Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 99
  1. #21

    Asfiksohen në pus tre vëllezër, shpëton vetëm njëri

    Asfiksohen në pus tre vëllezër, shpëton vetëm njëri

    2011-09-17

    Sarandë

    Asfiksohen në pus tre vëllezër, mbijeton vetëm një prej tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje, në fshatin Shalës të Komunës Markat në Rrethin e Sarandës. Tre vëllezër me mbiemër Elmazi, banorë të fshatit Markat, kanë qenë duke hapur një pus për ujë në banesën e tyre, kur shpërthimi i gazit i ka kapur në befasi dhe i ka asfiksuar të tre, brenda në gropën që kishin hapur. Të afërm të familjes, të cilët ndodheshin dje në spitalin e Sarandës, ku u dërguan tre vëllezërit, treguan se ata kishin hapur me krahë një gropë rreth tre metra të thellë dhe po vazhdonin të gërmonin për të nxjerrë ujë. Rreth orës 20:00, pa e vënë re, ata janë asfiksuar nga gazi që ka dalë gjatë gërmimeve dhe kanë rënë pa ndjenja njëri pas tjetrit. Të afërmit që ndodheshin në grykën e pusit i kanë nxjerrë menjëherë nga gropa dhe i kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës. Por helmimi ka qenë fatal për dy prej vëllezërve. Vëllai i madh, Pajtim Elmazi ka ndërruar jetë pa mbërritur në spital, ndërsa Fitimtari, 38 vjeç, vdiq rreth orës 21:00. Vetëm vëllai i vogël, Agushi, 35 vjeç, i mbijetoi helmimit.

    Gazeta Shqip

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Kur do vendosen ligjet dhe kur do te zbatohen keto ligje qe ky vend te eci perpara?
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  3. #23
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Pushteti Gjyqesor duhet te jete organi me sovran,me i pavaruri dhe me plotfuqishmi ne vend por ne fakt eshte me i lekunduri,me i kercenuari dhe me vulnerabel
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  4. #24
    Vrau kushëririn për pronën, arrestohet 50-vjeçari, fshihej pranë banesës së tij

    2011-09-17


    Ngjarja

    Malësi e Madhe, Myslim Velaj, u prangos vetëm dy orë pas ngjarjes

    Disa orë pas vrasjes së 77-vjeçarit Sulejman Velaj, në oborrin e shtëpisë së tij, policia ka arritur të prangosë autorin e dyshuar të ngjarjes, 50-vjeçarin Myslim Velaj. Ky i fundit është djali i xhaxhait të viktimës dhe nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje të çastit e provokuar nga çështjet e pronësisë.

    Mësohet se autori i vrasjes kishte shkuar te shtëpia e të afërmit të tij për të diskutuar në lidhje me shitjen e një trualli ku të dy palët pretendonin pronësinë. Debati mes tyre ka degjeneruar në fyerje dhe sharje reciproke. Më pas Myslim Velaj e ka qëlluar disa herë me çifte djalin e xhaxhait të tij duke e lënë të vdekur në vend. Pas kësaj autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i 77-vjeçarit është dergjur në oborrin e shtëpisë.

    Ndërkohë, vetëm dy orë pas ngjarjes, uniformat blu të Komisariatit të Koplikut kanë bërë të mundur prangosjen e autorit të krimit, i cili ishte fshehur në afërsi të banesës së tij. Policia ka arrestuar dhe 21-vjeçarin Fatos Lushaj, i dyshuar si bashkautor në kryerjen e krimit. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Myslim Velajt, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën me të cilën dyshohet se është kryer krimi, si një armë zjarri automatik dhe dy krehra me fishekë, që i arrestuari i mbante pa leje. Ndaj 50-vjeçarit Velaj dhe Fatos Lushaj policia ka ngritur akuzat e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit. Ky nuk është rasti parë kur shënohen raste të vrasjes mes kushërinjve për çështje pronësie në Malësi të Madhe. Një vit më parë, në dy ngjarje të ndryshme, dy persona u qëlluan për vdekje nga kushërinjtë e tyre pas sherrit për pronën.

    Gazeta Shqip

  5. #25
    Morën peng biznesmenin grek, u bllokohen 4 apartamente luksoze

    2011-09-17

    Bledi Gilaj


    Sekuestrimet

    Pastrimi i Parave zbulon hyrjet luksoze në qytetin e Durrësit

    Katër apartamente luksoze janë sekuestruar nga Pastrimi i Parave, pasi nga verifikimet e kryera rezulton se u përkasin katër shqiptarëve, të arrestuar në Greqi për pengmarrjen e një biznesmeni grek, të cilët i morën 1.3 milionë euro kundrejt lirimit të tij. Sekuestrimi i apartamenteve është kryer në qytetin e Durrësit, ndërkohë që katër shqiptarët ndodhen në burgun e Athinës, pasi u kapën rreth dy muaj më parë, duke kaluar kufirin nga Bullgaria në Maqedoni. Protagonistët e kësaj ngjarjeje janë Klodjan Lamaj, 20 vjeç, Mariglen Hamataj, 23 vjeç, Çerçiz Agallija, 28 vjeç dhe Ornela Koleci, 23 vjeçe, të gjithë nga rrethinat e Fierit. Historia e tyre ka nisur në muajin maj të këtij viti. Katër shqiptarët kanë marrë peng një biznesmen grek, i cili në profesion ishte mjek. Ai ishte marrë peng, kur po punonte në kopshtin e tij, në zonën e Stamatas dhe pasi është rrëmbyer është dërguar në një lokalitet të thellë dhe malor në pyllin e Agios Merkurios, ku rrëmbyesit i kishin përgatitur një kasolle të improvizuar për ta mbajtur në mes të pyllit. Gjatë rrëmbimit, shqiptarët kërkuan 2 milionë euro nga shtetasi grek. Gjatë negociatave, ata e lëshuan pengun dhe policia mundi ta marrë atë vetëm pasi familja e doktorit u pagoi pengmarrësve një gjobë prej 1 milion e 360 mijë eurosh, ndërsa shuma e parave u dorëzua nga familjarët në një tjetër kasolle të braktisur në zonën e Atikës. Një hetim i policisë greke bëri të mundur zbulimin e identitetit të pengmarrësve, të cilët kanë fluturuar drejt Shqipërisë një ditë pas lëshimit të pengut të tyre 67- vjeçar. Pak kohë më vonë, policia greke lëshoi një urdhër-arresti ndërkombëtar për ta dhe disa oficerë grekë erdhën në Shqipëri për t’u interesuar për arrestimin e tyre. Ata mundën të lokalizonin të dyshuarit dhe nga diktimi zbuluan se më datën 8 korrik, të dyshuarit kishin fluturuar drejt Turqisë me një çarter si turistë dhe kishin prenotuar në një hotel luksoz turk. Ata nuk u kthyen mbrapsht në Shqipëri, sikurse parashikonte paketa turistike, por vazhduan udhëtimin e tyre në Stamboll, duke qëndruar në të tjera hotele luksoze. Të dyshuarit më së fundi janë arrestuar mbrëmjen e 30 korrikut në kufirin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Ata u kapën nga policia e kufirit dhe menjëherë u dërguan drejt Greqisë. Më tej, drejtësia greke ishte e interesuar për të gjetur paratë e katër shqiptarëve, kështu që kërkoi ndihmën e homologëve shqiptarë. Duke u nisur nga dosja penale në ngarkim të tyre, Prokuroria e Fierit hapi një çështje penale për identifikimin dhe sekuestrimin e pronave që mund të ishin vendosur nga paratë e grekut. Duke bashkëpunuar me Sektorin e Pastrimit të Parave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe me Task-Forcën, u zbulua se pas kthimit në Shqipëri, të rinjtë kishin blerë disa apartamente luksoze në bregdet. Madje, duke kryer verifikimet përkatëse rezultoi se për blerjen e tyre ishin përdorur paratë e vjedhura, kështu që u vendos sekuestrimi i katër apartamenteve. Nga të dhënat hetimore mësohet se apartamentet janë blerë të gjitha në të njëjtën zonë dhe nga i njëjti pronar. Kështu, nga dokumentacionet rezulton se më 13 qershor të këtij viti, Klodjan Lamaj ka blerë dy apartamente nga shoqëria “Xhili 2003”, me sipërfaqe përkatësisht 86 metër katrorë dhe 130 metër katrorë, me një vlerë totale prej 8 milionë e 500 mijë lekë. Po atë ditë, me një tjetër kontratë, Klodjan Lamaj ka blerë një apartament të tretë me sipërfaqe 91 metër katrorë. Këtë apartament e ka blerë me 4 milionë lekë të reja. Ndërkohë, shtatë ditë më vonë, më 20 qershor, tek e njëjta firmë është blerë një tjetër apartament mes shtetasve Çerçiz Agallija dhe Mariglen Hamataj, me sipërfaqe 105 metër katrorë, e cila arrin një vlerë 5 milionë lekë. Por, veç këtyre pronave, tashmë të sekuestruara, grupi hetimor ka identifikuar disa prona dhe biznese të tyre në Fier, që po verifikohen nëse janë vënë në rrugë kriminale.

    Gazeta Shqip

  6. #26
    Arrestohen tre persona që vodhën pjesët e një shtylle të tensionit të lartë

    Elbasan


    Sot në mesditë, Policia e Elbasanit ka arrestuar 3 persona që janë autorët e vjedhjes së një shtylle tensionit të lartë, në fshatin Kodrabujaras të komunës Tregan.

    Sipas zëdhënëses së Policisë së qarkut, Valbona Begu, “Indrit Shehu, Klajdi Sulanjaku dhe Elton Poka, përkatësisht 26, 24 dhe 27 vjeç, të tre nga fshati Kuqan, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë prerë me sende të forta dhe oksigjen, një shtyllë të tensionit të lartë në fshatin Kodrabujaras të komunës Tregan, me qëllim shitjen për skrap”.

    Ndërsa ndaj tre të rinjëve u mor masa e arrestit me burg, materialet hetimore në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Rrethit.


    tv klan

  7. #27
    Një 50-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Fier. 3 persona kanë goditur me mjete të forta, Vladimir Çrragën, i cili është banues në fshatin Mbrostar të Fierit.

    Ende nuk dihen arsyet e kësaj plagosjeje, por mendohet se sherri mund të ketë ardhur për arsye pronësie. 50-vjeçari i plagosur është dërguar menjëherë në spitalin e rrethit në gjendje të rëndë shëndetësore ku po merr mjekimin e duhur.

    Ndërkohë që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj dhe gjetjen e 3 personave, që goditën me mjete të forta Çrragën.

    Po në rrethin e Fierit, mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident, kur një motorr është përplasur nga një automjet. Të plagosurit nga ky aksident janë dërguar në spital.

    ora news

  8. #28
    Dhunohet nga “borxhlinjtë” punonjësi i ujësjellësit

    2011-08-10


    Durrës

    Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës po përballet me situata të rënda gjatë javëve të fundit. Ndërhyrjet e punonjësve të saj pranë subjekteve debitore janë shoqëruar me reagime të shumta nga qytetarët dhe subjektet, deri në raste dhune. Ngjarja më e fundit ka të bëjë me dhunimin fizik të inspektorit të ujësjellësit Besim Hoxha, 50 vjeç. Ai është rrahur dhe goditur me mjete të forta nga disa persona, të cilët i kanë shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe në kokë. Inspektori kishte shkuar për të verifikuar situatën në një subjekt debitor në vlerën e 285 mijë lekëve, në sektorin “Hekurudha” të plazhit të Durrësit. Drejtori i UKD-së Doklead Ademi, bëri të ditur se punonjësi i ndërmarrjes së drejtuar prej tij është dhunuar nga përfaqësuesit e subjektit bar “Rigels”, me pronar shtetasin Bashkim Rajku. Këtij lokali plazhi, Ujësjellës-Kanalizimet i kishin ndërprerë furnizimin me ujë disa ditë më parë, por nga verifikimi i kryer prej inspektorit të dhunuar rezultoi se lidhja me rrjetin shpërndarës ishte bërë sërish nga vetë subjekti. Reagimi për këtë lidhje të paligjshme ka nxitur konfliktin mes palëve dhe keqtrajtimin fizik të punonjësit të ujësjellësit. Sipas rrëfimit të tij, kanë qenë 6-8 persona që e kanë goditur në trup e kokë dhe pas marrjes së ndihmës në spital, i dhunuari i është nënshtruar edhe ekspertizës mjekoligjore, e cila ka lëshuar raportin përkatës. Dhunuesit janë shoqëruar fillimisht në polici, por më pas janë lënë të lirë, ndërsa Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës i ka nisur një shkresë prokurorit të rrethit, prefektit të qarkut dhe drejtorit të policisë për marrjen e masave dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që cenojnë sigurinë e punonjësve në detyrë. Ndërkohë prej disa javësh situata e furnizimit me ujë të pijshëm në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit është kritike. Katet e larta të shumë pallateve që prej dy javësh nuk furnizohen me ujë, për shkak të presionit të ulët dhe orarit të cunguar të furnizimit.

    shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 19-09-2011 më 15:57

  9. #29
    Dy vetëvrasje, një i plagosur për pronat

    2011-09-19

    Fier

    Dy të vdekur dhe një i plagosur ka qenë bilanci i tri ngjarjeve të ndryshme të ndodhura ditët e fundit në qytetin e Fierit. Nga burime zyrtare të policisë lokale është bërë me dije se një 50-vjeçar është plagosur nga katër persona të tjerë pas një konflikti pronësie në qytetin e Fierit. Sipas burimeve, konflikti mes të plagosurit Vladimir Çrraga, banues në fshatin Mbrostar dhe katër personave të tjerë, dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie. Ndërkaq, burimet e policisë shtojnë se dy persona të tjerë janë gjetur të vdekur mëngjesin e djeshëm. Një prej tyre mësohet se është Edison Leshi, nga Libofsha e Fierit. Sipas burimeve të policisë, viktima ishte larguar nga shtëpia dy ditë më parë dhe është gjetur i vdekur dje, në një kanal në fshatin Gradisht të Lushnjës. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ai është vetëhelmuar me fostoksinë, ndonëse ende nuk bëhen të ditura motivet që e çuan drejt vetëvarjes. Gjithashtu, një tjetër person dyshohet se është vetëvrarë mëngjesin e djeshëm. Sipas burimeve të policisë, mëngjesin e sotëm është gjetur i varur në vendin e quajtur Ura e Mbrostarit, Gjergji Lazaj, 43 vjeç. Burimet përfundojnë se viktima dyshohet të jetë vetëvarur dhe se ai kurohej prej pesë vitesh nga depresioni.

    shqip

  10. #30
    Vëllai i të akuzuarit kërcënoi prokurorin: Do të të vrasim

    » Dërguar më: 20/09/2011 - 14:59


    Do ta shohësh se çfarë do të të bëj. Do të të vrasim". Me këto fjalë, Skënder Filja kërcënoi një prokuror të Elbasanit, i cili i kishte kërkuar dënimin me 25 vite burg për të vëllanë, Fatmir Filja. Gjykata e Tiranës vendosi ta dërgojë prapa hekurave të dyshuarin Skënder Filja, të paktën deri në një vendim të shkallës së dytë të gjyqësorit. Ndaj Filjas, rëndojnë akuzat e "Fyerjes së gjyqtarit", "kanosjes së gjyqtarit", dhe "kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik". Në dosjen e prokurorisë thuhet se: Më datë 08 korrik 2011 prokurori Bledar Mustafaraj në prokurorinë e rrethit gjyqësor Elbasan ka dhënë konkluzionet përfundimtare duke kërkuar përfundimisht deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Filja dhe dënimin e tij përfundimisht me 25 vjet burgim. Më datë 13 shtator 2011, ora 08:30 në Gjykatën e Elbasanit ka filluar sërish gjykimi dhe pas konkluzioneve të mbrojtjes gjykata ka shpallur vendimin duke deklaruar fajtor të pandehurin, Fatmir Filja dhe dënuar përfundimisht atë me 21 vite burgim. "Menjëherë pas shpalljes së vendimit qetësia në sallën e gjyqit është prishur pasi familjarët e të pandehurit filluan të bërtasin dhe shanin me zë të lartë. Kur ka dalë në ambientet e jashtme të gjykatës pranë vendrojes, i irrituar vëllai i të pandehurit, i cili quhej Skënder Filja, ka ardhur me vrap nga jashtë derës në drejtimin e prokurorit, Bledar Mustafaraj. Ai ka hyrë brenda rrethimit të gjykatës dhe i është sulur prokurorit duke bërtitur me zë të lartë me fjalët "Hë mo qel... a u kënaqe", - thuhet në dosjes. Më pas, Skënder Filja ka tentuar me çdo kusht të kalojë policët që ndodheshin tek porta e jashtme e gjykatës duke dashur të shkonte tek prokurori Bledar Mustafaraj. "Do ta shohësh se çfarë do të të bej, do të të vrasim", e ka kërcënuar Filja përfaqësuesin e organit të akuzës, duke mos hezituar të përdorte dhe fjalë të tjera fyese. Sipas dëshmitarëve, personi nën hetim nuk ka arritur të shkonte deri tek prokurori pasi në moment është ndaluar nga polici i rojës P.Doci si dhe një punonjës tjetër i policisë. kl. la

    Gazeta Shqiptare

  11. #31
    Pronat, problemet më të mëdha janë burokratike

    2011-09-20

    Gjergj Erebara


    Përtej konfliktit historik me pronarët e vjetër, shumë probleme janë lehtësisht të zgjidhshme

    Problemi i pronësisë me defekte në Shqipëri shpesh imagjinohet si ai i konfliktit mes pronarëve të para kohës së komunizmit dhe ndërtuesve pa leje apo fshatarëve që morën tokë nga ligji 7501, por një raport i Institutit për Liri dhe Demokraci, i ekonomistit peruan Herndando De Soto, vëren se në vendin tonë ka ndoshta edhe më shumë prona që janë jashtë konfliktit kryesor dhe që mbeten gjithashtu të pashfrytëzuara apo të nënshfrytëzuara për probleme të vogla burokratike, të cilat janë lehtësisht të zgjidhshme nëse ekziston vullneti i nevojshëm politik.

    Disa nga problemet më të rëndomta janë gabime me titujt e pronësisë, kufizimet e përmasat, kostoja e lartë ligjore e prodhimit të dokumenteve të rregullta në raport me vlerën e pronës, shtesat pa leje të kryera në prona me leje jo vetëm në 20 vitet e fundit, por edhe gjatë kohës së komunizmit apo kufizimet ligjore në destinacionin e përdorimit të tokës.

    “Në Shqipëri ka aktualisht rreth 580 mijë prona, nga të cilat rreth 20 mijë janë të vendosura si kolateral”, - thuhet në raportin e peruanit De Soto, një ekonomist i kritikuar shpesh në të gjithë botën si njeri që nuk disponon konceptet bazë të ekonomiksit, por që gjithsesi qeveria shqiptare e prezantoi në vitin 2006 si superkëshilltari që do të zgjidhë të gjitha problemet tona.

    Gabimet në regjistër mund të jenë shkaktuar nga arsye të rëndomta: përgjatë historisë, punonjësit e zyrave të regjistrimit të pronave mund të kenë shkruar emrin e pronarit gabim, shpesh për shkak të dialektalizmave, mund të kenë vendosur pronarët kufitarë në krah të kundërt, d.m.th, që të shkruajnë kufizuesin e veriut në jug apo anasjelltas, mund të kenë shkruar se prona është bodrum kur në fakt është oborr etj. Të gjitha këto probleme ngjajnë të vogla, por hapin telashe të mëdha në praktikë. Kështu, për të konfirmuar identitetin e pronarit, emri i të cilit është shkruar gabim në një germë, nevojitet të shkohet në gjykatë. Për të ngritur padi, tarifa aktuale është rreth 100 euro.
    Prona me shtesa

    Në një numër të madh rastesh, pronat urbane në Shqipëri kanë shtesa pa leje. Shtëpitë njëkatëshe apo dykatëshe kanë kryer dhoma shtesë në oborr, qoftë para viteve ‘90, qoftë pas, dhe këto shtesa rezultojnë pa leje e të paregjistruara, pavarësisht se nuk ka konflikt pronësie. Në zonat urbane ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm rastesh që një pronë nuk ka njohur freskim të titullit të pronësisë në regjistra tashmë prej dekadash, për shkak se pronarëve nuk u është nevojitur rifreskimi. Në këtë rast, procedurat nëpër hipoteka janë rraskapitëse dhe kërkesat janë në kufijtë e absurdit. Për të plotësuar regjistrin, kërkohen nga pronari dokumente të llojit, kontratë shit-blerjeje e vitit 1924, apo kërkohen dokumente ligjore me standardet e ditëve tona, pavarësisht se shteti nuk ka punuar me të njëjtat standarde para 20 apo 50 vjetësh.
    Tokat në bregdet

    Pronësia e tokave në bregdet nuk ka aq shumë pretendime konfliktuale se sa ka mungesë të gatishmërisë së shtetit për të shpërndarë tituj pronësie. Banorët e këtyre zonave shumë shpesh nuk kanë fuqitë e nevojshme financiare për të kryer udhëtimin e pafund nga një zyrë e shtetit në një tjetër, gjë që e bën për ta praktikisht të pamundur nxjerrjen e titujve të pronësisë të freskuar. Ndërkohë, në disa raste, banorët kanë pronësinë reale të një shtëpie të ndërtuar para 50 apo 100 vjetësh, por nuk e kanë regjistruar kurrë këtë pronësi.
    Toka bujqësore

    Pronësia e tokës bujqësore në shumë raste nuk ka konflikt, por vlera tregtare e ngastrave është tepër e vogël përballë kostos së stërmadhe fizike, mendore dhe financiare që mbart procedura e prodhimit të një titulli të rregullt pronësie. Në zonat ku qëllimi i tokës është tërësisht bujqësia, çmimi i tokës varion në 100 deri në 500 mijë lekë për dynym në varësi të cilësisë. Por prodhimi i titullit të pronësisë mund të gllabërojë një pjesë të madhe të kësaj shume, dhe rrjedhimisht, shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk merren me këtë punë. Për shkak se nuk kanë tituj pronësie, ata nuk e vendosin dot tokën si kolateral për të financuar investime.

    Gazeta Shqip

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shallvari benet pronar i mijra hektarve toke mafisho xhunglore.. ne 1919..

    shqiperia nuk dihet cfar eshte ne kte kohe..

    a eshte provinc turke.. a shtet shqiptar..

    kujt ja bleu.. zoti miltiadh.. kte cop shqiperi..

    nuk e thot askush..

    ne vitet kur kemi shtet dikund nga 1930-ta miltiadhi eshte ne gjyq per kte prone me ca te tjere..

    pastaj z miltiadh ndrron jete dhe me testament ja le se shoqes italiane..

    prap e shoqja ka gjyqe me te vetet e me tjere..

    ne 1940 Ajo ja jep me qera koncension 99 vjet kompanise italiane..

    ne kte kohe shqiperia eshte nen okupacionin italian..

    kompania italiane ne nji koh rekord ben punime te medha agroteknike ne kte zone..

    nuk dime a morri qera zonja e miltiadhit.. por ne se ka marre prap ka pikpyetje..

    vjen pushtimi komunist..

    shteti shtezon pronen aso kohe pron ne perdorim 99 vjecar e kompanise italiane..
    pra shallvari.. trashegimtar long sterlongu i te cilve eshte konomi i ri.. kerkon te benet pronar i nje prone qe te zot ka deri ne 45 e lart kompanine italiane qe e ka marre per 99 vjet e qe per kete patjeter e ka paguar zonjen shallvari..

    pra nje padrejtesi e qarte..

    shteti spo flet kto dite..

    por shteti ligjerisht ka hesape me kompanine italiane e cila ka kryer ne vitet 40 ta punime madheshtore.. ne kte zone..

    shkurt nje mashtrim gjigand..

    prandaj sic e thash.. nje dizaj..ktu duhet te nderhyje parlamenti sepse ketu ka hesap shteti shqiptar me kompanine 99 vjecare..

    cdo cunaku konom ketu..


    ska asnji lidhje..

  13. #33
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Simbas ktij ma siper, qunakun konom e paska eleminu shteti aktual Shqiptar!???

    Ku eshte qeverria, kush eshte kryeministri???

    Mos e ka vra mbreti, apo trashigimtari i mbretit?!?

    Apo ndonji ndraghetist i hagji qamilit te piramides se sotme?!????

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dujcuf..

    a ske ti hic me fol dicka interesante..

    gjithmon kodra mbas bregut..


    --


    puna e pusit..

    me qindra raste ka lajmeruar media se ne hapje pusesh kan humbur jeten qindra katundare..

    akoma mileti nuk merr vesh..

    ketyre nuk u ka faj shteti e ligji..

    u krruhet vete..

    lexon njeriu nji her ne gazet a tv se.. e hengri njeri duke hapur pus..
    tjeret ven mend..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 21-09-2011 më 00:44

  15. #35
    Saliu e ka fajin

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ku jemi??


    Ja cbejne sot te rinjte:

    --

    Sipas zëdhënëses së Policisë së qarkut, Valbona Begu, “Indrit Shehu, Klajdi Sulanjaku dhe Elton Poka, përkatësisht 26, 24 dhe 27 vjeç, të tre nga fshati Kuqan, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë prerë me sende të forta dhe oksigjen, një shtyllë të tensionit të lartë në fshatin Kodrabujaras të komunës Tregan, me qëllim shitjen për skrap”.

    --


    kurse para 40 vjetesh te rinjte mbanin mbi kurriz hekura e rrota teli e thas betoni e i ngjisnin maleve per te instaluar korentin an e mban shqiperise..

    me zorr thate e ben ate pune..

    lavdi atyre..

    kurse keta.. i ven tritolin shtyllave qe i vun ata tjeret..

    kulmi..

    --

    keq puna shum..

    .

  17. #37
    Shpërthim në "depon" e grumbullimit të skrapit, vdes punëtori 24 vjeç

    » Dërguar më: 22/09/2011 - 15:07


    ELBASAN - Një shpërthim i fuqishëm në vendgrumbullimin e skrapit rreth një kilometër nga qyteti i Librazhdit i ka marrë jetën një punëtori 24 vjeç, ndërkohë që policia ka arrestuar pronarin e "depos" së skrapit për akuzën "mbajtje e armëve, bombave, lëndëve plasëse pa lejen e organeve kompetente", parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal. Sipas policisë, viktimë e tragjedisë është 24-vjeçari Besnik Bala, banor i lagjes "Haxhias" në qytetin e Elbasanit, ndërsa i arrestuar është 40-vjeçari Artur Bala, banor i qytetit të Librazhdit. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 11:00 të ditës së mërkurë, në vendin e quajtur "Kthesa e Murrashit", përgjatë aksit të rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan. Në komunikimin e parë zyrtar të policisë së Elbasanit u tha se shkak i ngjarjes me pasojë vdekjen e punëtorit të skrapit ka qenë shpërthimi i një bombole gazi në momentin që 24-vjeçari po sharronte e sistemonte skrapin, ndërkohë që pas tragjedisë grupi hetimor ka gjetur në vendin e ngjarjes dhe një predhë luftarake të kalibrit të madh(predhë artilerie) e paplasur. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes konfirmuan se nga shpërthimi i fuqishëm, trupi i 24-vjeçarit u dëmtua së tepërmi, ndërkohë që pjesë të të cilit u gjetën dhjetëra metra larg. Pas hetimeve të para, policia e rrethit të Librazhdit bëri arrestimin në flagrancë të pronarit të pikës së grumbullimit të skrapit, 40-vjeçarit Artur Bala, ndërkohë që po va-zhdon hetimet për zbardhjen e plotë të tragjedisë së rëndë. Mësohet se gjatë ditës së djeshme, grupi hetimor ka shoqëruar për dhënie dëshmish edhe disa persona që u ndodhën pranë vendit të ngjarjes. fa.po.

    Gazeta Shqiptare

  18. #38
    Vidhnin barnat e spitalit, arrestohen dy mjekë dhe farmacistja


    Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, dy mjekë dhe një farmaciste, të cilët akuzohen se vjedhjen e medikamenteve të spitalit “Nënë Tereza”.

    Drejtori i policisë së Tiranës Sajmir Muça në një konferencë për shtyp ka deklaruar se në sajë të operacioni të koduar “Clexane” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Antonaq Zili 38 vjeç, Nikoll Koleci 43 vjeç, me profesion mjek dhe Jetmira Koleci me profesionin farmaciste në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza”.

    Sipas policisë të arrestuarit realizonin vjedhjen e medikamenteve mjekësore të destinuara për përdorim Spitalor dhe konkretisht për pacientë të shtruar si dhe atyre që trajtoheshin me medikamente falas pranë Spitalit Onkologjik në Tiranë.

    Të arrestuarit pasi vidhnin medikamentet të cilat ishin për përdorim të brendshme të spitalit dhe me vulën përkatëse ndalohet shitja e tyre, detyronin pacientët që ndodhen të shtruar në spital, që të blinin medikamente pranë farmacive në afërsi spitalit “Nënë Tereza”.

    Në cilësinë e provave materiale jane sekuestruar dy automjete të cilat shërbenin për shpërndarjen dhe transportimin e medikamenteve të vjedhura si dhe nje sasi e konsiderueshme medikamentesh mjekësore të cilat arrijnë vlerën rreth 80 mijë lekë të rinj.

    Medikamentet u gjetën në automjetet e shtetasve të mesiperm, si dhe në banesen e shtetasit Nikoll Koleci të vendosura në një ambjent garazhdi, në kushte jo të pershtatshme për ruajtjen e tyre.

    tema

  19. #39
    Zënka për pronën, djali vret babain me kazëm


    Mallakastra është tronditur nga një ngjarje e rëndë, teksa një 53-vjeçar ka vrarë më kazëm babain e tij të moshuar 77-vjeçar. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në fshatin Bejar të komunës Fratar.

    Shefqet Pashai, sipas burimeve të policisë, ka pasur një konflikt pronësie me babanë e vet, Selaman Pashai dhe gjatë mesditës së sotme konflikti ka degjeneruar deri në përleshje fizike.

    53-vjeçari e ka goditur të atin disa herë me kazëm, duke i shkaktuar kështu vdekjen. Tashmë ai është arrestuar nga ana e policisë.

    tema

  20. #40
    Vlorë, tentohet të dhunohet Prefekti


    Prefekti i Vlorës, Eduar Veçani, është tentuar që të dhunohet gjatë paradites së sotme nga dy persona. Këta të fundit fillimisht kanë kërkuar një takim me Veçanin dhe pasi prefekti u ka thënë se është i zënë, ata kanë tentuar që ta dhunojnë, duke e kapur për xhakete.

    Në këto momente kanë ndërhyrë disa punonjës të Prefekturës, të cilët kanë rënë pre e dhunës së dy të rinjve, të cilët kanë thyer edhe disa xhama të Prefekturës.

    Policia ka mundur që të arrestojë vetëm një persona, ndërsa tjetri është larguar.

    Kjo është një tjetër ngjarje e rëndë për Vlorën, ku pak javë më parë u ekzekutua me një atentat mafioz gjyqtari Skerdilaid Konomi.

    tema

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •