Dar_di, faleminderit per shqipen e paster!
Ka disa probleme rreth ketij djalit;
E para, nuk ka qene i adoptuar ne menyre te ligjshme, qe do thote nese nuk eshte bere adoptimi sipas ligjit, atehere nuk njihet si femije legjimitim (i ligjshem) i adoptuesit, sepse vetem ne momentin kur biresimi behet sipas ligjit perkates, atehere vetem ne kete rast, i adoptuari njihet si trashegimtar i ligjshem, njesoj sikur te ishte bir nga gjaku.
E dyta, nese ka problem trashegimine, djali nese e njeh familjen e tij nga gjaku, ka te drejte te kerkoje trashegimine nga prinderit e tij natyrore, jo nga adoptuesit te cilet nuk e kane biresuar ne menyre te ligjshme.
Se treti, kjo qe parashtrova eshte sipas legjislacionit ne R.Sh, nuk e di nese eshte i afert me ate kosovar, por mbase mbase duke qene se kemi te bejme me fushe te civiles-familjare, atehere mund te gjendet shteg i tille, qe duke qene se djali njihet boterisht si i biresuari i prinderit adoptues, mund te kerkoje qe biresimin de-facto ta ktheje ne de-jure, pra meqe njihet nga te gjithe si i biresuar mund te kerkoje te biresohet ligjerisht. Mesa di une, nje kusht themelor per t'u biresuar eshte te jesh i mitur, dhe diferenca moshore midis atit biresues dhe te te biresuarit, nuk duhet te jete me shume se 18 vjet. Por meqe kemi te bejme me nje rast te rralle (sui generis) biresim faktik prej vitesh, atehere mbase mund te gjendet ndonje hapesire ligjore qe te kthehet ne biresim ligjor (mgjs veshtire me duket)
Sa per ceshtje pasurie, pasuria trashegimore, kalon vetem pas vdekjes se trashegimtarit, pra te atit biresues, dhe ne kete rast, nese djali ka kete problem, mund t'i kerkoje hapur te atit, qe pasurine trashegimore, mund t'ia kaloje me testament, ku te thoje hapur qe nje pjese te pasurise se tij, do ia kaloje djalit qe ka biresuar, edhe pse nuk e ka biresuar ligjerisht, shpreh me vullnet te plote qe e njeh si trashegimtare te tij.
Nuk e di a u tregova e qarte, nese ka ndonje pyetje tjeter, nevoje per sqarim, me thoni...gjithashtu nese jam gabim.
Sa i perket varjes me konop, eshte dicka qe nuk ka te beje fare si zgjidhje, sepse fundja je i fejuar dhe
supozohet qe je ne gjendje te ecesh vete ne jete.
Krijoni Kontakt