Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 254
  1. #81
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga SatanMyMasterSS Lexo Postimin
    Kjo ska te bej me gjera qe fliten ketu por ka te bej me ate se feja dhe Zoti kane bere te veten dhe kane ndihmuar qe kishat ortodokse qe jane shume radikale te kryejne misionin e tyre me sukses.
    Dhe jo vetem shqiptaret ortodokse kane humbur gjuhen, por dhe shqiptaret muslimane si p.sh. shqiptaret e Sanxhakut, dhe te vetmen ndarje te qarte ata me shkie e din fene.

    Madje di raste konkrete te shqiptareve te Medvegjes qe jane lindur ne Beograd dhe tani gjenerata e dyte flasin me shume serbisht dhe te cilet ndamjen e vetme me shkie e kane fene, se shqipen pothuajse nuk flasin fare, por mos me thene aspak dhe fene e shohin si te vetmen barriere te mos martohen me shkie dhe ta perziejne gjakun me ta.

    " Ne nuk martohemi me shkie se jemi muslimane" - kete kam e degju vet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 15-10-2011 më 09:41

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e SatanMyMasterSS
    Anëtarësuar
    02-10-2011
    Vendndodhja
    Hell
    Postime
    217
    Haha ti ke ne Shqiperi qe e nderrojn kombin per pasaporte greke, ke ne KS qe e identifikojne veten me turq kurse mbiemrin e ka Gashi apo Krasniqi etj, keto jane mbeturinat e ketij kombi. Une per veti kam gabuar qe nuk kam nderruar mbiemrin, pra te vendos mbiemer shqiptar e jo ate te huaj qe e bart.
    Religion is hate,
    Religion is fear,
    Religion is whore

  3. #83

    Mbi “bullgarët” e Shqipërisë

    Mbi “bullgarët” e Shqipërisë

    21 Tetor, 2011

    Nga Algert Skënderi

    “Në Shqipëri ka 300 mijë bullgarë, por në shkallë të ndryshme janë të asimiluar”, kjo është deklarata e historianit Bozhidar Dimitrov, një ish ministër dhe momentalisht drejtor i Muzeut Kombëtar të Historisë në Bullgari. Ai shpjegoi se bëhet fjalë për popullatën e vjetër bullgare që nga koha kur shteti bullgar ishte i shtrirë në gjithë Ballkanin. “Në shekullin e 13-të, vendi ynë humbet kontrollin mbi këto toka, por popullsia mbetet. Ne mund të kontrollojmë me lehtësi se sa bullgarë ka në Shqipëri, nëse nesër njoftohet se do të jepet shtetësi bullgare brënda 24 orëve për atë që deklaron se ai është një bullgar etnik, atëherë unë jam i sigurt se do të behen më shumë se numri i tyre i vërtetë, nga 300 mijë do të jetë rreth 1,5 milionë “, tha Dimitrov për agjensinë e lajmeve “Fokus” kohë më parë.
    Tani që çdo ditë e më shumë në Shqipëri po afrohet regjistrimi i popullsisë, në Bullgari shtohen debatet për komunitetin bullgar këtu dhe jepen shifra nga më të ndryshmet, gjë që e çon komunitetin bullgar gati sa gjysma e popullsisë së Shqipërisë. Të habitur gjithmonë më pyesin për vërtetësinë e këtyre lajmeve miq të mij Goranë të Bullgarisë, por që atje njihen me emrin Pumak.
    Pumakët kanë qenë gjithmonë populli më mik i shqiptarëve, sepse në të gjitha etapat i ka bashkuar e njëjta kauzë. Pasi janë një popullsi autoktone ballkanase dhe jetojnë kryesisht në Trakën e vjetër.
    Gjatë perandorisë së parë bullgare, e ardhur nga Mongolia nën drejtimin e Asparukh Khanit në vitet 680/681, Trakia dhe shumë mbretëri të asaj kohe pushtohen. Në ato vite vijnë dhe misionarët e parë arabë muslimanë në rrugë detare nëpërmjet Qipros, dhe shumë nga popullsia vendase qoftë e Qipros apo qoftë e Trakisë kthehen në muslimanë. Kështu, nën sundimin e khanëve popullsia vendase ka religjione nga më të larmishmet siç vërtetohet dhe nga letërkëmbimet 2 shekuj më vonë midis Boris Khanit të parë (Khan 852-889) dhe Papës Nikolo i parë (Papë 858-867). Boris Khan në atë kohë dhe pse ishte prijës nuk quhej Car, por Khan, sepse nuk kishin shumë kohë që bullgarët kishin zbritur nga malet e Mongolisë. Mes letërkëmbimit të këtyre të dyve gjenden letra ku Papa veç të tjerash e qorton Boris Khanin që sapo ishte bërë i krishterë me emrin Mihail (i pari nga khanet i kthyer në të krishterë) të mos lërë më predikues arabë të cilët kanë hapur islamin në popullatën e perandorisë bullgare dhe t`i përzerë të gjithë pasuesit e kësaj feje.
    Kështu fillon dhe gjenocidi i parë ndaj kësaj popullate e cila ishte autoktone dhe për të mbijetuar u shpërnda nëpër malet e perandorisë bullgare ku pjesë e së cilës ishin dhe trojet shqiptare. Shumica e tyre ngelet nëpër malet e Rodopeve, që shtrihen në gjithë bullgarinë jugore dhe në një pjesë të greqisë veri-lindore. Në trojet shqiptare kjo popullsi shtrihet kryesisht në Gollobordë dhe në malin Sharr, që ndahet mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Në fshatrat e këtij mali në Maqedoni, janë gjetur dhe shkrime fetare islame që datojnë shekuj para perandorisë osmane. Fakt është se pumakët në të gjitha malet e Ballkanit ku ndodhen kanë të njëjtën traditë dhe të njëjtin dialekt të sllavishtes, dhe që ndryshon nga bullgarishtja.
    Përpjekjet e pumakëve për te pasur shtet kur po binte perandoria osmane u realizuan në 1878 me krijimin e republikës Tamrash, por shumë shpejt republika ra me zgjerimin e bullgarëve të cilët ishin të favorizuar nga rusët duke bërë kështu gjenocid mbi popullsinë pumake. Zona ku shtrihej republika Tamrash e pumakëve përbente afro 40% të territorit të Bullgarisë së sotme.
    Bullgaria mbasi fitoi pavarësinë, luftonte për të zgjeruar territorin e saj duke dashur të kishte përsëri perandorinë e dikurshme. Por pumakët të ndihmuar dhe nga shqiptarët mbronin republikën e pumkëve Tamrash. Kjo është dhe arsyeja që nëpër malet e Rodopit janë me mijra persona shqiptarë të cilët kanë mbiemrin Arnaudov. Vetëm në facebook po te kërkosh nuk ja gjen dot fundin listës së mijra personave që dalin me këtë mbiemër, por shumica me emra bullgare pasi komunizmi ndalonte çdo emër që nuk ishte i krishterë. Dhe me e keqja është se në regjistrimin e para 4 muajve në Bullgari këta shqiptarë të mbetur atje janë të regjistruar si bullgarË pasi nuk njihej në formular kombësia shqiptare, por kjo është një temë tjetër dhe nuk është ky qëllimi i shkrimit.
    Ne 1912-1914 pati një tjetër gjenocid mbi këtë popullsi, duke e konsideruar popullatën si mizore dhe turke (njësoj siç bënte Greqia me çamët. Por bullgarët duke ndjekur e vrarë këtë popullsi, depërtuan edhe në qytete si Pogradeci, Elbasani dhe Dibra. Shqiptarë e goranë së bashku, luftuan kundra bullgarëve duke mbrojtur vendin tonë.
    Gjatë viteve 1948-1952 pumakët u shpronësuan dhe në masë u detyruan të largoheshin nga malet e Rodopeve duke i shpërndarë nëpër Bullgari, duke i lënë pa të drejta për t’u bërë anëtarë të qeverisë apo zyrtarë.
    Në 40 vite komunizëm, diktatori Teodor Zhivkov, nxjerr ligje që ndalonin çdo fe e cila nuk është fe bullgare dhe çdo veshje apo gjuhë e cila nuk është bullgare, gjithashtu dhe emrat të cilët nuk janë bullgar duhet të ndërrohen. Kush nuk ishte dakort me kete vendim ishte i lirë të ikte jashtë vendit ose të burgosej. Keshtu ndodhi që Turqia hapi dyert për mbi 800 mijë pumakë në vitet `70 sipas statistikave zyrtare turke. Pjesës që mbeti në Bullgari, ju ndryshuan emrat e tyre dhe emrat e mbi 2000 fshatrave, madje edhe emrat e varreve që nuk ishin emra bullgarë ortodoks u hoqën. Kjo ndodhi sepse Zhivkov ndjente rrezikun se me rritjen demografike që kishin pumakët ndaj bullgarëve shumë shpejt ata do rikërkonin republikën e tyre Tamrash ose do ishin shumicë ne Bullgari.
    Duhet të binte komunizmi, dhe në 29 dhjetor të vitit 1989 pumakët vërshuan në sheshin e Sofjes duke kërkuar rikthim te emrit të tyre, gje që më vonë u miratua me ligj, por të shpërngulurit në Turqi nuk u kthyen më. Edhe pse ju kthye me ligj emri i vjetër musliman, vetëm pumakëve që mbajnë emrin ortodoks mund t’i ketë vlerë diploma që kanë marrë gjatë komunizmit, ndryshe nuk gjejnë dot punë pasi diploma nuk ka vlerë, e jo më të zënë vend në administratë. Pra vazhdon propaganda që këtë popullsi ta asimilojnë, dhe nuk i është kthyer e drejta e emrit 100%.
    Por duket se edhe mbas hyrjes së Bulllgarisë në Bashkimin Europian, keqtrajtimi i kësaj popullate të padëshiruar në Bullgari vazhdon ende duke i konsideruar ata si një fatkeqësi natyrore. Aktivistë të partise Ataka, një parti nacionaliste bullgare në 20 maj 2011 (pra 5 muaj përpara),duke mbajtur edhe parrulla nëpër duar se nuk kanë vend pumakët në Bullgari, të veshur me rroba të zeza dhe të pajisur me shkopinj e hekura nëpër duar, sulmojnë pumakët në qendër të Sofjes brenda në xhami në kohën e faljes pasi ishte ditë e premte, dhe kjo ishte një protestë e lajmëruar më përpara në polici. Si pasojë, pati disa pumakë të plagosur me fraktura dhe me plagë të rënda, ndërkohë që u dogjën tapetat e xhamisë. Nuk mund të numëroj incidentet që ndodhin ç’do muaj në mbi 1,267 xhamitë e Bullgarisë nga ana e nacionalistave bullgarë të cilët vizatojnë në ç’do xhami kryqa dhe shkruajne muret e xhamive duke i konsideruar pumakët si
    jo-bullgarë. Edhe pse Sofja ka pasur 44 xhami, momentalisht ndodhet vetëm 1 xhami funksionale dhe të tjerat ose janë prishur ose janë kthyer në kisha.
    Duke i pasur para sysh këtë realitet që ata jetojnë, miqtë e mi pumakë shprehen të habitur në atë ç’ka flasin mediat çdo ditë në Bullgari. Shohin se në kanalet televizive bullgare transmetohen pamje të Gollobordës apo të malit Sharr dhe komentohen nëpër studio si popullsi bullgare.
    Ku në fakt këta janë njerëz të cilët flasin të njejtën gjuhë sllave si pumakët, kanë të njëjtën traditë, të njëjtën fe, të njëjtat këngë popullore, dhe të njëjtat veshje si qeleshja që bullgarët para 5 muajsh para kamerave gjatë protestës e shqyen me thikë, apo edhe veshjet e grave janë të njëjta, të cilat në Bullgari kanë qenë të ndaluara pasi nuk janë veshje bullgare.
    Habia më e madhe për ta është kur shohin nëpër gazeta emra pumakësh të cilët jetojnë në Shqipëri dhe thonë jemi bullgarë. Kur në të vërtetë kjo popullsi që kryesisht shtrihet në Trakën e vjetër, ka ardhur në trojet shqiptare vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e tyre nga bullgarët.
    Arsyeja që po e bëj këtë shkrim ka lidhje në veçanti me goranët që e deklarojnë veten si bullgarë në Shqipëri. Ndërsa ata pak ortodoksë mund ta quajnë veten bullgarë, grekë apo maqedonas siç po ndodh në Prespë. Unë pyes po muslimanët tanë ç’farë i shtyn që po bullgarizohen? A e dinë ata fatin e muslimanëve në Bullgari, apo ju intereson vetëm pashaporta europiane?
    Kanë mbirë si kërpudha mbas shiut disa shoqata bullgare të hapura vitet e fundit në Shqipëri. Me e çuditshmja është një shoqatë e hapur në emër të një rilindasi bullgar “Ivan Vazov” i cili në novelat dhe poemat e tij nxit luftë kundra pumakëve, që ai i quan mizorë dhe vrasës të bullgareve. Një ndër poemat e tij titullohet “Kujtimet e Batak” ku autori tregon për rrëfimin e një fëmije që e imagjinon i cili ka parë me sytë e tij si i është vrarë nëna dhe babai me plumb, ka parë xhaxhanë si i janë prerë gjymtyrët me hanxhar, dhe gjyshen sesi gjaku i rridhte nga çatia, sipas autorit këto masakra i bëjnë pumakët kundra bullgarëve, e gjithashtu në poezi vriten edhe 200 vajza që ishin në kishë të cilat digjen te gjalla bashkë me kishën. Në fund fëmijën e vogël e mbajnë të burgosur në fshatrat e pumakëve. Pra, autori jo vetem që imagjinon, por tregon edhe horror në poezitë e tij, duke i bërë bullgarët të mendojnë se të gjitha fatkeqsitë i kanë nga pumakët. Kështu autori bën thirrje për hakmarrje ndaj popullsisë, gjë e cila ndodh në 1912 ku vriten mbi 20 mijë pumakë dhe nuk dihet numri i saktë i të shpërngulurve pasiqë Bullgaria merr përfundimisht Republikën Tamrash.
    Duke hulumtuar për këtë shoqatë e cila është hapur në emër të një poeti të çmendur i cili bënte thirrje për masakra, më rezulton se kjo shoqatë bullgare është e themeluar nga Zehrudin Dokle i cili është goran (pumak), dhe nuk ka asnjë lidhje as me bullgaret të cilët identitetin e tyre e kanë krijuar më vonë se pumakët të vinin në malet e trojeve shqiptare, e as me fenë apo traditen e tyre, ku për këtë shkak janë përzëne nga vendi i tyre dhe kanë ardhur ne Shqipëri.
    Me fjalë të tjera është njësoj sikur një çam të hapi shoqatë me emrin e “Napoleon Zervës” që i ka vrarë çamët, dhe të thotë se çamët jane grekë. Ose një boshnjak i Shijakut të krijojë shoqatë me emrin e “Radko Mladiç” dhe të thotë se ne jemi serbë dhe t`i pajisi me pashaportë serbe bosnjakët. Ose edhe ti kthejë në fenë e të parëve, siç vëllai i Zehrudinit, Namik Dokle akuzonte Berishën vite përpara se po islamizonte shqiptarët sepse u futëm ne konferencën islamike. Mjafton një klikim tek faqja familjadokle.com për të parë se disa nga antarët e kësaj familje janë të martuar me bullgarë, dhe duke uruar njeri tjetrin festat e krishtera. Lind pyetja se ç’farë lidhje ka sot Zehrudini me Bullgarinë përveç se shkel mbi kockat e gjyshërve te tij?
    Përgjigjen e gjej në një intervistë të tij në 4 korrik 2010 për agjensinë e lajmeve “Fokus”. Aty Zehrudini i intervistuar si drejtor i shoqatës “Ivan Vazov” tregon për takimet e tij gjatë viteve të nivelit të lartë për çështjen e minoritetit me ish-presidentin Petar Storjanov dhe ish-kryeministrin Simeon Borisov dhe me shumë intelektualë të tjerë. Në intervistë tregon se është i lumtur që tashmë Bullgaria ka një ministri për bullgarët jashtë kufijve. Tregon se për të marrë një pashaportë bullgare duhet të shkosh 4 herë në Bullgari, dhe ankohet pse nuk jepen pashaporta me anë të ambasadës në Shqipëri. Pra në këtë mënyrë Zehrudini shpreh pakënaqësinë e tij për kthimin e ngadaltë të goranëve në bullgarë. Në intervistë ndër të tjera thoshte dhe se goranët e malit Sharr, kanë të njëjta tradita me bullgarët. Gjë të cilën me siguri Zehrudini e ka parë tek pumakët. Pra njësoj sikur një shqiptar të shohë në luginën e Preshevës popullsinë atje, dhe të thotë se shqiptarët kanë të njëjtat tradita me serbët dhe ne jemi serbë. Nëse pumakët janë bullgarë, athere përse Bullgaria nuk kërkon minoritetin e saj në turqi ku dihet se atje janë miliona? Rasti më i fundit ajo e shpërnguljes së popullsisë gjatë kohës së komunizmit. Po në Greqi përse nuk e kërkon minoritetin e vet atje? Janë qindra fshatra të pumakëve në Greqi të cilët edhe ata janë muslimanë sllavë folës.
    Ne biografinë e Zehrudin Dokles që nuk ka lënë faqe interneti pa e hedhur vihen re aktivitete nga më të ndryshmet të jëtës së tij si një intelektual i rrallë i rruzullit tokësor. Ajo që mua më vret sytë është se nga viti `88 deri në vitin `99 biografia e tij është bosh , duke fshehur kështu faktin që ai ishte punonjës i ambasadës shqiptare në Bullgari. Pyes: vallë pse duhet ta fshehë këtë fakt? Takimet që i ka bërë me presidentë e kryeministra bullgarë kanë qenë si kryetar shoqate siç deklaron, apo si përfaqësues i shtetit shqiptar kur punonte në ambasadë dhe si vëllai i një prej politikanëve më në zë në vend? Ideja që të bëhej bullgar ishte përpara se të punonte në ambasadë, apo kur shkoi atje pranoi të punonte për bullgarët?
    Në një intervistë për revisten “Geografija 21” pyetjen nga gazetari Petar Stefanov drejtuar profesorit goran Romeo Eftimi, se a kanë marrë pjesë në jetën publike dhe politike bullgarët në Shqiperi? Profesori me krenari tregon për jetën politike të Namik Dokles. Pra ne kemi pasur një zv/kryeministër dhe kryeparlamentar bullgar dhe nuk e kemi ditur. Nuk e dijmë akoma nëse Namik Dokle ka marrë pasaportë bullgare apo është akoma me ne muslimanët shqiptarë? Pasi nga ne ka marrë edhe votat disa mandate rrjesht.

    Për fat të keq i njejti problem ndodh edhe me Maqedonasit, te cilët edhe pse janë në krizë të identitetit të tyre, nuk ngurrojnë të hapin kurse të gjuhës maqedonase në Shqipëri. Rasti më i fundit është deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë ku thonë se në Shqipëri ka 120 mijë maqedonas. Themelues i një shoqate që quhet “shoqata e minoritetit bullgaro-maqedon në Shqipëri” është dhe Selim Muça, ku momentalisht drejton Komunitetin Musliman Shqiptar. Dihet që maqedonas musliman nuk ka, dhe kjo ishte arsye se përse gjatë luftës së 2001, goranë e shqiptarë bashkë ishin bashkë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Dhe shumë xhami të goranëve, veçanërisht në Prilep dhe Manastir, u dogjën, ndërkohë që shumë prej tyre u perzunë nga shtëpitë dhe ju dogjën pronat në mënyrë që të mos kthehen më. Manastiri një qytet që në vitin 1945 kishte 83% muslimanë, tani ka me pak se 10%. Muajin e fundit kryetari i partisë të goranëve ne maqedoni Fijat Canovski bashkë me 3 deputetë të kësaj partie refuzuan të regjistroheshin si maqedonas muslimanë, ndërsa 2 ditë pas dështimit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni, kryeministri i Maqedonisë N.Gruevski viziton Gollobordën duke shpërndare kapele e flamuj maqedonas.
    Z.Muça duhet të deklaroje qartë nëse është me Shqipërine apo me Maqedoninë? Se kjo sjellja e gollobordasve/goranëve tanë si Selim Muça dhe Namik Dokle që për natë kadri hanë bukë sëbashku para kamerave sikur nuk shkon.

    Duket se nga të gjitha këto paradokse, shteti shqiptar është paradoksi më i madh kur pranon aplikimin e standarteve të dyfishta. Kur pranon që popullsia e vet t`i kthehet në greke, dhe harron që shqiptarët në Greqi janë vrarë dhe u janë marrë tokat. Harron se ka mijra shqiptarë në Bullgari, dhe lejon që Bullgaria në territorin e Shqipërisë të marrë një popullsi që nuk është e saj. Harron që në maqedoni shqiptarëve u shkelet e drejta në mes të ditës dhe kërkon ti japë të drejta minoritetit maqedon që nuk ekziston.

    tema

  4. #84
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Zjarri në manastirin Bigorski, digjen fakte shqiptare

    Historianët shqiptarë kanë nxjerrur në pah dyshimet se me djegien e bibliotekës së këtij manastiri janë zhdukur shumë dëshmi, libra, dokumente dhe arkiva në gjuhën shqipe, për shkak se deri vonë në këtë manastir kanë shërbyer murgjë vendor shqiptarë, të konfesionit ortodoks nga Reka e Keqe Historianët shqiptarë djegien e manastirit “Shën Jovan Bigorski” apo siç e njohin ate nga historigrafia si “Manastiri Mbigur” e shohin si një goditje e rëndë për faktet historike dhe dëshmitë e historisë shqiptare të trevave të Rekës së Gostivarit, një zonë e populluar tradicionale me shqiptarë ortodoksë. Sot ky kompleks i manastirit Shën Jovan Bigorski gjendet mes Gostivarit dhe Dibrës në afërsi të fshatit Rostushë, Bitushë, Trebishtë, përreth Radikës.


    Historianët shqiptarë kanë nxjerrë në pah dyshimet se me djegien e bibliotekës së këtij manastiri janë zhdukur shumë dëshmi, libra, dokumente dhe arkiva në gjuhën shqipe, për shkak se deri vonë në këtë manastir kanë shërbyer murgjë vendorë shqiptarë, të konfesionit ortodoks nga Reka e Keqe. Ngjarja makabre ka ndodhur të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa me këtë kanë ngelur shumë mistere se përse u dogj biblioteka dhe pjesa e vjetëruar me vlera të pakrahasueshme e këtij manastiri që gjendet në zonën kryesisht të banuar me popullësi shqiptare. Faktet historike flasin se manastiri Shën Bigorski daton që nga shekulli 11 dhe është manastrit arbëror. “Jemi të bindur se atje kishte thesarë dokumentesh, jo vetëm kishtare, por edhe fakte për historinë dhe trashëgiminë shqiptare të kësaj zone. Aty ka pasur dokumente me vlerë nga shekujt 15, 16 dhe 17 dhe tanimë është shuar çdo gjurmë”, ka theksuar kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë (SHHSH), prof.dr. Nebi Dervishi. Ai ka shtuar se kjo është një humbje e madhe e popullit shqiptarë dhe nuk duhet të humbet një vlerë e tillë, karshi propagandës së egër sllave për të përvetësuar objektet tradicionale fetare shqiptare.

    “Ky manastir është i njohur me emrin Mbigur, dhe se ai ka qenë i të parëve tanë, edhe pse më vonë në mënyrë naive u shua dhe u hoq dorë nga këto tempuj të lashtësisë sonë”, ka theksuar profesor Dervishi. Historianët dëshmojnë se deri në fillim të shekullit 20 edhe në këtë manastir ritet dhe ritualet janë bërë në gjuhën shqipe dhe kleri ka qenë shqiptaro-ortodoks, por duke filluar në vitet e para të shekullit 20 ngadalë ai është sllavizuar dhe është përvetësuar nga klerikët ortodoks maqedonas e serb. Manastiri i Shën Bigorit ka qenë edhe një pikë e rëndësishme historike në periudhën e Skenderbeut, duke qenë një vatër shqiptare e asaj kohe që përfshinte zonën e Dibrës së Madhe dhe Ohrit.
    Ky komplesk me vlera të ortodoksisë shqiptare është dëshmuar për traditën e tij edhe nga historiani, prof.dr. Vehbi Xhemaili. "Kisha Shën Jovan Bigorski i takon kishës së periudhës bizantine me qendër në Stamboll dhe ka luajtur një rol të madh kulturor, arsimor të trevave të Rekës, të shqiptarëve të Rekës. Gjatë gjithë periudhës në këtë kishë peligrenazhet janë bërë në gjuhën shqipe deri me ardhjen e serbëve në këto troje , në vitin 1912", ka theksuar historiani Xhemaili, duke shtuar se kjo zonë vazhdimisht ka qenë nën presionet e pushteteve sllave për t`u sllavizuar dhe për të hequr dorë nga vlerat tradicionale kombëtare shqiptare.

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    300000 bullgar 300000 grek 300000 vlleh 300000 turq 100000 rom 50000 serb etj etj


    po shqipar? hic?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e a.koci
    Anëtarësuar
    17-05-2011
    Postime
    125
    me fal por une ne nje faqe te internetit pash qe ishte dhene lajmi se mbi gjysma e popullsise ishte shqipetare edhe pjesa tjeter ishin te etnive te ndryshme madje ish ministri maqedonas ishte inatos duke then qe nuk mund te jet e vertet qe shqipetaret te jene mbi gjysma sepse ne kemi mbi 1 milion votues edhe eshte e pa mundur etj..por ka harruar ai ish ministri qe ka edhe Shqipetare orthodoks aty edhe nuk bejne ze por ne heshtje jan regjistruar per etnin qe i perkasin meqe e paten kete mundesi.
    Dua te tregoj per nje udhetim timin personal qe kam bere ne maqedoni para gati 5 viteve ne qytetin e Ohrit, pasi dolem nga dogana jone u drejtuam per ne doganen maqedonase edhe ishim 7 persona ku u duhej te vinin nga nje vule atyre pasaortave asgje me teper na kane mbajtur 2 ore duke prit nuk kishte as radhe nje person ishte para nesh, si perfundim mbaruam pune pasi na bene pyetje ku do shkoni sa do rrini cili eshte qellimi i vizites tuaj etj.., hyme ne oher pas rreth gjys ore edhe aty ne bisedonim me nj-tj shume njerez na pyesnin ne shqip nese na duhej shtepi apo barke per te udhetuar ne liqen por gjithmon duke u ruajtur e me ze te ulet vetem nje i vjeter na foli me ze te larte me nje shqipe standart sa me çuditi na pyeti po ju nga Kosova jeni jo thame ne jemi shqipetare te shqiperise se mesme , e pyes po ju Shqipetare jeni jo me tha nuk jam , po gjuhen e flitkeni mire i thashe po e kam mesuar me beri shume çudi . U larguam qe aty edhe dolem pak brenda ne qytet neper dyqane edhe hyme ne nje dyqan per te bere ndonje dhurate per familiaret edhe bisedoja me te tjeret ndersa shitesja ishte nje vajze e re po buzeqeshte edhe me dukej sikur po kuptone Shqip edhe une menjeher i drejtohem ne shqip._ me fal ju flisni Shqip ajo buzeqesh edhe me thot,_ Po pak,- edhe mudohej qe te mos e degjonin, si ne fshehtesi edhe vura re se i perkiste besimit kristian edhe me pak fjal SHQIPETARE JANE SHUME ATY THJESHT KANE FRIK TE IDENTIFIKOHEN SI TE TILLE.
    Ndryshuar për herë të fundit nga a.koci : 04-02-2012 më 14:16

  7. #87
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Citim Postuar më parë nga SatanMyMasterSS Lexo Postimin
    Haha ti ke ne Shqiperi qe e nderrojn kombin per pasaporte greke, ke ne KS qe e identifikojne veten me turq kurse mbiemrin e ka Gashi apo Krasniqi etj, keto jane mbeturinat e ketij kombi. Une per veti kam gabuar qe nuk kam nderruar mbiemrin, pra te vendos mbiemer shqiptar e jo ate te huaj qe e bart.

    Shum e vertet kjo por nuk do ju zgjate shum ky perfitim ketyre pseudo Shqiptarve te cilet sote per Interesa te meomentit qe mund te ken nga Greqia dhe Turqia e mohojne Kombesin Shqiptare por fajin e ka edhe shoqeria Shqiptare ne pergjithsi qe nuk i izolone keto Qelbesir thjesht mu distancue tersisht nga keta fantoma mej izolue mej Injorue e pse jo edhe me ushtrue njefare terori Individual ndaj tyre ne menyre qe mej detyrue keta muta ose me qendrue si Shqiptare aty ku jane ose le ta Q.Nanen e le te Ikin ne Greqi ose Turqi

  8. #88
    Nuk ka lidhje feja me kombin. Nese keta ( te deri djeshem maqedone) sot e ndjejne veten shqiptare, athere le te shpallin veten shqiptare, kjo sigurisht qe shkon ne favor kombetar. Gabimi behet kur nese keta ( deri dje maqedonas) do te benin thirje nder shqiptaret e maqedonise per ngritjen e "vetedijes" fetare duke propagandar se duhet kthim tek "rrenjet" e vjetra. Ta keni te kjaret se Muslinai nuk kthehet kaur asnjehere.
    Ndrysho Firmën

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Nuk ka lidhje feja me kombin. Nese keta ( te deri djeshem maqedone) sot e ndjejne veten shqiptare, athere le te shpallin veten shqiptare, kjo sigurisht qe shkon ne favor kombetar. Gabimi behet kur nese keta ( deri dje maqedonas) do te benin thirje nder shqiptaret e maqedonise per ngritjen e "vetedijes" fetare duke propagandar se duhet kthim tek "rrenjet" e vjetra. Ta keni te kjaret se Muslinai nuk kthehet kaur asnjehere.
    A te vjen keq kur ta mendojsh qe edhe gjysherit tu i kan fy me fjalen Kaur, pushtuesit e perandoris fantazm ost mane,po te ndegjojshin te paret tu gjysherit se si ti po ua ruan ende edhe sot fjalet dhew zakonet e dhunuesit te tyre do te bajn vetevrasje edhe ne boten tjeter atje ku prehen te qet.

  10. #90
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Nuk ka asgje te keqe pse identiteti i kombit tone renovohet ,sepse ne kete menyre behet edhe pastrimi i mbeturinave ,me gjake te perziere .

    Ata te cilet per modernizim e quajne veten greke apo sllave , turqe e arabe ,ne te mbeten ashtu si qe jane se nuk kane nevoje te kthehen ne shqiptarizem .

    Me rendesi eshte qe shteti shqipetare te mbaj evidence me keta njeres .

  11. #91
    ILLYRIAN Maska e Tonite
    Anëtarësuar
    09-02-2012
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    37
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    A te vjen keq kur ta mendojsh qe edhe gjysherit tu i kan fy me fjalen Kaur, pushtuesit e perandoris fantazm ost mane,po te ndegjojshin te paret tu gjysherit se si ti po ua ruan ende edhe sot fjalet dhew zakonet e dhunuesit te tyre do te bajn vetevrasje edhe ne boten tjeter atje ku prehen te qet.
    Po pajtohem me ty se me kete fjale i fyejme pike se pari vellezerit tane shqiptar te besimit katolik, pastaj edhe stergjysherit tane. Mendoj se ne vend te kesaj fjale duhet te perdorim fjalen "Sllavë" sepse atyre me shume iu dhemb kjo fjale, pasiqe ua rikujtojme prejardhjen e normal ato pretendojne te tregohen antike!

    Por nuk do lejoja qe ndonje shqiptar i fese tjeter te me fyeje fene time! Une si shqiptar musliman i respektoj maksimalisht vellezerit shqiptar katolik.
    Gjithmone them se fene mbajeni secili per vete por se bashku luftoni per kombin!

    Besoj se sa me shpejte do te ngritet vetedija e shqiptareve per kete ceshtje dhe do jemi te bashkuar pa dallim te fese!

  12. #92
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    A te vjen keq kur ta mendojsh qe edhe gjysherit tu i kan fy me fjalen Kaur, pushtuesit e perandoris fantazm ost mane,po te ndegjojshin te paret tu gjysherit se si ti po ua ruan ende edhe sot fjalet dhew zakonet e dhunuesit te tyre do te bajn vetevrasje edhe ne boten tjeter atje ku prehen te qet.
    Gjysherit e mi kane qene shqiptare.
    Une shume mire thash ne psotimin tim se feja nuk ka lidhje me kombin. Nuk duhet perzier keto dy gjera sepse shkakton percarje. O liburna , mos u nxito si gjeli ne pleh!!!!
    )))
    Ndrysho Firmën

  13. #93
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Gjysherit e mi kane qene shqiptare.
    Une shume mire thash ne psotimin tim se feja nuk ka lidhje me kombin. Nuk duhet perzier keto dy gjera sepse shkakton percarje. O liburna , mos u nxito si gjeli ne pleh!!!!
    )))
    Ta keni te kjaret se Muslinai nuk kthehet kaur asnjehere.


    ?????,Ketu nuk keni than-Ta kenite kjart se shqiptari nuk kthehet sllav asnjiher,
    po e ke cek muslimani nuk bahet kaur,ku stegjysherit tuaj kan qen kaurr,sipas islamit.

  14. #94
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Ta keni te kjaret se Muslinai nuk kthehet kaur asnjehere.


    ?????,Ketu nuk keni than-Ta kenite kjart se shqiptari nuk kthehet sllav asnjiher,
    po e ke cek muslimani nuk bahet kaur,ku stegjysherit tuaj kan qen kaurr,sipas islamit.
    Nejse, ti je duke folur aq sa e ke bagazhin e te kuptuarit. Ti ke problem me te kuptuarit se njeriu kur e gjen te verteten, duhet te ndryshoje pikpamjet e veta per jeten etj...etj. Une nese e kam gjetur te verteten ( qellimin) se pse njeriu eshte krijuar nga ana e All-llahut xh.sh ne kete bote ( jete), athere une do ti ndroj botkuptimet e mija, nuk do te ri pergjithmone ne padituri dhe injorance ( i krishtere). Gjysherit tane ne momentin kur e kane pare se Islami po ua mbush mendjen edhe shpirtin, normalisht qe kane ndryshuar.
    Por duhet te kemi kujdes, te mos e perziejme kombin me fene, sepse shkakton percarje. Nuk duhet te jemi kembengules si gomari ne balte. Kur dicka nuk shkon dhe nuk shkon, nuk beher derri dele , asnjehere. Prandaj nuk mund te jesh me shume patriot nese je i krishtere, nese gjysherit tane dikur kane qene te krishtere, kjo s'ka asnje rendesi.
    Ndrysho Firmën

  15. #95
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    300000 bullgar 300000 grek 300000 vlleh 300000 turq 100000 rom 50000 serb etj etj


    po shqipar? hic?
    Vallai shume pak mor derjans ....mjafton ti shikosh dhe nganjher te ben te mendosh a jemi me te vertet shqiptar ?

  16. #96
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Nejse, ti je duke folur aq sa e ke bagazhin e te kuptuarit. Ti ke problem me te kuptuarit se njeriu kur e gjen te verteten, duhet te ndryshoje pikpamjet e veta per jeten etj...etj. Une nese e kam gjetur te verteten ( qellimin) se pse njeriu eshte krijuar nga ana e All-llahut xh.sh ne kete bote ( jete), athere une do ti ndroj botkuptimet e mija, nuk do te ri pergjithmone ne padituri dhe injorance ( i krishtere). Gjysherit tane ne momentin kur e kane pare se Islami po ua mbush mendjen edhe shpirtin, normalisht qe kane ndryshuar.
    Por duhet te kemi kujdes, te mos e perziejme kombin me fene, sepse shkakton percarje. Nuk duhet te jemi kembengules si gomari ne balte. Kur dicka nuk shkon dhe nuk shkon, nuk beher derri dele , asnjehere. Prandaj nuk mund te jesh me shume patriot nese je i krishtere, nese gjysherit tane dikur kane qene te krishtere, kjo s'ka asnje rendesi.
    Po ata kuptonin shkencen shume bukur dhe me se shumti nr 19 lol

  17. #97
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Vec kush rren se e verteta eshte se feja muslimane ka luajtur nje rol shume te madh ne ruajtjen e shqiptareve nga sllavizimi i plote. Shqiptaret shume mire jane keshtu sic jane, pavaresisht propagandes dhe luftes qe po behet nga forca te erreta krishtera per kthimin e shqiptareve ne katolike apo te krishtene. Feja muslimane nuk ia ka humbur kombesine shqiptareve, pervec se ua ka shtu ma teper ndjenjen e kombetarizmit dhe ruajtjen nga asimilimi nga vendet fqinje, qe ka qene tendenca e tyre shekullore.

    Nje tjeter gje qe duhet ta mbajne mend shqiptaret kur bin pre e propagandes se krishtene qe ju serviret sidomos ne kete forum, eshte se shqiptaret kane qene ortodokse dhe jo katolike, per ate shqiptaret nuk e kane kaluar asnjehere periudhat e erreta te krishterimit perendimor dhe as nuk kane qene pjese e kryqezatave.

    Gjithmone ne mes ortodoksise dhe islamit ka pasur nje "paqe" ne krahasim me krishterimin perendimor apo katolike, se ky i fundit ka qene edhe kunder krishterimit lindor dhe jo vetem islamit. Madje edhe vete Buxhovi e tha qe kane qene ortodokset ata qe u konvertuan shume me lehte ne islam, sesa te krishtenet perendimore, madje ka pase edhe nje vasalitet te thelle ne mes ortodoksise dhe islamit, se te dyja jane pare si armike nga Vatikani.

  18. #98
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Une nuk mund ta paramendoj qendren ortodokse ne Vatikan apo vende te ngjashme , sic eshte tani ne nje vend tipik musliman. Kurre si dihet se cfare do te ndodhte ! Do te ishte interesant ta dinim.

    Ketu perfundon dashuria e krishtere, qe mundohen me na e servire kryefalangat e krishtera dhe e mbrojne njera tjetren ai lopare, prej atyre qe quhen muslimane, se ketu te jesh musliman shihet si nje dukur shume negative ! Edhe fjala e te krishterit ketu merret parasysh ne krahasim me te qenit musliman. Brotherhood ne kryq! Nje lloj aparheidi qe mundohet ta imponoje ky admini me te krishteret e tij shpifesa. Vetem verejeni se si i sulmojne si cakej krishteret qe guxon te flas mire per muslimanet ne cfaredo menyre, sic ju hodhen te nderuemit Agim Doci. Juve as krishti sju don se jeni qelbesina dhe shpifesa.

    Po shyqyr qe realiteti po ua mbyll gojen!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 11-02-2012 më 11:18

  19. #99
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Nejse, ti je duke folur aq sa e ke bagazhin e te kuptuarit. Ti ke problem me te kuptuarit se njeriu kur e gjen te verteten, duhet te ndryshoje pikpamjet e veta per jeten etj...etj. Une nese e kam gjetur te verteten ( qellimin) se pse njeriu eshte krijuar nga ana e All-llahut xh.sh ne kete bote ( jete), athere une do ti ndroj botkuptimet e mija, nuk do te ri pergjithmone ne padituri dhe injorance ( i krishtere). Gjysherit tane ne momentin kur e kane pare se Islami po ua mbush mendjen edhe shpirtin, normalisht qe kane ndryshuar.
    Por duhet te kemi kujdes, te mos e perziejme kombin me fene, sepse shkakton percarje. Nuk duhet te jemi kembengules si gomari ne balte. Kur dicka nuk shkon dhe nuk shkon, nuk beher derri dele , asnjehere. Prandaj nuk mund te jesh me shume patriot nese je i krishtere, nese gjysherit tane dikur kane qene te krishtere, kjo s'ka asnje rendesi.
    I nxorri gjarpni kembet,po me vjen keq qe e nxorre stergjysherit tuaj me shum ftyra,edhe ti po shkojshe asaj rruge.
    Un nuk te pyeta cilit besim i takon por te thash mos i ofendo me ofendime aziatike shqiptaret e bisimit tjeter,se un nuk e kam dit qe stergjysherit tuaj ofendimin qe ua kan ber aziatiket e kan marr si lavderim dhe jan kthy e jan ber kumbar me ata qe ua kan dhunu grat, e jan ber musliman,e ket bagazh te menquris se stergjysherve tu dhe tanin,un nuk po du me pas.
    PS. Tradhtia shkon me kotill.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 11-02-2012 më 14:17

  20. #100
    ILLYRIAN Maska e Tonite
    Anëtarësuar
    09-02-2012
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    37
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    I nxorri gjarpni kembet,po me vjen keq qe e nxorre stergjysherit tuaj me shum ftyra,edhe ti po shkojshe asaj rruge.
    PS. Tradhtia shkon me kotill.
    E cka tash? Se stergjyshi atij ose i imi ose i kujtdo qofte eshte konvertuar ne musliman dhe kjo te ben ty me patriot se ai! Jo more gabim je.

    Pse kembengulni ne ate idene se religjioni po ndikon ne atdhedashuri!

    Sipas logjikes suaj edhe stergjysherit e stergjysherve tuaj jane tradhetar....kane pranuar Krishterimin duke qene pagane...apo??

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •