Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Shqiptarët që çudisin Amerikën

    Ja shqiptaro-amerikanët më të famshëm të momentit. Ata janë nga të gjitha fushat, që nga shkenca, politika, arti dhe sporti. Pjesa më e madhe janë emra të njohur, të tjerët, emra që priten të jenë të njohur jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ata atje kanë nisur një karrierë të suksesshme.
    Akademikët
    Nga bota akademike dallojmë katër shqiptarë të rëndësishëm dhe në krye është Laura Mersini. Ajo është një shkencëtare merret me studimin e hapësirës, me energjinë që solli krijimin e universit, ose siç njihet ndryshe Big-Bangun. Në 2009 ajo vizitoi Shqipërinë dhe pati një takim me kryeministrin Sali Berisha. Në tetor të 2010 ajo u shfaq në programin e BBC-së, "Çfarë ndodhte para Big Bangut" ku parashtroi teorinë se gjithësia është si valë funksionesh në peizazhin e shumë universeve". Është më i njohur i dyti në këtë listë, Ferid Murati, pasi ka marrë çmimin Nobel për kërkimet e tij dhe produkti i tij Viagra, njihet në të gjithë botën. Ai së fundmi vizitoi Shqipërinë dhe Maqedoninë, që është edhe vendlindja e tij. Murati javën e shkuar u prit si nga Presidenti Topi ashtu dhe nga presidenti maqedonas Ivanov. Pas Muratit vjen një shkencëtar tjetër në fushën e agronomisë dhe ky është Andrea Shundi. Njihet si agronomi më i njohur i Shqipërisë për shekullin XX dhe XXI. Më 1999 ai emigron në SHBA kua vazhdon të publikojë studimet e tij shkencore në këtë fushë. Stavro Skëndi, ishte një linguist dhe historian. Ai ka lindur në Korçë më 1905 dhe ka vdekur në Long Island në SHBA më 1989. Ai ka publikuar në Amerikë dhe në Shqipëri katërmbëdhjetë libra shkencorë si në histori ashtu dhe në linguistikë.
    Aktorët
    Lexuesi dhe teleshikuesi shqiptar i njeh mjaft mirë vëllezërit Belushi, John-in dhe James-in. Por do të prezantojmë aktorë të tjerë më pak të njohur që kanë hyrë në listën e shqiptaro-amerikanëve më të njohur. Fillojmë me James Biberi, i cili në fakt ka lindur në Kosovë, por është rritur në New York që kur ishte 2 vjeç. Disa nga serialet më të njohura ku ka luajtur Biberi janë "Sex and the City", "The Sopranos" si dhe "Laë and Order". Eliza Dushku është tashmë e njohur për publikun shqiptar, por nuk është dhe aq i njohur Nathaniel Dushku, djali i tretë i Philip Dushkut, me origjinë gjithashtu shqiptare. Enver Gjokaj i lindur më 1980, është bërë i njohur te seriali televiziv "Dollhouse", ku luan Victor-in. Ana Golja, është ndër aktoret më të reja, ka lindur më 1996 aktualisht është pesëmbëdhjetë vjeçe dhe performon në seriale televizive si "Ëhat's up warthogs" dhe është personazhi Laney apo dhe në "Little Mosque on the Prairie" është Betty Sue. Agim Kaba, djali i parë i Sal dhe Sally Kabës, i ditëlindjes 1980, ka lindur pikërisht në New York. Në festival, është filmi i fundit i tij, ku personazhi kryesor është Dennis Hopper, që u nda nga jeta pak muaj më parë. Ai gjithashtu është futur dhe në biznesin e fuqishëm të prodhimit të filmave.
    Masiela Lusha e ditëlindjes 1985, ka lindur pikërisht kë kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Ka kaluar fëmijërinë sa në Shqipëri, Hungari dhe Austri për të vijuar jetën e saj në SHBA që nga 1993, ku u vendos në Michigan. Ajo shkruan libra, është aktiviste për të drejtat e njeriut si dhe një aktore e zonja.
    Peter Malota, ose ndryshe Pjetër Malota Lulgjuraj, ka lindur më 1958 në Malësi të Madhe. Ai ka luajtur në tre filma me Jean-Claude Van Damme më 1985. Aktualisht jeton në Detroit dhe u mëson të rinjve artet marciale. Laureta Meçi, aktore, por edhe këngëtare. Kënga saj e fundit "Turn Around" sapo është hedhur në treg nga "imunes". Ajo ka lindur në Kuçovë më 1977, më 1995 së bashku me familjen kanë emigruar në Greqi dhe më 1998 kanë shkuar në SHBA, ku ajo fillimisht shkoi për të përfunduar studimet e më pas ndoqi karrierën e saj si aktore dhe këngëtare. Filmi i saj më i njohur është "Shadow Kill", ku është personazhi kryesor i tij.
    Artistët
    Në listën e artistëve të tjerë përfshihet Luke Burbank, që njihet shumë si një spiker radioje. Emina Çunmulaj, një shqiptare e Malit të Zi, nga një fis i njohur në malësitë e këtij shteti, por dhe të Shqipërisë. Është modele e njohur. Kara DioGuardi, vajza e kongresmenit Joseph DioGuardi, me origjinë arbëreshe. Këngëtare e njohur, të cilin e njeh mirë dhe publiku shqiptar. Tony Dovolani, ose ndryshe Driton Dovolani, një valltar profesionist, ka lindur në Kosovë më 1973. Ai ka marrë shumë çmime në konkurse ndërkombëtare të vallëzimit modern. Sten Dragoti gjithashtu është i njohur për publikun shqiptar si prodhues filmash, artist dhe regjisor, po kështu njihet dhe fotografi Gjon Mili.
    Regis Philbin, është një gjeni i televizionit amerikan, ai mban rekordin Guinnes për kohën më të gjatë që ka qëndruar para kameras pa ndërprerje. I ati i tij Francis ishte me origjinë irlandeze që ka shërbyer në marinën amerikane, ndërsa e ëma, Filomena, ishte me origjinë arbëreshe. Televizioni amerikan ka marrë një kuptim tjetër me një gjigant si Philbin, puna e të cilit nuk mund të citohet në pak radhë. Michael Joseph Garofalo, ose njihet ndryshe si prolifik, është repist, prezantues në televizion dhe radio. Është i ditëlindjes 1985 dhe ka një punë të madhe si në fushën e muzikës, por edhe në radio. Elvir Muriqi, është kosovar dhe në SHBA ka shkuar që më 1996. E filloi karrierën si boksier amator, pastaj u bë profesionist. Ai gjithnjë, gjatë ndeshjeve, mban shqiponjën me dy krena në veshjet e tij sportive. John Cena, është mundës profesionist, i ditëlindjes 1977. Nuk dihen shumë lidhjet e tij me Shqipërinë, por thuhet se është pasardhës i një njeriu me origjinë italiane.
    Biznesi
    Në krye të listës së biznesmenëve më të njohur shqiptarë në Amerikë sigurisht që janë dy emra që njihen nga publiku shqiptar Anthony Athanas dhe Ekrem Bardha. Këta të dy ndiqen nga Florin Krasniqi, i lindur në Kosovë më 1954, ai është në krye të kompanisë "Kosova Steel Group". Ramiz Tafilaj, i lindur gjithashtu në Kosovë më 1949, ai drejton kompaninë e botimeve "Jalifat Group" si dhe është themelues i "Tafilaj Group LLC".
    Kriminelët
    Përveç yjeve në Amerikë kanë emër edhe kriminelët shqiptarë. Si John Alite, ka qenë pjesëtar i familjes Gambino dhe i ka shërbyer John A.Gottit në vitet 1980-1990. Ismail Lika gjithashtu një gangster i njohur, që mendohej se drejtonte trafikun e heroinës nga Afganistani, Turqia dhe Amerika. Alex Rudaj, drejtonte të mirënjohurën organizatë kriminale që mbante mbiemrin e tij "Rudaj Organization". Ai është me origjinë nga Ulqini që ka emigruar në SHBA dy dekada më parë. Më 2006 ai u dënua me 27 vjet burg për krime të ndryshme.
    Yjet
    Por mbarojnë këtu lajmet e këqija për shqiptarët për të vijuar më tej me yjet e Amerikës, që janë gjithashtu me origjinë shqiptare. Dhe në krye të tyre është i mirënjohuri Fadil Berisha, fotograf. Bill Kovach, i ditëlindjes 1932, është me prindër shqiptar dhe është gazetar mjaft i njohur në SHBA. Donald Lambro i lindur në Amerikë më 1940 është shefi politik i korrespodentëve të gazetës së mirënjohur "The Washington Times". Eric Margolis, gazetar i njohur, botues i "Toronto sun", është i biri Henry M. Margolis, and Nexhmie Zaimi dhe ka lindur më 1947 në New York. Konstantina Lukes, ish kryebashkiakja e Worcester-it të shtetit të Massachusetts, ka prindër shqiptarë dhe ka shërbyer në restorantin e tyre deri kur filloi kolegjin. Lista e shqiptaro-amerikanëve është e gjatë dhe pritet të përditësohet për të futur të dhënat e tjera për talentet shqiptare që po dalin përditë në SHBA. Dhe i fundmit ndër ta është Kledi Pllumaj, boksieri pesëvjeçar që po mahnit publikun dhe trajnerët amerikanë me talentin e tij.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin

    Perveq Anthony Athanas te gjithe te tjeret jane morra per Xhim Xhemen e Hari Bajraktarin dy Biznesmenet me te njohur e me te fuqishem Shqiptare ne Amerike sa gazetare idiote qe kemi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Ja shqiptaro-amerikanët më të famshëm të momentit. Ata janë nga të gjitha fushat, që nga shkenca, politika, arti dhe sporti. Pjesa më e madhe janë emra të njohur, të tjerët, emra që priten të jenë të njohur jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ata atje kanë nisur një karrierë të suksesshme.
    Në krye të listës së biznesmenëve më të njohur shqiptarë në Amerikë sigurisht që janë dy emra që njihen nga publiku shqiptar Anthony Athanas dhe Ekrem Bardha. Këta të dy ndiqen nga Florin Krasniqi, i lindur në Kosovë më 1954, ai është në krye të kompanisë "Kosova Steel Group". Ramiz Tafilaj, i lindur gjithashtu në Kosovë më 1949, ai drejton kompaninë e botimeve "Jalifat Group" si dhe është themelues i "Tafilaj Group LLC".
    .
    F. Krasniqin smund ta vesh ne nje rang me A. Athanas dhe E. Bardha apo Harry Bajkatarin e Xhim Xhemen qe jane personalite shume respektuara deri ne rang presidentash te amerikes . Kta kane mbi gjysem shekullli qe kane punuar dhe kontribuar me njohjet e tyre ne politiken amerikane per kauzen shqiptare.

  4. #4
    Cfare cuditje se nuk po e kuptoj?
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •