Omer Sulisi nga Haraçina është vetëm 2 vjet, por për shkak të problemeve me zemrën ai ende nuk mund të lëvizë njëjtë sikurse moshatarët e tij. Zemra e tij e hapur i shkakton vazhdimisht lodhje dhe nuk e lejon atë që të mbledh forcë dhe të mundë të ecë. Këtë diagnozë e kanë konstatuar edhe mjekët në Shkup, ku ai vazhdimisht ka kryer kontrollet dhe të njëjtin e kanë orientuar për operim në Bullgari. Operacioni është caktuar për më 29 janar, por gjëja e vetme që vështirëson përgatitjet për tu nisur drejt spitalit të Bullgarisë janë të hollat akoma të pa grumbulluara. Me këtë rast Alsat vizitoi familjen Sulisi dhe përmes këtij kontributi fton të gjithë njerëzit human që ndihmën e tyre ta japin përmes numrit 070 143 414, ku me çdo thirrje do të mundë të dhuroni 100 denarë."Operacioni kushton 11 800 euro, veç operacioni, çdo tri ditë atje, qysh leon në dokumentin, cdo tri ditë u dashke mi dhanë ka 1800 euro, a duhet me qëndrua 15 ose 20 ditë, tash ato po më kushtojnë. Plus 20 nga operacioni duhet me paguar se shteti ta paguan 80 %. Gati 10 mijë euro. Tash ka ardhur shumë shpejtë dhe nuk kemi mundur asgjë të bëjmë" tha Ali Sulisi, babai i Omerit. Prindërit e Omerit thonë se është shumë vështirë ta shohësh fëmijën në këtë gjendje. Por ajo që mërzitet më shumë është motra Mirjeta e cila për çdo ditë e lut vëllaun e saj që të ngritet në këmbë dhe të luajnë bashkë. Valla vështirë është boll, boll vështirë ama tash çka të vjen prej Zotit është e mirëseardhur, nuk kemi çka të bëjmë, secilin mundet me provuar Zoti.. Kush ka mundësi i falënderojë gjithë ata që kanë mundësi, kush nuk ka mundësi nuk ka, pasi vet nuk kam mundësi nuk mundë ti them askujt" tha Ali Sulisi, babai i Omerit. Prindërit thonë se Omeri kishte lindur me këtë sëmundje, por nëse do të realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale atëherë zemra e tij do të vazhdojë të rrahë njëjtë sikurse e fëmijëve të tjerë të shëndoshë.Melihate Rustemi
Të interesuarit nga diaspora, mund të ndihmojnë nëpërmjet këtij numri +38970 805 026 (Ali Sulisi)
Krijoni Kontakt