Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Nga ditari i Gjon Nikollė Kazazit

    Fahri Xharra | 07-08-2011
    Jemi nė Gjakovėn e vitit 1747, ishte muaji mars, njė mars i bukur por qė paralajmėronte diēka tė kobshme. ”Lėvizjet e shpeshtuara tė ushtrisė turke qė bėheshin atyre ditėve dhe netėve nga Gjakova, e drejt nga Qafa e Prushit i kishin ra nė sy gjithkujt, por qė tė gjithė ia kishin dronė ndonjė tė ligeje qė mund tė pėrgatitej. E sigurt ishte qė Porta lart, qėllimisht kishte zgjedhur hapėsirėn e Gjakovės, Malėsinė sė saj, Shkodrėn e deri nė det pėr tė treguar qėllimet e saj dhe sajimin e njė “tampon zoneje” tė tmerrit, ngase pėrherė aty ishin thyer lindja dhe perėndimi nė paraqitjen e fuqisė sė tyre”... shkruante Gjon Nikollė Kazazi nė fletorėt e tij tė asaj kohe, tė cilat na i zbardhi Jusuf Buxhovi mė 1982.

    “ ... Druaj, vėlla, se sėrish do tė na bjerė mbi kokė fatkeqėsia e kufirit tė ndarjes sė dy botėrave... O zot, mos lejo qė nė kohė tė sprovave tė mėdha dhe tė jashtėzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi tė gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin...”- i thoshte vetes At Gjon Nikollė Kazazi (1702-1752) i Gjakovės, nė shėnimet e tij.

    “Me keqardhje“ tė thellė – thoshte Kajmekami i Gjakovės, ju lajmėroj se nė Gjakovė ka shpėrthyer sėmundja e rrezikshme e murtajės. Ishte, mė 28 mars 1747... ( Murtaja anglisht plague, turqisht veba. Forma mė e shpeshtė nga Xenopsylla cheopsis e murtajės, vjen pas njė pickimi tė morrit tė minjve. Ajo sė pari i sulmon dhe i zhduk minjtė, dhe me mbytjen e tyre, e vazhdon te njeriu. Pas njė inkubacioni njėjavor sėmundja shfaqet ashpėr dhe mbjell vdekje. Kjo ėshtė murtaja Bubonike.) ...Dhe qyteti i Gjakovės, qė nga Pashtriku, deri te brenda Drinit, nga Nėnshkėlzeni e deri te Lumbardhi i Deēanit, shpallej karantinė.

    “...Unė, Gjon Nikollė Kazazi i biri i Pjetrit, dėshmoj pėr mėnxyrėn qė na ka rėnė mbi kokė dhe rrezikun tė mbesim tė shkėputur nga bota... Ky kėrcėnim lidhet me shfaqjen e murtajės pėr tė cilėn thuhet se ėshtė midis nesh, sado qė ajo ende nuk ėshtė dėshmuar...(inkubacioni i pritur vazhdon f.xh.)... por shumėēka qė kėtu lidhet me sėmundjen, lė pėr tė dyshuar se ajo ėshtė pjellė e ligėsisė sė robit....”

    Pra, sėmundja ishte sjellė kastile qė nga viset e largėta tė Lindjes me tė sėmurė, tė shoqėruar me pėrcjellje po nga ata qė e kanė derdhur sėmundjen. Kjo ishte pjesė e njė loje tė rrezikshme qė bėhej me qėllime tė caktuara nga zyrat qė merreshin me shkatėrrimin apo zhvendosjen e popujve, aty ku binte kufiri nė mes tė dy botėrave. E ngjashme kishte ndodhur nė Gjakovė mė 1972, kur u karantinua Gjakova me prurjen e sėmundjes sė lijės (variola vera), shpėrthimi fundit nė Evropė i kėsaj sėmundjeje. Sipas shtypit jugosllav tė kohės, sėmundjen e pat sjellė njė haxhi mysliman shqiptar.

    “Ēudė, pėr besė – fliste populli, ēudė e madhe.

    Flitet e pėrflitet pėr kėtė tė zezė sėmundje e kurrkund nuk hetohet”.. Kurse nė tė njėjtėn kohė Kajmekami kėrcėnohej: ”Ata qė dyshojnė nė sėmundjen, janė armiq tė Perandorisė dhe tė gjithė ata qė e hapin fjalėn se nuk ka sėmundje dėnohen pamėshirshėm” (?) Pritej me padurim dhe me imtėsi tė planifikuar tė shfaqej sėmundja.

    “Otomanėt, meqenėse nuk arritėn tė krijojnė ‘njeriun e ri’ nė kėtė anė, i cili do tė ishte i sė ardhmes dhe si i tillė nuk do tė kishte mendim tė vetin, nuk do tė kishte tė kaluar, me njė energji tė pashtershme njė ditė sjelljet e tij tė mos shfaqeshin si pjesė e veprimit dhe e tė menduarit sipas urdhėrave”, shkruan Jusuf Buxhovi nė librin e tij.

    Murtaja ishte pjellė e strategjisė. “Tek e fundit, sėmundje ka pasur dhe gjithmonė do tė ketė, pse t`ua vejmė veshin gjithaq kur ato vijnė nga i madhi qė mendon pėr tė gjitha?“ e qetėsonte Kajmekami parinė e Gjakovės, nė marsin e vitit 1747.

    “Por, koha e duhur eci dhe sėmundja u shfaq, sėmundja nuk erdhi nga zoti por nga robi, sėmundja u shfaq sipas rendit tė paraparė dhe e dinin mirė ata rrjedhėn e saj”- vazhdon tutje Gjon Nikollė Kazazi nė shėnimet e tij. Pastaj Gjakova do tė bėhej varri mė i madhi nė botė ku dhjetėra e mijėra tė dėnuar me vdekje tė futeshin nė tė.

    Qytetarėt habiteshin qė sėmundja paraqitej nė mėnyrė tė pėrzgjedhur (selektive) nėpėr mėhallė tė qytetit. Kishte, vallė hile edhe aty?...

    Sėmundja pėrhapej dhe fikej, falė gjeturisė sė kundėrveprimit tė qetė qė nė tė vėrtetė ngėrthente kundėrvėnien mė tė ashpėr, jo me infrastrukturė ushtarake por me mospėrfillje tė urdhėrave tė pushtuesit.

    Prurja e plakava nga Malėsia qė i pėrdornin dregėzat e nxjerra nga hunda e tė sėmurit qė pastaj me anė tė grrithjes nė lėkurėn e dorės dhe fėrkimit me gjakun qė shfaqet, i futnin tė sėmurit kundėrmikrobin nė trup dhe kėshtu i bėhej ballė sėmundjes. Plakat grrithėse ishin shpėrndarė nė katundet e Malėsisė dhe Rekės dhe kudo i kishin grithur tė sėmurėt.

    “Pushtuesit e dinin mirė qė krahas shkombėtarizimit, asimilimit dhe shuarjes sė popujve tė padėgjueshėm tė prekin edhe qendrat nervore ku rrėnohej intelekti i tyre dhe shkaktohen ērregullime mendore dhe shpirtėrore qė barten brez pas brezi...”, shkruan Buxhovi nė veprėn kushtuar Kazazit.

    “Ndodhi tė sė djeshmes qė kanė ndodhur nė tė nesėrmen e sotme...”
    -murtaja ne qytet
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Shume interesant ky shkrim qe solle fegi. Falemnderit.

    Po nuk pertove vendos edhe nje kopje ketu http://www.forumishqiptar.com/showth...30#post3176230
    qe te lexojne turqdashesit.

    “Por, koha e duhur eci dhe sėmundja u shfaq, sėmundja nuk erdhi nga zoti por nga robi, sėmundja u shfaq sipas rendit tė paraparė dhe e dinin mirė ata rrjedhėn e saj”- vazhdon tutje Gjon Nikollė Kazazi nė shėnimet e tij. Pastaj Gjakova do tė bėhej varri mė i madhi nė botė ku dhjetėra e mijėra tė dėnuar me vdekje tė futeshin nė tė.

    “Pushtuesit e dinin mirė qė krahas shkombėtarizimit, asimilimit dhe shuarjes sė popujve tė padėgjueshėm tė prekin edhe qendrat nervore ku rrėnohej intelekti i tyre dhe shkaktohen ērregullime mendore dhe shpirtėrore qė barten brez pas brezi...”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 07-08-2011 mė 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •