Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Mesiq: Shqiptarët﴾ Ilirët﴿ ishin këtu

    Emri i presidentit Stjepan Mesiq ka qenë një referencë për zhvillimet në ish-Jugosllavi, ndërsa dhe libri i tij do të mbetët po ashtu një referencë për breza të tërë, është thënë në promovimin e librit “Si u shkatërruar Jugosllavia” të ish-presidentit Kroat Stjepan Mesiq.

    Hapësira ishte shumë e vogël për t’i zënë tërë ato personalitete, të cilat kishin ardhur ta nderonin promovimin e librit të një miku të madh të shqiptarëve, siç është Stjepan Mesiq.

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Mojsiu ka thënë se presidenti Mesiq është njeri që më së shumti ka përkrahur popullin shqiptar dhe ka dhënë një kontribut të madh për stabilitet në tërë Ballkanin.

    Mojsiu: Presidenti Mesiq është njeriu më pro shqiptar
    (Video)
    “Presidenti Stjean Mesiq është njeriu më pro shqiptar, më pro kosovar, që unë kamë njohur nga udhëheqësit e rajonit dhe këtë ai e ka treguar jo thjeshtë me dëshirat e tija, por e ka treguar në vazhdimësi me planin e drejtë për zgjidhjen e problemeve që ka pasur Kosova, që kanë pasur shqiptarët, por jo vetëm kaq president Mesiq ka dhënë një kontribut të madh për rritjen dhe forcimin e stabilitetit në rajonin e Ballkanit”, ka thënë ai.

    Ndërsa ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se presidenti Mesiq ka qenë një referencë për të gjitha zhvillimet e kohës së ish-Jugosllavisë, ndërsa sipas tij libri i tij për shkatërrimin e saj e tregon, mesë miri përkushtimin e tij shpirtëror dhe të saktë për atë kohë.

    Sejdiu: Emri i tij ka qenë referencë
    (Video)
    “Nga faqja e parë deri në të fundit e gjejmë përkushtimin shpirtëror të dëshmisë së gjallë, të analizës së thellë dhe të saktë të Stjepan Mesiqit. E kemi ndjekë dhe e kemi përcjellë atë kohë dhe ka qenë kohë që emri i tij ka qenë referencë dhe them sa ka qenë referencë Stjepan Mesiqi për zhvillimet e atëhershme për aq për breza të tërë do të jetë edhe pas nesh referencë ky libër me një përmbajtje të thellë”, ka thënë ish-presidenti Sejdiu.

    Për ta dëshmuar se sa është pro shqiptarëve, vet autori i librit “Si u shkatërrua Jugosllavia”, Stjepan Mesiq ka përmendur disa fakte të shkatërrimit të ish-federatës, ndërsa sipas tij bota në atë kohë shqiptarët i shikonte si një pakicë kombëtare.

    Mesiq: Bota nuk e ka kuptuar mjaft mirë çështjen e Kosovës
    (Video)
    “Bota nuk e ka kuptuar mjaft mirë çështjen e Kosovës, mendohej dhe niseshin nga mendimi se shqiptarët janë pakice kombëtare, por unë kamë thënë se në Kosovë shqiptarët gjithnjë ishin shumicë, ne sllavët vijmë në këtë pjesë në shekullin e 7 dhe Shqiptarët﴾ Ilirët﴿ ishin këtu”, ka theksuar ai.

    Këtë promovim të librit e kanë përshëndetur edhe zëvendës kryeministri i parë i Kosovës, Behxhet Pacolli si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të cilët kanë thënë se është kënaqësi të nderohet një mik i madh i shqiptarëve, i cili ka kontribuar në drejtësi, liri dhe demokraci të shteteve./M.Lakna/

  2. #2
    Gjak Shqiptari Maska e Illyri
    Anëtarësuar
    05-05-2011
    Vendndodhja
    Në tokën shqiptare Dardani
    Postime
    145
    Njeri ma t'dershem se ky skish !! veq ka drejtesia po shkojke, nuk e meriton me qu sllave!

  3. #3
    Gjak Shqiptari Maska e Illyri
    Anëtarësuar
    05-05-2011
    Vendndodhja
    Në tokën shqiptare Dardani
    Postime
    145
    Ne kete faqe si po shihet me shum po e perkrahka bashkimin kosove-serbi se sa kosove-shqiperi
    http://www6.b92.net/eng/news/politic...5&nav_id=59161

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Illyri Lexo Postimin
    Njeri ma t'dershem se ky skish !! veq ka drejtesia po shkojke, nuk e meriton me qu sllave!
    Po keto nuk arrijne te kuptojne,qe ai ne kete rast e ka fjalen per shqiptaret (iliret), faqe bardhe dhe jo faqe zeze.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e DARDANI.ZH
    Anëtarësuar
    18-01-2009
    Postime
    156
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Po keto nuk arrijne te kuptojne,qe ai ne kete rast e ka fjalen per shqiptaret (iliret), faqe bardhe dhe jo faqe zeze.
    Ai ase ce ka kokrren e rrespektit per Rrracen tende Ortodokse Ashtu sikurse nuk ka ase per Vlezrit tu Serbo-Ortodokse .

    Mesice e dine forte mire se cilet Shqiptare i cuan Pasardhes te Ilirve edhe nje gje saper dijenin tende Mesici ase edhe njher ne jet nuk ka patur kontakte me ndonje Ortodokse Shqiptare. edhe mir ce ska patur se do ta manipulonin dhe do ta benin anti-Shqiptare
    Ndryshuar për herë të fundit nga DARDANI.ZH : 28-07-2011 më 13:24

  6. #6
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Illyri Lexo Postimin
    Njeri ma t'dershem se ky skish !! veq ka drejtesia po shkojke, nuk e meriton me qu sllave!
    Sllave nuk jane kroatet dhe sllovenet .

  7. #7
    Prit kur te dali ndonje "koke" e te thote qe ky ka shkruar budalliqe...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Ku mund ta gjejme librin e Z.Mesiq?

    flm

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •