Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e prof.lulzim
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    54

    Përmendoret Kanë Afat Të Pacaktuar,sot Janë Nesër Nuk Janë!

    PËRMENDORET KANË AFAT TË PACAKTUAR,SOT JANË NESËR NUK JANË!

    NGA LULZIM Z. HAMIDI prof.
    Çfarë mund të pritet nga një popull I cili nuk ka ardhmëri të sigurtë siÇ është bashkësia etnike maqedonase?Ata janë të obliguar të bëjnë punë nga më të këqijat,por kjo nuk është zgjedhje e problemit të tyre,por përkundrazi kjo është një shansë e yna,komunitetit shqiptar!

    Në orët e hershme të mëngjezit të sotshëm një opinion I gazetarit z.Arben Zeqiri ishte një orvatje banale per të treguar destruktivitetin dhe mosnjohjen eventuale te situates në të cilën gjendemi ne shqiptarët e Maqedonisë,dhe shqiptarët në përgjithësi në trojet etnike .Isha një lexues I tekstit ne fjalë ku në mes tjerash kuptova se gazetari në fjalë në mënyrë direkte përzihet ne punët e historianëve ,kurse vet jep mendime kuturu ,pa fakte dhe pa mendime racionale.E kuptova se shumë sipërfaqësisht dikush I analizon fenomenet qe ndodhin ne kete vend ku na jetojmë.Ai në mënyrë cinike thotë:,,të dalim me flamuj kuq e zi dhe te festojme vendosjen e permendores se Lekes se Madh ne Shkup.Ishte kjo deklarata e nje qytetari.’’Pastaj vazhdon ,,do tju mbyllet goja edhe Shqiperise edhe Kosoves,,etj.etj….!!!
    Shumë njerëz ,e vecanerisht keta qe kane priviligjione te jene ata te zgjedhurit qe te shkruajne e keqeperdorin makinerine e shtypit per te promovuar mendimet e tyre destruktive dhe pa ndonje porosi per ardhmerine apo menyren e zgjedhjes se problemeve.
    Shume njerez ende ,nuk mund te kuptojne se lufta yne nuk eshte tek kundershtimi I vendosjes se broncave neper sheshe,por kuptimi I situates dhe orvatjeve te ndryshme qe kane per qellim te nxisin kundershtime te ketilla e qe do te kalonin ne kuantitet .Por mos e zgjas shume ne keto ore te hershme te mengjesit,dhe per te saten here do te shpreh mendimin tim rreth projektit ,,SHKUPI’’,KUNDER TE CILIT KAM QENE EDHE UNE.por në nje kohe mendova dhe analizova:,,si do te ishte situate sikur ne shqiptaret te ishim ne vendin e komunitetit maqedonas,si do te vepronin ,,Gruevskit’’ tane,cfare do te ndertonin ata,ku do ta perqendronin vemendjen e tyre,cfare emrash do tu vendonin permendoreve,shesheve,aeroporteve,rrugeve.Pergjigj a eshte e qarte,sikush lufton per identitetin e popullit te vet,sikush emeron permendoret ashtu sic I konvenon atij,sikush emeron portet e aeroplaneve sipas deshires,sikush vendon permendore ashtu sic ,ne momentin e caktuar dikton forca dhe politika qe ne ato momente udhehiqet nga dikush.Prandaj vendosja e broncave te ndryshme ,nga kush qe te jene ,nese kane te kaluar te dyshimte,nuk kane afat te gjate qendrimi ne vendin e planifikuar.Po sot ne jemi deshmitare se shitja e metaleve eshte trend shteteror,dhe mezi dikush prêt qe te fitoje ndonje para nga shitja e tyre ne kilograme.
    Që dikush mos mendojë se nuk jam ne dijeni me kete se cka ndodh ne vendin ku jetojme ja do te paraqes do mendime qe kam lansuar qemoti,kur z.Arbeni ende ishte ne endra te hershme.


    **Duke kaluar mbi projektin Shkupi 2014. ku pati një sekret rreth Burmali xhamisë dhe lojrave pas paravaneve të disa aktorëve ku sot e kësaj dite nuk dihet saktë se çfarë ndodhi,ne sot jemi para një dileme se ne te vertete çfare ndodh ne BIM dhe cilat janë qëllimet e mirëfillta të saj vizavi grupacioneve tjera që sikur mund të perceptohet kerkojnë një riorganizim të ri në strukturën e kësaj bashkësie që përfaqëson komunitetin islam në Maqedoni ne veçanti shqiptarët si komb që numerikisht janë sundues me perkatësinë fetare të tyre.**
    **Përndryshe kjo mënyrë e veprimit tone nuk do të ketë rezulltate!!Jemi të vetëdijshëm se momentalisht jo maqedonasit por ne shqiptarët kemi të rezikuar identitetin tone ,pasi jemi një popull I ndarë I quajtur 20% ,kurse synojmë BE –në dhe NATO-n ,si të tillë.Bile egziston edhe reziku që në planet e ardhëshme të estabilishmentit maqedon që nëpërmjet regjistrimit të popullsisë, me ndihmën e aderimit në organizatat e fuqishme ndërkombëtare të lartëpërmendura të zmadhojmë numrin e maqedonasve apo si do ta kenë emrin e ri ,në hyrjen nëpërmjet ‘’dyerve të mëdha’’si shtet –komb –maqedonas ,duke rezikuar që njerëzit tanë të bredhin rrugëve të Evropës e gjetiu pa emër,si numër ,pas interesave personale për mbijetim ,të harojmë se dikur kemi pasë një teritor I quajtur Maqedonia perëndimore,një autonomi të parealizuar ILIRIDË,një Revolucion në 2001 që nuk I kushtuam aq rëndësi,një plejadë liderësh ,shumica pa concept dhe vendosmëri,do komuna të bllokuara që sia dalin dot,një populate të mrekullueshme që aq shumë u mundua dhe nuk kuptoi se cfare ndodhi në të vërtetë!!!?**
    ** Pa mare parasysh a do të egzistojë ky shtet ,apo do të instalohet tjetër, ne shqiptarët medoemos duhet të mësohemi njëherë e përgjithmonë se duhet të ndërtojmë ,forcojmë,kultivojmë ,integrojmë dhe rruajmë institucionet tona ,qofshin ato locale apo qëndrore.Kjo pike së pari duhet të fillojë me respektimin e ligjeve egzistuese positive nga ana e të zgjedhurve tanë.Edhe sikur të formojmë shtetin tone të quajtur p.sh. Republika e Iliridës apo SHqipëria e bashkuar,Kosova Lindore …pa respekt ndaj ligjeve asnjëherë nuk do të mund të kemi institucione të mirëfillta me autoritet ndërkombëtar ose së paku që ti kënaq dhe plotësojë vullnetin e përgjithshëm të shumicës.Institucionet kushtimisht thënë demokratike, janë jashtëzakonisht të vështira për tu ngritur dhe ruajtur, madje është shumë rrëndë , edhe gabim të provosh praktika politike komplekse në një shoqëri ku mungojnë elementet e duhura të kulturës politike,të traditës dhe të strukturës shoqërore**
    **...ne mund te flasim për një politikë antishqiptare sistematike ,bile edhe për 100.vjetet e fundit,por qe te mos ndrojme muhabet ,sepse perkundrazi vlerat perputhen edhe ate shkelqyeshem. LuftA si vlere (lexo Revolucioni )ne 2001-2002, detyroi ne nje menyre qe dikush te mar mandat nga populli dhe te sundoje,busti i Skenderbeut si vlere kombëtare univerzale eshte vendosur ne shesh para disa viteve dhe nuk sundon askushi ne emer te tij.Pra ketu kemi te bejme me dy vlera te njepasnjeshme ,ku njera ngjall tjetren,dhe per cudi perputhen!
    Qeveri ,asnjehere nuk kane qene shqiptaret,sepse asnjehere nuk kane pase mandat qe vet te udheheqin,vete te praktikojne pushtet por kane qene te detyruar te hyne ne do koalicione te jonatyrshme dhe qe thoni ju qeveri antishqiptare.KETU UNE NUK SHOH ASNJE VLERE!Por shoh vlere te rejshme te maqedonasve qe me cdo kusht ,ne menyra te ndryshme enderojne cakun e tyre perfundimtar ,së pari dobesimin e forces politike shqiptare ,nxitjen e konfliktit brendashqiptar,konstituimin e shtetit modern etnik maqedonas , dhe amerikanizimin,gjermanizimin,ose me direkt maqedonizimin e shtetit te tyre.Ku eshte faji i shqiptareve?Mu ne mosanalizimin e fenomeneve qe pala tjeter servon ne menyra te ndryshme duke i gjetur te papregatitur shqiptaret sepse keta jane te zene njeri me tjetrin.Por problemi kryesor ,ose mosmarveshja baze ketu ne kete krahine eshte egzistimi i dy opcioneve te ndryshme per ardhmerine e ketij vendi,diametralisht te kunderta ne mes shqiptareve dhe maqedonasve.**
    **Në anën tjetër paralajmërimet per projektin ,,Skenderbej,,amortizon aspiratat e lartepermendura të nacionalizmit te mbuluar maqedonas,duke I dhene nje grusht te forte. Është e vërtetë se nacionalizmi I një komuniteti nxit daljen ne shesh nacionalizmin e komunitetit tjetër!.Sheshi Skenderbej,si project I pastërt shqiptar sipas gjitha gjasave do te vërtetojë ndarjen definitive të Shkupit në dy pjesë,duke iu përgjigjur projektit ''Skopje 2014'',që nuk duhet te befasoje askend,sepse të gjitha ata që ende mendojnë se Shkupi nuk është I ndarë e kanë gabim.Në vendin e lartë-përmendur andej urës së Gurit,një qytetar I komunitetit shqiptar nuk ndjehet si në pjesën e qytetit të vjetër.Bile edhe cdo shëtitje e shqiptarëve andej urës disi shoqërohet nga të tjerët me sy që tregojnë antipati.Ky ishte shkaku që në prononcimet e mija rreth figurave eventuale që ,,planifikohen ,,të vendosen ne ate pjesë ,të jem kundër.Paramendoni sa do të ishin në shënjestër të ,,komitëve,,dhe të tjerëve këta ,,vlera kombëtare shqiptare,,duke shërbyer si objekte për larje të mosmarveshjeve ,si lodra fëmijësh.
    Në një mënyrë këtë problem, sheshi I trimit tone legjendar ,Gjergjit,do ta zbusë dhe do të amortizojë zënkat eventuale mes dy komuniteteve më të mëdha në këtë krahinë.
    Duke pasur parasysh se deri tani të gjitha projektet edhe ato maqedonase por edhe ato shqiptare kanë qëllim promovimin e vlerave të mirëfillta kombëtare e që do të ishte në rregull ,por pasi kemi sulme ndaj kulturës sonë ,anashkalim i vlerave tona .në rradhë të parë të atyre kombëtare ,paraqitja e projekteve te pastra shqiptare është e pashmangshme.
    Nëse të gjitha këto orvartje janë bëre me një qëllim që kultura shqiptare të pësojë,kultura e komunitetit tjetër të shkojë përpara bashkë me vlerat që ajo krijon atëherë medoemos që kjo ndeshje e kulturave nuk do mund të funksionojë në një shoqëri të përbashkët dhe e domosdoshme do të jetë ndarja në dy shoqëri ku komunitetet do të kultivonin kulturën dhe të mirat materiale të saj në mënyrë të pamvarur.**
    **Roli I analistëve është që të analizojnë zhvillimet aktuale në shoqëri dhe politikë.Ata gjithashtu meren me historinë e proceseve të caktuara,kurthet dhe kujt I drejtohen.
    Subjekt I analizave të tyre gjithashtu janë kryqëzimet e interesave të grupeve të organizuara politike (në rrastin tonë) në varshmëri prej situatës ,që si përfundim ka formulimin e një qëndrimi politik. Pasi askush nuk është I plotësisht I përkryer,këto vlerësime të situatave,dukurive,fenomeneve edhe analistët mund pra ,ashtu sic përmenda më lart të gabojnë apo tia qëllojnë.Përgjegjësia e tyre është vetëm morale,dhe në varshmëri prej vyrtyteve që kanë si personalitete mund të pranojnë dështimin apo të mos pranojnë ,por opinioni që përcjell analet e tyre është gjykuesi më I drejtë I punës së tyre.Por primarja apo më e rëndësishmja rreth predikimit te ngjarjeve është risia.Sa është zotësia e një personi të tillë që të sjell ekskluzivitet në analizim që e pabesueshmja të bëhet një ditë realitet. Nga ky kënd analizat duhet të
    jenë të drejtuara mu nga ato fenomene që janë vështirë të kuptohen nga publiku për shkak të kompleksitetit të tyre.Shumë me rëndësi është që analisti të jetë një individ me imagjinatë ,që don të thotë të kesh aftësi që veten ta mendosh larg rutinës së përditshme,me qëllim që ta shohësh atë në një mënyrë tjetër.**
    **Pas këti itinerari të shkurtë në ardhmëri dhe duke u bazuar në realitetin egzistues mund ti kthehemi në jetën politike reale.Së pari komuniteti maqedon duhet të pranojë se mosmarveshjet me Grekët sa mendojnë ata se janë të imponuara ,aq janë reale .Ky problem reth emrit e që ndërlidhet edhe me identitetin e tyre problematic nuk është I ditëve të sotme.Duhet të konstatojnë se maqedonasit metëvërtetë kanë problem me historinë e tyre kombëtare dhe me raportet në të kaluarën e afërt me shtetin e Helenëve,duke aluduar në emrin Maqedoni,me shtetin e Bullgarisë me cështjen e gjuhës,me Serbinë rreth kishës dhe me shqiptarët e maqedonisë me statusin e tyre definitive në këtë republikë.Këto konteste nuk ka shansë që të zgjidhen pa mos pasë një intervenim serioz të bashkësisë ndërkombëtare ,e cila në shumë raste ka qenë disi në fillim enigmatike që në fund kur tregon fytyrën e saj të vërtetë, ndodhin edhe cudira.**
    **Mirëpo edhe problemi tjetër rreth ndërtimit apo rindërtimit të histories maqedonase nëpërmjet ngritjes së figurave të ndryshme historike njënacionale,muzeut nacional maqedonas,kishës, duke I anashkaluar figurat shqiptare ,bile edhe duke ua uzurpuar vendin ,sic ndodh me parcellën e familjes së Gonxhe Bojaxhiut,dhe duke prishur temelet e places përkujtimore të saj ,tregon se egziston qëllim evident për prishje të marëdhënieve shqiptaro –maqedonase me tendencë që gjithashtu të vijë deri tek konflikte konfesionale.**
    **Realizimi I projektit ‘’Shkupi 2014’’nga publiku ynë duhet të konsiderohet përsëri si një përprekje cinike e largimit të vëmendjes nga disa fenomene që popullin tone të ndarë e preokupojnë dhe të cilat duhet zbërthyer dhe realizuar,e që është qëllimi vec I lexuar I politikës së përgjithshme maqedonase gjatë gjithë këtyre dekadave.
    Ky project ,por edhe te tjerët para këtij,sic ishin gjuha maqedone nga klasa e pare,museu gjithmaqedonas,enciklopedia e’’ famshme’’maqedonase,projekti anti –zgjedhjes së statusit të luftëtarëve të lirisë,bastisjet e ndryshme jonjerëzore të policies në disa vendbanime shqiptare…dhe shumë të tjera para Revolucionit tone,kanë qëllim të njëjtë e ai është detyrimi I klasës politike ,publikut dhe në një mënyrë edhe të bashkësisë ndërkombëtare që të meret me punë të kota ,sic merem edhe unë në këto momente,duke zënë faqet e gazetave tona me gjëra që nuk meritojnë të kenë aq ndikim në perceptimin tone individual por edhe të përgjithshëm.Thjesht këta projekte duhet të anashkalohen nga shqiptarët duke mos I konsideruar si aq serioze,sepse shumica e tyre vetvetiu do të pësojnë dështimin e tyre praktik. Dua të them,nëse I qasem të ashtuquajturit project ‘’Shkupi 2014’’ e që në të vërtetë quhet ‘Skopje 2014’’,I cili është një ide në qendrat e sistemit nervor të disa personave, e projektuar në një cope basme të bardhë ,e që nuk ka shansa reale të realizohet në praktikë.Secili e ka të njohur se projektet të cilat kundërshtohen nga shumica e qytetarëve të kësaj krahine,e vecanërisht të komunitetit tone,fundin e kanë në ‘’Recicle bin-in” që qytetari e ka special të pregatitur për projekte të tilla.
    Prandaj unë parapëlqej projekte tona që do të ishin anti-projekte për ata që mundohen të na blokojnë në rrugën tone për realizim të vizionit kombëtar.Burmali xhamia,Enciklopedia e shqiptarëve e Nijazi Muhamedit,Xhemë Hasa,Lufa e 2001-Revolucion I shqiptarëve ,rindërtimi I xhamisë në Tetovë,Ohër,bashkimi I forcave politike shqiptare me një ‘’strategji të përbashkët’’ …së paku do të frenonte nacionalizmin maqedonas dhe ato do ti detyronte të vetëdijësohen dhe të diciplinohen lidhur me orvatjen e përvetësimit të shtetit të ardhshëm me emër të ri,dhe ato do ta shijonin këtë që na e shijojmë.
    Tjetër është fakti se gjatë këtyre dy viteve të ardhëshme ka gjasa të ndodhin aq ndryshime në këto teritore ,por edhe më gjërë e që do të detyronin një grup shoqëror të komunitetit Maqedon të harojnë projektet e tyre patriotike që do të mbarojnë në shportat e mbeturinave apo do ti përvetësonte dikush tjetër në vartësi nga situatat dhe opcionet që do të ofrojë ndryshimi I raporteve,identitetit ,emrit,kufijve dhe me këtë edhe qasja ndaj të ardhmes.Nuk them se ne si shqiptarë do të jemi të kursyer nga ‘’tërmeti I ardhshëm I ndryshimeve ‘’ në këto troje por edhe më gjërë por së paku do të kemi një disavantazh sa I përket shumë elementeve që do të dalin në shesh si realitet e që aq kohë kanë qenë të blokuara mu nga këto tani ti quaj edhe anti-projekte maqedonase.Pra projekti dhe anti-projekti në të vërtetë janë realiteti I këtyre lojrave të ndyta dhe destructive që bëjnë bllamimin e përkohshëm me qëllim të ,së pari inatit present në kokat nacionaliste por me bazë në ideologjinë komuniste që përdor lloj lloj pengesash vetëm që të fitohet në kohë.
    Çështë e vërteta koha punon për shqiptarët!Secili project maqedon ngjall emocione kolektive tek shqiptarët,tek faktori ndërkombëtar dhe vecanërisht I konvenon Greqisë të forcojë dhe të përsos strategjinë e saj për aritjen e synimeve përfundimtare.Na probleme historike nuk kemi,mund të presim sepse cdo disfatë e komunitetit maqedon me projekte të dështuara janë poena pozitiv për bashkësinë etnike cilës na I takojmë.
    Egzistojnë edhe disa projekte maqedonase që në të ardhmen do të paraqiten para publikut tone e që kanë të bëjnë me regjistrimin e populates,që pala maqedone e sheh si shansë për zvoglimin e numrit të shqiptarëve duke shpresuar se kjo do të realizohet për shkak të largimit të një numri të madh njerëzish të komunitetit tone nga vendi me liberalizimin e vizave,pastaj strategjia e tyre e relative për formimin e shtetit modern –shtet komb maqedon,ku të gjitha qytetarët do të ishin maqedonas,kurse nuk e kanë parasysh se në rast të ndrimit të emrit të Republikës edhe ata nuk do të jenë maqedonas.
    Pala kundërshtare e yna nuk planifikon ndryshimet e ardhëshme në Ballkan e më gjërë dhe ndikimet e tyre në humbjen totale të shtetit ,identitetit ,teritorit që do ti shuanin të gjitha ëndrat e tyre për ngjallje të dickaje që shpejt do të vdes.
    Na duhet të vazhdojë me anti-projektet e tona sic I përmenda më lart duke I detyruar edhe maqedonasit të meren me punë të kota ,ashtu sic na detyrojnë që na të largohemi nga synimet shekullore tonat.A është kjo një strategji e qëlluar!? Mund të mos jetë ,por së paku do të tregojmë se edhe ne mund të bëjmë tollovi në këtë teritor të nxitur nga akcionet e pamatura te kokave gjeniale maqedone,dhe mund te kemi reakcion shumë të forte dhe të dëmshëm për palen tjeter.
    Mund të përfundoj,duke nderuar gazetën për të cilën shkruaj opinionin me një fjalë të urtë kineze e që thotë: ‘’Kur nuk është luani,edhe majmuni mund të bëhet mbret.**
    ‘* I nderuari Sem Vaknin,një ndër këshilltarët kryesor të udhëheqësisë së shtetit ku jetojmë,por edhe këshilltar edhe në afër pesëdhjetë shtete tjera në botë kështu e vlerëson situatën në Maqedoni,ai thotë:**Mosmarveshjet mes shqiptarëve dhe maqedonasve janë shumë të mëdha ,bile edhe më të mëdha se mosmarveshjet mes grekëve dhe maqedonasve.Mosmarveshja mes maqedonasve dhe grekëve është shumë e vogël krahasuar me mosmarveshjen mes shqiptarëve dhe maqedonasve,sepse është shumë thelbësore.Shqiptarët kanë një vizion për Maqedoninë,përderisa maqedonasit kanë një vizion tërësisht të ndryshëm nga ajo e shqiptarëve.Nuk shoh se si nund të bëhet një kompromis.**
    ‘’Realiteti I raporteve shqiptaro – maqedonase sa I përket ardhmërisë së kësaj krahine ,është I tillë që të bën të analizosh një fenomen aq interesant e që perceptohet si një process ku një komunitet që ende nuk e është I sigurt se cfarë do të ndodh me të në të ardhmen,dhe një komunitet që I ballafaquar me dilemat e të parit,është në cak të keqpërdorimeve të ndryshme dhe anashkalimit total nga ajo që I takon.’’
    **Më kënaq fakti se shqiptarët dalëngadalë kuptojnë strategjinë e këtij shteti,duke filluar nga organizatat joqeveritare shqiptare por edhe nga subjektet politike.Gjithashtu edhe organizata politike shqiptare që momentalisht është në pushtet përfundimisht ,pas një durimi të imponuar ,kupton qëllimet e nacionalizmit maqedonas dhe tregon se e gjithë kjo që ndodh ka qenë pjesë e një politike afatgjate ,ashtu sic e ka efektin post-revolucioni.!**
    **…unë personalisht I përkrah dhe I konsideroj aritje positive.Shkupi 2014.na ka ndërtuar dy objekte madhështore në pjesën tone të Shkupit,dhe njëra do të jetë Parlamenti I Iliridës,kurse tjetri do të jetë Qeveria (nëse fiton opcioni I ndarjes)! .Disa nga përmendoret që nuk do ti kemi për qejf, Vardari është afër.**


    E enjte ,16.qershor,2011. lulzimz-hamidi@hotmail.com
    070875833
    Ndryshuar për herë të fundit nga prof.lulzim : 18-06-2011 më 00:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •