Postuar mė parė nga
G-2
Ika nga PDK, sepse aty kishte diktaturė
Anita Kadriu | 14-08-2011 00:38 CET
(E plotėsuar) Partia Demokratike e Kosovės (PDK) funksionon nė bazė tė diktatit dhe kjo ėshtė arsyeja primare qė ka shtyrė njė nga veprimtarėt e saj, Sadik Halitjaha, qė ti drejtohet partisė Aleanca Kosova e Re (AKR), ku ai sheh demokraci tė brendshme. Ai edhe pse ėshtė njė nga themeluesit e PDK-sė, thotė se ėshtė larguar pėr shkak tė shumė zhgėnjimeve qė i ka pėrjetuar nė parti.
Nė njė intervistė pėr Zėrin, Halitjaha, i cili gjatė luftės ishte zėvendėskomandant i Zonės sė Pashtrikut dhe pas luftės epror i lartė nė TMK, udhėheqės i veteranėve tė luftės, pesė vjet anėtar i Kėshillit Drejtues tė PDK-sė, ka thėnė se qytetarėt e Kosovės kanė nevojė pėr njė qeverisje ndryshe dhe jo imitim i qeverisjeve lineare tė tipit totalitar, por qeverisje vėrtet demokratike, transparente, nė shėrbim tė popullit dhe jo diktat.
Qeveria, sipas Halitjahės, duhet tė krijojė ambient tė atillė qė populli tė mos frikėsohet nga polici i vet, por tė bashkėpunojė me tė, tė mos dyshojė nė dhėnien e kontributeve pėr qeverinė se ku do tė pėrdoren ato, por ti shohė dhe ti prek kėto kontribute aty ku do tė duhej.
Nė dy palė zgjedhje i bėhet padrejtėsi
Halitjaha, i cili thekson se ishte njė nga themeluesit e PDK-sė, duke pėrshkruar edhe periudhėn para themelimit tė kėsaj partie, ku njė grup veprimtarėsh ishin mbledhur dhe kishin arritur tė formonin PDK-nė e pėrbashkėt, pranon se nuk ka qenė anėtar aktiv i PDK-sė, pasi pėr njė kohė ishte epror i lartė nė TMK dhe mė vonė edhe kryetar i veteranėve tė luftės tė Kosovės, por pas pėrfundimit tė kėtyre detyrave i ishte pėrkushtuar partisė.
Pas dorėheqjes nga pozita e kryetarit tė veteranėve tė luftės sė UĒK-sė, jam anėtarėsuar nė degėn e Prizrenit nė PDK dhe pas avancimit nga nėndega, nė degė, tani nė kongres, jam zgjedhur edhe anėtar i Kėshillit Drejtues pėr pesė vjet, ka thėnė Halitjaha, duke treguar se dy herė gjatė kėtij mandati, nė dy zgjedhje tė rregullta nacionale ai ka qenė kandidat pėr deputet.
Nė vitin 2007, pasi janė mbushur formularėt, janė pėrcjellė emrat tek OSBE-ja. Por, e kam kuptuar vetėm pesė ditė mė vonė se nuk jam nė listėn pėr deputetė, ka thėnė Halitjaha, duke shtuar se nominimi i tij atėherė ishte aprovuar edhe nė Kėshill Drejtues dhe po ashtu edhe nė kryesi tė PDK-sė, qė tė jetė nė listė.
Kėtė e ka mohuar dikush dhe unė askujt si them fajtor pėrveē kryetarit tė partisė, ai duhet tė dijė se kush i vendos dhe kush i heq njerėzit, pra Thaēi.
Ai thotė se ka kėrkuar sqarim, por arsyetimin qė ka marrė e quan banal, duke iu referuar ngecjeve teknike. Megjithėkėtė, kishte besuar se pas marrjes sė pushtetit, Thaēi do tė kishte besimin tek ai, pėr ta angazhuar diku nė ekzekutiv, bazuar nė pėrgatitjet dhe biografinė e Halitjahės.
As kjo nuk ka ndodhur. Kam vazhduar rrugėn nė parti, kam ndihmuar zgjedhjet lokale tė 2009-ės, thotė ai.
Asnjėherė se kam menduar se Hashim Thaēi do tė jetė njė diktator i tillė qė nuk do tė marrė as pėlqimin mė tė vogėl nga tė tjerėt, por do tė vendosė vetė pėr gjithēka qė ėshtė e mundur.
Thaēi shantazhues dhe i shantazhuar
Halitjaha thotė se nė vitin 2010 prapė ishte propozuar pėr kandidat-deputet i Republikės sė Kosovės dhe kishte marrė miratimin nė degė, nė Kėshill Drejtues dhe nė kryesi, por ishte hequr nga lista kur kjo listė, sipas tij, ishte dorėzuar nė KQZ.
Kėtė e kam kuptuar dy ditė mė vonė se nuk ka shkuar emri im atje. Kur jam dominuar, vetė Hashimi aty ka qenė dhe gjithė tė tjerėt. Madje, ka qenė edhe njė pėrforcim se pyeta nėse do tė ndalet rryma dhe kėtė herė dhe nėse do tė ketė ndonjė gabim teknik prapė, thekson ai deklaratėn qė u pasua me urime pėr tė bashkė me premtimin se kjo nuk do tė ndodhė kėtė herė.
Nuk e di se ēka i kam bėrė, se privatisht nuk njihem me Hashimin, personale nuk kam asgjė me tė. Vetėm pėr tė pėrgjithshmen, se edhe gjatė luftės edhe pas luftės nėse na ka lidhur diēka, na ka lidhur Kosova. Kam menduar se kjo lidhje ka edhe parime, ka moral, por kam vėrejtur se diēka nuk funksionon dhe vetėm nga ana e tij. Kėshtu qė, pėr herė tė dytė, pashė qė perspektiva nuk ekziston mė nė kėtė parti, e cila udhėhiqet nga njė diktat i pashembullt, qė mbulohet me termin demokraci qė nuk ka fare demokraci, ka thėnė Halitjaha.
Ai thekson se nuk ka qenė vetėm diktati ai qė e shtyri tė largohet nga PDK-ja, por edhe shumė arsye tė tjera, sipas tij, veēanėrisht kongresi qė u mbajt nė PDK, qė i ngjasonte Koresė Veriore.
Nuk mund tė them as shteteve moniste se ato kanė pasur njė kamuflazh mė tė mirė, sė paku kanė diskutuar dy-tri ditė deri sa ėshtė mbajtur kongresi. E, skenari i kongresit tė PDK-sė ishte hartuar mė parė, dhe se ēdo gjė vendosej sipas objektivit tė tij, dhe kėshtu pėrzgjedhja e njerėzve pėr kandidatė ka qenė prapė dėshirė dhe qėllimi i tij (Thaēit). Ka marrė njerėz nga rruga, argat tė vet, njerėz tė dėgjueshėm dhe sot kemi tė mbushur Parlamentin me njerėz qė janė argat tė Hashim Thaēit dhe nuk janė aty me kontributin e tyre tė pėrgjithshėm, por kontributin paraprakisht tė Thaēit, thotė Halitjaha duke u thirrur nė njė veti tė kreut tė ekzekutivit qė e quan tė pakuptimtė dhe tė palogjikshme
me HashimThaēin mund tė jesh bashkėpunėtor, nėse ti e shantazhon atė dhe nėse ai tė shantazhon ty, nė raporte tė tjera nuk mund tė jesh bashkėpuntor absolutisht.
Ai merr njerėz tė dėgjuar dhe qė i mban si vasal rreth vetes dhe nė kėtė kuptim ka zgjeruar rrjetin e argatėve tė vet.
Halitjaha thekson se Hashim Thaēi ėshtė qė tė privatizojė gjėrat dhe ti japė atribute vetėm vetes sė vet, duke shfrytėzuar pozicionin e tė pėrgjithshmes.
Prandaj, jam shkėputur dhe kam dashur tė krijoj subjektin dhe kam filluar krijimin e subjektit-Partia pėr Integrime Nacional Demokratike, mirėpo, duke parė njė fushėveprim shumė tė mundshėm, tė favorshėm, dhe duke parė AKR-nė si parti me perspektivė, qė njeh vlerat e luftės, ėshtė parti bashkėpunuese dhe qė nuk pėrjashton tė tjerėt. Dhe po ashtu pėr hir tė konstruktivitetit tė presidentit Pacolli dhe bashkėpunimit tij, qė ai sot ėshtė nė qeverisje tė pėrbashkėt me PDK-nė, pėrndryshe shumė pak gjėra kanė tė pėrbashkėta nė aspektin ideologjik, programor, tė aftėsive profesionale dhe shumė pak hapėsirė i ėshtė dhėnė nė qeverisjen Thaēi edhe pse kanė shumė vlera dhe kuptohet kėto vlera janė tė dukshme. Momenti i vendosjes sė reciprocitetit, kėmbėngulja e Mimoza Kusarit, do tė ishin vlera akoma mė tė dukshme, nėse do tė kishin kompetenca tė mjaftueshme dhe tė pėrkraheshin nga Thaēi nė kėtė qeverisje. Mirėpo, kjo qeverisje bashkėjeton pėr hir tė Kosovės, pėr hir tė saj ėshtė lidhur dhe do tė vazhdojė deri atėherė sa nuk bėhet i tepėrt mohimi, injorimi i ministrive tė AKR-sė
.
AKR, partia e mendimit ndryshe
AKR ėshtė parti me vizion tė qartė pėr ndėrtimin e shtetit tė ri tė Kosovės dhe qė rreth vetes i grumbullon dhe afron njerėzit profesionalisht tė ngritur, ka mbėshtetje ndėrkombėtare, ka hapėsirė pėr tė gjithė njerėzit dhe respektohet mendimi ndryshe, ka demokraci tė brendshme dhe qė njeh vlerat e luftės, parti e veprimit humanitar, ne kemi shumė raste qė ka ndėrtuar shtėpi me fondacionin e vet presidenti i partisė, duke parė se tė tjerėt injorojnė kėto vlera dhe lėnė nėn tenda invalidėt e luftės dy muaj, i lėnė pa ligj pėr tė drejtat e tyre 12 vjet, ne duke kėrkuar rrugė mė tė drejta dhe tė shpejta pėr tė realizuar aspiratat dhe tė drejtat e kėtyre kategorive kemi zgjedhur AKR-nė dhe jo vetėm, ka treguar Halitjaha arsyen qė e ka shtyrė tė bėhet pjesė e AKR-sė.
Ai megjithatė, thotė se ka njerėz tė mirė dhe aftė edhe brenda PDK-sė, AAK-sė dhe LDK-sė, mirėpo, hapėsira e mendimit ndryshe dhe ideologjia liberal-nacionale qė ekziston nė AKR nuk ekziston te partitė tjera. Por, njė arsye mė shumė pėr tė kaluar nė AKR ai ka parė dhe te deklarata e Pacollit pėr bashkim kombėtar, qė thotė se qė nga vitet 77-ta ka menduar e punuar pėr kėtė.
Paralajmėron ikje nga PDK-ja
Nė grupin e revoltuar me PDK-nė ai thotė se bėjnė pjesė njerėz qė kanė qenė nė parti, me veteranėt e luftės, me invalidėt e luftės.
Ka deputetė komunalė tė gatshėm tė tėrhiqen si deputetė tė PDK-sė dhe tė kalojnė nė AKR
Ky grup nuk ėshtė i vogėl, ėshtė njė kategori e njerėzve qė shtrihen nė gjithė territorin e Kosovės dhe do tė gjejnė pėrkrahje dhe hapėsirė nė AKR.
Krijoni Kontakt