Nė burg

Burrit i ėshtė dhuruar forca pėr ta mbrojtur bashkėshorten dhe fėmijėt nga rreziku i jashtėm, jo pėr t’ i dhunuar dhe shtypur brenda, nė shtėpi...


Kėshtjella u ndėrtua nė fund tė shekullit XII nga njė kont dhe iu shtua edhe njė godinė nė fillim tė shekullit XIII nga pasardhėsit e tij. Nė fillim kishin hyrė e dalė kardinalė, kontė, aristokratė, kalorės, mė vonė edhe shkrimtarė dhe poetė. Nė vitin 1846 kėshtjella u shndėrrua nė burg. Nė fillim banuan njerėz pėr vepra tė ndryshme dhe hajna tė rėndomtė, mė vonė u mbushė me nazistė. Dalėngadalė kėshtjella u shndėrrua nė njė burg tė pėrzier: italianė, turq, grekė dhe jugosllavė. Mė vonė iu shtuan edhe kombe tjera: rusė, shqiptarė, kurdė dhe tunizian. Numri i vendasve zvogėlohej, numri i tė huajve rritej me krime tė rėnda dhe tė ndryshme nga ato gjermane. Tani, nė kėtė kėshtjellė, nga 87 veta, shumica janė kriminelė rusė, shqiptarė dhe italianė. Gjermanėt janė pakicė.
Burgu ėshtė i rrethuar me njė mur tė lartė gjashtė metra dhe njė metėr mbi tė, tel me gjemba. Para gjendet njė portė e madhe pėr automjete dhe njė derė. Pasi shtypet susta, dėgjohet zėri i policit, qė vėshtron nėpėrmjet video kamerės. Pastaj hapet dera dhe menjėherė djathtas gjendet sporteli me tre policė para monitorėve: dy burra dhe njė grua. Pas identifikimit, dorėzimit tė pasaportės, celularit, kalohet detektori. Polici shtypė sustėn dhe hapet dera e dytė. Pa u mbyllur kjo, nuk hapet e treta. Dėgjohet njė shkrap i vogėl dhe hapet ajo. Mbyllet e treta dhe njeriu shfaqet nė oborr, para kėshtjellės me tre kate dhe bodrum, ku nė mesjetė lidheshin me zinxhirė heretikėt dhe magjistarėt. Nė ēdo qoshe njė video kamerė. Aty, shtypet pėrsėri susta dhe hapet dera e katėrtė. Majtas njė sportel dhe njė zyrė e madhe, ku gjenden pesė polic. Aty tregohet emri i personit pėr t’u vizituar. Pėrballė gjenden dy ndarje me shufra metalike nja katėr metra tė larta dhe katėr metra tė gjera, nė mes tė tyre, njė korridor i gjerė katrorė. Polici hap derėn e pestė me njė ēelės tė madh, qė ėshtė e inkorporuar nė ndarje dhe e mbyllė pėrsėri. Majtas pas tri shkallėve gjenden tri dhoma pėr vizitorė. Me njė tjetėr ēelės tė madh polici hapė derėn e gjashtė, e inkorporuar si e pesta dhe hynė nė korridorin e kriminelėve. I gjatė, i gjerė me plot dyer tė mbyllura, majtas dhe djathtas. Dera e shtatė, ėshtė dera e kriminelit dhe ai ndjenė gėzim tė madh, kur dėgjon shkrapin e ēelėsit nė vrimė dhe zakonisht brofė nė kėmbė: vizitė!

Pas disa minutave, polici solli nė dhomėn e vizitorėve zotin Lapi. Kishte flokė tė shpupurishura dhe ishte veshur me pantallona sportive dhe papuēe. I pa rruar dhe dukej i lodhur nga pagjumėsia. U ulė dhe ngriti kryet ngadalė duke shtrėnguar dy duart para vete. Tridhjetė minuta, tha polici dhe doli jashtė. Ai ndezi njė cigare dhe afroi shpuzoren duke e shtyrė mbi tryezė .
Edhe sa vite ju kanė ngelur? - pyeta deri sa po ulesha.
Edhe 4.321.440 minuta. 72.024 orė apo 3001 ditė. Pak mė shumė se tetė vite! - shtoi kur pa se po e shikoja i habitur. Burgu ėshtė pėr burra! - tha me njė buzėqeshje pėr ta rritur vlerėn e njerėzve nė kėshtjellė dhe pėr ta zvogėluar vlerėn e atyre, qė ishin jashtė saj, si nė kohėn e kontit.
Gazetat patėn bėrė tė ditur se ju ėshtė shqiptuar dėnimi mė i madh, edhe pse nuk keni treguar pendim, zoti Lapi. Madje ishit ndjerė edhe krenar nė gjykatė...
Pėr atė qė kam bėrė unė, njeriu nuk mund tė pendohet, tha ai duke i rregulluar flokėt.
Domethėnė ende jeni i bindur se ju keni vepruar drejtė?
Po! Kėtė ia kam thėnė edhe gjykatėsit, edhe atė me njė buzėqeshje, tha me njė zė tė mekur.
E di! Buzėqeshjen ka pėrmendur gjykatėsi edhe nė arsyetim. Ju vratė gruan pėr dyshime, mirėpo...

Ēfarė dyshime!? - bėrtiti i shqetėsuar dhe u ngrit nga karrigia. I fėrkoi sytė, bėri tre hapa, u kthye pėrsėri, vuri duart mbi tryezė dhe u pėrkulė duke mė parė drejt nė sy. Ēfarė kishe bėrė ti? – bėrtiti duke shtrėnguar nofullat. Kjo ėshtė arsyeja pse desha tė flas me ty. Mė vėshtroi njė kohė tė gjatė me shikim tė fiksuar dhe tė ashpėr. Nė fytyrė i kaloi njė ēehre e kuqe dhe u ulė.
E pash i hutuar. Pyetje tė tillė nuk e prisja dhe ula shikimin mbi tryezė. Pse mendoni se gruaja shkeli besnikėrinė bashkėshortore? - thash pas njė heshtjeje tė vogėl. Nė shqyrtimin kryesor ėshtė vėrtetuar se nuk ka pasur shkelje tė tillė, domethėnė, mungonte motivi...
Jo, mė trego ti pikė sė pari, si shqiptar, si do tė kishe reaguar dhe u ngritė nė kėmbė.
U ngrita edhe unė, nuk di pse dhe ngelėm ballė pėr ballė. Si do tė veproja unė nė mungesė besnikėrie? - e pėrsėrita pėr t’ i dhėnė vetes kohė dhe pėr t’u zhytur dhe paramenduar njė fatkeqėsi tė tillė dhe mora frymė thellė.
Jo mungesė besnikėrie! Tradhti quhet! – tha ai me zė tė lartė dhe u ulė pėrsėri. Unė mbeta nė kėmbė.
A bėn ta them mendimin tim, ju lutem? – pyeta dhe qėndrova para tij duke e parė nė sy pa lėvizur qerpikėt. Gjendja po bėhej e rėndė.
Po! Flit! Unė dua ta di! - tha tani me zė mė tė qetė duke picėrruar sytė e skuqur dhe ndezi njė cigare.
Shikoni zoti Lapi, fjala tradhti mund tė pėrdoret pėr vepra tė liga ndaj atdheut, jo nė dashuri. Tradhti ėshtė kur shkaktohet njė dėm kolektiv, jo individual. Ta quajmė pabesi bashkėshortore, shkelje kurore apo brivėnie, jo tradhti.
Ajo mė pat dhėnė besėn, mirėpo, shtoi ai dhe u lėviz me karrige nga vendi duke thithur cigaren.
Zoti Lapi, besa kėrkohet pėr gjakmarrje, sepse nuk ėshtė emocion si dashuria, qė lindet te njeriu, por njė qėndrim, qė mėsohet, qė imponohet. Dashuria nuk imponohet, lindet. Nė dashuri besnikėria vetėkuptohet. E dyta, kėrkimi i besės nė dashuri domethėnė: »Unė nuk jam burrė i mjaftueshėm, por mė premto se nuk mė braktisė kurrė!« Kur ju ka dhėnė besėn? Nė fillim apo pak para vrasjes?
Jo, nė fillim, - tha ai dhe u gėlltit. Si do tė reagoje ti, nguli kėmbė.
Zoti Lapi, nėse ajo shkon me njė tjetėr, unė do t’ isha ndarė menjėherė. Kaq. Mė shumė jo.
Aq tė bėn pėr nderin? Fytyrėn? – pyeti ai.
Fytyra i merret atij, qė gabon, jo tė ndershmit.
Ha,ha,ha, budallallėqe, pastaj kurva t’ i merr edhe fėmijėt, shtoi ai duke sjellė kokėn me habi.
U pėrpoqa ta pėrmbaj veten, njė herė mendova tė dalė jashtė, por megjithatė vazhdova:
Unė nuk jam nėnė, zoti Lapi! Fėmijėt i takojnė nėnės, mua kujdestaria e rregullt. Dėgjoni ju lutem! Atė grua, qė e kam dashuruar me vite dhe me tė cilėn kam fėmijė, edhe nėse bėn njė shkelje tė tillė, nuk e quaj kurvė, por para sė gjithash shtroj pyetje vetes: Pse nuk kam vėnė re humbjen e dashurisė? Ku isha unė? Dhe, fundi i fundit, ajo nuk ėshtė e detyruar tė jetojė me mua deri nė fund tė jetės, por vetėm deri sa ekziston dashuria e ndėrsjellė. Kur shuhet ajo, ndarja ėshtė mė e mirė, se sa bashkėjetesa me grindje tė pėrditshme. Kjo dėmton fėmijėt. Natyrisht, ndarja pa brirė ėshtė mė e pėlqyeshme, por nėse i kemi kėsmet zoti Lapi, durim, njeriu duhet tė pėrpiqet ta zvogėlojė dėmin, jo ta rrisė!
Hėm! - murmuroi diēka ndėrmjet dhėmbėve. Fiku cigaren dhe ndezi tjetrėn i zhytur nė mendime.
Kur zhduket dashuria, vazhdova unė, zhduken edhe motivet qė na kanė bashkuar, zoti Lapi. Ajo duhet tė jetė e lirė, e barabartė, ėshtė madhore, por nėse bėn gjėra, qė rrėnojnė dashurinė, atėherė ndarja ėshtė zgjidhje. Ai kafshoi buzėt dhe futi dy duart nė flokė duke i shpupurishur dhe u ngrit.
Zoti Lapi, njė fqinje pat deklaruar gazetarėve, se ju i kufizonit shumė lirinė shoqes. Ajo ju pat quajtur despot dhe pasha.
Natyrisht, unė duhet tė kujdesem pėr nderin e saj, ėshtė detyrė e imja, tha me njė buzėqeshje tė lehtė dhe uli kokėn.
Zoti Lapi, gruaja kur del jashtė, zakonisht merr edhe kokėn me vete, si burrat, dhe, nė kokė zoti Lapi, gjendet dashuria, nėse ka, nėse jo, gjendet dėshpėrimi, zhgėnjimi me burrin. Nė kokėn me dashuri, nuk ka vend pėr shkelje tė kurorės zoti Lapi. Gruaja e lumtur, kurrė nuk shkelė kurorėn! Pėr nderin e saj kujdeset ajo vet, nuk ėshtė e mitur. Burri ėshtė burrė, por jo tutor! Ajo, qė ka aftėsi mendore tė martohet, ka aftėsi edhe ta ruajė nderin e vet. Nėse gabon, njeriu ndahet, kaq e thjeshtė ėshtė kjo. Ai rrotulloi paketėn e cigareve nė dorė dhe fshiu hundėt.
Domethėnė, nėse gruaja shkon me burrė tjetėr, nuk tė humbė nderi? - pyeti duke ngritur vetullat.
Pse nderi i im? Ajo dėmton nderin e vet!- thash.
Nderi, pse ta mori fytyrėn!
Mua mė merret fytyra nėse unė shkoj me grua tjetėr, si i martuar dhe aty prek nderin tim duke lėnduar sedrėn, vetėvlerėsimin dhe dashurinė e bashkėshortes; aty nuk preket nderi i saj, por i imi. Ajo ndjen dhembje, por nuk ēnderohet me veprėn time, as unė me tė sajėn. Ēdo njeri ėshtė pėrgjegjės pėr veprat e veta dhe pėr emrin e vet. Nėse shoqja sėmuret, nuk shkoni ju te mjeku, por ajo. Nėse ajo bėn vepėr penale, dėnohet ajo, jo ju. Si krimi, edhe shkelja e kurorės, nuk shpėrndahet nėpėr familje, po bie mbi kokėn e vepruesit. Ofshamat ndoshta i dėgjojnė tė gjithė, por, ēnderohen vetėm ata qė janė kėnaqur.
Jo zotėri, gabim, gabim e ke, kėtu shkatėrrohet nderi im dhe i familjes! - tha me bindje tė plotė.
Pse nderi juaj? Juve nuk jua ka bėrė askush atė punė, as familjes tuaj, jo. E thash me druajtje se do tė shkatėrroja ecurinė e bisedės, por nuk munda tė pėrmbahem. Mė kishin mbuluar djersėt.
Shiko zotėri, unė nuk di ēfarė filozofie pėrfaqėson ti, por te ne, tradhtia e gruas dėnohet me plumb...
Jo te ne, nė kokėn tuaj, ndėrhyra shpejt. Shqiptari nuk e quan burrėri vrasjen e gruas. Nėnėn e fėmijėve tė vet dhe ju vėrtetė mendoni se keni dėnuar shoqen?- shtova pėr tė ndėrruar drejtimin e bisedės.
Po! Pa asnjė dyshim! Kam mbrojtur nderin edhe tė familjes...
Kush ju jep tė drejtėn tė bėni vetėgjyqėsi?
Burrėria, tradita, zakoni...
U kuptuam, zakonet qė kanė sjellė ata, qė sot janė skelete dhe tė cilėve nuk u dihet as varri. Nė rregull. Nėna juaj vdiq, kur dėgjoi pėr dėnimin. Kė dėnuat ju? Nderin e kujt e ruajtėt?
Ngadalė zotėri - bėrtiti i mėrdhezur - nėna ime ka vdekur nga pika nė zemėr, i kishte ardhur dita.
Pikėrisht nė ēastin kur mori lajmin se djali i vetėm, pas pesė vajzave, dėnohet me 15 vite?!
Babai im e sheh si unė, sigurisht edhe nėna e ka parė nė kėtė mėnyrė...
Mirė, ju thatė se keni dėnuar shoqen. Unė mendoj se keni dėnuar veten dhe tė tjerėt rreth jush. Katėr fėmijėt i ka marrė shteti, u ka ndėrruar identitetin dhe dikush tjetėr kujdeset pėr ta. A nuk keni dėnuar, pėrveē dy nėnave, edhe fėmijėt?
Uli shikim drejt kėpucėve hodhi cigaren nė dysheme, e mori pėrsėri dhe e fiku nė shpuzore. Fėmijėt nuk i dua mė, ata janė bijė tė kurvės ! – tha ai dhe ndezi cigaren tjetėr.
Mė jepni edhe mua njė, i thashė, edhe pse kishte katėr vite qė nuk tymosja dhe fshiva djersėt nga balli.
Ēka do tė kishe bėrė ti? - iu kthye pėrsėri asaj pyetje.
Shikoni, zoti Lapi, ju thash edhe mė parė, do tė ndahesha dhe do tė gjeja njė grua tjetėr, nė planetin Tokė ka miliarda gra dhe do gjeja njė, por, nuk do fusja veten nė kėtė kėshtjellė dhe, nuk do tė shkatėrroja jetėn e fėmijėve, nuk do tė dėmtoja veten akoma mė shumė...
Po tallesh! E ēka mendon bota? - mė ndėrpreu.
Nuk mė intereson. Unė jetoj jetėn time sipas aftėsive tė mia, jo sipas telekomandės dhe menēurisė sė turmės! Unė jam unė, nuk jam ata. Unė jam nė njėjės, jo nė shumės dhe gjykoj nė njėjės. Jo tė vras pėr tė fituar nder jashtė, e pėr ta humbur kėtu brenda, nė kėshtjellė! Unė ndjej dhembje, jo ata. Tani ju dergjeni nė burg, jo bota...
E fėmijėt? - mė ndėrpreu pėrsėri dhe u largua nga tryeza duke u mbėshtetur nė karrige.
Do t’ isha munduar ta fsheh motivin e ndarjes dhe ta zvogėloj dėmin. Tė mos traumatizohen ata dhe nuk do t’u kisha treguar pėr brirėt. Ata nuk duhet ta humbasin respektin ndaj prindėrve, pėrndryshe e humbin edhe ndaj vetvetes. Humbin drejtpeshimin kurrė marrin vesh se njėri nga prindėrit e tyre, nuk ėshtė i denjė si njeri. Do bėja kėshtu nga dashuria ndaj fėmijėve, jo ndaj ish gruas, tanimė. Do ta kisha ruajtur dashurinė ndaj tyre dhe do t’ isha kujdesur pėr ta, aq sa mundem, por nga njė shtėpi tjetėr. Ndoshta, edhe do tė qaja nė njė dhomė, do tė bėrtisja e shaja, por kurrė nuk do tė prekja me dorė nėnėn e fėmijėve. Burrit i ėshtė dhuruar forca pėr ta mbrojtur bashkėshorten dhe fėmijėt nga rreziku i jashtėm, jo pėr t’ i dhunuar dhe shtypur brenda, nė shtėpi. Kėto janė perversione!
A duhet tė besoj? - pyeti duke mė shikuar pjerrtas.
Nuk di, ėshtė punė e juaja. Pyetja ishte hipotetike, pranoni edhe pėrgjigjen si tė tillė.
Ti mė dukesh nga njė planet tjetėr! - tha ai duke ulur shikimin dhe psherėtiu thellė.
Ndoshta, i thash, ndoshta jam. Ishim te dėnimi i merituar i shoqes, sipas jush. Deri tani pamė rastin e nėnės, humbjen e fėmijėve dhe babai juaj, i donte nipat. Ai nuk ka mė nipa. Sidoqoftė, t’i numėrojmė dėnimet sipas meje dhe mė merrni pėr shqiptar nga njė planet tjetėr.
Ai pohoi me kokė dhe shtypi cigaren nė shpuzore dhe nxori tjetrėn. Katėr fėmijė tė dėnuar, tani pa prindėr. Tė traumatizuar pėr tėrė jetėn, bijė tė vrasėsit. Ata nuk mund tė krenohen me tė atin! Kurrė! Gjyshin e tyre nuk po e numėrojmė fare, sepse ai po krenuaka me veprėn. Dy nėna, bėjnė gjashtė. Pesė motrat, bėjnė njėmbėdhjetė veta, qė keni dėnuar ju shpirtėrisht dhe ju jeni i dymbėdhjeti, qė paguan dėnimin edhe fizikisht. Dhe, ndjeheni krenar! Nė emėr tė popullit vepra quhet e pėshtirė. Nė emėr tė qytetėrimit tė kėtij shekulli, tė arritjeve mendore, tė dijes. Prindėrit e saj, pesė vėllezėrit dhe katėr motrat, gjithsej 23 veta, dėnohen nga nderi juaj. Ju keni vrarė nga xhelozia, zoti Lapi, i shtyrė nga motive tė ulėta, nga dobėsia vetjake, pasiguria dhe dyshimi nė vetveten.
Jo! Nuk ėshtė e vėrtetė, - kėrceu si i trembur nė gjumė dhe fshiu ballin. Unė nuk jam i ēmendur! Unė e kam parė si qeshej me kolegun e vet, me gjithė zemėr. Ashtu nuk qeshej me mua, jo vitin e fundit.
Zoti Lapi, qeshja me njė koleg tė punės, ėshtė si qeshja me njė shok klase, qarja para njė kolegu nga keqtrajtimi i burrit, ėshtė i ogur i keq, thash unė. Ai vuri gishtin nė tėmth dhe nuk foli. Keni marrė vesh se vėllai i saj se do tė hakmerret? - vazhdova unė.
Mendon se kam frikė, e vras edhe atė si lepurin, le tė provojė!-tha me njė vėshtrim tė ftohtė.
Bukur shumė, zoti Lapi. Kur dilni nga burgu, do t’ i keni 57 vjet. Pėrjashta nuk ju pret njeri.
Po, mirėpo dal me fytyrė dhe krenar.
Krenar? Zoti Lapi, thoni se dilni me fytyrė e krenar, e nė fakt na e morėt fytyrėn edhe neve pėrjashta.
Sa herė keni shkuar ju me gra tjera?
Vetėm tri herė!
Ju lumtė! Vetėm tri herė! Sipas ngjashmėrisė, shoqja paska pasur tė drejtė tė ju ekzekutojė tri herė?
Jo, ajo, jo. Ajo nuk ka tė drejtė. Vetėm burri ka tė drejtė ta dėnojė gruan!
Mirėpo, ne, duhet t’ i respektojmė ligjet, ato dėnojnė njeriun, siē po e pėrjetoni, jo rregullat zakonore. Ligjet nuk ta ndalojnė shkeljen e kurorės, shkeljen e ndalon vetėm dashuria. Ju keni dėnuar 23 veta tė pafajshėm. Mė pėrzihet stomaku zoti Lapi, mė vjen pėr tė vjellė. Vėrtetė nuk kuptoni se keni gabuar?
U ngrit nė kėmbė, bėri disa hapa drejt murit e goditi atė disa herė me kokė, pastaj edhe me grushte dhe ia plasi vajit. Fytyra iu bė e murrme. Shtyra karrigen prapa dhe vėshtroja i hutuar. Mbuloi fytyrėn me dy duart dhe lotėt i rrokulliseshin faqeve si njė fėmije tė humbur, qė kėrkon prindėrit nė turmė. Vazhdoi tė ecte nėpėr dhomė poshtė e lartė dhe godiste murin herė me kokė, herė me shqelma. Hodhi cigaren nė dysheme pastaj u ulė nė qoshe dhe dėneste duke mbajtur dorėn e djathtė tė pėrgjakur.
Nga rraptimat, qė u dėgjuan edhe nė korridor, vrapuan policėt. Ai fshehu dorėn pas shpine.
Aha, klithi njėri, menduam se po ju rrah juve dhe mbylli pėrsėri derėn.
Pas pak u ngrit dhe u ulė pėrsėri. Fshiu lotėt nga faqet dhe shikonte nė dysheme. Nuk e kishte vizituar njeri. Nuk kishte tė afėrm kėtu, ata qė e njihnin, nuk dėshironin ta takonin mė.
Zotėri, a mė fal ti gabimin?- m’u drejtua. Sė paku ti, kam nevojė! Tė lutem! Nuk mund tė flejė natėn, imagjinoj shoqen, fėmijėt, vajin e tyre. Do tė ēmendem, - tha dhe mezi merrte frymė.
Ngrita shikimin dhe e vėshtrova gojėhapur. Ofshana thellė dhe solla kokėn. Unė?! - e pyeta i turbulluar nė mendje, thua se kishte edhe dikush tjetėr nė dhomė. Unė mund tė ju fal pėr dėmtimin e imazhit tim, por jo tė shqiptarėve nė qytet. Mund tė flas me kunatin tuaj. Mė tepėr jo. Si mund tė ju fal unė ju lutem pėr dėmin shkaktuar shoqes, fėmijėve, dy familjeve?! Nuk e posedoj kėtė autorizim magjik, hyjnor, kaq tė madh, jo, thash, mė vjen shumė keq, por nuk mundem.
Ai shtypi cigaren nė shpuzore dhe ndezi tjetrėn. Njė copė herė heshti. Kėrcėlloi dhėmbėt duke shtrėnguar nofullat dhe vazhdoi me njė zė vajtues. Unė u ngrita, u mbėshteta nė mur dhe e dėgjoja me vėmendje.
Kam lexuar qindra libra nė kėtė burg, do tė lexoj edhe mė. Si djalė i vetėm, mė trajtonin si princ. Kisha mė shumė vlerė se pesė motrat e mia, madje, mė shumė vlerė se edhe nėna ime, merre me mend kėtė?! Unė isha njė, por vleja mė shumė se gjashtė veta! Kur kisha mė shumė vlerė se gjashtė gra nė shtėpi, si tė mos kisha gjashtė herė mė shumė se shoqja?!
Tani, motrat e mia tė “pavlera”, kujdesen pėr babanė e sėmurė, jo unė, i linduri me fat, me pėrparėsi tė pėrjetshme. Ai rrihte nėnėn shpesh. Pse kishte shikuar mamin ndonjė burrė nė rrugė pėr shembull apo grosha pa kripė. Isha dhjetė vjeē dhe qaja nė njė qoshe, nuk e harroj kurrė. Ai godiste mamin me shqelma, me grushte. Ajo qante me zė tė lartė, ai i bėrtiste: »Mos ta dėgjoj zėrin, se mora revolen!» Unė dridhesha, druaja se ai nė ēdo ēast do ta merrte. Dėnesja dhe lutesha tė mos qajė mami me zė. Ajo qante, nuk pushonte, betohej se nuk njihte atė njeri. Babi nuk besonte. Ndoshta mami kishte dėshirė tė vdiste, siē dėshiroj edhe unė tani. Kur mami alivanosej, ai godiste murin me kokė dhe mė bėrtiste: »vrapo e merr ujė, po vdes shtriga«! Unė nxitoja me kanė nė dorė. Babi ishte i vetmi djalė me shtatė motra. Kur vendosa ta vrasė gruan, mė dukej se do tė bėhesha mė burrė. Bėja atė, qė nuk kishte pasur guxim ta bėjė ai, por ashtu ishte kėrcėnuar gjithmonė... Mori frymė thellė, fshiu lotėt, fėrkoi sytė dhe lėshoi kokėn mbi tryezė. Disa minuta qėndroi ashtu, pastaj ngriti kokėn dhe vuri dorėn para goje.
Mirėpo, e dini mirė se nuk ka shkelur kurrė kurorėn, apo jo?- e pyeta pasi u qetėsua pak.
Po! E di, tani e di, ajo nuk ishte e tillė. Nėse i besoj pafajėsisė sė saj, atėherė ēmendem, mė kupton, ēmendem? Unė nė qeli e pėrsėris dhjetėra herė nė ditė, se ajo mė ka tradhtuar; e shaj, bėrtas, e qortoj dhe pastaj qetėsohem.
Domethėnė nga xhelozia imagjinonit skena tė ndryshme dhe bėnit njė film, qė i besonit vetėm ju?
Po, pėrafėrsisht kėshtu...
Njė mike e shoqes tuaj pat deklaruar se ju keni detyruar gruan t’ i hajė nga dy pjata pėr drekė dhe pėr darkė, a ėshtė kjo e vėrtetė? Me dy duart kroi qafėn pas, pastaj kokėn dhe u ngrit nė kėmbė.
Po!- tha, po! E detyroja tė hajė shumė, sepse nuk duroja shikimet e burrave. Ishte shumė e bukur, e gjatė, e hollė, me flokė tė lėshuara mbi supe; vishej me shije. Burrat e shikonin, kthenin edhe kokėn. Kjo mė shqetėsonte. Madje, e shikonin edhe gratė. Mė vonė jo, u bė gati njėqind kilogram. Ajo ishte engjėll, unė isha njė derr i shekujve tė kaluar, tha ai dhe ia plasi pėrsėri vajit. Vitin e fundit mbante dietė dhe mė kundėrshtonte; unė nuk isha mėsuar tė mė kundėrshtojė njė grua! – shtoi duke qarė me gulēima saqė mezi merrej vesh.
Vizita mbaroi, na ndėrpreu njė polic duke hapur derėn. Unė shtyra karrigen dhe u nisa drejtė daljes.
Pse mė ndihmon? - tha me kokė tė kthyer gjersa polici e tėrhoqi lehtas pėr krahu.
Nuk po e bėj kėtė! Erdha vetėm kėtė herė, vetėm nga mėshira.
Do tė flasėsh me kunatin tė mos hakmerret apo jo?
Po, mirėpo nuk e bėj pėr tė mirėn tuaj. Uroj tė jetoni njėqind vjet dhe t’i shihni pėr ditė nėnat me fėmijėt e tyre, ēiftet e lumtura dorė pėr dore, qė jetojnė me trup e shpirt nė kėtė shekull, jo tė ndėrtohet familje, si shtėpi me qerpiē, me katėr kate, nė shekullin XXI dhe natyrisht, ėshtė nė pyetje vetėm dita se kur do tė shembet. Zoti Lapi, ju nuk kishit mosmarrėveshje me shoqen, ju ishit nė kacafytje e sipėr me kohėn, me kohėn zoti Lapi, me shekullin e ri dhe e vratė atė, por luftėn e humbėt ju! Sot nuk jetohet me udhėzimet e analfabetėve. Ato nuk vlejnė pėr ne, por pėr ata, qė nuk dinin sa ditė ka java, as sa orė ka dita. Ne kemi ligjet sot, zoti Lapi, shkruar nga tė gjallėt, pėr tė gjallėt, qė pėrkufizojnė rregullat e sjelljes nė jetė, jo parimet e tė vdekurve. Ēdo brez jeton me ligjet e veta. Krenari duhet tė jetė respektimi i ligjit, i barazisė nė familje. Jo vrasja. Jo mendimet e atyre, qė nuk kanė as gur mbi varrė! - shtova unė dhe u nisa shkallėve te poshtė krejtėsisht i tronditur, me ndjenja tė turbulluara deri nė palcė.
Vetėm njė minutė! - iu drejtua policit. A mė fal Zoti? Ēka duhet tė bėjė – pyeti me njė vėshtrim tė pėrlotur.
Nuk di, nuk jam takuar kurrė me tė, me gjithė dėshirėn time tė madhe, i thashė. Sidoqoftė, mendimi im ėshtė ky: pėr vrasjen e njeriut, nuk falė Zoti, as nuk mburret Djalli dhe ngrita dorėn nė ajėr pėr t’i dhėnė lamtumirėn.
Nuk paska mė shpresė pėr mua? - pyeti me njė zė tė dridhur duke fshirė lotėt me dorėn e majtė.
Ndoshta ka. Kur ta braktisni kėshtjellėn, punoni deri sa tė jeni gjallė dhe ēdo centė dhurojani fėmijėve bonjak. Janė fėmijėt tuaj. Edhe tokėn, shtėpinė, qė trashėgoni, shiteni, shiteni dhe ndėrtoni njė pallat pėr gra tė keqtrajtuara. Aty do jetė bashkėshortja juaj!
Ndoshta duhet t’ i ndihmojė edhe babait? Nėse ėshtė gjallė...
Ēfarė?! – bėrtita i befasuar. Zoti Lapi, ju nuk keni pasur kurrė baba dhe nuk keni, harrojeni kėtė! - dhe hapa derėn e katėrtė duke u pėrshėndetur me policėt. Nė dalje e sipėr dėgjova pėrplasja e derės sė shtatė...