Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52

    Lajçi: Ika nga komunistët


    Ali Lajçi




    Ika nga komunistët


    Ali Lajçi shpërthen me akuza në drejtim të udhëheqjes së LDK’së. I quan njerëz të Lidhjes Komuniste, të cilët e kanë zhbërë identitetin e Partisë. Ai thotë se Isa Mustafa i denigroi dhe i deformoi reformat. Sipas tij, LDK është konsumuar dhe nuk ka çka t’i ofrojë Kosovës. Lajçi po mendon të kalojë në një parti tjetër.
    Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 08:04

    Pas më shumë se njëzet vjet aktivitet në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe njëri nga themeluesit e saj, Ali Lajçi i Pejës ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, i pakënaqur me zhvillimet në këtë subjekt politik.

    Lajçi, i cili i ka fituar disa herë zgjedhjet në Pejë si udhëheqës i LDK’së, ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, paralajmëron se mund të anëtarësohet në ndonjë parti tjetër.

    Njeriu që i kishte kërkuar Fatmir Sejdiut dorëheqjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, tani kritikon edhe udhëheqjen e re të LDK’së në krye me Isa Mustafën.

    Lajçi thotë se edhe udhëheqja aktuale e LDK’së është vazhdimësi e politikës së njerëzve të Fatmir Sejdiut, të cilët kanë shërbyer në Partinë Komuniste të Jugosllavisë.

    “Shumica janë anëtarë të Lidhjes Komuniste, edhe ata që e udhëheqin në krye LDK’në janë të asaj strukture”, ka thënë Lajçi.

    Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52
    Dridhet LDK-ja


    Lumturie Blakaj | 05-07-2011 07:03 CET

    Lidhja Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa nuk i ka punët mirë nëpër disa degë të saj. LDK, sipas analistëve kosovarë, pritet të përballet me një “tërmet” të ri të brendshëm, pas ndasive të fundit të shkaktuara në Degën e Pejës edhe të Gjakovës.

    Shkaktarë të kësaj krize të brendshme duket të jetë bërë një vendim i Kryesisë qendrore të LDK-së për përsëritjen e zgjedhjeve partiake në katër degët e saj, sikurse në Pejë e

    Gjakovë, që dikur njiheshin si degët më të fuqishme të kësaj partie.

    Kuvendet zgjedhore të mbajtura në këto dy qendra kanë nxjerr udhëheqësin e re, në të cilën nuk janë të përfshira strukturat e vjetra, të cilat i kontestojnë të rejat.

    “Timonin” për degën e Pejës më shumicë votash e ka marrë Gazmend Muhaxheri, i cili dikur ka qenë pjesë e partisë “Ora”. Por, garës nuk i është futur Ali Lajçi, i cili për vite të tëra drejtoi Degën e Pejës së LDK-së.

    Lajçi thotë se LDK nuk po shkon drejt reformimit, ashtu sikurse proklamojnë strukturat e

    partisë, por thjesht ai ka thënë se “ky subjekt politik po recidivon në një strukturë të Lidhjes Komuniste të ish-Jugosllavisë”.

    Sipas tij, ardhja e Gazmend Muhaxherit në krye të degës së Pejës është një skemë e punuar kaherë nga kryesia e partisë dhe “pazar” që është bërë prej kohësh në mes tyre. “Kjo çka po ndodh në LDK fl et për trende negative. Ka qenë një reformë e nisur, por që tashmë ka devijuar dhe ka denigruar”, ka thënë Lajçi.

    Ai mendon se në këtë subjekt politik punohet për zënien e posteve, por jo edhe për ta ngritur LDKnë. “Kjo strukturë e partisë po e shkatërron dhe denigron LDK-në. Tashmë në LDK po punohet për grupe dhe klane për ta kënaqur njëri-tjetrin, por jo edhe me plane dhe programe”, ka deklaruar Ali Lajçi, ish-kryetar i Komunës së Pejës për dy mandate dhe ish-anëtar i Kryesisë së LDK-së.

    Mirëpo, Gazmend Muhaxheri ka mohuar të ketë marrë udhëheqjen e degës së Pejës, sipas një ”pazari” paraprak që është bërë në mes tij dhe kryesisë së partisë.

    “Them se në Kuvendin Zgjedhor të Degës janë përfillur të gjitha procedurat e rregulla dhe në këtë drejtim s’ka pasur shkelje. Prandaj, nuk qëndrojnë pohimet se janë bërë marrëveshje paraprake për të marrë udhëheqjen e degës, sepse kam fituar me 64 vota karshi kundërkandidatit, i cili ka marrë 32 sosh”, është shprehur Muhaxheri.

    Por, mosmarrëveshjet e brendshme në LDK nuk kanë përfshirë vetëm degën e Pejës. Situatë e ngjashme është edhe në Gjakovë, pasi që Kuvendi i fundit zgjedhor thelloi edhe më shumë hendekun në mes dy grupeve të LDK-së, siç aspotrofohen, të krahut të Isa Mustafës dhe atij të Fatmir Sejdiut.

    Zgjedhja e Luan Golës dhe i tërë procesi zgjedhor, është kontestuar nga pjesa tjetër e LDK-së së Fetah Bakisë, i cili thotë se është dega legjitime e Gjakovës.

    “Kuvendi i mbajtur është kuvend i turpit. Ne vazhdojmë ta kundërshtojmë këtë veprimtari paralele dhe këtë po e bëjmë për ta mbrojtur LDK-në dhe vetë Isa Mustafën nga manipulimet e brendshme që po i bëhen”, ka thënë Fetah Bakia, i cili ka potencuar se nuk do ta lëshojë selinë e partisë vetëm me ndërhyrje policore.

    Pavarësisht kësaj, Eqrem Kryeziu, i cili ka kryesuar grupin koordinues për mbajtjen e kuvendeve zgjedhore, ka thënë se Kryesia e partisë vendos për këto procese dhe jo dikush tjetër.

    Tërmet në LDK

    Analisti politik, Halil Matoshi, përplasjet e fundit nëpër degët e LDK-së, ndërkaq i sheh si një paralajmërim të një “tërmeti” të ri në partinë e Isa Mustafës. “Barrikadimi i strukturave të vjetra që të mos pranojnë reformimin e LDK dhe tendencat për rifreskimin e kësaj partie, e cila po përplaset nëpër degë është një paralajmërues se do të ndodhë një tërmet i vërtetë politik në vetë qendrën e kësaj partie”, ka thënë Matoshi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po ku ishe more lajqi deri me sot,a mos je met jasht lidhjes komuniste dhe tani po pllet sikur ata qe ne luft thoshin posht fashistat e fashistat pas veti.
    Kjo eshte e dhimbeshme per politiken e kosoves sepse ai qe po jet jasht kopes se deleve po i sulmon ata qe deri dje ishin bashkpuntoret me te ngusht,keshtu beri edhe lima dhe shume te tjer

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52

    (E plotësuar)


    Ika nga komunistët

    Ali Lajçi shpërthen me akuza në drejtim të udhëheqjes së LDK’së. I quan njerëz të Lidhjes Komuniste, të cilët e kanë zhbërë identitetin e Partisë. Ai thotë se Isa Mustafa i denigroi dhe i deformoi reformat. Sipas tij, LDK është konsumuar dhe nuk ka çka t’i ofrojë Kosovës. Lajçi po mendon të kalojë në një parti tjetër.
    Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 14:04

    (E plotësuar) Pas më shumë se njëzet vjet aktivitet në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe njëri nga themeluesit e saj, Ali Lajçi i Pejës ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, i pakënaqur me zhvillimet në këtë subjekt politik.

    Lajçi, i cili i ka fituar disa herë zgjedhjet në Pejë si udhëheqës i LDK’së, ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, paralajmëron se mund të anëtarësohet në ndonjë parti tjetër.
    Njeriu që i kishte kërkuar Fatmir Sejdiut dorëheqjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, tani kritikon edhe udhëheqjen e re të LDK’së në krye me Isa Mustafën.

    Lajçi thotë se edhe udhëheqja aktuale e LDK’së është vazhdimësi e politikës së njerëzve të Fatmir Sejdiut, të cilët kanë shërbyer në Partinë Komuniste të Jugosllavisë.

    “Shumica janë anëtarë të Lidhjes Komuniste, edhe ata që e udhëheqin në krye LDK’në janë të asaj strukture”, ka thënë Lajçi.

    Para dy ditësh, Dega e LDK’së në Pejë ripërsëriti zgjedhjet dhe zgjodhi kryetar Gazmend Muhaxhirin, njërin nga ish-udhëheqësit e Partisë së dikurshme të Veton Surroit.

    Sipas tij, ardhja e Muhaxhirit në krye të LDK’së në Pejë është vazhdimësi e shpërblimit të politikës klanore, grupore dhe individuale.

    “Gazmend Muhaxhiri është një njeri konvertues nëpër parti politike”, ka thënë ai.
    Lajçi kritikon Isa Mustafën se nuk e ka mbajtur fjalën sa i përket strukturimit nëpër hierarki partiake, duke përmendur numrin e votave të fituara në zgjedhjet e fundit.
    Lajçi tregon edhe arsye të tjera pse ka vendosur të largohet nga Partia.

    “Kam dhënë dorëheqje para dy-tri ditësh dhe ata e kanë mbajtur Kuvendin dhe janë marrë vesh. Kanë qenë do trende negative në kuptim të reformës dhe të pafavorshme për zhvillimet aktuale”, ka treguar ai.

    Ish-kryetari i Pejës jep parashikime të zeza për LDK’në.

    “LDK’ja nuk ka më perspektivë, është konsumuar kjo parti. Tash është vetëm një recidim i Lidhjes Komuniste dhe i Grupeve të vjetra që nuk jep diçka alternative për Kosovën. Nuk është parti e cila do të duhej të shkonte kah një program djathtist dhe strukturë djathtiste. LDK’ja është zhbërë prej identitetit të vet”.

    “Isa Mustafa i ka denigruar dhe deformuar reformat”, konstaton Lajçi.

    Ish-i burgosuri politik për dymbëdhjetë vjet, Ali Lajçi tash ka mbetur pa parti. Megjithëse paralajmëron se në ditët në vazhdim do të vendosë për të ardhmen politike të tij.

    “Për këtë do të mendohem. Ka vakt- kadaldale. Duhet me i këqyrë programet, synimet, çka mund të jetë, kush çka punon për funksionim të shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.

    Ndryshe, njeriu që ka udhëhequr demonstratat e studentëve të vitit 1981, ka vazhduar të konfrontohet me udhëheqjen e LDK’së që nga koha e Fatmir Sejdiut.

    Edhe atëherë Lajçi nuk ishte pajtuar me formën e organizimit të partisë dhe kishte akuzuar bashkëpartiakët se po i shmangen filozofisë së Ibrahim Rugovës.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •