priten pemet ne parqet kombetare.

    Ndersa ti brar qe je nje sllav dashes e nje antishqiptar si padroni yt me miq mafioze serbo boshnjak te klanit zemunit, po na kujtoke se si populli i kulturuar i leninmutit paska kursyer druret e nje parku. Ndersa nga ana tjeter harron te na tregosh qe padronet e padronit tend vrane me miliona ukrainas e njerez te pafajshem dhe syrgjynosen me qindra mijera tjere neper Siberi. Kaq persa i perket superioritetit gjenit sllav qe mund ndjesh ti dhe padroni yt.

    Zagaret e pd-se dhe te ps-se i kane bere naften mjedisit.

    Ndersa persa i perket kesaj teme qesharake dhe te pakuptimte qe eshte hapur nga ky dy drinasi qe ka per idhull te paligjshmin me te madh qe ka njohur historia e shqiperise, jam i mendimit qe pikesepari duhet te shporret nje ore e me pare ilegali dhe zagari monist Sali Dragobija. Turpi i shqiperise.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #90
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Agjensia e Lajmeve SOT 03 Prill 2012

    Ejani shtetarë, na “ndihmoni” se do të “hidhemi” nga ballkoni!

    Nga Pandeli BARDHI

    Çdo ditë që kalon, i madhe i vogël, që jeton në këtë vend, po bindet se ky shtet militantësh po degradon e po falimenton dita ditës!... Është kthyer tashmë në “modë”, që njerëzit të hipin nëpër tarraca, nëpër shtylla elektrike, nëpër vinça e ku të mundin, duke kërcënuar se do të flijohen! Më së shumti, ky është një apel, një thirrje që i bëhet shtetit për të dalë nga “vrima” ku është futur! Format dhe mënyrat që i bëhen shtetit, të zgjohet nga “gjumi”, janë nga më të ndryshmet. Ato, janë të shumta e të larmishme. Njerëzit po flijohen, në pamundësi për të zgjidhur hallet e tyre. Njerëzit po vriten e aksidentohen përditë. Njerëzit po vrasin njëri tjetrin, bile edhe brendapërbrenda familjes, për një copë tokë, për një rrugicë, për një gardh.

    Ky shtet, që rri “zgjuar”, nuk e kupton dhe nuk do të kuptojë se edhe kërcënimet që i bëhen për t’u flijuar, është masa e fundit dhe më ekstreme, që ata i drejtojnë shtetit. Ata nuk janë të “sëmurë psiqikë”! Ata nuk duan që të hidhen në të vërtetë. Ata nuk janë të sëmurë mendorë, por janë shumë normalë. Po të ishin të sëmurë mendorë, ata qoftë larg, do të hidheshin dhe nuk do të ndiheshin për t’i bërë apel shtetit, “hajde na shiko, se si do të hidhemi”! Ata i kanë konsumuar të gjitha format, i kanë bërë të gjitha ecejaket, por shteti, as nuk dëgjon e as nuk denjon të dëgjojë, sepse është vetë ky shtet, që i nxit qytetarët e vet të vetëflijohen, të kalojnë në masa ekstreme. Në një farë mënyre, këta njerëz “tallen” me shtetin, por edhe shteti, nga ana e tij tallet me ta!

    Tallja është e dyfishtë. Sapo strukturat e shtetit e dëgjojnë një rast të tillë, ulërijnë sirenat e makinave të policisë, të mbushur me specialë dhe shkojnë në vendin e ngjarjes. Mbas negociatave të “shumta”, më në fund arrijnë suksesin e duhur. Operacioni i koduar “x” përfundon me sukses. “Suksese” të njëpasnjëshme, arrijnë forcat e policisë në goditjen e krimit të organizuar. Nishani nuk mungon që në çdo mbledhje, të përmendë “arritjet” e mëdha të policisë dhe strukturave të saj. Një propagandë e madhe bëhet edhe tash së fundi, në të gjithë median e shkruar apo atë vizive, për monstrën e vjedhjeve në banka dhe vrasjen e dy personave. Kjo është për t’u lavdëruar, por jo deri në këtë ekstrem, në një kohë që shumë vrasje, si të deputetëve, kryetarëve të komunave, gjyqtarëve e deri tek biznesmenët e njerëzit e thjeshtë, i ka mbuluar pluhuri i harresës. Përveç kësaj, vetëm një fije modesti sikur të kishte kjo Polici e Shtetit, do të pranonte se edhe më këtë kriminel që e kapën, nuk e pranojnë që në gjashtëmbëdhjetë vjedhje, kryesisht banka dhe tre vrasje e plagosje, pesëmbëdhjetë herë kanë dështuar dhe vetëm një herë kanë fituar.

    Raporti është 15 me 1 në favor të kriminelo-hajdutit monstër! Ka më shumë se një javë, që mbushen faqet e shtypit dhe kronikat televizive me këtë hajdut, sikur të kishin kapur “qiellin me dorë”! Por, edhe të drejtë kanë organet e shtetit, mbasi kapja e tij është ngjarje e jashtëzakonshme, dhe kur hajdutët e kriminelët nuk kapen, është normale!...

    Vesi i keq i mburrjes, po na bëhet gangrenë. Një sukses që arrijmë, e hiperbolizojmë dhe disfatat e shumta, “ minimizojmë”!. Askush sot, nuk i beson më shtetarët që dalin e tregojnë përralla, duke mos marrë mbi vehte asnjë grimë “pluhuri”. Treguesit që ky shtet po falimenton dita ditës dhe ka mbetur si “gërmadhë” në këmbë, janë të përditshme, të dukshme, të prekshme. Nuk ka siguri për jetën, nuk ka siguri për biznesin, bile nuk ka siguri as duke qëndruar në shtëpi.

    Qytetari i sotëm është kudo i kërcënuar. Më lart thamë se, është shteti, ai që kërcënon qytetarët, është shteti, ai që i çon njerëzit të flijohen. Shteti i kërcënon ata dhe i shtyn të vetëflijohen me indiferentizmin e tij, me mosveprimin dhe indiferencën në zgjidhjen e halleve të shumta që ata kanë. A e ka zgjidhur shteti, çështjen e shumëpërfolur të pronës? A ka shkuar ajo tek ai që i takon? Jo! Ky është shkaku që njerëzit vetëflijohen. A gjen drejtësi qytetari në këto organe drejtësie? Jo që jo, sikur edhe për dhjetra vite të sorollatet! A mund të zgjidhë qytetari i thjeshtë, qoftë edhe një problem sado të vogël në këto administrata të korruptuara? Kurrë! Militantët e administratës, as nëpër zyra nuk i gjen, le më pastaj që të zgjidhësh hallin! A kanë mbetur shumë gjallë nga ata 85 vjeçarë, të sfilitur në burgjet e diktaturës për t’u dëmshpërblyer? Shumë pak! Kjo është zgjidhje që bën shteti? A mund të marrë qytetari i thjeshtë, shërbimin shëndetësor pa e shitur edhe shtëpinë, nëqoftëse ka? Asnjëherë! Këto dhe shumë të tjera si këto, i shtyjnë njerëzit të bëjnë sakrificën më sublime, atë të vetëflijimit!

    Qytetarët e këtij shteti, që pret të integrohet në BE, i kanë konsumuar të gjitha të drejtat e tyre në mënyrë ligjore. Duke qenë se kurrkush nuk i ka dëgjuar dhe nuk do t’i dëgjojë, për sa kohë të jenë këta pushtetarë, njerëzit do të zgjedhin format e jashtëligjshme. Ata do të zgjedhin atë që u shkon për shtat qeveritarëve, atë të korrupsionit. Në pamundësi edhe të kësaj, do të hipin në tarracë, apo në ndonjë shtyllë elektrike dhe do të bërtasin”. “Të kemi ardhur shumë herë o shtet dhe ti nuk merr mundimin, as të na dëgjosh, atëhere ne po hipim në tarracë dhe ti hajde na “prit”! Por shteti “human”, që ka “në plan të parë” jetën e njerëzve, nuk mund ta “lejojë” këtë!. Ky është shtet, që edhe të “rreh”, por edhe nuk të le të qash! I katandis qytetarët të jetojnë me një asistencë qesharake, që nuk mjafton as për të blerë ujë dhe në fund, shkon “kujdeset” që të mos vetëflijohen! Ua heq kafshatën e bukës, pronën që u takon me ligj dhe shkon me shkopinj gome të “kujdeset” për jetën e tyre, madje u bie edhe sirenave të “binden” mileti dhe t’u tregojë atyre me “vepra”, se çfarë “kujdesi” bën shteti për qytetarët e vet!

    I kërcënuar është qytetari sot, edhe kur shkon në trotuare. Atje duhet patur kujdes nga ndonjë makinë, apo nga ndonjë thes me mbeturina, që mund t’a hedhin nga katet e sipërme. Kjo nuk është më shumë përgjegjësi e shtetit, se sa e qytetarëve, por shteti të bëjë atë, që ato pak trotuare që janë, të mos zihen nga shitësit për të shitur lëpjeta, rroba, vezë, qumësht e gjizë!

    Edhe në shtëpi, qytetari është i kërcënuar. Në shtëpi, madje është dyfish i kërcënuar. Së pari, është i kërcënuar nga hajdutët ordinerë. Këta e dinë tashmë. që para nuk ka, por vjedhin ç’të mundin, televizorë, pjata, lugë, e deri tek qepët e ushqimet e përditshme! Së dyti, qytetari është i kërcënuar edhe nga ndonjë “damlla” faturë e CEZ-it katër milionëshe, apo e UKT-së tre apo katërqindmijëshe. Ku do ta zgjidhësh pastaj hallin që të zë? A mund të zgjidhet ky tek zyrat “kujdesi ndaj klientit”, që në fakt janë kthyer në “tmerri i klientit’?... A nuk janë këto fakte bindëse, që njerëzit t’i drejtohen zotit dhe jo shtetit, për të mos i zënë e keqja?

    Janë hedhur në garë shtetarët e sotëm, kush e kush të tregojë më shumë përralla. Na del një Florian Mima dhe na thotë se për vitin 2012, rritja ekonomike do të jetë 4% ! Por, edhe me kaq, ky nuk është i kënaqur. Po të realizohen disa parametra, vazhdon, mund të shkojë deri 8% ! Mjafton që ky të jetë në unison me “ustallarët” e vet, pa nuk ka rëndësi se treguesit e mekanizmave ndërkombëtarë, flasin të kundërtën. Deri kur këta do të vazhdojnë të mashtrojnë këtë popull, me përralla të tilla? Nuk duhen shumë mend ta kuptosh! Derisa këta të jenë në pushtet! Më pas... “Pas nesh, kiameti të bëhet’!... Pasqyra e shtetit të sotëm, është njësoj si ata punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve, që ka vendosur kryebashkiaku Basha. Këta i sheh çdo ditë në trotuaret e rrugës së Kavajës, që sot heqin pesë pllaka këtu, e nesër pesë pllaka atje, sa për t’u gjendur në punë. Këto arnime, për tre ditë kthehen në gjendjen e mëparshme dhe ata, përsëri fillojnë nga e para. Në trotuaret dhe rrugët ku “buron” ujë, këta i hedhin asfalt sipër dhe defekti “merr fund”! Shteti ka punën e tij, bashkia të sajën dhe uji ka punën e tij...

    Kështu është kur del “Basha para Dollapit”! Kështu ka punuar e vazhdon të punojë edhe shteti. Edhe shtetarët e diktaturës vidhnin. Por ata vidhnin e hanin si “miu”! Ata e kishin të vendosur, që do të ishin të përjetshëm në pushtet. Këta të sotshmit, vjedhin e hanë si “ariu”. Këta e dinë që sot për nesër janë, prandaj mendojnë “O burra të vjedhim sa më shumë, se të nesërmes nuk i dihet”... Dhe kanë të “drejtë”, jetojmë në demokraci...

    Qytetarit nuk i mbetet gjë tjetër, përveç asaj, që të hipë në ndonjë shtyllë elektrike, apo tarracë pallati dhe që nga këto “lartësi” të shohë shtetin “e vogël” si milingonë, e t’i bëjë thirrje, për t’a “ndihmuar”...

  11. #91
    Arrestohen 4 elektricistë, vidhnin kabull


    TIRANË- Katër elektricistë të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), u arrestuan nga komisariati i Policisë nr.6, në kryeqytet me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim të 1.7 km kabull të linjës së tensionit të lartë në Kashar. Ky veprim shkaktoi mungesën e energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit dhe fshatrat për rreth, ndërsa teli vlera e të cilit kap një sasi të konsiderueshme lekësh në treg si i ri, është shitur për skrap në pikat përkatëse të grumbullimit të tij. Roland Brahja, 39 vjeç, banues në Sauk të Tiranës, Gjin Tali, 42 vjeç, banues në Bathore, Lulëzim Dosti, 37 vjeç, banues në Tiranë, si dhe Azgan Dushaj, 42 vjeç, banues në Babrru, të gjithë me detyrë elektricistë të Operatorit të Sistemit të Transmetimit të tensionit të lartë, u arrestuan nga komisariati i policisë nr.6, në kryeqytet me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim së kabullit të tensionit të lartë në një prej segmenteve që e transmeton energjinë elektrike nga Kashari në drejtim të Tiranës.

    Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak ditë më parë, kur personat e mësipërm kanë shkëputur energjinë elektrike që vinte nëpërmjet këtyre linjave dhe më pas kanë kryer çmontimin e kabullit. “Këta persona dyshohet se janë autorë të dyshuar për këputjen dhe më pas vjedhjen e një sasie të konsiderueshme teli alumin elektrik 110 kv, vjedhje e ndodhur në Fushë të Zaltës, në Komunën Kashar”,- tha policia e Tiranës dje në një deklaratë zyrtare. Denoncimi është kryer nga OST-ja e cila në një deklaratë zyrtare tha se ngjarja ishte konstatuar me specialistët dhe menjëherë nisi hetimi, duke u shoqëruar në polici disa nga të dyshuarit deri në arrestimin e personave që sipas policisë dyshohet të jenë përfshirë në këtë krim. /D.B/


    shekulli

  12. #92
    Arrestohen 4 elektricistë, vidhnin kabull

    krijesa egoiste lakmuese pa piken e moralit,fatkeqesisht kjo mendesi dominon ne popull,te vjedhim e grabisim,te perfitojme e shfrytezojme ne cdo menyr te mundshme.

    pastaj jo na ka faj filan politikani,kur vet i pollet dhe i rritet te behen ashtu sic jane sot !
    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 05-05-2012 më 07:15

  13. #93
    Në 4 muaj janë zhdukur 4090 kapakë pusetash në Tiranë (!)

    Emanuela Sako

    I kemi parë të gjithë gropat e hapura nga vjedhja e kapakëve të pusetave.

    E dimë që ndonjëherë janë shumë të rrezikshme, e dimë pak a shumë dhe kush i vjedh. Por a ju kishte shkuar ndonjëherë në mend se sa kapakë pusetash janë vjedhur vetëm në Tiranë dhe vetëm në 4 muajt e fundit?

    Përgjigjen na e dha Luzhiana Abazi, drejtore e Drejtorisë Nr. 2, pranë Bashkisë së Tiranës. Ajo tha për Shekulli se vetëm për periudhën 4- mujore janë regjistruar si të vjedhura dhe dëmtuara 4090 kapakë pusetash në kryeqytet. Pra në Tiranë vidhen mbi 1 mijë kapakë pusetash në muaj.

    Bashkia: Ne i zëvendësojmë, por sërish zhduken

    Por edhe pse i kanë zëvendësuar, shpeshherë kapakët janë zhdukur. Luzhiana Abazi shprehet se bashkia është vënë në dijeni për një pjesë të zonave ku mungojnë kapakët e pusetave dhe një pjesë e tyre po zëvendësohen. Por, deri në momentin që t’u vijë radha, të tjerë shoferë dhe kalimtarë do të jenë në rrezik.

    Një histori që mund të ndalet shumë thjesht

    Zakonisht hiqen natën nga personat që i vjedhin dhe i shesin në pikat e grumbullimit të skrapit. Loja “Bashkia zëvendëso – hajdutët vidh” mund të marrë fund shumë lehtë. Do mjaftonte që shteti t’u mbledhte rripat atyre që pranojnë t’i blejnë këto puseta nga ata që i vjedhin, pra agjentëve të terrenit të pikave të grumbullimit. Për sa kohë kjo nuk do ndodh, gropat e shëmtuara të pusetave të hapura në rrugë, do vijojmë t’i shohim çdo mëngjes. Dhe mund të biem edhe brenda…

    shekulli

  14. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    235
    Kam pershtypjen se ne ne Shqiperi jane futur qarqe te pastra fare antishqiptare qe perpiqen me cdo mjet e kusht te na shkaterrojne pak nga pak te gjithe sistemin social shqiptar me korrupsion, shkaterrim te ngadalshem, humbje e besimit te popullit tek shteti, vjedhje, vrasje, droge, homoseksualizem, perdhunime, me krijim e nje qarku fallco te vipave e te kultures e artit, mos denimi i mafjozve dhe korrupsion ne sistemin drejtsor, me futjen ne politike te personave te pafafte dhe labil e shume e shume mejete te tjera si keta.

    Por aty ku e shoh me teper kete problem eshte se te gjithe rreth e rrotull is afer e larg i tmerron fakti se tek shqiptaret po zgjohet ndjenja e nacionalitetit dhe kjo eshte ajo qe perpiqen te ndalojne armiqte e shqiperise me cdo kusht ...

  15. #95
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Në 4 muaj janë zhdukur 4090 kapakë pusetash në Tiranë (!)

    ...

    shekulli
    do ti kene vjedhur edver rama me ish administraten papune te bashkise ...

    ose fermeret ligjit 7501 qe perdorin super-shkelqyeshem internetin ne bujqesine e dixhitalizuar ...

    ose pronaret e ligjshem qe kane ngelur me gisht ne goje ... ose kulaket ... ose ballistat ... ose legalistat ... ose ish te internuarit ... ose ata qe mbeten ne klonet me tel e gjemba ... ose ata qe nuk arriti ti vriste neni 55 i kodit penal ...

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duaje Siveten për postimin:

    martini1984 (26-04-2015)

  17. #96

    Për: E paligjshmja në jetën shqiptare

    Pyjet po zhduken në Librazhd

    21 Prill 2015 13:34

    Prej mese nje muaji, indidvide te ndryshem ju jane versulur pyjeve te Stravanit te Librazhdit, me dite e me nate, pa kursyer asgje. Motosharra vazhdon te godase ne cdo kohe ne zemer te pyjeve. Nese do te dalesh shetitje pyjeve te Stravanit e Sopotit, shikon makina qe gulcojne nga ngarkesa e lendes drusore, madje dhe frika e banoreve eshte e madhe banoret ndjehen te kercenuar dhe nen nje presion te madh.

    Megjithese dimiri akoma eshte i pranishem ne malet larta te Sopoti, sapo kalon "Uren e Hakes"ne pullin e dushkut mbi ure shikon se jane rrafshuar komplet, duke u shoqeruar gjithe siperfaqja me pyje dushku mbi rruge, sapo te kalosh Lepushen, te marresh kthesat e pyjeve rruges per ne Qafen e Malit, rruges per ne Sopot, shikon dure te prere me siparfaqe pa fund. Nje masaker e vertete, mund ti shikosh me sy te lire keto prova te kesaj masakre pyjore jo vetem mjedisore, e cila sigurisht qe nuk eshte veper fshatareve te varfer te zones qe nxjerrin dru me mushka e gomere. Por te njerezve qe kane ndoshta dhe mbetshtetje te punojnesve te pyjeve, pasi nuk mundet te kalosh nen hunden e tyrene mes te dites me kamionet e ngarkuar e te mos kapesh makine e ngarkuar me dru. Ne kthesat qe gjarperojne shikon kamione pafund qe ngjiten ne mengjes dhe kthehen mbasdite te ngarkuar me lende drusore.

    Mjaftojne vetem pak momente te fokusuara rruges ne ngjitje ne kthesat e fshatit Lepushe te Komunes se Stravanit dhe te shikon syri mbi 40 hektare pyje dushku te rrafshuaraku ne kun e keto dite te pranveres, ku debora dalengadele po i lw vendin pranveres, bashke me largimin e debores ngjiten dhe dshktaerruesit e pyjeve bashke me motor sharrat te cilat gjemojne motorsharra pas pushim. Sipas verifikimeve te bera dhe deshmise se mjaft banoreve te zones, te frikesuar dhe nga presioni, flesin nen ze se ne pyjet e Stravnit eshte nje masaker e vertete, me largimin e specialsiteve te pyjeve eshte shtuar akoma me shume shkaterimi I cdo druri qe eshte ne kembe. Zonat me te demtuara ne Stravaj te Librazhdit jane "Qarrishta", "Lepusha", "Qafa e Malit", "Gjigjirroma", "Bigeza", "Gaxuli", "Brushkulla", "Perroi i Plakut", "Tunelet", "Guri Gjores", "Plepishte" etj.

    Agim Blloshmi

    Koha Jonë

  18. #97
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: E paligjshmja në jetën shqiptare

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Pyjet po zhduken në Librazhd

    21 Prill 2015 13:34

    Prej mese nje muaji, indidvide te ndryshem ju jane versulur pyjeve te Stravanit te Librazhdit, me dite e me nate, pa kursyer asgje. Motosharra vazhdon te godase ne cdo kohe ne zemer te pyjeve. Nese do te dalesh shetitje pyjeve te Stravanit e Sopotit, shikon makina qe gulcojne nga ngarkesa e lendes drusore, madje dhe frika e banoreve eshte e madhe banoret ndjehen te kercenuar dhe nen nje presion te madh.

    Megjithese dimiri akoma eshte i pranishem ne malet larta te Sopoti, sapo kalon "Uren e Hakes"ne pullin e dushkut mbi ure shikon se jane rrafshuar komplet, duke u shoqeruar gjithe siperfaqja me pyje dushku mbi rruge, sapo te kalosh Lepushen, te marresh kthesat e pyjeve rruges per ne Qafen e Malit, rruges per ne Sopot, shikon dure te prere me siparfaqe pa fund. Nje masaker e vertete, mund ti shikosh me sy te lire keto prova te kesaj masakre pyjore jo vetem mjedisore, e cila sigurisht qe nuk eshte veper fshatareve te varfer te zones qe nxjerrin dru me mushka e gomere. Por te njerezve qe kane ndoshta dhe mbetshtetje te punojnesve te pyjeve, pasi nuk mundet te kalosh nen hunden e tyrene mes te dites me kamionet e ngarkuar e te mos kapesh makine e ngarkuar me dru. Ne kthesat qe gjarperojne shikon kamione pafund qe ngjiten ne mengjes dhe kthehen mbasdite te ngarkuar me lende drusore.

    Mjaftojne vetem pak momente te fokusuara rruges ne ngjitje ne kthesat e fshatit Lepushe te Komunes se Stravanit dhe te shikon syri mbi 40 hektare pyje dushku te rrafshuaraku ne kun e keto dite te pranveres, ku debora dalengadele po i lw vendin pranveres, bashke me largimin e debores ngjiten dhe dshktaerruesit e pyjeve bashke me motor sharrat te cilat gjemojne motorsharra pas pushim. Sipas verifikimeve te bera dhe deshmise se mjaft banoreve te zones, te frikesuar dhe nga presioni, flesin nen ze se ne pyjet e Stravnit eshte nje masaker e vertete, me largimin e specialsiteve te pyjeve eshte shtuar akoma me shume shkaterimi I cdo druri qe eshte ne kembe. Zonat me te demtuara ne Stravaj te Librazhdit jane "Qarrishta", "Lepusha", "Qafa e Malit", "Gjigjirroma", "Bigeza", "Gaxuli", "Brushkulla", "Perroi i Plakut", "Tunelet", "Guri Gjores", "Plepishte" etj.

    Agim Blloshmi

    Koha Jonë
    Per cfare viti behet fjale?

  19. #98

    Për: E paligjshmja në jetën shqiptare

    Citim Postuar më parë nga martini1984 Lexo Postimin
    Per cfare viti behet fjale?
    21 Prill 2015 13:34

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar DYDRINAS për postimin:

    martini1984 (26-04-2015)

  21. #99
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: E paligjshmja në jetën shqiptare

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    21 Prill 2015 13:34
    Kujtova se ishin prere me kohe!

    Mbjellim te reja me vone.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •