Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Si të shkruajm një punim diplome dhe punime të seminarit

    UDHËZIME PËR PËRGATITJEN E PUNIMIT TË DIPLOMËS DHE TË PUNIMEVE TË SEMINARIT


    Shkruan: Dr. Avzi MUSTAFA


    QËLLIMI I PUNIMIT TË DIPLOMËS DHE I PUNIMEVE TË SEMINARIT

    Studenti, sipas regjimit të studimeve dhe në bazë të plan-programit mësimor, është i obliguar që të kryejë të gjitha detyrimet e parapara. Në disa fakultete dhe institute, studenti është i obliguar që të punojë punime të seminarit, ndërsa në disa fakultete edhe punim diplome. Studenti, punimin e diplomës apo punimet e seminarit mund t`i paraqesë për të treguar aftësimin e tij për të kryer një punë të pavarur.

    Punimet mund të jenë nga teoria ose nga praktika.

    Punimi i diplomës është një punë profesionale në një temë të cilën studenti e punon nën udhëheqjen e mentorit.

    Problemi kërkimor-teorik ose praktik për të cilin përcaktohet studenti nuk është e thënë të ketë origjinalitet të plotë, sepse puna e diplomës ka për qëllim t`i dëshmojë këto aftësi:
    • Aftësimin e zbatimit të diturive praktike dhe teorike të fituara gjatë studimeve;
    • Aftësimin e përdorimit të metodave dhe mjeteve për përpunimin e problemit gjatë punës së tij;
    • Aftësimin e përdorimit të literaturës në vend dhe jashtë, që do të thotë shfrytëzimin e njohurive, fakteve dhe qëndrimeve të dhëna në burimet e tyre.

    Punimi i diplomës mund të ketë deri në 50-60 faqe.


    2. MARRËVESHJA ME PROFESORIN E LËNDËS MBI TEMËN, TITULLIN DHE PËRMBAJTJEN E PUNIMIT TË DIPLOMËS OSE TË TEMAVE TË SEMINARIT

    Punimi i diplomës duhet të jetë i zgjedhur nga lëmi i studimeve që studenti i ka zgjedhur dhe që i ka studiuar me plan-programin mësimor. Tema dhe titulli mund të përcaktohet nga vetë studenti ose nga mentori. Në të dyja mundësitë gjithsesi duhet që studenti të ketë aftësi nga lëmenjtë për të cilët ai ka shfaqur interes, ka lexuar më tepër, ka përdorë literaturë ose ka pasur ndonjë përvojë nga praktika.


    3. PARAQITJA, DORËZIMI DHE MBROJTJA E PUNIMIT

    Pasi të ketë marrë vizën nga mentori, studenti është i obliguar që punimin e diplomës ta paraqesë në zyrën e çështjeve studentore. Në disa fakultete marrja e kësaj leje shqyrtohet me anëtarët e katedrës dhe mund të paraqitet me nënshkrimin e shefit të katedrës (shih statutin e fakultetit). Bashkë me nënshkrimin dhe 4 kopjet e lidhura punimi dorëzohet në zyrën e çështjeve studentore ose në arkiv. Nëse nuk është shqyrtuar ose nuk është paraparë me statut në mënyrë tjetër, arkivi e dërgon punimin në katedër, k mentori në marrëveshje me kandidatin e cakton datën e mbrojtjes.

    Mbrojtja është publike. Në mbrojtje, përveç mentorit, marrin pjesë edhe dy anëtarë (shih regjimin e studimeve).

    Mbrojtja i përfshin këto faza:
    1. Mentori apo kryetari i komisionit e hap procedurën e mbrojtjes.
    2. Kandidati në afat prej 10-15 minutash e elaboron problemin e temës së diplomës, metodat që i ka shfrytëzuar dhe rezultatet që i ka arritur gjatë kërkimeve të punës së tij.
    3. Anëtarët e komisionit mund të parashtrojnë pyetje gojarisht ose me shkrim. Anëtarët e komisionit mund të parashtrojnë deri në tre pyetje.
    4. Kandidati, pas një kohe të shkurtër për koncentrik, duhet të përgjigjet.
    5. Pasi kandidati t`u përgjigjet pyetjeve dhe pas diskutimeve eventuale, komisioni tërhiqet. Në mungesë të kandidatit, komisioni në bazë të cilësisë së punimit dhe të përgjigjeve të kandidatit, vendos për notën përfundimtare të punës.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    4. METODOLOGJIA E PUNËS

    Pasi kandidati ta ketë caktuar temën dhe titullin e punimit, ai vazhdon të punojë në problemin e caktuar. Caktimi i temës dhe formulimi i drejtë i saj jep një mundësi të madhe që të definohet përmbajtja.

    Kandidati së pari i tubon titujt e librave dhe artikujve që kanë të bëjnë me temën e tij. Për gjetjen e literaturës u sugjerojmë kandidatëve që të përdorin skedarin e titujve. Aty çdo vepër është katalogizuar sipas mbiemrit të autorit, titullit dhe fushës, secila vepër është klasifikuar me një numër i cili e lehtëson punën e gjetjes së literaturës.

    Në bazë të përmbajtjes janë caktuar kapitujt, titujt dhe nëntitujt. Për çdo kapitull caktohet titulli që e përmban idenë kryesore. Strukturën përfundimtare të punës e jep vet studenti, kurse atë definitiven, ai e bën në konsultim me mentorin. Kjo mënyrë e punës mundëson parashtrimin e qartë të problemit për të cilin është përcaktuar studenti.


    4.1. FAQJA E TITULLUAR

    Faqja e parë ose faqja e titulluar paraqet kontaktin e parë me lexuesin. Për këtë arsye ajo duhet t`i përmbajë të dhënat bazë dhe të ketë pamje estetike. Faqja e titulluar paraqet faqen e parë të punës dhe ajo nuk duhet të shënohet me numër rendor.


    4.2. BALLINA

    Ballina duhet t`i përmbajë këto të dhëna:
    • Emrin e universitetit dhe emrin e fakultetit.
    • Emrin e punimit “PUNIM DIPLOME” ose “PUNIM I SEMINARIT”.
    • Emrin dhe mbiemrin e kandidatit.

    Një shembull si duhet të duket ballina po e japim më poshtë faqes së këtij udhëzimi, që tregon pamjen e jashtme (ballinën) e punimit të diplomës.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    UNIVERSITETI "SHËN CIRILI DHE METODI" SHKUP
    FAKULTETI I FILOLOGJISË “BLAZHE KONESKI”
    KATEDRA E GJUHËS DHE LETËRSISË SHQIPTARE










    PUNIM DIPLOME














    ALBIONA MUSTAFA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 09-08-2011 më 05:49
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Faqja e titullit të punimit të diplomës i përmban këto të dhëna:
    • Emrin e universitetit, emrin e fakultetit;
    • Titullin e punimit;
    • Titullin dhe emrin e mbiemrin e mentorit;
    • Emrin dhe mbiemrin e kandidatit;
    • Numrin e indeksit të kandidatit;
    • Drejtimin (grupin) e studimit;
    • Vendin dhe datën e dorëzimit të punimit (muajin dhe vitin).

    Pamjen e ballinës do ta japim në shembullin e mëposhtëm, që tregon faqen e parme të punimit të diplomës.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    UNIVERSITETI “SHËN CIRILI DHE METODI” SHKUP
    FAKULTETI I FILOLOGJISË “BLAZHE KONESKI”
    KATEDRA E GJUHËS DHE LETËRSISË SHQIPTARE







    STUDIM DIDAKTIK MBI ANTOLOGJINË E LETËRSISË SHQIPTARE NGA E. RAMADANI




    -Temë diplome-






    Lëmi: Letërsi



    Mentori: Avzi Fasku
    Studenti: Albiona Mustafa
    Numri i indeksit: 97231
    Drejtimi: Arsimor






    SHKUP
    Nëntor, 2005
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    4.3. Parathënia

    Punimi i diplomës mund të mos ketë parathënie. Megjithatë, nëse autori dëshiron, ai për të bërë një parathënie duhet të mbajë llogari për këto gjëra:
    • Parathënien duhet ta dallojë nga hyrja. Në të ai duhet t`i përmendë kushtet që e kanë sjellë deri te paraqitja e punimit, përvojën gjatë të shkruarit, si dhe barrierat objektive të cilat janë paraqitur gjatë punës;
    • Në hyrje mund të shkruhen edhe titujt akademikë dhe funksionet e njerëzve që autorit i kanë ndihmuar gjatë punës. Këtu duhet t`u jepet rëndësi atyre personave që kanë rëndësi në shkencë, e jo atyre që mbajnë ndonjë funksion.
    • Titulli “PARATHËNIE” duhet të shkruhet me shkronja të mëdha dhe të vendoset në mes të faqes. Faqja e parathënies mund të numërohet me numrin romak I, por mund të shkojë edhe pa të.


    4.4. Përmbajtja


    Përmbajtja në fakt paraqet pasqyrën e faqeve të punimit në të cilën janë vendosur kapitujt, nënkapitujt, ndarjet (pasuset), kryeradhët etj.

    Titulli “PËRMBAJTJE” shkruhet me shkronja të mëdha dhe vendoset në mes të faqes. Faqet e përmbajtjes mund të numërohen me numra romakë duke filluar nga numri I (nëse nuk ka parathënie) ose II (nëse ka parathënie), por mund të shkojnë edhe pa to.

    Mënyra e të shkruarit dhe shënimit të përmbajtjes si dhe pjesët e saj janë dhënë në shembullin e mëposhtëm të këtij udhëzimi.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    PËRMBAJTJA


    PËRMBAJTJA
    PARATHËNIE .................................................. ........................................... I
    REGJISTRIMI I TABELAVE .................................................. .......................... II
    REGJISTRIMI I ILUSTRIMEVE .................................................. ..................... III
    1. HYRJE .................................................. ............................................... 1
    1.1. Lënda dhe qëllimi i punimit .................................................. .................. 1
    1.2. Burimet e të dhënave dhe metodat e kërkimeve ........................................ 1
    1.3. Përmbajtja dhe struktura e punimit .................................................. ....... 2
    2. TEKSTI GJUHËSOR DHE SHPREHËSIA NËPËRMJET VEPRËS
    LETRARE TË MARTIN CAMAJIT .................................................. ................... 3
    3. AKTI I KOMUNIKIMIT .................................................. ............................ 5
    LLOJET E KOMUNIKIMIT .................................................. ............................ 6
    3.1. Komunikimi pa falë .................................................. ............................. 7
    3.2. Komunikimi me gjeste dhe qëndrime .................................................. ...... 8
    3.3. Komunikimi me pamj.............................................. ................................ 9
    3.4. Komunikimi i përzier .................................................. ............................ 9
    4. RREGULLAT E KOMUNIKIMIT .................................................. .................. 10
    4.1. Hezitimet .................................................. ........................................ 10
    4.2. Fjalët dhe shprehjet e shkurtra .................................................. ........... 11
    4.3. Fjalët e përsëritura .................................................. ........................... 11
    4.4. Disa nisje false .................................................. ................................. 12
    4.5. Fjalët që mungojnë .................................................. ........................... 13
    5. TEKSTI GJUHËSOR .................................................. ............................... 18
    5.1. Interpretimet e ndryshme të një teksti .................................................. .. 20
    5.2. Tekste dhe jotekste .................................................. ........................... 24
    5.3. Kërkesat e tekstit gjuhësor .................................................. ................. 28
    5.3.1. Kohezioni .................................................. ...................................... 29
    5.3.2. Elementet e kohezionit .................................................. .................... 29
    6. PËRFUNDIMI .................................................. ....................................... 34
    7. LITERATURA .................................................. ....................................... 37
    8. SHTOCAT .................................................. .......................................... 40
    9. REGJISTRIMI I CITATEVE DHE TE DHËNAT E BURIMEVE .................................. 43

    Në kohën tonë, përmbajtjen në mënyrë automatike e bën vetë kompjuteri, nëse ne më parë kemi ditur t`i dallojmë (stilet dhe fontin e tyre), ashtu që vetë kompjuteri i regjistron ato dhe ua vë numrat. Megjithatë, për të mos bërë ndonjë gabim, kjo prapë duhet të verifikohet.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    4.5. Regjistrimi i tabelave

    Regjistrimi i tabelave vjen menjëherë pas faqes së përmbajtjes. Regjistrimi i tabelave i përmban të gjitha tabelat e shënuara sipas rendit (numrit të faqes) që vijojnë.

    Titulli “REGJISTRIMI I TABELAVE” shkruhet me germa të mëdha dhe vendoset në mes të faqes. Kjo faqe mund të numërohet ashtu siç numërohej parathënia ose përmbajtja (me numër romak) ose të shkruhet edhe pa të. Në shembullin e mëposhtëm do të njiheni me mënyrën e regjistrimit të tabelave.

    REGJISTRIMI I TABELAVE

    Tabela¹ .................................................. ..................................... faqja

    I. Tabela e mënyrës së formimit të mbylltoreve
    dhe frikativeve që ekzistojnë në dy sistemet e
    bashkëtingëllore të dy arealeve .................................................. ......... 8

    II. Tabela e nënsistemit B, me pikë dialektore D ....................................... 9

    III. Tabela e vendbanimeve ku flitet shqipja ........................................... 11

    IV. Tabela e vendbanimeve .................................................. .............. 12

    V. Tabela me disa emra me togjet kl, gl ................................................ 110

    VI. Tabela ku paralelisht ruhen togjet mj, nj dhe mnj .............................. 112

    ¹Disa tabela janë marrë nga studimi i Haki Ymerit: E folmja shqipe Karkshiakës, Shkupi, Shkup, 1997.


    4.6. Regjistrimi i ilustrimeve

    Regjistrimi i ilustrimeve vjen pas faqes së regjistrimit të tabelës. Ilustrimet përfshijnë grafikë, vizatime dhe fotografi. Teknika e përpunimit të faqes së ilustrimeve është e njëjtë si ajo e tabelës. Ajo mund të shkruhet me numër romak ose edhe pa të.


    REGJISTRIMI I ILUSTRIMEVE

    Regjistrimi i grafikëve

    Grafiku² .................................................. ............................... faqja

    Në këtë grafik mund të shohim strukturën e informatorëve në
    Karshiakë nga aspekti gjinor dhe intelektual ...................................... 25

    Regjistrimi i fotografive

    foto

    I. Aleksandër Xhuvani në një fshat në Elbasan ................................... 32

    foto

    II. Aleksandër Xhuvani si drejtor i Normales së Elbasanit ...................... 33


    ²Grafiku është menduar nga autori, kurse fotografitë po ashtu duke shfrytëzuar monografinë e A. Xhuvanit siç janë radhitur.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    4.7. TEKSTI

    4.7.1. Hyrje

    Teksti fillon me hyrjen. Faqja shënohet me numër arab 1. Hyrja i përmban elementet bazë të problemit që punohet në punimin e diplomës, pastaj përmban mënyrën e përpunimit, si dhe strukturën e punës. Tekstin e hyrjes në punimin e diplomës duhet ta detajizoni si shembullin 4.

    Fjalën “HYRJE” e shkruani me shkronja të mëdha dhe e shënoni me numrin 1. Për shembull:

    1. HYRJE
    1.1. Lënda dhe qëllimi i punimit
    1.2. Burimet e të dhënave dhe metodat e kërkimit
    1.3. Përmbajtja dhe struktura e punimit


    4.7.2. Përpunimi i temës

    Gjatë punimit të trungut të temës ju duhet të udhëhiqeni prej këtyre pikave:
    • Shikoni zhvillimin e deritanishëm,
    • Shikoni gjendjen e tanishme dhe problemet përcjellëse,
    • Çka mund të parashikohet për të ardhmen.

    Materien që studenti duhet ta përpunojë duhet ta mendojë mirë dhe ta strukturojë sipas kapitujve. Çdo kapitull titullohet më vete dhe fillon me faqe të re. Titulli i kapitullit shkruhet me shkronja të mëdha. Për të pasur një pasqyrë sa më të mirë, kapitujt mund të ndahen, ndërsa në të shkruar fillojnë në faqe të re. Kapitujt, sipas nevojës, ndahen në nënkapituj, ndërsa nënkapitujt në pjesën e paragrafit. Për shembull:

    LLOJET E KOMUNIKIMIT


    Nën kapitujt i shënojmë nëntitujt të cilët shkruhen me germa të vogla, por gjithsesi duhet të dallohen duke i nxirë (bold), duke nënvizuar (underline) etj. Për shembull:

    3.1. Komunikimi pa fjalë

    Struktura e përbërjes së punimit varet shumë nga karakteri i materies që punohet, por udhëzimi i përgjithshëm është se për ta lehtësuar përcjelljen e pasqyrës së tekstit, ndarjet e një kapitulli nuk duhet të kalojnë mbi katër nivele.


    4.7.3. Përfundimi

    Teksti mbaron me përfundimin në të cilin shkurtimisht duhet të paraqitet rezultati që e ke arritur me punimin. Titulli “PËRFUNDIM” gjithashtu shënohet me numër arab dhe shkruhet me shkronja të mëdha në faqe të re. Për shembull:

    6. PËRFUNDIMI


    4.7.4. Mënyra e shënimit të pjesëve të punimit


    Pasqyrimi më i mirë i pjesëve të punimit është ai me numra decimal. Çdo kapitull shënohet me numër arab. Numri i kapitullit përputhet me numrin e nënkapitullit që i takon, kurse shënimi tjetër paraqet numrin tjetër të nëntitullit të kapitullit të njëjtë.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    4.8. Bibliografia (Literatura)

    Shfrytëzimi i literaturës vjen në faqen e fundit (pas përfundimit), pos nëse ka shtojca, kur vjen pas tyre. Titulli “LITERATURA” shkruhet me shkronja të mëdha dhe vendoset ne qendër të faqes. Nëse janë përdorë më shumë burime, ato duhet t`i klasifikoni në: libra profesional, revista, publikime të ndryshme,enciklopedi, gazeta etj.

    Në çdo klasifikim regjistrimi i tyre renditet sipas alfabetit (para vjen mbiemri i autorit, pos në qoftë se nuk ka autor ose redaktor, kur shkruhet fjala e parë e titullit). Edhe këtu përdorim numra arab.

    Së pari shkruhet mbiemri i autorit, i cili ndahet me presje nga emri i plotë ose i shkurtuar. Titulli i autorit nuk është shumë i rëndësishëm (edhe pse shumë mentorë udhëheqës e dëshirojnë këtë). Nëse janë shumë autorë, të gjithë shkruhen me rend ashtu siç janë në vepër, por ndahen me presje. Pas emrit të autorit, nëse bëhet fjalë për libër, me shkronja të trasha (bold) shkruhet titulli i librit, pastaj shtëpia botuese, vendi i shtëpisë botuese, vendi ku është botuar libri dhe viti i botimit. Për shembull:

    1. Mustafa, Avzi. Didaktika e gjuhës dhe e leximit letrar, Logos-A, Shkup, 2005.

    Nëse libri është botuar jashtë kontinentit tonë, krahas vendit të botimit, mund të shkruhet shkurtimisht edhe emri i shtetit ku gjendet botuesi. Për shembull:

    1. Mouss, Rolf E. Thories of Adolescence, McGraw-Hill, NY, USA, 1996.

    Nëse kem të bëjmë me ndonjë libër me dy autorë, atëherë emri i autorit të parë vendoset në rendin mbiemër-emër. Të gjithë të tjerët jepen në rendin emër-mbiemër. Për shembull:

    Hamiti, Asllan dhe Avzi, Mustafa. E Folmja e Karadakut të Shkupit, Voka, Tetovë, 2001.

    Nëse autori i veprës nuk është person, por është institucion, atëherë emri i institucionit vjen në vendin e autorit. Megjithatë, nëse autori i veprës nuk është as institucion, atëherë në vend të autorit i radhisim tri shkronja të vogla të tipit “o”, tri pika “...” ose nuk shkruajmë asgjë, por fillojmë me titullin e veprës. Për shembull:

    ooo: Fjalori i dialektologjisë, Logos-A, Shkup, 2003 ose
    ... : Fjalori i dialektologjisë, Logos-A, Shkup, 2003 ose
    Fjalori i dialektologjisë, Logos-A, Shkup, 2003.

    Artikujt në punimet e seminarit dhe në punimet e diplomës shkruhen njësoj si librat. Së pari shkruhet autori i artikullit, e pastaj në thonjëza shkruhet artikulli. Pastaj më trashë (bold) shkruhet emri i revistës ku është botuar artikulli, vendi i botimit dhe viti, numri (nëse revista është në gjuhën shqipe, numri i revistës shënohet me Nr., ndërsa nëse është në gjuhë të huaj, shënohet me No, që nënkupton Number) dhe viti i daljes së revistës, faqet ku gjendet artikulli (nëse bëhet fjalë për revistë në gjuhën shqipe, viti i revistës shënohet me Viti, ndërsa nëse bëhet fjalë për tekst në gjuhë të huaj, shënohet me Vol, që nënkupton Volumen). Për shembul:

    Avzi Mustafa, “Mbi metodat shkencore në letërsi”, Shqyrtime albanologjike, Shkup, viti VII, Nr.7, 2004, faqe 118.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    5. ELEMENTET SPECIFIKE TË TEKSTIT

    5.1. Shënimet e burimeve të dhënave (“fusnotat” ose “endnotat”)

    Shënimet e burimeve sipas praktikës së deritanishme shënohen në dy mënyra:

    fusnota” – në margjinën e fundit të faqes; shënohet me numra rendorë prej 1 e tutje.
    endnota” – në faqen e fundit; shënohet me numrin rendor 1 e tutje.

    Se si do të shënohen dhe cila teknikë do të përdoret, kjo varet nga kandidati. Nëse kandidati është përcaktuar për mënyrën b), ai është i detyruar që faqen ta shënojë me këtë titull “REGJISTRIMI I TË DHËNAVE”. Kjo faqe vendoset para shtojcës (nëse nuk e ka këtë, atëherë shënohet para faqes së literaturës), por lexuesin duhet ta njoftoni me përmbajtjen e punimit.

    “Fusnotat” dhe “endnotat” shfrytëzohen për të dokumentuar:
    - për çdo citim të drejtpërdrejtë (në shenjën e thonjëzave, “..........”) në tekst;
    - për të dhënë çdo fakt që nuk është i njohur shumë, kur autori i atyre fakteve është një person i caktuar.

    Në rastin e parë mund të jetë një tekst më i gjatë dhe të “parafrazohet” me fjalët tuaja, por është e domosdoshme të shënohet burimi nga janë marrë të dhënat.

    Nëse punimi shtypet në kompjuter, puna është më e lehtë, sepse ka komandë të caktuar për “fusnotat” dhe “endnotat”. P.sh. (CTR+ALT+F).

    “Fusnotat” dhe “endnotat” shënohen si shënimi i literaturës, por në fund duhet ta shënoni edhe numrin e faqeve ku gjendet citati në literaturën e dhënë. Për shembull:

    1. Mustafa, Avzi: Edukata dhe arsimi nëpër shekuj, Shkupi, Shkup, 1977, fq. 24.
    2. Dedja, P., A. Paralloj, K. Shtëmbari: “Forcimi i funksionit edukues të mësimit të gjuhës shqipe në shkollat tetëvjeçare”, Gjuha shqipe dhe letërsia në shkollë, Tiranë, No. 3, 1975., fq. 54.

    Nëse në punim njëherë e keni cituar një vepër të autorit të njëjtë dhe dëshironi ta citoni përsëri, tani nuk duhet t`i jepni përsëri të gjitha të dhënat për autorin, por shënojeni vetëm mbiemrin-emrin dhe shkruani op. cit., fq. Për shembull:

    3. Mustafa, Avzi: op. cit., fq. 55.

    Nëse shfrytëzohet citati nga një vepër që është cituar më parë në “fusnotë” ose “endnotë” në faqen e njëjtë të tekstit, para fusnotës duhet të shkruani “ibid” dhe faqen nga është marrë citati. Për shembull:

    4. Ibid., fq. 83.

    Nëse shfrytëzohet ndonjë artikull ose ndonjë e dhënë nga interneti (duhet të shkruhet viti kur është shkruar artikulli, e jo viti kur është lexuar ose është paraqitur në internet, apo kur është lexuar, edhe pse shumica e metodologëve kërkojnë që të shkruhet edhe paraqitja e artikullit në internet), atëherë duhet ta shënoni në këtë mënyrë: në artikuj së pari shënohet emri i autorit, pastaj titulli i artikullit, adresa e internetit në të cilën gjendet artikulli dhe në fund shkruhet viti kur është botuar artikulli. Për shembull:

    1. Brown, B. N.: “Leading-For All Your Followers”. http:/www.worldweb.org/bzdigest/leading.html, 1996.

    Nëse të dhënat që janë shfrytëzuar nuk janë pjesë e artikullit të paraqitur në internet, por gjenden në një faqe të internetit, është e udhës që të shkruhet emri dhe adresa e faqes së internetit që e keni shfrytëzuar në punën tuaj. P.sh.

    http://www.dol.gov/dol/wb//???


    5.2. Tabelat, grafikët, vizatimet dhe fotografitë


    Tabelat, grafikët, vizatimet dhe fotografitë nuk janë pjesë shtuese e tekstit, por janë tekst që përbën një pjesë të punës. Qëllimi kryesor është që problemin e shtruar ta paraqesin në mënyrë precize dhe të thjeshtë. Këta japin një pasqyrë shumë konkrete të asaj që është thënë me fjalë. Në fakt, tabelat, grafikët, vizatimet dhe fotografitë e japin përgjigjen e pyetjes “çka?, ku? dhe kur?”.

    Çdo fotografi, vizatim apo grafik duhet të shënohet me numrin që pason dhe gjithashtu të bëhet me shkronja të mëdha.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    6. UDHËZIME TEKNIKE PËR PUNIMIN E DIPLOMËS

    Aspektit teknik i punës duhet t`i kushtohet një kohë më e gjatë. Ajo që është shkruar dhe treguar bukur e mirë e lehtëson punën e të lexuarit dhe jep një pasqyrë të punës suaj dhe të tekstit.

    Punimet e seminarit dhe punimet e diplomës shkruhen me makina (kompjuter). Krahas tekstit, që për nga kuptimi logjik dhe gramatikor duhet të posedojë edhe anën estetike, kandidati duhet ta lexojë tekstin edhe pas lekturës. Më së miri është që tekstin e lekturës ta lexojë në letër e jo drejtpërdrejt nga kompjuteri. Çdo gabim, pa marrë parasysh se kush merr pjesë në përgatitjen e punimit, përgjegjësia i mbetet kandidatit.


    6.1. Layout (Pamja) e punës

    Pasi teksti është gati, kandidati duhet:
    - Ta zgjedhë madhësinë e shkronjave. Në kompjuter duhet të zgjidhet madhësia e shkronjave 12, ndërsa radhët 1.5;
    - Të përdoren margjinat standarde – margjinat lart, poshtë, majtas dhe djathtas duhet të jenë 2,54 cm (1 inch);
    - Të shkruhet me paragrafë. Sa u përket paragrafëve, ata bëhen ndy mënyra:
    1. Për t`u tërhequr paragrafi me kompjuter, duhet të përdoret TAB dhe
    2. Për të bërë një ndarje ndërmjet rreshtave, në kompjuter duhet të përdoret SPACE.


    6.2. Udhëzime daktilografike

    Çka është me rëndësi të dihet gjatë të shkruarit të punimit:
    - Fjalët ndërmjet vete duhet të kenë vetëm nga një ndarje (SPACE).
    - Nga të gjitha shenjat e pikësimit po ashtu duhet të ketë një ndarje, siç janë pika, presja, pikëpyetja, dy pikat, kllapat, thonjëzat etj.
    - Të gjitha shenjat, si thonjëzat, që duhet të hapen dhe të mbyllen, shkojnë, bashkë me germën, pra nuk ka ndarje.
    - Nëse ndonjë fjalë duhet të hyjë në kllapa, atëherë duhet të ketë largime.
    - Nëse në vend të dhe-së përdorni shenjën &, ajo duhet të shkruhet e ndarë.
    - Tri pikat shkruhen në fund të fjalës, pra një hapësirë (SPACE) para fjalës që vjen.
    - Viza e shkurtër shkruhet bashkë me fjalët që i lidh (p.sh.: njëri-tjetrin).
    - Viza e gjatë shkruhet ndaras nga fjalët që i lidh (p.sh.: Shqipëria – shtet i pavarur).


    LITERATURA

    1. BOCE, Elona. (2004). Si ta shkruajmë një punim kërkimor. Qendra për arsim demokratik (CDE).
    2. EKO, Umberto. (1997). SI BËHET NJË PUNIM DIPLOME. Tiranë: botime përpjekja.
    3. PANZOVA, Violleta. (2003). Naukata kako zanaet. Skopje: Fillozofski fakulltet.
    4. RRAHMANI, Zejnullah. (2001). Si të shkruhet disertacioni. Prishtinë: Faik Konica.
    5. SHAMIC, Midhat. (1984). Kako nastaje naucno djelo: Uvodenje u metodologji i tekniku naucnoistrazivackog rada-opsti pristup. Sesto ind. Sarajevo: Svjetlost.
    6. ZHEKOV, Kalev, Yordan. (2001). Manuel for Research and Writing. A Guide of reading and Writing Assignments for the Students Undergraduate and Graduate Leveis. Osijek: Izvori.

    FUND


    P.s. Punimi është sjellur i plotë dhe përshtatur me disa ndryshime të vogla për forumishqiptar.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •