Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 47
  1. #1

    Kompjuteri bėn zhurmė shqetėsuese

    Pershendetje.
    Ka disa kohe qe kur e hap kompjuterin me ben nje zhurme jo te kendeshme.Zgjat gati 5 min pas hapjes pastaj pushon.Sot duke punuar ne kompjuter me filloj e njejta zhurme ,por s'po pushon.Te jep pershtypjen sikur ndizet nje makine.
    Kompjuteri eshte i ri nuk kam shume kohe qe e kam blere dhe i mirembajtur.Nuk e kuptoj pse kjo zhurme dhe c'fare duhet te bej qe mos te jete me?
    :^zilet

  2. #2
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Une nuk jam ekspert per kompjuter por nga sa lexova me siper dhe ne qofte se te gjitha parametrat e punes jane ne rregull mua me duket se kemi te bejme me nje difekt mekanik. Mendoj se mund te jete ventilatori qe ben ftohjen e pjeseve te brendeshme te kompjuterit.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje!

    Edhe mua me ngjan si difekt mekanik ( ne fakt ska se ca te jete tjeter)

    Ne kete rast duhet te identifikosh zhurmen qe mund te vije nga:

    1)CDRoom (meret vesh kollaj )
    2)Harddisku
    3)ventilatori i procesorit ose i grafik kartes (nese eshte me ventilator )
    per piken 2,3 duhet hapur kasa e komp. per ta pare.



    Tani po te them dicka nga eksperienca, nese eshte hard disku dhe versionin e win. e ke recovery version dhe komputerin e ke brenda garancise bej kujdes dhe mos e le firmen ku e ke blere te te ndroje vetem hard diskun se pastaj win. qe ke eshte kot.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  4. #4
    Faleminderit te dyve.
    Mendoj qe eshte ventilatori sepse ate zhurme ben,por normal ky duhet ta bej si tip roleje here fillon her ndalon e tani e ben pa pushim a thua se nga momenti ne moment do plasi.

    Do te hap njiher ta shof doshta duhet pastruar mos i ka hyr ndonje gje

    ciao
    :^zilet

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-12-2002
    Postime
    13
    Eshte shume e zakonshme qe zhurma jo normale ne START/RESTART te vije si pasoje e defekteve ne power-supply. Ndoshta juve jetoni ne nje zone ku rryma elektrike flaktuon ose ndyshe eshte e paqendrueshme. Si pasoje e kesaj do vije nje kohe qe generatori i rrymes(power-supply)do te digjet. Juve nuk do te jeni ne gjendje ta ndizni kompjuterin.(Or bring the system up, sic i thone keta ketej). Do te te keshilloja te bleje nje power-surge strip nga ato te mirat.

    peace out!!!

  6. #6
    Decimus
    Nuk eshte zhurme qe behet vetem kur start por fillon kur e hap kompjuterin e mbaron kur e mbyll. Besoj se e ka ventilatori.
    Nuk e di a mund te bej dicka vete apo duhet patjeter 1 teknik.Dikush me tha qe duhet ta fshij se mos ka zene pluhera.
    :^zilet

  7. #7
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Pluhuri eshte lule dhe e pastron sa hap e mbyll syte, por ne qoftse eshte ndonje bokull apo aksi eshte konsumuar atehere mendoj se duhet ta dergosh atje ku e ke blere. Shpresoj ta kesh brenda garancise nese e ke blere te ri.
    Nje pyetje jashte teme. Mund te me thuash ku e ke blere?
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  8. #8
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Tironce.

    E kam patur dhe vete kete problem me nje kompjuter dhe mund te them me 90% siguri qe vjen nga ventilatori qe fton procesorin ose ndonje ventilator tjeter qe ti mund te kesh. Zakonisht kompjuterat kane 2 ventilatore, 1 per procesorrin dhe 1 per pjesen qe merret me furnizimin e rrymes elektrike. Pjesa e furnizimit shume rralle mund te kete probleme dhe nqs ka kompjuteri nuk te ndizet fare ose zhurma do ishte per tere kohen.

    Ventilatori i procesorit e ben zhurmen me ope sepse kontrollohet nga bios. Bios mat temperaturen e procesorit dhe ne baze te temperatures kontrollon xhirot e ventilatorit qe ta mbaje procesorin ne nje temperature te caktuar per funksionim ideal.

    Nga vete eksperienca ime mendoj se eshte mire ta shpiesh kompjuterin ne nje pike teknike qe ti ndrojne ventilatorin. Mos u mundo ta pastrosh ventilatorin sepse vetem sa do ta besh me keq. Helika eshte shume e dobet dhe levizja me e vogel nga balanca fillon te bej zhurmen. Megjithate ti hape kompjuterin me kujdes se mos te zere korenti dhe shiko se mbase eshte mbeshtetur ndonje kabell afer helikes. Largoji sa me larg kabllot dhe siguroi dhe fjongot plasike ose izolues. Fryji ventilatorit per ti hequr tymrat ose nqs ke bombina me ajer qe jane kastile per te pastruar kompjuterin perdor ate.

    Nqs zhurma vazhdon atehere provo te shtrengosh (ose lirosh) vidhat qe mbajne ventilatorin te montuar mbi heatsink. Heatsink eshte nje pjese metalike me shume flete e montuar mbi procesorin per ti mbare nxehtesine procesorit dhe per ta shperndare ate ne fletet metalike. Ventilatori pastaj qendron mbi heatsink dhe zakonisht eshte i montuar me 4 vidha (nje ne cdo qoshe). Me kujdes te madh shtrengo ose liro vidhat qe ventilatori te jete i barazlarguar nga te gjitha cepat me heatsinkun.

    Procesori sic e di eshte truri i kompjuterit dhe reth e rotull jane montuar pjese shume delikate prandaj duhet te tregosh kujdes te madh. Nqs nuk ke aftesite per keto gjera dhe kompjuteri te duhet me patjeter eshte mire qe mos ti futesh duart fare dhe ta shpiesh ne tekniket. Ventilatori si pjese eshte aty te $10-$20 ne varesi te procesorit, modelit te kompjuterit etj. Me gjithe punen nuk mendoj se mund te veje me shume se 40-50 dollare. Nqs je e zonja mund te vesh ne dyqan ose ne internet, te blesh modelin e ventilatorit qe ke dhe te heqesh te vjetrin dhe te vesh te riun.

    Nje arsye tjeter qe mund te sjelle zhurmen eshte dhe vendosja e kompjuterit tend. Sigurohu qe kompjuteri eshte i balancuar mbi tavoline ose ne dysheme. Mbase ke ndonje liber, reviste, etj etj qe i prish nivelin. Mundohu ta levizesh ne pozicione te tjera dhe shiko nqs e rrit ose zvogelon zhurmen. Mund te duket qesharake por kane te bejne shume dhe keto gjera.
    Ketu ke dhe nje foto qe gjeta ne internet.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 03-02-2003 mė 21:01
    Edi

  9. #9
    Reiart
    Ne nje dyqan kompjuterash e kam blere,ku tjeter

    Edspace flm shume.Une kontaktova me 1 teknik dhe me thane qe eshte zhurme qe vjen nga ventilatori.Tani i pres te vine ti nderrojne pasi eshte akoma brenda garancis.
    Nuk e di a duhet ta hap kompjuterin apo duhet te pres sa te vi tekniku (qe do vonoj 5 dite).

    Ju falenderoj shume per ndihmen.
    :^zilet

  10. #10
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Prit te vij tekniku. Pervec zhurmes mos ki merak se nuk ka asgje te keqe. Nje levizje e vogel i boshtit te helikes ben zhurme te madhe. Ventilatori ndihmon qe te mbaje procesorin te ftohte por nuk eshte i domosdoshem. Nqs zhurma eshte e padurueshme mund ta shkeputesh kabllin e ventilatorit dhe te punosh pa ate. Per te lehtesuar zhurmen mund te vesh ndonje cope gome ne fund te kompjuterit.
    Edi

  11. #11
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Tironse me paske kuptuar se prapthi. Nuk diskutohet qe e ke blere ne nje dyqan kompjuterash se te gabi nuk ka te tille. Por une e kisha fjalen tek cili dyqan ose me mire tek cila firme e ke blere, dhe per te bere ndonje sugjerim nese do ta kishe jashte garancise. Uroj qe ata tekniket te vijne sa me pare.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  12. #12
    Dashuria te verbon Maska e shakespear
    Anėtarėsuar
    26-06-2002
    Vendndodhja
    aty ku fillon gjithcka jam une
    Postime
    17
    une do te kisha mendimin qe procesoret amd po bejne proges te madh. e vetmja gje qe une kam hasur me to eshte se kur kushtet jane jo te volitshme pra kane teperatura pak te larta ky lloj procesori ngarkohet shume edhe fillon e ben naze pra kane probleme vetem me nxetesine edhe me azgje tjeter nese je ne veri te ndonje vendi edhe eshte ftohte te keshilloj te marresh amd se jane te dashuruar shume me ftohtesine keta lloj procesoresh
    me respekt
    shakespear
    te jetosh pa pasur mendien se cfare thone te tjeret

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382

    problem me zhurmen e kompjuterit

    Cuna

    A di ndonjeri se si mund te ulet zhurma e kompjuterit. Mu ai fan i power unit po ma nxin jeten dhe disa heer jam bo gati me i ra me kom karrigje se bohet i bezdis.

    Kam kerku ne market po te gjithe fanet jan me 36 dbel zhurme, sic eshte dhe ky i fundit qe ja kam vene power unit.

    A ka bere ndonjeri ndonje shpikje si me ja bo.

    flmnd

    kroksi

  14. #14
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Zhurma e Fanit tregon per dy shkaqe;
    Aksi i fanit(ventilatorit nuk ka vaj sa duhet)
    I duhet hedhur nje pike vaj,maqinash qepse qe eshte ideal
    jo lloj vaji tjeter,Vaji i maqinave qepse eshte i dizenjuar
    per te vajisur pjeset dinamike qe levizin shume shpejt
    dhe megjithse me kalimin e kohes oksidohet nuk krijon mbetje kokrra te vogla te thara qe shkaktojne ferkim me aksin dhe zhurme Per tja hedhur vajin Fani ka nje etikete rrumbullake
    ne qender e heq etiketen me kujdes Do shohesh nen etikete
    nje grope ia hedh nje pike vaj dhe e mbulon gropen me etiketen ngjitese dhe kaq>ka edhe tipe ventilatoresh qe nuk kane grope nen etikete po kane nje shenje prerjeje te rrumbullaket dmth kane nje si pune kapaku qe eshte rrafsh me siperfaqen e qendres se ventilatorit me nje maje thike e hap kapakun dhe
    i fut nje pike vaj dhe e rimbulon me kapak dhe etiketen.
    kjo puna e vajit te uroj te te mbaroje pune>Po fakti eshte qe ne shumicen e rasteve kjo ul zhurmen,megjithate nuk e heq komplet.Edhe pastrimi i pluhurave te akumuluar brenda power supply-it e ul zhurmen
    Me sa kujtoj nga nje rast te tille qe kam pas vete.Nqs zhurma e fanit eshte kercitese dhe zhurme e madhe eshte shenje qe
    tregon qe komplet Power supply qe ke i ka ardhur koha te ndrrohet komplet me nje te re.Zakonisht pas kesaj zhurme per 3 jave afersisht si rezultat i nje difekti qe ka vete power supply tek nje prej Kapacitoreve dhe qe ske cfare i ben ndodh qe ventilatori do te pushoje punen duke krijuar shume rrezik per mbinxehje te power supply si dhe me vone djegje te motherboardit.
    Decibeli 36 nuk te krijon asnjehere zhurme te keqe dhe te madhe
    Normalisht zhurma e decibelit 36 eshte me e vogel se zhurma e frigoriferit,dmth qe degjohet shume shume pak dhe nuk te besdis.
    keshtu qe te duhet te blesh nje Power supply te re mundohu ta gjesh te pakten 350 w fuqi ose 400w qe eshte akoma me mire
    dhe e mbush me mire ngarkesen qe ka kompjuteri ne drivera
    dhe e suporton me mire motherbordin ne qofte se punon me pentium4.kur ta blesh shiko qe Power supply te suportoje si
    model edhe Pentium 3 edhe pentium4.Evito blerjen nga Dell dhe Getaway pasi ato perdorin pjese jo gjithnje te reja por edhe power supply qe me perpara kane qene te perdorura jane prishur dhe Delli i ka riparuar dhe i shet(shiko per fjalen refurbished=po qe refurbished mos e ble).
    Nje shkak tjeter i zhurmes vjen nga ulja e numrit te rrotullimeve te ventilatorit te power suply-it dmth boxi i rrymes nuk mbush
    mire dhe plotesisht me rryme pasi voltazhi ne nje nga kapacitoretbrenda boxit te rrymes eshte me e ulet.Gjithashtu Power suply shperndan voltazhin neper motherboard CD Rom,Floppy drive CD_RW drive dhe me sa duket nuk i ploteson sa duhet me voltazh.Nqs ke shtuar drivera te rinj kjo ka shkaktuar mbingarkese te power suply si dhe difekt tek kapacitoret,kapacitoret pastaj i japin difekt ventilatorit ulje te numrit te rrotullimeve dhe zhurma.Mbaj parasysh shumica e difekteve hardware vijne jo vetem prej mirembajtjes apo konfiguracionit,po edhe nga koha e perdorimit.te gjitha pjeset
    hardware jane llogaritur ne laborator te punojne deri ne nje limit te caktuar oresh,psh power supply 25mije ore,nqs kompjuteri
    e kalon numrin e oreve te punes mbi 25 mije ore power supply prishet,pavarsisht se sa mire e ke mirembajtur kompjuterin,cdo pjese ka jetegjatesine e vet.
    Nje power supply e re asnjehere nuk jep zhurme,shiko cfare fuqie perballon 250-300-350? te duhet te pakten 300. Nqs ke motherboard pentium 4 te duhet te futesh nje konector te bardhe
    te vogel te rrymes qe ka kater brima dhe eshte katror dhe qe quhet power connector per core voltazh 12 volt dhe futet tek 4 kunja diku ne mes te motherbordit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 14-01-2004 mė 20:47
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  15. #15
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Yo Kroksi,
    Edhe une kam patur njehere zhurme te tille ne nje nga PC, aq shume saqe kur mbaroja pune me ziente koka ehe per 2 ore rresht.
    Por tmerrin e vertete do ta ndjesh kur Zhurma te nderpritet krjt papritur. atehere do te fillosh te shqetesohesh...te ngrihesh nga karrigja dhe te shohesh prapa njesise qendrore... do te ulesh e do te ngrihesh prape per te kontrolluar nese fan punon apo jo? LOOOOOOOOOL
    Nejse sa per zgjidhjet vlen cfare tha benseven.
    Bye

  16. #16
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Nuk te rekomandoj ti hedhesh vaj ushqyesit. Kjo eshte shume e rrezikshme dhe mund te shkaktoje deme jo vetem ne ushqyes por dhe ne pjese te tjere te kompjuterit ku mund te kulloje vaji. Benseven thote ti hedhesh vetem nje pike por perseri nuk rekomandohet. Ideale do ishte PAK graso (si ajo e guzhinietave). Mund ta aplikosh tek boshti i ventilatorit me nje fije shkrepese ose ndonje gjilpere. Para se te besh kete sigurohu qe kompjuteri eshte shkeputur nga priza. Ventilatori eshte shume delikat dhe levizja me e vogel jashte boshtit fillon zhurme te tmershme. Ky mund te jete edhe problemi me ushqyesin qe ke tani. Je munduar ta pastrosh nga pluhurat dhe e ke deformuar. Per pluhurat eshte mire te perdoresh ndonje bombul me ajer ose ndonje furce me qime sa me te buta.

    Gjithashtu sigurohu qe kompjuteri eshte ne nivel me dyshemene. Kompjuteri duhet te kete vend te mjaftueshem nga mbrapa qe te mund te qarkulloje ajri. Sigurohu qe vidhat e ushqyesit jane shtrenguar deri ne fund dhe kabllot jane larg. Poshte kompjuterit mund te vendosesh edhe disa kemza gome ose shkumdeti.

    Kompjuteri mund te kete dhe ventilatore te tjera brenda per procesorin ose kartelen e grafiqeve. Mundohu ti pastrosh edhe keta por duhet te tregosh shume kujdes sepse keta ventilatore jane akoma me te vegjel dhe jane te rethuar me pjese te tjera delikate. Per keta ventilatore mos perdor vaj ne asnje menyre. Pastroi vete me ajer te kompresuar ose me ndonje furce te bute.

    Shiko edhe kete faqe tjeter te forumit ne lidhje me zhurmen e ventilatorit te procesorit.
    http://www.forumishqiptar.com/showth...e&pagenumber=2
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 15-01-2004 mė 17:24
    Edi

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Cuna po per 'water cooling systems', ka ndonjeri ndonje informacio, ja vlejn, a e shtojne performancen e pc dhe a e reduktojne zhurmen.
    Ta
    Kroksi

  18. #18
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Sigurisht e shtojne performancen dhe e ulin akoma me shume zhurmen krahasuar me sistemin tradicional me ajer,uji ftof me mire gjithmone,edhe kur chipsi i procesorit pentium ose AMD
    eshte ne ngarkese maximale temperatura e tij ne sistemet me uje eshte gjithnje e ulet ne nivel 24grade-30grade(varet nga temp e ambjentit te dhomes) max se sa ne sistemet me ajer,ku temperatura sillet tek 36-38-60gr celcius.Ne sistemet qe kemi ne kompjutera te gjithe ne ketu,me rritjen e ngarkeses se punes se procesorit gjithnje temperatura rritet dhe kuptohet kete rritje te temperatures qe shkakton procesori e mban nen kontroll dhe e zbutin ventilatoret. Ne sistemet me uje uji "absorbon"
    gjithe nxehtesine e krijuar nga procesori dhe per pasoje eviton nevojen e perdorimit te ventilatorit 1 ose 2 ne motherbord dhe kuptohet zhurme nuk ka.Eshte me i lire si sistem se sa sistemi me ajer, duke perdorur sistemin me uje kompjuteri punon 30% me shpejt.Vetem duhet patur parasysh qe sistemi me uje nuk mund te arrije te krijoje nje ambjent ftohes me temperature me te ulet se temperatura e dhomes.Nqs temperatura e ambjentit ku eshte kompjuteri eshte 25 grade atehere mos shpreso qe sistemi me uje te krijoje nje ambjent ftohes per kompjuterin nen 25 grade.Nje sistem ftohes me uje shkon afersisht 115-120 dollare.
    I vetmi problem eshte se sistemet e ftohjes me uje jane te rrezikshem ne rast se uji pikon jashte sistemit ftohes qe mund te shkaterroje komplet kompjuterin
    per ta ndertuar sistemin me uje pjeset kryesore qe duhen jane
    nje pompe me kapacitet 5litrauje/min,nje "bllok uji" keshtu e quajne nje pjese e madhe e blloqeve te ujit prodhohen ne Tajvan dhe jane pas shitur 30 dollare copa nuk e di sa i ka shkuar cmimi tani,ca tubaplastike te holle,nje radiator dhe ca tela
    Mund te behet vete si sistem po ti blesh te gjitha pjeset qe duhen
    ketu keni nje fotografi te water bllokut
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  19. #19
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    pamja e radiatorit(sisteme ftohjeje me uje)

    ketu eshte pamja e radiatorit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  20. #20
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pamje e pompes (sistemi i ftohjes)

    pompe me prevalence 5 litra uje/minute
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •