Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ndoshta
    Anëtarësuar
    31-10-2010
    Postime
    247
    Postimet në Bllog
    1

    Zbulim i ri I Paleontologëve: Gjendet kafka stërgjyshit tjetër!

    ZBULIM I RI I PALEONTOLOGËVE

    Vihet në dyshim teoria e vjetër!

    Fosilet e gjetura në Keni të Afrikës Lindore e sfidojnë teorinë mbi evolucionin
    Kështu janë shprehur paleontologët pas zbulimeve të reja në Afrikë.

    Dje më 09.08.2007 në faqen kërkuese Yahoo në orët e pasdites keni patur rastin të lexoni njoftimin për gjetjet më të reja të bëra në vitin 2000 afër liqenit Turkana në Keni, Afrika Lindore, të cilat nuk janë publikuar deri më tani për arsye të studimeve. I tërë materiali në lidhje me këtë zbulim gjendet në www.nature.com me ç’rast për të interesuarit është postuar një raport disa faqesh me fotografi. Grupi i kërkuesve në këtë zbulim është udhëhequr nga Frederick Kyalo Manthi (Phd: Doktor i Filozofisë) Paleontolog i Lartë pranë Muzeut Nacional në Keni.

    Shkaku i ndryshimit të trurit, si më i madh ose më i vogël, është të ushqyerit me mish dhe ushqim tjetër të përgatitur, gjë e cila te shtazët natyrisht nuk ndodhë edhe pse shumë nga ato ushqehen me mish, thonë paleontologët. Pra, si ushqimi ashtu edhe e tërë mënyra e të jetuarit të kësaj qenie dallon nga ’’Homoerectus-it’’ dhe ’’Homohabilis-i’’ dhe është shumë më afër ’’Homosapiens’’ respektivisht njeriut modern, thonë ata. Paleontologu Frederick Kyalo Manthi, para përfaqësuesve të medieve i ngazëllyer nga zbulimi i tij, në fotografinë e paraqitur në raport mbanë në duar kafkën e gjetur të ’’Homoerectus-it’’.
    Më sensacionale në këtë zbulim është, se kjo kafkë e ’’Homoerectus-it’’ është gjetur fare afër vendzbulimit të mëhershëm të një kafke të ’’Homohabilis-it’’.

    Në komentimet e shkencëtarëve të përfshirë në këtë studim, kundërshtohet teoria e mëparshme mbi kalimin nga njëra në tjetrën qenie, duke konstatuar se ato kanë jetuar rreth gjysmë milion vite gjatë pranë njëra tjetrës, pra në të njëjtën kohë (përafërsisht para 1,5 milion vitesh) dhe në të njëjtin vend aty ku janë zbuluar. Drejtori i Institutit për Origjinën Njerëzore pranë Universitetit Shtetëror në Arizona, Bill Kimbel, i cili i ka vlerësuar gjetjet e fundit, thotë: ’’Sa më shumë që dimë për këtë aq më kompleks bëhet tregimi’’. Rëndësia e këtij zbulimi qëndron në faktin tashmë të konstatuar nga këta paleontologë, se njeriu nuk e paska prejardhjen as nga ’’Homoerectus-i’’ e as nga ’’Homohabilis-i’’; qesharake apo jo!

    Në raportin e gjatë të faqes Yahoo paraqiten edhe zbulime tjera që dëshmojnë se shumë krijesa, siç është një lloj peshku (Coelacanth i njohur gjithashtu si Coelacanthimorpha, me peshë 27 kg. dhe gjatësi 134.8 cm.) i kapur më 14 Qershor 2007 në Zanzibar, një ishull në afërsi të Afrikës Lindore (shih fotografinë dhe detajet, po aty), për të cilin evolucionistët (lexo: darvinistët) kanë theksuar se është zhdukur para 80 milion viteve; nuk i janë nënshtruar fare proçesit të evoluimit të propaganduar nga darvinistët. Në këtë raport të gjatë me fotografi dhe komente, duke iu referuar zbulimit në fjalë, vihen në pikëpyetje edhe teoritë mbi dinozaurët dhe disa shtazë tjera të zhdukura tashmë. Vlen të theksohet gjithashtu, se sipas AFP-së, Agjencia Franceze e Lajmeve, analizat e reja në fosilet dentale (dhëmbët e mbetur në kafkat e zbuluara në Azi) të ’’paraardhësve të njeriut’’ siç thonë evolucionistët, lënë të kuptojmë se popullsia e Azisë ka luajtur një rol shumë më të madh sesa ajo afrikane në kolonizimin e Evropës para miliona vitesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 03-08-2011 më 06:53 Arsyeja: Propagande, etiketime!
    " Injoranca është Terri më i madh në Botë "

  2. #2
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Nga cili kult fetar nxore kete lajm looool

  3. #3
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Lajmi eshte i vertete. Burimin alternativ mund ta lexoni ketu:

    http://www.foxnews.com/story/0,2933,292572,00.html

    Lajmin me ne shqip, te postuar me lart e pastrova nga etiketimet e teperta e gjeneralizimet pa baze.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 03-08-2011 më 04:46
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2009
    Postime
    567
    Ja so pune me u mush mend ky populli i jone. U Sfidu Teoria e Evolucionit me 3 rreshta shkrim. Une veq te shqiptart kshtu kam pa. Qe u pushitin forat si pllazma keksa veq na ishum kan. Sa shkenca sot mbeshtetet ne Teorin e Evolucionit ku ja luan fene tjetri e qet ni shkrim meniher kejt i besojn...haj me det cka jemi tu hek prej imbecilave...Allahu qoft me ne!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 04-08-2011 më 04:47 Arsyeja: Fjalor banal!

  5. #5
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Teoria e evolucionit nuk eshte e sakte perderisa nuk ka gjetur akoma fosilet e bishtit te njeriut te pare.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  6. #6
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Perpara se t'ja kepusni kot (sic e beni zakonisht) lexojeni materialin ne Anglisht, nuk sfidohet aspak teoria e Evolucionit, thjesht behemi me dy "Gjysher", kjo ka implikacione te tjera qe do i shty shkencetaret te kerkojne edhe nje para-ardhes te perbashket per dy para-humanet e gjetur.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  7. #7
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Sipas Fese ka nje evolim te qenies njerzore nga Ademi deri tek njeriu i sotem ne madhesi dhe moshe.Por origjina e njeriut eshte prej tokes, prej saj ushqehet dhe tek ajo varroset.Trupat e njerzve te pare kane qene shume me te medhenj sa jemi ne sot.Ne bibel citohen si Gjigante kurse sipas Islamit Ademi njeriu i pare ka qene me i madh se 30 parakrahe.Pikerisht ky pohim verteton dhe madhesine e kafsheve qe sot quhen dinosaur.Mosha ne ate kohe ka qene me e madhe.Psh vetem Nuhu(Noe) ka jetuar me shume se 950 vjet.Muhamedi a.s thote njeriu deri ne diten e Kijametit vjen duke u shkurtuar .... .Dhe sigurisht mosha mesatare e jetes shkon drejt 63 vjetesh .Teoria e evolucionit qe njeriu e ka prejardhjen nga majmuni per shkak te ngjashmerise nuk ka kurrfare vertetimi shkencor thjesht hipoteza duke krahasuar kafken dhe duke dale me teorine se puna beri kafshen njeri dhe jo se njeriu ishte njeri qe i sundonte kafshet me dituri.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  8. #8
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Lexo:

    All the changes to human evolutionary thought should not be considered a weakness in the theory of evolution, Kimbel said. Rather, those are the predictable results of getting more evidence, asking smarter questions and forming better theories, he said.
    Pellazgjisht:

    Te gjitha ndryshimet ne idete e evolucionit njerzore nuk duhen konsideruar si dobesi ne teorine e Evolucionit, thote Kimbel, mbase ato jane rezultate qe rrjedhin nga kerkimi i evidences, duke pyetur me mencuri dhe duke formuar teori me te mira, thote ai.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  9. #9
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Rrjedhja e njeriut nga Primatët (që gabimisht quhen majmunë) nuk është = Teori Evolucioni o shoku fshatar.
    Rrjedhja e njeriut nga Primatët është grimca e fundit e Teorisë së Evolucionit.

    Që të mos vdisni injorantë, se nuk ua ka thënë akoma hoxha. Teoria e Evolucionit është zhvillimi nga njëqelizorët tek njeriu.

    Po idiotizmi i kultivuar është shkëmb graniti. Nuk e thyen dot as Uji, as Era as Zjarri as Koha. Jo më Logjika.

    Ka vetëm një mënyrë për ta thyer granitin, po do më quanit komunist pastaj
    -

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Ndoshta
    Anëtarësuar
    31-10-2010
    Postime
    247
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Rrjedhja e njeriut nga Primatët (që gabimisht quhen majmunë) nuk është = Teori Evolucioni o shoku fshatar.
    Rrjedhja e njeriut nga Primatët është grimca e fundit e Teorisë së Evolucionit.

    Që të mos vdisni injorantë, se nuk ua ka thënë akoma hoxha. Teoria e Evolucionit është zhvillimi nga njëqelizorët tek njeriu.

    Po idiotizmi i kultivuar është shkëmb graniti. Nuk e thyen dot as Uji, as Era as Zjarri as Koha. Jo më Logjika.

    Ka vetëm një mënyrë për ta thyer granitin, po do më quanit komunist pastaj

    Sipas teje the teoris se evolucionit nese esht ne ne zhvillimi Teoria e Evolucionit nje qelizor,ne cka do te shendrrohemi pas ketij procesi ??? Apo edhe ne vazhdim do jete teori e trillimeve dhe perrallave,si gjithmon e nderprere dhe pas asni argument te vetem por e perzier, dhe pa pergjigjje.
    " Injoranca është Terri më i madh në Botë "

  11. #11
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Lexo:



    Pellazgjisht:

    Te gjitha ndryshimet ne idete e evolucionit njerzore nuk duhen konsideruar si dobesi ne teorine e Evolucionit, thote Kimbel, mbase ato jane rezultate qe rrjedhin nga kerkimi i evidences, duke pyetur me mencuri dhe duke formuar teori me te mira, thote ai.
    Kjo ka qen perla e kesaj teme

  12. #12
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Kam nje pytje per fetaret

    Kur njerzimi nuk ka pas njohuri as per YHWH , Jezus , Allah? Ku kan perfunduar mbas vdekjes? apo qfar qellimi ka pas jeta tyre, kur as nuk e ka njohur ALlahun per ta adhuruar as Jezusin e as YHWH?

    Ma kjart , per qfar kan jetuar keta?
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  13. #13
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga Ndoshta Lexo Postimin
    Sipas teje the teoris se evolucionit nese esht ne ne zhvillimi Teoria e Evolucionit nje qelizor,ne cka do te shendrrohemi pas ketij procesi ??? Apo edhe ne vazhdim do jete teori e trillimeve dhe perrallave,si gjithmon e nderprere dhe pas asni argument te vetem por e perzier, dhe pa pergjigjje.
    O trashësi e trashë, Teoria e Evolucionit shpjegon çfarë ka ndodhur nuk profetizon çfarë do ndodhë pas 2,000,000 vjetësh. P...rofetizimet me rigon ja kemi lënë fesë. OK?

    Hajde pyet tani "Po sikur të mos ishin zhdukur dinosaurët çfarë do bëheshin? Aeroplanë reaktivë apo nëndetëse bërthamore?".
    -

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Ndoshta
    Anëtarësuar
    31-10-2010
    Postime
    247
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    O trashësi e trashë, Teoria e Evolucionit shpjegon çfarë ka ndodhur nuk profetizon çfarë do ndodhë pas 2,000,000 vjetësh. P...rofetizimet me rigon ja kemi lënë fesë. OK?

    Hajde pyet tani "Po sikur të mos ishin zhdukur dinosaurët çfarë do bëheshin? Aeroplanë reaktivë apo nëndetëse bërthamore?".
    Ketu qendron problemi,Ajo se cka shpjegon Teoria e Evolucionit esht e pa logjikshme pa argumente e pa vertetuar,vetem trillim supozim e nderpre pa shpjegim dhe gjithqka Absurde.
    " Injoranca është Terri më i madh në Botë "

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Shkencëtarët: Njerëzit e kanë origjinën nga…Marsi!

    A jemi ne të gjithë Marsian? Sipas shumë shkencëtarëve planetarë, është e mundshme që jeta në tokë ka ardhur nga disa organizma që e kanë origjinën nga Marsi
    Në mënyrë që të zbulojnë shenja për jetën e shkuar dhe të tashme në Mars, nëqoftëse kjo është e vërtetë, atëherë një strategji promisëse mund të bej të mundur kërkimin për ADN ose ARN dhe në mënyrë specifike për sekuenca të veçanta të këtyre molekulave që janë pothuajse universale në të gjitha format e jetës tokësore. Kjo është strategjia që po ndiqet nga shkencëtari Christopher Carr dhe nga Doktorantë e Asocuar Clarissa Lui të Instituti i Teknologjisë së Massachuesetts (MIT), së bashku me Maria Zuber, që është kreu i Departamentit të Tokës, Atmosferike dhe të shkencave Planetare.në MIT, gjithashtu edhe me Gary Ruvkun si biologjist molekular ne spitalin e përgjthshëm të Massacusetts, i cili ideoi konceptin e instrumentit dhe vuri së bashku të gjithë ekipin fillestar. Lui prezantoi një përmbledhje të instrumentit të tyre të propozuar i quajtur kërkimi Jashtë-Tokësor Gjenome (SETG), IWE, në konvercën e Hapësirës Ajrore në Blu Sku, Mon.
    Ideja është e bazuar nga disa fakte, që tashme janë të ngritura më së miri. Së pari, në fillimet e para të sistemit diellor, klimat në Mars dhe në Tokë ishin shumë të ngjashme, se sa janë tani, kështu që jeta që mund të kishte një planet mesa duket mund të ketë mbijetuar në anën tjetër. Së dyti, rreth një miliard ton gur mund të kenë udhëtuar nga Marsi në Tokë. Këto gur që kanë shkrirë nga ndikimet e asteroideve dhe kanë udhëtuar nëpër hapësirat ndërplanetare para se të përplaseshin më sipërfaqen e Tokës. Së treti, mikrobet kanë treguar se janë të afta t’i mbijetojnë goditjes fillestare siç mund të jetë një ndikim i tillë nga asteroidet, dhe ka disa fakte, se mikrobet mund të mbijetojnë mijëra vjet udhetimit nëpër hapësirë para se të arrijë në një planet tjetër. Pra, të gjitha këto hapa të nevojshme për të filluar jetën në një planet dhe të shpërndahet në një tjetër janë të gjitha të mundshme. Përveç kësaj dinamikat e syrit tregojnë se është 100 herë më lehtë për gurët të udhëtojnë nga Marsi në Tokë, se sa anasjelltas apo në ndonjë mënyrë tjetër. Kështu nëse jeta ka filluar në Mars më parë, mikrobet mund të jenë krijuar këtu dhe ne të gjithë mund të jemi pasardhësit e tij.
    Nëse, ne, mund të jemi pasardhës nga Marsi, mund të ketë mësime të reja dhe të rëndësishme mbi origjinën tonë biologjike, duke studiuar biokiminë e planetit tonë fqinj, ku gjurmët biologjike mund të jenë shuar shumë kohë më parë në planetin tonë, mund të jenë ruajtur këto.
    Pajisjet e Hulumtuesëve e MIT do të marrin masa dheu nga Marsi dhe do t’i izolojnë për të arritur gjetjen e ndonjë mikrobi të gjallë nëse do të ketë.
    Kjo është një arritje e madhe thotë Carr, por nëse ne do të shkojmë në Mars për të gjetur jetën që është e lidhur me ne, atëherë ne mund të kemi origjine Marsiane. “Sido që të jetë ne mund të jemi të lidhur me jetën në mars. Pra, ne duhet të bëjmë të paktën një kërkim për të provuar jetën në Mars, që mund jetë e lidhur me ne”.
    Edhe disa vite më parë, që mund të dukej më shumë si një bast i vështirë, por kohët e fundit në Orbitë e Marsit dhe misionet e vazhdueshme kanë treguar qartë, se në Mars dikur ka patur ujë me bollëk, dhe shumë kushte që mund të mendohet të jenë të nevojshme për të mbështetur jetën. Dhe edhe pse sipërfaqja e Marsit sot është shumë e ftohtë dhe e thatë për të mbështetur format e njohura të jetës, ka dëshmi se uji i lëngshëm mund të ekzistojnë jo shumë larg nën sipërfaqe. ”Për sot në Mars, vendi më i mirë për të parë për jetën, është nënnujor”, thotë Carr. Pra, ekipi ka zhvilluar një pajisje që mund të marrë një mostër të tokës marsiane nga nënsipërfaqe- ndoshta nga një pajisje gryerëse të thellë – dhe të procesojë në mënyrë të veçantë për të nxjerrë jashtë ndonjë organizëm që të jetë e mundur, të plotësojë ADN ose ARN e tyre duke përdorur të njëjtat teknika që përdoren për testimin e ADN-mjekoligjor në Tokë, dhe pastaj të përdorin shënues biokimike për të kërkuar për shenja të veçanta gjenetike, që janë pothuajse universale në mesin e të gjitha formave të jetës.
    Hulumtuesit vlerësojnë, se koha mund të jetë më shumë se dy vjet për të përfunduar hartimin dhe testimin e një pajisje SETG prototip. Edhe pse pajisja e propozuar ende nuk është zgjedhur për ndonjë misionin në Mars, një mision i ardhshëm me një lander apo pirat të pajisur me një mjet gryerës mund të jetë në gjëndje të zbuloj pjesë të jetës në Mars.
    Asnje instrument i tillë nuk ka qenë i dërguar në Mars në mënyrë specifike për të kërkuar dëshmi të jetës që nga NASA Landers binjake Viking në vitin 1976, të cilat janë munduar të prodhojnë, por rezultatet kanë qenë të dobëta. Një instrument në Mars Lander të Shkencës do të filloj në vjeshtë dhe do të hetojë kiminë e rëndësishme për jetën.
    Instrumenti i ekipit të MIT dhe Harvard adreson në mënyrë direkte molekulat biologjike të ngjashme me Tokën. Christopher McKay, një astrobiologjist në NASA-Ames Research Center në Kaliforni, i cili është specializuar në punën kërkimore në lidhje me mundësinë e jetës në Mars thotë, se kjo punë është ”shumë interesante dhe e rëndësishme.” Ai thotë, ”kjo gjë nuk është e pabesueshme që jeta në Mars mund të jetë e lidhur me jetën në Tokë dhe për këtë arsye mund të ketë një gjenetikë të përbashkët.

    Teoritë analoge
    Qysh në agimet e qytetërimit, njeriu është shtyrë përherë nga kureshtja për të ditur nëse ekziston jeta në planet të tjerë të universit e mbi të gjitha a ekzistonin krijesa inteligjente.
    Përgjatë shekujve shumë filozofë, teologë e shkencëtarë janë përballur me këtë problem duke sjellë argumente pro dhe kundër ekzistencës së jashtëtokësorëve.
    Mbështetësi i parë i idesë së pluralizmit të botëve ishte filozofi grek Anaksimandri i Miletit, që jetoi në shek. VI para Krishtit. Sipas këtij mendimtari, burimi i të gjitha gjërave të njohura ishte një Element i Papërcaktuar, e prandaj mund të ekzistonin njëkohshëm shumë botë të tjera, të ndryshme mes tyre.
    Edhe Epikuri (341-270 para Krishtit) pohonte, se ekzistonin botëra të pafundme të banuara, tek të cilat gjithçka është e përbërë nga njëllojshmëri e pafundme atomesh që shkëputen nga Pafundësia për t’iu nënshtruar aty për aty një rregulli të përkohshëm. Atome të tilla mund të kalojnë edhe prej një bote në tjetrën, duke gjeneruar qenie shumë të ndryshme herë pas here. Tezat e Epikurit qenë mbështetur në botën romake nga Lukreci (shek. I para Krishtit).
    Në përgjithësi mendimi filozofik perëndimor e mohoi tezën e pluralizmit të botëve dhe çështjen e jetës jashtëtokësore. Pak mendimtarë (mes të cilëve citojmë Xhordano Brunon dhe Spinozën) u radhitën në favor të ekzistencës së jetës në botëra të tjera.
    Bazat e para shkencore që mbështetën idenë e jetës në planetë të tjerë u hodhën në shek. XVII, në vijim të vëzhgimeve dhe arritjeve të Nikolla Kopernikut (1473-1543) dhe Galileo Galileit (1564-1642). Mërkuri, Jupiteri, Afërdita, Marsi e Saturni dukeshin aq qartë si planetë, ndërsa mbi hënë niseshin të vëreheshin male dhe kratere. Në veçanti ai që zgjoi më shumë interes ishte planeti Mars, në sipërfaqen e të cilit mund të vëzhgoheshin hapësira të ngjashme me detet dhe kontinentet, re, shtrëngata.
    Duke u nisur nga këto vëzhgime, lindi ideja që planeti mund të ishte banuar prej krijesash inteligjente. Mandej vijmë në kohët tona, kur vëzhgimi i planetëve është bërë më i saktë dhe më i përkryer, falë përdorimit të teleskopëve gjithnjë e më të fuqishëm, radioteleskopëve dhe dërgimit të sondave në hapësirë.
    Gazeta Standard

  16. #16
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga Ndoshta Lexo Postimin
    Ketu qendron problemi,Ajo se cka shpjegon Teoria e Evolucionit esht e pa logjikshme pa argumente e pa vertetuar,vetem trillim supozim e nderpre pa shpjegim dhe gjithqka Absurde.
    Ça t'thot vllai jot, argumenta t'them plot, po men s'të jap dot.

    Ti nuk kupton as faktin që artikulli nuk kundërshton Teorinë e Evolucionit, jo më të kuptosh Teorinë e Evolucionit.
    Fatkeqësisht shkenca Kuptohet, nuk Besohet. Kush nuk kupton, beson.
    -

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Ndoshta
    Anëtarësuar
    31-10-2010
    Postime
    247
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Ça t'thot vllai jot, argumenta t'them plot, po men s'të jap dot.

    Ti nuk kupton as faktin që artikulli nuk kundërshton Teorinë e Evolucionit, jo më të kuptosh Teorinë e Evolucionit.
    Fatkeqësisht shkenca Kuptohet, nuk Besohet. Kush nuk kupton, beson.
    I nderuar,Ti po del ni pozit i dijshem ndersa un i pa dijshem po i shikon gjerat prej ni prespektive tjeter, si mund te dilesh ne kete konluzion kur nuk njeh dijen time.
    Artikulli esht shum i qart edhe pse Admini Ose Moderatori ka nderhy dhe ka shkarravit prap ni pjes ka mbet e pa ndryshuar, ndoshta nuk kundershton te teren por ni pjes te teoris e kundershton.
    Shkencen e kuptoj dhe e besoj ate qe besohet dhe jo ate qe fantazohet,shkenca nuk jep te gjitha pergjigjet ne jete por ni pjes te caktuar e cila shpesh merr kahje te ndryshme, dhe e cila ndryshon.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ndoshta : 05-08-2011 më 16:04
    " Injoranca është Terri më i madh në Botë "

  18. #18
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Mik, perpara se te hedhesh akuza kot, sic e ke zakon ... lexo pak arsyet e editimit!
    Per fatin tend te keq, burimin e lajmit e gjeta te tere ne gjuhen angleze, e meqe e konsideroj veten te privilegjuar nga aspekti gjuhesor, bera krahasimin me postimin tend, me rezultoi propagande koti. Per reference, te kam dhene dhe burimin e lajmit qe te besh krahasime.
    Ashtu sic Zoti yt, te urdheron qe ne fjale te pare "Lexo" te ka dhene dhe mend te "logjikosh" e si rrjedhim aftesine te ndash te verteten nga trillimi!

    @Ndoshta,
    Kam nje keshille per ty; Nuk ka gje me te keqe ne bote se gjysem te vertetat, e duke marre shkas nga kjo, te ftoj dhe ty te behesh nxenes i te vertetes dhe lagoju lajmeve te stisura per qellime hic me shume e hic me pak idioteske. Artikujt, kur ti sillni ... nese vjen nga nje burim i dyte, shkruajeni ate. Nese jeni ju perkethyesi, duhet te kerkosh 2 ose 3 burime te te njejtit lajm, dhe me kusht te vijne nga faqe/media prestigjoze lajmesh. Kur te besh perkethimin, mos jep mendimet e tua, sepse ato jane "subjektive". Shkruaje lajmin, pastaj jep mendimin tend ne c'do pike ku ti mendon se ka vend per debat. Kjo, per arsyen se njeriu ka nje detyre kur shkruan ne publik dhe ajo quhet "Objektivitet". Jo c'do gje qe shifet me sy e preket me dore, hahet!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 06-08-2011 më 13:41
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  19. #19
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    me duhet te kundershtoj ca antropologet, kam nje teori timen.
    e thene shkurt...
    homo sapiens u nda ne dy degezime.kalimi evolutiv ne homo sapiens sapiens(me gjithe 'racat' brenda lloit), dhe degezimi tjeter qe ndoqi devolution, homos arabicus, kjo specie e fundit po gelltit dhe mjaft shqiptare.... sorry por sapiens do te thote i ditur, me arabicus nuk ka te beje fare kjo fjale...

  20. #20
    devolution, homos arabicus,
    Sa kam qeshe!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •