Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Rrethanat që kushtëzojnë të ardhmen e shqiptarëve

    Disa njerez kan pas fatin te ken qene nje pjese e nje shoqerie qe ka qene ne dijeni te vertetes gjat gjithe koherave, ose te pakten nje pjes te mire te saj! Per ata qe jane ti interesuar per te ditur te vertetn dhe vetem te vertetn me cdo kusht dhe pa compromise, sote mundesite jane te gjitha per te zbardhur ate! Ka material te till sa te duash! Por ne qoftese dikush do te sipermarri nje udhe te tille duhet te ket nje zemer shume te fort, sidomos ne rastin e shqiperise! Pervojat personale bashkuar materialeve me deshmitar okular te gjarjeve perforcojn te gjitha dyshimet, “paranojat” dhe mos besimet tek qeveria aktuale e shqiperise! E verteta disa here eshte shume shume e rend dhe e shemtuar kur gjerat paraqiten ne formen e tyre “lakuriq” dhe jo ashtu sic paraqiten tek populli kamofluara e te makjazhuara!

    E verteta e problemit shqiptare pershkruhet ne kete "shkrim" me nje transparence te persosur, pa i hequr asnje presje dhe asnje pik! Ky eshte realitati trondites i shqiperise! Ky shkrim duhet te lexohet dhe studjohet thellesisht dhe vleresuar objektivisht ! Panvaresisht pipkamjeve personale qofshin ato politike fetare etj, etj,! Boll eshte zhgenjyer ai popull! Eshte detyra e atyre qe e din te vertetn qe ta perhapin ate! perndryshe Indiferenca dhe heshtja kundrejt padrejtesive e ben njeriun pjestare te saj! Sidomos kur shqiperia ndodhet ne nje kurth te ngritur nga vet politikanet e tij! E ardhmja e vendit tone eshte ne rrezikun te pakundershtueshem I kercenohet edhe vet egzistenca! Ne qoftese Rregjistrimi I popullit me vetdeklarim etnije, gje qe ‘qeveria’ shqiptare po mundohet ta bej me cdo kusht qe te realiohet , do te jet shume I demshem per kombin, dhe ne rastin me te keq nje vonim per “minoritetin” ne rastin e mos realizimit! Procesi regjistrim ne keto rrethana eshte vetem NJI nga fijet qe po qendisin kurthin e pergjithshem qe kercenon vendit tone deri ne vdekje prurje! Nje kurth qe I ka rrenjet 50 vjet me par! Eshte ber nje pune e gjate per te tu arritur ketu! Frytet e bimeve mbjell 46 vjet me par po lulezojn tani! Kur dikur shqiperia ishte nje pyll I dendur me peme te medha te drejta dhe me rrenjet thelle tani eshte ndruar ne nje xhungel plotesisht pushtuar nga bime aliane kanibale qe kan helmuar gjithcka dhe jetojn me shdukjen e njeritjetrit! Shpirti I shqiptarit eshte i ndrydhur dhe njerezezit plotesisht indiferente per ate tradheti te rradhes! Kambanat e alarmit duhet te bihen TANI, nje minute e me shejt! "Ai qe i jep kohes i jep dy here”!

    Do te ishte nje tragjedi e madhe ne qoftese ky shkrim do te "rengjalleshte" 100 vjet me vone si paralajmerimi ose thirrja me e rendesishme per popullin tone te sfilitur nga zhgenjimet! Mos perfillja e nje paralajmerimi te till do te ishte me tragjike se tradhetia e popullit nga antishqiptaret qe tradhetuan per 46vjet me nje grusht te hekurt, dhe akoma vazdojn, ne menyre te pameshirshme! Ne qoftese shqiptari rreshkiti ne nje “quick send” per 46 vjetet e para, keto 20 te fundit larivat e ish-diktatures na kan ven kemben mbi koke dhe po na zhysin per fundimisht! Ky shkrim eshte nje paralajmerim, eshte litari qe mund te na nxjeri nga gropa e reres! Do te ishte fatekeqesi mosperfillja e shkrimit sepse sote I kemi te gjithe mundesite te dime te verteten! Eshte kollaj te vertetohet shkrimi “autori” ka dhene te gjitha udhezimet se si mund te behet nje gje e tille! Na eshte servirur ne nje pjat te argjende!

    Mendoj dhe shprsoj qe shumica jone ne kete forum jan ne mes te te gjithe te mirave, ne jeten tone “subjective”, por besoj se kemi nje gure ne shqiprt qe na peshon rende, prandaj nuk levizim dote nga ky forum dhe keto tema! Edhe nje here ne qoftese ky shkrim do te” rigjalleshte” 100 vjet me vone si shanci me I mire i humbur , 100 vjet me vone do te na dhembin kockat ne varr, nga keqardhja! Sepse do te kuptonim se kishim “ndihmuar” ne tradhetine e radhes dhe me vdekje pruresen per kombitn tone! Atehere femijet tane dhe femijet e tyre do te na harrojn per gjithmone sepse me siguri emerat ne varret tona do te jen ndruar sipas qejfit te fqinjeve! Keta te fundit do te jene ata qe do te qeshin te fundit! Me nje qeshje irnonike dhe djallezore ashtu sic I ka hije!

    Shkrimi eshte I gjat pothuajse 12 faqe ne ” Word”! Nuk dua qe te bombardoj lexuesit me prurjen e tij te menjihershme! Ka rendesi qe ai te lexohet me durim dhe interes prandaj do te bije ate ketu me copa! 2-3 faqe ne dite!





    RRETHANA QË KUSHTËZOJNË TË ARDHMEN E SHQIPTARËVE
    (Agim Hamiti)


    "Në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar, numri i popullsisë shqiptare ishte pothuajse i barabartë me atë të intelektualëve të sotëm shqiptarë. Ndërsa numri i intelektualëve të atëhershëm, në shkallë vendi, ishte më i vogël nga ai i intelektualëve që vegjetojnë sot në një qytet të kategorisë së dytë.
    Megjithë të metat e saj të njohura, monarkia shqiptare e atyre viteve krijoi me atë grusht intelektualësh shtetin më të konsoliduar të historisë njëqindvjeçare, qysh prej shpalljes së pavarësisë kombëtare e deri sot, të cilin do ta pasonte shteti-burg i diktaturës komuniste.
    Në kohën e monarkisë monedha shtetërore rreshtohej me të fortat e kontinentit, qarkullimi i lirë i shqiptarëve ishte i barabartë me atë të qytetarëve të shteteve më të zhvilluar të Evropës dhe prona mbrohej me ligj. Defektet ishin evidente, por edhe arritjet ishin reale e jo gënjeshtra banale të propagandës shtetërore si sot.

    *

    Por ç’ndodh në Shqipërinë e shekullit XXI, e cila ka intelektualë aq sa kishte banorë monarkia?
    Po bëjnë vaki ato krime e turpe kombëtare, që nuk ka kryer kurrë ndonjë qeveri kuislinge në historinë e Evropës e më gjerë. Dhe shumica dërrmuese e intelektualëve shqiptarë qëndrojnë të ftohtë si peshqit përballë një drame kombëtare, që shtjellohet përditë para syve të tyre indiferentë. Janë vërtet intelektualë apo… pretendojnë?
    U falen grekëve pjesë të atdheut në mes të ditës, sikur të ishin vezë pashke, dhe autori i këtij krimi kundër kombit shan e mallkon një kolonel atdhetar në pension, që sakrifikoi për të shpëtuar territorin shtetëror dhe dinjitetin kombëtar. Dhe kjo iu shpërblye duke e detyruar të braktiste atdheun prej kërcënimeve të përditshme, se do ta zhduknin me gjithë familje. Ndërsa vasali grek i Tranës u zotua solemnisht, se do ta çonte deri në fund legalizimin e paktit antikombëtar të detit Jon. Pra, linçohet Virtyti prej Vesit dhe intelektualët heshtin, ose bëjnë sikur flasin. Në shekullin XXI !
    Ndërsa në skenë dy klanet politiko-mafioze opozitaro-solidarë bëjnë sikur janë armiq të betuar, në prapaskenë gjithçka shkon vaj midis tyre e në dëm të shqiptarëve. Opozita-solidare po korrigjon gabimin e ankimimit të paktit detar në Gjykatën Kushtetuese, duke miratuar aktualisht në heshtje rinegocimin progrek të jetimit deti Jon nën rrogoz, i cili po i afrohet finalizimit. Këtë herë mjaft i përkushtuar në këtë akt antikombëtar po tregohet edhe presidenti, të cilit i ka hyrë në qejf kolltuku dhe di të sakrifikojë për të. Me bekimin e tij (si kompensim të ndonjë premtimi bosh për karrierë në të ardhmen), negocimi i
    paktit e ka anashkaluar përsëri institucionin e presidencës. Madjé, për t’iu treguar grekëve se është ai vetë që e ka autorizuar këtë veprim ilegal, presidenti firmosi rishtas emërimin si përfaqësues të Shqipërisë në NATO të Kristaq Gervenit, arkitektit të paktit detar të anulluar nga Gjykata Kushtetuese. Në vend që të burgosej për tradhti kombëtare, Gerveni përfaqëson në Bruksel atdheun e tradhtuar !

    Ndërkohë armata e akademikëve, e rektorëve, e docentëve, e doktorëve, e profesor-doktorëve, e … (ç’tituj keni më, o intelektualë shqiptarë?), e vetëshpallur elitë e kombit ndahet në dy elika, blu e rozë, sa herë që dy klanet respektivë politiko-mafiozë e opozitaro-solidarë organizojnë furtunat në gotë të antagonizmit të tyre imagjinar, të cilat përdoren si bomba tymëse, për të tërhequr vëmendjen e publikut të lodhur nga prapësitë antikombëtare të këtij sezoni të begatë progrek.
    Rezultati? Greva e urisë nën dritaret e kryeministrit, që tallej me ta, përfundoi në një darkë krokodili, mbasi opozita-solidare ishte betuar e stërbetuar se, po të mos hapeshin kutitë e votimit, nuk e ndërpriste grevën. Mandej filluan demonstratat deri në rrëzimin e qeverisë(sic). Mbasi u vranë katër fatkeqë të pafajshëm, opozita-solidare u betua, se nuk nuk bëhej më fjalë për t’i ndërprerë demonstratat, deri në rrëzimin me çdo kusht të qeverisë hajdute e kriminele. Për çudi, demonstratat organizoheshin vetëm të xhumanë, e cila i krijon alergji BE.
    Përfundimisht gjithçka u avullua me shpalljen burrë shteti të kryetarit të qeverisë prej ambasadorit amerikan. Ndërkaq opozitarët-solidarë harruan jo vetëm grevën diskredituese të urisë për verifikimin e kutive të votimit, por edhe rrëzimin e qeverisë hajdute e kriminele, si dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale.
    – Ku ishe? – Asgjëkundi. – Çfarë bëre? – Asgjë. Dhe jo pak, por dy vjet! Natyrisht, kjo nuk është rastësi, por një strategji e studjuar e krerëve të të dy klaneve abuzivë politiko-mafiozë.

    Intelektualët shqiptarë, të mbingarkuar me tituj, vazhdojnë të bëjnë sehir tragji-komedinë e popullit të tyre. Në kundërshtim të plotë me ta, Vasil Bollano & co po bëjnë në tokën shqiptare sot e gjithë ditën aq shumë punë në favor të Greqisë e në dëm të Shqipërisë, sa nuk bëjnë dot gjithë intelektualët shqiptarë në mbrojtje të interesave jetike kombëtare, të së ardhmes së tyre e të fëmijëve të tyre.
    Progrekët antishqiptarë organizuan konferencë në Tiranë për ta shpallur Himarën minoritet të tyre, ndërkohë që Akademia e Eunukëve (që ka uzurpuar emrin e Shkencave…) nuk ka kurajë të përmendë të drejtat e nëpërkëmbura të popullsisë çame. Vetëm një historian 90 vjeçar dhe ndonjë nxënës i tij ngritën zërin për paligjshmërinë e asaj konference provokative, të cilën akademikët modernë e justifikonin me të drejtat e pakicave në kuadër të BE. Por dihet se të drejtat e pakicës mbarojnë atje ku fillojnë ato të shumicës dhe anasjelltas. Pse nuk e provojnë njëherë këta akademikë dështakë të mbajnë në Athinë ndonjë konferencë shkencore për të drejtat e nëpërkëmbura të çamëve, mbështetur në të njëjtat parime të BE, anëtare e të cilit është Greqia? Vetëm ideja e një veprimi të tillë do t’i detyronte eunukët tanë akademikë t’i bënin pis bebelinat nga frika, mbasi e dinë mirë se atje vendi ka zotër të tillë që po bëjnë ligjin edhe në Tiranë.
    Pas Himarës, e kishte radhën Korça për tu deklaruar minoritet grek prej një konsulli agresiv vorioepirotas. Në vend që ai të shpallej menjëherë persona non grata e të largohej nga Shqipëria, ndodhi krejt e kundërta, e pabesueshmja, poshtëruesja. Qeveria greke urdhëroi vasalin e saj të Tiranës ta pushonte menjëherë nga puna diplomatin atdhetar, i cili kishte guxuar të ngrinte zërin për nëpërkëmbjen që po u bëhej interesave jetike dhe dinjitetit të vendit të tij. Tashmë është fakt publikisht i njohur që qeveria greke është më e fortë në Tiranë sesa në Athinë, ku ka probleme serioze me popullin e saj, për shkak të krizës ekonomike.
    Është papjekuri politike që populli shqiptar të ketë inat fqinjët grekë, pse e shijnë lëmin siç ju intereson në një Shqipëri të tradhtuar prej krerëve shqiptarë. Politika nuk është filantropi dhe mallin pa zot e përlan më i forti, direkt apo tërthorazi. Burimi i fatkeqësisë shqiptare është Tirana, jo Athina. Mirëpo askush nuk e mohon dot faktin, se pjesa dërrmuese e inteleligjencies së sotme shqiptare është dështake. Dhe dihet që tonin një ambienti shoqëror ia jep gjithmonë shumica
    .

    Cilat janë defektet më dëmsjellëse të inteligjencies së sotme shqiptare ?
    Ata janë të shumtë, por le të përmendim tre më kryesorët
    .

    A. Interpretimi ireal i realitetit, dukuri psikologjiko-morale e trashëguar nga koha e diktaturës së proletariatit – si demokracia më e kulluar në botë.
    Inteligjencia shqiptare e di shumë mirë që në disa vende të BE ka parti komuniste, programi i të cilave garanton interesat kombëtare, pronën private, liritë e individit, etj., në pajtim me kushtetutën e këtyre vendeve.
    Dy klanet politiko-mafiozë solidarë me njëri-tjetrin, të cilët po luajnë me Shqipërinë dhe me shqiptarët prej njëzet vjetësh, të dy i kanë tradhëtuar disa herë interesat kombëtare dhe u kanë vjedhur pronat pronarëve të ligjshëm me ligjin 7501. Nuk bëhet më fjalë për votat, me të cilat ata janë tallur e vazhdojnë të tallen. Rrjedhimisht, të dy këta klane politiko-mafiozë janë më të majtë se partitë komuniste evropiane (ngaqë në të vërtetë nuk janë parti politike) dhe shkelin pa teklif kushtetutën e vendit, parimet bazë të demokracisë, duke mos i respektuar fare edhe programet e tyre fiktivë. Ndërkohë parlamenti shqiptar nuk ka pranuar t’ia heqë titujt Hero i Popullit e Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha edhe pas njëzet vjetësh demokraci…
    Atëherë, me ç’të drejtë morale e juridike armata e intelektualëve shqiptarë, e mbingarkuar me tituj shkencorë, pranon se në Shqipëri paska parti të djathta, parti të qendrës e parti të majta evropiane? Qoftë cektësi gjykimi (pak e besueshme), qoftë kompromis me ndërgjegjen për hir një mbijetese banale (trashëgimi nga diktatura), ky është një interpretim i tjetërsuar i spektrit politik shqiptar dhe shërbimi më i madh që mund t’iu bëhet dy klaneve solidarë politiko-mafiozë, që po e trajtojnë Shqipërinë si plaçkë tregu dhe shqiptarët si bujkrobër të tyre.
    Intelektualët duhej ta denonconin ashpër këtë realitet të politikës shqiptare dhe ta quanin me emrin që i takon, duke treguar me gisht sundimin e monizmit politiko-mafioz, i cili është po aq i rrezikshëm sa edhe diktatura që e polli. Por ata kanë heshtur e heshtin – indiferentë. Në pajtim me interesat e tyre të çastit. Për një mbijetesë mjerane, përveç militantëve të verbër të të dy klaneve, që shpërblehen për veprimtarinë e tyre antishqiptare.


    B. Pranimi me naivitet foshnjarak i rikonvertimit të kriminelëve në qeveritarë.
    Pas ngjarjeve tragjike të viteve 1997-1998, humbën jetën mbi 3500 shqiptarë, u palgosën mbi 11 mijë të tjerë, u shkatërrua shteti totalisht, duke iu shkaktuar vendit një dëm material prej disa miliarda dollarë. Ndërsa shteti pësoi një deformim ekstrem, duke u kthyer në një ndërmarrje private. Asnjë këmbë pushtuesi nuk shkeli në Shqipëri dhe gjithë ajo tragjedi kombëtare ishte përgjegjësi e drejtpërdrejtë e dy klaneve politiko-mafiozë e opozitaro-solidarë.
    Megjithatë armata e intelektualëve shqiptarë e quajti të mirëqenë faktin, që shkaktarët e tragjedisë kombëtare me përmasa të rrëqethshme ta rifillonin politikën mafioze atje ku e kishin lënë. Dhe pastaj, me një naivitet të tejskajshëm, shprehin habi pse nuk dënohen shkaktarët e tragjedisë së Gërdecit, autorët e katër vrasjeve të 21 janarit 2011, ose krimet e tjerë që do i pasojnë këto prapësi, ndërkohë që mbeti pa u gjykuar gjoli i gjakut të vitit 1997–1998 !?
    Në kuadër të revolucioneve popullore të jaseminit në Afrikë, diplomacia amerikano-evropiane dhe ajo botërore në tërësi i denoncuan me të drejtë si vrasës e kriminelë udhëheqësit e atyre vendeve, kur shtinin mbi turmat e demonstruesve. Vetëm në Shqipëri (gjoja në Evropë) ata i quajnë normale vrasjet e shtetasve të pafajshëm në bulevard. Kështu ndodhi më 1997-1998, kështu po ndodh edhe sot. Të gjithë shqiptarët e kuptojnë se më 21 janar 2011 asnjë qytetar nuk mund të vritej para Kryeministrisë pa urdhërin e të zotit të shtëpisë, e jo më katër persona paqësorë! Por a nuk ishte pikërisht ai që u shpall burrë shteti prej ambasadorit-guvernator të kolonisë shqiptare, ndërkohë që të tjerë do shkojnë për koka turku në vend të tij prej ekspertëve amerikanë?
    Edhe Mubaraku me vota ishte zgjedhur, bile pak më të pastra se ato të burrit të shtetit shqiptar, por nuk mund të përligjeshin vrasjet e 300 demonstruesve në Afrikë, aq lehtë sa përligjen mijëra të tillë në skutën e përbuzur të Evropës me emrin Shqipëri.
    Klika politiko-mafioze blu-rozë, që bën sikur po qeveris Shqipërinë, ka ngecur në gjolin e gjakut të viteve 1997-1998 dhe ajo është absolutisht e detyruar të respektojë urdhërat nën zë, që i jepen prej atyre që i shpëtuan qëllimisht atëherë, për t’i pasur në të ardhmen vegla të verbëra në arritjen e objektivave të caktuara të politikës rajonale, në dëm të shqiptarëve e në dobi të fqinjëve. Krimet nuk parashkruhen dhe gjoli i gjakut të viteve 1997-1998 qëndron si shpata e Demokleut mbi kokat e nxehta të gjynahqarëve të politikës shqiptare, duke i katandisur krerët e klasës së sotme politike të Tiranës në skllevër rrethanash. Prandaj prej tyre nuk duhet pritur asgjë, se nuk mundin të bëjnë dot asgjë të mirë, edhe sikur të duan, mbasi suflerat e huaj politikë, që veprojnë si këshillëtarë bamirës, u thonë gjatë bisedave kokë më kokë:
    «Duhet vepruar si ju themi ne, në qoftë se doni të keni mbështetjen tonë. Përndryshe… a nuk jeni ju përgjegjësit e gjakderdhjes së viteve 1997-1998, të tragjedisë së Gërdecit të kthyer në parodi, të manipulimit skandaloz të votave, të korrupsionit të pashëmbullt në Evropë, ku akuzat reciproke të dy klaneve tuaja përfshijnë afera me qindra miliona euro, sikur Shqipëria të ishte perandori ? Ne disponojmë dosjet përkatëse si të krimeve edhe të korrupsionit tuaj galopant.»
    Kush do të ishte ai që, në rrethana të tilla, nuk do të përgjigjej ezber:
    «Jam gati të bëj ç’të më këshilloni ju. Më thoni çfarë duhet të bëj…»
    A ka të ardhme tjetër, veç greminës, një popull që drejtohet nga kërma të tilla politike ? Aq më tepër që shqiptarët e presin zgjidhjen e problemeve të tyre gjithmonë prej të huajve, detyra e të cilëve është t’iu shërbejnë objektivave politike të shteteve të tyre, sidomos në një vend ku prapësitë rrëshqasin si në gjalpë.


    C. Sindroma Domate: nevoja për tu mbështetur patjetër tek një i huaj, për të qeverisur vendin tënd, sipas porosive të tij e jo sipas interesave të vendit.
    Nuk ka asgjë më të dëmshme për interesat kombëtare e shoqërore të një shteti, sesa t’ia besojë ato symbyllas një të huaji, cilidoqoftë ai. Vetëm naivët mendojnë se politika e të fortëve udhëhiqet nga humanizmi. Shtetet e fuqishme juridike vigjëlojnë për demokracinë në vendet e tyre, ndërsa udhërrëfyes dhe objektiv i politikës së tyre të jashtme është vetëm një: interesi shumëplanësh i shteteve të tyre. Dhe kjo është krejt normale.
    Është fat i madh për një vend të vogël, kur interesat e një të fuqishmi kërkojnë forcimin e shtetit në atë vend. Veçse kur ndodh e kundërta, ajo është fatale për të. Për Shqipërinë e Kosovën pikërisht këto kambana bien. Ndërsa Jugu i Shqipërisë po greqizohet me shpejtësi, ndërkohë po përgatitet serbizimi i Veriut të Kosovës, i cili do të shënojë hapin e parë drejt rikthimit të Kosovës së tkurrur e të sëmurë në vartësi serbe. Pushtimi me armë i një vendi nuk jep rezultate të përhershme, ndërsa asimilimi i tij gradual e i studjuar mirë e fshin atë nga historia. Atë udhëtim të kobshëm ka nisur kombi shqiptar.
    Interesat kombëtare të një shteti, që qeveriset nëpërmjet asistencës së huaj politike, janë më të rrezikuara sesa të një kolonie të shpallur ligjërisht, për të cilën shteti kolonizator përgjigjet. Dëmi shtetëror i shkaktuar prej kukullave politike vendase, nën diktatin e kushtëzuar për karrierë të diplomacisë së të fortëve, është kombëtarizim i faktorëve shkatërrues. Ky proces shpërbërës përparon paralelisht si në Shqipëri edhe në Kosovë. Gjendja bëhet katastrofike kur qeverisesh prej një kryeministri, i cili nga njëra i kërcënon me shpirtligësi shtetasit e tij se do qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036 (kush po pyet për merhumin sovran !) e nga ana tjetër i thotë të dërguarit të BEsë, Lajçak:
    «Jam gati të bëj ç’të më këshilloni ju. Më thoni çfarë duhet të bëj.» Hajde, pavarësi, hajde! Dhe këtë bastardë ambasadori-guvernator na i servir si burrë shteti, megjithëse është i bindur që me një burrë shteti të tillë Amerika do të përjetonte vetëm drama si të 11 shtatorit."...





    MENDOJ SE ESHTE MJAFT PER SOT!
    Do tju lutesha te gjitheve, edhe ata qe mund te jen ne dieni te ketij shkrimi, qe te permbaheshin, dhe te mos komentojn derisa prurja e materialit te jet plotesuar!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 22-07-2011 më 14:39 Arsyeja: shkrimi nuk u paraqit i plotesueshem
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hamiti thote mes tjerash..

    "U falen grekëve pjesë të atdheut në mes të ditës, sikur të ishin vezë pashke, ..etj".

    kjo qe thot hamiti eshte nje genjeshter..

    asnji cm tok apo uje.. nuk u ka falur berisha grekve..

    ujrat e zones ne fjale.. nuk jan as tonat as te grekve..

    eshte nje zon pa zot..

    sigurisht do ta deshem ne gjith ate uje..ne se do e lejonte greku..

    ajo qe desh te bej qeveeria jone ishte te binte ne nje marveshje me greket qe ato ujra te marrin pronesi..
    pra ne kemi kte ju greket ate..

    pra tu vihej zot ..

    pra hamiti spekulon.. sipas fyellit selim rozist.. qe sdel vet se i ka pipzat mir me asfaline.. po nxit tjere kolonela pleq apo kopila te rinj.. per ti thene molles dardh..

    dhe hamiti o eshte i blere nga sigurimi selim rozist..ose eshte i lehte per tu influencuar nga pallavrat e medias selim roziste.. pra ai behet pra i pabesushem dhe ne pallavrat e tjera..

    ..



    ne at librin qe nuku e kam lexuar.. por qe ju e komentoni..hamiti na nxjerr ca xhevahire.. qe sipas hamitit..ca zbuluso-sigurimsa te kohes enverit na paskeshin qen desidenta e donin ta demokratizonin shqiperine..

    pallaver..

    ..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Edhe mua me duket e cuditshme qe Sala tu fali toke (uje) grekerve ...pse ta beje nje gje te tille ??Kam degjuar hipoteza se ai po e ben kete qe greket te heqin dore nga vorio-epiri...po prape hipoteza..shkurt thashetheme.Nuk besoj se Sala mund ta beje kete..ai mund te kete te keqija sa te duash por prape per mendimin tim eshte shume me patriot se Edi Rama me kompanji ....
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ujrat e zones ne fjale.. nuk jan as tonat as te grekve..

    eshte nje zon pa zot..

    sigurisht do ta deshem ne gjith ate uje..ne se do e lejonte greku..
    hajde shoku hajde. pa zot thote!!!! ujrat midis sarandes dhe korfuzit pa zot?!! mund te themi qe ndoshta nuk ishin me kufi te mire percaktuar por jo pa zot. nuk ka me toka apo ujra pa zot ne kete toke o shoku. ujrat jane ose nacional ose internacional. ne kete rast vetem sa duhej te ndaheshin ujrat nacional. por ti ndash jo ti japesh meqe sqenkan ndare me pare kane nje ndryshim keto dy gjera. dhe qeveria beri pikerisht kete qe i dha nuk i ndau.
    eshte e veret qe berisha nuk u ka dhen gje sepse greket realisht nuk moren gje ajo marveshje u anullua. tani teorit jane dy per ne qe sdime shume nga keto pune.
    1- berisha e fali por patem disa qe per atdhedashuri dhe disa per interesa politik qe e kundershtuan kete marveshje dhe e kthyen me ane te gjykates kushtetuese. thone qe ka pasur dhe nderhyrje nga shtete te tjera per anullimin e kesaj marveshje.
    2-berisha nuk e fali por ishte nje loje e qeveris ne bashkpunim me forcat te tjera politike. per te mare voten e greqis per liberalizimin e vizave shqiperia i duhej te "falte" detin. dhe greqia gjithmone thote se rruga e shqiperis per BE kalon nga athina. ne kete rast kishte si kusht "zgjidhjen" e kufirit detar. shqiperia as mund ta refuzonte(per vizat) dhe as mundej ta pranonte kete kusht. keshtu beri loje beri sikur e shiti dhe pasi mori voten e grekut per vizat e hodhi ne gjykat kushtetuese dhe e anulloi. me pak fjale ne kete rast i bie tua kemi futur grekeve.

    se cila nga keto dy versione eshte i vertet une nuk e di. siqnerisht me pelqen versioni i dyte sepse me te dytin na del qe skemi tradhetar ne qeveri ne politik dhe e dyta me pelqen shume ky version sepse ja kemi futur grekut. gjithsesi koha dhe historia do ti zbardhi si dhet keto gjera. sepse tani gjerat nuk jane te qarta per shkak te tymnajes politike qe ngrihet nga palet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kanina : 23-07-2011 më 06:08

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    Per ate lojen e perbashket pd ps dhe mua me esht krijuar bindja qe esht reale, me esht krijuar nje bindje, por nuk kam bindje te plot.
    Personalisht me ka ber shum pershtypje nje fragment vidjoje ku ne nje koridor hoteli qe mund te ishte dhe mbledhje, rama rinte me ate pozicionin e tij qe 'mua nuk me ha k*ri per asgje dhe bej gaf te me dalesh kunder dhe do e shikosh" aty na ishte dhe sala ....

    Ju afrua sala rames dhe e pershendeti, ne ate moment saliu ishte superior, cka u duk nga veprimi, dhe pamja e tij e fytyres.
    Rama qe rinte sic e citova me lart, per nje fragment te shkurter kohor, behet fjal per max 2 a 3 sekonda, ju shnderua fytyra, dhe mori trjaten e nje servili.
    Kjo me ka ber shum pershtypje!
    Nese e uren dike, dhe nese je inferior ndaj atij, nuk mund te servilosesh, fytyra jote mer pamje tjeter, pamjen e te pa fuqishmit qe shtrengon dhembet dhe i vjen inat me veten, nuk mund te mari pamjen e nje servili (lexo respekt dhe frik e imponuar ndaj kundershtarit).

    E dyta, pasaj denoncimit qe beri ps per ate marveshjen, e majta greke u dinstancua nga ps ky gjest ishte i dukshem, dhe mendimi im esht qe ps ne nje far menyre i ka ren pishmenit se zgjodhi menyren e gabuar (sipas tyre) per te aritur nje qellim te caktuar.

    Koha dhe historia do e tregojn, por mos te harojm, historin e bejn njerezit.

    Ai qe thot kshu qe historia, meriton ti besh nje pyetje, po ti qe je pjes e asaj historie cfar bere ne ato momente?
    Kush esht kontributi yt?

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    hamiti thote mes tjerash..

    "U falen grekëve pjesë të atdheut në mes të ditës, sikur të ishin vezë pashke, ..etj".

    kjo qe thot hamiti eshte nje genjeshter..

    asnji cm tok apo uje.. nuk u ka falur berisha grekve..

    ujrat e zones ne fjale.. nuk jan as tonat as te grekve..

    eshte nje zon pa zot..

    sigurisht do ta deshem ne gjith ate uje..ne se do e lejonte greku..

    ajo qe desh te bej qeveeria jone ishte te binte ne nje marveshje me greket qe ato ujra te marrin pronesi..
    pra ne kemi kte ju greket ate..

    pra tu vihej zot ..

    pra hamiti spekulon.. sipas fyellit selim rozist.. qe sdel vet se i ka pipzat mir me asfaline.. po nxit tjere kolonela pleq apo kopila te rinj.. per ti thene molles dardh..

    dhe hamiti o eshte i blere nga sigurimi selim rozist..ose eshte i lehte per tu influencuar nga pallavrat e medias selim roziste.. pra ai behet pra i pabesushem dhe ne pallavrat e tjera..

    ..



    ne at librin qe nuku e kam lexuar.. por qe ju e komentoni..hamiti na nxjerr ca xhevahire.. qe sipas hamitit..ca zbuluso-sigurimsa te kohes enverit na paskeshin qen desidenta e donin ta demokratizonin shqiperine..

    pallaver..

    ..
    Brar mos flit kot. Greku futej në Butrint as 500 metra larg, si nuk qenka ajo det i ynë ? Rregullisht disa herë është gjuajtur me armë nga pala greke tek varkat e peshkimit tona. Normale është kjo ? E qeveria ka heshtur e ka mbyllur syrin.

    Mos na bë budallenj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    asnji cm tok apo uje.. nuk u ka falur berisha grekve..

    ujrat e zones ne fjale.. nuk jan as tonat as te grekve..

    eshte nje zon pa zot..

    ..
    Hahahaha janë pa zot thot mushka!!
    Po si ka mundësi që nuk i ka privatizuar akoma Argita me Xenin???

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kanin..

    qe te falesh uj apo tok apo lek.. duhet ti kesh me qitap.. pastaj i fal..

    ato ujra qe u perfolen nuk ishin me qitap te shqiperise.. dhe saliu na i fali te greku..
    pra mos i hani pallavrat e medias kokokodhimoiste ed ruciste qe i sajuan para votimeve..

    pyesni e pastaj merrni ane.. jo ashtu kot.. pallavra..

    apo jo mo shoku korabi i petros se kocos se ed rucit me nick stacioni trenit te fierit.. ish qender e sigurimit qe ruante se kush po leviz nga te gulagezuarit e myzeqese..dhe cefesht fuksat prapa kemba kembes..

    benit qef ahere ju.. dridh zinxhirin gjith diten e sapo vinte urdhri.. se x armik i popullit po shkon te treni..ju.. prapa..kemba kembes..
    ashtu kini jetuar gjisma e fierit.. duke ruajtur armiqt e popullit e te partise..
    prandaj do ini forever zagare te ps-se..

    ..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kanin..

    qe te falesh uj apo tok apo lek.. duhet ti kesh me qitap.. pastaj i fal..

    ato ujra qe u perfolen nuk ishin me qitap te shqiperise.. dhe saliu na i fali te greku..
    pra mos i hani pallavrat e medias kokokodhimoiste ed ruciste qe i sajuan para votimeve..

    pyesni e pastaj merrni ane.. jo ashtu kot.. pallavra..

    apo jo mo shoku korabi i petros se kocos se ed rucit me nick stacioni trenit te fierit.. ish qender e sigurimit qe ruante se kush po leviz nga te gulagezuarit e myzeqese..dhe cefesht fuksat prapa kemba kembes..

    benit qef ahere ju.. dridh zinxhirin gjith diten e sapo vinte urdhri.. se x armik i popullit po shkon te treni..ju.. prapa..kemba kembes..
    ashtu kini jetuar gjisma e fierit.. duke ruajtur armiqt e popullit e te partise..
    prandaj do ini forever zagare te ps-se..

    ..
    hahahaha po ti nuk kupton o burr i dheut. te garantoj une se i kemi me qitap e kaluar qitapit te pakten deri aty ku na takon. qiptapi eshte ligji ndekombetar per ujrat territoriale dhe simbas ketyre ligjeve ajo ndarje qe u be nga qeveria ishte ne kundeshtim me keto ligje dhe ne disfavor te shtetit shqiptar jo me kote gjykata kushtetuese e anulloi marrveshjen perndryshe nuk do te mund ta bente.
    ti je politizuar shume te ka humbur gjykimi e paster.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    Citim Postuar më parë nga Kanina Lexo Postimin
    o shoku ahmet zogu mbylli shkollat greke ne ate kohe. ngriti agjenturen sekrete kombetare dhe me ane te saj identifikoi vorio-epirotasit dhe mori masa ndaj tyre shume i burgosi gjithashtu mori dhe shume masa te tjera per mbrojtjen kombetare. gjithashtu filloi krijimi i shtetit shqiptar me baze historin dhe identitetin e vertet kombetare dhe simboligjin iliro pellazge vazhdim ne te njejten linje me skenderbeun. mund te themi ne radhe te pare se monedha e pare shqiptare emrin e te ciles e ruajme edhe sote eshte leku. leku eshte quajtur keshtu sepse eshte derivat i emrit aleksander pra aleksandrit te madh. nder shqiptare dhe ne legjendat dhe folklorin shqiptare alenksandri njihet me emrin leka ose leka i madh. leka eshte shkurtim e emrit a-LEK-sander. ne shume stema she simbole shteterore ushtareke u vendos simbologji pellazgjike.
    e vetmja gje per te cilen mundet te kritikojm ahmet zogun eshte arratisja e tij e cila eshte konsideruar si nje veprim tradhetar dhe frikacak. gjithsesi edhe ne kete rast nuk mund te flasim ende me siguri sespe arsyet e vertat te kesaj arratisje ende nuk jane te qarta. por persa u perket aspketve te tjera ahmet zogu ndertoi nje shtet qe nuk ishte pare deri ne ate kohe dhe mund te themi me plot bindjen se nuk eshte pare akoma edhe sote. sigurisht qe ka shume per te kritikuar edhe ne kete shtet sepse ai nuk u perfundua sepse kishte shume probleme te brendshme por po te gjykosh kushtet dhe kohen kur u ndertua arritjet ishin shume te medha.

    jam 100% dakort me ty ....por pak me lart thash pse kisha nje mendim te gabuar mbi shqiperin e zogut

    fatkeqesisht 20 vjet demokraci te vitit 2000 e akoma nuk jemi ber shtet te pakten aq sa e beri zogu shqiperin ne me pak se 20 vjet , kjo eshte epr te vajtuar


    une cuditem se pse shqiptaret jan ne rradh te par salista ,edista e musli e krishter e jo shqiptar

  11. #11
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    qe te falesh uj apo tok apo lek.. duhet ti kesh me qitap.. pastaj i fal..
    ..
    Shiko me këtë fjali e ke thënë vetë atë që do të thosha unë.
    Dmth. nuk ke se ç'të ndash po nuk e pate tënden.
    Dhe boll me ato epitete që përdor se më hape barkun, mos më detyro të filloj unë me "poezit" e mija.

  12. #12
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Do tju lutesha te gjitheve, edhe ata qe mund te jen ne dieni te ketij shkrimi, qe te permbaheshin, dhe te mos komentojn derisa prurja e materialit te jet plotesuar!
    A ju paska thane njeri MOS SHKRUNI deri te perfundon sjelljen e vepres.. çka po turrni.. s'po ju pritet me na i tregu mendimet e arta qe i keni.. animals
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  13. #13
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga mardo Lexo Postimin
    une cuditem se pse shqiptaret jan ne rradh te par salista ,edista e musli e krishter e jo shqiptar
    Ti çuditesh se pse jemi:
    Citim Postuar më parë nga mardo Lexo Postimin
    salista ,edista e musli e krishter e jo shqiptar
    Këtu nuk ka asgjë për t'u çuditur sepse përderisa nuk ekziston respektimi i dyanshëm ne shqiptarët gjithë herë do të jemi të ndarë në përkatësi me karakter të ndryshëm.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  14. #14
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Ku eshte postimi i "anasti-55" dhe pergjigja ime???

    Para se te postoj pjesen tjeter te shkrimit, e ndjej te domosdoshme qe te thyej “rregullin” qe kerkova te zbatoheshte ne fund te pjeses se pare te artikullit. E kuptoj se ne tema te tilla eshte veshtire qe te permbahesh, megjithe ate do te ishte mire qe te debatoheshte ne fund . Dua te shkruaj nje pergjigje te shkurter per akuzat dhe spekulimet te bera nga (disa) forumista ne kete tem kundrejt meje. Nuk eshte hera e par qe kjo ka ndodhur dhe nuk do te jet e fundit.

    Nje mendje me arsye dhe llogjik te shendosh eshte gjithmone e rezervuar per te arritur ne konkluzione te perfunduara! Prandaj njeriu objektive ben githmone pyetje, eshte ne kerkim te vazhdueshem, dhe kur ai arrin tek fundi i rruges, fillon edhe nje her nga e para. Qe ai te arrije ne nje "concluzion" objektive, duhet te rrihet mire me ambjentin qe e rrethon. Ky process investigative mundeson ate te arrij te ndaj elementet natyrore dhe ato artificjale qe ndikojn jeten e tij. Ky eshte njeriu ideal dhe objective.

    Kundershtari I tij eshte ai (Egoisti) Subjektivi. Per nje krijese te tille eshte kollaj madje e natyrshme te besoj vetem ate qe I nevoitet . Thjesht sepse ai/ajo eshte i/e i kufizuar ne dy drejtime. Inteligjence te kufizuar dhe shpirt to korruptuar. Se pari ky elementi nuk mund te lejoj egzistencen e “drejtesise" dhe vertetimin e saj. Ky do te ishte nje konflikt i drejt per drejt me interesat perosonale te tyre. Truri I tyre primitive eshte akoma ne hapat e para te evoluimit, prandaj ata kan mungesa te theksuara per te kontribuar ne shoqeri. Kjo eshte pasoj e nje suficiti te qelizave “egoiste” ne trurin e tyre qe tashme eshte kthyer ne nje mekanizem perfekt qe subjektizon cdo rrethane per te siguruar mbijetesen e tyre parazite. Ashtu si dy objekte nuk mund te "okupojn" te njejtin hapsire, truri i tyre tashme I enjtur nga egoizmi zoteron largpamesine e nje miopi. Keto jane Neandrotollat modern. Kjo lloj krijese eshte plotesisht shkaterruese per prespektivat e nje shoqeri qe synon perparesin. Keta jane barishtet e keqia qe pengojn lulezimin. Jane pikerisht servilat qe mundesojn bimet aliane kanibale te sundojn.


    Personat qe pretendojn qe une jam KY apo AI person jan te palodhshem ne perpjekjet per te diskredituar personalitetin e autorit te artikullit qe une prura ketu! Nuk eshte hera a pare qe ky element mundohet te paraqesi a “autorin” ne goj si nje mashtrus dhe genjeshtar. Dua te theksoj qe keto veprime te kalkuluara nga "hienat" e shoqerise shqiptare jane nje padrejtesi qe i behet personaliteti te tij. Une kam rrespektin me te madh per kete njeri se pari per vuajtjet qe ai kaloj gjate diktatures por edhe per kontributin qe dha me shkrimin e librit. Pjesa qe une bie ketu eshte vetem nje fragment I shkurter I gjithe punes se tij. Ky shkrim qendron sikur ai te ishte shkruajtur Die apo Neser. Dhe me sa di une eshte I vetmi qe guzon te trejtoj problemin drejt per drejt ashtu sic eshte!. Njerez te tille jane shtylla kurrizore e nje shoqerie qe mundesone ate te qendroj ne kemb dhe me dinjitet, dicka qe shqiperise I ka munguar per nje kohe shume te gjat. Megjitha ate prezenca e kermave dhe perdheseve duhet te parashikohet ne cdo rrethan , sepse ne fund te fundit gjarpri di te jet gjarper me mire se cdo gje tjeter.

    Disa nga replikat deri tani kan prekur disa pika interesante, por ajo qe me terhoqi vemendjen me teper eshte dicka qe” Mardo” tha, zakonisht ai flet pak dhe thote shume. Tha, pak a shum, qe PD, PS dhe sektet e ndryshme te feve nuk mund te jen mbi interesat e kombit! Ky I ka qelluar gozhdes mu ne koke. Jo vetem qe keta kan hypur mbi interesat kombetare por jane pikerisht Drapri dhe Cekani qe ka shtypur ate popull gjat gjithe kohes modern. Dhe ne qoftese PD dhe PS jane drapri dhe cekani, shtetet fqinje jane duart qe ven ne levizje keto vegla me nji precizion vdekje prures. Ne nje kohe qe feja eshte kali I trojes.

    Ky Artikulli nuk eshte nje filozofi apo interpretim personal I ceshtjes aktuale te shqiperise. Eshte nje e vertet “absolute”, une nuk kam asnji dyshim qe autori tregon te vertet perndryshe nuk do ta kisha prur ketu. Por und emendoj se kritiket me te ashper te artikullit duhet ta studjojn ate dhe te vertetojn nese akuzat e tij qendron apo jo. Dhe duhet te bjerin fakte te bindshme dhe jo interpretime personale sipas deshires. Kjo nuk eshte nje gjeagjez qe si qellim ka argetimin dhe zbavitjen e trurit. Per kundrazi eshte dicka qe duhet te trajtohet me kujdesin dhe maturine me te madhe sepse ketu flitet per te ardhmen e vendit tone dhe jo fitime debatesh. Ketu jane bere krime dhe abuzime ne nje shkalle tronditese dhe jane bere mu ne mes te dites pa asnji lloj preokupimi.



    ...ne vazhdim...Kjo eshte pjesa e dyte dhe e fundit e "artikullit".


    RRETHANA QË KUSHTËZOJNË TË ARDHMEN E SHQIPTARËVE (Agim Hamiti)

    Të nderuar intelektualë shqiptarë !
    Po bëni sikur nuk e kuptoni se në ç’gjendje të mjeruar është katandisur atdheu ynë, apo nuk e kuptoni në realitet?
    Cilado qoftë e vërteta, mëkati është i njëllojtë. Maqedonia, që shumë prej jush kanë kurajën ta përçmojnë si shtet i paemër, për vite të tëra po i reziston presionit të Athinës e të BEsë pikërisht për çështjen e emrit. Sikur vetëm Greqia t’ua kërkonte këtë gjë vasalëve të saj në Tiranë, emri i Shqipërisë do të ishte ndërruar të paktën pesë herë deri sot.
    Mjaft prej jush janë shprehur këto javë të pranverës politike afrikane, se Shqipëria nuk është Tunizi. Kjo është shumë e vërtetë, por jo në atë kuptim që u pëlqen ta interpretojnë këtyre intelektualëve evropianë (largqoftë, se me eunukë të tillë Evropa do të ishte ende në feudalizëm!). Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se prej këtij krahasimi ka të drejtë të ofendohet shumë Tunizia afrikane, jo Shqipëria evropiane (vetëm gjeografikisht).
    Megjithëse në Tunizi nuk kishte opozitë politike, mjaftoi organizimi i një grupi avokatësh të zotë e atdhedashës që, të mbështetur pa rezerva prej intelektualëve të tjerë, e drejtuan me aq kurajë e zgjuarsi popullin e tyre liridashës, saqë e detyruan sundimtarin e tyre (shumë më përparimtar e patriot se vasalët athinjotë të Tiranës) të braktiste vendin. Dhe të vdiste shpejt nga marazi, si njeri me sedër. Opozita tuniziane, e organizuar në luftë e sipër, nuk i pranoi masat gjysmake, derisa e detyroi gjithë ekipin e mëparshëm qeveritar të zhdukej nga skena politike.
    Mjaft intelektualë e gazetarë shqiptarë janë shprehur entuziastë për arbitrazhin hetimor amerikan lidhur me vrasjet e 21 janarit 2011. Kjo është një dukuri tipike shqiptare, e cila ka brenda ca përqindje të mungesës së kurajës për t’iu dalë zot vetë problemeve të vendit, ca të servilizmit funksional ndaj të fuqishmit (përqindja më e lartë), ca të indiferentizmit të dështakut dhe ca të naivitetit politik. Një inteligjencie e përgjegjshme e mirëpret ndihmën e huaj, por pa dezertuar kurrsesi nga detyra e saj atdhetare.

    Mendoni ju se amerikanët nuk e dinë si qëndron e vërteta e tragjedisë së Gërdecit? Janë profanë ata që e besojnë këtë, ndërkohë që shërbimet sekrete amerikane po menaxhojnë edhe vetë SHISHin. Kush i ka ndaluar ose po i ndalon amerikanët, që të kontribuojnë për gjykimin e drejtë të asaj tragjedie rrëqethëse, e cila nuk ka për tu gjykuar kurrë, pikërisht falë kontributit amerikan? Ashtu siç nuk ka për tu ndëshkuar kurrë vrasësi i vërtetë i katër viktimave të 21 janarit 2011, i cili u shpall paraprakisht burrë shteti prej ambasadorit-guvernator, gjë që nënkuptonte merita e jo fajësi të vrasësit. Fatkeqësisht një pjesë e mirë e inteligjencies shqiptare mendon se do fitojë simpatinë e amerikanëve nëpërmjet servilosjes, si në kohën e diktaturës. Koncept arkaik. Natyrisht, amerikanët preferojnë të kenë të bëjnë me servilë e eunukë, që u shërbejnë falas apo me çmim të ulët (ky është objektiv i çdo të forti), por ata kurrë nuk kanë respekt për intelektualët e depersonalizuar, për veglat e verbëra, që veprojnë në dëm të vendit të tyre. Përkundrazi.
    Dy aleatët e vetëm strategjikë të SHBA – Anglia dhe Izraeli – janë edhe dy vendet ku presidentët amerikanë priten më ftohtë.

    Në Shqipëri, në vitin 1991, vetura e Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhejms Bejker, ndryshoi ngjyrë prej të kuqit të buzëve të grave që e puthën. Kurse një shtetas shqiptar i puthi atij këpucët tek sheshi para xhamisë. Në raste të tilla kompensimi moral është neveria ndaj primitivitetit, por cili qe në të vërtetë kompensimi material prej Sekretarit amerikan të Shtetit atëherë? Vetëm 6 milionë dollarë të premtuar për tre milionë e gjysmë shqiptarë! Dhe ky mbeti vetëm një premtim, mbasi nuk u aprovua nga Kongresi dhe shqiptarët ngelën pa lëpirësen amerikane.
    Ndërsa për kapërcimin e krizës greke u hodhën në lojë 140 miliardë dollarë dhe gjysma e kësaj shume do paguhet nga Banka Botërore me garancinë amerikane. Ndërkohë dihet që presidentët amerikanë, gjatë vizitave të rralla që bëjnë në Athinë, priten gjithmonë me demonstrata të fuqishme, nën diktatin e patrikanës së Moskës. Aktualisht Greqia ka në Afganistan 8 herë më pak ushtarë sesa Shqipëria, në raport me numrin e popullsisë.
    Si mendojnë intelektualët e squllët shqiptarë, për cilin ka më shumë respekt Amerika, për vorioepirotin e hazdisur Nikolla Gejxh, apo për ata që i kthejnë krahët popullit e vendit të tyre?

    *

    Reporteri i famshëm francez, specialist i politikës së jashtme, Eric Laurent, i cili ka vepruar mjaft kohë në SHBA, shkroi një libër me titull Lufta e Bushëve (sekretet e papohuara të një konflikti), i cili u botua në janar 2003, në prag të fillimit të luftës kundër Sadamit. Suksesi i librit qe më i madh në Amerikë sesa në Evropë, ku gjithashtu ishte një best-seller.
    Analizën e dinastisë Bush autori e fillon në libër qysh prej Prescott Bush, gjyshit të presidentit amerikan që nisi luftën në Irak për rrëzimin e Sadam Huseinit. Veç të tjerash, Prescott Bush ka qenë senator prestigjioz republikan prej vitit 1952 deri në vitin 1962.

    Ja si shkruan Laurent:
    «Më 20 tetor 1942, pak pas hyrjes në luftë të SHBA, Union Banking Corporation u bë objekt i një denoncimi të qeverisë federale për ―tregti me armikun‖. Prescott Bush ishte drejtori i saj dhe tre ortakët e aksionerët kryesorë, përveç Roland Harriman, ishin tre kuadro naziste, dy prej të cilëve punonin për Thyssen. Tetë ditë më vonë, administrata e Ruzveltit aplikoi të njëjtat sanksione kundër Holland-American Trading Corporation dhe Seamless Steel Equipment Corporation, që të dyja të drejtuara nga Bush dhe Harriman, dhe të akuzuara për bashkëpunim me Rajhun e Tretë.» [Eric Laurent, La guerre des Bush – (les secrets inavouables d’un conflit), faqe 19. Plon, 2003, Paris.] Dhe më tej në libër ai vazhdon:

    «Drejtuesit e këtyre shumëkombësheve dhe bankave amerikane konstatonin [në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar – A.H.] se vendet e Evropës Lindore dhe Bashkimi Sovjetik posedonin burime me një vlerë shumë të madhe: sasi të konsiderueshme punonjësish të kualifikuar, ekstremisht të disiplinuar, me kosto të ulët. Mungesa e dinjitetit të tyre ka të ngjarë të mos ua ketë përshkuar kurrë shpirtin, megjithëse ata mbështesnin dhe forconin një regjim totalitar, siç kishin bërë paraardhësit e tyre me Gjermaninë naziste tridhjetë vjet më parë.» [Eric Laurent, La guerre des Bush – (les secrets inavouables d’un conflit), faqe 24. Plon, 2003, Paris.]
    Ndërsa mbi kopertinën e pasme të librit në fjalë, [La guerre des Bush – (les secrets inavouables d’un conflit), Plon 2003, Paris], shkruhet :
    «Pse presidenti aktual amerikan dhe babai i tij mbajnë prej më se njëzet vjetësh lidhje me familjen Bin Laden? Pse një bankier i fuqishëm saudian, kunat i Bin Ladenit, i dyshuar se ka financuar rrjetet e Al Kaidës, e ka ndihmuar vazhdimisht Xhorxh W. Bushin në veprimtarinë naftënxjerrëse, duke e shpëtuar edhe prej falimentimit? Si shpjegohet harbimi i babait të tij, kur ishte president, për të armatosur e financuar Sadam Huseinin, duke provokuar ndoshta pushtimin e Irakut? Pastaj, dymbëdhjetë vjet më vonë, harbimi i të birit për të shkatërruar të njëjtin Husein?»
    Megjithëse 250 faqet e librit të tij janë një akuzë e rëndë për dinastinë Bush (të argumentuar me fakte tronditëse), Eric Laurent është i nderuar e i respektuar në Amerikë dhe miqtë e tij të atjeshëm (Laurent kishte qenë një reporter shumë i njohur në SHBA) e furnizuan me materiale informative, për të shkruar po atë vit një libër tjetër të suksesshëm me titull: Bota sekrete e Bushit [ Eric Laurent: Le monde secret de Bush, Plon 2003, Paris].
    Këta libra ia rritën edhe më shumë prestigjin autorit në Amerikë, ku ai edhe u ftua nga universitete të ndryshme.
    Të nderuar intelektualë shqiptarë!
    Rruga për të fituar respektin e kujtdoqoftë nuk kalon kurrë nëpër baltovinat e servilizmit e të nënshtrimit pa kushte; përkundrazi.

    *

    Sado që të rrëzohet një popull prej pushtetarëve abuzues që ka mbi krye, ai nuk bie kurrë aq poshtë sa të mos meritojë shërbimin e ndërgjegjshëm të intelektualëve të tij. Natyrisht, kur këta të fundit kanë ndërgjegje.
    Dihet se e keqja nuk mund ta sundojë gjatë një popull, pa mbështetjen e një pjese të mirë të inteligjencies së pandërgjegjshme. Ison e mbajnë indiferentët. Por dihet gjithashtu se një populli nuk i mungojnë kurrë edhe intelektualët e ndërgjegjshëm e të përkushtuar. Përndryshe ai nuk do të ekzsitonte dot si popull.
    Popujt e kulturuar nuk e tolerojnë të keqen. Ata e luftojnë atë si armikun e tyre të përbashkët, ashtu siç është në të vërtetë. Dhe për këtë nuk ndikohen fare prej flamujve të partive, apo bindjeve politike. Popujt e pazhvilluar, si i yni, e durojnë gjatë të keqen, pushteti i së cilës bëhet gjithmonë e më kërcënues, gjersa një ditë të zë frymën. Ditë të tilla po jeton aktualisht populli shqiptar në të dy anët e kufirit. Tirana është e sëmurë rëndë, Prishtina dridhet nga ethet. Grekëve nuk do t’iu ecte më mirë puna në Shqipëri, sikur kryeministër të ishte një bashkatdhetar i tyre. Përkundrazi, për arsye taktike, ai do të ishte më i përmbajtur nga Berisha në pathosin progrek e antishqiptar.

    Serbët nuk mund të imagjinonin dot kushte më të favorshme për fillimin e dialogut me Kosovën e drobitur, sesa momenti kur kryeministri i saj pësoi një nokaut moral të llogaritur mirë nga diplomacia evropiane tërësisht proserbe. Ndërkohë serbët jo vetëm që nuk e njohin shtetin e Kosovës, por de facto e kanë nën kontrollin e tyre veriun industrial dhe manastiret i kanë kthyer në enklava kanceroze për perspektivën e Kosovës. Kushti që i ishte vënë Serbisë, për të njohur Kosovën para hyrjes në BE, u harrua. Tre vjet pas shpalljes së pavarësisë së saj, Republikës së Kosovës i merren këmbët.
    Populli shqiptar, në të dy anët e kufijve, po e shikon qartë rrezikun dhe i shqetësuar shtron pyetjen:
    «Ç’duhet të bëjmë, gjersa politikanët s’po na i zgjidhin problemet, veç po na i shtojnë ato?»
    Kjo pyetje prekëse, më aktuale se kurrë – mbasi thika ka mbërritur tashmë në kockë – shtrohet në komentet e shumicës së lexuesve të shtypit në internet. Është pyetje e dalë nga thellësia e shpirtit të plagosur të një populli shpresëhumbur, që në shumë raste preferon vetëvrasjen, për të shpëtuar nga vdekja e përditshme e mjerimit ekstrem. Por edhe duke vdekur ata marrin me vete një brengë suplementare, se mos edhe varret e tyre e pësojnë një ditë si ata të Boboshticës.
    Ndërkohë fëmijët e familjeve të ngujuara, fytyrëzbehtë nga uria e tmerri i armës që pret të shkrehet, dëgjojnë zërin (ata s’kanë televizor) e kryeministrit që i siguron me besë malsori, se jemi një nga popujt më të lumtur të Ballkanit…
    «Ç’të bëjmë?», pëshpërisin edhe buzët e thara të fëmijëve të ngujuar anemikë, që shikojnë me sy të përlotur babanë e tyre duke pirë duhan, në pritje të ditës së plumbave. Jo rrallë ai e shpejton vetë atë ditë, me një pakujdesi të qëllimshme, për të shpëtuar prej atij tmerri pa fund.
    «Po tani ç’të bëjmë?», lebetiten jetimët e këputur, të mbetur në mes të katër rrugëve.
    Por ata nuk kanë internet që ta shkruajnë këtë pyetje atje e t’i qajnë hallet së bashku me të tjerët. Psherëtimat e tyre treten në eter.
    Fshati që duket nuk do kallauz – thotë një proverb i popullit tonë.

    Media shqiptare në tërësi dhe shtypi në veçanti, megjithë mangësitë evidente që manifeston, nuk duhet të harxhojnë më energji e kohë për t’iu prezantuar skëterrën kombëtare shqiptarëve, e cila po i lemeris të gjithë. Jo vetëm të gjallët, por edhe të vdekurit, eshtrat dhe varret e të cilëve po ndërrojnë kombësi dhe po kthehen në sinorë të helenizimit të trojeve amëtare.
    Shqiptarëve ua shtron problemet mjerimi i tyre përditë e përnatë. Është ora për t’i zgjidhur ato. Është ora për t’iu dhënë një përgjigje serioze e premtuese pyetjeve të shumta, që shtrojnë shqiptarët e shqetësuar në komentet e tyre në internet:
    «Ç’duhet të bëjmë, për të shpëtuar nga kjo gjendje?»
    Kësaj pyetjeje jetike i duhet dhënë përgjigje sa më parë nga ju, intelektualë shqiptarë, mbasi nesër do të jetë vonë. Dhe mos harroni mësimin e historisë së hidhur të popullit tonë: e kemi paguar gjithmonë shtrenjtë udhëtimin në histori, se përherë kemi qenë udhëtarë të vonuar. Le të përpiqemi së bashku të shpëtojmë kësaj here nga ky kurth i kohës. Për këtë fati na i ka ofruar rastin, i cili vjen vetëm një herë në jetë. Libri me ngjarje të jetuara që keni në dorë denoncon Thembrën e Akilit të problemit tonë kombëtar e shoqëror, duke shtruar njëherësh edhe mënyrën e zgjidhjes së tij. Asnjë pasojë nuk mund të meremetohet, pa u eliminuar më parë shkaqet e saj. CIA ka sabotuar në maj 1984 komplotin antidiktatorial të 22 kuadrove e detektivëve të Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ), organ që drejtohej nga Ilir E. Hoxha në atë kohë. Ky ishte shërbimi më i madh që mund t’i bëhej diktaturës komuniste.

    Provat për këtë veprimtari të tyre antishqiptare të trajtuar në libër janë absolutisht të pakundërshtueshme. Njëzet prej autorëve të komplotit të lartpërmendur ndodhen në SHBA, nën kontrollin e CIAS. Midis tyre edhe këta tre persona: Guri Streto – ish-zëvendësi i Ilir Hoxhës në detyrë (përkohësisht edhe baxhanak i tij), ish-detektivi i burgosur Hamit Meli, si edhe vëllai i tij, Dari Meli. Në libër keni edhe adresën e Dari Melit në Amerikë dhe numrin e tij të telefonit. Veçse bëhet fjalë për një linjë telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat.
    Siç jeni informuar nga përmbajtja e dy vëllimeve të librit, njëzet kuadrot e shërbimit sekret shqiptar që mbahen nën kontrollin e CIAs, disponojnë në Shqipëri një arkiv shumë të pasur me materiale ilustruese të atyre ngjarjeve të jetuara: filmime të shumta, fotografi pa hesap, incizime sekrete e dokumente shkresore tronditëse. Për fat të mirë, ata i përkasin sot kryesisht moshës 58–62 vjeç, pra një moshë aktive pune dhe pjekurie maksimale.
    Ndërkohë dy varre akuzues ndodhen në Tiranë, të dy heronjve Fatmir Merdari e Afrim Pahia. Familja Merdari është me origjinë nga Korça, por janë banorë të hershëm të Tiranës. Familja Pahia e ka origjinën nga Kavaja, por banojnë prej një kohe të gjatë në Tiranë.

    Të nderuar gazetarë shqiptarë!
    A ka ndonjë vështirësi për ju t’i verifikoni këta varre trimash në Tiranë dhe të kontaktoni me familjet respektive, për tu informuar rreth jetës dhe fundit të bijve të tyre martirë të kombit ? Kolegët tuaj rrezikojnë sot jetën në Afrikë, për t’i ndjekur nga afër ato ngjarje të rrezikshme, që nuk ndodhin në vendin e tyre. Juve ju duhet fare pak punë në kushte komode në qytetin tuaj, për tu bindur për vërtetësinë e ngjarjeve të një libri, që hap një perspektivë kombëtare për zgjidhjen e problemeve të rënda që përjeton populli shqiptar, pjesë e të cilit jeni edhe ju vetë, familjet e fëmijët tuaj. Ashtu siç u bind kuadri belg që shqyrtoi gjatë e gjerë dosjen time për disa vjet, para se të më njihej me zemër të thyer e drejta e azilit politik. Për vdekjen e Fatmirit dhe të Afrimit ka dosje të posaçme të ilustruara me fotografi, të cilat i ka parë me sytë e tij personi që shqyrtonte dosjen time. Si gazetarë, ju keni të drejtë t’i shikoni me sytë tuaj ato dosje, mbasi nuk përbëjnë ndonjë sekret. Madjé, për hir të së vërtetës, duhet pranuar se shthurja e shtetit krijon hapësira më të mëdha manovrimi për një gazetar të përkushtuar në profesion.
    Mendoj se ju duhet t’i inkurajoni familjet e atyre heronjve që, me ndihmën tuaj, të kërkojnë të hidhet dritë mbi të vërtetën e rrethanave në të cilën bijtë e tyre kanë humbur jetën. Është e drejta e atyre familjeve që ta kërkojnë edhe në rrugë gjyqësore diçka të tillë. Ata nuk janë varre të rëndomtë që t’i mbulojë pluhuri i kohës, por janë varre heronjsh të rrallë, që Shqipërisë po i mungojnë prej një kohe shumë të gjatë. Mbi të gjitha, zbardhja e asaj të vërtete përbën një akuzë të drejtpërdrejtë e shumë të argumentuar ndaj autoriteteve amerikane, të cilave do t’iu faturoheshin edhe riparimet e pasojave të sabotimit që kanë bërë, gjë që do t’i jepte një shtysë të fuqishme pozitive zgjidhjes së drejtë të problemit kombëtar e shoqëror të shqiptarëve. Njëkohësisht do të shërbente si zanafillë e një miqësie të shëndetshme e dinjitoze me popullin e qeverinë amerikane. Ata nuk pranojnë miq zvarranikë, që tremben nga hieja e tyre. Këtë kategori dykëmbëshash ata e quajnë të denjë për skllevër dhe nuk hezitojnë ta trajtojnë si të tillë, mbasi vetë e kanë arritur gjithçka me sakrifica, pa pritur t’ua dhuronte kush, siç presim ne shqiptarët.
    Si gazetarë, ju e keni mundësinë të informoheni, se cili ka qenë Guri Streto dhe ku ndodhet ai tani. Dhe pse vazhdon të qëndrojë ende në Amerikë, kundër dëshirës, ndërkohë që familja e tij nuk di asgjë të saktë sesi i ka shkuar filli djalit të tyre shumë të talentuar, shumë trim e po aq të pushtetshëm në atë kohë në Tiranë. Ashtu siç mbahen sot edhe anëtarët e tjerë të grupit të tij antidiktatorial. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për vëllezërit Hamit e Dari Meli të lindur në lagjen Palorto të Gjirokastrës.
    Ata të njëzetë përbëjnë një kontigjent të rrallë heronjsh të gjallë, të cilët me aftësitë e horizontin profesional që disponojnë, si edhe konceptet bashkëkohore amerikane për lirinë e demokracinë, do të shërbenin si oksigjen jetëdhënës për Shqipërinë e asfiksuar. Ndërsa administrata amerikane do të detyrohej të ndryshonte kursin e politikës së saj ndaj kombit shqiptar, duke i hapur perspektiva të mëdha zhvillimit të popullit shqiptar. Ata janë shtet juridik dhe dinë t’i pranojnë e t’i korrigjojnë padrejtësitë, kur dalin në dritë. Në këtë drejtim ndikon shumë edhe populli i tyre liridashës, kur viktimat politike bëhen publike. Kjo mbetet detyrë e inteligjencies shqiptare në tërësi dhe e gazetarëve në veçanti.
    Natyrisht, nëse ata do të hedhin dritë e do t’i publikojnë shkaqet e dramës shqiptare, mirënjohja mbarëpopullore ndaj tyre nuk do të mungojë në një rast të tillë, të papërsëritshëm. Përndryshe, shpresa për një të ardhme të denjë të popullit e të kombit shqiptar do të mbetet përgjithmonë e varrosur në varret e Fatmir Merdarit e Afrim Pahisë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 24-07-2011 më 02:51
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hamiti prap e dh.jet..

    i quan viktima ata te 21 janarit dhe quan vrases lul bashen..
    pra ne nji linje hamiti ynë me ed rucin dhe shtabin qe organizoj 21 janarin..

    nga nje ane hamiti del si njohes i mire i metodave sigurimse enveriste.. e ne an tjater hamiti shet ne publik te njetat pallavra qe duan te shesin shtabi bllokqen i 21 janarit..

    pra perfundimisht o maqo.. me kte hamitin kot po lodhesh..

    nuk ka asgje interesante ky djal ti thot popullit shqiptar..

    e vetmja gje qe ben mire ta sqaroje ki hamiti..eshte..
    te na thote se si ka perfunduar ne ate gjendje shpirterore karaktero-mendore qe ne psikoanalizologji i thone.. sindromi i stockholmit..
    e kemi shpjeguar me heret se ceshte ki sindrom..

    eshte ..kur skllavi.. i del ne mbrotje padronit.. pra qengji benet.. hall-qares i ujkut..

    ki term lindi me rastin kur nje vajz e rrembyer e e perdhunuar nga nje monster ne castet kur policia perpiqet ta cliroje e shpetoje e te arrestoje banditin..kjo i behet ndihmese e bashkpuntore ne carjen e rrethimit..

    kjo i shokoi psikologet e qe ahere meqe ngjarja ndodhi ne rrethina te stocholmit.. ta quajn sindrom stocholmi.. rastet e tilla te cilat jan te vjetra sa vet jeta njerzore..

    ne falangat e 21 janarit vec huliganve te llojit ziver maskes muarren pjese dhe kurt kolet e bedri blloshmet..
    pra dy modele te sindromit te stockholmit..pra dy te ish perdhunuar birucave te regjimit envero-bllokqen.. ju bashkun falanges se 21 janarit qe organizonte kulisheria neo-bllokqene..

    dhe hamiti aty lundron.. sic lundron aty dhe taku ngjele.. baban e te cilit e mbanin hetuesit enveroiste ne nje arkivol..

    gjynah..



    ..

  16. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Brar, që ato të 21 janarit janë viktima ky është fakt. Pse si do i cilësoje ti 4 të vrarë ?!!!
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    hamiti prap e dh.jet..

    i quan viktima ata te 21 janarit dhe quan vrases lul bashen..
    pra ne nji linje hamiti ynë me ed rucin dhe shtabin qe organizoj 21 janarin..

    nga nje ane hamiti del si njohes i mire i metodave sigurimse enveriste.. e ne an tjater hamiti shet ne publik te njetat pallavra qe duan te shesin shtabi bllokqen i 21 janarit..

    pra perfundimisht o maqo.. me kte hamitin kot po lodhesh..

    nuk ka asgje interesante ky djal ti thot popullit shqiptar..

    e vetmja gje qe ben mire ta sqaroje ki hamiti..eshte..
    te na thote se si ka perfunduar ne ate gjendje shpirterore karaktero-mendore qe ne psikoanalizologji i thone.. sindromi i stockholmit..
    e kemi shpjeguar me heret se ceshte ki sindrom..

    eshte ..kur skllavi.. i del ne mbrotje padronit.. pra qengji benet.. hall-qares i ujkut..

    ki term lindi me rastin kur nje vajz e rrembyer e e perdhunuar nga nje monster ne castet kur policia perpiqet ta cliroje e shpetoje e te arrestoje banditin..kjo i behet ndihmese e bashkpuntore ne carjen e rrethimit..

    kjo i shokoi psikologet e qe ahere meqe ngjarja ndodhi ne rrethina te stocholmit.. ta quajn sindrom stocholmi.. rastet e tilla te cilat jan te vjetra sa vet jeta njerzore..

    ne falangat e 21 janarit vec huliganve te llojit ziver maskes muarren pjese dhe kurt kolet e bedri blloshmet..
    pra dy modele te sindromit te stockholmit..pra dy te ish perdhunuar birucave te regjimit envero-bllokqen.. ju bashkun falanges se 21 janarit qe organizonte kulisheria neo-bllokqene..

    dhe hamiti aty lundron.. sic lundron aty dhe taku ngjele.. baban e te cilit e mbanin hetuesit enveroiste ne nje arkivol..

    gjynah..



    ..
    ne rradh te par dua te te them ,qe metodat e tuaja qe te ulesh dike qe ka vuajtur ne burgjet e enverit , jan sh te peshtira ...keshtu qe nuk ja vlen as tew debatoj

    sa per sindromen e stokholmit me duekt se je bartes i saj ........si skllav i berishes dhe mbrojtes i krimeve te tij

    sa per 21 janarin ...rama i nxorri turmat ne rurge e sala i ekzekutoi ......pra me nje fjale ata jan fajtoret

    edhe qe merr ne goje njerez te vrare ne menyre c'njerezore , nga shteti ne mes te dites e ne mes te bulevardit , tregon se sa i ulet je e i peshtire

    fatkeqesisht kjo fara juaj eshte me shumice ne shqiperi ,prandaj jemi ketu ku jemi si komb

    dua te kujtoj hedhjen e bustit te diktatorit ku nuk u derdh as edhe nje pik gjak ......eshte turp qe edhe pas 20 vitesh te jemi akoma e me diktature se ato dit.......du ate te rikujtoj se kur u hodh busti nuk u vra asnjeri .......


    sa per maqellarjotin kam vetem nje fraze ......vazhdo keshtu ,shqiperia ka nevoj per njerez si ju

  18. #18
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga yllbardh Lexo Postimin
    Ti çuditesh se pse jemi:

    Këtu nuk ka asgjë për t'u çuditur sepse përderisa nuk ekziston respektimi i dyanshëm ne shqiptarët gjithë herë do të jemi të ndarë në përkatësi me karakter të ndryshëm.
    Ky eshte problemi thelbesor. Perse jemi kaq te "ndar"!

    Ajo qe i bashkon njerezit me shume se cdo gje tjeter jane kohet e veshtiresise qe ata kan ndar gjat bashkjeteses se tyre. Experienca te tilla bejn njeriun te jet "empathetic". Keto ndjenja instinktivisht krijon nje detyre morale per te rrespektuar bashkvuajtesin. Mund te them me plot gojen se shqiptaret jane populli qe kan vuajtur me shume ekonomikisht dhe shiprterisht, ne te gjithe kontinentin evropian. Kemi jetur ne nje bote dhe rrethana aq absurde sa vetem shqiptari mund ti kuptoj. Gje qe e ben ate akoma me te vecant ne rajon. Ne raste te tilla solidariteti eshte hapi i radhes i natyrshem qe shoqeria shqiptare duhet te hedhi per te ngjitur shkallet e perparesimit.

    Keto jane nyet e pa prera qe duhet te lidhin nje shoqeri dhe jo te shperndaj ata dhe aq me teper te etikojn njeri tjetrin si militant PD apo PS apo i kryqit apo i gjysem henes apo i pa fe. Kur etiketat, e larpermendura, ne vende tjera te botes jane vetem ideale personale qe ne rastin me te keq nxisin argumente,(midis popullit) ne shqiperi ne rastin me te mire ato perfundojn ne nje armiqesi te ashper. Ky fenomen qe ndodh ne shqiperi nuk eshte "normal" nuk ka se si te jet, sidomos mbas "renjes" se diktatures. Mjafton qe njeriu te digjet vetem nje here per te mos te ven doren ne zjarr prap, cuditerisht shqiptaret nuk mesojn nga ky verpim.

    Une mendoj se problemi kryesor eshte shqiptaret jane genjuer gjithmone. syri i mendjes i eshte mjergulluar, dhe preceptimi i realitetit kufizuar. Shqiptaret jane te djegur per pak drejtesi dhe "demokraci" Prapaskenistet e dine shume mire kete gje. Prandaj ata dalin me etiketa joshes si Partia Demikratike Partia Socialiste, e intergrimit, e aleances, e se ardhmes, demokristiane, lloj lloj etiktash te ndryshme. Nje vend si shqiperia me 3 milion banore ka me teper parti per "Capita" se sa shtetet me popullsi 10 here me te madhe. Keto jane truko te bera nga prapaskenistet. Motoja e tyre esthe "perca dhe pushto" Nje popull i ndar eshte shume kollaj te zaptohet. Debatet e ashpra qe behen me media, te shtypit apo televizorit jane te gjitha skena. Behen te ashpra me nje qellim. Qe te armiqesojn simpantizantet e partive me njeri tjetrin! Dhe qe te krijojn iluzionin e demokracis dhe lirise se fjales. Ne nje kohe qe jo "opozita" politikane, por mediat qe jane zedhenesit e liris se fjales luftohen ne kulm.




    NE SHQIPERI NUK KA PASUR KUUURRRE PLURALIZEM POLITIK. Ka pas tolerance ne kohen e zogut, por kurre pluralizem. Noli dhe Zogu ishin kundershtar ama kur Noli u semur Zogu e coj jasht shtetit per ta kurur me fonded e veta! Keta ishin njerez me bindje te forta dhe politikan qe e rrespektonin njeritjetrin si bashkatdhetar ne radhe te par. Ishin burra shteti te vertet kurse keta te sotmit jane zagar qe perdoren per gjyeti.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    Maqellarjot

    Ke ber shum mir qe e ke sjell kete shkrim ketu!
    Shumica qe e kan lexuar un besoj qe jan shtangur ose sic e the ti "i jan sjell mendt verdall" mua per vete mu moren mendt kur e lexove, dhe me vinte shum inat me veten dhe me shoqerin ton, se jemi ne individed qe bejm ate shoqeri.

    Shqiptaret sot jetojn per pes lek dhe jan shum frikacak, kan frik te humbasin ato pes lek dhe nuk u shkon mendja per gjera te tilla sic e permend ai autori, si analistet, si gazetaret, si avokatet gjithashtu dhe populli i thjest duke mos par pes lek ai pranon ate realitet dhe nuk e vret mendjen edhe per pes qindarka.

    Me vjen shum keq ....

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    nje leter e autorit te librit nje ze nga shkretetira
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •