Ajo qe me shqeteson ne keto momente eshte, qe, tani, pas depresionit te gjysme kaluar, filloj cdo dite me endrra duke menduar se kam cdo gje ne dore dhe behem shume optimist per ardhmerine, perkunder faktit qe do t'i mbush 28 vjec, dhe nuk kam filluar akoma universitetin, qe ne vitet e adoleshences kam pasur shume endrra se sa i sukseshem do te isha, por i tere ai optimize me shkaterrohet kur me rastise te degjoj per moshataret e mi se ku e ku kane arritur. P.sh. ketyre diteve e pashe nje moshatare timen qe kishte dale ne televizion, qe punonte ne profesion te vetin qe kishte arritur, kishte bere kete e ate...dhe kur perplasem me situata te tilla, jo qe me bie optimizmi, por dhe filloj te ndjej djerse te ftohta ne trup. Thjesht, nuk jam stabil me gjenddjen time. Sapo degjoj per ndonje moshatar timin, per ndonje sukses te tyre, me duket qe edhe ai pak optimizmi qe e kam krejt i kote, i kote. Ndihem sikur misioni im ne kete jete ka mbaruar
Krijoni Kontakt