Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Papa nuk do të vizitojë Serbinë pa ftesë të ortodoksëve

    Papa nuk do të viziton Serbinë pa thirrje të ortodoksëve

    Sipas Radio Vatikanit, 1 korrik 2011, Papa Benedikti XVI nuk do të vizitojë Serbinë pa ftesën formale nga ana e Kishës ortodokse serbe. Kështu tha Nunci Apostolik në Beograd, kryeipeshkvi imzot Orlando Antonini, sipas të cilit pranë një thirrje eventuale të qeverisë e të hierarkisë katolike, preferohet që të ketë një konsensus edhe ana e bashkësisë më të madhe fetare në vend apo nga Kisha e saj. “Praktika e zakonshme është që ftesa formale të dërgohet së paku një vit para vizitës, në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për përgatitjet e nevojshme”, tha nunci Antonini në një intervistë dbotuar sot në të përditshmen ‘Politika’.
    Në pyetjen nëse Papa mund të pranojë ftesën e presidentit Boris Tadiç e të vizitojë Serbinë pa asnjë thirrje nga ana e Kishës ortodokse, kryeipeshkvi Antonini tha se kjo është e mundshme në teori por jo në praktikë, pasi që kjo nuk është e lejueshme nga parimet themelore të mirësisë.
    Kohëve të fundit është fol shumë herë mbi mundësinë e një vizite të Papës Benediktit XVI në Serbi më 2013, me rastin e kremtimeve për 1700 vjetorin e Ediktit të Milanos që shënoi fundin e persekutimeve të të krishterëve. Kremtime të tilla janë në program të mbahen në Nish, qytet ku lindi perandori romak Konstantinim autor i Ediktit të Milano në vitin 313.
    Kisha ortodokse serbe, mes tjerash, ditëve të kaluara ka kritikuar ashpër Papën që, gjatë vizitës së tij apostolike në Kroaci (4-5 qershor) nuk ka shkuar në ish-kampin e përqendrimit në Jasenovac për të nderuar qindra serbë, mijëra hebrenj e romë të vrarë në atë lager gjatë luftës së dytë botërore. Papa është kritikuar ndaj edhe për nderimet që bëri në Zagreb pranë varrit të kardinalit Alojzije Stepinac, kardinal kroat që pas konfliktit botëror qe gjykuar e dënuar për bashkëpunim me nazistët, shkruan Politika. Po historia tashmë dihet se si ka shkuar.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2010
    Postime
    365

    Mirsevjen

    Citim Postuar më parë nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin

    Mir qe me ke mue se sidomos jektu nuk i interesojn kuj postimet e tueja por qe ka njerz qe kane shum kohe te lire, e ju vech vazhdoni se ju kalon koha. Tung

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •