Ja cka më shtyri të hap këtë temë:
Rastisi të më vinin për vizitë disa danezë. Në çastin kur ata hynë, unë isha duke dëgjuar muzikë, të cilën unë dhe shumëkush e quan muzikë të mirëfilltë shqiptare. Ata pasi u rehatuan në divan po dëgjonin muzikën dhe nisën të diskutojnë: është muzikë boshnjake ( bosnisk), serbe ( serbisk), turke a bullgare. Mua më erdhi natyrisht inat, ndaj menjëherë vura një muzikë tjetër, pikërisht sazet e përmetit, nga ato këngët shumë të vjetra ( "se na ra kjo dëbora" dhe "do marr çiften do dal për gjah"). E dini ç'thanë, madje të tre pa hezitim: "muzikë greke"!
Kjo pra ishte arsyeja që bëra këtë pyetje për ekspertët:
Çka e dallon muzikën shqiptare nga ajo ballkanase?
ashtu që herën tjetër të di çfarë t'u them
Krijoni Kontakt