MENAXHIMI I KLASĖS SIPAS STANDARTEVE PEDAGOGJIKE

Pėrgatiti: Dar_di


Hyrje

Nė kuadėr tė Teorisė sė Mėsimit apo Didaktikės pėrfshihen edhe aspektet menaxhuese, tė cilat kanė njė rėndėsi thelbėsore nė zhvillimin e procesit tė mėsimit. Kjo ka qenė edhe arsyeja qė na nxiti qė pikėrisht tė zgjedhim trajtimin e kėsaj teme, duke u munduar tė bėjmė njė antologji seleksionimi tė temave dhe pikave mė tė rėndėsishme tė cilat lidhen me praktikėn aktuale nėpėr shkollat tona.
Ky trajtim teorik nė kėtė punim, pėrfshinė kriteret mė themelore qė ndėrlidhen me menaxhimin e klasės, atribute kėto, tė cilat duhet t“i posedojė dhe zbatojė ēdo mėsimdhėnės nė shkollėn e sotme. Studimi i tillė ka tė bėjė me drejtimin e klasės, formimin e grupeve, fillimin dhe pėrfundimin e mėsimit, ekologjinė e klasave, klimėn e klasės, motivimin e nxėnėsve, vetitė e mėsimdhėnėsit, komunikimi me nxėnėsit, mbajtja e disiplinės nė klasė dhe trajtesa tė tjera qė mund tė rrjedhin gjatė kėtij trajtimi.
Fillimisht, duhet tė njoftohemi se bazė referuese e artikujve janė ėshtė libri “Metodologji e Mėsimdhėnies” tė Bardhyl Musait.


Menaxhimi i klasės sipas standarteve pedagogjike


Fjala menaxhim do tė thotė udhėheqje, drejtim, organizim, nė kėtė kontekst, nė kuadėr tė procesit mėsimor.
Trajtimi teorik mbi menaxhimin e klasės, dhe reflektimi rreth metodologjisė efektive pėr zbatimin praktik nė klasė, janė dispozitat themelore me tė cilat mund tė realizohet mėsimdhėnia e suksesshme. Ėshtė e vėrtetė se mėsimdhėnėsi pėrballet ēdo ditė me befasi, tė cilat i vijnė papritur, ani pse ai nuk ka parashikuar raste tė tilla, por se si mund t“iu shmanget ai kėtyre problemeve tė cilat e pengojnė zhvillimin normal tė procesit mėsimor, kjo varet se sa ai posedon aftėsi dhe njohuri menaxhuese tė klasės, si arrin ta koordinojė dhe stabilizojė objektin si tėrėsi e zhvillimit tė mėsimit. Natyrisht, kėto probleme janė tė karakterit psiko-praktik dhe atij objektiv dhe subjektiv, veti kėto tė cilat i kanalizon mėsimdhėnėsi gjatė procesit tė mėsimdhėnies.
Interpretimet teorike tė ”Metodologji e mėsimdhėnies” e definojnė menaxhimin nė kėtė mėnyrė: “Menaxhimi i mėsimit ka tė bėjė me drejtimin dhe organizimin e veprimtarive tė tilla tė tė nxėnit duke synuar qė tė maksimalizohet pėrfshirja produktive e nxėnėsit nė mėsim.” (Musai, 2003, f.201).
T“i kthehemi pakėz konkretizimit tė kėsaj ēėshtje, duke pasqyruar gjendjen aktuale nėpėr shkollat tona, sidomos tė qyteteve.
Nė shkollat fillore dhe tė mesme, numri i nxėnėsve nėpėr klasa ėshtė enorm. Sipas gjendjes aktuale nė ēdo klasė mėsojnė mbi 35-40 nxėnės, madje ka raste kur njė klasė ka deri nė 45 nxėnės. Nė kėto klasa ndodhė kur mėsimdhėnėsi hasė nė destabilizimin e nxėnėsve, si rezultat i kėsaj ngarkese tė madhe. P.sh. kur mėsimdhėnėsi ėshtė duke e korrigjuar punėn e njė nxėnėsi, duke ndihmuar atė, apo duke i dhėnė ndonjė sugjerim ndaj temės mėsimore, pjesa tjetėr e nxėnėsve mund tė eskaloj nga stabiliteti paraprak, si p.sh. fillojnė bisedėn, pėshpėrisin, ngacmohen, qeshin, tė tjerėt mund tė tėrhiqen drejt vėshtrimeve ndaj dritareve jashtė tyre, etj., ku e tėrė kjo katandisje mund tė vijė si rezultat i menaxhimit tė dobėt nga ana e mėsimdhėnėsit.
“Arsimtari ose mėsimdhėnėsi po ashtu ėshtė faktor subjektiv me rėndėsi nė punėn mėsimore, i cili me aftėsinė e tij profesionale dhe pėrgatitjen didaktiko-metodike planifikon, organizon dhe realizon tėrė punėn me nxėnės, si dhe mundėson krijimin e kushteve elementare pėr kryerjen e suksesshme tė punės mėsimore.” (Zylfiu, 1985, f.75).
Qė nga fillimi i ēdo viti shkollor, mėsimdhėnėsi paraqet planin dhe programin mėsimor dhe kriteret apo kėrkesat, tė cilat u drejtohen nxėnėsve, dhe ato duhet t“i thotė me bindshmėri, ndikim dhe qėndrueshmėri tek nxėnėsit, qė mė pas ato tė gjejnė aplikimin e tyre nė praktikė. Natyrisht se kjo rregullativė e mėsimdhėnėsit bėhet pėr qėllime pozitive dhe, nė kėtė kontekst, ai krijon njė lloj marrėveshje me nxėnėsit, ku kėta tė fundit mund tė japin propozimet e tyre, por pa dalė jashtė normave me tė cilat drejtohet klasa dhe mėsimi si tėrėsi. Nėse kėto parashtrime tė cilat bėhen nga ana e mėsimdhėnėsit, me kalimin e kohės pėsojnė lėkundje, atėherė kjo reflektohet negativisht nga ana e nxėnėsve, tė cilėt mund ta keqpėrdorin dhe t“a etiketojnė mėsimdhėnėsin, ēka ndikon negativisht tek ai, i cili tashmė ka humbur besimin e nxėnėsve, duke u futur nė njė valle pa e ditur ritmin e lojės sė saj. Nė kėtė aspekt, nga mosserioziteti, parimėsia, konsistenca dhe racionalizmi, nxėnėsit jo vetėm qė do ta urrejnė mėsimdhėnėsin, por edhe lėndėn mėsimore tė cilė ai ligjėron. (Haliti, 2007, f.73).
Megjithatė, pėr t“iu shmangur devijimeve tė tilla, atėherė duhet t“i referohemi rekomandimit konstruktiv tė cilin na e kėshillon metodologjia e suksesshme e mėsimdhėnies, saktėsisht metodat e menaxhimit tė klasės.


Fillimi dhe pėrfundim i mėsimit


Pavarėsisht se cilat forma tė punės mėsimore mėsimdhėnėsi ka vendosur t“i aplikojė gjatė orės mėsimore, ai mund tė bėjė edhe kombinimin e tyre me qėllim qė tė nxis aktivitetin e pėrgjithshėm tek nxėnėsit.
Dy aspekte mė tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me fiilimin e mėsimit janė pėrpikmėria dhe rregullimi mendor. (Musai, 2003, f.206). Ėshtė shumė e rėndėsishme dhe mjaft efektive pėr nxėnėsit, nėse arsimtari arrin me kohė ta fillojė procesin mėsimorė, madje pėrpikmėria, nė kėtė drejtim, do t“u dėrgonte mesazhe nxėnėsve se sa ėshtė i nevojshėm, i drejtė dhe racional, respektimi i kohės dhe orarit tė mėsimit.
Zakonisht minutat e parė janė periudhė e parapėrgatitjes, ngase nė njėrėn anė mėsimdhėnėsi shėnon orėn mėsimore, ndėrsa, nė anėn tjetėr, nxėnėsit pėrgatisin materialin qė u nevojitet gjatė asaj ore. Pas pėrfundimit tė kėsaj procedure, mėsimdhėnėsi duhet tė ngrihet dhe tė vendos materialin qė i nevojitet pėr njėsinė e caktuar mėsimore. Atė e vendos para nxėnėsve dhe kėshtu me njė shikim gjithpėrfshirės “nė formė kamereje”, duhet t“i jap sinjalin nxėnėsve se tani jemi gati pėr tė filluar.
Natyrisht qė mėsimi fillon sipas planit ditor tė cilin e ka mėsimdhėnėsi, dhe ēdoherė pėr tė paraqitur qėllimin e orės ai u bėn pyetje nxėnėsve, tė cilat e ndėrlidhin njėsinė e kaluar me atė tė tashmen. Pra, kėto janė aspekte tė cilat e sigurojnė mėsimdhėnėsin se mobilizimi mendor, nga ana e nxėnėsve, tashmė ėshtė siguruar. Preferohet t`u themi nxėnėsve nė formė pyetjeje, jemi gati pėr tė filluar?, kjo nė njėfarė mėnyre do tė siguronte pėrgjigjen e duhur.
Atributi themelor i mėsimdhėnėsit ėshtė edhe pėrfundimi i mėsimit, koha e caktuar, shfrytėzimi i arsyeshėm dhe me mend i saj. Atėherė kur pėrfundon ora mėsimore, pėrkatėsisht kur bie zilja, tek nxėnėsit nuk ka mėsim mė, nuk ka interes dhe vazhdimi i mėsimit pas kėsaj kohe do tė ishte joracional pėr mėsimdhėnėsin dhe i padrejtė pėr nxėnėsit. Mirėpo, ai (mėsimdhėnėsi) duhet tė programojė gjithė veprimtarinė kohore dhe tė krijojė kėshtu hapėsirė pėr zbatimin e tė gjitha parashikimeve tė tij. Ai nuk guxon as tė pėrfundojė orėn mėsimore para se tė vijė sinjali i ziles, por edhe nuk guxon ta vazhdojė atė pas pėrfundimit tė saj.
Shtrohet pyetja, ēfar tė bėhet nėse njėsia mėsimore ka pėrfunduar pak minuta para se tė bie sinjali i ziljes?
Ėshtė e nevojshme tė bėhet njė pėrsėritje, pėrmbledhje ose rezyme e njėsisė sė zhvilluar, duke i aktivizuar kėshtu tė gjithė nxėnėsit. Kur tė pėrfundojė ora mėsimore duhet tė merren tė gjitha mjetet mėsimore me vete dhe tė pėrshėndeten nxėnėsit me “Mirupafshim!”, “Ditėn e mirė”, “Suksese”, etj.
Kėto ishin aspektet dhe parimet qė hyjnė nė kontekstin e fillimit dhe mbarimit tė orės mėsimore, veti tė cilat duhet t“i planifikojė, organizojė dhe realizojė mėsimdhėnėsi nė pėrputhje me hapėsirėn kohore.


Pak fjalė mbi klimėn nė klasė

Tipare tė tjera dalluese tė cilat vėrehen nga kėndvėshtrimi menaxhues, janė edhe ato tė krijimit tė klimės sė klasės, e qė janė kompetencė e plotė e arsimtarit ose mėsimdhėnėsit. Ai gjithnjė duhet tė tregojė vullnet, gatishmėri dhe konsistencė fizike pėr tė kontrolluar dhe aktivizuar subjektet nė tėrėsi. Do tė ishte konstruktive nėse mėsimdhėnėsi shfaq gėzim, interesim, sinqeritet dhe kėnaqėsi para dhe gjatė tėrė orės mėsimore. Madje, edhe rezultatet e anketave tė zhvilluara me nxėnės, kanė nxjerrė pėrfundimin se nxėnėsit dėshirojnė qė mėsimdhėnėsit e tyre tė jenė tė veshur me cilėsitė e lartcekura. Definitivisht, edhe nė aspektin praktik ėshtė dėshmuar se pėr nxėnėsit janė tė pranueshme tė gjitha vetitė pozitive, tė cilat nė njėfarė mėnyre e nxisin efiēencėn (gatishmėrinė) e aktivizimit tė nxėnėsve.
Vetitė tė cilat janė tė pėlqyera dhe tė pranueshme nga nxėnėsit, e qė lėnė pėrshtypje pozitive pėr drejtuesin (arsimtarin) e tyre, janė:
1. Tė jenė mė tė sigurt, mė tė pėrzemėrt dhe mė tė shoqėrueshėm;
2. Tė veprojnė si biznesmenė;
3. Tė jenė mė nxitės;
4. Tė pėrdorin mė shumė kontaktin me sy;
5. Tė pėrdorin mė shumė humorin;
6. Tė jenė mė tė qartė rreth rregullave tė klasės sė tyre;
7. Tė vendosin mė mirė praninė dhe autoritetin e tyre;
8. Tė komunikojė hapur dhe shpesh duke pėrdorur mė shumė dialogun se monologun.

Kur bėjmė fjalė pėr klimėn e klasės, vlen tė theksohet se ajo ėshtė njė veti karakteristike qė dallohet apo vėrehet tek mėsimdhėnėsi, tė cilėn e krijon ai gjatė punės mėsimore.
Mjedisi i klasės, i krijuar nga mėsuesi, mund tė ketė njė ndikim nė motivimin e nxėnėsve, qė reflektohet nė qėndrimin e tyre aktiv ndaj tė nxėnit. Pikėrisht njė mjedis i tillė pėrbėn atė qė quhet “klima e klasės.“ (Musai, f.210).
Arsimtari duhet tė japė sinjale pozitive tek nxėnėsit, duke shfaqur dinamikė, sinqeritet, gėzim dhe vullnet gjatė orės mėsimore, sepse nėse ai ėshtė i vobektė nga kėto cilėsi, atėherė nuk mund tė themi se ēdo gjė zhvillohet normal dhe sipas planit. Ai ėshtė faktori thelbėsor nė krijimin e klimės pozitive, sepse siē thotė Haim Ginott: “Kam nxjerrė njė konstatim tė tmerrshėm se unė jam elementi vendimtar nė klasė. Qėndrimi im krijon klimėn. Disponimi im i pėrditshėm krijon kohėn. Si mėsues, unė kam fuqi tė madhe qė ta bėjė jetėn e fėmijėve tė mjerė ose tė lumtur. Mund tė jem vegėl pėr torturė ose instrument inspirues. Mund t“i poshtėroj ose t“i disponoj, t“i lėndoj ose t“i shėroj. Nė tė gjitha situatat pėrgjigja ime vendosė se a do tė eskalojė apo jo kriza ose a do tė humanizohet apo jo fėmija.“ (Revista: „Ardhmėria“). Pra, duhet tė krijohet njė atmosferė e dashur nė klasė, mėsimi tė jetė njė proces i hareshėm duke ndėrtuar vetėbesimin tek nxėnėsit, duke bėrė qė ata tė jenė eksplorues (zbulues, kėrkues).
Duhet tė jemi tė vetėdijshėm se kjo klimė, atmosferė, rezultat e vullnet pėr mėsim, varet kryesisht nga mėsimdhėnėsi se sa investon energji mendore dhe fizike nė zbatimin dhe realizimin e saj.


Si ta zhvillojmė tė menduarit kritik tek nxėnėsit?



Karakteristika thelbėsore e cila ėshtė zemra e mėsimdhėnies produktive, ka tė bėj me zhvillimin e tė menduarit kritik, qė konsiderohet shtylla bazė e mėsimdhėnies bashkėkohore, mbi tė cilin parashihet realizimi i veprimtarisė edukativo-arsimore.
Ndryshimet apo reformat qė tashmė kanė filluar relativisht tė praktikohen nė arsimin tonė, kėrkojnė qė kompetenca apo barra kryesore drejt zbulimit tė informacionit i takon subjektit (nxėnėsit), ndėrsa mėsimdhėnėsi konsiderohet si udhėrrėfyesi kryesor, i cili e drejton aktivitetin nė klasė duke iu treguar nxėnėsve rrugėn kryesore drejt hulumtimeve tė reja. Andaj e gjithė kjo tendencė manifestohet me metodologjinė e mėsimdhėnies, e cilia quhet “mėsimdhėnia me nxėnėsin nė qendėr.“ Parashihet edhe me pėrqindje qė korrelacioni mėsimdhėnės-nxėnės, tė jetė 30 me 70% nė pėrgjegjėsi tė nxėnėsit. Prandaj Aleksandėr Xhuvani thotė: “Lenia mundin e tė kėrkuarit dhe gėzimin e tė gjeturit, nxėnėsit a studentit.“
Nė kėtė kontekst, zhvillimi i tė menduarit kritik ėshtė mėse i domosdoshėm pėr nxėnėsit, dhe i vetmi asistent qė mund t“a kultivojė atė tek nxėnėsit, ėshtė arsimtari, mėsuesi, mėsimdhėnėsi.
Nga ky rrėfim kėrkohet edhe njė metodė konkrete se si mund tė nxitet zhvillimi i tė menduarit kritik.
Pasi qė edhe trajtimi ynė orientohet mbi menaxhimin e klasės nga mėsimdhėnėsi, edhe mendimi kritik hyn nė kuadėr tė kėsaj ēėshtjeje.
Ndėr atributet themelore tė cilat i hasim nė veprėn ”Metodologji e mėsimdhėnies”, e qė ndihmojnė nxėnėsit nė zhvillimin e tė menduarit e tyre nė mėnyrė kritike, qė japin shfaqjen e nxėnėsit, qė mėsimi nė klasė duhet t“i nxitė dhe t“i pėrkrahė, janė:
- Besimi
- Pėrfshirja aktive
- Shkėmbimi i mendimeve dhe i pėrvojės, dhe
- Dėgjimi.



Motivimi i nxėnėsve

“Nga psikologjia ėshtė e njohur se me nocionin motivim i nxėnėsve nėnkuptohet sistemi i nxitjeve, shtytjeve apo i cytjeve tė aktiviteteve intelektuale, emocionale, sociale, motorike e kėshtu me radhė.” (Haliti, 2003, f.37).
Motivimi ėshtė faktori kryesor i mėsimdhėnies dhe nxitėsi i cili e shton aktivitetin e nxėnėsve, interesimin dhe vullnetin e tyre. Andaj, jo rrallė thuhet se mėsimdhėnėsi i mirė i tėrheq nxėnėsit sikur magneti thėrrmijat e atomit. Pra, motivimi ėshtė proces i cili inicohet nga mėsimdhėnėsi, dhe vetėm ai mund ta bėjė kėtė duke pasur nė zbatim mjete dhe praktika efektive, tė cilat do tė ndikonin pozitivisht tek subjektet. Kjo do tė thotė se krijimi i njė mjedisi pozitiv nė klasė arrihet vetėm pėrmes motivimit tė nxėnėsve nė mėsim.
Njė faktorė thelbėsor i cili ndikon nė motivimin e nxėnėsve, ėshtė ekologjia (mjedisi, ambienti) e klasave, struktura e saj, pajisja me variacione atraktive dhe posedimi i mjeteve mėsimore stimuluese. P.sh. njė klasė e cila posedon banga dhe karrige kualitative e tė pastra, harta e portrete tė ndryshme, punime tė nxėnėsve tė vendosura nė muret e klasės, projektorė e ilustrime tė tjera, janė faktorė parcial, por qė kanė efekt nė motivimin e nxėnėsve.
Nė metodologjinė e mėsimdhėnies thuhet se komponentėt kryesore tė motivimit tė nxėnėsve janė:
- motivimi i brendshėm,
- motivimi i jashtėm, dhe
- shpresa pėr sukses.

Motivimi i brendshėm ka tė bėjė me shkallėn nė tė cilėn nxėnėsit merren me njė veprimtari, me qėllim qė tė plotėsojnė ose kėnaqin kuriozitetin dhe interesin e tyre pėr njė temė tė caktuar nė kuadėr tė njė lėnde. P.sh. ka disa nxėnės tė cilėve u pėlqen Historia apo Gjeografia, dhe ata punojnė shumė nė atė lėndė. Ky ėshtė motiv i brendshėm.
Ndėrkaq, motivi i jashtėm ka tė bėjė me tėrheqjen nė njė veprimtari me qėllim qė tė arrihen disa synime, tė cilat shpėrblehen, p.sh. lėvdata nga prindėrit dhe mėsuesit mund tė jenė si lloje tė stimulimit tė jashtėm. Shembull: nėse njė nxėnės e do dhe interesohet pėr lėndėn e Biologjisė (motiv i brendshėm) pėr tė kjo lėndė ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė arrijė qėllimin nė realizimin e dėshirės pėr profesionin e ardhshėm (motiv i jashtėm).
Shpresa pėr sukses ka tė bėjė me atė se ēdo detyrė qė i ngarkohet nxėnėsit duhet tė jetė nė pėrputhje me shkathtėsitė psiko-fizike tė tij, dhe ngarkesa nė rangun e mbimesatares sė mundėsive tė nxėnėsit ėshtė e lehtė dhe e mundshme pėr tė. Natyrisht qė nė ēdo fillim ai e prognozon problemin dhe e parasheh zgjidhjen e tij. Kur zgjidhet problemi, tek nxėnėsit arrihet kėnaqėsia, dhe ky veprim apo sukses e stimulon atė tė ballafaqohet edhe me detyra mė tė mėdha, por pa shkaktuar vėshtirėsi nė zgjidhjet e tyre.
Nė anėn tjetėr, duke iu shmangur pakėz kėtij trajtimi disi tė komplikuar, tė vėshtrojmė konceptin e konkretizimit tė kėtij faktori nga kėndvėshtrimi i mėsimdhėnėsit.
Tani jemi nė dijeni se nė shumicėn e shkollave tona, sidomos nė ato tė ciklit tė ulėt, procesi mėsimor realizohet pėrmes formės sė punės nė grupe, por ka raste edhe kur realizimi i saj bėhet edhe pėrmes formės nė ēifte.
“Nė literaturėn didaktike dhe psikologjike mė sė denduri pėrmenden kėto mjete stimuluese: lėvdata, dhurata, qortimi, premtimi, garat, bashkėpunimi, informimi pėrkitazi me rezultatet e arritura, etj.” (Haliti, 2003, f.38). Pra, kėto mjete duhet tė pėrdoren me vend dhe nė mėnyrė adekuate. Sigurisht qė kėrkesa dhe dėshira e mėsimdhėnėsit ėshtė qė tė dėgjojė dhe respektojė mendimin e nxėnėsve. Do tė ishte shumė konstruktive, nėse ēdo mendim, opinion, mirėpritet nga mėsimdhėnėsi me kėrshėri, habi dhe interes tė madh. Madje njė pėrshėndetje e kėtij mendimi apo angazhimi me njė vlerėsim si “tė lumtė”, “vazhdo kėshtu se shumė mirė ėshtė”, “falėmnderit pėr mendimin tuaj, ishte mjaft i interesant”, etj., lėnė pėrshtypje pozitive pėr nxėnėsin dhe ai tani krijon bindjen se ėshtė subjekt i cili mund tė kontribuojė nė vetvete dhe nė klasė.
Po ashtu, mėsimdhėnėsi duhet t“i stimulojė nxėnėsit edhe pėrmes premtimeve dhe dhuratave, por duhet tė jetė i vėmendshėm se nėse ato nuk realizohen me kohė dhe me vend, kanė gjasa tė destimulojnė veprimtarinė e mėtutjeshme tė nxėnėsve nė lėndėn pėrkatėse.
Kėrkohet vazhdimisht qė tė aktivizohen nxėnėsit tė cilėt rrinė mbyllur, tė pamotivuar, tė painteresuar apo qė janė intravert. Arsimtari me kohė duhet t“i verifikojė dhe identifikojė rastet e tilla, dhe tė ndėrmarrė masat e nevojshme nė integrimin e tyre nė proces, sepse edhe ata kanė aftėsi dhe shkathtėsi kreative, por u mungon kurajo, guximi dhe trimėria pėr t“i shfaqur ato.
Derisa bėjmė fjalė pėr motivimin e nxėnėsve, duhet tė theksojmė kėtu edhe disa sugjerime qė transmeton Bonnie Miller:
- Pėrforco vetėbesimin,
- Lavdėro pėrpjekjet dhe progresin,
- Mėso fėmijėt se ata janė pėrgjegjės pėr ngritjen e tyre intelektuale,
- Pranoj gabimet si mjete pėr tė mėsuar,
- Zgjerohu nė fusha tė suksesshme nė shkollė dhe jashtė saj,
- Pėrshtateni materialin me jetėn dhe qėllimet e tyre.


Disiplina dhe rregulli nė klasė


“Shkolla pa edukatė, si mulliri pa ujė.” – Jan Amos Komenski


“Disiplina ka tė bėjė me rregullin, i cili ėshtė i nevojshėm nė klasė pėr tė siguruar njė nxėnie tė efektshme.” (Musai, f.222).
Mbajtja e disiplinės nė klasė varet nga mėnyra se si e planifikon mėsimdhėnėsi orėn mėsimore, sa i kushton rėndėsi integrimit tė nxėnėsve nė mėsim dhe sa mundohet t“u shmanget manipulimeve nga nxėnėsit. Kriteret metodologjike tė menaxhimit tė klasės nuk i preferojnė reagimet agresive dhe qėndrimet autoritare tė mėsimdhėnėsit, kur ai dėshiron qė pėrmes kėsaj praktike tė vė disiplinėn nė klasė.
Shpeshherė mėsimdhėnėsi pėrballet me raste tė ndryshme qė vijnė nga mosdisiplina e nxėnėsve nė klasė. Rastet e tilla nga nxėnėsit janė tė ndryshme, p.sh. ngacmimi i nxėnėsve tė tjerė, flet pa nevojė dhe pa leje, bėn zhurmė duke e pėrplasur librin, lėvizur bangėn, karrigen, etj., nuk i kushtojnė vėmendje mėsuesit, nuk i kryejnė detyrat qė u caktohen gjatė orėve, bėjnė lėvizje nga njė vend nė tjetrin, i pengojnė nxėnėsit tjerė, vijnė me vonesė nė mėsim, etj. Kėto probleme, kanė gjasa tė zbuten nėse ka cilėsi nė mėsim dhe se si sillet mėsuesi gjatė punės mėsimore. Nėse mėsimdhėnėsi vazhdimisht insiston qė verbalisht t“i qortojė sjelljet e kėqija dhe kėshtu tė vė rregull dhe disiplinė nė klasė, atėherė kjo nuk prodhon efekte pozitive, sepse bėhet monotone. Mirėpo, shtrohet pyetja, pse nxėnėsit bėjnė sjellje tė padėshirueshme?
Ėshtė e vėrtetė se mėsuesi gjithherė ėshtė i bindur se kur shkon tė mbajė orėn mėsimore, nuk do tė ketė probleme tė tilla, por vetėm ndonjė rast tė jashtėzakonshėm.
Nga rekomandimet e “Metodologjisė sė mėsimdhėnies“ mėsojmė se shkaqet kryesore tė sjelljes sė keqe tė nxėnėsit nė klasė janė:
Mėrzitja – kur nuk u pėlqen tė angazhohen nė veprimtari qė zgjatin tepėr.
Kur kėrkohet pėrpjekje mendore – edhe kjo mund tė krijojė lodhje tek nxėnėsit.
Kur nuk kanė aftėsi pėr tė bėrė detyrėn – edhe kjo ėshtė shkak i krijimit tė mosdisiplinės.
Tė qenėt i shoqėrueshėm – ky ėshtė njė problem ndoshta mė i shpeshtė, sepse sigurisht qė ēdo nxėnės ulet nė bangė me nxėnėsin i cili i shkon pėr shtati, dhe nė kėtė mėnyrė ata shpesh fillojnė bisedėn nė klasė tė cilėn nuk e kanė pėrfunduar gjatė pushimeve, dhe kėshtu kjo bėhet shkas qė e prish rregullin nė klasė.
Njė shkas tjetėr ėshtė edhe vetėvlerėsimi i ulėt – janė disa nxėnės tė cilėt pasi e kanė tė ditur se rezultati i tyre nuk ėshtė i suksesshėm dhe i kėnaqshėm, atėherė ata vetėm se kanė dėshirė tė kalojnė, apo tė mos e humbin vitin. Nxėnėsit e tillė jo vetėm qė nuk tregojnė interesim tė madh pėr tė mėsuar, por edhe mund tė shkaktojnė probleme dhe tė prishin disiplinėn nė klasė.
Pra, kėto ishin disa shkaqe qė mund t“a destabilizojnė klasėn si tėrėsi.
Mbi tė gjitha, mėsimdhėnėsi, duhet t“i vetėdijėsojė nxėnėsit se cili ėshtė autoriteti i tij nė klasė, se ai ėshtė pjesė pėrbėrėse e klasės, ka status, kompetencė, kontroll drejtues dhe ėshtė ai qė pėrballon me sukses ēdo pasojė tė sjelljes sė keqe tė nxėnėsit. Mirėpo, pasi tema jonė ngėrthen menaxhimin e klasės, pak mė gjerėsisht do tė ndalemi te mėnyra e menaxhimit tė sjelljes sė padėshirueshme. Disa strategji tė cilat na ndihmojnė nė pėrballimin dhe kontrollin me sukses tė sjelljes sė padėshirueshme janė:
Shikimi me vėmendje i klasės – si mėsimdhėnės duhet ta vėzhgojmė klasėn dhe tė shikojmė se a ka ndokush ndonjė problem ose vėshtirėsi, nė rast se ka, atėherė duhet t“i ndihmojmė ata, por individualisht, sepse kjo ėshtė mė e suksesshme.
Qarkullimi – ėshtė e nevojshme qė tė kemi njė dinamizėm, sa i pėrket qarkullimit nė klasė. Nė praktikėn e tillė duhet tė shfrytėzohet edhe rasti pėr t“iu bėrė pyetje nxėnėsve, nėse kanė ata probleme, me qėllim tė identifikimit tė tyre sa mė tė hershėm.
Vėshtrimi – kjo ėshtė njė strategji mjaft domethėnėse. Ne duhet qė vazhdimisht ti vėzhgojmė nxėnėsit pėrmes shikimit, madje jo vetėm njėrin, vetėm disa, por tė gjithė nxėnėsit. Nė kėto raste kur e vėrejmė se njė nxėnės e ka humbur pėrqendrimin tek ne, atėherė atė duhet ta shikojmė pak mė tepėr ose ta zgjasim shikimin ndaj tij pėr njė kohė, me qėllim qė t“i bėjmė tė ditur se ai duhet tė rregullohet. Ky do tė ishte njė mesazh mė i mirė sesa ti flasim atij drejtpėrdrejt.
Pyetjet me qėllim – nėse ne dėshirojmė t“i mbajmė nxėnėsit tė integruar nė mėsim, mirė do tė ishte po qe se atyre iu bėjmė pyetje, e sidomos ata tė cilėt janė mė pak tė interesuar.
Pėrdorimi i afėrsisė – p.sh. nėse ne jemi nė ballė tė klasės dhe pastaj fillojmė lėvizjen ndaj njė drejtimi tė caktuar, kjo ėshtė njė shenjė se ne jemi duke e vėzhguar gjithė klasėn, por nėse vėrejmė se dy nxėnės janė hedhur nė odėn e bisedės, ne mund t“u ofrohemi atyre dhe t“u tregojmė qėllimin tonė se pėr ēka u jemi afruar atyre. Kjo duhet tė bėhet pa e ndėrprerė mėsimin.
Dallimi i sjelljes sė keqe – ka raste kur ndonjė nxėnės sillet keq dhe ne duhet t“ia bėjmė me dije atij se jemi nė dijeni pėr tė. Mjafton ta vėshtrojmė ose ta qortojmė me sy, por nėse dėshirojmė tė bėjmė mė efektiv mesazhin tonė, atėherė njė shprehje e rreptė e fytyrės ose njė pauzė gjatė shpjegimit, pa e ndėrprerė rrjedhėn e mėsimit pėr mė shumė se njė ēast, mund t“i tregojmė atij nxėnėsi shqetėsimin dhe pakėnaqėsinė tonė. Unė rekomandoj si student, por edhe si mėsimdhėnės tė ardhshėm, tė mos ngutemi nė kėso raste qė sa mė shpejtė ti zgjidhim, por njė strategji e tillė ėshtė mė efektive dhe nuk lė vend pėr devalvime tė tjera.
Lėvizja e nxėnėsve – nė rast se vėrejmė qė dy nxėnės nuk kalojnė mirė, bėjnė bisedė gjatė orės, atėherė bėn t“ua ndėrrojmė vendet atyre edhe pse ata pėr njė veprim tė tillė, nga ana jonė, kanė qenė tė paralajmėruar mė herėt. Po ashtu, ne mund tė kėrkojmė prej tij qė tė ulet nė rreshtat e parė, nga ku ne mė lehtė do ta vėzhgojmė atė. Natyrisht, ne duhet t“ua bėjmė me dije nxėnėsve tė tillė se kėto parime po i bėjmė pėr tė mirėn e interesave tė tyre, pėr t“i siguruar ata qė tė mos kenė asnjė fyerje apo lėndim.
Strategjitė e mėsipėrme e kanė efektivitetin e tyre derisa kėto raste nuk ekstremizohen, ēfar nga mėsimdhėnėsi kėrkohet t“i evitojė ato me kohė, t“i shqyrtojė, t“u jap kėshilla tė suksesshme dhe tė paralajmėrojė qortimin.
Si shembuj konkret tė kėtyre ekstraproblemeve apo oscilimeve (lėkundjeve, luhatjeve, tundjeve), nė kontekst tė pėrdorimit me sukses tė qortimit janė: nėse shohim njė apo mė shumė nxėnės tė cilėt tashmė kanė dalė nga binarėt e mėsimit, duhet t“i qortojmė nė atė mėnyrė se ēfar kėrkojmė. P.sh. “Kij mendjen”, ėshtė mė mirė se sa: “Mos shiko mė nga dritarja.”, “Mund tė flasėsh me zė mė tė ulėt me shokun tėnd” ėshtė mė mirė se: “Ju kėtu po bėni shumė zhurmė”.
Nė kėso raste duhet tė ruhet edhe ndikimi psikologjik p.sh. nė vend se ta vazhdojmė qortimin me gojė, atė mund ta bėjmė edhe me shikim me sy, e zgjatim shikimin me njė pauzė, dhe kjo strategji e rritė forcėn qė nxėnėsi ta ndryshojė sjelljen. Por, nėse ne dėshirojmė t“i shmangim konfrontimet apo pėrplasjet, dhe kur e shohim se qortimi ynė e ka pezmatuar dhe zemėruar shumė nxėnėsin, atėherė ne mund t“i themi atij nxėnėsi qė tė qėndrojė nė klasė pasi tė pėrfundojė ora, me qėllim shqyrtimi dhe zgjidhje tė problemeve tė shfaqura.
Gjithmonė duhet tė kritikojmė sjelljen e keqe, e jo nxėnėsin, sepse kjo jep mesazhe se ne kujdesemi pėr nxėnėsin dhe interesat e tij dhe, nė kėtė mėnyrė, nė tė ardhmen ai mund t“i shmanget sjelljes sė keqe. P.sh. kritika e shprehur me fjalėt: “Ju duhet tė pėrqėndroheni mė shumė nė punėn tuaj dhe tė harxhoni mė pak kohė duke biseduar me tė tjerėt”, ėshtė mė mirė sesa: “Ju jeni dembel”.
Gjithashtu do tė ishte mirė tė bėjmė edhe kritika private tė cilat janė mė tė mira se ato publike. Ėshtė e drejt tė mos bėjmė kritika boshe apo edhe tė bėjmė qortimin e gjithė klasės. Kur eskalon qortimi dhe ai nuk has nė mirėkuptim, atėherė duhet tė kėrkojmė ndihmėn e mėsuesve tė tjerė qė kanė pėrvojė nė kėso raste, apo edhe tė ftojmė prindin a atij nxėnėsi, por mund ta njoftojmė edhe drejtorinė e shkollės. Tė mos pėrdorim ndėshkime fizike, sepse kjo ėshtė e meta mė e madhe qė mund ta bėjė njė mėsimdhėnės nė mėsimdhėnien bashkėkohorė.



Bibliografia

Musai, Bardhyl. Metodologji e Mėsimdhėnies. Tiranė: Pegi, 2003.

Miller, Bonnie. Komunikimi me fėmijė (Doracak pėr prindėr dhe arsimtar). Ferizaj: QPEA, 2005.

Haliti, Shefik. Nė kėrkim tė pedagogjisė reformuese. KURORA, 2007.

Haliti, Shefik. Artikuj tė pėrzgjedhur pedagogjikė. URA, 2003.

Zylfiu, Nijazi. Didaktika. Prishtinė: Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mėsimore, Prishtinė, 1985.

Grup autorėsh. Tė pyeturit – HISTORI (Aspekte tė mėsimdhėnies). Tiranė: LILO, 1999.

INSTITUTI I STUDIMEVE PEDAGOGJIKE. Arsimi nėpėr botė. Tiranė: PEGI, 1997.

Revista: “Ardhmėria”

Burime tė tjera dhe nga Interneti