Baron,
Une lexova temen ketupara ca kohesh, bera ca kerkime dhe kam blere nje dreambox.
Nuk e kam instaluar akoma qe te jap pergjigjie egzakte por mesa kuptoj nga c'kam lexuar dreambox funksionon si ne vijim:
-Instalon programin ne te ose sic i reforohen ne net imazhin (image), ka versione te ndrryshme (vu+ dhe uno qe ka permend Dragua jane vetem dy nga to, ka edhe te tjera versione)
-Pasi instalohet software, behen lidhjet fizike me TV, sacin dhe modemin.
-Kur e lidh me modemin dreambox drejtohet per tu lidhur me te ashtu-quajturit ccam servers.(nuk e di nese lidhja behet automatikisht apo duhet ta besh manualisht)
Ccam servers, jane servera qe lejojne card-sharing ne nje rrjet te caktuar (rrjeti ne kete rast eshte i krijuar nga dreambox-et dhe kartat e parapaguara ne to). Principi i ketyre serverave eshte qe, nqs Baroni ka karten e futbollit te paguar dhe Dragua ka paketen e filmave atehere keta dy perdorues kane te drejte te perdorin sherbimet e njeri-tjerit. Pra Dragua te lejon ty te shohesh filma nga karta e tij ndersa ti lejon Dragon te shohi futboll nga karta jote, dhe e tere kjo eshte e manaxhuar nga ccam server (normale me set-up-in e duhur). Me cfare koptoj une kjo ka qene ideja origjinale, pra card-sharing.
Pastaj dolen piratet edhe per kete sherbim e filluan te krijonin servera ku sherbimet merren pa pasur nevojen e asnje karte te parapaguar por duke bere nje pagesa abonimi per ccam server qe zgjedh te perdoresh. Ka lloj lloj ccam serverash qe te ofrojne paketa te ndrryshme televizive, por gjithmon egziston rreziku i zgjedhjes se gabuar ku nje jave pas pageses te mbyllet serveri e hajt ta gjesh
. Keshtu qe duhet te besh kerkim te denjeshem per te gjetur ccam server serioz.
Pastaj po te kerkosh me imtesi gjen edhe ccam server falas edhe pa pasur karte, por kjo lloj menyre konsiderohet disi e besdisshme sepse nuk i ke te garantuar gjithmone te njetat kanale apo sinjal te vazhdueshem, ka raste qe serveri te perjashton e duhet te gjesh server tjeter etj.
Shpresoj te kem sqaruar sado pak, gjithmon kij-parasysh qe ky eshte vetem kuptimi im nga c'kam lexuar, kur te instaloj dreamboxin qe kam ble te tregoj me me saktesi se si funksionon (po ja gjeta anen)
Krijoni Kontakt