Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Nderohet kongresmeni Lantosh që njihej si një mik i dëshmuar i shqiptarëve

    BEQIR SINA, Washington D.CKongresisti amerikan Tom Lantosh u lindi më 5 janar të vitit 1981 -dhe vdiq pas një sëmundje të rëndë më 11 shkurt 2008
    Në ndërtesën e Kongresit të SHBA - Capitol Hill dje u zhvillua ceremonia e përurimit të portretit zyrtare të kongresmenit, që vdiq tre vjet më parë Tom Lantos Në këtë ceremoni mori pjesë dhe një delegacion shqiptar, i kryesuar nga loby i parë në SHBA, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e kryesuar nga Presidenti i saj, ish-kongresisti republikan i New Yorkut, Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij një shkrimtare amerikan, Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Çështjeve Ballkanike për politikën e jashtme, analiste, dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, së bashku me disa anëtarë të Bordit të Lidhjes Qytetare, z. Ferro Gjonbalaj, z. Zef Balaj, z. Gjergj Dedvukaj dhe z. .Mustafa Xhepa anëtarë ky i Bordit të Drejtorëve të organizatës Albanian-American Freedom House - AAFH.

    Ky grup i shqiptarëve të udhëhequr nga DioGuardi erdhën në këtë ceremoni në Kongresin e SHBA për të nderuar figurën e kongresmenit Tom Lantosh i cili njihej edhe një mik i dëshmuar i shqiptarëve dhe veçanërisht ish kolegut tëtij në kongres Joseph J. DioGuardit. Por, edhe për të treguar respekt në zbulimin e portretit zyrtare të ish-Kryetarit i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Tom Lantos një mik i shquar i shqiptarëve, i njohur në Washington si kampion i të drejtave të njeriut, avokati për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe kongresmeni që bëri aq shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    Ai dhe kolegët e tij në Kongresin e SHBA, ish kongresmeni republikan i Illinoit, i ndjeri Hanry Hade, ish kongresmeni republikan i New Yorkut tani në pension, kongresmeni Ben Gilman janë sponsorët i disa rezolutave të ndryshme kundër regjimit të Millosheviqit dhe ata që e ngritën zërin dfisa herë duke kërkuar së bashku me kongresmen dhe senator pavarësinë e Kosovës.

    Hapja dhe drejtimin e kësaj ceremonie e bërë vajza e tij Katrina Lantosh Swett
    Ceremonia e vendosjes zyrtare të portretiti të Toma Lantoshit në sallën e Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku ai shërbeu për disa mandatura si kryetar u shoqërua nga një videoprezantim video dedikuar jetës dhe veprimtarisë e tij. Dokumentari i shkurtër i përgatitur nga nipi i tij tregonte rreth jetës duke filluar nga vend lindja e më pas në kampet e paraburgimit në Hungari, shkollën dhe martesën e tij me vajzën e bukur çifute Annette Tilleman dhe shërbimi, për 14 mandate deri sa vdiq në Kongresin amerikan, ku ai qe shquar gjithmonë për të "luftuar" për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në mbarë botën.

    Folën në këtë ceremoninë dhe miqtë dhe anëtarët e familjes së tij, e veja Annette me të, dy vajzat dhe dhe dhëndrin e tyre Richard Swett, kolegët e tij nga Kongresi dhe Senati i SHBA. Foli dhe kryetaria e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, republikania e Floridës kongresitja Ileana Ros - Letinen, Senatori Harry Reid, senatori John Karry, ish-Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, dhe kongresistët Hojer Steney dhe Howard Berman.
    Portreti zyrtar i ish Kongresmenit Demokratë të Kalifornisë Tom Lantosh u zbulua nga gruaja e tij.Annette Tilleman - Lantosh dhe dy bijat e tij Annette Lantos Dick dhe Katrina Lantos Sweett
    Më shumë emocione në këtë ceremoni ku morën pjesë dhjetra të ftuar, mes tyre dhe ambasador i Hungraisë dhe Izraelit në Washington, përfaqësuesi i liderit shpirtëror Tibetian Dalia Lama, kanë folur për jetën dhe punën e Tom Lantosh dhe kolegu i tij i njohur kongresmeni demokrat i Illinois zoti Dennis Kucinich, Kongresmeni Brad Sherman, Kongresmenia Shelly Berkley, dhe Jackie Speier, Kongresmeni James McGovern, dhe ambasadori Richard Swett burri i së bijës Katrina Lantos Swett
    Në përurimin e protretit zyrtar të ish kongresmenit Tom Lantosh mbesa e tij një soprano e re amerikane -, luajti me plot pasion një pjesë të zgjedhur klasike kushtuar Shteteve të Bashkuara
    Ceremonia zyrtare d vendosjes së protretit të ish-kongresistit Tom Lantos u mbyll me dy fjalime emocionale nga vajza e tij Annette Lantos Tillemann - Dick dhe bashkëshortja e tij Annette Tilleman Lantosh
    Oratorët thanë se Tom Lnatos erdhi në Shtetet e Bashkuara si një i mbijetuar i Holokaustit nga Hungaria pa asnjë para në xhep. dhe u ngrit për t'u bërë më vonë kongresmen dhe kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme.Përvojat tragjike të rinisë së tij e bënë Lantoshin një kampion elokuent dhe të zjarrtë për të luftuar dhe për të mbrojtur të të drejtave të njeriut për të gjithë njerëzit, kudo në botë. Për këtë punë për aq sa shërbeu ai u bë shenjë dalluese e shërbimit të tij në Kongres.
    Ata thanë se ky portret i bukur bashkon tematika të ndryshme të jetës Tom Lantos. Ai pasqyrohet me shikimin e tij inteligjent dhe të pastër. Këto janë sytë e një njeriu që ka "gërryjtjen" e stuhive të shumta dhe njeriut që e dinte " se pas furtunave një ditë të mirë do të agonte" për të.
    Mbi shpatullat e tij është një poster i diplomatit suedeze Raoul Wallenberg, një hero i rëndësishëm i Holokaustit i cili ishte përgjegjës për të shpëtuar jetën e Tom Lantosh gjatë luftës së Dytë Botërore. Në portret është dhe tavolina me një foto të çifit ideal Tom dhe Annette të dashur e të qeshur me gruan e tij edhe kjo një i mbijetuar Holokaustit hungarez, i cila ishte frymëzimi i burrit të saj Tom, partner, dhe shoku i shpirtit për gati 70 vjet.
    Tom Lantos ishte gjithashtu një avokat i përkushtuar për të drejtat e kafshëve, dhe në prehrin e tij në portret është edhe konja e vogël Gigi . Tom dhe Annette qen simbol i shpëtimit.Ylli i Davidit, shihet në portret në shpinë të librit, ai është referencë për krenarin e thellë të Tom në trashëgiminë e tij çifute, dhe flamurin amerikan në jakë të xhaketes së tij dëshmon për dashurinë dhe përkushtimin e tij për vendin e tij të adoptuar që ai shërbeu në Kongres për 28 vjet. linku.http://www.botasot.info/def.php?gjuh...y=65&id=127979
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •