Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Duke kapur hajnat e makinave, zbulohet e mitura e zhdukur

    Publikuar: 20.07.2011 -
    Istog, 20 korrik - Gjatė aksionit pėr kapjen e dy hajnave tė makinave nė komunėn e Istogut, mesnatėn e kaluar, policia ka gjetur edhe njė vajzė tė mitur, e cila para tri ditė ishte raportuar nė polici nga prindėrit e saj si person i zhdukur, raporton KosovaLive.

    Nė momentin e gjetjes sė saj, siē konfirmoi policia tė mėrkurėn, vajza ka qenė nė njė makinė tė vjedhur bashkė me personat e arrestuar, ndėrkohė qė ende nuk dihet se ajo ka qenė nė shoqėrimin e tyre me dėshirė apo me dhunė.

    Gjetjes sė rastėsishme tė saj, nė kėrkim tė sė cilės ishte njėsiti pėr persona tė zhdukur, i ka paraprirė raportimi nė polici mbrėmė pas mesnatės i njė 59 vjeēarit nga Istogu, tė cilit i ishte vjedhur xhipi me targa tė Kosovės, i parkuar para njė kafe-bari nė afėrsi tė parkut nė Istog.

    Makinėn e vjedhur policia e kishte gjetur pak mė vonė tė braktisur nė vendbanimin Istogu i Poshtėm, kurse gjatė kėrkimit tė personave tė dyshuar, patrulla policore kishte ndaluar nė fshatin Shushicė njė veturė “FORD” mė targa tė Kosovės, tė cilėt dy hajnat e kishin vjedhur gjithashtu mė parė nė Istog.

    Sipas njoftimit tė policisė, gjatė kontrollimit tė personave nė makinė janė gjetur edhe dokumentacioni i xhipit tė vjedhur, si dhe ėshtė zbuluar se me dy personat e dyshuar ishte nė shoqėrim edhe vajza e mitur, e cila ishte raportuar nė polici me 17 korrik nga prindėrit si person i zhdukur.

    Dy hajnat e makinave, njėri 22 vjeē nga fshati Rakosh dhe tjetri 21 vjeē nga fshati Dobrushė tė Istogut, janė arrestuar, kurse vajza, pėr tė cilėn organet e rendin nuk dhanė informata nga cili vendbanim ėshtė, ende gjendet nė polici duke u marrė nė pyetje, pėr tė sqaruar se a iu ka bashkangjitur me dėshirė dy tė rinjve tė arrestuar, apo ėshtė marr me dhunė nga ata nė shoqėrimin e tyre.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pergezime Policise..

    ja pra.. se nga kontrollet nuk vjen gje e keqe..

    cdo lahper duhet kontrolluar kur e sheh polici ne kerr..

    o ka kallasha te fshehur o droge e vajza o tritol..

    ne se do kosova te behet shtet..

    Zoti i ka cu policet.. te kontrollojn dhe ja ..doli vajza e rrembyer..

    Bravo Rexhepi..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •