Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-01-2011
    Postime
    106
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Mosha dhe Njeriu

    Desha nje pyetje psh dime qe njerzit kur te plaken dhe zvoglohen per disa cm sa esht e vertet kjo a din dikush psh ?

    un tash 183 cm 17 vjet sa cm do jem ne moshen 50 Cm pershembull


    sepse babi me thot kam qen shum i gjat kur kam qen i ri por tash esht vetem 175cm

    a esht e mundshme kjo psh per sa cm njeri mundem me u zvoglu ?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,733
    Faleminderit
    1
    0 falenderime nė 0 postime
    OSTEOPOROZA



    Osso(kocka) normal-----------Osso jo normal


    Osteoporoza ėshtė njė sėmundje endokrine e skeletit, e karakterizuar nga rezistencė e ulėt e kockės, gjė e cila predispozon pėr rrezik tė lartė frakture.



    Epidemiologjia
    Osteoporoza ėshtė njė sėmundje, frekuenca dhe manifestimi klinik i sė cilės ėshtė nė pėrpjesėtim tė drejtė me rritjen e shpresės pėr jetėn, duke iu shtuar shqetėsimeve tė tjera tė moshės.
    Faktorėt ndikues: - faktor esencial dhe pėrcaktues: mosha, raca, pesha e ulėt, momenti i instalimit tė mungesės hormonale
    Faktorėt ndihmues: mungesė kalciumi dhe vitamine D, mungesė estrogjenėsh (pavarėsisht nga shkaku), jetė e ndenjur ulur, duhani, kafeja, etj.
    Me moshėn gratė humbin mesatarisht 30-40% tė masės kockore, ndėrsa burrat afėrsisht 20-30%. Kjo humbje ndodh nė dy linja:
    -e para ėshtė humbja e lehtė, e vazhdueshme lidhur me moshėn, e cila ndodh si tek gratė ashtu dhe tek burrat, dhe ėshtė pėrafėrsisht 0.5-1% nė vit.
    - e dyta ėshtė e lidhur me mungesėn estrogjenike qė ndodh nė menopauzė, kjo humbje ėshtė e pėrshpejtuar dhe ėshtė me disa % nė vit.
    Tė tjera shkaqe janė:
    Pamundėsia e arritjes sė njė mase kockore optimale gjatė adoleshencės dhe mė vonė:
    - shkaqe gjenetike
    - dietė e pamjaftueshme me kalcium
    Tė tjera sėmundje, (nė kėtė rast quhet Osteoporozė dytėsore):
    - hiperkorticizėm;
    - tirotoksikozė;
    - hipogonadizėm;
    - imobilizimi, etj.

    Kur duhet tė paraqitemi tek mjeku?
    Osteoporoza nuk jep njė shenjė tė sajėn, prandaj dhe ėshtė quajtur “epidemi e heshtur”.
    Pėr kėtė arsye te mjeku duhet tė paraqiten:
    - tė gjitha gratė mbi 65 vjeē;
    - ato qė kanė njė frakturė fraxhiliteti (mbas njė traumatizmi minor);
    - gratė nė peri apo postmenopauzė, por qė kanė dhe faktorė tė tjerė rreziku;
    - pacientėt qė vuajnė nga sėmundje qė shkaktojnė osteoporozė;
    - personat me shqetėsime tė tilla: rėnie nė gjatėsi, dhimbje kockash, deformime.


    Ē’ėshtė fraktura osteoporotike?

    Pacienti me osteoporozė do tė thyej mė me lehtėsi ēdo kockė nė krahasim me njė pa osteoporozė. Frakturat mė tė shpeshta janė:
    Fraktura e radiusit ( njė nga kockat e parakrahut) mbas njė rėnie apo mbėshtetje mbi dorėn e shtrirė.
    Frakturat vertebrale janė njė pjesė e rėndėsishme e sindromės osteoporotike duke qenė shpesh tė pėrfshira nė pėrkufizimin e osteoporozės. Ato shfaqen spontan, ose mbas traumave minore, si pėrpjekja e kollitjes, lėvizjet e menjėhershme, apo ngritja e peshave. Janė mė tė shpeshta nė mesin e kolonės dorsale (T 7-8) dhe zonės torako-lombare. Problemet e kėsaj frakture janė dhimbja akute dhe pasojat afatgjata.

    Dhimbja ndjehet e thellė dhe e shpėrndarė pėrgjatė kolonės, shtohet me lėvizjen dhe pėrmirėsohet me pushimin. Pacientja ka vėshtirėsi me qėndrimin ulur dhe mė kėmbė, ndėrsa nė disa raste ėshtė aq e fortė sa pacientja ėshtė e paralizuar nė shtrat. Ngjeshja radikulare (e nervave) ėshtė pothuajse rregull nė frakturat vertebrale dhe mund tė japė dhimbje tė njė apo dyanshme, qė shkojnė dhe pėrpara pėrgjatė brinjėve. Shpesh dhimbja pėrmirėsohet mbas 2 javėsh regjim shtrati, por dhe mund tė vazhdojė me intensitet mė tė ulėt. Pėrdorimi i antiinflamatorėve josteroide pėrmirėson shumė gjendjen e pacientes.
    Pasojat afatgjata janė: ēifoza(pėrkulja pėrpara e kolonės), dhimbja kronike dhe humbja nė gjatėsi. Dhimbja kronike e kurrizit ėshtė mė e theksuar nė pozicionin ulur,ose qėndrimin gjatė nė kėmbė dhe pėrmirėsohet nė pozicionin shtrirė.
    Fraktura e femurit ėshtė mė e rėnda. Ndodh si pasojė e rėnieve nga pozicioni mė kėmbė, por mund tė ndodhė dhe spontan. Kjo frakturė ėshtė e dhimbshme dhe ka nevojė pėr spitalizim tė gjatė, pasi shoqėrohet me vdekshmėri tė lartė. Mbi 30% e pacientėve mbesin me impotencė funksionale pėrfundimtare.

    DIAGNOZA

    Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka vendosur njė pėrkufizim tė bazuar nė pėrcaktimin e densitetit tė masės kockore, e shprehur me njė vlerė T, e cila pėrfaqėson numrin e devijimeve standarde (DS) nėn mesataren e vlerave tė njė tė rrituri, tė ri, normal:
    • normal: +/- 1 DS
    • osteopeni: -1 deri -2.5 DS
    • osteoporozė: nėn -2.5 DS
    • osteoporozė e rėndė: nėn -2.5 DS plus frakturė
    Humbja e masės kockore bėhet evidente nė radiografi vetėm pasi kalon 30% .
    Aktualisht pėrdoret ekzaminim DXA (dual-energy x-ray absorptiometry), qė ėshtė tepėr i ndjeshėm.

    Trajtimi:
    I. Trajtimi preventiv (parandalues)
    • Zhvillimi i procesit tė seksualizmit nė parametra normale


    Kjo periudhė korrespondon me etapėn e rritjes sė masės kockore, rritje qė ėshtė nė pėrpjesėtim tė drejtė me seksualizmin normal.

    • Mbajtja e stabilitetit osos pėrgjatė jetės

    Periudha e pubertetit dhe pas pubertetit e rritjes sė masės kockore, qė mbaron me dekadėn e dytė tė jetės, pasohet nga njė dekadė konsolidimi i masės kockore maksimale. Ēdo problem qė ndikon bagazhin hormonal normal nė kėtė periudhė ka pasoja nė masėn kockore.



    • Pėrballja me faktorėt qė japin osteoporozė

    Kujdesi nė terapitė me glukokortikoid, mbajtja e dozės minimale tė efektshme.
    Kujdesi nė terapitė zėvendėsuese me hormon tiroiden, duke ditur se dhe tirotoksikoza subklinike jep modifikime kockore.
    Ndalimi i duhanit dhe alkoolit
    Aktiviteti fizik

    • Kalciumi dhe vitamina D,ose metabolitet e saj

    Shtimi nė dietė i kalciumit dhe vit. D redukton humbjet kockore nė menopauzė. Rekomandohet marrja e 1000-1500 gr kalcium nė ditė dhe 400-800 UI vit. D nė ditė.
    Efekt tė mirė nė tė moshuarit kanė metabolitet e vit. D, kalcitrioli dhe alfakalcidoli.


    II. Mjekimi kurues:


    • Bifosfonatet;
    • Estrogjenėt dhe terapie estro-progestative;
    • Modulatorėt selektiv tė receptorėve tė estrogjenit;
    • Kalcitonina;
    • Parathormoni, etjDieta e balancuar qė fėmijė mbron nga osteoporoza
    Njė dietė e balancuar qė nė fėmijėri mund tė ndihmojė nė rritjen e masės trupore, duke ulur kėshtu rrezikun pėr shfaqjen e osteoporozės nė moshė tė rritur. Ky ėshtė konkluzioni i njė studimi tė kryer nga Giacinto Miggiano, drejtor i Qendrės sė Kėrkimeve Ushqimore Njerėzore nė universitetin katolik tė Romės. Osteoporoza ėshtė njė sėmundje e skeletit qė karakterizohet nga humbja progresive e pėrbėrjes sė kockės, qė bėhet poroze, pak rezistente dhe mė e ekspozuar ndaj rrezikut tė frakturave. Sipas vlerėsimit tė “International Osteoporosis Foundation”, njė grua ndėr tre e moshės 60 deri 70 vjeē apo 2 ndėr 3, e moshės 80 vjeē vuajnė nga ky problem. Kockat qė pėrbėjnė skeletin, rriten dhe forcohen gjatė fėmijėrisė dhe adoleshencės, duke arritur pjekurinė kimike nė moshėn 25-30 vjeē. Nga ky moment aktiviteti i vazhdueshėm i transformimit dhe rimodelimit kockor ka pėr qėllim ta bėjė kockėn mė tė fortė ndaj nevojave tė pėrditshme, sipas moshės. Nė studim, autorėt e studimit kanė evidentuar se duke adoptuar sjellje ushqimore tė shėndetshme qė lidhen dhe me aktivitetin fizik apo njė stil tė shėndetshėm jetese ėshtė e mundur tė arrihet njė nivel i lartė mase kockore. Pėr tė kundėrshtuar shfaqjen e osteoporozės duhet treguar shumė kujdes ndaj asaj qė hamė. “Eshtė e nevojshme njė dietė ushqyese e balancuar me njė pėrbėrje kalorike, tė pėrshtatshme me nevojat fiziologjike tė individit. Njė dietė e moderuar me proteina, njė gram proteinash pėr ēdo kile tė organizmit tonė (1 g/Kg/die), njė pėrbėrje tė duhur yndyrash dhe karbohidratesh qė nuk duhen tė jenė mė tepėr se 55-60% tė kalorive totale. Po qė duhen marrė ēdo ditė. Po ashtu rekomandohen sasi tė larta kalciumi, potasi, magnezi dhe sasi tė pakta sode”, theksojnė autorėt e studimit. Pėrsa i pėrket kalciumit, ndonjėherė nuk ėshtė e mjaftueshme marrja nga ushqimet dhe nė kėto raste duhet tė merren tableta me kalcium. Vitamina D ėshtė nga ana tjetėr njė pėrbėrės i rėndėsishėm pėr asimilimin e kalciumit dhe pėr kėtė duhet marrė me dietė apo me tableta. Edhe ekspozimi nė diell lejon tė prodhohen vitamina qė formohen nė lėkurėn tonė. Pėrveē kėsaj vitaminat: A, C, E, K dhe minerale tė tjera si fosfori, fluori, hekuri, zinku dhe bori janė tė nevojshėm pėr njė metabolizėm normal tė kockave dhe mund tė merren falė njė ushqyerjeje tė larmishme dhe korrekte. Sė fundmi rekomandohet eliminimi i alkoolit, kafeinės dhe pijeve tė gazuara. Kėto tė fundit duket se e rrisin mė shumė riskun pėr fraktura te gratė qė i konsumojnė..
    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-01-2011
    Postime
    106
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    psh tash un familja po me bajn mos hec i kerrysur dmth siq themi ne gerrbavur po un per shkak qe jam rrit me hov dmth shpejt jam zgjat psh nese rri un i kerrysur a ka mundesi naj efekt negativ me pas tek eshtrat mem mbet dmth ashtu eshtrat
    perndryshe eshtrat i kam te drejta

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •