Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

  2. #2
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Numri i ri

    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  3. #3
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Shpėrndahuni, po na numėrojnė!


    Teksa nė Shqipėri, opinioni publik ėshtė pėrfshirė prej kohėsh nė polemika pėr deklarimin fetar dhe etnik nė regjistrimin e popullsisė, i njėjti debat ka pėrfshirė tashmė Kosovėn. Komunitetet fetare si dhe aktorė tė ndryshėm tė jetės publike kanė shprehur shqetėsimet e tyre mbi mundėsitė e fabrikimit manipulativ tė rezultateve, tė cilat do tė mund tė pėrdoren nė mėnyrė tė pashėndetshme nga grupe tė ndyshme shoqėrore. Tė dhėna tė tilla krijojnė mundėsitė pėr tė debate tė pafrytshme mbi lojėra shifrash, tė cilat ne ballkanasit i ushtrojmė prej kohėsh, qė prej krijimit tė kombeve tona.

    Qė prej fillimit tė pėrpjekjeve pėr copėtimin e Perandorisė Osmane, statistikat etnike dhe fetare, tė ofruara nga kancelari tė ndryshme, kanė variuar nė pėrmasa kontrastuale, nė varėsi tė interesave politike tė pėrfshira nė rajon. Lufta pėr numrat ka qenė njė prej betejave mė tė preferuara tė qarqeve intelektuale e politike nacionaliste ballkanike, tė cilat kanė ndėrtuar legjitimitetin e veprimtarisė sė tyre tė mbrapshtė qė ka shėrbyer pėr tė ndezur konflikte tė parreshtura, pikėrisht mbi ftohtėsinė dehumanizuese shifrave. Statistikat nė rajon asnjėherė nuk janė konstatuar objektivisht nga realiteti, por gjithmonė janė prodhuar politikisht, nė funksion tė interesave dhe orekseve etnike e territoriale. Mund tė thuhet se, beteja pėr shifrat, pėr prodhimin e tyre, ėshtė zhvilluar nė dy mėnyra: ose nėpėrmjet fabrikimit tė tyre duke nxjerrė tė dhėna tė manipuluara, ose nėpėrmjet veprimtarisė genocidale dhe spastrimeve etike, qė janė pėrpjekur ta krijojnė mjedisin etnik tė munguar, gjė qė ka rezultuar me njė kosto tė tragjike mbi jetėt dhe fatet e njerėzve, por edhe mbi destabilitetin qė vazhdon tė qendrojė pezull mbi qiellin ballkanik.

    Beteja e numrave

    Aktualisht duket se ky sport vazhdon tė jetė tėrheqės pėr shumė aktorė politikė e grupe lobingjesh diplomatike, gjė qė tregon se kjo mendėsi ende nuk ėshtė shkulur prej trurit tė mpirė tė popujve tė kėtij rajoni. Grekėt vazhdojnė tė interesohen pėr kėto shifra nė Shqipėri, duke kėmbėngulur se ky regjistrim do ta afrojė Shqipėrinė me standardet europiane, ndonėse kėto standarde i lenė vetė pa plotėsuar. Ata madje, nuk kanė ngurruar ti kėrkojnė kėto pakica edhe ne botėn e tė vdekurve, duke fabrikuar nė jug tė vendit varreza dėshmorėsh imagjinarė me eshtra tė konvertuara shqiptarėsh. Nga ana tjetėr, serbėt e maqedonasit po synojnė tė krijojnė pakica rishtazi, duke rekrutuar etnikisht, boshnjakė e vllahė. E njėjta gjė, po ndodh edhe nė Kosovė, ku grupe tė shumta etnishė pėrpiqen tė fryjnė pėrqindjet e tyre, pėr tu mbajtur me paterica nė mėnyrė qė tė mund tė justifikojnė vetveten, nė njė shtet qė, teksa ėshtė shpallur paraprakisht multietnik, mbetet tash tė prodhojė etnitė. Natyrisht, gjitkush e kupton se, nė kushte tė tilla, regjistrimi i etnisė dhe fesė nuk ėshtė njė pune e menēur.

    Nė lidhje me fenė nė Kosovė, nė njė kohė kur ka njė diskutim tė gjerė mbi aktivitetin e misionarėve tė shumtė tė cilėt pėrfitojnė nga gjendja, nė kushtet e njė tranzicioni kulturor, pėr tė krijuar komunitetet e tyre, qeveria mendon se politikat mund ti orjentojė nėpėrmjet statistikave mbi fetė. Nė vend qė tė mendojė pėr tė zgjidhur problemet duke stimuluar dhe promovuar dialogun ndėrmjet komuniteteve etnike dhe fetare, duke garantuar hapėsirėn publike dhe atė tė tė drejtave pėr kėto komunitete, qeveria vendos tė hartojė statistika qė shėrbejnė vetėm si armė pėr tė pėrforcuar sherrnajėn midis tyre.

    Pasojat e kėtij angazhimi tė pamenduar mund tė merren me mend. Qė tani, mund tė themi se vendimi pėr njė rregjistrim tė tillė ka dhėnė shenjat e para tė lėvizjeve nė kampe tė ndryshme etniko-fetare. Kjo duket nė angazhimet e komuniteteve tė ndryshme pėr tė paraqitur interpretime paraprake te rezultateve tė mundshme, por edhe pėr tė bėrė sadopak fushatė nė funksion rezultateve mė tė favorshme.

    Nė Kosovė regjistrimi ka ngjallur shqetėsim tek njė sėrė grupesh sociale. Qė herėt, grupe tė ndryshme etnike e fetare kanė ofruar pretendime tė hamendėsuara statistikore. Gazetat nuk kanė ngurruar tė flasin as pėr konvertime masive fetare nė “fenė e tė parėve” apo nė konfeksione tė ndryshme tė ardhura nga aktivitete tė shumta misionarėsh. Pas reagimit tė komunitetit protestant nė Kosovė (tė cilėt shqetėsohen nė thelb se shifrat mund tė mos jenė favorizuese pėr ta), Forumi Musliman i Kosovės reagoi gjithashtu kundra njė pike nė pyetėsorin qė do tė regjistrojė popullsinė. Reagimi nuk ishte kundėr regjistrimit fetar nė tėrėsi, por kundėr opsionit pėr ta lėnė pa pėrgjigjie pyetjen pėrkatėse mbi besimin, gjė qė tek ata sjell shqetėsimin se shumė njerėz, duke refuzuar tė prononcohen, do tė krijojnė mundėsi pėr interpretime abuzive qė do tė mundohen ta paraqesin realitetin fetar si njė proces rrudhjeje pėr komunitetin mė tė madh fetar nė vend. Pėr kėtė arsye FMK-ja detyrohet tu bėjė thirrje njerėzve qė tė mos abstenojnė nė pėrgjigje, por tė deklarohen pa frikė pėr fenė e tyre. Pa i vėnė faj FMK-sė, e cila ėshtė e detyruar tė menaxhojė njė realitet qė nuk e ka prodhuar vetė, ky reagim mbetet i sforcuar. Ai synon mė tepėr tė zbusė sa mė shumė kostot e njė pune tė mbrapshtė qė nė nisje. FMK po pėrpiqet ti motivojė njerėzit tė deklarohen pa hezitim pėr fenė e tyre, ndėrkohė qė e udhės do tė ishte qė njerėzit tė mos kishin nevojė tė pėrgjigjen pėr kėtė.

    Ajo qė do tė duhet tė sqarohej nga ata qė ndėrmarrin iniciativa tė tilla janė dobitė qė do tė kenė shqiptarėt nga kėto regjistrime, gjė qė deri mė tani nuk shohim ta bėjnė. Qeveritė e vendeve tona duhet tė na sqarojnė nėse kanė gati programe apo politika zhvilluese mbi komunitetet etnike e fetare, pėr tė cilat janė tė detyruar tė kenė statistika tė sakta qė tė mund ti vėnė nė zbatim. Do tė ishte e udhės tė njiheshim me projekte tė tilla, pėr tė cilat regjistrimi i fesė dhe etnisė bėhet i nevojshėm, nė mėnyrė qė tė mund tė kuptojmė dobitė qė ka kjo nismė. Por me sa duket, e vetmja gjė qė do tė sjellė ky regjistrim, ėshtė gara idiote e grupeve tė ndryshme sociale qė i bazojnė angazhimet e tyre mbi principe tė tilla dominimi, qė i bėjnė ti shohin “fitoret” e tyre vetėm si humbje tė kundėrshtarėve. Mungesa e paraqitjes sė projekteve tė tilla, tė bėn tė mendosh se qeveritė e vendeve tona nuk kanė asnjė motiv administrativ nė kėtė regjistrim, gjė qė do thotė se ai do tė shėrbejė vetėm pėr tė pompuar spektaklin shterpė tė rivalitetit ndėrmjet grupeve tė ndryshme fetare dhe etnike.

    Shqipėria e re nga eksperimentet e vjetra

    Nė filmin “Dimri i fundit”, njė prej produkteve tipike tė njė kinematografie intoksikuese, siē ishte ajo e Kino-laboratorit propagandistik “Shqipėria e re”, ka njė batutė qė mund ti shkojė nė mėnyrė tė pėrpiktė si slogan kėsaj dialektike shifrash qė zhvillohet sot nė trevat shqitpare. Njė tufė grash tė njė fshati malor, synojnė tė ēajnė rrethimin gjerman, pėr tė kaluar disa gra partizane tė veshura si fshatare, tė cilat i kishin strehuar nė fshat pėr tu mjekuar. Pėr tė realizuar kėtė, gratė kishin improvizuar njė ekskursion tė pėrbashkėt nė pyll, kinse po shkonin pėr tė prerė dru, nga ku do tė mund edhe tė kalonin barrierėn gjermane pėr tė bėrė tė mundur qė tė rikthenin vajzat partizane nė ēetė. Por rrugės ndeshen me survejimin e vazhdueshėm tė gjermanėve, tė cilėt i mbajnė gjatė gjithė kohės nė vėmendje. Nė njė moment, kur dukej se situata po bėhej kritike dhe gjermanėt po pėrpiqeshin tė konstatonin nėse numri i grave nė kthim ishte i barabartė me atė nė nisje, njė prej personazheve u bėn thirrje tė tjerave: “Shpėrndahuni se po na numėrojnė”!

    Ndoshta e vetmja gjė pėr tė cilėn mund tė ketė ndonjė vlerė sot kinematografia socio-realiste shqiptare, ėshtė mundėsia pėr tė gjetur batuta qė mund tė pėrthyejnė nė mėnyrė komike metaforėn groteske tė realitetit tė sotėm. Jo mė kot ky realitet i pėrgjigjet mekanizmit propagandistik tė ushtruar pėr 50 vite me rradhe nga ideologjia zyrtare. Ka njė lidhje gjenetike ndėrmjet shqiptarit tė ri sot, dhe atij tė projektuar nga regjizura komuniste gjatė atyre viteve. Thirrjet e grupeve tė ndryshme etnike dhe fetare pėr tu “shpėrndarė” gjatė regjistrimit tė popullsisė, gjejnė shpirtin e tyre binjak nė epruvetat laboratorike tė dikurshme tė njeriut tė ri, atėherė ende nėn vėmendjen eskperimentale te ideologjisė zyrtare. Ajo qė duket se po ndodh tashmė, ėshtė ndėrrimi i ideologjive qė po trashėgojnė kėtė eksperimet dehumanizimi, duke bėrė qė “njeriu i ri” tė kalojė nga fabrikat e dikurshme jorentabėl tė konunizmit nė njė mori kuzhinash tė reja, qė ofrojnė, secila pėr hesap tė vet, recetat e tyre dietike pėr prodhimin artificial tė shqiptarit tė sė nesėrmes. Si rrjedhim, kjo ėshtė edhe arsyeja pėrse realiteti shqiptar ėshtė sot njė ēorbė e tillė tė cilėn nė fakt nuk dihet sesa do tė na duhet pėr ta vjellė.





    Botuar ne Revisten Shenja
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •