Publikuar: 09.08.2011 -
Mutacioni i gjeneve te disa persona të caktuar, të cilat nuk ekzistojnë në familjet e tyre, janë më të pranishme te personat e sëmurë nga skizofrenia sesa te ata të shëndoshët, kanë treguar hulumtimet e një grupi shkencëtarësh nga Instituti francez për hulumtime shëndetësore dhe mjekësore (Inserm). Rezultatet janë botuar në revistën shkencore “Nature Genetics”.
Sipas medieve franceze, shkencëtarët kanë ardhur deri te këto rezultate pas studimit të bërë në një grup pacientësh të sëmurë nga skizofrenia dhe të prindërve të tyre.
Në këtë mënyrë janë zbuluar edhe mutacione të reja gjenetike, të cilat deri më tash nuk janë lidhur me skizofreninë, sëmundje nga e cila, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vuajnë rreth 24 milionë njerëz në botë.
Krijoni Kontakt