Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2009
    Postime
    368

    Kërkohet ndihmë për dy vjeçarin, i sëmurë nga zemra

    Omer Sulisi nga Haraçina është vetëm 2 vjet, por për shkak të problemeve me zemrën ai ende nuk mund të lëvizë njëjtë sikurse moshatarët e tij. Zemra e tij e hapur i shkakton vazhdimisht lodhje dhe nuk e lejon atë që të mbledh forcë dhe të mundë të ecë. Këtë diagnozë e kanë konstatuar edhe mjekët në Shkup, ku ai vazhdimisht ka kryer kontrollet dhe të njëjtin e kanë orientuar për operim në Bullgari. Operacioni është caktuar për më 29 janar, por gjëja e vetme që vështirëson përgatitjet për tu nisur drejt spitalit të Bullgarisë janë të hollat akoma të pa grumbulluara. Me këtë rast Alsat vizitoi familjen Sulisi dhe përmes këtij kontributi fton të gjithë njerëzit human që ndihmën e tyre ta japin përmes numrit 070 143 414, ku me çdo thirrje do të mundë të dhuroni 100 denarë."Operacioni kushton 11 800 euro, veç operacioni, çdo tri ditë atje, qysh leon në dokumentin, cdo tri ditë u dashke mi dhanë ka 1800 euro, a duhet me qëndrua 15 ose 20 ditë, tash ato po më kushtojnë. Plus 20 nga operacioni duhet me paguar se shteti ta paguan 80 %. Gati 10 mijë euro. Tash ka ardhur shumë shpejtë dhe nuk kemi mundur asgjë të bëjmë" tha Ali Sulisi, babai i Omerit. Prindërit e Omerit thonë se është shumë vështirë ta shohësh fëmijën në këtë gjendje. Por ajo që mërzitet më shumë është motra Mirjeta e cila për çdo ditë e lut vëllaun e saj që të ngritet në këmbë dhe të luajnë bashkë. Valla vështirë është boll, boll vështirë ama tash çka të vjen prej Zotit është e mirëseardhur, nuk kemi çka të bëjmë, secilin mundet me provuar Zoti.. Kush ka mundësi i falënderojë gjithë ata që kanë mundësi, kush nuk ka mundësi nuk ka, pasi vet nuk kam mundësi nuk mundë ti them askujt" tha Ali Sulisi, babai i Omerit. Prindërit thonë se Omeri kishte lindur me këtë sëmundje, por nëse do të realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale atëherë zemra e tij do të vazhdojë të rrahë njëjtë sikurse e fëmijëve të tjerë të shëndoshë.Melihate Rustemi

    Të interesuarit nga diaspora, mund të ndihmojnë nëpërmjet këtij numri +38970 805 026 (Ali Sulisi)

    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Filluat prape ju me lyp ne forum.....
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    13-vjecarja e sëmurë, apeli: Më ndihmoni të shërohem

    13-vjecarja e sëmurë apeli: Më ndihmoni të shërohem

    NEWS 24

    Është vetëm 13-vjec dhe sëmundja nga e cila vuan i përparon cdo ditë e më shumë. Elizabeta kërkon që të jetojë si gjithë bashkëmoshatarët, të luaje me ta, të shkojë në shkollë dhe të gëzojë cdo moment të fëmijërisë së saj, pa menduar se sëmundja mund ti marrë jetën ende pa e filluar mirë atë.

    Nëna e Elizabetës Violeta tregon për NEWS24 se si filloi sëmundja e vajzës së saj 4 vjet më parë, peripecitë që kjo familje ka kaluar në spitalet shqipëtare dhe ato gjermane. Ajo ban apel për ndihmë pasi të ardhurat e kësaj familjeje të përbërë prej 8 personash nuk mund të përballojnë operacionin e vajzës, i cili kushton 20 mijë Euro.

    ‘Sëmundja e Elizabetës ka filluar para 4 vjetëve. I kam parë pak të ngritura shpatullat nëmomentin e parë dhe e kam dërgu menjëherë tek doktori. E vizitova dhe doktori na nisi urgjent në spitalin ushtarak në Tiranë. atje i kanë vendosur një kallcuk, por nuk i bëri efekt. Më vonë e dërgova në Gjermani ku dhe e vizitova. Jam vetë i 8-ti, me gjashtë fëmijë dhe me burrin dhe jetojmë vetëm me një rrogë. Me 200 mijë lek rrogë është e pamundur. Unë nuk mundem ta ëprballoj dot operacionin e Elizabetës, asnjëherë”,- rrëfen nëna e Elizabetës, Violeta Slora.

    Ndërsa flet për sëmundjen e saj Elizabeta përlotet dhe të paktat fjalë që ajo mundet të thotë janë apelet për ndihmë që edhe ajo të mund të luajë me motrat dhe vëllain e saj.

    ‘Ndihmë ju lutem, më ndihmoni të gjithë, nga sëmundja’,- bën apel e përlotur 13-vjecarja.

    Sëmundja e Elizabetës quhet skoliasis dhe shkakton zvogëlim të trurit, tkurrje të kraharorit dhe të zemrës. E vetmja gjë e mundshme që ajo mund të bëjë është të hedhë dy ose tre hapa nga një vend në tjetrin dhe për këtë shumë herë i nevojitet ndihma e nënës së saj.

    Familja Slora e ka të pamundur të pëballojë shpenzimet e operacionit ndaj edhe apelon për ndihmë.

    Është hapur ky numër llogarie ku mund të ndihmoni 13 vjecaren:
    Elizabeta Selora nr llogarie 22633119000013 NBG Bank

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •