PO SHKELET KUSHTETUTA.....KJO NUK TOLEROHET!!!!!


Shqiperia, 24 ore pa udheheqje

Nga Alfred Peza/ Makbule Ceco ka qene dje
funksionarja me e larte e Shqiperise, e cila duhet
te ushtronte njekohesisht atributetet e
Presidentit, Kryetarit te Kuvendit dhe
Kryeministrit. Kjo pasi ndoshta per here te pare ne
historine e vendit dhe historine e botes moderne,
te tre kreret me te larte te Shqiperise, ndodheshin
jashte shtetit. Duke shkelur ne kete menyre
Kushtetuten, Protokollin e Shtetit dhe duke vene
ne pikepyetje, sigurine tone kombetare.

Presidenti Meidani prej disa ditesh ndodhet per nje
vizite ne SHBA. Sipas nenit 91 te Kushtetutes,
"kur Presidenti eshte ne pamundesi te perkohshme
per te ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij
mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit ze vendin dhe
ushtron kopetencat e tij". Por, Kreu i Parlamentit
Servet Pellumbi dje ndodhej ne Zagreb, per te
marre pjese ne nje takim te organizuar nga
Asambleja Parlamentare e KE per luften kunder
terrorizmit. Ne rast te mungeses se tij, Kushtetuta
nuk parashikon se kush do ta zevendesoje. Nje
aresye ligjore, qe e perjashton mundesine qe
Meidani dhe Pellumbi te jene njekohesisht jashte
Shqiperise. Si te mos mjaftonte kjo, vendi ka qene
dje edhe pa Kryeminister, pasi Majko, ka nisur nje
tur te shkurter ne Bruksel dhe Zvicer. Por, edhe
pa minister te Jashtem dhe minister Rendi, pasi
Dade ndodhet ne SHBA dhe Cipa ne Greqi.

Edhe sikur Kushtetuta te kishte vakuum, Protokolli
i Shtetit eshte dokumenti qe e sakteson kete
moment. Sipas tij, eshte i ndaluar kategorikisht
largimi i Presidentit dhe Kryetarit te Kuvendit, nga
Shqiperia. Jo vetem kaq, por per aresye te sigurise
kombetare, ata nuk mund te udhetojne ne te
njejten kohe dhe ne te njejtin shtet, sebashku.
Per aresye sigurie, atyre nuk i lejohet qe te
udhetojne madje, me te njejtin mjet. Largimi i
Kryeministrit ne keto kushte, as qe nuk
parashikohet. Ne pjesen e 16 te Kushtetutes, ku
parashikohen "masat e jashtezakonshme", eshte e
percaktuar qarte se ne rast lufte, gjendjes se
jashtezakonshme dhe fatkeqesive natyrore
institucionet vihen ne levizje dhe vendimet mund
te merren, vetem nga Presidenti, Kryetari i
Kuvendit ose Kryeministri. Nese skandali i djeshem
nuk eshte nje truk djallezor politik, i mendjeve te
zeza brilante, ne dem te interesave te vendit apo
pergjegjesve te kesaj situate, ne rastin me te
mire, ndodhemi para nje precedenti te
patolerueshem.