Revista e njohur ekonomike amerikane Forbes, paraqiti listen e dhjete semundjeve me te shtrenjta per nga kurimi. Semundjet me te shtrenjta per t’u kuruar te dhena ne listen e pergatitur nga ekonomisti Charles Roehriag, punonjes ne Institutin Altarum te Michiganit, jane si me poshte:

1. Semundjet psikike: Qeveria harxhon afersisht 142.2 miliard dollare per kurimin e kesaj semundjeje. 6 % e harxhimeve vjetore shkon per semundjet nervore si Alzheimer, Parkinson, depresionit, ankthit dhe skizofrenise. Shpenzimet per semundjet, ērregullimet psiqike rriten nga dalja ne treg e ilaēeve te reja dhe te shtrenjta.

2. Semundjet e zemres: Per kurimin e ketyre semundjeve harxhohen afersisht 123,1 miliard dollare. 5% e buxhetit vjetor perdoret per kete semundje, perseri mbetet shkaku numer nje i vdekshmerise. Vetem se shpenzimet per kete semundje jane duke rene. Sepse njerezit jane duke konsumuar me pak cigare. Cigarja eshte nje faktor rrezikues per zemren. Edhe ilaēet te cilat ulin kolesterolin mund te parandalojne krizat e zemres.

3. Trauma (goditje e kujteses): Per kurimin e kesaj semundjeje harxhohen 100,2 miliard dollare. Megjithese makinat tashme jane me te sigurta shpenzimet per traumat vazhdojne te rriten. Sepse per te kuruar nje rast traume duhen me shume para. Skanimet tomografike kompjuterike dhe analizat e tjera jane shume me te shtrenjta.

4. Kanceri: Per kurimin e kesaj semundjeje harxhohen afersisht 99,4 miliard dollare. 7% e buxhetit perdoret per kurimin dhe ashtu si ne semundjet e tjera edhe ketu shohim nje rritje te shpenzimeve nga viti 1996 deri ne vitin 2005. Vetem se shpenzimet per kurimin e kancerit te prostatit, kolones dhe mushkerive jane rritur dyfish.

5. Semundjet e mushkerive: Nderkohe qe per kurimin e ketyre semundjeve harxhohen 64,6 milard dollare, 6 % eshte shuma e shpenzimeve te ndara nga buxheti vjetor. Ne kete kategori te semundjeve te mushkerive bejne pjese azma, semundja kronike obstruktive e mushkerive (KOAH). Shpenzimet per semundjen KOAH vazhdojne te rriten ngadale per shkak te pakesimit te nivelit konsumues te cigares dhe te gjetjes se kurave te reja.

6. Hipertensioni: Per kurimin e kesaj semundjeje harxhohen afersisht 50,2 miliard dollare. Nga buxheti vjetor perdoren 9%. Shpenzimet per presionin e larte te gjakut sa vijne e shtohen. Sepse doktoret tani po i kurojne te semuret me ashpersisht me ilaēe. Brenda kesaj kohe mund te gjenden ilaēe per presionin e gjakut si Norvacs, marke popullore shume e shtrenjte. Nese doktoret do te keshillojne ilaēe me te lira atehere ne te ardhmen keta shpenzime mund te ulen.

7. Osteoartriti: Qeveria harxhon afersisht 48 miliard dollare per kurimin e kesaj semundjeje. Ndersa perqindja e shfrytezuar nga buxheti eshte 8%. Rritja e artriteve te belit mund te jete shkak i rritjes se harxhimeve . Edhe obeziteti eshte nje faktor rrezikues per artritet. Me shtimin e ilaēeve te shtrenjta si Vioxx dhe Celebrex ne vitin 2000 u shtuan edhe me shume shpenzimet per kurim. Ilaēi Vioxx duke pare se shtonte rrezikun e krizave te zemres ne vitin 2004 u hoq nga tregu. Ndersa ilaēi Celebrex i shitur nga Pfizer nuk eshte aq popullor sa ilaēi i hequr nga tregu.

8. Problemet e shpines: Per kurimin e ketyre semundjeve harxhohen afersisht 40,1 miliard dollare. 9% eshte pjesa e ndare nga buxheti vjetor. Pjesen me te madhe te shpenzimeve e nxene operacionet e palces kurrizore. Nje shkak i rritjes se shpenzimeve eshte edhe rritja e komplikacioneve te operacioneve te shpines. Per kurimin e dhimbjeve te shpines duket se ilaēet narkotike jane me popullore. Sipas nje studimi te dhene ne revisten American Medical Association pohohet se gjithe keta shpenzime nuk ndihmojne ne permiresimin e te semureve.

9. Semundja e veshkes: Shuma qe harxhohet per kurimin e semundjes se veshkave eshte afersisht 35,9 miliard dollare. Ndersa pjesa e ndare nga buxheti vjetor eshte 13%. Aparati i dializes ndryshoi menyren e kurimit te mungeses se veshkes. Nje kure tjeter e shtrenjte e semundjes se veshkave eshte edhe hormoni eritropoietin (EPO), nje ilaē i prodhuar nga firma Amgen per te kuruar anemine tek te semuret me veshka.

10. Diabeti: Per kurimin e diabetit shpenzohen afersisht 35,8 miliard dollare. Ndersa pjesa e ndare vjetore eshte 8%. Nderkohe qe ne Amerike ka rreth 24 milion diabetike ne Turqi ka 3 milion e 200 mije persona. Por kjo shifer sa vjen e rritet me perhapjen e obezitetit. Ndersa shkaku i mosrritjes se harxhimeve eshte se nje pjese e madhe e diabetikeve vdesin nga semundjet e zemres.