Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1

    Çka e dallon muzikën shqiptare nga ajo ballkanase

    Ja cka më shtyri të hap këtë temë:

    Rastisi të më vinin për vizitë disa danezë. Në çastin kur ata hynë, unë isha duke dëgjuar muzikë, të cilën unë dhe shumëkush e quan muzikë të mirëfilltë shqiptare. Ata pasi u rehatuan në divan po dëgjonin muzikën dhe nisën të diskutojnë: është muzikë boshnjake ( bosnisk), serbe ( serbisk), turke a bullgare. Mua më erdhi natyrisht inat, ndaj menjëherë vura një muzikë tjetër, pikërisht sazet e përmetit, nga ato këngët shumë të vjetra ( "se na ra kjo dëbora" dhe "do marr çiften do dal për gjah"). E dini ç'thanë, madje të tre pa hezitim: "muzikë greke"!

    Kjo pra ishte arsyeja që bëra këtë pyetje për ekspertët:

    Çka e dallon muzikën shqiptare nga ajo ballkanase?

    ashtu që herën tjetër të di çfarë t'u them
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 08-08-2011 më 20:54 Arsyeja: Posto ne nen forumin ku duhet postuar.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Të faleminderit benseven11
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    Markelian Kapedani Maska e Markelian
    Anëtarësuar
    27-02-2006
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3

    Për: Çka e dallon muzikën shqiptare nga ajo ballkanase

    Po pergjigjem me vonesë pasi ka kohë që nuk futem në këtë forum.
    Si përgjigje direkte do thoja "as edhe një dallim"!
    Si pjestarë të ballkanit që jemi, perdorim të njëjten "idiomë" muzikore.

    Ritmet e muzikës popullore ballkanike, pjesërisht vijnë nga afrika verilindore (Maghreb), pjesërisht nga lindja e mesme (Palestina e.tj) dhe pjesërisht nga kultura Greke.
    P.sh:
    Struktura ritmike "Malfuf" apo "Sayyiddi" i perkasin kulturës së lindjes së mesme ... por edhe asaj Maghrebine.
    Ritmet si Karsilamas apo Kalamatianos i perkasin kulturës Helenike.
    Instrumentet popullore si Lahuta apo Çiftelija gjënden rreth e perqark popujve të Ballkanit në versjone dhe emra të ndryshme por shumë studjues konvergojne në idenë që këto instrumenta vijnë nga Egjipti i lashtë.
    ---
    Mbi aspektin dallues artistik, Maurice Ravel (kompozitor impresjoniist francez) shprehet kështu:
    "Dy influencat më të rëndësishme mbi artin janë: Klima dhe gjuha".

    Për një përgjigje më të gjërë na duhet të analizojmë disa parametra të leksikut dhe teorisë muzikore.

    Arsyeja e "infektimit" muzikorë mes kulturave mesdhetare mendoj se e ka zanafillen në kohët e perandorisë Aleksandrine [336 P.K] ... ... ... vazhdon me pushimin Osman ... dhe perfundon me influencat e muzikës Sllave rreth viteve 1900 ...
    Si thashë më lart, kemi të bëjmë me struktura ritmike të cilat shërbejnë si Valle por edhe si materjal muzikorë për krijimin e këngëve.
    Sot, popujt e ndryshëm të hapserës gjeografike ballkanike i perdorin këto ritme duke i pershtatur sipas gjuhës së folur apo karakterit popullor.

    Shqiptari - shqip, Serbi - serbisht, Greku Greqisht ... e kështu me rallë. Aplikimi i gjuhës mbi këto ritme, kushtëzon pjesërisht tipollogjinë melodike të muzikës.
    Përveq anës ritmike kemi edhe anën harmonike e cila e ka bazën teorike tek Filozofi, Babaj i matematikës dhe i muzikës: PITAGORA, i cili ishte Grek.
    Harmonija (akordet dhe lidhjet në mes tyre gjatë shoqërimit të një kenge) janë: pjesërisht prodhim intelektual i kulturës Greko/Romane dhe pjesa tjeter i perket kulturës Indjane. normalisht që ka edhe hibridizime mes gjuhëve të ndryshme harmonike ... muzika spanjole me flamenkon është një shembull i fuzjonit muzikorë mes kulturës (evropjane - të Krishterë) dhe asaj (moreske - Islaàm)

    Ne, popujt e ballkanit gjendemi në mes të dy kulturave të mëdha, asaj LINDORE dhe PRENDIMORE. Si rezultat kemi liri zgjedhjeje simbas dëshirës ...

    Kombinimi i këtyre elementeve, per sejcilen etni mes (gjuhës, ritmikës dhe "idiomës" harmonike), krijon Muzikë me tipare të ngjashme (apo dalluese) per sejcilin popull me banim në Ballkan.
    ---
    Ne Shqiptarët, thuhet se jemi të lashtë, bile edhe më të lashtë se sa qytetrimi Grek! Homeri permend Arvanitasit, ... dhe perenditë e tyre!!! ... në studime të ndryshme mbi historinë antike europjane, fjalë dhe emra të lashtësisë kan kuptim vetëm në shqip!!!
    Teori interesante të cilat ja vlen të studjohen ... por çuditërisht, nuk kemi dëshmi muzikore "autoktone" Ilire të cilat të na bëjnë të mendojmë se kultura muzikore shqiptare të jetë e shkëputur nga restoja e mesdheut!!! Një mendim i tillë do ishte jashtë një llogjike racjonale.
    ---
    Si perfundim, mund të themi që muzika shqiptare ngjet në pergjithsi me muzikën ballkanike të popujve të tjerë dhe diferencohet nepermjet gjuhës (Shqip) e cila i jep një karakter të veqantë melodive popullore. Mbi këtë taban mbështetet edhe muzika "Klasike" shqiptare, duke i shkelur syrin teorisë dhe kompozicjonit muzikorë të traditës Evropjane.
    ---
    Gjith të mirat :-)
    ---
    Markelian Kapidani
    ---
    P.S:

    Persa i perket "danezëve të tu" gjykimi i tyre është i lidhur me faktin që Shqipëria ka qënë e izoluar për shumë vite ... Si rrjedhojë, miqt e tu nuk kanë pasur mundësi të njohin muziken tonë ... e cila si thashë më lart, permban tipare të ngjashme me muzikën e popujve komshi ... dhe e kunderta ... ;-)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Markelian : 01-05-2013 më 02:40

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Markelian për postimin:

    sirena_adria (18-09-2015)

  5. #4
    Markelian Kapedani Maska e Markelian
    Anëtarësuar
    27-02-2006
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3

    Për: Çka e dallon muzikën shqiptare nga ajo ballkanase

    Citim Postuar më parë nga Markelian Lexo Postimin
    Arsyeja e "infektimit" muzikorë mes kulturave mesdhetare mendoj se e ka zanafillen në kohët e perandorisë Aleksandrine [336 P.K] ... ... ...
    - per sqarim: Aleksandri i Maqedonisë, emri i tij në gjuhën greke - Megas Aléxandros: ajo e Aleksandrit të Madh, në të vërtetë nuk arriti të ishte një Perandorì e vërtetë pasi trojet e pushtuara nga ai drejtoheshin nga elitarë që bënin një "politikë" perçarëse. Si rrjellojë (pas vdekjes së Aleksandrit) Perandoria u nda në Mbretëri të vogla ...
    ---
    M.K
    Ndryshuar për herë të fundit nga Markelian : 01-05-2013 më 04:35

  6. #5

    Për: Çka e dallon muzikën shqiptare nga ajo ballkanase

    Citim Postuar më parë nga Markelian Lexo Postimin
    - per sqarim: Aleksandri i Maqedonisë, emri i tij në gjuhën greke - Megas Aléxandros: ajo e Aleksandrit të Madh, në të vërtetë nuk arriti të ishte një Perandorì e vërtetë pasi trojet e pushtuara nga ai drejtoheshin nga elitarë që bënin një "politikë" perçarëse. Si rrjellojë (pas vdekjes së Aleksandrit) Perandoria u nda në Mbretëri të vogla ...
    ---
    M.K
    shumë të faleminderit Markelian.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e e askujt
    Anëtarësuar
    31-03-2013
    Postime
    140

    Për: Çka e dallon muzikën shqiptare nga ajo ballkanase

    Direkt sa lexova titullin e temes , pergjigja qe dhash instiktivisht , ishte 'Mungesa e origjinalitetit '
    dhe kur lexova me tej permbajtjen e saj , dhe shembullin e dhene ....e perforcova edhe me shume ate mendim...
    Me cuditi ajo pjesa ku that qe edhe kenget e permetit e ngaterruan....sepse ne me kto vlerat e vjetra mburremi , e i konsiderojm 100% tonat
    Kurse per muziken e sotme , pervec disa kengetarve qe jan vertet shum te mire e te rralle......pjesa tjeter , jan komplet kopje .
    Vertet do frymezohesh nga diku per te ndertuar imazhin tend si kengetare , po jo klonim absolut.
    Dhe sflas vetem per muziken , po edhe per stilin e kengetareve.
    Zhvishen amerikanet qe kan dekada te tera drejt 'emancipimit' ,, zhvishen edhe kengetaret tona. Cdo gje duhet ber ne pershtatje me kulturen e vendit tend...
    Nora Istrefi eshte shembulli tipik i ksaj dukurie. neper klipe , kopjon deri ne detaaaj kengetaret e huaja . Qoft kepucet, veshjen , aksesoret.....
    Nje tatuazh , nje pistolet qe ka ber rihanna , e ka ber dhe kjo !!!
    Ndoshta u perqendrova pak me shum tek kto detajet e vet kengetarit se sa te muzika......sepse e till eshte shnderruar muzika shqiptare sot.......me shum levizje sensuale gjat nje klipi , se sa tekst kenge...

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Për: Çka e dallon muzikën shqiptare nga ajo ballkanase

    Muziken e mirefillte popullore Shqiptare e dallon mosperhapja neper bote, mosmbajtja gjalle e saj prej nesh qe ne pasqyre nga kojshite te cilet duke na e vjedhur pjeserisht ia ngjiten indentitetit te tyre te reme duke na u mburrur me te.
    Sidomos keto 20-25 vitet e fundit eshte bere nje anashkalim gjithperfshires i kengeve e velleve me karater rajonal e kombeter prej vete ne duke u dalldisur prej ritmeve e kulturave momentale te destinuara ne shuarje.......disa instrumente tipike si dhe kenga shumzeshe labe dhe vallja came me veshjen mbarShqiptare "Fustanellen" jane pasuruar e forcuar me mijra vite dhe prandaj i rezistuan kohes e nderhyrjeve ne kulture......por tani pothuaj jane ne zhdukje......si shembull shkoni ne nje darsem: do te degjoni kenge me tekst e muzike te degjeneroarabizuar dhe njerez qe perdridhen si lavire haremesh......ne jemi faktori kryesor ne mosnjohjen e mosperhaplen e kollones kryesore qe na jep vecori dhe vjetersi ne menyren se si kemi arritur te shprehemi nepermjet melodis, kenges, valles e veshjes.
    Ne vend qe te cojme femijet neper karrate e mesojme kitare elektrike neper ipod e PC me mire ti cojme te mesojne te kendojne e kercejne kenget e vallet tona aq te bukura.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar cool_shqype për postimin:

    sirena_adria (18-09-2015)

  10. #8

    Për: Çka e dallon muzikën shqiptare nga ajo ballkanase

    të them të drejtën mua më pëlqeu zbërthimi i Markelianit. pas rastit që më ndodhi me miqtë danezë jam bërë kureshtarë dhe kam ardhur deri të përfundimi se vërtet këngët popullore boshnajke, serbe, maqedonase, greke, turke ( orientele në përgjithësi ) dhe shqiptare, kanë një vijë melodike ... nuk jam stuiues i muzikës dhe as e njoh teorinë, por veshi im kështu i ka vlerësuar...
    pa provoni edhe ju të tjetër të merrni pjesë në bisedë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 01-05-2013 më 19:51
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  11. #9
    Perjashtuar Maska e Shkoder Maj1478
    Anëtarësuar
    26-06-2013
    Vendndodhja
    Cydonia, Mars
    Postime
    18

    Për: Çka e dallon muzikën shqiptare nga ajo ballkanase

    Muzika Shqiptare ndahet ne tre grupe: Jug, Veri (Kosove) dhe Shqipri e mesme. Kto tre grupe qe permenda kan nen grupe, si per shembull: muzika e jugut Shqiptare ndahet ne ate Labe dhe ate te Myzeqese. Vlora ka muzik tjeter nga Korça. Muzika popullore Shqiptare ka ngjashmeri me muziken e zonave te tjera te Ballkanit dhe kete duhet qe ne Shqiptare ta pranojme nje here e pergjithmone! Ngjashmerite me te medha jane me ato te muzikes popullore Bullgare, te muzika Bullgare fus dhe ate Maqedonse. Ngjashmerit me ate Bullgare jane ne melodi me shum se sa ne ritem, rritmet Bullgare jane te shpejta, kurse ato Shqiptare me te ngadalta dhe i perkasin zonave te Shqiprise veriore dhe veri lindore. Muzika Shqiptare eshte muzik Ballkanase dhe i perket kesa familjeje, pasi perputhet me karakteristikat e muzikes se Ballkanit. Megjithate, Muzika e vetme qe eshte eskluzive autoktone Shqiptare, eshte muzika polifonike Shqiptare, gje qe nuk e hasim ne shtetet e tjera ne Ballkan. Sipas mendimit tim, ne Ballkan egzistojne dy trungje muzikore qe jane themelore dhe qe kane te njejten peshe. Ato jane Muzika burimore Shqiptare dhe ajo Bullgare. Te tjerat jane derivate te ketyre dy grupeve. Por nuk duhet te harrojme qe muzika e Ballkanit eshte influencuar shume nga muzika Turke dhe Arabe.
    Te huajt kur degjojne muzik popullore shqiptare thojne qe eshte muzik Greke apo Turke ngaqe nuk kane degjuar ndonje here muzik Shqiptare, prandaj. Eshte thjeshte çeshtje injorance.

  12. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Çka e dallon muzikën shqiptare nga ajo ballkanase

    Orkestrimi !

    Melodia mund te jete shqipe , por nese I vishen lajle lule te fqinjeve tane tingulli shnderrohet ne nje kopje sa eshte e veshtire edhe ne vete ta dallojme ne eshte shqiptare apo jo !

  13. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Çka e dallon muzikën shqiptare nga ajo ballkanase

    Artisti !



    Per mua, versioni me I bukur !
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 17-01-2018 më 10:49

  14. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Çka e dallon muzikën shqiptare nga ajo ballkanase

    Kenge ku flitet shqip ........

    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 17-01-2018 më 10:50

  15. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Çka e dallon muzikën shqiptare nga ajo ballkanase

    .... dhe kur kendohet shqip ......


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •