Close
Faqja 18 prej 203 FillimFillim ... 816171819202868118 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 360 prej 4057
  1. #341
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar mė parė nga mad
    Eagle, nese nuk ke bezdi, po ne kete teme, jane me lart te postuara shume detaje me ate qe ka ndodhur, cfare jam munduar te bej (pa rezultat), dhe cfare gjendje me ka krijuar....
    Une kerkova te spjegoje dhe njehere se c'fare ka kompiuteri.Te jepje mundesisht disa shpjegime se c'kompiuter ke dhe te sqaroje me kujdes cfare difekti shfaqet.Ne cilin stad te boot-it shfaqet.Sa HD ke aktualisht te instaluar ? A jane te formatuar ? Do ti ruash te gjithe nga nje format i plote apo vetem njerin prej tyre ?

    Nje pyetje te tille bera me pare po formuluar ca me ndryshe. Nuk eshte faji im qe adimistrator Edi hyn dhe fshin pjeserisht pyetjen dhe e katandis ne nje pyetje qe ti me te drejte i jep pergjigjen me lart.

    Prandaj po pate kohe dhe nuk ma merr per ters ka mundesi te shpjegohesh dhe nje here pa u ndalur ne cfare zgjidhjesh je munduar ti japesh, vetem ne pershkrimin e difektit. Nese s'ka - no problem.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eagle : 25-02-2005 mė 12:22
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  2. #342
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Citim Postuar mė parė nga Eagle
    Nuk eshte faji im qe adimistrator Edi hyn dhe fshin pjeserisht pyetjen dhe e katandis ne nje pyetje qe ti me te drejte i jep pergjigjen me lart.
    Pėr ēfarė ndryshim e ke fjalėn se pyetja tėnde nuk ėshtė ndryshuar. Ka mundėsi ta kesh patur pyetjen nė kokė por nuk e ke shkruajtur nė forum. Nė atė rast fajin ta ka koka, jo forumi.
    Edi

  3. #343
    profesionisti Maska e I-amėshuar
    Anėtarėsuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Nga SpywareVanish mė dolen kėto infektime

    Blase Find ------------------------- Browser Hijacker ---------------------- Registry
    Claria ------------------------------- Adware -------------------- Registry
    CVVS ------------------------------- Browser Hijacker ---------------------- Registry
    Dy Fu CA -------------------------- Dialer ---------------------- Registry
    Power Scan ---------------------- Adware ----------------------- Registry
    EGruop --------------------------- Dialer ----------------------- Hard Disk
    Profiling Cookie ---------------- Cookie ----------------------- Hard Disk
    SAHAgent ------------------- Layerd Service Provider ----------------------- Hard Disk
    Spyware Distributor ------------ Browser Hijacker ----------------------- Hard Disk
    Web Dialer ------------------------ Dialer ----------------------- Hard Disk
    Web Dialer ------------------------ Dialer ----------------------- Registry

    C`farė mendoni si mund tė veproj pėr ti remove prej pc time?
    Ju falenderoj pėr vėmendjen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga I-amėshuar : 25-02-2005 mė 13:07
    DASHURIA ĖSHTĖ MISTERI IMAGJINAR I SHPRESĖS QĖ BĖN TĖ JETOJĖ SHPIRTI NĖ PAQE DHE LIRI.
    THJESHTĖSIA DHE SINCERITETI JANĖ DHURATA QĖ ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TĖ REZISTOSH TI MBASH ATO ĖSHTĖ MREKULLI VUAJTĖSE QĖ TĖ BĖN TĖ JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unė)

  4. #344
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    ok pra....

    ne fillim kane qene 2 HD te lidhur....
    80 GB - 3 particione - WinXP Pro, Mandrake 10.0 - Info
    20 GB - vetem info, pa Sistem Operativ
    ------------------------------------------------------
    difekti ka ndodhur krejt papritur, dhe vete arsyen nuk e kuptoj, sepse nje nate me pare punonte per bukuri.
    ndersa te nesermen ne mengjes, ne vend te fillonte LILO i linux-it, ajo nuk ndodhi, dhe kompjuteri u ndal para kesaj.....dhe jep mesazhin: Verifying DMI pool data.....qe mesa di une, eshte mesazh qe nxirret ne rast problemi me Hardware, dhe ne raste te tilla duhet te kontaktohet shitesi. puna eshte se si kam shenuar edhe me pare, ky PC, ose pjeset e tija, jane blere para 2 vjetesh e ca, dhe mund te jene prodhuar edhe me pare....edhe garancite e ketyre pjeseve jane mbaruar.
    tani, eshte mese e qarte se problemin e krijon njera nga pjeset aty, po nuk arrij ta percaktoj se cila prej tyre....

    si vazhdim, ..... e zbertheva PC dhe e rimontova nga fillimi, por e njejta gje. dmth me 2 HD filestare, nuk beri as1 ndryshim.
    ndaj edhe prova e rradhes, ishte te provoja nese do punonte me njerin prej tyre. me ate qe kishte SO, nuk mund te futej, tamam si ne fillim. megjithate, duke perdorur CD e instalimit te WINXP, i bera format particionit ku ishte me pare linux, dhe reinstalova windows-in, pra kisha 2 XP ne te njejtin HD. ne vazhdim, pasi instalohet krejtesisht, te kerkohet ti behet restart kompjuterit, dhe te hyet ne windows, por pas restartit, beri te njejten gje: beri boot nga CD, pasi kerkoi ne floppy, dhe ne HD ne fillim. keshtu qe nuk munda te futem ne windows.
    ---pastaj, hoqa kete te madhin HD, dhe lidha ate 20GB, te i cili, po me ane te CD, instalova XP....fakti eshte se pas restartit, u fut normalisht ne windows, dhe e perdora per gjithe diten, instalova AntiVirus, Firewall, ANti-Spyware, etj etj.....dhe u futa edhe ne internet, dhe kam postuar ne forum prej atij kompjuter...sic e kam shkruar edhe me lart.----ne darke vone, e fika.....per ta rindezur ne mengjes, kur me beri te njejten gje si nje dite me pare.
    aty mbeta komplet i shastisur, dhe pak a shume kuptova qe nuk mund te jete faji i HDD.

    tani se fundmi, per te mos arritur deri ne ate pike sa te formatoja HD e vjetra, ashtu si me keshillon Edi, bleva nje te ri, edhe per ta patur, se po mbaronte hapsira boshe, dhe e lidha tek si Master. po ngeci te ai mesazh Verifying DMI pool data....dhe nuk beri me xhap.

    si info shtese: me pare, mund te behej boot me ane te bootdisk te 98SE, kurse tani, mgjthse Floppy eshte i pari ne listen e driver-ave per boot-im, e lexon per ta lexuar, por vazhdon direkt dhe kerkon te bej boot nga CD. te cilen nuk e gjen, dhe jep mesazhin, qe nuk ka CD ne CD Driver, dhe s\behet dot boot.....

    kaq, ne vija mesatare.!

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  5. #345
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Shiko qe CMOS te jete ne default settings.Shiko te biosi qe per Harddisqet funksioni autodetect te jete e aktivizuar(enable).E vendos booting primar ne Bios te Flopy drive nqs do besh boot nga disketa.A i ke ndjekur instruksionet me kujdes sic ti ka dhene EDI?Mire eshte te besh printim te instruksioneve qe ti ndjekesh sipas radhes dhe me saktesi.Ne qofte se nuk te jep rezultat,ndryshohet
    ne bios qe booting primar te jete Harddriveri dhe e provon me CD.Kur perdor vetem nje Harddrive 80(ose 20) sigurohu qe ne bios te jete primar.Jumper setting te jete tek Master.Problem tjeter eshte kablli ribon(fasho).Kur perdor vetem nje
    hardrive,atehere hiqe kabllin ribon qe ke pas perdorur kur ke instaluar dy harddriverat.Te duhet nje kabell ribon me dy spina.Njera spine te futet ne folene e hardriverit dhe tjetra ne folene ne motherbord qe i takon Primary IDE.Shume e rendesishme.Kontrollo ne motherbord ku eshte foleja Primary IDE per te lidhur hardriverin e vetem(master).Mos u ngaterro me flopy driverin qe ka folene e vet.
    Ne motherbord zakonisht jane dy fole ku futen kabllot fasho,primar dhe i dyte.
    Perpara se te perdoresh bootdisqet floppy,sigurohu qe cdo gje eshte fshire nga hard driveri,dmth eshte krejtesisht bosh,perfshire fshirjen e particioneve,MBR.
    Kjo do te jape me shume sukses ne riinstalim te windowsit te paster.Problem tjeter mund te jete rryma,kutia qe mbush me rryme(Power supply) nuk funizon sa duhet me voltazh.Cfare fuqie ka Power supply ne Wat?Perdorimi i shume harddriverave,CD ROM,CD-RW DVD etj ne nje kompjuter kerkon edhe kuti rryme te fuqishme,te pakten 350,mire eshte te jete 400.Mund te jete shkak edhe Copat e memorjes RAM qe krijon gabime.Shkulen nga folete dhe rivendosen.Provo tu ndryshosh vendet ne qofte se ke dy copa Ram.Provo te lesh vetem nje cope Ram.
    Ne qofte se kompjuteri do punoje ne rregull atehere copa tjeter e Ramit eshte difektoze dhe nuk duhet perdorur.A jane copat e memorjes RAM identike ne etikete?Ne qofte se jo atehere kjo nuk eshte shenje e mire dhe burim per difekte kur kompjuteri ka ngarkese ne pjese hardware si dhe software.Problem tjeter mund te jene kapacitoret ne kompjuter.Mund ti shofesh ne kompjuter ne formen e disa cilindrave te ngjashem me baterite 1.5 v.Ne qofte se ato kane shenje ndryshku ne pjesen e siperme te shenja e kryqit ose Y si ne figuren ne kete link http://www.lemis.com/grog/Photos/200...apacitors.jpeg,atehere motherbordi duhet ndrruar,blere nje i ri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 25-02-2005 mė 19:05
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #346
    i/e regjistruar Maska e Tom_Sojeri
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    andej kendej Gjithandej
    Postime
    78

    Kompjuteri bllokohet sapo futet ne Windows

    Pershendetje.
    Kam blere nje pc pIV 3.0 ghz 256 ram.
    Problemi eshte se sa here qe e nez mbasi kalon ne bios ne windows ka raste qe me bllokohet ben sikur hapet windows po ngec nuk hapet fare. duhet ta mbyll pc manualisht edhe kur e bej ta hap prap me thote ca mode do ta hapesh pc.
    Kam instaluar versione te ndryshme te xp si home dhe proffesional po i njejti problem.
    Doja te dija ndonese mund te kete ndonje hardware ndonej konfigurim ne bios hardisku apo nuk furnizohet tamam me voltazh. te lutem me jepni nje pergjigje.
    flm

  7. #347
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Kur filloi ky problem? Mundohu te kujtosh se cfare ke bere para se te fillonte problemi, mos ke instaluar ndonje harduer ose softuer te ri? Mos ke bere ndonje ndryshim ne konfigurimin e bios ose windows?

    Ndodh sa here qe hap kompjuterin, apo vetem ne raste te caktuara?
    Ne cilen dritare te windowsit bllokohet kompjuteri; kur del stema e windowsit ne sfond te zi, kur del dritarja e identifikimit, apo kur futesh ne desktop?

    Nga e kupton qe bllokohet? Te del ndonje gabim ne ekran? Ben zhurme kompjuteri? Shuhen e ndizen sinjalet?

    Keto pyetje do ndihmojne qe te izolosh se ku qendron problemi, pastaj mund te japim sugjerime si ta rregullosh ate.

    Nderkohe, shkeputi te gjitha aparatet e teperta nga kompjuteri, pervec monitorit, tastieres dhe miut. Shkeput printerat, kamerat, scanerat, levat e lojrave, e aparate te tjera qe mund te shkaktojne ndonje konflikt. Sigurohu qe kabllot jane lidhur mire me kompjuterin dhe prizen ne mur; mundesisht te mos prekin kabuj te tjere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 03-03-2005 mė 18:39
    Edi

  8. #348
    i/e regjistruar Maska e Tom_Sojeri
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    andej kendej Gjithandej
    Postime
    78

    flm per pergjigjen

    Kete problem ma solli pas nje jave qe e more pc instalova vetem printer asnje hardware tjeter. bllokimi behet kur del faqja e zeze me logon e windows, ose ndonjehere nuk kalon fare ne windows po thjesht restartohet ne bios.
    Perjashtoj mundesine qe ta kete windows se sic thashe me lart kam provuar shume versione te tij dhe po i njejti problem. them qe do e kete ndonje hardware ose ndonje problem ne bios. pra kalimi nga bios ne windows aty duket veshtirsia.
    Flm lui

  9. #349
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Te duhet te riinstalosh windowsin nga CD-ja pasi WIN.Ini e ke te prishur
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #350
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Nuk ju pergjigje te gjitha pyetjeve qe bera me lart. Nga e kupton qe bllokohet kompjuteri? Ke provuar te presesh 10-20 minuta? Te del ndonje gabim? Degjon ndonje zhurme nga kompjuteri sikur eshte duke punuar?

    Po te kishte problem ne BIOS, nuk do arrinte te futej fare ne Windows. Problemi tend eshte ne castin qe windowsi lexon nga hard disku dhe hidhet ne memorje. Pra, mund te jete faji i hard diskut ose memorjes.

    Vete hard disku mund te jete demtuar ose ndonje prej skedareve te rendesishem te windowsit eshte korruptuar. Ne te njejten menyre dhe memorja mund te kete ndonje pjese te demtuar qe nuk lexohet ose nuk shkruhet. Ne te gjitha keto raste, windowsi zakonisht te njofton per problemin dhe nxjerr gabime ne ekran. Mundesia tjeter eshte qe mund te kete ndonje konflikt ne konfigurimin e harduereve te ndryshme.

    Sugjerimet e mia jane keto:
    1. Ktheje BIOS ne konfigurimin origjinal
    Kur hapet kompjuteri, shtyp DEL ose F1, F2 per tu futur ne BIOS. Tek menuja ne faqen e pare duhet te kesh ndonje zgjedhje qe lexon "load default settings". Zgjidhe kete opsion dhe ruaj ndryshimet ne BIOS. Mos ndrysho asgje tjeter.

    2. Hape kompjuterin ne safe mode
    Sapo te shikosh logon e windowsit ne ekran, shtyp butonin F8 disa here deri sa te dale menuja "Advanced Menu Options". Nga menuja qe do dale, zgjidh "safe mode" dhe shtyp enter.

    3. Riparo problemet e hard diskut
    - Hap My Computer
    - Kliko me butonin e djathte mbi hard diskun dhe zgjidh properties
    - Zgjidh tabelen tools dhe shtyp butonin "check now"
    - Plotesoi te dyja kutite e opsioneve dhe shtyp butonin start.

    4. Kontrollo kompjuterin per viruse
    - Hap programin antivirus (norton, mcafee, avg) dhe beji nje kontroll te plote kompjuterit per virure.

    5. Riparo skedaret e demtuar te Windows
    - Fut nje CD te windowsit ne kompjuter
    - Shko tek start > run > shkruaj komanden
    sfc /scannow
    - Shtyp OK

    6. Kontrollo konfigurimin e harduer
    - Shko tek start > settings > control panel > system
    - Hap tabelen "hardware" dhe shtyp butonin "Device manager"
    - Tek lista e harduer shiko se mos ka ndonje konflikt. Keto tregohen me pikecuditje, pikepyetje, X.

    Provo hapat me lart dhe shkruaj perseri nese zbulon ndonje gabim.
    Edi

  11. #351
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Digimax 240

    Si shpjegohet kjo qe sa here perpiqem te instaloj Digimax 240 Software CD-ROM, me ngrin kompj.? E kam provuar disa here dhe gjithnje me ngrin si me poshte. Me kane mbetur ca fotografi qe prej veres/vjeshtes se kaluar qe s'i kam nxjerre akoma prej kameres digitale.

    Flm.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  12. #352
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Nėse kompjuteri ngrin vetėm kur ka CD brėnda, ka mundėsi qė CD tė jetė dėmtuar dhe kompjuteri nuk e lexon dot. Hiqe CD nga kompjuteri, pastroje me ndonjė rrobė tė butė siē tregohet kėtu dhe provo ta futėsh pėrsėri nė kompjuter.

    Nėse vazhdon tė kesh probleme, shiko se mos gjesh njė kopje tė programit nga faqja e internetit tė Digimax.
    Kėtu ke njė program pėr kamerėn:
    http://www.samsungcamera.com/html2/s...g/viewer_4.EXE

    Mund tė jetė i njėjtė me atė qė ke nė CD.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 04-03-2005 mė 17:11
    Edi

  13. #353
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Mund te besh instalimin e CD automatikisht.Per ta bere shkarkohet ky skedar
    http://www.kellys-korner-xp.com/regs...runenable.reg.Pasi e hap skedarin,klikon ne butonin Po.Pastaj menjehere me futjen e CD-se do aktivizohet instalimi automatik i programit Digimax.Sigurohu qe kompjuterin te mos e kesh me dritare interneti te hapura,i mbyll te gjitha faqet.Te cepi ekranit ku eshte ora,kliko me te djathte dhe hiq ikona qe jane te programeve qe i ke instaluar vete dhe perkohesisht mund ti besh exit.Pastaj futet CD-ja dhe instalimi do behet shpejt dhe pa veshtirsi.Mire do ishte qe perpara instalimit te programit nga CD-ja te kontrolloje kompjuterin per virusa dhe spyware.Nje menyre tjeter per te transferuar fotografite nga dixhital kamera ne kopmpjuter eshte te perdoresh programin SnapTouch 2.10.Lidhet dixhital kamera me kompjuterin me kabllin USB.Me ane te ketij programi mund ti shohesh te gjitha fotografite e ruajtura ne karten e memorjes qe ka dixhital kamera.Mund ti kopjosh fotografite ne harddrive.Programi ka edhe funksione editimi per fotografite.Gjate transferimit te fotografive ruhet cilesia origjinale e fotografive. http://onekit.com/store/review/46.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 04-03-2005 mė 20:24
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  14. #354
    i/e regjistruar Maska e namik
    Anėtarėsuar
    28-10-2004
    Vendndodhja
    Sa andej sa ketej!
    Postime
    52

    Unhappy Nuk instaloj dot Windows (gabimi IRQL_NOT_LESS_OR_EQUAL)

    Mirdita te gjitheve.Kam probleme me instalimin e windowsit.Kompjuterin e kisha te ndare ne tre particione ku dy ishin sisteme operimi (Windows xp dhe windows millenium) dhe nje arshive.Para dy ditesh bere overwrite win wp servis pack 2.Te nesermen kompjuteri po me nxirte probleme si prsh kur luaj ndonje loje me nxirte nga loja duke me thene(Windows has generated an eror and the program needs te be closed)Me pas per ēdo program qe hapja si( winamp,atomix)me nxirte probleme dhe ristartoheshe kompjuteri.Kur ndizej me thoshte se windows has recovered you from a serios problem dhe se eshte bere nje gabim ne nje log file.Formatova te dy sistemet dhe problemi eshte se tani kompjuteri nuk me pranon asnje windows.Pasi formatohet particioni kompjuteri ka raste me thote se nuk mund te kopjohen disa dosje nga Cd(Me kete cd kam instaluar me para) dhe mbyllet ose thote se particioni eshte i pa formatuar ose i demtuar. Tani spo kuptoj eshte prishur hard disku apo te jete faji i Cd. Me falni qe po ju shkruaj kaq gjate por dua qe ta kuptoni me mire situaten.Ju faleminderit per interesimin


    Moderatori: Ky problem u zgjidh pasi u ndėrrua memorja RAM.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 19-06-2006 mė 10:18

  15. #355
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    kete problem ta jep windws me apo windows xp se po qe se ta jep windows me ath duhet te ribesh edhe njehere particionet sepse instalimi i win me dhe win9x te japin te tilla probleme.

  16. #356
    Open your mind now! Maska e besart
    Anėtarėsuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    480
    Namik nuk e di se nga je, por nese je nga Kosova, blej njė cd tjeter se nuk te kushton dhe provo edhe njėherė,se ndoshta problemi qendron tek cd-ja, pasi qe po thua se nuk mund te kopjoj skedaret nga cd-ja.
    Nėse e provon mė ndonjė cd tjetėr dhe prapė nuk ke sukses, na lajmėro.
    tung
    Ligji i aksionit dhe reaksionit ėshtė universal. Keni kujdes!

  17. #357
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Mqns ti i paske formatuar ndarjet, besoj se nuk tė ėshtė dashur informacioni qė ke patur nė kompjuter.

    Mqns ke patur 2 sisteme nė kompjuter, nė fillim ėshtė mirė tė formatosh MBR (master boot record). Bėj boot me njė disketė flopi tė Win98 dhe tek A:\> shkruaj komandėn
    fdisk /mbr

    Pastaj pėrdor fdisk pėr tė fshirė tė gjitha ndarjet (partitions) dhe krijoi nga fillimi. Formatoi tė gjitha ndarjet, dhe nė fund tė instalo Windows XP nga fillimi.

    Nqs nuk je i qartė se si kryhen hapat mė lart, lexo kėto tema tė forumit:
    Probleme me bootmagic
    Instalimi i njė hard disku
    Si tė formatoj diskun ose njė pjesė tė tij
    Nuk ndizet as Windows e as Linux
    Ndihmė me formatimin
    Mungon sistemi operativ
    Instalimi i Window XP
    Edi

  18. #358
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Ka 2 probleme ne ato qe thua .
    E para - nese te thote qe disku nuk eshte i formatuar e mira eshte te besh njehere delete partition te 2 particioneve qe i ke patur me XP dhe winMe. Pastaj bej create partition dhe krijo nje partition te madh ose 2 si te duash nese do te mbash 2 sisteme operimi.Per te bere kete te keshilloj te perdoresh CD e winXP dhe formato diskun pasi te krijosh particionet ne NTFS (nese do te mbash dhe WinMe formatoji ne FAT32 ose njerin per XP ne NTFS dhe tjetrin per WinMe ne FAT32 -zgjidh si te duash ) vetem te keshilloj te besh delete partition ne fillim dhe pastaj create partition dhe ne fund format.
    Pas kesaj je gati te instalosh sistemin e operimit

    E dyta - Nese perseri merr mesazhin qe nuk kopjohen disa file ne hard disk atehere problemi qendron me CD qe ti perdor. Mund te kete qene e rrgullt por mund te jete demtuar dhe nuk te vlen me.
    Ne qofte keshtu te duhet te gjesh nje CD tjeter te Win XP.
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  19. #359
    i/e regjistruar Maska e namik
    Anėtarėsuar
    28-10-2004
    Vendndodhja
    Sa andej sa ketej!
    Postime
    52

    Unhappy Perseri kam probleme ne instalim

    Ne rradhe te parte dua tju falenderoj per interesimin veēanerisht edspace, qoska, eagle dhe besart.Pak a shume une i kryeva ato qe me rekomanduat pra i fshiva particionet dhe i bere nje te vetem por perseri windowset nuk instalohen.Kur mundohem te instaloj windows XP,2000 dhe 98 pasi kopjohen te gjitha dosjet ne kompjuter(pak me veshtiresi pasi kompjuteri here pas here me nxjer se nuk mun te kopjoje disa dosje)dhe behet ristartimi i fundit me shfaqet nje ekran i zi the thote: 'While initializing device NDIS:Windows protection error.You need to restart your computer'.Te njejten gje nxjer sa here.Ndersa kur mundohem te instaloj windows millenium nuk ben gabim ne kopjimin e dosjeve por kur mbaron proēesin e fundit dhe hapet kompjuteri nxjer vetem ekran te bardhe dhe mausin.
    Do blej nje cd te re per te provuar se ndoshta fajin e kane cd.Ju faleminderit

  20. #360
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Me sa duket ky gabim ndodh shpesh. Nė tė shumtėn e rasteve ndodh kur kėrkon tė instalosh windows 95 ose 98, nė njė kompjuter qė ka procesorin mė tė shpejtė se 2.1 GHz.
    Microsoft ka njė artikull pėr kėtė problem.

    - Merr kėtė skedar dhe hidhe nė njė disk flopi
    - Pasi instalon Windows 98, ndiz kompjuterin dhe shtyp F8 disa herė deri sa tė dalė menuja e hapjes sė kompjuterit. Nga menuja zgjidh "safe mode" dhe kompjuteri duhet tė hapet pa problem.
    - Fut disketėn me skedarin mė lart, dhe instaloje azhurnimin duke klikuar dy herė.
    - Kur tė mbarojė instalimi, hiqe disketėn nga kompjuteri dhe rifilloje normalisht

    Kjo duhet ta zgjidhė problemin nėse shkaktohte nga shpejtėsia e procesorit. Ka mundėsi qė tė shkaktohet dhe nga drajveri i kartelės sė rrjetit por provo kėtė mė lart njėherė dhe na thuaj si do shkojnė punėt.
    Edi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •