Close
Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 297 prej 297
  1. #281
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Adem Jashari - Hero i Kosovės



    EKSKLUZIVE: Letra e fundit e Adem Jasharit

    Nga Bedri Islami
    Postuar mė: 19 Dhjetor, 2013 tek Aktualitet


    Dėshmia historike e njė letre, dėrguar nga Drenica

    Nė arkivin e Lėvizjes Popullore tė Kosovės dhe tė UĒK-sė ruhen mjaft dėshmi qė kanė lidhje me figura tė jashtėzakonshme tė luftės dhe ngjarje madhore tė saj. Mes tyre, si njė pasuri e vyer e kombit, ruhen edhe letra tė shkruara nga personalitetet drejtuese tė saj, nė kohė dhe nė vende tė ndryshme, e pėr probleme qė kishin lidhje me luftėn, pėrgatitjen e zhvillimin e saj.

    Ndėr mė tė vyerat janė kasetat me inēizime tė ardhura nga Adem Jashari dhe grupi i Drenicės, filimime, por edhe letra, njėra nga tė cilat, mjerisht e fundit dėrguar prej tyre, tani, nė dhjetor, bėn 15 vite. Ajo ka vlerat e saj historike, si njė nga dėshmitė e luftės, por edhe vlerat njerėzore, sepse pas rrjeshtave tė saj fshihen njerėz me ideale tė mėdha, tė cilėt e kanė dashur Shqipėrinė mė shumė se sa dritėn e syve.

    Kėtė letėr, nė 15 pėrvjetorin e saj, mendova tė bėj tė njohur pėr lexuesit e gazetės DITA, e cila edhe me herėt ka bėrė vend nė faqet e saj pėr njė periudhė tė ndritur tė Rilindjes sė Kombit.

    Kjo letėr, e dėrguar nga Adem Jashari dhe e shkruar nga i vėllai, Hamza, dhe e nėnshkruar nga njė grup luftėtarėsh tė Drenicės ėshtė njėri ndėr mesazhet e luftės. Natyrisht, ajo nuk ėshtė shkruar me mendimin se do tė botohet ndonjėherė; ajo ėshtė njė letėr mes shokėve tė luftės, flet pėr realizimin e njė aksioni dhe pėr probleme tė tjera. Por, nė gjithėsecilin rrjesht tė saj, tepėr dukshėm, mund tė shikosh atė qė do tė vinte mė pas. E shkruar thjeshtė, si gjithēka qė ėshtė madhėrisht e bukur, pa fjalė tė mėdha dhe pa mburrje, ajo mbart nė vete dėshminė historike, jo vetėm tė njė beteje.

    Kjo letėr ėshtė shkruar nė fundin e vitit 1997, mė saktėsisht nė dhjetor tė kėtij viti. Fillimisht ajo ėshtė faksuar, nga jashtė Kosovės, sipas tė dhėnave nga njė faks nė aeroportin e Shkupit, e mė pas ka ardhur edhe origjinali, pas disa ditėsh, pėrmes kanaleve ilegale. Letra ruhet sot nė arkivėn e Lėvizjes Popullore tė Kosovės, ku edhe ėshtė adresuar, ndėrsa njė kopje e saj ruhet nė Kosovė.



    Ja edhe letra, thuajse e plotė:



    “Tė dashur shokė e vėllezėr,

    Disa tė dhėna rreth ngjarjes nė fshatin Vojnik, tė ndodhur me 25 nėntor 1997 nė mes forcave tona dhe tė policisė sekrete tė okupatorit serb. Ngjarja fillon me lajmėrimin e njė automjeti civil tė tipit “niva” me katėr pėrsona civilė, i cili bėnte lėvizje tė dyshimta nė fshat, nga lagjja nė lagje. Atė e vėrejtėm dhe e pėrcollėm deri sa erdhi tek lagjjja e Binakajve dhe pikėrisht afėr shtėpisė ku gjendet veprimtari ynė. Sipas rrėfimit tė shokut, ky tentoi t’i identifikojė, por ata tentuan ta tradhtojnė duke u paraqitrur njėri prej tyre se “jemi shqiptarė” dhe porsa ai e mbaron fjalėn, njeri prej tyre shtien disa herė me revolver, nė drejtim tė veprimtarit tonė. Shkathtėsia e tij e shpėtoi nga plumbat dhe me shpejtėsi tė madhe ky ia kthen automatikun dhe e qėllon automjetin dhe dihet se i ka qėlluar disa nga tė ndodhurit brenda. Tė dyshimtit largohen me shpejtėsi tė madhe nga vendi i ngjarjes, duke lėnė nė vend shenjat e xhamave tė thyer dhe shenja gjaku.

    Kjo ka ndodhur rreth orės 14.00. Pasi largohen tė dyshimtit, ky thehet nė shtėpi dhe bashkohet edhe me tre shokėt e tjerė, tė cilėt ishin tė gatshėm pėr ndihmė, por rreziku mendohej se kaloi. Vendosėn tė mos largohen nga fshati se mos ndodh ndonjė intervenim i mundshėm policor.Ashtu edhe ndodhi.

    Pas dy orėsh, pra rreth orės 16.00, nė fshat hyjnė dy autoblinda, tė shoqėruar edhe nga njė “NIVĖ” dhe mėsyejnė lagjen e Binakajve. Kėta, shokėt tanė, zėnė pozicionet nė malin e afėrt dhe nė gardhiqet e afėrta. Porsa mbėrrim ekspedita ndėshkuese e forcave speciale, zbresin nga blindat dhe fillojnė tė shtiejnė nė drejtimesh tė ndryshme, pėr tė pėrhapur panik. por, nė atė kohė, forcat tona, tė pėrbėra, si e thamė edhe mė lart, nga katėr pėrsona, hapin zjarr dhe e kthejnė konfliktin mes tyre dhe ekspeditės ndėshkuese serbe. Tė pabarabartė nė numėr e nė teknikė, bėhet tėrheqja nė drejtim tė pyllit. Forcat speciale serbe shtinin pa ndėrprerje dhe filluan tė afrohen, ēka u detyruam tė pėrdorim bombat, edhe pse tė pakta. Atėherė, me pėrdorimin e bombave, serbėt u tėrhoqėn nė autoblinda dhe lufta bėhej vetėm nga autoblindat. Kjo zgjati deri rreth orės 18, por nuk mundėn tė na shtyejnė nga pozicioni qė e zumė nė pyll. Kjo i shtyri tė largohen me shpejtėsi tė madhe nga lagjja dhe fshati.

    Nga ana jonė nuk patėm viktima ose tė plagosur: Kurse nga ana e armikut ka patur shenja gjaku nė vendin e ngjarjes, sidomos tė shumta ishin ku janė pėrdorė bombat.

    Sa i pėrket organizimit tė mėvonshėm dhe informimit tė anėtarėve, ngjarja zhvillohet kėshtu: Nė organizimin tonė ekzistojnė edhe vėzhguesit e terrenit. Njėri prej tyre vėren autoblindat duke shkuar nė drejtim tė Klinės apo Turiqevcit, deri sa pėr rastin qė biseduam mė lart, kishim informata. Bėhet lajmėrimi i disa prej punkteve tona dhe ata bėnė lajmėrimin e antarėve, por vetėm tė jemi tė gatshėm, qė porsa tė marrim lajmin se ēfarė po ndodh nė terren, tė jemi tė gatshėm pėr ndihmė. Nata e bėri tė veten dhe me vonesė u bė e ditur se ishte fshati Vojnik ku shkuan forcat policore. Edhe pse ne shpejtuam drejt Vojnikut, tėrheqja e policisė bėri qė tė mos konfrontohemi atė mbrėmje. U tubuam dhe konstatuam se nga forcat tona nuk kishte humbje. Vendosėm qė tė jemi nė vėzhgim tė terrenit, nė tė gjitha rrugėt qė tė shpien drejt vendit tė ngjarjes. Dėrguam vėzhguesit, pra edhe tė tjerėt, vendosėm, pasi e morėm edhe pėlqimin e shokut nė ngjarje tė drejtpėrdrejtė qė: nėse policia do tė ndėrmarrė ndonjė operacion ndėshkues, tė bėjmė rezistencė. U vendos qė para mėngjezit tė zihen pikat mė strategjike nė rrugėt qė shpien drejt rajonit tė rrezikuar, duke e patur parasysh se forcat mund tė ndėrhyjnė nga Mitrovica, Peja, por edhe nga prishtina. U caktuan grupet qė do tė zėnė pritat, por edhe vėzhguesit pėr lajmėrim. Ēdo gjė nė Drenicė dhe rreth saj ishte nėn kontroll. Dėshira jonė ishte dhe luteshim, qė bash nė vendin ku edhe ndodhi konfrontimi, tė jetė ashtu.

    Pra aty e parashikonim se do tė korrnim fitore. Kemi pasė mundėsi edhe mė heret, pra nė vend tjetėr t“i ” shkurtojmė”, por bash aty, ku edhe e dėshironim, na erdhėn, ishim disa grupe, nė disa prita. Kolona ishte e gjatė. Kishim lajmin nga vėzhguesit se janė tė shoqėruar edhe me helikopterė. I pritėm deri sa hynė nė mesin e tė gjithė grupeve nga 3 – 4 e deri nė 5 veta nė grup, ku numri i pėrgjithshėm nga ne ishte prej 23 vetash ( kuptohet prej fshatit Lludeviq deri tek vendi i quajtur “kryqat e popit”). Tė tjerėt ishin nė vende tė tjera, pėr tė mos i pėrshkruar tash tė gjitha.

    Kolona hyri ku dėshironim. Sė pari sulmuam me minahedhės, e pastaj disa me bomba e disa me armė zjarri tė ndryshme, si automatikė, snajperė e mitralozė. Konfrontimi filloi rreth orės 10 ku zgjati deri rreth orės 13 -14.

    Operacioni ishte shumė i vėshtirė, luftė e ashpėr, e pandėrperė, harxhuam shumė municione, sidomos nė helikopterėt. Disponimi nė forcat tona ishte nė nivel, edhe pse disa ishin tė parėt, pėrveē harxhimeve nė municion, nga forcat tona nuk pati humbje e as tė plagosur. Ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, edhe fshatarėt e kėtyre anėve u pėrgjigjen dhe u mbushen malet me luftėtarė tė gatshėm, ku gjatė tėrheqjes policia u sulmua nga tė gjitha anėt, e ku policia nė panik shtiu kah mundi, nė objekte civile, shkolla e xhami.

    Pasi i shtymė tė tėrhiqen forcat speciale serbe shkuam nė vendin e ngjarjes ku ishin forcat armike. Ata kishin lėnė nė vend shumė dėshmi qė tė tregojnė se kanė pasur humbje dhe se kanė qenė tė hendikepuar nga paniku. Gjetėm municion tė ndryshėm tė kalibrit tė madh e deri tek revolverėt, veshje antiplumb tė pėrgjakura, shlema, karikatorė tė ndryshėm, maska kundėr gazrave, patrona lotėsjellės e shumė e shumė tė tjera. E gjithė rruga qė nga fshati Lludeviq e deri nė vendin “Kryqat e popit” ishte e mbuluar nga gėzhonjat. Damet e pėsuara nga armiku, ēka na i kemi parė, janė njė autoblind i kallur, njė i prishur, mitralozin e shkatrruar, njėrin nga ” pizgauerėt” e djegur e disa blinde tė damtuar pjesėrisht. Helikopteri dyshojmė se ka qenė i goditur, se shumė shpejt u largua dhe mė nuk u duk, duke i lėnė forcat e veta tė vetmuara, gjysėm ore para se tė tėrhiqeshin.

    Kemi kėrkesa tė mėdha pėr anėtarėsim, por mungon armatimi. Shumė pak keni punuar nė kėtė drejtim. Prandaj shokėt qė veprojnė nė kėtė trevė tė Drenicės, kėrkojnė qė tė pėrfaqsohemi me nji nga shokėt tonė tė mėhershėm qė tani e disa kohė gjendet jashtė, nėn emrin e tij konspirativ “VESHI”.

    Nė fund tė kėtij rrėfimi ju pėrshendesim pėrzemėrsisht nga Drenica.

    Lavdi tė rėnve pėr liri.

    Nga njė grup shokėsh,

    Tė nėnshkruar: Rafeta, Gipa, Zena, Dili, Nura, Dyli, Gafurri.







    Njė sqarim pėr lexuesit: Kush janė tė nėnshkruarit e kush ėshtė “Veshi”



    - “Rafeta” ishte pseudonimi i Adem Jasharit,

    - “Gipa” ishte Iliaz Kodra (komandant i brigadės “Fehmi Lladrovci”- vrarė nė luftė),

    - “Zena” ishte Zenun Kodra,

    - “Dili” ishte Fadil Kodra,

    - “Nura” ishte Nuredin Lushtaku,

    - “Dyli” ishte Hamėz Jashari,

    - “Gafurri” ishte Abedin Rexha, i njohur mė vonė si “Sandakani”, komandant brigade, i vrarė nė luftė.



    Nga shtatė tė nėnshkruarit, katėr janė vrarė nė luftė, tre tė tjerėt janė sot nė TMK, me gradat superiore, gjeneral major e mė tej. Ndėrsa “Veshi” ishte emri konspirativ i Ramiz Ladrovcit – gjatė luftės i caktuar me detyra tė njė rėndėsie tė veēantė pranė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, si pėrfaqsues i saj nė Shqipėri dhe pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė.

    Jam mrekulluar gjithnjė prej kėsaj letre, qė kur e kam pasur nė duar pėr herė tė parė, mrekullohem edhe tani. Pėrgjithsisht aksionet e ndryshme tė UĒK-sė janė informuar nė Shtabin e Pėrgjithshėm ose nė Kryesinė e Organizatės. Disa prej tyre ruhen ende. Por kjo letėr, e shkruar thjeshtė, nga njėherė duke i rėnė shkurt disa ngjarjeve, ajo ka nė vete edhe njė vlerė tė madhe: Asnjėherė e askund nuk mund tė gjesh mburrje, rrahje gjoksi, askund nuk gjen emra tė pėrveēėm, se ishte ai apo isha unė, por gjithēka mbeti nė emėrin e shokėve dhe tė luftėtarėve tė lirisė.

    Rreth tre muaj pas kėsaj letra Adem Jashari u vra nė luftė. Mirėpo kushdo qė ka rastin tė lexojė kėto rradhė mund tė kuptojė fare mirė se asgjė nuk ka qenė e rastėsishme.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #282
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Adem Jashari - Hero i Kosovės

    ADEM JASHARI DHE VIZIONI I TIJ PER LUFTEN NE KOSOVE

    Fragment nga nje liber ne punim...
    Bedri Islami
    Kur kullat e Jasharėve u rrethuan pėr herė tė parė, ishte fund viti dhe do te fillonte kėshtu saga e njė njeriu legjendė dhe e njė Fisi tė jashtėzakonshėm, tė cilėt natyrshėm, si njė pjesė jete do tė bėnin flijimin e tyre. Nė pikun e rrethimit, i gjithė mali pėrkarshi kullave u mbush me njerėz qė kishin ardhur tė bėnin luftė. Togfjalėshi " tė bėsh luftė" nuk ekziston nė asnjė gjuhė tjetėr tė botės... nuk do e donim as ne, si komb, tė kishim njė togfjalėsh tė tillė, por nuk kishim pasur rrugė tjetėr...

    Njerėzit qė ishin mbledhur nė mal i thanė Ademit, " nisja luftės, ne vijmė me ty"...dhe qindra vetė po pritnin.

    Nėse Adem Jashari do tė kishte pasur konceptin e ngushtė pėr luftėn, pra nė se ai do tė kishte menduar se "hajt, po ja fillojmė...", gjithė ata njerėz qė kishin rrethuar malin do tė ishin njė ngasje e madhe pėr ta bėrė kėtė.

    Njė njeri i zakonshėm, i revoltuar, i gatshėm tė luftojė, ndoshta do e kishte parė tė arsyeshme se "mund t‘ia fillojmė". Nė fund tė fundit do tė kishte qenė e justifikueshme. Aq mė shumė kjo do tė kishte qenė e justifikueshme nė momentet e dhimbjes vetjake, kur sheh se gjithė anėtarėt e familjes janė peng i pushtuesit, kur djemtė janė lidhur dhe nuk dihet fati i tyre.

    Por kjo do tė ishte e natyrshme pėr njė njeri tė zakonshėm, jo pėr njerėz qė kthejnė pėr sė mbari historinė dhe jetėn e njė kombi. Mendimi vizionar i Adem Jasharit pėr tė ngritur nė radhė tė parė strukturat e luftės, mbėshtetur jo vetėm te njė njeri, te njė familje apo te njė fis, dėshmoi se kishte qenė i drejtė dhe i saktė.

    Fakti se rreth tij u mblodhėn, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, nga larg ose nga afėr, tė gjithė ata qė do tė ishin njėkohėsisht pjesė dhe realizues tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė ēon pashmangshėm te mendimi tjetėr: cilėt ishin ata te tė cilėt Adem Jashari kishte falur besimin e tij tė madh dhe kishte rrokur besėn se do u shkonin punėve deri nė fund?

    Nė historinė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, a ka njė datė tė njohur, nė tė cilėn janė marrė vendime tė rėndėsishme?

    Ka njė datė tė tillė. Ėshtė 5 prilli i vitit 1993, kur bėhet Mbledhja e njohur nė Kullėn e Jasharėve. Mendoj se ėshtė njėra nga datat mė tė rėndėsishme tė luftės. Edhe nė kėtė mbledhje, Adem Jashari nuk e vendos veten mbi tė tjerėt, sepse as qė e kishte ndėr mend njė gjė tė tillė. Fjalė pak si gjithnjė, atė e brenin rishtas dy halle tė mėdha: ecuria e ushtrisė qė po ngrihej, emėrtimi i saj dhe, mė e rėndėsishmja, ai rikthehej te mendimi i tij pėr pėrgjegjėsinė politike tė aksioneve.

    Mbledhja e 5 prillit nė Prekaz ishte njėra ndėr mė tė rėndėsishmet pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Disa nga emrat e njohur tė luftės do tė ishin pjesė e saj, mes tė cilėve edhe Hashim Thaēi, Fadil Kodra, Hamit Jashari, Sahit Jashari, Besim Rama, Rafet Rama, Jakup Nura, Ilmi Zeka, Jakup Krasniqi, Sami Lushtaku e tė tjerė. Fakti qė mblidheshin nė kullat e Jasharėve, megjithėse ndodhej nėn vėzhgimin e pėrhershėm dhe mund tė sulmoheshin, dėshmon pėr dy gjėra: sigurinė qė afronte ajo dhe rolin prijatar tė Adem Jasharit.

    Si ėshtė njohur roli dhe funksioni drejtues i Adem Jasharit? Pėrmes cilave kanale ka kaluar njė gjė e tillė? Me gjithė se ai kurrė nuk e kėrkonte njė gjė tė tillė, pra tė ishte prijės, e gjithė kjo, brenda Kosovės, u bė krejt natyrshėm, si diēka e zakonshme dhe e kuptueshme.

    Nėpėr portat e atyre kullave do tė hynin: Rexhep Selimi, Mujė Krasniqi, Sulejman Selimi, Nait Hasani, Ramiz Lladrovci, Jakup Krasniqi, Iliaz Kodra, Nuredin Lushtaku, Abedin Rexha, Kadri Veseli... Mė parė e kishin bėrė kėtė rrugė Ahmet Haxhia dhe Ramadan Avdiu. Mė pas do tė shkonin drejt saj Adrian Krasniqi dhe Daut Haredinaj. Do tė kishin lidhje me tė: Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Fehmi Lladrovci. Kjo do tė thotė se bashkėpunėtorė tė tij ishin thuajse tė gjithė emrat e njohur tė luftės. Kjo nuk ka qenė rastėsi dhe nuk do tė ishte po ashtu e rastėsishme qė nė ditėt mė tė vėshtira do e kishin tė domosdoshme mbėshtetjen tek emri i Adem Jasharit.

    Krejtėsisht logjikshėm ai u bė qendra e luftės, dhe rrjedhja e mėpasme e ngjarjeve dėshmoi vėrtetėsinė e thėnies sė Shaban Jasharit se "besėn po ua jap, nėse kėrcet nė Prekaz, ka me kėrcitė nė tė gjithė Kosovėn".

    Dhe kur e si kėrciti nė Prekaz? Fisi i Jasharėve ka njohur tri rrethime nga forcat policore dhe paraushtarake serbe. Pėr herė tė parė ata janė rrethuar mė 30 dhjetor tė vitit 1991 dhe prej asaj dite ka filluar edhe ilegaliteti i Adem Jasharit.

    Pėr herė tė dytė ata u rrethuan nė 22 janar tė vitit 1998, dhe dy muaj mė vonė, nė fillimin e marsit, ku ndodhi edhe beteja e njohur tashmė nė histori. Nė rrethimin e dytė dhe tė tretė kanė qenė pjesė edhe forcat paraushtarake tė Arkanit dhe ai vetė. Natyrisht rrethimi i tretė ka qenė edhe mė i shumėfishtė. Mund tė them se ka qenė i disafishtė dhe me gjithė pėrpjekjet qė janė bėrė pėr t‘u ardhur nė ndihmė, pėrsėri ka qenė e vėshtirė, nė mos e pamundur.

    Lufta ka zgjatur mė shumė se dy ditė dhe dy net. Kanė luftuar tė gjithė, qė nga plaku i shtėpisė, daja i Ademit,Osman Geci, qė kishte qenė mik asaj nate dhe deri te fėmijėt mbi 12 vjet. Njėri prej fėmijėve, Fitimi, ėshtė gjetur i vrarė me automatik nė dorė, nė oborrin e shtėpisė. Nė tri kullat e Jasharėve janė varė 26 vetė, ndėrsa nga i gjithė fisi i tij 57 vetė.

    Si ju thashė, gjatė gjithė kohės Ademi ka kėnduar kėngėn e Ēerēiz Topullit. Ai ėshtė vrarė i fundit dhe pas rėnies sė tij, pėr disa orė askush nuk u ėshtė afruar kullave tė djegura
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #283
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Adem Jashari - Hero i Kosovės



    ADEM JASHARI Kjo Kosovė fortė po qanė, Po vajton e mjera nėnė ! Njė burrė trim me pas kanė, Zot kėsaj toke sot me i dalė. Me i dalė zot mėmėdheut Si nė kohėn e Skėnderbeut Si nė at' kohė dikur moti Kur ishte gjallė Kastrioti; Qė Sulltanat si la kurrė Nė Arbri me vendos flamurė! A esht' afrue dit' e bardhė ? Si nė Krujė kur patė ardhė ! Me ardhė prapė e mej pa me sy Si e kanė nda ket Shqiptari ! Shum po vu'n Kosova nėn Sėrbi ! Si nėn kthetrat e korbit tė zi ! Kjo Drenica po fol vetė ; Ende trimat nuk mė kanė vdekė ! Ende trimat i kamė gjallė N' ball Serbies pėr me i dalė ! Sllobodanin pėr me e ndalė. Pushkė e fortė ku paska kris ? Pyet Kosova, djepi Shqipnis ? N' Prekazin e Ahmet Delisė, Lufton Ademi kunder Sėrbisė ! Si Tahir Meha qe luftoj dikur, Per tė gjallė s'u dorzue kurrė ! Njėmijnėntqind e nėntdhjet e tetė Nė Mars ngritet legjenda vet ! N' kamė po ēohet Legjendari, Komandantė Adem Jashari. Nga Kraleva, Nishi e Piroti, Nga Prokupla vijn oj vraft Zoti ! Si re e zeza' kur prishet moti ! Ushtritė serbe kolonė po shkojnė Ushtar, polic nga Belgradi ēojnė, Pesmij trupa po parakalojnė ! Tetėdhjet tanke po i dėrgojnė ! N' Mitrovicė ushtria kalojnė, Drejt Skenderajt ata po shkojnė! Forca t' mėdha nga Skenderaj vijnė, Pa ēelė drita n'Prekaz po hyjnė. N'Polac n'Llaush stacionohen, Tre katunde keē po rrethohen ! Nga Llausha e kanė lajmrue, Ademit i kanė tregue ; Veē Prekazi ėshtė rrethue ! Ademi djemve u paska thanė ; Ēojnu trima gjithė nė kam, Mitraloz e bume mej marrė Gjith n'pozicjone pėr me dalė, Shkau Prekazin don me kallė ! Shkau neve na paska mėsy, Nė Prekaz ushtria don me hi ! Qoftė pėrhajr Ademi po thot, Njėqind vjet kemi pritė si sot. Te Jashart boll janė mundue, Dajt nga Llausha per me shkue. Askush s'mundet me u afrue ! Ndihm Ademit s'po mujn mej ēue ! Shum keē shkiet e kan' rrethue ! Si me lisa me e gardhue ! Rrethimin t'gjall mos me kalue, Askush i gjall' mos me shpėtue ! Topat e shkaut po kėrsasin, Kullen Ademit ja godasin ! Tanksi, minahedhsi s'po pushojnė, Barot e hekur ngado gjėmojnė ! Jashart kanė nis me kendue Edhe me kangė tuj luftue ! Pushkė e kangė s'po i ndalin ! Zakon u kishte lėn i pari, Tuj kėndue lufton Shqiptari. Ēou nipash, daja po m'ja ban Ishte plak besa daja Osman Edhe Ademit ēka i ka than ; O Adem ti je si djal i ri Krejt prapa nuk mujė tė t' rri Gjith ka lufton pas s'muj tė t'vi, Nje besė tė Zotit po t'a jap Pėr Ty njė pushk se la pa e zbraz. Britė Ademi, lėshon njė za ; Ku tė kam Hamėz more vlla ? Mbahu fortė, qėndro o burrė, Pushken shkaut mos ja ndal kurrė, Kurrė at' pushkė mos me ja nda Kem me u djegė me shka ka ! Jem nė luftė qe njėqind vjet, Sot ėsht' koha me tregu vetė Me hek qafe serbin pėrjetė. Adem Jashari keshtu po flet, Po u thotė aj familjes vet : Se ket punė kur e kem nisė S'kena ba mend me lan pėrgjisė, Amanetin nė vend do ta ēojmė I madh' e i vogėl dot luftojmė, Jashart krejt me u farue ! Po na fund kena me fitue. Plot tre ditė e plot dy net, Pushka nė Prekaz po kėrsetė ! N'ditėn e parė shpėtojkan krejt Asnjė i vrarė te Jashart s'po jetė. Dit' e dytė para se po zbardhon, Komandir Ilija shka po bon ? Nja tridhjet milic po i urdhron, Tė tridhjet t' Arkanit janė kanė ! Prej Ushtrisė largue janė, Kullės s' Shabanit i shkojn pranė ! E kcejn murin janė hi n'oborr ! O Ademi edhe poj heton Njė za djemve po jau lishon, Fort Ademi edhe po bėrtet! Djem e nipa po mi thėrret, Po i leshon zė vėllaut vet ; Priti Hamėz tė gjallė mos i le. A dhe Hamza tė gjall s'po i le ! Sa po mujn shkijet po i palojnė, Jashart pushkėn nuk po e ndalojnė S'po i lan shkijet tė gjall me hi Nė prak me ju shkelė nė shtėpi, Kishin brenda rob e fėmi ! K'shtu Ademi besėn e kish ba ; Nė dorė tė shkaut mos me ra Me ka krejt kam me u vra ! Kurrė Kosovėn vet' nuk e la ! Me ka krejt pa u farue! Kurrė Kosovėn s'kam me l'shue, S'kam me l'shu, shkijet me pushtue ! Brez pas brezi e kem trash'gue, Iliret kėt tok' kanė sundue, Dardan-kosovar kanė luftue! Kurr Kosovėn se kanė dorzue. Amanet t'parėt lanė naj kanė ; Kurrė Kosovėn mos me e dhanė Kurr Serbies mos me ia lanė. Sa po mundė shkije po vret I kanė vrarė njėzet e tetė ! Nja dy t'gjallė i kanė zanė ! Ademit shka na i paskan thanė ; Fort po e lusin, bej po i bajnė T'gjallė me na l'shue a nuk ban ? Edhe Ademi po m’ i ngon ; S'kena ardh ketu me luftue, Po me zorė na kanė ēue ! Ēaj Ilija na ka urdhnue. Atėher Ademi po menon ? Shqiptari e ka pas zakon Me liru aj qė vetin dorzon. Adem Jashari burrė azgan Tė dy serbet po i liron ! Njėrit shka ēka i paska thonė ? Shko Ilijes fjalė i ēonė; Baca Shaban ty a t'ka thanė, Besė nė ju nuk ban me nxanė! S'kemi pas kurrė besė me shka, Gjithė n' tradhti na kanė vra. Plot dy ditė e plot dy netė, Po na zbardhė dita e tretė ! Nė Prekaz pushka po kersetė ! Jashart me Serbi tuj luftue ! Se kan nder mend me u dorzue ! Me u dorzu kurrė tė gjallė ! Shkaut pushken s'ja kanė ndalė, Nuk po ia ndalin pushkėn hiē, Farun shumė ushtar e milic ! Shum' ushtar e milic tė vrarė ! Nėpėr oborr e nėpėr arė, Nja treqind tė vramė i lanė ! Si duaj kashte me u kanė Permbi trupat e shkive t'vramė Shokėt e tyre po kalojnė ! Drejt Jasharve ushtria shkojnė ! Sikur drapri n'arė tu korrė, Si me drapėr mej pre mu konė ! Si kall'zi gruri nėpėr tokė. Pa shpirt sllavt bien si borė ! Ademi n' mitraloz tuj korrė ! Ushtria e Serbisė u farue ! Jashart nuk dojn me u dorzue. Komandira edhe Gjeneral, Thojn Ademi nuk jepet i gjallė ! Krejt Serbia k'tu me u kanė ! Gjeneralat po urdhnojnė ; Granatimet po i shpeshtojnė ! Shumė predha kullėn qėllojnė ! Barot e hekur po lėshojnė ! Gjylet ishin kanė mallkue, Rob e fmi i paska farue ! Rob e fmi granata i vret ! Edhe Hamzėn me daj'n e vetė, Bacėn Shaban me nipa krejt ! Jet Ademi veē me djal t' vetė ! Babė e bir po bajn gajret Po qėndrojn si me u kanė tridhjet ! Ushtria kull's iu afrue Dham n'dham me ēetnikėt tuj shkue ! Njė plumb ishte kanė mallkue, Adem Jasharin ka qillue ! Ademin keq e paska marrė Edhe Ademi jet' po ndrronė ! Djalė i vetėm po mė lufton ! I gjallė kullėn s'po e dorzon ! Brenda ushtrinė s'po e lejon, Tė gjallė shkiet si len me hi Si lenė gjallė mej hi nė shpi. Tė mramtėn pushkė zbraz Kushtrimi Edhe djalin e merrė timi ! E merr flaka, era barotit Nė gjoks i bjenė gjylja topit ! Gjylja topit veē po ma vretė Dhe Kushtrimi njė fjal e fletė Sa pėr plumba se kishim dertė ! Familja ime me njė shtetė Ke tu luftue treqind vjetė, Pėr liri dhe vendė tė vetė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #284
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Pėr: Adem Jashari - Hero i Kosovės

    Un e dija qe "Nėnė Tereza" ishte hero e Kosoves ?

    Me shume gjene emertime te sheshėve, spitaleve e qendrave te ndryshme emerin "Nėnė Tereza" sesa njeriut i cili u flijua per 2'000'000 shqiptar, me emrin Adem !
    … ///

  5. #285
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669

    Pėr: Adem Jashari - Hero i Kosovės

    Citim Postuar mė parė nga Le dévoué Lexo Postimin
    Un e dija qe "Nėnė Tereza" ishte hero e Kosoves ?

    Me shume gjene emertime te sheshėve, spitaleve e qendrave te ndryshme emerin "Nėnė Tereza" sesa njeriut i cili u flijua per 2'000'000 shqiptar, me emrin Adem !
    Ka vend per Nenen Tereze edhe per Adem Jasharin edhe per Skenderbeun edhe per Ismail Qemalin edhe per shume tjere. A po te duket Kosova gare qe kush po merr emra me shume a cka? E rendesishme eshte me diskutu se a po punohet sot per idealin e atyre qe kontribuan per Shqiptaret dhe Boten dhe jo per emra institucionesh dhe rrugesh.

    Sic u pa edhe familja e Njazi Ademit -Mjekrra ju beri me dije se Shqiptaret kane luftuar dhe rene per Atdhe dhe jo per fe.
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gogi pėr postimin:

    Llapi (03-01-2014)

  7. #286

    Pėr: Adem Jashari - Hero i Kosovės

    Gogi :
    Sic u pa edhe familja e Njazi Ademit -Mjekrra ju beri me dije se Shqiptaret kane luftuar dhe rene per Atdhe dhe jo per fe.
    Kush ju tha juve se ai paska luftuar pėr fe?
    Fitorja e vėrtetė i takon Allahut dhe besimtarėve por qafirat kėtė nuk e kuptojnė.

  8. #287
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Adem Jashari - Hero i Kosovės

    Citim Postuar mė parė nga referi_1 Lexo Postimin
    Gogi :
    Kush ju tha juve se ai paska luftuar pėr fe?
    Faqja e facebook-in "te gjithe kunder Ramushit" eshte plot fotografi te ketij dhe lufetarve tjere, te cilet keperdoren per propagande...
    https://www.facebook.com/KunderRamushit
    S'shkon shume kohe dhe do ta shajne edhe Adem Jasharin, te cilin aktualisht e keqperdron per propagande antikombetare dhe kunder R. Haradinaj.

  9. #288
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669

    Pėr: Adem Jashari - Hero i Kosovės

    Citim Postuar mė parė nga referi_1 Lexo Postimin
    Gogi :
    Kush ju tha juve se ai paska luftuar pėr fe?
    Ju jeni interesant se asnje te nje lloji sjeni, krejt sui generis jeni.
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  10. #289

    Pėr: Adem Jashari - Hero i Kosovės

    Citim Postuar mė parė nga Gogi Lexo Postimin
    Ju jeni interesant se asnje te nje lloji sjeni, krejt sui generis jeni.
    Po de edhe ne e pranojmė se jemi bėrė shum interesant,e jo si juve qė jeni margjinalizuar....
    Fitorja e vėrtetė i takon Allahut dhe besimtarėve por qafirat kėtė nuk e kuptojnė.

  11. #290
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Pėr: Adem Jashari - Hero i Kosovės

    Citim Postuar mė parė nga Gogi Lexo Postimin
    Ka vend per Nenen Tereze edhe per Adem Jasharin edhe per Skenderbeun edhe per Ismail Qemalin edhe per shume tjere. A po te duket Kosova gare qe kush po merr emra me shume a cka? E rendesishme eshte me diskutu se a po punohet sot per idealin e atyre qe kontribuan per Shqiptaret dhe Boten dhe jo per emra institucionesh dhe rrugesh.

    Sic u pa edhe familja e Njazi Ademit -Mjekrra ju beri me dije se Shqiptaret kane luftuar dhe rene per Atdhe dhe jo per fe.
    Po c'lidhje ka nje misionare shqiptare e cila tere jeten e shkriu ne Kalkuta tė Indise, me ēlirimin e Kosovės !?

    Te vdesėsh per atdhe, nuk eshte njesoj sikur te vdesesh si "ateist" ! Ata musliman ishin, besonin Zotin 1 dhe diten e Gjykimit !
    … ///

  12. #291
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Pėr: Adem Jashari - Hero i Kosovės

    Adem Jashari eshte hero i Popullit Shqiptar .

  13. #292
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Pėr: Adem Jashari - Hero i Kosovės


  14. #293
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e ēudirave
    Postime
    3,776

    Pėr: Adem Jashari - Hero i Kosovės

    Juve qe e bete historine, juve qe u mundesuat dy milion njerzve te enderrojne te lire dhe miliona te tjereve ua ngrohet ndjenjen e bukur te te qenit shqiptar, juve qe jasharizuat shekullin, juve qe u kam pike referimi sa here qe prezantohem para njerzve te botes, lavdi u qofte per aq kohe sa te ekzistoje kombi shqiptar.

  15. #294
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Adem Jashari - Hero i Kosovės


    Ja Kush Ishte Spiuni Mė I Madh Shqiptar Nė Kohėn E Luftės,Dhe Kush E Spiunuan Adem Jasharin Nė Cdo Lėvizje..(VIDEO)


    Lufta e Kosoves qe u zhvillua para 16 viteve cdo dite e me shume po na sjell “risi” te reja pasi pothuajse cdo dite ne zbulojme nga nje tradhetar e nga nje spiun shqiptar qe u ndihmoi serbeve ne lufte.
    Pa pike turpi e pa pike zemre ata vendosen qe te shesin atdheun popullin dhe nenat e tyre vetem e vetem qe te fitojne ca para te “qelbura”.
    Edhe gjate shkruarjes se lajmit gjaku me vlon e me vete them se si i thot nje njeri vetes “Shqipetar” kur eshte me zemer tradhtari e me fytyre Serbi,si..?
    A nuk u kenaqen kur i shihnin ne televizor e kur i ndegjonin ne radio britmat trishtuese te nenave tona,femijeve tone apo zemra iu bente mal,e shpirti iu hedhte valle.
    Gjate nje interviste ne emisionin Vo Centar me Vasko Eftov,ishte marre ne interviste nje ish gjeneral serb,i cili tregoi se sa spiune dhe se sa here ata mund ta vrisnin Adem Jasharin.
    Gjenerali serb tha:”Ne ishim ne dijeni ne cdo hap qe bente komandanti i shqipetareve Adem Jashari,pasi ne kishim spiune brenda dhe per kete arsye ne dinim gjdo gje rreth tij se ku po shkonte e cka po bente”
    Ai gjithashtu theksoi se ne kohen e paraluftes dhe te pasluftes ishin rreth 30.000 spiune shqiptare te cilet e kishin shitur veten kombin e tyre per ca mijera euro.
    Me tej ai tregoi se ata mund ta kishin vrare Adem Jasharin kur te donin dhe ku te donin madje mund ta zinin edhe te gjalle,pasi spiunet e informonin ate ne cdo kohe,mirepo ai tregoi edhe pse u be masakrua familja Jashari.
    “Ne mund ta vritnim Adem Jasharin kudo dhe kurdo,madje edhe mund ta zinim edhe te gjalle mirepo ne i vrame familjen per ti derguar nje mesazh nderkombetareve”
    Ai tregoi se 3 spiune ishiin te aferm te Adem Jasharit mirepo nuk ceki emra,ndersa si spiuni me i madh tha qe ishte Bujar Bukoshi nje ish minister.
    “Bukoshi na informonte per gjdo gje madje edhe per detajet me te vogla,pasi ne ia mbushnim xhepin plot me para te thata,atij te themi i pelqenin shume parate”…
    Pergatiti I.L -Aktualitete.com
    VIDEO E PLOTE…



  16. #295
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Adem Jashari - Hero i Kosovės


    TĖ MOS ISHTE PUSHKĖ E ADEM JASHARIT,
    SOT KOSOVA DO TĖ FLISTE SERBISHT!


    Sot e mbi shtatė shekuj mė parė, gjenerali Gjergj Kastrioti,
    nga Nishi, i kthej selame Stambollit:“Po kthehem nė atdheun
    tim Arbėr, atje ku male e shkrepa, shpendi e djepa, flasin
    shqip!”. Deputeti i parė shqiptar nga Drenica, Hasan Prishtina:
    ”Ma mire njė pushkė nė male, se njė Parlament turk!”.
    Riza Greiēevci
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #296
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Adem Jashari - Hero i Kosovės

    Osmani: Sot e pėrgjithmonė, nderojmė trimėrinė, vendosmėrinė dhe sakrificėn e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari

    Kosova pėrkujton sot nisjen e betejės sė serbėve ndaj familjes Jashari, betejė e cila i mori jetėn familjes Jashari nė krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari.

    Beteja treditore nisi nė mėngjesin e 5 marsit 1998, kur serbėt mėsynė nė shtėpinė e Adem Jasharit nė Prekaz.

    Ndėrkaq, presidentja e Kosovės, Vjosa Osmani, ka pėrkujtuar e nderuar sot sakrificėn e familjes Jashari.

    “Sot e pėrgjithmonė, nderojmė trimėrinė, vendosmėrinė dhe sakrificėn e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, vajzave e djemve tė UĒK-sė dhe tė gjithė atyre qė sakrifikuan qė ėndrra jonė shekullore pėr liri e pėr shtet tė bėhet realitet.” ka shkruar Osmani nė Facebook.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/osman...iljes-jashari/

  18. #297
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Adem Jashari - Hero i Kosovės

    Shqiptaria pėrjetė falėnderuese: Mijėra qytetarė pėr nderime nė Prekaz

    Nga Kosova dhe jashtė saj, ish-luftėtarė tė UĒK-sė, personalitete nga politika e mijėra qytetarė nderuan Jasharėt nė 25-vjetorin e Epopesė sė UĒK-sė.

    Gazetare: Laura Ēelaj


    Nga Zvicra erdhi pėr ta nderuar sakrificėn e komandantit Adem Jashari dhe familjes se tij pėr lirinė e Kosoves.

    Sabri Aliu, bashkė me ish-luftėtarėt e UĒK-sė, po kujtojnė momentet e ditėve te vėshtira qe kaluan se bashku.

    Sipas tij secila vrimė e shkaktuar nga breshėria e plumbave e qė morėn jetėn e anėtarėve tė familjes Jashari ėshtė e do tė jetė gjurmė e pashlyeshme nė historinė e Kosovės.

    Me tė njėjtat emocione e kujtojnė edhe shokėt e tij tė luftės.

    Edhe Sadri Konjuhi me dhimbje e krenari tregon se ishte bashkėluftėtar i Ademit e Hamzės.

    Me tė njėjtin qėllim, tė dielėn e 5 marsit, mijera qytetarė erdhėn pėr tė nderuar rezistencėn dhe historinė e familjes Jashari.

    Te shumte janė edhe ata qe erdhėn nga diaspora.

    Homazhe nė Prekaz bėri edhe kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj.

    Vizitat ne Prekaz vazhduan gjate gjithė ditės.


    Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/shqipt...ime-ne-prekaz/

Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  5. Shpėrthen dhuna ndėretnike nė Kosove
    Nga mitrovicalia_81 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •