Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Gjëma, gjëmëtarët në vajtimin me grupe në Shqipërinë e Veriut

    Prof. Dr. Agron Fico
    Gjëma (gjama) zgjat nga 20 minuta gjer në 1 orë. I parafundit nga radha e gjëmës është fisi i gjakut të të vdekurit dhe i fundit është fisi i nënës!
    Mendoj se Vasil Tole ka ndjekur një metodikë të mirë, që pjesën e parë të studimit ia kushton vajtimit masiv, në grupe, në Shqipërinë e Veriut, i cili quhet gjëmë-gjamë dhe ata që e bënin atë quheshin gjëmëtarë. “E folura, e thirrura, sokëllima dhe kuja me ulurimë - thotë autori - shënohen si paraelemente muzikore, që provojnë edhe hershmërinë e vajtimit, si trashëgimi shpirtërore mijëravjeçare”. Sipas etnografit të njohur Rrrok Zojzi, një të vdekuri i bëhen deri në shtatë e tetë gjëmë dhe më së paku dy; ndërsa sipas “Kanunit të Lekë Dukagjinit” dëshmohet se “…kanun asht me ba gjamë mbi të dekunin tri herësh tuj përsëritur fjalët ‘I mjeri im’ nandë herësh”. Ka katër faza të gjëmës, e cila përgjithësisht bëhet nga burrat në perëndim të diellit. Ja si e përshkruan autori këtë ritual mortor: Fillimisht grupi i gjëmatarëve e fillon gjëmën 100 gjer në 500 metër larg të vdekurit, i cili vendoset në një vend të hapur. Në fazën e parë heqin zhgunat dhe gjërat e rënda, vendosin duart mbi ije me bërrylat e hapur anash dhe rrahin tokën me këmbë, duke shpërthyer të gjithë njëherësh me britmën hou, duke thirrur edhe emrin e të vdekurit; në fazën e dytë që të gjithë lëshohen me hap të rëndë drejt kufomës për rreth 50-100 m. dhe pastaj ndalojnë, qëndrojnë si të ngrirë dhe presin shenjën e të parit, duke lëshuar britmën hou, e cila përfundon me fjalët: “I mjeri un për ty!”, me grushte rrahin gjoksin; në fazën e tretë, përshkojnë përsëri 50-100 metra të tjerë, qëndrojnë befas, heqin duart nga mesi dhe gërricin me thonj fytyrën, duke hedhur pikat e gjakut në drejtim të të vdekurit; faza e katërt nis me qëndrimin në heshtje, lëshohen përsëri me vrap dhe i drejtohen të vdekurit, ulen në gjunjë, mbështetin ballin përdhe dhe me duar përkëdhelin dheun, qëndrojnë kështu gjer sa një familjar i të vdekurit u thotë: ua shpërblefshim në të mira!
    Gjëma zgjat nga 20 minuta gjer në 1 orë. I parafundit nga radha e gjëmës është fisi i gjakut të të vdekurit dhe i fundit është fisi i nënës! (Vep.cit. f.20-21).
    Vajtimi në eposin heroik, në eposin për Gjergj Kastriot - Skënderbeun
    Nga ana muzikore - thotë autori - një veçori muzikore e vajtimeve, si dhe për gjithë muzikën tradicionale popullore jovajtimore të Shqipërisë së Veriut, vërejmë në të ekzistencën e një sistemi muzikor të patemperuar, të kënduarit një-zësh. Në Eposin e Kreshnikëve intepretuar me lahutë gjejmë disa vajtime si p.sh. Vajtimi i Ajkunës, që është një margaritar i e folklorit shqiptar. Ja pak vargje nga ky gjerdan poetik:
    ..More Omer i nanës-o,
    A thue gjokun me ta prue?
    Dil nji herë për me lodrue,
    Bjer ndër gurra me u freskue,
    Kërko majat bashkë me zanat,
    Se ty varrin ta ruen nana,
    Mori i miri i nanës-o!
    (Vep. cit. f.24)
    Në trashëgiminë shpirtërore vdekja e kryeheroit, Gjergj Kastriot-Skënderbeut, është dhënë me përshkrimin e natyrës në një ditë me mjegull dhe plot helm, sikur qielli do të vajtonte së bashku me gjëmëtarin Lekë Dukagjini:
    Ishte Lek Dukagjini
    Ballin e rrihte me një dorë
    Dhe me tjetrën shkulte flokët.
    Tundu shkulu Shqipëri,
    Ejani zonja, bujarë,
    Ju të varfëra dhe ushtarë,
    Eni qani me pikëllim...
    Prindi, zot’i Shqipërisë,
    Qëmenatë sot na vdiq,
    Skënderbu s’është më!
    (Vep. cit. 26)
    Të dhëna për vajtimin shqiptar sjell Pjetër Bogdani, Pjetër Budi, Frang Bardhi në një relacion të vitit 1641, Evla Çelebia më 1660-1664, Viçenso Dorsa më 1847, Johann Georg von Hahn në veprën “Studime shqiptare” (1853-1854), Elena Gjika, Zef Jubani, De Rada, Luigj Gurakuqi, Viçens Prenushi, Maksimilian Lambertz, etj.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •