Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Anijet shqiptare

    'Eksodi 91' ja si ēova me anije 20 mijė refugjatė nė Itali"
    » Dėrguar mė: 03/08/2011 - 16:27





    Komandanti i anijes "Vlora", Halim Milaqi e sheh nga larg Barin, porti afrohet, bregu ėshtė i ashpėr, kontrollon manovrat me kujdes. Ai kujton. Vetėm se anija tashmė ėshtė njė traget normal i linjės Durrės-Bari dhe ai ėshtė thjesht njė pasagjer e qė nga ai zbarkim tragjik e monumental i 8 gushtit 1991 kanė kaluar 20 vjet. Ėshtė kthyer nė Bari pėr xhirimet e njė dokumentari tė Daniele Vicarit, prodhuar nga Indigo Film, me mbėshtetjen e Komisionit tė Filmit nė Puglia. E shoqėron gruaja e tij, Tatjana, gjatė shėtitjes pasdite vonė pėrgjatė bregut tė detit. "Ēdo hap qė hedh nė kėtė qytet ka domethėnie tė caktuar", - rrėfen ndėrsa i vijnė ndėr mend njė varg kujtimesh dhe emocioni ėshtė i njėjtė me 20 vjet mė parė. "Kujtimet e asaj pėrvoje e kanė ndryshuar tėrėsisht jetėn time", - thotė ai.
    Kapiten, ju drejtuat anijen "Vlora" nė atė udhėtim qė u bė pjesė e historisė bashkėkohore, a ishit i ndėrgjegjshėm pėr kėtė?
    Duhet tė them se e kuptova mė mirė mė pas, kur pashė fotot e anijes, lexova gazetat dhe mbi tė gjitha kur u pėrballa me italianėt. Atė ditė, megjithatė, e kuptova menjėherė se po ndodhte diēka qė mund tė dilte jashtė kontrollit. Ishte mėngjesi i 7 gushtit tė vitit 1991 dhe nė portin e Durrėsit po shkarkonim sheqerin qė kishte ardhur nga Kuba. Papritur vura re se mijėra vetė po vinin drejt anijes, hipnin si tė mundnin. Zinxhirėt ishin hedhur poshtė e nuk kishte policė qė ta kontrollonin portin. Tentova t'i ndaloja duke u folur, por ishte e kotė.
    Ēfarė u thatė atyre njerėzve?
    Tė vėrtetėn. Kishim avari nė motorin kryesor, por disa prej tyre me kėrcėnuan me armė. Donin tė iknin, tė niseshin drejt Italisė, donin njė jetė mė tė mirė. Nėse do ta kisha lėnė anijen nė dorėn e tyre do tė kishte ndodhur diēka e rėndė, tentuam tė riparonim motorin dhe e vendosėm nė punė, por kushtet teknike ishin tė tmerrshme. Edhe mė keq, njerėzit nė bord nuk kishin ujė apo ushqime, ndėrsa nė anije, siē themi ne, nuk kishte vend pėr tė hedhur kokrrėn e mollės.
    Nisi kėshtu ai qė ju e quani "eksodi i dytė"...
    Po, i pari kishte qenė nė mars dhe kishte sjellė shumė bashkėkombės tė mi nė Brindisi. Nuk kishte krahasim me tė dytin pėr shumė arsye. Nė Brindisi arritėn mijėra vetė, por nė grupe mė tė vogla. Nė Bari erdhėn ndoshta 20 mijė, njė valė emigrantėsh qė shteti italian mendoi t'i kthente menjėherė mė pas, nė fillim duke i mbyllur nė stadium, e mė pas duke i hipur nė avionė dhe anije.
    Ēfarė mendoni pėr atė vendim?
    Nuk mund tė kritikoj, por as tė bėj komplimente.
    Cila ishte frika juaj mė e madhe ndėrsa drejtonit anijen?
    Nė ato moment nuk ke kohė pėr tė menduar gjatė. Doja vetėm qė t'i ēoja shėndoshė e mirė ata njerėz nė port. Jeta e njeriut ėshtė gjėja mė e rėndėsishme dhe njė gabim ēfarėdo mund tė shkaktonte njė tragjedi nė det. Qėndrova nė vendin tim, nė timon pėr njė ditė tė tėrė, derisa arritėm. Drejtoja njė anije pa radar, njerėzit pengonin funksionimin e tij, ngarkesa ishte shumė e madhe. Evituam edhe njė pėrplasje. Pėr fat tė mirė, kushtet e motit ishin tė shkėlqyera.
    Nė Brindisi, kapiteneria ju pengoi tė hynit. Si e bindėt kapitenerinė nė Bari?
    U thashė se kisha nė bord shumė fėmijė, gra dhe tė moshuar qė rrezikonin jetėn. Kishte nė bord njė tė plagosur qė po vdiste, duhej absolutisht ta ankoroja anijen nė port.
    Flitet edhe sot pėr mbėrritjen e refugjatėve nga vende tė tjera dhe imazhet e anijes "Vlora" na kthehen nė kujtesė...
    Mendoj se njė eksod i atyre pėrmasave nuk do tė jetė e lehtė tė pėrsėritet.
    Ēfarė ka ndryshuar nė Shqipėri qė atėherė?
    Shumė gjėra kanė ndryshuar. Kjo, falė tė ardhurave dhe ekonomisė sė nxitur edhe nga dėrgesat e refugjatėve tė parė dhe atyre qė pasuan nė Itali.
    Ēfarė ndodhi me anijen "Vlora"?
    Unė qėndrova bashkė me anijen nė portin e Barit pėr 45 ditė atė verė, mė pas e ktheva atė bashkė me ekuipazhin tim nė Shqipėri dhe vazhduam tė bėnim transportin e mallrave deri nė fund tė vitit 1994. Anija ka bėrė edhe disa udhėtime tė tjera nė vitin 1995, por nuk e di se ē'u bė mė pas me tė. Nė vitin '91 kishte 30 vjet nė funksion, por ishte e fortė, e ndėrtuar nė vitin '61. nė Xhenova.
    Pra, ishte njė anije italiane...
    "Vlora" ishte njė anije e bukur italiane.

    Eksodi nė Bari nė vitin '91,
    leksioni qė nuk mund tė harrohet
    Kujtesa, ndonjėherė mund tė jetė njė ushtrim kolektiv. Kjo do tė ndodhė nė Bari, nė pėrvjetorin e njėzetė tė mijėra shqiptarėve qė duke tentuar arratisjen nga pluhuri ballkanik i 'vendit tė shqiponjave', arritėn nė Bari mė 8 gusht 1991, nėn bordin e anijes "Vlora". Ishin rreth 20 mijė, por njė numėrim i saktė nuk ėshtė bėrė asnjėherė. Njė situatė emergjence humanitare e paprecedent qė u pėrballua nga qyteti i Barit dhe kryebashkiaku i tij, Enrico Dalfino, para se qeveria tė niste tė imagjinonte se ēfarė kishte ndodhur. 8 gushti i vitit '91 bėri qė Bari tė ishte rruga e njė kthese tė madhe nė gjeopolitikėn e Ballkanit, dėshmitar dhe pjesėmarrės nė njė fluks emigracioni qė nuk ėshtė ndėrprerė mė. Pikėrisht e gjithė kjo do tė kujtohet nė njė sėrė nismash nė javėt e "Misioni Vlora", fryt i njė projekti tė financuar nga komuna dhe shoqata 'Italia', e drejtuar nga Antonio de Cicco. Pamjet televizive do tė kujtojnė atė eksod dhe rrugėn e gjatė tė anijes "Vlora", nė bordin e sė cilės ishte edhe balerini Kledi Kadiu, qė jo rastėsisht do tė jetė mė 5 gusht nė aktivitetin qė do tė organizohet me kėtė rast nė Bari, nė praninė e presidentit shqiptar, Bamir Topi. Jo vetėm kaq, por pėr herė tė parė ėshtė theksuar se gjatė javėve tė "Misionit Vlora", Shqipėria do t'i japė medaljen e mirėnjohjes njė qyteti tė huaj. Koj medalje do t'i dorėzohet nė Bari kryebashkiakut Michele Emiliano. Do tė ketė njė sėrė aktivitetesh, ndėrsa mė 6 gusht, pikėrisht nga porti i Barit do tė nisė maratona Al. Ba., qė ka pėr qėllim tė kujtojė atė ditė. Vrapuesit do tė pėrshkojnė perimetrin e ish-stadiumit pėr tė shėnuar kuptimin e integrimit, duke arritur nė qendėr tė qytetit.


    gsh

    -

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    INTERVISTA/ Flet ish-komisari i anijes tregtare “Vlora”, Sadik Sukaj pėr njė nga krenaritė tona detare

    Ju rrėfej enigmat e anijes Heroinė


    Albert ZHOLI

    Ai fliste pėr anijen “Vlora” dhe lotonte. Kujtimet e tij me kėtė anije ishin nga mė tė ndryshmet. Me tė i kishte rėnė botės rreth e qark qė nga Kina e Vietnami dhe deri nė Poloni dhe Detin e Veriut. Mbi tė gjitha, ai flet pėr shoqėrinė dhe vėllazėrinė qė ekzistonte mes marinarėve, miqėsi e cila sot ėshtė zbehur. Problemet nė rrugėt e largėta kanė qenė nga mė tė ndryshmet, por ata me kurajo dhe me solidaritet i kanė kaluar me sukses. Por ajo qė e shqetėson mė shumė se ēdo gjė, ėshtė fati i sotėm i anijes me tė cilėn lidhi jetėn. Sot ajo anije nuk ka vendndodhje, nuk ka njė vend ku tė gjendet orientimi.
    Nė ē’vite keni qenė komisar i anijes sė madhe tregtare “Vlora”?
    Kam qenė rreth 8 vjet, nga viti 1982 deri nė vitin 1989. Ishin vite kur ekonomia jonė shėnonte rėnie, por ne gjithmonė ishim nė lėvizje. Ishte njė anije krenari e flotės sonė tregtare.
    Ēfarė tonazhi ka pasur anija “Vlora”?
    Kjo anije shumė moderne ka pas njė kapacitet mbartės deri nė 12 700 tonė. Pra, ishte njė anije transoqeanike me tė gjitha komoditet e nevojshme. Ishte njė ndėr anijet krenari e flotės tregtare shqiptare.
    Cili vend e ka prodhuar kėtė anije transoqeanike?
    Anija ishte njė prodhim italian i vitit 1961. Nė kohėn qė u prodhua ishte njė ndėr anijet mė moderne dhe mė luksoze nė rajon. Tė gjithė marinarėt e huaj qė hipnin nė anijen tonė habiteshin me komoditetin e saj. Mund tė them se pėr kohėn dhe anijet postale nuk i kishin ato komoditete nė atė kohė. Qė nga sallat e shplodhjes, kabinat e fjetjes, kuzhina dhe deri tek frigoriferėt, gjithēka ishte perfekte. Mė qan zemra kur e kujtoj.
    Emri i saj ka qenė i dėgjuar?
    Po, pėr vetė lėvizjet e kryera, pėr detyrat e realizuara kjo anije mori titullin “Heroinė e Punės Socialiste”. Dhe nė atė sistem ky titull ishte njė vlerėsim i madh. Pak anije apo njerėz e merrnin kėtė titull. Duhej shumė punė pėr tė arritur deri aty.
    Cilat ishin lėvizjet kryesore tė kėsaj anijeje?
    Kryesisht ne lėviznim nė Kinė dhe nė vendet ish-komuniste aziatike si Vietnami, Koreja etj…Por veēoj lėvizjet nė Kinė. Thuajse tė gjitha ngarkesat kryesore me kėtė vend i bėnte kjo anije duke pasur parasysh se me Kinėn ne zhvillonim pjesėn dėrrmuese tė tregtisė.
    Po nė vendet europiane, cilat ishin vendet qė lėviznit mė shumė?
    Kryesisht Polonia, por edhe Franca dhe Italia. Por pas Kinės, Polonia ishte shteti i dytė ku ne lundronim mė shumė.
    Nė Poloni ēfarė mallrash apo pajisje merrnit?
    Kryesisht pjesė metalike, pjesė ndėrrimi automjetesh, por mė shumė shkonim pėr qymyrin kok me tė cilin punonte Metalurgjiku i Elbasanit. Kėtė rrugė e bėnim mė shpesh, pasi Metalurgjiku hante shumė dhe s’duhej tė ngelej kurrė pa rezerva. Por nė kėtė vend merrnim dhe shumė lokomotiva dhe vagonė treni.
    Tė gjithė vagonėt e trenit nė Poloni janė marrė?
    Jo. Janė marrė dhe nė Marsejė tė Francės. Nė kėto dy vende ne merrnim vagonė. Ishin vagonė ndėr mė tė mirėt pėr kohėn, shumė luksozė. Pastaj filluam tė prodhojmė dhe vetė.
    Cilat kanė qenė udhėtimet mė tė rrezikshme?
    Kur shkonim nė Poloni nė dimėr. Duhet tė kalonim detin e ngrirė tė Veriut. Ishte i ftohtė i madh nė dimėr. Kėto udhėtime zgjasnin 22 ose 23 ditė. Kalonim edhe nėpėr akullnaja.
    A e kanė vizituar udhėheqėsit e kohės anijen tuaj heroinė?
    Po. Pjesa dėrmuese e udhėheqjes sė kohės e ka vizituar anijen. Mė shumė kanė ardhur kur sillnim vagonėt e parė nga Marseja. Si duket i jepnin shumė rėndėsi cilėsisė dhe mallrave tė huaja pėr tė parė korrektėsinė nė marrėdhėniet tregtare. Nė fakt ishin vagonė shumė tė mirė. nė atė kohė na vizituan Hekuran Isai, Hajredin Ēeliku, Besnik Bekteshi, etj…na pėrgėzonin pėr punėn.
    Ju vetėm me kėtė anije keni punuar?
    Jo kam punuar edhe me anijen “Arbėria” ku kam bėrė dhe njė udhėtim nė Kinė me tė, por punėn mė tė madhe me kėtė anije e kam bėrė. Kėtė udhėtim e kam bėrė kur kapiten i saj ka qenė sėrishmi Qemal Hate.
    Kur ka qenė dita mė e vėshtirė nė udhėtimet tuaja?
    Kur na vdiq njė ndėr shokėt mė tė mirė, Qemal Sharkiqi. Na vdiq nė Lisbonė. Ishte njė shok shumė i mirė. Vuante nga pankreasi. Ne e ēuam nė spital dhe i bėmė tė gjitha ēka duhej. Pastaj trupin e tij e sollėn me avion. U ndjemė shumė keq. Ishte 40 vjeē. Shumė i ri. Kemi qenė si vėllezėr, si njė familje nė anije. Shoqėria e detit ėshtė e pazėvendėsueshme. Atė rrugė ne u kthyem bosh.
    Po avari ju ndodhnin shpesh?
    Mbaj mend njėherė nė detin Mesdhe. Na u prish motori. Tė tė prishej motori, dihej qė ishte njė problem shumė serioz. Ēdo defekt edhe eliminohej, por motori ėshtė zemra e anijes. Nė fillim u hutuam. Por kishim njė kryemekanik tė shkėlqyer. Ai e mori pėrsipėr defektin. Hapi skicat dhe e gjeti menjėherė. Ne ishin nė ankth. Por njohjet e tij bėnė qė defekti tė eliminohej.
    A kanė qenė tė privilegjuar ju detarėt?
    Unė do tė them mė shumė tė respektuar se tė privilegjuar. A e di se ēdo tė thotė tė rrish 6 muaj nė det. Tė ikėsh me anije dhe kur tė kthehesh tė gjesh fėmijėn 6 muajsh. Tė jetosh larg halleve dhe shqetėsimeve tė familjes. Ne s’kishim ndonjė rrogė shumė tė mirė, por nuk na mungonte asgjė nė anije. Ushqimi ishte special dhe nuk kishim mangėsi nė mish, peshk, pije, fruta etj..Norma e ushqimit ishte normė, sepse ishte punė rraskapitėse.
    Nė atė kohė sigurisht ju sillnit edhe ndonjė mall qė nuk gjendej nė Shqipėri?
    Sigurisht sillnim, dhe njerėzit mezi na prisnin. Atėherė tė rinjtė ishin tė uritur pėr njė pako ēamēakėz, apo njė bluzė deve, ndėrsa pleqtė pėr letra bixhozi. Kur i jepje dikujt njė sapun me erė tė huaj apo njė ēamēakėz sikur i jepje botėn. Njerėzit e rrethit familjar e quanin nder kur u bėje dhurata tė tilla.
    Po sot a ndiheni tė vlerėsuar?
    Aspak. Tė gjithė na kanė harruar, na mungon njė muze pėr detin pėr detarėt. Ne kemi histori mijėravjeēare pėr tregtinė dhe pėr detin. Por nuk kemi asnjė muze. Jemi i vetmi vend nė botė qė qyteti me port ndėr mė tė vjetrit nė botė, apo si i thonė, i katėrti nė botė qė nuk ka njė muze. Ne jemi pa histori.
    Po sot ku ndodhet anija “Vlora”?
    Nuk e di. Se di se ku ka pėrfunduar. Mė qan zemra pėr tė. Ishte njė anije qė dhe sot duhej tė ishte nė lundrim. Iku me eksodin dhe s’dihet se ku ka pėrfunduar. Do Zoti jo pėr skrap.

    Hysni Kapoja dhe Ramiz Alia, gjashtė muaj nė det pėr nė Kinė

    Nė vitin 1962 kjo anije ka ēuar nė Kinė, Hysni Kapon dhe Ramiz Alinė. E kam lexuar nė ditarin e anijes kėtė udhėtim tė vėshtirė pėr kohėn. Ky udhėtim ka zgjatur rreth 6 muaj. Nė atė kohė nė Kinė zhvillohej revolucioni kulturor. Dy udhėheqėsit tanė kishin shkuar pėr tė marrė eksperiencė. Ėshtė njė nga udhėtimet mė karakteristike tė anijes “Vlora”. Qemal Hate ka qenė kapiten i vaporit. I ndjeri ka qenė njė detar i regjur dhe shumė i zoti. Ai ishte kapiteni i parė i kėsaj anije tė lavdishme.

    Absurdi, njė vend me histori detare, nuk ka njė muze
    Sot tė gjithė na kanė harruar, na mungon njė muze pėr detin, pėr detarėt. Ne kemi histori mijėravjeēare pėr tregtinė dhe pėr detin. Por nuk kemi asnjė muze. Jemi i vetmi vend nė botė qė qyteti me port ndėr mė tė vjetrit nė botė, apo si i thonė, i katėrti nė botė, qė nuk ka njė muze. Ne jemi pa histori. Ja p.sh, unė nuk e di ku ndodhet anija “Vlora”. Ishte njė anije qė dhe sot duhej tė ishte nė lundrim. Iku me eksodin dhe s’dihet se ku ka pėrfunduar. Do Zoti jo pėr skrap.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •