Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1

    Lightbulb Krasniqi: Qeveria hoqi dorë nga elementet e shtetësisë (e plotë) !!!

    Publikuar: 08.07.2011 - 09:24Prishtinë, 8 korrik - Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga disa elemente të shtetësisë, në momentin kur ka marrë zotimin për t’i respektuar konkluzionet që kanë dalë nga tri marrëveshjet me palën serbe, të cilat janë arritur fundjavën e kaluar në Bruksel. Këtë konstatim e ka nxjerrë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”, vetëm pak çaste pasi i ka lexuar konkluzionet e ndërmjetësit të BE-së, Robert Cooper.
    Në intervistë, Krasniqi ka thënë se pala vendëse nuk është dashur të pranonte që qytetarët e Kosovës të lëvizin nëpër Serbi vetëm me karta identiteti, e jo edhe me pasaporta që mbajnë mbishkrimet e Republikës së Kosovës, ashtu sikur që nuk është dashur të pranonte që kufiri mes dy shteteve, të cilësohej si “kufi administrativ”. Njeriu që e udhëheq Kuvendin, për dallim nga bashkëpartiaku i tij që e drejton Qeverinë, Hashim Thaçi, e ka cilësuar të papranueshme edhe marrjen e fotokopjeve të regjistrave civilë në vend të atyre origjinalë, duke mos e fshehur shqetësimin se e njëjta gjë mund të përsëritet edhe me regjistrat kadastralë. Ka thënë se Kosova i ka pasur origjinalet e këtyre regjistrave qysh kur ka qenë krahinë autonome në kuadër të ish-Federatës jugosllave, kështu që edhe BE-ja është dashur të bënte presion mbi Serbinë që t’ia kthente ato pronarit legjitim. Kryeparlamentari Krasniqi ka ngjallur dyshime edhe rreth çështjes së nostrifikimit të diplomave universitare të shqiptarëve që jetojnë në Serbi e që studimet i kanë mbaruar në Kosovë, për vetë faktin se nostrifikimi i është lënë një vendi të tretë. Pas “lëshimeve” të para të ekipit vendës, ai ka thënë se u takon grupeve parlamentare të vendosin, nëse duan ta lënë Qeverinë të bëjë kompromise të tjera, apo ta ndalojnë të bëjë marrëveshje që nuk janë në favor të qytetarëve të Kosovës. Krasniqi e ka thënë hapur se shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, është treguar e papërgjegjshme në raport me obligimet që i ka ndaj Kuvendit dhe Presidencës, për t’i informuar me rrjedhën e bisedimeve. Në intervistë, Krasniqi flet edhe për angazhimin e Kuvendit në procesin e përmbushjes së obligimeve që kanë dalë nga Raporti i Progresit si dhe për prishjen e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë dhe FMN-së. Flet edhe për Ligjin për veteranët e UÇK-së.
    KD: Zoti kryetar, fundjavën e kaluar në Bruksel u arritën tri marrëveshjet e para mes palës vendëse dhe asaj serbe, të cilat në fakt nuk u nënshkruan por u përmblodhën në të ashtuquajturat “konkluzione të kryesuesit”. I keni parë ju ato konkluzione?
    Krasniqi: E kam thënë edhe me herët se ky proces jo vetëm se ka qenë i panjohur për opinion e gjerë, por ka qenë i panjohur edhe për ne si përfaqësues të jetës institucionale. E kam fjalën për ne që veprojmë brenda Kuvendit të Kosovës, apo organit më të lartë të shtetit. Faktikisht është dashur që të kishim informacione më të shumta rreth procesit të bisedimeve. Ne si Kuvend, ndoshta në procedura të përshpejtuara, megjithatë e kemi nxjerrë një Rezolutë, dhe përmes saj i kemi vendosur disa korniza të atyre bisedimeve. Mendoj se ajo që është vendosur me atë Rezolutë ka vendosur korniza të mira. Është qartësuar se çka nuk mund të bisedohet dhe çka mund të bisedohet.
    KD: A janë brenda kornizave që i ka përcaktuar Kuvendi edhe marrëveshjet e fundit?
    Krasniqi: Unë mendoj se ka diçka që nuk është brenda atyre korniza, as të Rezolutës, as të Kushtetutës, e as të strategjisë që e ka Qeveria për këto bisedime. Thjesht është bërë një anashkalim.
    KD: Konkretisht, çka ka dalë jashtë kornizave?
    Krasniqi: Ne e kemi ditur se Serbia nuk është pajtuar me elementet e shtetësisë së Kosovës, por çështje shqetësuese është që me këto marrëveshje nuk njihen disa elemente të shtetësisë së Kosovës dhe çka është më e keqja është që me këtë është pajtuar edhe delegacioni që i ka zhvilluar bisedimet në Bruksel.
    Pra, kemi të bëjmë me elementin kryesor të shtetësisë, që është Republika e Kosovës. Kemi të bëjmë me elementin e simboleve të shtetit dhe kemi të bëjmë me dokumentet zyrtare që janë elemente të shtetësisë siç është pasaporta. Ky dokument i shtetësisë, sipas marrëveshjes del se nuk njihet nga Serbia. Ndërkohë që ne me këtë dokument i kalojmë të gjitha shtetet e tjera, përfshirë Maqedoninë, Malin e Zi e Shqipërinë. Edhe pse në këtë të fundit gjatë periudhës verore qytetarët kosovarë mund të shkojnë edhe me letërnjoftim. Edhe kufiri me Serbinë, nuk njihet si kufi shtetëror, por më tepër si kufi administrativ. Këto janë anët e dobëta të kësaj marrëveshjeje.
    KD: Të gjitha këto lëshime që ju po i përmendni, a nuk paraqesin argumente të mjaftueshme për të ardhur në përfundim se pala vendëse paska hequr dorë nga shtetësia, për vetë faktin se ka pranuar të hyjë në kompromise për heqje të mbishkrimeve të Republikës së Kosovës?
    Krasniqi: Nuk do të thosha nga shtetësia, por nga disa elemente të shtetësisë. Dhe, kjo është një heqje dorë, në favor të arritjes së një marrëveshjeje, e cila në disa vende e parasheh reciprocitetin mes dy vendeve. Kjo mund të merret si një karrem i pranueshëm, por në fakt, Kosova s’e ka mohuar asnjëherë shtetësinë e Serbisë, dhe nuk i ka penguar asnjëherë elementet e shtetësisë serbe.
    Qytetarët serbë kanë kaluar me dokumente e tyre nëpërmes kufirit të Kosovës.
    Ne kemi qenë shumë tolerantë, jo pse ishim shtet i ri, por pse kishim edhe një prezencë të madhe ndërkombëtare, e cila po ashtu ishte tolerante në këtë drejtim. Kështu që dua të them se kjo marrëveshje është vetëm një pjesë e marrëveshjeve që mund të arrihen në këtë proces të bisedimeve.
    KD: Ju konsideroni se duhet lejuar Qeverinë që të vazhdojë edhe më tej dialogun, me gjithë këto lëshime që i ka bërë qysh në marrëveshjet e para?
    Krasniqi: Ndoshta nuk është lehtë për të folur për këtë çështje, pasi nuk dihet se si do të bëhet përfundimi final i bisedimeve, por pajtimi i palës sonë që kjo periudhë e bisedimeve të zgjasë deri në pesë vite, përsëri është një kohë e gjatë, dhe kjo mund të merret si një pikë e dobët e këtyre konkluzioneve që janë dhënë nga kryesuesi i këtyre bisedimeve, zoti Cooper.
    KD: E kemi dëgjuar kryeministrin Thaçi duke i vlerësuar marrëveshjet si të “modelit evropian”, po ju të paktën a mund të gjeni diçka pozitive nga gjithë ajo që është arritur mes palëve?
    Krasniqi: Ndoshta i vetmi element pozitiv që mund të merret në këtë rast, është nostrifikimi i diplomave të universiteteve të Kosovës për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc. Por as kjo nuk është pranuar në kuptimin më të mirë të fjalës, pasi është lënë që nostrifikimin ta bëjë një vend i tretë. Edhe kjo nuk është në plotësinë e saj si njohje e universiteteve të Kosovës, nga ana e Serbisë, dhe nuk është ndonjë lehtësim për ata njerëz që i kryejnë studimet në Kosovë.
    KD: Nga këndvështrimi juaj, prapë po del se asnjëra prej tri marrëveshjeve nuk është në favor të qytetarëve të Kosovës, e as të shqiptarëve në Serbi?
    Krasniqi: Të paktën nga ajo që e kam parë, sepse as konkluzionet e kryesuesit nuk i paraqesin në tërësi detajet e marrëveshjeve.
    KD: Ju pyeta edhe më herët, nëse i keni parë ju konkluzionet?
    Krasniqi: Po i kam parë para pak çastesh.
    KD: A është dashur pra pala vendëse që të hyjë në obligime për zbatimin e marrëveshjeve që e zhveshin nga elementet e shtetësisë. Pra, të heqë dorë nga mbishkrimi RKS në targa të automjeteve, të mos i ndryshoj vulat e Doganave por t’i lë si në kohën e UNMIK-ut, të pranoj mosnjohjen e pasaportave të reja nga ana e Serbisë, e njëkohësisht t’i pranojë fotokopjet e regjistrave civilë?
    Krasniqi: Realisht nuk është dashur të hiqte dorë nga të gjitha këto elemente të shtetësisë. Nuk është dashur të hiqte dorë as nga dokumentacioni origjinal i regjistrave civilë, për faktin se ato dokumente janë të Kosovës. Ato dokumente, edhe kur Kosova ka qenë Krahinë autonome në kuadër të ish-Federatës jugosllave kanë qenë në Kosovë dhe jo jashtë saj. Ato dokumente, Kosovës i duhen në origjinal dhe jo në kopje. Kështu që nëse vazhdohet edhe me dokumentet kadastral të shkohet në këtë formë, unë jam i bindur se ai dokument do të jetë jovalid dhe jo i përdorshëm për Kadastrën e Kosovës.
    Prandaj, as ky dokumentacion nuk është dashur t’i mbetet Serbisë. Mendoj që presioni është dashur të jetë i BE-së dhe BE-ja nuk është dashur ta lejojë Serbinë ta mban një pronë të Kosovës dhe Kosovës t’ia japë fotokopjet e dokumentacionit që në asnjë rast nuk e zëvendëson dokumentacionin origjinal.
    KD: Çka duhet të bëjë Kuvendi për ta ndaluar Qeverinë që të mos hyjë në kompromise të tjera të dëmshme për qytetarët e Kosovës, meqë gjithmonë është thënë se Pakoja e Ahtisaarit është kompromisi më i madh që është bërë për ta fituar shtetësinë?
    Krasniqi: Ndoshta nuk është lehtë të flitet në kuptimin më të mirë të fjalës në këtë gjysmë marrëveshjeje. Këto konkluzione i obligojnë palët por palët nuk i nënshkruajnë ato dhe ne si Kuvend, mendoj se nuk kemi shumë hapësirë për të vepruar në këtë mes. Megjithatë, shumëçka varet nga ajo se çka do të kërkojnë grupet parlamentare, sepse kjo bëhet me kërkesën e tyre. Realisht, Kuvendi mund të japë mendimin qoftë pozitiv qoftë negativ për këtë formë të komunikimit dhe këtë formë të dialogimit që është zhvilluar në Bruksel, por gjithsesi unë mendoj se ky rezultat është pasojë i disa zhvillimeve që kanë ndodhur në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe tërheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit, pas prishjes së koalicionit, pas zgjedhjeve, që i zhvilloi Kosova dhe pas disponimit jo të mirë që u krijua për Kosovën nga raporti i Dick Martyt. Të gjitha këto pak a shumë e kanë vështirësuar pozicionin e Kosovës, në raport me faktorin ndërkombëtar por edhe e kanë vështirësuar edhe dialogun që është zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë nën mbikëqyrjen e BE-së.
    KD: A mund të merren këto zhvillime nga ekipi negociator vendës si arsye për të hyrë kompromise të dëmshme për shtetin?
    Krasniqi: E tash! Ndoshta si Kosovë është dashur që ta kemi një qëndrim më të unifikuar për të thënë se rrethanat e krijuara nga ato që i thashë më lartë, janë të pafavorshme për Kosovën dhe ne duhet të kemi një klimë më të favorshme edhe për bisedime, edhe për vendimmarrje në arritjen e marrëveshjeve. Është ditur se ne në asnjë fazë nuk kemi qenë kundër bisedimeve, por këto bisedime është dashur të zhvilloheshin në interesin e dy vendeve. Kështu siç janë, nuk mund të themi se ato kanë krijuar favore për qytetarët e Kosovës. E në fakt kanë krijuar favore për qytetarët serbë.
    KD: E përmendet me herët Rezolutën që e ka nxjerrë Kuvendi për bisedime. Ajo Rezolutë e parasheh që shefja ekipit negociator të vijë në Kuvend për të raportuar mbi rrjedhat e bisedimeve. Por sië u pa, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, me t’u kthyer nga Brukseli udhëtoi për në Kanada. A nuk ka qenë e nevojshme që ajo t’ju tregojë juve se çka ka sjell nga Brukseli?
    Krasniqi: Udhëheqësja e delegacionit është dashur ta informonte drejtpërdrejt presidenten. Nuk e di a e ka informuar!. Është dashur që ta informojë kryetarin e Kuvendit dhe komisionet përkatëse të Kuvendit. Gjë që nuk e ka bërë. Ne i kemi tash konkluzionet, mirëpo, personi më adekuat për t’i arsyetuar, nëse mund të arsyetohen ato, është udhëheqësja e delegacionit të Kosovës në këto bisedime, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri. Kjo mendoj se është edhe një papërgjegjësi tjetër e njeriut që ka një përgjegjësi institucionale, ligjore dhe kushtetuese.
    KD: Kryeministri, Hashim Thaçi, para tri ditësh është kthyer optimist nga Brukseli për perspektivën evropiane të Kosovës, mirëpo nuk ka ngurruar që t’ia bartte përgjegjësinë Kuvendit në rast të ndonjë dështimi eventual në procesin e dialogimit për liberalizim të vizave? Konsideroni se ai ka pasur të drejtë, kur e ka thënë këtë?
    Krasniqi: Shiko!. Tash ne mund ta hedhim përgjegjësinë nga njëri institucion në tjetrin, mirëpo, ne e dimë se raportet e Progresit janë shumë gjithëpërfshirëse dhe sfera e ligjeve, edhe pse është shumë e rëndësishme nuk është e vetme. Ne edhe në të kaluarën kemi qenë pjesë e Raportit, edhe pse nëse krahasohet ajo që është shkruar në to për Kuvendin e Kosovës me institucionet e tjera, për Kuvendin ka qenë më pozitive. Natyrisht se kanë pasuar vërejtja edhe rekomandime, por sa i përket miratimit të ligjeve, vlerësimet në Raportin e Progresit kanë qenë pozitive.
    KD: Sivjet, si është gjendja?
    Krasniqi: Edhe këtë vit, sipas identifikimit që ka bërë zyra jonë dhe Komisioni për integrime evropiane ne kemi për obligim që t’i miratojmë 32 ligje që janë pjesë e Raportit të Progresit.
    Nga ato 32 ligje, në Kuvend deri tani kanë ardhur vetëm 13. Prej tyre pesë janë të miratuara, ndërsa tetë janë në procedura të shqyrtimit nëpër komisione. Mendoj se brenda dy apo tri jave më së largu do të miratohen edhe ato. Kështu mbesin edhe 19 ligje të tjera, që në fakt nuk kanë ardhur në Kuvend dhe presim që ato të vijnë. Prandaj edhe për vonesat në kompletimin e pakos së nevojshme legjislative, përgjegjësia nuk është vetëm e Kuvendit, por edhe e Qeverisë. Kuvendi furnizohet me ligje nga ekzekutivi. Ne do të përpiqemi si Kuvend që t’i kryejmë obligimet tona. Ne jemi të obliguar që ligjet që i kalojmë të kenë një cilësi sa më të mirë.
    KD: A nuk janë 49 ligje që duhet t’i miratojë Kuvendi para 1 shtatorit, aq sa ka kërkuar ministrja e Integrime, Vlora Çitaku?
    Krasniqi: Unë nuk e di se çka dhe si ka menduar ministrja Çitaku, por e di se edhe ne jemi marrë me këtë çështje, pasi edhe Kuvendi e ka zyrën që e bën identifikimin e ligjeve që kërkohen nga BE-ja. Dhe, zyra jonë, bashkë me komisionet kanë identifikuar që Raporti i Progresit ka kërkuar ndryshime dhe miratime në 32 ligje. Por, nëse është numri 49, atëherë menjëherë shtohen edhe 17 ligje të tjera.
    KD: Atëherë, kujt po i bie ta dinamizojë punën, Qeverisë apo Kuvendi?
    Krasniqi: Qeverisë i duhet ta dinamizojë procesin e procedimit të projektligjeve në Kuvend.
    KD: A do të ketë nevojë që Kuvendi ta shfrytëzojë edhe muajin e pushimeve për t’i kryer obligimet e veta?
    Krasniqi: Kuvendi punon në dy sesione, pranveror dhe vjeshtor. Sesioni pranveror përfundon më 30 korrik, edhe pse parlamentet e tjera kanë kohë më të gjatë të pushimeve. Ka plot vende që e kanë dy muaj kohën e pushimeve. Ne e kemi vetëm një muaj. Nëse kemi një ardhje të projektligjeve, atëherë duhet që grupet parlamentare të vendosin nëse duan ta ngushtojnë periudhën e pushimeve. Pra nëse e shohim të nevojshme që t’i shkurtojmë pushimet për t’i miratuar ligjet, atëherë Kuvendi do ta marrë edhe këtë përgjegjësi.
    KD: Një ditë më herë ministri i Financave, paralajmëroi se nuk do të ketë rishikim të buxhetit për këtë vit. A nuk është e nevojshme që të bëhet një rishikim i tillë, kur kemi parasysh faktin se buxheti i këtij viti është hartuar duke u mbështetur në të hyrat nga FMN-ja, por që tash nuk mund t’i ketë për shkak të prishjes së marrëveshjes me këtë institucion financiar?
    Krasniqi: Nëse buxheti është shfrytëzuar mirë dhe nëse nuk ka kërkesa nga njësitë buxhetore, atëherë nuk është i nevojshëm rishikimi i buxhetit.
    KD: U nisa nga fakti se kur është shqyrtuar Korniza afatmesme e shpenzimeve është thënë se gjatë muajve korrik dhe gusht do të bëhet rishikimi i saj, për shkak se nuk mund të bëhen planifikime duke u bazuar në fondet e FMN-së. Si ka mundësi që të bëhet rishqyrtimi i KASH-it, e të mos bëhet rishikimi i buxhetit vjetor?
    Krasniqi: Rishikimet e buxhetit bëhen vetëm atëherë kur janë nevojat. Nëse ka nevoja dhe kërkesa mendoj se duhet të bëhet. Por, këtë më së miri e dinë në Ministrinë e Financave.
    KD: Muajin e kaluar FMN-ja e prishi marrëveshjen “Stand By” me Qeverinë dhe si rrjedhojë Kosova e humbi, qoftë edhe përkohësisht, të drejtën për të përfituar mbi 150 milionë euro në formë të kredive?
    Krasniqi: Kam biseduar me ministrin për këtë çështje dhe ai më ka thënë se në shtator do të bëhet një rivlerësim nga FMN-ja për mënyrën e shfrytëzimit të buxhetit, dhe ndoshta FMN-ja do ta marrë një qëndrim tjetër. Ne tash duhet ta presim këtë rivlerësim dhe pastaj ta kemi një qëndrim më konkret dhe më të qartë.
    KD: Megjithatë, a pajtoheni se prishja e asaj marrëveshjeje ka ardhur si rrjedhojë e politikave të gabuara të Qeverisë në shpërndarjen e parave publike?
    Krasniqi: Me siguri FMN-ja ka dhënë orientimet veta dhe ato kërkesa nuk i ka respektuar Qeveria e Kosovës. Kjo ka sjellë edhe mosmarrëveshjen mes dy palëve.
    KD: FMN-ja tash po e paralajmëron Qeverinë që të mos hyjë në obligime ndaj veteranëve të UÇK-së, përmes nxjerrjes së projektligjit që e rregullon statusin e tyre, për sa kohë që para Qeverisë, veteranët ka gati dy muaj që janë grevë për këtë ligj?
    Krasniqi: Nuk e di sa është e qëndrueshme kjo me FMN-në. Ligji në formën që është tani, nuk ka ndonjë kosto që do të duhej të vonohej, për faktin se duhet shpërblimi të jepet me një ligj tjetër, përmes të cilit do të bëhet kategorizimi i kategorive të luftës, veçmas i veteranëve, i cili kështu siç është tani, është shumë i madh dhe është i papërballueshëm për buxhetin e Kosovës. Por edhe nëse do të bëhej me numrin e tashëm të veteranëve nuk do të kishte farë zgjedhjeje kushedi çfarë. Duhet definohet saktë se kush është veteran i luftës. Pa u bërë kjo nuk mund të bëhet as kompensimi i këtyre kategorive për faktin se është shumë vështirë të caktohet kostoja e këtij ligji.

    http://www.koha.net/?page=1,13,61638
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Marrëveshjet me Serbinë rikthejnë targat “KS” !!!

    Publikuar: 08.07.2011 - 11:20
    Prishtinë, 8 korrik - Kuvendi dhe presidenca tashmë i kanë në duar konkluzionet e lehtësuesit të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Robert Cooper.

    Dokumenti të cilin Cooper e quan “Konkluzionet e kryesuesit”, përmban 11 pika, për të cilat palët janë pajtuar në Bruksel.

    Në pikën e parë thuhet se qytetarët e të dyjave palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra-tjetrës, raporton KTV-ja.

    Në pikën dy thuhet se secila palë do të zbatojë një sistem të kalimit të kufirit të qytetarëve të palës tjetër me letërnjoftime. Krahas fjalës kufi, përdoret edhe shprehja kufi administrativ. Në pikën tjetër të marrëveshjes, sqarohet se edhe Kosova, edhe Serbia mund të zbatojnë një sistem ku letërnjoftimet do të shoqërohen nga dokumente me shkrim për “hyrje-dalje” për personat nga pala tjetër, të cilët dëshirojnë të kalojnë transit në një shtet të tretë. Kjo nënkupton që qytetarët e Kosovës lejohen të përdorin pasaportat e Republikës së Kosovës kur të kalojnë kufirin e Serbisë dhe shteteve të saj fqinje. Gjithashtu, nëse Serbia aplikon dokument përcjellës për letërnjoftimet dhe pasaportat kosovare, në dokument thuhet qartë se këtë masë mund ta aplikojë edhe Kosova për qytetarët serbë. Në konkluzionet e Cooperit thuhet se targat KS mund të kalojnë në dhe përmes Serbisë, por askund nuk jepen sqarime për targat RKS, nëse ato duhet të mbulohen ose zëvendësohen me targa të përkohshme.

    Megjithatë, në pikën 9 të marrëveshjes, thuhet se çdo posedues i automjetit, nëse dëshiron, mund t’i marrë në kufi tabelat e përkohshme. Edhe ky element bazohet në reciprocitet. Nga Serbia është paralajmëruar se nuk do të pranojë që automjetet me targa RKS të hyjnë në territorin e saj pa u mbuluar me targa të përkohshme, një masë të njëjtë kanë të drejtë ta aplikojnë edhe autoritet kosovare për automjetet me targa të Serbisë. Në dokument thuhet se qytetarët e të dyjave vendeve duhet të blejnë polisën e sigurimit kufitar të automjeteve në pikat kufitare, me synimin që të arrihet një marrëveshje për njohjen reciproke të polisave të sigurimit. Në dokument thuhet se si masë kalimtare, Qeveria e Kosovës do të vazhdojë vlefshmërinë e targave KS të automjeteve për një periudhë fillestare prej pesë vjetësh në përfundim të së cilës çështja do të rishikohet nga të dyja palët, me lehtësimin e BE-së, nëse kërkohet. Në pikën 7, thuhet se që nga 1 nëntori e tutje, të gjithë qytetarët e Kosovës mund të përdorin vetëm targa RKS ose KS. Të gjitha targat e tjera serbe, të reja dhe të vjetra, nuk do të lejohen nga kjo datë. Kjo vlen edhe për serbët në Veri.

    Targa të reja KS mund të lëshojnë vetëm autoritetet e Kosovës, me ndihmën e EULEX-it. Pika 10 e dokumentit nuk ndërlidhet direkt me lirinë e lëvizjes, por përmes saj sigurohet që riatdhesimi i kosovarëve që refuzohen në shtete që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të mos sillen në Serbi, por në Kosovë. Një marrëveshje tjetër e përfshirë në konkluzionet e Cooperit është edhe çështja e diplomave, konkretisht njohja e tyre. Palët kanë rënë dakord për pranimin reciprok të diplomave universitare dhe shkollore përmes certifikimit të tyre nga një palë e tretë, një organizatë ndërkombëtare, ose nga një institucion arsimor ndërkombëtar. Marrëveshja përfundimtare për këtë do të arrihet në takimin e radhës në Bruksel. Marrëveshja tjetër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është edhe regjistri civil. Kjo marrëveshje përmban vetëm katër pika. Në të thuhet se do të formohet një komitet i përbashkët, i kryesuar nga EULEX, për të identifikuar zbrazëtirat në librat amzë origjinalë të para vitit 1999, të cilat mungojnë. EULEX do t’i certifikojë të gjitha kopjet e librave amzë, për secilën komunë veç e veç në konsultim me ekspertë nga të dyja palët, nëse kjo kërkohet. Të tjera marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pritet të arrihen brenda këtij muaji.

    Bashkë me konkluzionet e marrëveshjeve të arritura, Qeveria e Kosovës dje ka dërguar në Kuvend edhe Platformën e saj, në të cilën mbështet këto bisedime. Ajo, zyrtarisht, mban data të muajit mars, që do të thotë se është mbajtur larg opinionit publik më shumë se 4 muaj. Në të shpjegohen parimet e përgjithshme se pse e ka pranuar qeveria e Kosovës nisjen e dialogut me Serbinë, duke respektuar rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të shtatorit 2010, e duke menduar se dialogu teknik ofron mundësi për implementim reformash në përputhje me legjislacionin e BE-së. Më pas jepen shpjegime se si do të ecën dialogu e se si do të bëhet agjenda, duke shtuar gjithashtu parimet e panegociueshme, që janë se statusi i Kosovës është i zgjidhur dhe se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Aty përmendet plani i Ahtisaarit si e vetmja platformë për rregullimin e të drejtave dhe garancive për komunitetet në Kosovë dhe vihet në pah se serbët kanë më shumë të drejta sesa që u garantohet me dokumente ndërkombëtare. Si objektiva të dialogut jepen përmirësimi i jetës së qytetarëve, fuqizimi i shtetit të Kosovës e avancimi i agjendës evropiane për Kosovën. Platforma flet për ekipet koordinuese që merren me dialog që nisin qysh prej Edita Tahirit, vazhdojnë me Zyrën e Kryeministrit dhe përfshijnë edhe Kabinetin e Presidentes së Kosovës.

    Kabineti i Presidentes së Kosovës thuhet se jep kontribut në dialog dhe shërben si lidhje e drejtpërdrejtë mes ekipit të dialogut dhe Presidentes.

    Në mars 2011 kur pretendohet se është formuluar ky tekst ,Atifete Jahjaga nuk e ka pasur idenë se do të bëhet presidente, dhe president ka qenë Behgjet Pacolli.

    Kjo mund të vërtetojë teorinë se Prishtina nuk ka pasur asnjëherë platformë dhe se e ka përpiluar krejt së fundi, pas presionit të opinionit publik. Platforma për bisedime u bë histori, pasi që opozita insistoi se nuk kishte një të tillë, kurse qeveria thoshte se e ka. Deri më sot, duket se e ka mbajtur veç për vete.

    http://www.koha.net/?page=1,13,61681
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për bisedimetOpozita në Parlamentin e Kosovës ka mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme të deputetëve për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për marrëveshjet e arritura në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. Të tri partitë opozitare këtë nismë e arsyetuan me shqetësimet që kanë për marrëveshjet e arritura, të cilat i cilësuan kthim prapa të Kosovës.

    Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 14:21
    Tri partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës kërkuan seancë të jashtëzakonshme lidhur me marrëveshjet apo konkluzionet e arritura gjatë dialogut Prishtinë - Beograd.

    Shefat e grupeve parlamentare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vetëvendosjes dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u paraqitën në një konferencë të përbashkët para mediave dhe sqaruan se kanë mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme dhe kërkojnë seancë të veçantë për këto marrëveshje.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, tha se kërkesa për seancë të jashtëzakonshme vjen si rrjedhojë e shqetësimeve të opozitës në lidhje me marrëveshjet apo konkluzionet e këtyre bisedimeve.

    “Sigurisht që ka disa pika që lënë për të dyshuar në implementimin e tyre, thjesht nuk mund të ketë reciprocitet nëse, ta marrim shembull, qytetarët nga Serbia vijnë me automjete (targa) të Serbisë, ndërkaq qytetarët tanë duhet të shkojnë atje me tabela ‘KS’, do të thotë po kthehemi pas në kohën e UNMIK-ut. Kjo është totalisht e papranueshme, por ka edhe çështje tjera”, tha Beqiri.

    Ndërkohë, edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha se Kuvendi duhet të debatojë për këto marrëveshje, sepse ato kanë të bëjnë me fatin e popullit dhe shtetin e Kosovës. Ymeri tha, po ashtu, se Qeveria e ka për obligim që ta informojë Kuvendin për këto bisedime.

    “Konsiderojmë që këto marrëveshje janë tejet të rëndësishme për Kosovën dhe kanë të bëjnë jo vetëm me fatin e qytetarëve, por edhe të asaj që do të mund të quhej shtetësi e Kosovës dhe si të tilla, konsiderojmë se Qeveria e ka për obligim ligjor e kushtetues, por edhe moral, që t’i informojë deputetët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës”, u shpreh Ymeri.

    Marrëveshjet e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë u cilësuan si kthim prapa edhe nga shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini. Ai tha se këto marrëveshje nuk janë në interes të Kosovës.

    “Çfarëdo bisedash, negociatash apo marrëveshjesh që bëhen në emër të popullit të Kosovës, nuk mund të bëhen pa dijeninë e popullit të Kosovës. Pavarësisht faktit se janë shumë lehtë të shpjegueshme të gjitha këto elemente të marrëveshjeve si kthim prapa për Kosovën, një qeveri e dështuar, e cila po hyn në këto bisedime, e ka ekskluzivisht qëllimin që ta shpëtojë veten, e jo që ta nxjerrë popullin e Kosovës dhe Kosovën prej këtij kolapsi, ku e ka futur vetë”, theksoi Gjini.

    Kësaj nisme të opozitës iu kundërpërgjigj shefi i Grupit më të madh Parlamentar, atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci. Ai tha se me rëndësi është që pala kosovare është ulur e barabartë me Serbinë në tavolinën e bisedimeve dhe shprehu besimin e plotë se Qeveria dhe ky delegacion po i mbron dhe do t’i mbrojë interesat e shtetit të Kosovës.

    Qëndrimet e opozitës Grabovci i cilësoi si përpjekje për përfitime politike nga ky proces i bisedimeve.

    “Ne kemi besim të plotë te përfaqësuesit tanë që na përfaqësojnë në bisedimet me Serbinë, që ata do të nxjerrin vendime të drejta, do të nënshkruajnë marrëveshje që janë në dobi të vendit, shtetit tonë sikurse edhe për marrëveshjet e fundit që janë arritur midis dy delegacioneve. I bëj thirrje opozitës le të mendojë pozitivisht, le të mendojë për interesat e vendit, e jo për interesat partiake”, deklaroi Grabovci.

    Seanca e jashtëzakonshme, sipas procedurave, tani duhet të thirret brenda 5 ditësh nga ana e Kryesisë së Kuvendit. Kërkesat e opozitës janë që në atë seancë të shpalosen detajet e marrëveshjeve, të dëgjohen arsyetimet e kryeministrit Hashim Thaçi apo edhe të kryenegociatores Edita Tahiri.

    Krejt në fund, të merret ndonjë vendim, edhe pse te çështja e vendimeve bazuar në praktikën e deritashme, opozita zakonisht nuk arrin të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave, për shkak se pozita ka numrin më të madh të deputetëve në Kuvend. /rel/

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,57676
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    .... edhe strukturat paralele shperbehen ne Veri te Kosoves.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    kufi administrativ a e kopto hashimovici qka d,m,th kjo apo spo ja rrok kushes hiq ky lopar i drenices do me na marr nqaf, nje her pranoi pakon e atisarit per nje gjys shteti pastaj gjashte pikshin i cili u zbatu dhe po zbatohet hala ne veri edhe ket hashimovici i pranoi ne heshtej tash edhe kjo me kufi administrativ hajde hashim hajde

  6. #6
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    GJITH AI GJAK I DERDHUR PER LIRI ...
    tani liria dorzohet pa kushte

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    o nanen e baben juve udbashave e rugoviqve qe pe shani njerine pavarsis e qlirimit te Kosoves

  9. #9
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #10
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  11. #11
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  12. #12
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Gogi;

    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    .... edhe strukturat paralele shperbehen ne Veri te Kosoves.
    gogiqeviq pse jakup krasniqi njeriu numer 2 i PDK-S deklaroi ndryhse nga hashimi per keto marveshje me serbin pra nuk po thot veq lvv aak ldk por edhe disa nga taboti i hashim polarit jan te paknaqur me keto marveshje me beligradin

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    gjema;

    Citim Postuar më parë nga gjema Lexo Postimin
    kufi administrativ a e kopto hashimovici qka d,m,th kjo apo spo ja rrok kushes hiq ky lopar i drenices do me na marr nqaf, nje her pranoi pakon e atisarit per nje gjys shteti pastaj gjashte pikshin i cili u zbatu dhe po zbatohet hala ne veri edhe ket hashimovici i pranoi ne heshtej tash edhe kjo me kufi administrativ hajde hashim hajde
    o gjema edhe ktyne te hashimoviqit po ju vjen inati po kta per parti edhe nanen e tyre e ladrojn veq shiqo as nje fjal ne lidhje me deklaraten e jakup krasniqit i cili deklaroi se kosova pra qeveria e hashimit ka hjek dor nga nje pjese e pavarsis jakup krasniqi gjdo dit poj bombardon hashimin a e pa ne lajme sante ket fyllin e bajram regjepin si iki si kurv nuk dha kur far deklarate ne lidhje me jakup krasniqin banda e hashimit i ka ditet e numruara

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Gogi;

    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    .... edhe strukturat paralele shperbehen ne Veri te Kosoves.
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA . me inciativ te bajram regjepit ahahaha e more bala qe 12 vjet e rreni ket milet dhe prap su vjen turp po kush pot thot se dote shperbehen ato veq dote forcohen o gomar ato shperbehen me dhun nese ka qeveri kuptohet ik e mos rrreni miletin se u bet gazi i dynjas

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •