Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Krimi i organizuar godet Policinë, bie në krye të detyrës efektivi Zabit Caka

    --





    Krimi i organizuar godet Policinë, bie në krye të detyrës efektivi Zabit Caka
    03-09-2011 /

    Gazeta 55


    Varroset me nderime, efektivi i policisë, i rënë në krye të detyrës, në përpjekje me krimin e organizuar në Peqin. Berisha: “Humbja shumë e madhe, por qëndresa dhe burrëria e tij, frymëzuese për të gjithë shërbëtorët e zbatimit të ligjit”

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, mori pjesë në homazhet e zhvilluara për efektivin e Policisë, Zabit Caka, i vrarë dy net më parë në krye të detyrës.
    I shoqëruar nga deputetë të Elbasanit, Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit, Hysni Burgaj si edhe përfaqësues të presidencës, kryeministri shprehu ngushëllimet më të thella për oficerin, Zabit Caka, i cili u vra dje gjatë një aksioni policor në kapje të një shtetasi të dyshuar për vjedhje.
    “Oficeri Zabit Caka ka rënë në krye të detyrës me një trimëri dhe vetëmohim të paparë. Ngushëlloj familjen, qytetarët e Peqinit, kolegët e tij në Komisariatin e Policisë së Peqinit, dhe të gjithë efektivat e Policisë së shtetit”, tha në fjalën e tij kryeministri, pas zhvillimit të homazheve në ambientet e Qendrës së Kulturës “Ferdinand Deda” të qytetit të Peqinit.
    Duke ngushëlluar familjarët e efektivit të rënë në krye të detyrës, kryeministri shtoi se, “ai ra në betejë me armikun më të egër të çdo qytetari të këtij vendi, që është krimi i organizuar. Humbja është shumë e madhe, por qëndresa dhe burrëria e tij dhe e shokëve të tjerë është frymëzuese për të gjithë shërbëtorët e zbatimit të ligjit në çdo detyrë që ndodhen”, përfundoi kryeministri i vendit, Sali Berisha.
    Homazhe janë kryer edhe nga nënprefekti i Peqinit Ali Gripshi, kryetari i bashkisë Ilir Rrusha, si dhe deputetët Dashnor Sula e Valentina Leskaj.
    Në përfundim të homazheve personalitetet e pranishme, miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën e fundit Inspektor Zabit Caka, në Varrezat e “Dëshmorëve të Atdheut” në qytetin e Elbasanit.
    Drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan, në fjalën e tij duke shprehur dhimbjen për humbjen e Inspektor Zabit Caka theksoi: “Kjo ditë e mbushur me dhimbje dhe emocion do të jetë pjesë e historisë së Policisë Shqiptare, pasi një tjetër koleg i shtrenjtë u nda nga jeta, duke përmbushur detyrën sa fisnike aq dhe të shenjtë për t’i shërbyer kombit dhe qytetarëve të këtij vendi. Inspektor Zabit Caka, dhuroi jetën për të garantuar respektimin e ligjit, për të mbrojtur sigurinë e bashkëqytetarëve të tij kundër çdo lloj forme krimi, pasi ëndërronte udhën e lirisë, drejtësisë dhe të një Shqipërie Europiane. Besnikëria, përkushtimi, sakrifica dhe vlerat që kultivonte në vetvete punonjësi i Policisë së Shtetit Sabit Caka, përbëjnë një trashëgimi të çmuar, burim krenarie dhe vlerash për t’u ndjekur dhe nga brezat e rinj. Falë sakrificës sublime të Inspektor Zabit Caka dhe të qindra punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës, Shqipëria shikon me besim drejt së ardhmes, pasi beson në përkushtimin dhe vendosmërinë e çdo punonjësi të Policisë së Shtetit për t’u përballur pa kompromis me krimin. Ky besim është vulosur përjetësisht me jetën e kolegëve tanë të paharruar. Gjaku i tyre do të ndriçojë gjeneratat në Policinë e Shtetit, të cilat me vullnet të palëkundur do vazhdojnë të përmbushin me devotshmëri misionin për garantimin e sigurisë publike dhe mbrojtjen e vlerave më të larta njerëzore”.
    Gjatë ceremonisë së zhvilluar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i dorëzoi djalit të Inspektor Zabit Caka flamurin kombëtar me të cilin ishte mbuluar arkivoli i tij dhe kapelën e uniformës së policisë.
    Në nderim të Inspektor Zabit Caka varrimi është shoqëruar me të shtëna armësh nga një grup efektivësh të policisë.
    Babai i katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djali 17-vjeçar u vra dje gjatë një operacioni për të kapur shtetasin, Leonardo Tabaku i cili tentoi të vidhte transformatorin e ujit të pijshëm në fshatin Gryksh të komunës Shezë, në rrethin e Peqinit.
    Ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të patrullës së Policisë, ku dy plumba i morën jetën oficerit të Policisë, Zabit Caka. Më pas 40-vjeçari, Leonardo Tabaku i dha fund jetës duke u vetëvrarë.


    Policia e Elbasanit zbardh ngjarjen ku mbeti i vrarë efektivi i policisë

    Zabit Caka ra në përpjekje për të mos lejuar vjedhjen e një transformatori

    Policia e Elbasanit zbardhi dje ngjarjen e ndodhur një natë më parë në fshatin Gryksh i Madh i Komunës Shezë të qytetit të Peqinit, ku mbeti i vdekur një efektiv i policisë dhe një shtetas, i cili dyshohet se është autor i vjedhjes së një transformatori në këtë fshat. Nëndrejtori i Policisë, Rezar Velmishi, gjatë një konference për shtyp tha se, “një qytetar telefonoi në orët e vona të një nate më parë në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë së Peqinit, ku denoncoi se disa shtetas po tentonin të vidhnin transformatorin, i cili shërbente për furnizimin me ujë të pijshëm të fshatit Gryksh i Madh”.
    Sipas tij, uniformat blu shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa personat e paidentifikuar hapën menjëherë zjarr sapo punonjësit e policisë u afruan pranë mjetit të tyre.
    “Si pasojë e të shtënave gjeti vdekjen e menjëhershme, punonjësi i policisë Zabit Caka, 50 vjeç, babai i pesë fëmijëve, katër vajza dhe një djalë, banues në Peqin”, tha Velmishi. Ai sqaroi se autori i kësaj ngjarje, Leonardo Tabaku, 40 vjeç, me banim në fshatin Shezë, pak metra larg makinës së tij duke u larguar qëlloi veten me armë.
    “Menjëherë grupi hetimor i përbërë nga Prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, Departamentit Kundër Krimit të organizuar dhe Krimeve të Rënda, Prokurorë të Rrethit Gjyqësor Elbasan si dhe efektivë të Drejtorisë Policisë së qarkut të Elbasanit, shkuan në vendin e ngjarjes, ku kryen të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale”, nënvizoi Velmishi.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, mjeti tip Fiat Uno i autorit të vjedhjes, me targë AD 043 KD, një mjet tip pushkë model 56, armë e cila i përkiste autorit të cilën e mbante pa leje, si edhe disa gëzhoja dhe fishekë të pushkës model 56.
    Efektivi i Policisë, shtetasi Zabit Caka, lindur në Fushë Studë të Stëblevës dhe banues në Peqin, kishte 25 vjet që punonte si efektiv i Policisë së Shtetit, ndërsa prej disa vitesh ai kryente shërbimin si polic patrulle.


    ...


    55

    ---


    Ngushellime Familjes se Deshmorit !

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nje dore e zeze po luan bukur..

    o bamiri i edvinit o leshkuqi spahi i rucit.. po i japin kurajo kanibaleve..

    nje kanibal i liruar triumeron mijra kanibale te lire..

    pra seli rozja pergatitet per masakra me te frikshme se ajo qe beri ne 21 janar..

    nje dit u liruan ca nga banda indrit dokles..
    tash dhe ca te aldos u liruan..

    dhe filipi i top chanellit te edvinit u lirua nga gjoba..

    hmmm..

    --

    ja cthot gazeta..
    --

    Lirohen tre anëtarë të Bandës së Lushnjës
    Aktualitet e Mërkurë, Shtator 21st, 2011

    Avokatët e bandës së Lushnjës në gjyq
    Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shpalli vendimin përfundimtar ndaj të akuzuarve si anëtarë të bandës së Lushnjës, duke deklaruar të pafajshëm një prej tyre dhe dërguar dy të tjerë në prag lirimi nga qelitë.Vendimi që zbuti dënimet ndaj një prej organizatave kriminale më famëkeqe të krijuara pas vitit 1997 në vend, u shpall nga një pesëshe e Apelit, pak pas mesditës së djeshme. Sipas vendimit, gjykata rrëzoi të gjitha akuzat ndaj të pandehurit Afrim Hoxha. Ai u deklarua i pafajshëm për të gjitha veprat penale që i “faturoheshin” nga Prokuroria. Në gjykimin në Shkallën e Parë, Hoxha ishte dënuar me 18 vjet burg, dënim që u prish nga Apeli. Ndaj tij gjykata urdhëroi lirim të menjëhershëm. I afërt është lirimi edhe për dy të pandehurit e tjerë, Rexhep Gina dhe Arjan Aliço. Për të pandehurin Gina, Apeli dha 10 vjet heqje lirie, në një kohë që në Shkallën e Parë të Krimeve Gina u dënua me 16 vjet burg. I pandehuri Arjan Aliço u dënua me 5 vjet burg. Burime pranë Gjykatës bënë të ditur se të pandehurit Rexhep Gina dhe Arjan Aliço janë në prag lirimi, për shkak se dënimi i tyre pothuajse është konsumuar me kohën e qëndrimit në paraburgim. Ndërkaq, Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për “burgim të përjetshëm” ndaj të pandehurve Arben Boriçi dhe Ilir Stërgu. Të pandehurit Boriçi dhe Stërgu nuk mundën t’i shpëtojnë burgimit të përjetshëm, ndonëse gjykata pushoi akuzën për vrasjen e Xhevat Demirit. Po ashtu, të pandryshuara mbetën dënimet edhe për të pandehurin Erion Cici, i cili u dënua me 25 vjet burg, si edhe për të pandehurin Jorgo Muzaka, me 6 vjet burg.
    SHKALLA E PARE
    Në 25 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u shpreh me vendim ndaj të akuzuarve si “anëtarë” të bandës së Lushnjës. Shkalla e Parë vendosi burg përjetë për të pandehurit Arben Boriçi dhe Ilir Stërgu. Për pesë të pandehurit e tjerë, Afrim Hoxha, Erion Cici, Arjan Aliço, Jorgo Muzaka e Rexhep Gina, gjykata vendosi një total prej 75 vjetësh burg. Në vendimin e Shkallës së Parë, gjykata përjashtoi nga “organizata kriminale” të pandehurit Afrim Hoxha dhe Rexhep Gina. Sipas këtij vendimi, të akuzuarit e dosjes u deklaruan të fajshëm për “vrasjen me paramendim” të Xhevat Demirit, Nimet Zenelit, Masar Aliut dhe Luan Bilbilit. Të fajshëm ata u deklaruan edhe për “vrasjet me paramendim, mbetur në tentativë” për Nimet Zenelin dhe Gramoz Selmanin. Ndërsa për vrasjen e shtetasit Idajet Beqiri, gjykata pohoi se vepra penale u kualifikua si “vrasje e thjeshtë”, pasi në të nuk ekzistonte paramendimi. Po ashtu, ‘fajtorë’ ata u shpallën edhe për veprat penale të “mbajtjes pa leje të armës luftarake” dhe “shkatërrimit të pronës me zjarr”.
    BANDA
    Sipas Prokurorisë, “momenti kyç” në krijimin e organizatës kriminale ishte vrasja e Ramadan Shkurtit, vëllait të Alfred Shkurtit, i njohur edhe si Aldo Bare. Po sipas akuzës, për shkak të vrasjes së Ramadan Shkurtit nga ana e Artur Dajës, vëllai i tij Aldo Bare krijoi “bandën e Lushnjës” për t’u hakmarrë. “Aldo Bare kishte rol dhe autoritet të padiskutueshëm në organizatë”, thuhej në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Po sipas vendimi, pas ngritjes së organizatës, veç veprimtarisë kriminale, ajo është përfshirë në veprimtari ekonomike në qytetin e Lushnjës. Këto veprimtari shtriheshin në lagunën e Karavastasë, në shoqërinë e Sport-Klub Lushnjës, në bingon e qytetit e të tjera. Në të njëjtin vendim, togat e zeza përmendnin edhe “bazën” e “bandës” në Lushnjë, atë të Komisariatit Nr.2, i cili ishte ngjitur me Komisariatin e Policisë së qytetit. “Anëtarët ekspozoheshin në rrugë të armatosur dhe të veshur me uniforma policie, për të dhënë idenë se ishin të paprekshëm dhe se ishin ata shteti”, thuhej në atë vendim.

    Dosjet e bandës së Lushnjës mbetën 10 vjet të pazbardhura
    Fillesat e aktivitetit të bandës së Lushnjës kanë qenë në vitet 1997-1998. Në atë kohë, strukturat lokale të policisë ishin dobësuar ndjeshëm, ndërsa prokuroria ishte kufizuar ndjeshëm në mundësitë e hetimit të krimeve të bandës, e cila nga dita në ditë fitonte gjithnjë e më shumë pushtet në Lushnjë. Megjithatë, dosjet e krimeve të bandës së Lushnjës u hapën, e megjithëse qëndruan për mbi dhjetë vite pa autor, pas vitit 2004, kur u krijua Prokuroria e Krimeve të Rënda, hetimet u vunë në lëvizje. Një pjesë e konsiderueshme e akteve të vendit të ngjarjes, dëshmi dhe prova të tjera, të mbledhura herët nga policia dhe Prokuroria e Lushnjës, i hynë në punë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila që pas vitit 2005, kur ra në pranga në Turqi Aldo Bare, hapi një front të gjerë hetimi, duke zbardhur njëra pas tjetrës bëmat e anëtarëve të bandës së Lushnjës. Shumica e dosjeve për ngjarjet e asaj kohe në Lushnjë janë transferuar në Tiranë nga Prokuroria e Lushnjës. Këto dosje për më se dhjetë vjet kishin mbetur pa autor jo për shkak të mungesës së provave dhe indiceve, por për shkak të pamundësisë së hetimit të plotë.

    Akuzat
    Arben Boriçi
    Në kuadër të organizatës kriminale:
    “Vrasje me paramendim” të shtetasit Xhevat Demiri (pushuar)
    “Vrasje me paramendim” të shtetasit Nimet Zeneli
    “Vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë të Masar Aliut
    “Vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë të shtetasit Gramoz Selmani
    “Vrasje me paramendim” të shtetasit Masar Aliu
    “Vrasje me paramendim” të shtetasit Idajet Beqiri
    “Vrasje me paramendim” të shtetasit Luan Bilbili
    “Mbajtje pa leje të armës luftarake”
    “Shkatërrimit të pronës me zjarr”
    “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”
    “Dhunimit të varreve”
    “Pjesëmarrjes në organizatën kriminale”

    Ilir Stërgu
    “Vrasje me paramendim” të shtetasit Xhevat Demiri (pushuar)
    “Vrasje me paramendim” të shtetasit Nimet Zeneli
    “Vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë të shtetasit Masar Aliu
    “Vrasje me paramendim” të mbetur ne tentative te shtetasit Gramoz Selmani
    “Vrasje me paramendim” të shtetasit Masar Aliu
    “Vrasje me paramendim” të shtetasit Idajet Beqiri
    “Vrasje me paramendim” të shtetasit Luan Bilbili
    “Mbajtjes pa leje te armes luftarake”
    “Shkaterrimit te prones me zjarr”
    “Dhunimit të varreve”
    “Pjesemarrje ne organizaten kriminale”

    Afrim Hoxha
    “Vrasje me paramendim” të shtetasit Xhevat Demiri (pushuar)
    “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”
    (pushuar)
    “Pjesëmarrje në organizatën kriminale” (pushuar)
    “Mbajtje pa leje të armës luftarake” (pushuar)

    Erion Cici
    “Shkatërrimit të pronës me zjarr” të banesës së shtetasit
    Shkëlqim Haxhiu
    “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”

    Arjan Aliço
    “Pjesëmarrje në organizatën kriminale”
    “Vjedhje me dhunë”

    Jorgo Muzaka
    “Shkatërrimit të pronës me zjarr” të banesës së shtetasit
    Shkëlqim Haxhiu
    “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”
    “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”

    Rexhep Gina
    “Shkatërrimit të pronës me zjarr” të banesës së shtetasit
    Shkëlqim Haxhiu
    “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”
    “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” (pushuar)
    “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë” në dëm të
    shtetasit

    Arben Kicja
    “Mbajtje pa leje të armës luftarake”
    “Shkatërrim të pronës me eksploziv”

    Banda u krijua për hakmarrje
    Organizata kriminale e njohur si “banda e Lushnjës”, drejtues i së cilës akuzohet të ketë qenë Aldo Bare, i shënon fillesat e saj në korrik të vitit 1997. Krijimi i kësaj bande u pasua me ngjarje të rënda kriminale, përfshi vrasjet me paramendim. Sipas Prokurorisë, veprimtaria kriminale e kësaj organizate u shtri në vitet 1998-2005. Një nga akuzat e paprovuara ndaj kësaj bande ishte ajo e shëtitjes së kokës së prerë të Artur Dajës, kundërshtarit kryesor të Aldo Bares, nëpër rrugët e Lushnjës, tetorin e vitit 1998.

    ARMAND BAJRAMI



    panorama


    --




    sa bukur i ngjyrosin bandat dobicet e ine rames..



    bandat oj ina e rames..nuk u krijuan per hakmarrje mes katundaresh.. jo moj jo..
    keto banda .. te partis punes jan leva vrasese e terrori ndaj pd-se e demokrateve.. per te ri ardhur ne pushtet.. kulisheria polpotiste me nick..seli rozja..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 22-09-2011 më 01:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •