Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914

    Shakaja e tė qenit edhe intelektual, edhe i pavarur

    i papare Tufa


    Shakaja e tė qenit edhe intelektual, edhe i pavarur


    AGRON TUFA

    (Kundėrpėrgjigje Fatos Lubonjės)

    Eshtė hera e dytė brenda pak ditėsh qė z. Fatos Lubonja mė akuzon nėpėrmjet njė ftese apo mė fton nėpėrmjet akuzash pėr njė debat publik nė lidhje me rolin kritik tė intelektualėve ndaj partive politike. Nuk e di pse mė ka zgjedhur mua si “intelektual” qė pėrfaqėsoj kėtė ndjeshmėri publike, pasi stihia ime ėshtė letėrsia e deri diku ideologjia me tė cilėn lidhet letėrsia. Por jo politika! Atė mė mirė se unė mund ta pėrfaqėsonin politologėt apo politikanėt qė e ushtrojnė teorikisht apo praktikisht si profesion. Megjithatė, e pranoj ftesėn, por z. Lubonja duhet tė pranojė kusuret e kėsaj zgjedhjeje, sepse unė do tė flas si tė mė teket, brenda lirisė sime. Mirėpo, nė tė dyja rastet, shtrimin e kėsaj ēėshtjeje dhe zgjedhjen e diskutantit. Lubonja e bėn duke akuzuar, shpifur e pėrlyer imazhin tim – pikėrisht personin qė e fton nė debat. Duke vepruar nė kėtė mėnyrė damkosjeje, ai hap njė hendek tė thellė pabarazie me personin qė akuzon dhe, pėr ēudi, shpreson qė po ky person t’i pėrgjigjet, madje pa pėrgėnjeshtruar akuzat e tij, se pėrndryshe zhgėnjehet! E habitshme kjo pėr njė njeri qė barazitizmin e ka thelb tė kauzės majtiste. Pasi ia hodha poshtė, me fakte, bazėn e akuzave z. Lubonja nė pėrgjigjen time tė parė, tani le tė provojmė t’i pėrgjigjemi ftesės sė tij pėr debat publik, por jo siē e shtron ai kėtė temė, nė cilėsinė e detyrave tė shtėpisė. Dhe mendoj se duhet tė flasim pėr tipologjinė e intelektualit qė pėrfaqėson vetė z. Lubonja, tashmė pėrtej Lubonjės, sepse polemika me tė ka vlerė vetėm pėr aq sa ai pėrfaqėson. Jo mė shumė. Personalisht mendoj se shpėrdorimi mė i madh ka ndodhur me nocionin “intelektual”. Nuk ėshtė rasti tė hapim kėtu njė debat, ndonėse tė vyeshėm, mbi kuptimin e kėtij nocioni, por dyshoj fort nėse gjenden nė Shqipėrinė postkomuniste njė a dy tė tillė, ndėr tė cilėt, duke pėrjashtuar veten nė radhė tė parė, refuzoj edhe pėrpjekjen qė bėn z. Lubonja pėr tė mė konsideruar tė tillė. Kam mė pėr zemėr njė pėrkufizim tė nobelistit Josif Brodskij: “Intelektual quhet ai personalitet qė krijon njė sistem apo antisistem vlerash, tė cilin ėshtė gati ta mbrojė me jetėn e tij”. Ndėrsa pėr pretendimet megalomane dhe logjikėn tyryfyēkė me tė cilėn janė mėsuar ta pėrvetėsojnė arbitrarisht kėtė atribut ndėr nahijet tona, duke e pandehur veten pėr misionarė tė njė morali tė ri, edhe pse nė fakt, tė vėrtetat qė shqiptojnė janė pėrpos se diletante, edhe hipokrite, nė kėtė rast pra, pėr “rolit mesianik” tė intelektualit nė tipologjinė tonė intelektuale, do tė shkonte mė pėrshtat pėrkufizim i Fukosė: “Intelektuali? Nėse kjo specie ekziston, duhet heqė dorė nga roli i tyre profetik!”. Formati intelektual i z. Lubonja ėshtė njė figurė antropomorfike, pėrjetėsisht e ftuar nė tė gjitha studiot, qė bllokon pjesėn dėrrmuese tė ekraneve tona; tė gjithė e kemi parė formatin e tij intelektual t’i nisė tė gjitha trajtesat me frazėn: “Unė nuk jam specialist nė kėtė ēėshtje, por po jap mendimet e mia…”. Po ēfarė ėshtė ajo tipologji intelektuali, qė nuk i pėrket asnjė sfere dhe nuk ėshtė kompetent nė asnjė fushė? Nuk e kam fjalėn tashmė pėr shpifjet, alibitė apo thashethemet e kafeneve qė ai i tregton pėr tė vėrteta. Nėse i pėlqen tė rrojė nė kėtė ferr tė ndėrgjegjes sė vet, Zoti qoftė mė tė! Pyetja ėshtė: ēfarė profesioni, ēfarė kontributi, ēfarė ekspertize, me ēfarė specialiteti e pasuron atributin “intelektual” kjo tipologji? Njė fizikan qė nuk ka mbaruar studimet, pa shkollė, pa diplomė, qė s’ka punuar asnjė ditė nė profesionin e tij? Dhe kėtu nuk mė rrihet pa pėrmendur njė thėnie tė I. S. Turgenievit: “Specialiteti e pėrjashton diletantizmin: tė jesh diletant do tė thotė tė jesh i pafuqishėm”. Atėherė mbetet qė i vetmi specialitet apo “profesion” i formatit intelektual tė tipit Lubonja ėshtė trajektorja endacake e tij nga njėra studio nė tjetrėn; itinerari nga njė gazetė nė tjetrėn; vėrdallosja nga njė konferencė nė tjetrėn, duke nxituar tė shtojė gjithkund: “Unė nuk jam specialist kėtu, por po flas njėherė…”. Dhe ne e kemi dėgjuar. Gjithmonė. Tė njėjtat gjėra. Ky lloj formati nuk e ka pasur as shqisėn, as intuitėn, as dhuntinė profetike tė parashikojė e t’u paraprijė qoftė pėr 24 orė ngjarjeve. Prandaj bie ndesh me veten dhe gjithė udha e tij intelektuale paraqet njė zigzag tė stėrgjatė kundėrthėniesh. Ēfarė ėshtė pra ky lloj intelektuali qė nuk ėshtė specialist, qė nuk ka njė profesion, qė nuk ka njė vepėr me vlerė nė fushėn e mendimit, qė nuk ka njė aftėsi parashikuese t’u paraprijė ngjarjeve, por pėrkundrazi, paragjykon folklorikisht dhe ushtron dhunė verbale mbi ngjarjet qė nė embrionin stadial tė tyre? E shtroj kėtė pyetje pėr verifikim, ngase kjo tipologji intelektuali nuk ka njė punė tė qėndrueshme ku t’i garantohet pavarėsia e tij e shumėpėrfolur. Dhe, duke qenė gjithė ditėn nėpėr redaksi, studio-kafe e kafe-studio, pa pasur njė profesion e punė stabėl, ai ka shpikur tė vetmen risi: ngritjen e problemeve! Dhe kur i mungon subjekti, tipologjia e Lubonjės i thėrret fantazisė: mė sajon mua si subvijon nga faqja 1 jekt shkrimi dhe pastaj mbetet i zhgėnjyer kur sheh se personat e imagjinuar lodra, nuk i rrinė sus rolit qė u ka caktuar ai. Shkurt, njė kalama qė hyn nė konflikt me lodrat dhe trillet e veta. Por si t’ia bėjmė ne qė e fillojmė ditėn e punės nga ora 08:00 deri nė 16:00? I zėnė mė njė tjetėr proces pune, krejt tė ndryshėm prej tė tij (unė nuk jam gazetar a publicist, por diē mė shumė), nuk mund tė bėj kritikė pėr ēdo gjė e pėr gjithkėnd dhe, nėse ia dal tė ngre ndonjėherė njė problem, kėtė e bėj pėr tė shfaqur shqetėsimin tim, nervin tim qytetar, pa pretenduar honoraret e majme tė Lubonjės dhe ky, mendoj, ėshtė pėrfitimi qė ka shoqėria. Duke mos qenė kompetent pėr asnjė ēėshtje, duke mos pasur asnjė certifikatė profesioni, duke i pėrzier tė vėrteta e thashetheme, mite e realitete, duke u hyrė problemeve nga “dera e pasme”, duke u ngatėrruar nė tė gjitha temat, sipas parimit “ku leh qen e del tym”, me zellin e tė vetmit botėkuptim marksist me tė cilin ėshtė brumosur e strukturuar, na pėrftohet formati i intelektualit oral e grafoman, maniak e simulakėr, gjykatės mbi palėt e, mbi tė gjitha, i pavarur e kontradiktor! E gjithė kjo tipologji sillet dhe shpėshtillet midis paradoksesh dhe oksimoronesh: sulmon tė majtėn nga pozicioni i djathtė, sulmon tė djathtėn nga pozicioni i majtė, gjithmonė, pėr hir tė kritikės, transparencės dhe pavarėsisė. Sigurisht ndodh ndonjėherė qė edhe Lubonja tė shtrojė probleme tė drejta, siē ndodh ndonjėherė qė edhe macja tė kapė njė lepur. Por kjo nuk pėrbėn kurrfarė ligjėsie. E kam vėshtirė tė gjej njė plan tė pėrbashkėt arsyetimi me konceptin marksist tė kritikės sė formatit Lubonja. Sepse, nėse formati i tij do ta kishte kuptuar sistemin demokratik, do tė kishte mėsuar tashmė me kohė se partitė dhe pushtetet i paguajnė kritikėt e tyre qė tė legjitimojnė sistemin. Pikėrisht nė njė kyē tė tillė kuptimor, Lubonja ėshtė viktimė e tyre. Nė rastin konkret, kujt do t’i interesonte njė qeverisje e pėrsosur e PD-sė? Vetėm opinionistėve tė formatit Lubonja jo! Sepse nė vend tė opinioneve tė tyre, nė mungesė tė njė profesioni qė garanton pavarėsinė qė ky format nuk e ka, gazetat do tė mbusheshin atėherė me shpalljet: “BĖJMĖ SHPIME ME MATRAPIK!”. Gjithsesi, kjo do tė ishte njė punė mė e ndershme krahasuar me kritikėn qė mė bėhet pėr mos kritikė. Sepse dihet: unė e mbroj tė djathtėn qė nga viti 1990; ndryshe nga formati Lubonja, jam koherent, pa asnjė tė ēarė nė mendimin tim, pavarėsisht se jo gjithmonė e djathta i mbron parimet e mia. Por formati intelektual Lubonja po na promovon edhe njė nihilizėm tjetėr tė ri, sipas tė cilit, qenka turp i madh tė punosh nė administratėn shtetėrore, t’i shėrbesh shtetit tėnd, tė mos pėrpiqesh ta shash, ta sabotosh, ta bllokosh, ta bojkotosh, pėrndryshe je automatikisht i paragjykuar si klientelist, si servil, si i korruptuar. Kėtu botėkuptimi ynė mbi shtetin ndahet prerazi: ndryshe nga formati i intelektualit Lubonja, unė e kam pėr nder t’i shėrbej shtetit tim, tė marr pėrgjegjėsitė dhe jo t’u iki atyre, tė ngulmoj me sa mund nė pėrmirėsimin e gjendjes, e jo tė hedh gurė e popla mbi ata qė punojnė, pa marrė kurrė mbi vete riskun e pėrgjegjėsinė tė bėj diēka. Sipas kėtij formati duhen braktisur vendet ku tė kanė zgjedhur, pėr tė bėrė sehir, nė shmang, me dashakeqėsi, se si degradojnė gjėrat kur nė pozicionet e braktisura vendosen gdhenjtė. Nė kėtė vend qė vetėm shahet, qė shihet vetėm me ngjyra tė zeza, ka njė jetė, ka njė pėrpjekje, ka sakrifica qė prodhojnė vlera, ka ngjarje tė bukura dhe shembuj qė meritojnė njė fjalė tė mirė, njė pėrshėndetje. Ka, por jo pėr formatin e intelektualit Lubonja, syri i tė cilit sheh gjithkund ngjyra tė pėrzishme, andaj e vetmja muzė qė e vė nė lėvizje oreksin e tij oral e grafoman ėshtė muza e rrėnojave dhe qiparisave. Nuk mbaj mend tė ketė shkruar ky format intelektuali pėr ndonjė gjė qė ta ketė ngrohur shpirtėrisht, “intelektualisht”, njerėzisht. Megjithatė, intelektualit simulakėr e grafoman i duhet tė tundė njė flamur, tė themelojė mitin e vet, qė mandej tė punojė miti pėr tė. E meqė i ka shumė pėr osh mitet formati i intelektualit Lubonja, le t’ia nėnshtrojmė dekonstruksionit edhe mitin e tij tė tė qenit i pavarur. Rregull kryesor: pėr tė justifikuar alibinė e pavarėsisė sė vet, formati Lubonja kapet pas personash tė tjerė, duke i pėrlyer ata me gjithfarė thashethemesh, si ato qė ka shkruar nė dy shkrimet e tij tė mėparshme kundėr meje. E, meqė formati simulakėr i intelektualit Lubonja bėhet zėdhėnės i thashethemeve, po i kujtoj cazė edhe unė atė emisarin qė pati dėrguar te Berisha pėr tė psonisur prej tij njė pension tė pėrjetshėm. Pikėrisht pension tė pėrjetshėm pėr formatin e intelektualit Lubonja, ashtu thjesht, sa pėr tė zgjeruar paksa spektrin e tij tė pavarėsisė! Ndėrkaq, po t’i shohėsh mė nga afėr flamujt e pavarur tė formatit Lubonja, na dalin shtresė pas shtrese ngjyra tė pėrēudshme: anėtar bordi nė MTKRS nė kohėn e Ramės; anėtar bordi disa herė te fondacioni “Soros” e njė sėrė fondacionesh tė tjera private; komisar i Forumit pėr Demokraci nė vitin e artė e tė paqtė 1997, etj., etj., gjithkund dėshmi tė palėkundshme tė pavarėsisė sė tij intelektuale!! Pavarėsia e formatit tė intelektualit Lubonja pėrftohet, sipas tij, duke qenė herė pas here i varur pėr segmente kohore nga dikush qė e ushqen, mandej nga kafshimi i po asaj dore, pėr t’u hedhur suksesshėm te dora tjetėr. Por formati i intelektualit Lubonja ka kritikėn, qė e bėn tė pavarur! Dhe ēfarė kritike se! Ai e kritikon shpengueshėm njėrėn palė pse s’i ka dhėnė asgjė, ndėrsa palėn tjetėr pse s’e lė t’i gėzohet asaj qė ajo i ka dhėnė, p.sh., sarajet nė Petrelė, nė tė cilat, hė pėr hė kėndojnė kukumjaēkat e asaj ane, pėr shkak se ai fle pėrnatė nėpėr studiot e televizioneve private. Por sa tė poshtėr dhe kėta pronarėt e TV-ve! Nga njėra anė tė japin sarajet nė Petrelė, nga ana tjetėr s’tė lėnė t’i gėzosh! E, me sa duket, ky qenka shkaku i shpėrqendrimit tė tij tė shpeshtė nė debatet televizive… Gjithė nė frymėn e filozofisė intelektuale tė formatit Lubonja, nxjerrim edhe ne njė moral cinik: Njė prostitutė na dalka mė e ndershme se njė grua qė e shkon jetėn me burrin e saj. Sepse prostituta bėn naze vetėm pėr tė rritur pazarin. Edhe vetė formati intelektual i tipit Lubonja e di se midis tė ngjashmėve me veten nuk ka rivalitet, nuk ka tjetėr si ai qė tė solojė i vetmuar mbi tė gjithė. Ka mbetur, pėr fat tė keq, sall ai, tek pullė, i braktisur, vetmitar, i keqkuptuar, se nuk po e shpallim publikisht “intelektual kombėtar”, por me shpresėn e fortė se, herėt a vonė, do ta pranojnė tė tillė nga e keqja, nė mėnyrė plebishitare, pėrshtat me njė proverb: “Nė mungesė tė zogjve, edhe b… ėshtė bilbil”. Tė mė ndjejė lexuesi i nderuar, por nė varėsi tė personazhit tė formatuar si tepėr intelektualisht, nuk gjeta gjė mė serioze pėr t’iu pėrgjigjur.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Polemikė me Klosin dhe Tufėn

    FATOS LUBONJA
    Para disa ditėsh, i nxitur nga polemika Klosi – Marku – Tufa, shkrova njė artikull mbi nevojėn e rolit kritik tė intelektualėve pranė partive. Nė shkrim bėja njė dallim midis pushtetarėve dhe kėtyre intelektualėve, i cili, sipas meje, qėndron nė atė se kėta, gjithė duke qenė tė angazhuar pranė njė partie, duhet tė ruajnė njė distancė kritike; se ndryshe nga pushtetarėt qė jetojnė shumė me pėrditshmėrinė, kanė pėr detyrė tė jenė ruajtės tė vizionit tė partisė nė terma afatgjatė, tė zhvillojnė idetė, t’i artikulojnė, tė bėjnė edhe kritikėn. Sė dyti, duke qenė se ekonomikisht jetojnė kryesisht nė sajė tė punės sė tyre dhe jo nė sajė tė punėve partiake, kjo u siguron edhe mė shumė pavarėsi mendimi e dinjitet. Pra, pa e denigruar kėtė tipologji intelektuali, pėrkundrazi, duke e konsideruar shumė tė rėndėsishme ekzistencėn e saj, kritika ime ishte se te ne, kjo kategori – ku fusja edhe tre polemizuesit – nuk e kryen misionin e bėrjes sė politikės sonė mė demokratike, mė vizionare, mė koherente, mė tė moralshme, mė vetėkritike, mė dialoguese, mė racionale. Mė shtyu pėr kėtė fakti se ndėrkohė qė shoqėria ėshtė e bllokuar nga njė konfliktualitet shkatėrrues midis dy palėve politike – ku rolin e moderuesit dhe tė arbitrit, nė vend qė ta bėjė pjesa mė racionale e shoqėrisė, e bėjnė ndėrkombėtarėt, – intelektualėt shqiptarė pranė palėve i hedhin edhe mė benzinė zjarrit. Nė analizėn pse ndodh kjo, akuzoja kryesisht mendėsinė e pushtetarėve qė nuk janė tė hapur pėr kritikė, faktin se dy partitė nė pushtet kanė krijuar njė frymė klienteliste nė rritje, ku po bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė, qoftė edhe pėr tė mbijetuar, pa mbėshtetjen e njėrit apo tė tjetrit pushtet, por theksoja edhe mungesėn e kurajės intelektuale e pėrgjegjėsinė e intelektualėve pėr kėtė. Sa pėr pozicionin prej nga e shkruaja, mund tė them se ishte nga pėrvoja e atij qė e ka parė veten nė rolin e mbėshtetėsit tė njėrės apo tjetrės palė e qė, gjithnjė e mė i zhgėnjyer, ėshtė distancuar prej tyre duke iu afruar pozicionit tė gazetarit qė e gjen shumė tė vėrtetė thėnien e Montanelit, “larg atyre gazetarėve qė hanė e pinė me pushtetarėt!”, tė cilėn ka kohė qė e predikoj duke u pėrpjekur edhe ta aplikoj. Me nuanca dhe pa harruar tė theksoj se nuk shkruaja thjesht pėr kėta tė tre, u pėrpoqa qė shkrimin ta bėja me mirėkuptim dhe mirėdashjeje, jo me arrogancė dhe as pėr tė thėnė se “raca” ime ėshtė mė e mirė se “raca” e tyre.
    * * *
    Nuk vonoi shumė dhe mė erdhėn pėrgjigjet sė pari nga Tufa dhe pastaj nga Klosi, qė mė bėnė tė rishikoj edhe njė herė kategorinė ku i kam futur kėta njerėz. Mbeta i ēmeritur kur pashė se qė tė dy refuzonin tė shprehnin qoftė edhe njė mendim mbi ēėshtjen qė kam ngritur. Tufa e thoshte nė pėrgjigjen e tij (vetėm nė kllapa), se kjo ėshtė e rėndėsishme, por ngulmonte me tė madhe se marrja e tij pėr ilustrim si njė intelektual i kėsaj kategorie ishte njė gabim i madh dhe vazhdonte, me stilin e gazetarisė sonė mė tė rėndomtė, njė sėrė akuzash kundėr meje pėr tė provuar se ky Lubonja, qė ngre kėtė ēėshtje, s’ėshtė ndonjė burrė mė i mirė – a thua se kjo e fshin rėndėsinė e ēėshtjes qė kam ngritur dhe e lan Tufėn nga pėrgjegjėsitė vetjake. Klosi, nga ana e tij, pasi e pėrjashtonte edhe ai veten nga kategoria nė fjalė duke thėnė se ėshtė marrė me punėra kulture, jo me politikė, mė kėndonte njė kėngė tė vjetėr, sipas sė cilės, kritikat qė kam bėrė e bėj unė ndaj Ramės burojnė nga fakti se punėt e Edi Ramės nė politikė janė si simfonitė e Moxartit, kurse ato ēka them e shkruaj unė burojnė nga zilia e Salierit, qė s’ka mundur tė bėhet njė Moxart i politikės si Rama. Them “kėngė e vjetėr”, pasi kėtė e ka kompozuar disa vjet mė parė Klosi me porosi tė Ramės, kur unė kritikoja disa punėra, sipas meje tė mbrapshta, nė Tiranė, dhe e kanė mėsuar pėrmendėsh dhe e kėndojnė nė kor njė numėr klientėsh tė Ramės.
    Me fjalė tė tjera, nė vend tė debatit qė unė e quaj tė rėndėsishėm mbi kondicionin e intelektualėve pranė partive (pėr tė cilėt Klosi nė njė anė e Marku nė anėn tjetėr pėrdorin termin “taraf” e thonė plot gjėra tė rėnda), pashė njė personalizim nė shijen mė tė keqe qė nė fakt e mbyt debatin mbi ēėshtjen duke i ftuar njerėzit tė merren me thashethemet se kush ėshtė njėri e kush ėshtė tjetri, se sa lekė merr e abuzon njeri e sa tjetri, qė tė bėn tė mendosh se kėta, mė shumė se intelektualė, janė lek-tualė. Ėshtė e vėshtirė tė hysh nė njė polemikė tė tillė pa u personalizuar ēėshtja. Aq mė tepėr kur tė akuzojnė pėr gjėra personale njerėz qė vetėm me kėto duket se dinė tė merren. Duke dashur t’i ruhem sa tė jetė e mundur kėtij meskiniteti, po pėrpiqem t’u jap pėrgjigje dy polemizuesve, pa gėnjyer e deformuar faktet personale, siē bėjnė ata, dhe, mbi tė gjitha, nė funksion tė debatit nė fjalė.
    Siē e kuptoj unė reagimin e tyre, ajo qė i ka prekur mė shumė polemizuesit nuk ėshtė akuza se janė tė lidhur me Berishėn apo Ramėn, por fakti se unė them se ata, si kategori, kanė gėzuar dhe gėzojnė tė mira nė sajė tė kėtyre lidhjeve dhe se frika e humbjes sė kėtyre i pengon tė shprehin mendime kritike brenda grupimeve qė mbėshtesin. E them kėtė duke pasur njė farė respekti pėr inteligjencėn e kėsaj kategorie, sepse pėrndryshe na mbetet tė themi se ata janė militantė tė bindur nė pagabueshmėrinė e liderėve qė mbėshtesin. Por mua mė rezulton se kėta nuk bėjnė pjesė nė kategorinė e atyre pėr tė cilėt thuhet “falua Zot se s’dinė se ē’bėjnė”. Janė dy gjėra pra qė duhen ndarė e qė ata nuk i ndajnė qartazi: a hyjnė apo nuk hyjnė ata nė kategorinė e intelektualėve mbėshtetės tė Sali Berishės dhe Edi Ramės pa fije kritike ndaj tyre dhe, nėse po, siē mė rezulton mua nisur edhe nga fakti se nė pėrgjigjet e tyre nuk jepnin ndonjė provė pėr tė kundėrtėn, kjo kategori e bėn kėtė pėr bindje, pėr interesa materiale, pėr frikė, pėr ndjenjė pėrkatėsie nė grup apo pėr ēfarė? Lidhur me tė parėn, pa ua mohuar shkollimin dhe punėn individuale, ka shumė fakte qė tregojnė se edhe kėta nuk do tė ishin kėta qė janė, pėr mirė edhe pėr keq, pa lidhjet e tyre me politikėn e dy partive kryesore tė vendit, respektivisht me liderėt e kėtyre dy partive. Pėr Klosin mjaft tė kujtoj se erdhi nga Gjermania i katapultuar si drejtor i Radio Televizionit Shqiptar me ndėrhyrjen e Edi Ramės te Fatos Nano. Nė media ėshtė botuar edhe njė letėr e tij ku i lutej ish-kryeministrit qė t’i shpejtohej emėrimi. Po ashtu, ndonėse ai pretendon se gjatė kėtyre dhjetė vjetėve ėshtė marrė me punėra kulture dhe jo me punėn e rėndomtė tė “politologjisė”, siē mė pėrqesh mua, nga sa di unė, tre libėrthat e vetėm qė ka me autorėsinė e tij i ka “politologji”, madje i fundit ėshtė ai pėr Gėrdecin, ku demaskon korrupsionin e klasės sonė politike. Shto pastaj edhe artikujt e protestat e shumta pėr politikat ambientale, pėr monumentet e kulturės si dhe shkrimet e shumta qė ka botuar nė gazetėn “Shekulli” kundėr Sali Berishės, nė mbrojtje tė Edi Ramės e mund tė arrish lehtė nė pėrfundimin se tash e gjithmonė ky nuk ka qenė thjesht e vetėm njė akademik, siē pretendon, dhe aq mė mirė.
    Pėrsa i pėrket Tufės, kur e futa tek intelektualėt pranė PD-sė, kisha parasysh disa gjėra: faktin se ai u shfaq dukshėm pranė PD-sė kur u bė njė nga anėtarėt e KOP-it tė Sali Berishės pėr ēėshtjet e arsimit e kulturės, aq sa, me sa kujtoj, ka dalė nė debate politike nė prag-zgjedhjet e vitit 2005 pėrballė ish-ministrit socialist tė Kulturės, Klosi; qenien e tij kryetar i Kėshillit tė Radio Televizionit; (ai thotė se ėshtė zgjedhur nga po ai Parlament i djathtė qė mė zgjodhi edhe mua nė vitin 2005, por pėr kėtė do tė flas mė poshtė.); si dhe faktin qė qysh kur ka marrė PD-ja pushtetin, ai mė rezulton thuajse ēdo vit o fitues ēmimesh letrare tė Ministrisė sė Kulturės, o nė jurinė qė jep kėto ēmime. Nuk po pėrmend kėtu numrin e pafundmė tė shkrimeve qė ka bėrė kundėr Edi Ramės, ndėrkohė qė nuk kam lexuar njė shkrim tė vetėm ku tė kritikojė Sali Berishėn.
    Kritika qė i bėj Klosit, pa i thėnė se s’duhet tė jetė mbėshtetės i Ramės e pa ia veshur atij pėrgjegjėsitė kryesore pėr punėt e mbrapshta nė Tiranė e nė PS, ėshtė se si ambientalist i njohur e mbrojtės i monumenteve tė kulturės, kėtė veprimtari nuk e ka kryer nė Tiranėn e Edi Ramės, ku ėshtė bėrė masakra mė e madhe qoftė ndaj ambientit, qoftė ndaj monumenteve tė kulturės; apo se kur ka shkruar librin pėr Gėrdecin, duhet t’i hynte nė thellėsi si intelektual sistemit tė korrupsionit e tė zbulonte lidhjet e Delijorgjit edhe me Ramėn e socialistėt e se kjo do t’i bėnte mirė sa vendit, edhe vetė partisė apo liderit nė fjalė. Kritika qė i bėj Tufės, pa ia hequr edhe atij tė drejtėn pėr tė qenė i propozuar nga njė palė, lidhet me gjendjen e mjerė tė Televizionit Publik i tė cilit ėshtė kryetar i Kėshillit Drejtues, me faktin se s’ka drejtuar asnjė kritikė ndaj Sali Berishės e shumė politikave tė tij, duke pėrfshirė edhe talljen qė ka bėrė e po bėn PD me dėmshpėrblimin e ish-tė burgosurve politikė – meqė ai thotė se e ka pėr zemėr kėtė temė. E, nė pėrgjithėsi, u pėrpoqa tė vė nė dukje rolin kritik qė mendoj se duhet tė luajė kategoria ku i futa, qė tė mund tė dalim nga ky bllokim i racionalitetit. U pėrpoqa ta arsyetoj me mirėkuptim psenė e mungesės sė kritikave tė tyre. Nga pėrgjigjet e tyre shpresoja se debati mund tė shkonte edhe nė hullinė se ē’duhet bėrė qė intelektualėt tė jenė mė tė fortė nė kėtė shoqėri, e jo vetėm nė atė tė mbrojtjeve personale shpesh me akuza ndaj meje. Mirėpo, ndėrkaq, Klosi nuk jep asnjė pėrgjigje ndaj pyetjes pse s’ka bėrė asnjė kritikė ndaj Ramės nė 12 vjet. Kurse Tufa tenton tė mbrohet duke thėnė se ai ka qenė e mbetet nė koherencė me temėn e tij tė preferuar: persekutimi komunist, e se kjo e bėn tė jetė i djathtė, d.m.th. me Sali Berishėn. Madje ai shfaqet sikur ėshtė edhe parimisht kundėr kritikės qė kėrkoj unė kur mė thotė se edhe ha nė mediat private, edhe i quaj “regjim mediatik”.
    * * *
    Le t’i kthehem kėtu ēėshtjes sė Televizionit Publik, qė ishte shkaku kryesor qė unė e futa Tufėn nė kategorinė nė fjalė e qė mė duket se duhet trajtuar pėr tė shpjeguar pak mė gjerė edhe pse jemi nė kėtė gjendje. Ėshtė e vėrtetė ajo qė thotė Tufa, se unė u zgjodha sė bashku me tė si anėtar i Bordit tė Kėshillit Drejtues dhe pastaj kryetar. Por le ta kujtojmė se ēfarė ndodhi mė pas: ne u votuam vėrtet vetėm nga pjesa e djathtė e Parlamentit, por u propozuam sipas njė formule/ligji qė nėnkuptonte se ne ishim shoqėri civile, ēka ishte nė koherencė me fushatėn elektorale qė kishte bėrė PD-ja pėr t’ua hequr Televizionin Publik partive dhe pėr t’ia dhėnė shoqėrisė civile. Siē duhet ta kujtojė Tufa, menjėherė Edi Rama me shokė na akuzuan se ishim shoqėria civile e Sali Berishės dhe se ai nuk e njihte kėtė Kėshill, por donte tė kishte atje pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile “tė tij”. Pėrsa mė pėrket mua, nuk e identifikoja veten as si shoqėri civile e Berishės, as e Ramės, por si pushtet i katėrt, dhe synimin e kisha qė tė bėnim njė Televizion Publik qė t’i kthehej vėrtet publikut e qė do tė rregullonte edhe anomalinė e atij qė e quaja prej kohėsh dhe vazhdoj ta quaj “regjim mediatik”: shpėrdorimi i mediave private nga oligarkė tė ndryshėm deri nė nivelin e kapjes sė shtetit prej tyre, qė e kishte ndėrtuar Edi Rama me Ilir Metėn dhe Fatos Nanon e qė ishte njė nga shkaqet qė si gazetar mbėshteta fushatėn e Sali Berishės. Hyra nė kėtė sprovė jo pa dyshime, por me bindjen se duhet tė ngulmoja nė timen, sepse, tek e fundit, gjykoja (siē gjykoj edhe sot), se pėr tė demokratizuar diēka mė shumė kėtė shoqėri duhet edhe kuraja individuale pėr t’u thėnė edhe “jo” tė pushtetshmėve e pėr tė konsoliduar institucione qė ligjėrisht duhet tė jenė tė pavarura nga pushtetet e tyre. E, pėr hir tė sė vėrtetės, nė tė vetmin takim qė pata me Sali Berishėn nė atė post, ai mė respektoi kur ia kundėrshtova idenė e tij se nė krye tė Televizionit Publik duhej vėnė njė menaxher, duke i thėnė se, sipas meje, aty duhej njė gazetar politik me peshė. Tufa e di shumė mirė se ne po kėrkonim asokohe njė drejtor sa mė tė pavarur. Mirėpo, pas presioneve tė Edi Ramės nėpėrmjet njė marrėveshjeje nė kurriz tė ligjit, Sali Berisha pranoi qė Kėshilli tė dyfishohej me tė propozuarit e Edi Ramės, d.m.th. me shoqėrinė civile tė kėtij. Ky ishte momenti kur unė dhashė dorėheqjen, pasi – sikurse e kam deklaruar publikisht qė atėherė – humba edhe ligjėrisht statusin e tė propozuarit nga shoqėria civile e pavarur nga partitė dhe rrezikoja tė futesha nė atė tė PD-sė. Kurse Tufa mbeti dhe u bė madje kryetar i Kėshillit Drejtues, i cili pastaj zgjodhi pėr drejtor tė ri, bash njė menaxher. Sot Televizioni Publik ėshtė ai qė ėshtė: njė vegėl qorre e qeverisė. A mund tė thotė Tufa se nuk ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė, ndėrkohė qė ėshtė njeriu qė me ligj ėshtė zgjedhur nga Parlamenti pėr tė drejtuar kėtė pronė publike qė mbahet me paratė publike, nė shėrbim tė ēdo qytetari dhe jo tė qeverisė sė tij? Nė vend se tė thotė dy fjalė pėr kėtė, ai mė kundėrpėrgjigjet se unė edhe ha bukė nė sarafin e mediave private, edhe i quaj ato “regjim mediatik”, pa kuptuar se unė bash kėtė i kėrkoj edhe atij: qė tė mos katandiset nė puthador tė qeverisė, pasi jo vetėm se ato para qė merr nuk janė tė Sali Berishės, por tė publikut, por edhe sikur tė ishin tė kėtij, punėmarrėsit kanė tė drejtat e tyre qė mbrojnė dinjitetin e punės e tė njeriut. Me kėtė rast i kujtoj atij (si dhe Klosit), se unė si gazetar nuk jam pėrgjegjės pėr politikat editoriale tė mediave ku punoj, por vetėm pėr atė qė nxjerr nga goja e pena ime dhe se liria e shprehjes ėshtė njė e drejtė e garantuar edhe me kushtetutė edhe nga paraja publike qė kėto media marrin nė sajė tė shitjeve, audiencave, reklamave etj., pa lėnė mėnjanė ato pėrfitime tė lidhura me politikėn qė personalisht i kam denoncuar vazhdimisht. Nė kėto media, pra, siē e pranojnė edhe vetė, kam kritikuar, nė pėrputhje me vizionin tim pėr botėn dhe pėr punėt e Shqipėrisė, si Ramėn dhe Berishėn (ca mė pak kėtė tė dytin, thotė Klosi, por le tė bėjė edhe ai kaq ndaj Ramės), edhe mediat ku punoj (siē thotė Tufa). Kur mė kanė censuruar, nėn presionet e politikės, siē ka ndodhur te “Shekulli”, kam ikur duke denoncuar censurėn dhe duke pėrballuar vėshtirėsi jo tė vogla, por pa mbetur pa bukė. Pra, pa bėrė heroin dhe pa pretenduar tė jem jashtė sistemit mediatik qė ėshtė tejet problematik e i deformuar, pėrsėris idenė e shkrimit tė mėparshėm se nė kėtė sistem, gjithsesi, ndryshe nga diktatura, ka megjithatė mundėsi zgjedhjeje pėr t’u bėrė kritik e pėr t’u thonė “jo” “bukėdhėnėsve”, pėr tė bėrė kompromise, por jo kundėr vizioneve qė ke pėr botėn e pėr ta ndryshuar pėr mirė realitetin.
    * * *
    U zgjata nė kėtė histori jo pėr tė bėrė CV-nė time, as pėr t’i thėnė Tufės se kush je ti e kush jam unė, por pėr tė pėrshkruar mekanizmat qė tregojnė pėrgjegjėsit kryesorė tė kthimit tė intelektualėve e tė shoqėrisė civile nė pėrgjithėsi nė klientelėn servile tė partive dhe pėr tė ngacmuar debatin mbi rrugėt se si mund tė dilet nga ky qorrsokak. Fakti qė sot RTSH ėshtė krejtėsisht nė duart e njėrės palė, tregon se deri ku mund tė degjenerojė aftėsia pėr kritikė e shoqėrisė kur ekuilibrat tentohet tė ruhen nėpėrmjet presionit e parasė sė dy partive. Edhe zgjedhjet e fundit e provuan kėtė dramatikisht. Mirėpo, duke lexuar pėrgjigjet e Tufės dhe Klosit ndriēohesh shumė mė qartė lidhur me pėrgjegjėsitė e kėsaj gjendjeje. Nė shkrimin tim ka njė gabim themeltar kur flas pėr pushtetarė qė kėrkojnė pushtetin e tė sotmes si Berisha apo Rama dhe intelektualė kritikė, tė cilėt duhet tė ngulmojnė pėr tė vėrtetėn e tė nesėrmes. Ky ėshtė njė kategorizim shumė ideal, aq mė shumė pėr njė vend si Shqipėria. Realiteti ėshtė se njė vijė dallimi e prerė nuk ekziston. Problemi ėshtė se sipas meje, fakti se ideali nuk mund tė arrihet s’do tė thotė se s’duhet folur pėr tė. Vė re se nė “racėn” e gazetarėve dhe nė tė rinj ėshtė rritur numri i atyre qė e bėjnė kėtė dallim dhe e bėjnė kritikėn e sistemit tė tė dyja palėve pa komplekse. Kurse, pėr fat tė keq, polemizuesit e mi nuk duan tė flasin pėr kėtė dallim. Duke lexuar pėrgjigjet e tyre bindesh se kėta, nė fakt, vetėm pėr shkak fuqie mė tė vogėl nuk janė nė rolin e Berishės apo Ramės, se nesėr, po tė merrnin rolin e tyre, do tė tregoheshin po aq intolerantė dhe hakmarrės ndaj kritikės, nė mos edhe mė keq. Madje, siē akuzojnė edhe njėri-tjetrin, duket se kėshtu sillen nė hapėsirat e vogla qė kanė sot pėr sot nėn pushtet: me paranė publike apo tė fondacioneve tė huaja qė kanė nė dorė, me ēmimet letrare apo pėrkrahjet qė japin apo nuk japin. Paēka se kanė folur e flasin tėrė ditėn kundėr komunizmit, unė ngulmoj se ata janė tipologjia e intelektualit qė kemi trashėguar nga komunizmi: qė mendon se mund tė mbijetojė e tė bėhet i njohur e i vlerėsuar, me ēmime e me para vetėm nė sajė tė mbėshtetjes sė pushtetit, dhe jo si denoncues i sė keqes sė pushtetit, siē janė rėndom intelektualėt mė tė njohur tė botės demokratike.
    * * *
    Sė fundi, pa dalė nga kjo temė, meqenėse Klosi e Tufa mė ftojnė tė shprehem mbi qėndrimin ndaj etėrve tanė ish-komunistė nė pushtet, le tė them mendimin tim nisur nga pėrvoja ime pėr ēka, sigurisht, kam menduar gjatė e shkruar jo pak. Mua mė duket se arrij ta kuptoj mirė fanatizmin edhe lakeizmin e atyre qė kanė bėrė krime gjatė komunizmit. Historia ėshtė e mbushur me shembuj revolucionarėsh, tė cilėt, ashtu siē kanė qenė tė gatshėm tė japin jetėn, kanė qenė tė gatshėm edhe tė ēojnė nė turrėn e druve apo nė gijotinė kundėrshtarėt e tyre. Ajo ėshtė e mbushur edhe me njerėz injorantė qė kanė ushqyer flakėn e turrės sė druve tė persekutimit nisur nga ajo ndjenjė qė Jan Husi e quan “santa semplicita”. E kuptoj edhe etjen pėr pushtet tė revolucionarėve tė shndėrruar nė diktatorė, qė pėr tė siguruar pushtetin kanė vrarė e kanė prerė deri nė fund tė jetės sė tyre. Ajo qė mė ka munduar gjithmonė ėshtė pyetja se pse pjesa mė e ditur, kur e kuptoi se besimi i tyre ishte i gabuar, nuk u tėrhoqėn, nuk kėrkuan ndjesė, nuk reaguan kundėr, por vazhduan tė njėjtėn rrugėn? Historia e atyre, pra, pėr tė cilėt, sikurse shkrova mė lart, nuk mund tė pėrdoret shprehja “Falua Zot, se s’dinė se ē’bėjnė”. Ajo qė mė ka munduar gjatė viteve tė burgut, qė i konsideroj vitet e pjekurisė, edhe lidhur me jetėn e tim ati nė pushtet, ėshtė pyetja se pse, kur e kuptuan ē’bėhej, nė vend se tė kishin kurajėn tė ngriheshin kundėr Enver Hoxhės nuk bėnė diēka nė kohėn e duhur, por pritėn qė ai t’i hante tė gjithė me shpresė se atė mė lajkatarin do ta hante tė fundit? Kam shkruar edhe njė roman nėn petkun e njė drame, “Ploja e Mbrame”, mbi kėtė temė. Mungesa e kurajės qytetare e intelektuale, frika pėr tė humbur pushtetin, privilegjet, frika pėr tė pėrfunduar ashtu siē kishin pėrfunduar paraardhėsit, janė disa nga pėrgjigjet. Por kėto pėrgjigje kanė qenė tė lidhura edhe me pyetjen: ēfarė do tė bėsh ti, o njeri, nesėr nėse do tė jesh nė kushte qė tė kesh diēka nė dorė? A do tė pranosh qė pėr fėmijėt e tu tė krijohet e njėjta situatė, qė ata tė detyrohen tė ulin kokėn, tė poshtėrohen e tė humbasin lirinė pėrpara arrogancės sė mė tė fuqishmit, tė abuzuesit me pushtetin, tė korruptuesit apo do tė pėrpiqesh qė ata tė kenė mė shumė liri e dinjitet? Im atė, ndjesė pastė, kishte reflektuar mjaft nė burg pėr kėtė ēėshtje. Nė fillim tė viteve ‘90, kur Sali Berisha filloi tė linēonte kundėrshtarėt e tij dhe shumė njerėz filluan tė trembeshin e konformoheshin, na thoshte me qesėndi mua e disa miqve tė mi ish-tė burgosur: “Ju na keni kritikuar pse nuk bėmė diēka pėr tė ndaluar Enver Hoxhėn. Keni tė drejtė, por ne ishim me rrezik koke atėherė, kurse ju tani jeni nė demokraci dhe s’po keni kurajė?”. Nė fakt, historia pėr ēdo brez nxjerr pėrpara sfidat e veta. Kishte ardhur radha jonė dhe, pėr fat, nė kushte shumė mė tė lehta. Ėshtė kjo arsyeja kryesore pse nė fillimvitet ‘90 unė u bashkova me tėrė ata qė u ngritėn kundėr autoritarizmit tė ri tė Sali Berishės. I kam pėrshkruar dilemat e kėsaj zgjedhjeje nė librin “Nėntėdhjeteshtata, apokalipsi i rremė”, ku pėrpiqem, mes tė tjerash, tė tregoj edhe se ėshtė lehtė tė godasėsh me shqelma njė monument diktatori tė rrėzuar pėrtokė, por ėshtė shumė mė e vėshtirė t’i kundėrvihesh sivėllait tė tij kur ky ėshtė mė kėmbė, i fuqishėm e tė rrezikon jetėn e dinjitetin. Ėshtė kjo arsyeja pse iu kundėrvura Fatos Nanos e Edi Ramės kur fillova tė shoh se ia kishin shitur shpirtin tė njėjtit djall tė pushtetit e tė parasė. Klosi e ka harruar, siē harrojnė tėrė mosmirėnjohėsit lek-tualė tė sojit tė tij, se pėr tė mbrojtur statusin e kėtij intelektualit nga arroganca e pushtetarit, pra edhe timin, kam bėrė diēka edhe nė mbrojtje tė tij asokohe (kam dhėnė dy dorėheqje dhe kam shkruar disa artikuj kur e poshtėruan njerėzit e Nanos, ndėrkohė qė miku i tij “Moxarti i politikės” nuk hapte gojė). Ėshtė po kjo arsyeja qė, me sa kam mundur, e kurrė sa duhet, jam pėrqendruar nė kritikėn ndaj ēdo autoritarizmi e abuzimi me pushtetin dhe kam mbrojtur pavarėsinė e shoqėrisė civile e tė mediave ndaj pushteteve, pa pretenduar aspak se jam “Moxart” nė kėtė punė, por i bindur se me mbėshtetjen e kategorisė ku futa Klosin apo Tufėn, do tė kishim bėrė tė gjithė “muzikė” mė tė mirė. Por, fatkeqėsisht, kori ku ata bėjnė pjesė nuk hyn nė kategorinė e atyre qė kanė mėsuar diēka nga e kaluara e atyre etėrve intelektualė qė me hir apo me pahir u bėnė vegla tė diktaturės. Kam pasur gjithnjė dyshim mbi vėrtetėsinė e asaj thėnies se historia pėrsėritet dy herė: tė parėn si tragjedi, kurse tė dytėn si farsė. Ajo ėshtė pėrsėritur e mund tė pėrsėritet si tragjedi edhe shumė herė, ndonėse nė forma tė ndryshme. Mėnyra se si i qaset kjo kategori asaj tė kaluare dhe mėnyra se si sillet nė tė sotmen pėr mua ėshtė tregues i pėrsėritjes sė tė njėjtės tragjedi, qė, edhe pse jo mė me humbje jetėsh njerėzore, po shkakton pėrditė humbje jetėsh morale dhe humbje shprese nė shoqėrinė tonė.

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •