Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Kur ne Oliena flitej shqip nga Alberto Areddu

    Kur ne Oliena flitej shqip

    nga Alberto Areddu

    Vėzhgoni periferinė e Sardenjės qėndrore qė shihni kėtu tė fotografuar, e famėshme pėr verėn e saj, pėr djathėrat e saj, pėr eskursionet malore, pėr aktivitetet e saja kulturore dhe pėr faktin e tė qėnit vėndlindja e futbollistit sardenjas mė tė njohur nė botė.



    Besoj e keni kuptuar edhe vet (sepse e thot edhe vet titilli), nė tė kundėrt ua them unė: kjo qelizė e vogėl sardenjase ėshtė Oliena, ose ashtu si shqipėrohet nė ditėt e sotėme Ulģana.

    Ashtu gati si tė gjitha qėndrat e Sardenjės, mban njė emėr i cili i shpėton hetimeve tė kryera shkencėrisht, e dikush mendon se ka tė bėje me vajin meqėnėse zona ėshtė e mbushur me pemė ullinjsh (por ato i kanė sjell Pizanezėt kur emri Olian egzistonte prej kohėsh). Po nė zonat e Sardenjės ku nuk egzistojnė? Tė tjerėve u ka ardhur nė mend Iliens-ėt (bijt e …Ilio, nga ku thonė se rrjedhin njė pjesė e sardenjasve Nuragic).

    Hetimi im, qė nis pikėrisht kėtu pėrpiqet tė vėjė nė dukje se si prapashtesa –ena, -ana ėshtė shumė e dendur nė toponimet e substratit pre-romak; dhe pikėrisht kėtu shkolla mediterraneiste ka kundėrshtuar: “punė afrikanėsh”, ndėrkohė hipoteza orientalizuese, e mbrojtur nė Sardenjė vetėm nga Pittau pėrgjigjet : “punė etruskėsh”.

    Por le tė shohim temėn (pjesėn e fillimit), e cila ėshtė Oli- dhe pėr momentin le tė ndalemi kėtu.

    Duket sikur parardhėsit tanė tė largėt, kanė dashur tė na lėnė qėllimisht aty kėtu ndonjė gjurmė tė kalimit tė tyre mbi tokė, pasi duke gėrmuar nė nėntokėn e Olienės nė mesin e tetėqindės (shek. 19-tė) arkeologu Giovanni Spano nxori nė dritė njė statujėz tė epokės romake, e cila pas ribashkimit tė pjesėve tė thyera, u pėrcaktua nė fillim se i pėrkiste Belzebł-s, mbretit tė mizave tė traditės semite (meqėnse dukej i mbuluar nga mizat). Pastaj u pėrcaktua se i pėrkiste njė figure, pėr tė cilėn deri nė atė moment dyshohej nėpėrmjet burimeve greke, se i pėrkiste Sardenjės prehistorike: asaj tė Aristeo-s, prurės mitik i teknikave tė reja nė bujqėsi, nė vreshtari dhe sidomos nė bletari, i ardhur, kushedi se kur nga Tebe nė Boeci (klasikja dritė e lindjes “ex oriente lux” 1). Bletėt e skalitura mbi gjoks tregojnė se bėhej fjalė pėr njė statujėz kushtuar kėtij shpikėsi lindor; Jo vetėm kaq, por edhe vėndi ku u gjet statujza fliste qartė: lokaliteti Su medde (ose “sa 'idda de su Medde”), ėshtė njė variant lokal i gjuhės sarde “su mele” (mjalti) (dysor i latinishtes “Mel(l)e”). Por ajo pėr tė cilėn askush nuk u thellua nė studime ishte fakti se statujza ishte gėrmuar brenda nė njė fushė (salto 2) e njohur ndryshe: Dule (edhe sot njihet kėshtu).



    Kjo fjale nuk ka asnjė zbėrthim tė pėrshtatshėm nė latinisht, ndėrsa lexuesi shqipfolės e di qė ajo bashkėtingėllon nė mėnyrė perfekte me shqipen: dyllė (qė eshte fjalė origjinale shqiptare dhe nuk ėshte huazim as latin, as turk dhe as sllav)

    Atėherė, kjo mund tė jetė nje rastėsi, bota ėshte e mbushur me ngjashmėri tė rastėsishme: ngjashmėria e famshme anglosaksone me atė persiane e fjalės “bad” qė ka tė njėjtin kuptim “i keq ”, por qė origjinėn etimologjike e ka tė ndryshme. Pra mund edhe tė jetė rastėsi. Por nė librin tim gjėnden edhe rrethana tė tjera rastėsore si kėto. Madje, nėse nga njė gjurmė e vogėl duhet patjetėr tė nxirret njė element deduktiv pėrfundimtar, unė rikthehem sėrisht nė Oliena pėr tė bėr njė pyetje retorike: “ Njė territor i cili na sjell qė nga periudha e lashtesisė njė statujėz kushtuar hyjnisė sė bletarisė, a mund tė ketė nė thelb ndonjė arėsye pėr tu pėrcaktuar si “vend i huallive tė mjaltit”?

    Pėrgjigja ime ėshtė po, pasi lexuesi shqiptar e njeh mire, sidomos e njeh mirė edhe ai Arbėresh (shqiptarėt e Italisė), tė cilėt kanė ruajtur njė variant akoma mė tė pastėr tė fjalės “huall” qė nė gjuhėn e tyre tingėllon: hol-i !!!

    Edhe kjo fjalė (ashtu si mendojnė studjuesit Meyer, Ēabej, Demiraj dhe Orel) ėshtė indoeuropjane, e pėrafėrt me latinishten alveus, me greqishten aulos, e mbi tė gjitha me sllavishten ulьjь dhe lituanishten aulys qė nėnkuptojnė ”huall bletėsh”.

    Unė e di qė nė kėtė pikė lexuesit skeptik do shtrembėrojnė fytyrėn, pasi natyrisht ėshtė e vėshtirė tė bindesh; dhe kanė tė drejtė duhet mė tepėr: toponomastika ka qėnė gjithmon njė argument i squllėt me tė cilėn rezikon tė rrėshqasėsh dhe tė mos ngrihesh mė nė kėmbė.

    Dakord o mosbesues, ja ku e keni tė servirur.

    Atėherė, nė territorin e dėftuar (Oliena, Orgosolo dhe Ogliastra), ekziston njė fjalė qė prej dhjetra vjetėsh ka ēmendur nė fillim Wagner (kontrollo tė famėshmen DES nė faqe 489), dhe mė pas tė gjithė gjuhėtarėt: “eni”, “enis” ose “eniu”. Me kėtė fjalė misterioze nė kėtė krahinė tė Sardenjės dėftohet pema e Bėrshenjės (klasifikuar, dhe ėshte e rastit ta themi, me emrin taxus bacchata). Dikush mendonte se kishte lidhje me gjuhėn Baske, e dikush tjetėr ka thėnė: nuk e di.

    Ėshtė e kotė qė ta them unė, shqipja e njeh tashmė: pasi pėr tė njėjtėn bimė pėrdor emėrtimin enjė (qė tingėllon si emėri i njė kėngėtareje irlandeze), e cila ėshtė njė fjalė misterioze edhe pėr shqipen, dhe nė librin tim kam kėrkuar ta interpretoj ( me anė tė zbėrthimit indoeuropjan).

    I dashur lexues, nėse deri kėtu nuk kam mundur tė tė bind atėherė vijo tė mė ndjekėsh: kjo ėshte vetėm kopertina, faqe tė tjera do vijnė, e kush e di, ndofta pėrgjatė rrugės pėr nė Damastion 3 do konvertohesh edhe ti nė ilirizėm!!!



    1) ex oriente lux, ėshtė njė frazė qė pėrdoret pėr tė treguar se kultura njerėzore e ka patur origjinėn e saj nė lindje.

    2) salto, ėshte njė term sardo-latin me tė cilin nėnkuptohej njė territor jashtė territorit qytetar.

    3) Damastion, ishte njė qytet antik nė rrethinat e liqenit Ohėr i banuar nga iliro-dardanėt nė tė cilin mbreteronte nė shek. e 4-ėt para erės sonė mbreti ilir Bardhyli.

    Bibliografia e pėrdorur:

    Angiolillo S., “Aristeo in Sardegna” in Bollettino di Archeologia 5/61(1990), 1-9

    CASTIA S., "Aristeo il protos euretes" in La Sardegna e i miti classici, Olbia 1996, 19-22

    Ēabej E., Studime etimologjike nė fushė tė shqipes, Tiranė 1982

    Demiraj B., Albanische Etymologien, Amsterdam-Atlanta 1997

    Meyer G., Etymologisches Wörterbuch der Albanesischen Sprache, Strassburg 1891

    Orel V., Albanian Etymological Dictionary, Leiden-Boston-Köln 1998

    Pianu G., “Il mito di Aristeo in Sardegna” in Zucca 2004, 96-98

    Pittau M., I nomi di paesi cittą regioni monti fiumi della Sardegna significato origine, Cagliari 1997

    Sanna S., “La figura di Aristeo in Sardegna”, in Zucca 2004, 99-111

    Spano G., “Statuetta d’Aristeo in bronzo” in Bullettino Archeologico Sardo I (1855) 65-71 [testo in http://www.comune.oliena.nu.it/conos...d=20&bar=arch]

    Spiggia S., Le api nella tradizione popolare della Sardegna, Sassari, 1997

    Wolf H. J, Toponomastica barbaricina, Nuoro (1998)

    “ “ “La toponomastica preromana in Sardegna”, in Max Leopold Wagner. Lingua e cultura sarda, Atti Conv. Int. di ling. sarda (a cura di D. Turchi), Oliena 23-3 2003, 49-58 (2004)

    Zucca R, (a cura di) LOGOS PERI THS SARDOUS. Le fonti classiche e la Sardegna, Roma 2004

    (traduzione di Brunilda Ternov

    http://imageshack.us/photo/my-images/863/oliena2.gif/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Pemen e bershenjes e kam pare ne Tirane ,mund te them qe jane vetem dy cope ,ne dimer leshojne keto fruta te kuqe ,pema ngjan me shume me nje bredh ,por shume me te bukur.Me ben pershtypje emri i pemes BER SHENJS.Artikulli duhet te vije me i plote pasi une nuk kuptova gje........
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga ajzberg Lexo Postimin
    Pemen e bershenjes e kam pare ne Tirane ,mund te them qe jane vetem dy cope ,ne dimer leshojne keto fruta te kuqe ,pema ngjan me shume me nje bredh ,por shume me te bukur.Me ben pershtypje emri i pemes BER SHENJS.Artikulli duhet te vije me i plote pasi une nuk kuptova gje........
    LInku.
    http://web.tiscali.it/sardoillirica/...20ILLIRICO.htm

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •